Shqipja dykrenare mblodhi bijt e saj
Shtiza e flamurit ma e rand se kurr
Bjeshka e Rugovës në gjoks do të mbaj
Bir të kish Kosova – Dardania burrë.
Qielli edhe Toka e veshi turbanin
Bora e janarit e thinji Kosovën
Sytë e kosovarëve madhërisht e mbanin
Lotin edhe Paqen – Ibrahim Rugovën
Botës i kërkove: - Të rrojmë në liri
Loket nepër djepa, të zgjojn dashuri
Borxhin ia kërkoje, ti Evropës plakë
Plagën shekullore, shëroje me Paqë
Do shkojn dit’ e mote, s’do harresh kurr
Ti tribun i paqes rrezatoje dritë
Dardaninë e gdhende hijshëm mbi flamur
Kosovën martire, doje Republikë
Hapi sytë e ballit Ibrahim Rugova
Shihi kosovarët që janë mbledhur bashkë
Amanetin tand do t’a mbaj Kosova
Zoti ka bekuar Dardaninë e lashtë.
Krijoni Kontakt