Ja arrita,me ne fund me shume mund
ne panahirin e gjerave te cmuara
Une mund te ble c'te dua
ketu ne panahirin e gjerave te cmuara
Duart e rrudhura te gjyshes time
tek me perkedhelin kur me tregon nje perralle
ku do jene valle?
Po krahet e gjyshit
gjithmone gati per te me marre ne krahe
sado tashme e madhe une e i vogel ai
po ato, ato ku jane?
Ketu ne panahirin e gjerave te cmuara
paska xhevahire e diamante
Syte e dashur te tim eti,
me e embla buzqeshje ne bote,
ajo e nenes time
si eshte e mundur qe s'jane
Ketu ne panahirin e gjerave te cmuara
Une dola e trishtuar
nga panahiri i gjerave te cmuara
munda te ble gjithcka
pervcse ato qe doja...
Krijoni Kontakt