Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 96
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    ë-ashte humbja e gjuhes shqipe,kjo gjuhe qe folet dhe shkruhet ne shqiperi ashte gjuha qe do ti humbe gjuhen shqipetareve.Neqofse nuke reagohet sa ma shpejte,per permirsimin e gjuhes do te jet FATALITETI I GJUHES SHQIPE.Prandej,uar shkuar ,jane fatalitetet ne gjuhen tone tingellojne shume keq.Po te ishin te shekullit te hershem,ne rregull pore jane shume te vona ne gjuhen shqipe.Kjo gjuhe qe folet dhe shkruhet prej vitit 1972 ashte gabim i madh.duhet permirsue sa ma shpejte deri skane sharue komplet gjeneratat ne ket gjuhe.SEPSE VESHTIRE DO TA KENE ME DALE PREJ BALTE;VETEM DO TE SHAROJNE MA FELL.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kur nuk di ku t'a perdoresh e me pika te koka, normal qe e shemtuar do duket ajo. Arsimtar, pse e shton e me pika ne fund tek fjale paraqet? Perse kerkon ta shemtosh me pahir, lol.
    Feelings change - memories don't.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Kur nuk di ku t'a perdoresh e me pika te koka, normal qe e shemtuar do duket ajo. Arsimtar, pse e shton e me pika ne fund tek fjale paraqet? Perse kerkon ta shemtosh me pahir, lol.
    Me pahir është me pahir. Nuk mund të kërkohet me pahir, por me qëllim.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk mu pergjigje pyetjes.
    Feelings change - memories don't.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk mu pergjigje pyetjes.
    Me pahir gabohet. Përgjigjja është me pahir.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Tema është "Ndryshimet në gjuhën e njësuar". Mirëpo kundërshtimet e
    ndryshimeve tregojnë më së miri se chfarë standardi gjuhësor kemi dhe se
    kush po e mbron këtë standard. Përjashtimi në këtë masë e gegnishtës nga
    standardi i gjuhës shqipe ka qenë me qëllime të caktuara politike dhe armiqësore
    ndaj tërë popullit shqiptarë. Nxitja e qëllimshme e ndarjeve gegë-toskë
    dhe izolimi i shqiptarëve është pikërisht qëllimi kryesor i mbrojtësve
    të standardit të gjuhës në formën e sotme! Për këtë arsye ka të tillë që
    i ofendojnë Kosovarët, duke i harruar qëllimisht gegët e Shqipërisë dhe
    të Maqedonisë. Po bëhen tentime për diskreditimin e akademikëve kosovar.
    Nxitja e kërkesave për një gegnishte të standardizuar është shkaktuar
    pikërisht nga mbrojtësit të ngurtë të standardit të sotëm. Kundërshtimi i
    të gjitha ndryshimeve, pa e marr parasysh arsyeshmërinë e tyre, tregon
    mendësinë e rrezikshme. Këtë qëndrim duhet të kundërshtojmë me të gjitha
    forcat. Prandaj të dashur shqiptarë, kini kujdes se kë po e përkrahni!
    Nuk kemi nevojë për një revolucion shkatërrimtar, por një evolucion të
    kryer me argumente dhe mirëkuptim.

    P.sh. në Gjermani egziston gjuha standarde gjermane, mirëpo askujt nuk i
    shkon në mend t'i ndalojë dialektet gjermane! Madje ato përdoren në emisione
    të caktuara televizive dhe për to shkruhen madje edhe libra. Kryesorja për
    ta është mos të shkaktohen tensione të panevojshme. Mirëpo liria e mendimit
    në debate ruhet. Para disa vjetësh gjermanët patën edhe reformën e
    drejtshkrimit të tyre (ne ende jo, edhe pse na nevojitet ma tepër se gjermanëve).
    Edhe ata patën diskutime të ashpra, mirëpo jo edhe kërkesa për ndarje.
    Respektimi i atyre që mendojnë ndryshe për gjermanët ka rëndësi të madhe.
    Mirëpo gjermanët janë gjermanë. Ata i kanë edhe alternativat e shkronjave
    me shenja diakritike (ä, ö dhe ü) në formë të dyshkronjëshave (ae, oe dhe ue).
    Te ne shqiptarët është "pak" më ndryshe! Edhe pse në Kongresin e manastirit
    kanë qenë dy propozime të ndryshme "ç" dhe "ch", sot më lehtë pranohet
    zëvendësimi i ç-së me !? Ideja e kujt ka qenë kjo?

