KETU DO TE POSTOJ TE GJITHA KANGET QE KAM SHKRUAR PER HERONJT DHE DESHMORET E kOSOVES; SHUME PREJ TYRE JANE BERE KENGE - HYMN.



Teksti: Agim Doçi
Muzika: Edmond Zhulali
Per SINAN VLLASALIUN



HERONJVE TE LLAPIT


Bijtë e shqipes bashkë u mblodhën
Nën kushtrimin çlirimtar
Vriten trimat e Kosovës
Bijt e Llapit shqipëtar.

Llapi vjen e turbullohet
Në janar seç jua vranë endrrat
Jo Zahiri nuk harrohet
Hakif trimi rron tek zemrat

Tek ju nana kosovare
Tek ju bijt e Llapit plak
Dashuria atdhetare
I ka dhanë flamurit gjak.

Qielli nxihet, fiket hana
Një lahut vajtoka trimat
Si këta djem s’i ban ma nana
Mbetën thatë të tre martinat

Nuk ju bani nana dhandër
Për liri e falët jetën
Për Atdhe e derdhët gjakun
Të pavdekshëm do të mbetën.

Dhe pranvera thotë: u thinja
Bjeshka pa një gjeth do mbesi
Laj i zi nga Shqipëria
“U vra Ilir Konushevci”

Shqipëri ku e kam djalin
Llapi vjen e turbullohet
Po troket në prag liria
Se po derdhet gjak Kosove.