"Bajram, pėrse i keni prerė kumbullat?"
Enver Robelli
Njė mbrėmje, pak javė pas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s dhe vendosjes sė trupave tė KFOR-it nė Kosovė, njė grusht shqiptarėsh ishin mllefosur me njė shkrim tė njė gazete gjermane. E pėrjavshmja nga Hamburgu "Die Zeit", kishte shkruar qė nė nėntitull tė njė reportazhi njė fjali mbi identitetin shqiptar. Sa mė shumė qė pinin birra aq mė tė sinqertė bėheshin emigrantėt e mllefosur tė Zürich-ut. Nė fund doli se asnjėri nuk e kishte lexuar shkrimin. Kishin dėgjuar vetėm fjalinė e lartpėrmendur, e cila i kishte elektrizuar.
Kanė kaluar mbi shtatė vite qėkur lufta mori fund. Ditė mė parė, derisa po shfletoja njė libėr tė botuar nė vitin 1999, prej tij befas rrėshqiti artikulli i "Die Zeit". Fleta e gazetės ishte zverdhur, por pėrmbajtja edhe sot ėshtė shumė domethėnėse, siē tregon vetė fillimi i tekstit: "Pėr ta kuptuar punėn me Shqipėrinė e Madhe ėshtė mirė tė flitet pėr kumbullat e Kukėsit. (...) Ky qytet i vogėl nė veri tė Shqipėrisė ka qenė i njohur pėr kumbullat e thara. Ato silleshin me kamionė nė portin e Durrėsit dhe prej andej eksportoheshin nė mbarė botėn. Kumbullat ishin njė nga ato mallrat e pakta, tė cilat braktisnin vendin e diktatorit Enver Hoxha. Deri nė vitin 1991 ishte ashtu. Atė vit u shkatėrrua sundimi komunist. Nė Kukės i prenė kumbullat. Vetėm pak ekzemplarė kanė mbetur, shumica janė zhdukur. Aty ku kanė qenė tė mbjella, sot ka vetėm bar. Ka disa vite qė asnjė kamion nuk shkon rrugės malore teposhtė pėr nė Durrės me kumbulla tė thara.
Rizani dhe Bajrami
Mė 30 mars 1999, Rizan Krasniqi pėr herė tė parė nė jetėn e tij erdhi nė Shqipėri. Nė Kosovė ishte luftė. Rizani dhe familja e tij katėranėtarėshe mblodhėn plaēkat e domosdoshme dhe i hodhėn nė Mercedesin e tyre. Prej Nashecit, njė katundi tė vogėl afėr qytetit tė Prizrenit, ata u arratisėn nė Shqipėri. Si shumica e kosovarėve edhe Rizani gjithmonė kishte dėshiruar ta vizitonte vendin amė - natyrisht nė rrethana tė tjera, jo i pėrndjekur nga milicėt serbė. (...) Rizani kishte halle tė tjera dhe jo aq kohė pėr ta parė Shqipėrinė. Por, ai habitej me njė gjė: kėtu s'kishte mė pemė, as mal, as gjelbėrim, vetėm shkėmbinj tė zhveshur, tė mbuluar me shkurre. Matanė kufirit Rizani e gjeti njė vend tė zbrazėt, tė ndotur. Shqipėria ishte krejt ndryshe nga ajo qė e kishte pėrfytyruar. Ndryshe nga ajo qė e kishte treguar televizioni shtetėror i diktatorit Hoxha dhe i qeverive demokratike. Shqipėria iu duk Rizanit si njė shkretėtirė kodrinore.
Ditėn e dytė pas arritjes familja Krasniqi gjeti strehė nė shtėpinė e Bajram Shehit. Bajrami banon nė Gostil, disa kilometra larg Kukėsit, nė njė rrafsh. Nga kopshti i shtėpisė Rizani kishte njė pamje tė mirė ndaj plantazhit tė dikurshėm tė kumbullave. Trungjeve tė pemėve nė distancė tė rregullt u shihej koka mbi tokė si kryqe tė njė varreze tė lėnė pasdore. Pėr Rizanin kjo pamje ishte e dhimbshme, sepse nė kopshtin e tij ai kishte pasur pemė. Ai i krasiste ato, qė tė rriteshin mirė, ua mbulonte trungjet, qė kafshėt tė mos e hanin lėkurėn. (...) "Bajram, pėrse i keni prerė kumbullat?", pyeste ai. - "Kjo ndodhi nė vitin 1991 gjatė ndryshimeve" - "Po, pėrse?" Bajrami piu njė gllėnjkė raki dhe ia nisi njė shpjegimi tė gjatė. Pas pak Rizani nuk mundi ta pėrcillte mė, aq pėrēudtshėm fliste Bajrami."
"Mala Recica" e Ali Ahmetit
Nė rrjedhėn e tekstit tė "Die Zeit" enigma e prerjes sė kumbullave tė Kukėsit, mė nė fund, zgjidhet. Bajrami tregon se pas rrėzimit tė komunizmit dikush e kishte prerė njė kumbull, pastaj ia kishin filluar tė tjerėt. Kjo assesi nuk do tė thotė qė komunizmi shqiptar ka qenė i mirė, sė paku pėr t'i mbrojtur kumbullat. Nė fakt komunizmi vetėm sa e kishte thelluar tėhuajtėsimin e shqiptarėve andej dhe kėndej kufirit.
Po sot, si qėndron puna me njohjen e ndėrsjellė? I pafund ėshtė vargu i autobusėve me nxėnės kosovarė qė pėr ēdo vit vizitojė Shqipėrinė. Njė profesor gjimnazi nė Prishtinė tregon se nuk ka dėgjuar qė gjatė kėtyre shėtitjeve tė jenė takuar nxėnėsit nga Kosova me moshatarėt e tyre nė Durrės apo Tiranė. Organizatorėt e shėtitjeve tė tilla ua prezantojnė nxėnėsve kosovarė Shqipėrinė e librave tė leximit: Skėnderbeu, Kruja, Vlora - dhe fund! Ka edhe mė keq: Deri mė sot duket se asnjė shkollė e vetme nga Shqipėria nuk i ka sjellė nxėnėsit nė Kosovė, sė paku pėr ta parė Prizrenin, i cili - sikur tė kishin pasur shqiptarėt njė elitė mė tė gjallė politike nė fillim tė shekullit tė kaluar - sot do tė ishte kryeqytet.
Kjo indiferencė manifestohet veēanėrisht me shembuj nga shkrimet nė mediet e Tiranės lidhur me shqiptarėt jashtė Shqipėrisė. Jo mė larg se kėtė javė nė faqen e internetit ėėė.balkanėeb.com u botua njė lajm me kėtė titull: "Nga Mala Recica Ali Ahmeti paralajmėron Gruevskin...". Reēica e Vogėl ėshtė njė lagje e Tetovės, ku gjendet selia e partisė sė liderit tė shqiptarėve tė Maqedonisė Ali Ahmeti. Muaj mė parė kisha lexuar njė tekst tjetėr nė njė gazetė tė Tiranės pėr qytetin Bitola. Nė shqip ky ėshtė Manastiri. Pikėrisht ai Manastir i alfabetit tė gjuhės shqipe!
Kur do ta kuptojmė se me kėto gafa ėshtė njėsoj sikur tė fillonim ta quanim Durrėsin - Drac, Shkodrėn - Skadar, Tropojėn - Tropolje?
10/10/2006
marre nga shekulli
Krijoni Kontakt