    Për disa, ata që mendojnë ndryshe janë armiqtë, qofshin ata edhe shqiptarë.
    Prandaj ata që e dojnë dialektin e vetë le ta dojnë edhe ma tutje, por për
    gjuhën standarde dhe reformimin e drejtshkrimit duhet të luftojmë të gjithë,
    pa u barikaduar me mure të larta në gardhin shtëpiak.
    Përshëndetje arsimtari, ti vërtet e ke nderue emnin tand këtu në forum me ketë postim që bane. Edhe unë jam për nji rishqyrtim të standardit, siç kam thanë këtu disa herë, por për nji ndryshim të drejtshkrimit, me të thanë të drejtën, nuk më ka shkue mendje, kurse në fakt edhe kjo na nevojitet.
    Asht gjithmonë interesant si disa njerëz këtu, me siguri nga ato trevat e jugut që e kanë standardit pak a shumë si dialektin e tyne, kreshpërohen kur dëgjojnë për tentative përafërsimi të të dyja dialekteve të shqipes, siç do të ndodhte me zevendësimin e "nj"-së me "j"-në dhe reduktimin e "ë"-së, nji ndryshim fare i vockël sipas rradakës sime dhe në të mirë të të gjithëve. Ata gjind janë shkurtpamës, marrin mangësi dhe tandosje kombëtare për sipër, vetëm se nuk duen pak me u rrekë me folë nji gjuhë vërtet mbarëkombëtare, e cila nuk do të linte ma vend për debate përçamëse, që jemi detyrimisht të shtymë t'i zhvillojmë këtu dhe gjetiu.
    Nuk due me u zgjatë ma shumë, vetëm përsa i përket "ch"-së në vend të "ç"-së, due me thanë se nji ndryshim i tillë drejtshkrimor do të sillte vërtet shumë lehtësi për neve dhe nuk di pse të mos zbatohet edhe kjo njikohësisht me ndryshimet e tjera që janë tu'i diskutue tani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kapllani : 31-03-2012 më 15:49

  7. #67
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Le të marrim shembullin e problemit të ë-ve. Shkrimi i tyre paraqetë
    problem të madh për shumicën e shqiptarëve. Zbutjen e problemit e kemi
    para syve, dialektin gegë! Dialekti i shumicës së madhe, dialekti gegë,
    po injorohet nga injorantët!
    Nëse merret p.sh fjalia
    "Vendi më i madh...",
    ajo mund të shkruhet pa kurrfarë probleme gjuhësore si
    "Vendi ma i madh...".
    Madje edhe po tingëllon ma bukur. Në këtë shembull shihet qartë se "ma"
    e ka rolin dhe tingullin përforcues "maaaaa i madh" dhe jo tingullin përulës
    e zvogëlues "mëëëëë". Fëmiu i vogël e kupton këtë vetvetiu, por jo edhe
    kokat me qëndrime të ngurtësuara. E nëse dikush e merr shembullin
    "ma i vogël",
    prapë e kemi tingullin përforcues në "ma", d.m.th. i vogël, ma i vogël
    (përforcim i kuptimit, pra zvogëlim i matejshëm).
    Standardi i sotëm ma tepër po më duket si ë-zim i panevojshëm i gjuhës
    shqipe, dhe humbje e muzikalitetit të saj.

    "Do me thënë,..." nuk na qenka problem, por me siguri "Do me thanë,..."
    do të problematizohet.

    Fol me zë, nëse mendon se ë-ja është më e zëshme se a-ja.
    Por fol me za nëse mendon se a-ja është më e zashme se ë-ja!
    Për mua a-ja është më e zashme se ë-ja!
    Prandaj edhe pëshpëritja është me ë.
    "Fol me zë" po tingëllon sikurse të kishte kuptimin "Pëshpërit" ose
    "Fol me za të ulët"! Prandaj "za" dhe "zani" duhet të jenë në standardin
    e gjuhës shqipe.
    E nëse mendoni se po gaboj, mos harroni se përqeshjet dhe diskreditimet
    nuk janë argumente! Vetë mënyra se si do të reagojnë disa do të tregojë
    se ku e kam fjalën.
    Ceshte ky lloj arsyetimi? Nese une pretendoj se gomari nuk eshte gjitar por shpend dhe migron me dallendyshet, mund te pretendoj te mos marr perqeshje si kunderpergjigje? Serioziteti i pretenduar ne diskutime arrihet duke aplikuar nje logjike te shendoshe te bazuar ne metodologji shkencore studimore. Ne rastin konkret cila eshte pesha juaj akademike qe propozoni ndryshime sipas shijeve vetjake perkundrejt standartit gjuhesor? Ne cilin vend tjeter ndodhin keto komedira fantastikoshkencore ne kuader mediatik, pasi ne kete virtual forumor, pesha e tyre eshte aq e rende sa shkakton nje vrime te madhe ne uje. Standarti eshte nje dhe dialekti eshte tjeter gje. Qashtu puna or taj, se na lodhet koken si ato mizat qe vine verdalle para shiut, ku shumica e atyre qe mundohen te pickojne, nuk dine as rregullat baze te drejtshkrimit qe mesohen pas alfabetit ne Abetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 31-03-2012 më 18:38
    relata refero

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Me pahir gabohet. Përgjigjja është me pahir.
    Here tjeter mundohu pa pahir, OK?
    Feelings change - memories don't.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ceshte ky lloj arsyetimi? Nese une pretendoj se gomari nuk eshte gjitar por shpend dhe migron me dallendyshet, mund te pretendoj te mos marr perqeshje si kunderpergjigje? Serioziteti i pretenduar ne diskutime arrihet duke aplikuar nje logjike te shendoshe te bazuar ne metodologji shkencore studimore. Ne rastin konkret cila eshte pesha juaj akademike qe propozoni ndryshime sipas shijeve vetjake perkundrejt standartit gjuhesor? Ne cilin vend tjeter ndodhin keto komedira fantastikoshkencore ne kuader mediatik, pasi ne kete virtual forumor, pesha e tyre eshte aq e rende sa shkakton nje vrime te madhe ne uje. Standarti eshte nje dhe dialekti eshte tjeter gje. Qashtu puna or taj, se na lodhet koken si ato mizat qe vine verdalle para shiut, ku shumica e atyre qe mundohen te pickojne, nuk dine as rregullat baze te drejtshkrimit qe mesohen pas alfabetit ne Abetare.
    Shiko ne forum dhe do te shohesh se propozimet per ndryshime ne standard vijne nga te gjitha anet, keshtu qe nuk kuptoj se si mund te flitet per shije vetjake.
    Pastaj duhet me thane se ky forum paraqet nji mundesi diskutimi dhe shkembimi mendimesh, dicka qe nuk kerkon "peshe akademike" dhe ku gjithkush prej nesh ka te drejten me e shprehe mendimin e tij ndaj dickaje qe nuk asht, sipas mendimit vetjak, ne asnji menyre e rregullt. Edhe po te shkaktojshim vetem nji vrime te madhe ne uje, komentet tueja pa baze e pa asnji troe logjike nuk i hyjne kerkujt ne pune dhe shkaktojne asgja-hic.

    Perfundimisht edhe ca fjale per arsyetimin e arsmitarit: Asht shkencerisht e vertetueme se zanoret si a ose o shprehin madhesi, gjanesi e sende qe shquhen per madhesine e tyne, prandej hasen ne shume gjuhe fjale, qe i permbajne keto zanore dhe shenojne gjana si mal, hane etj. Prandaj me duket po aq e logjikshme te kete a-ja nji efekt perforcues per fjalen "më". Gjithkush mund te testoj veten, tue shqiptue njihere fjalen e vertete "cikërrimë" ose nji variant te shpikun " cakërramë", mendoj se ka arsye perse ne shembullin e pare kemi dy i.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari
    dialekti gegë, po injorohet nga injorantët!
    Inoranta jan ato qi sulmojn gjuhën standartet e duen te na kthejn te djalektet primitivet. Në vend qi ti falindironi ata qi zhvilluen gjuhen, hidhni vickla...

    "Do me thënë,..." nuk na qenka problem, por me siguri "Do me thanë,..."
    do të problematizohet.
    Shkruhet bashkë dhe është lidhëz, jo folje. Është fjalë e re e krijuar dhe është simbolike. Nuk bëhet domethanë, se nuk shkon me pjesoret e foljeve të tjera që janë të njëjta me të. Nuk shkon të thuash "domethanë për të lënë".

    Pse merresh me gjara qi nuk i kuptuen?

    Madje edhe po tingëllon ma bukur. Në këtë shembull shihet qartë se "ma"
    e ka rolin dhe tingullin përforcues "maaaaa i madh" dhe jo tingullin përulës "mëëëëë".
    E ki gabim qi osht përuls, mue më qohet
    tinglli.

    asht ma shkon, por është ma nuk shkon. Gjuha nuk banet xhaket me tuta sportit bre arsimtar. Po të banej siq thue ti, të tara shtetet do kishin ba xhuh zyrtaret ni sallat djalektesh në mas të barabart.

    Por ti mundesh me ba ktë: kur do me qen serjoz, vishu n'kostum t'Armanit, e kur do me qen sportiv, rri n'trajnerka.

    Kuku none q'po na dëgjojn vesht. Nuk koka e bukun thot. Po si s'koka e bukun?!! Bre arsimtar, po ti bajm të tana aaaaa ose maaaaaa, ropve do tu mbetej goja hapt tan ditn e do t'u futeshin miza në goj....

    Shemblli qi ke marr osht qeshanak. Në qoft se ti thue maaaaa lart e gamori fluturuen lart, tani ti i thue maaaaaa posht, gamari ka me vazhdue me fluturue ma lart, se osht nisoj. Ajo qi treguen drejtimin jan lart e posht.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 01-04-2012 më 04:27

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •