Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Balladë Për Rugovën...

    Shqipja dykrenare mblodhi bijt e saj
    Shtiza e flamurit ma e rand se kurr
    Bjeshka e Rugovës në gjoks do të mbaj
    Bir të kish Kosova – Dardania burrë.

    Qielli edhe Toka e veshi turbanin
    Bora e janarit e thinji Kosovën
    Sytë e kosovarëve madhërisht e mbanin
    Lotin edhe Paqen – Ibrahim Rugovën

    Botës i kërkove: - Të rrojmë në liri
    Loket nepër djepa, të zgjojn dashuri
    Borxhin ia kërkoje, ti Evropës plakë
    Plagën shekullore, shëroje me Paqë

    Do shkojn dit’ e mote, s’do harresh kurr
    Ti tribun i paqes rrezatoje dritë
    Dardaninë e gdhende hijshëm mbi flamur
    Kosovën martire, doje Republikë

    Hapi sytë e ballit Ibrahim Rugova
    Shihi kosovarët që janë mbledhur bashkë
    Amanetin tand do t’a mbaj Kosova
    Zoti ka bekuar Dardaninë e lashtë.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    E shkelqyer! Tani mbetet te gjendet nje ze unik per te kenduar keto vargje madheshtore.

    thx
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pershendetje AGIM

    Sa rralle vjen me keso baladash o Agim.Apo ndoshta me duket mua se po vjen rralle.Gjithsesi me shume presim prej teje pasi je i paarritshem.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    fALEMINDERIT TE GJITHEVE. Mendova te hedh ketu edhe nje poezi intime qe ben fjale per mardheniet personale midis Kryetarit Rugova dhe meje.
    Ju falenderoj per mirekuptimin.


    BURRIT TE MADH

    Kosoven or mik, vëlla e burrë
    E njoha dhe e deshta prej Teje.
    Shkrova mijera kenge e s'do pushoj kurr
    Ato burojnë nga shpirti...prej meje.

    Tani unë TY nuk të kam gjallë
    dhe ndoshta as nuk do vij të të përcjell
    do vajtoj fshehurazi...do mbytem në mallë
    dhe do ngrohem në këtë acar, duke vjedhur pak djell!

    Dielli që në Dardani or mik, shok e vëlla
    rrezatonte nga mirësija jote...
    Vdekja YTE të pikëlluar më la.
    Nuk mundem as të koregjoj padrejtsitë e kësaj bote!

    E di se shpejt do agoj një ditë, ma ndjen zemra
    Kur Kosova YTE do të bëhet Republikë
    ashtu siç bëhet realitet Endrra
    dhe unë do të rinis poezitë




    Agim Doçi

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Te pakten,komentin tim per Ty Agim Doçi dikush e ka lexuar dhe pastaj e ka fshire! Kjo per mua mjafton , mjafton.mjafton!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    KURKUSHI ( Shqip - ASKUSHI)
    Duke lexuar disa "postime" tuajat", krijova nje mendim pozitiv per ju. Keni shume arsye me ba kritika dhe vrejtje per mua dhe gjithkend. Po te nis ty dhe te gjithe atyre qe mendojne si ti keto 8 vargje. Ma vone do hapim sebashku nje faqe me "meritat" e tua dhe me veprat e mija per Kosoven. Mire u pjekshim KURKUSH ASKUSHI


    KUSHTUAR HEROIT HAMZ JASHARIT

    Në Prekaz shpirti i Drenicës
    Kullë më kullë ja nisën gjamën
    Gjëmon Grykë e Çyçavicës
    Zogjt e malit ndalën kangën…

    Amanet e kam prej Nanës
    Me ja falë jetën vatanit
    Ku e kam sharkinë e Hamzës?!
    Ku asht kangë e Zhuj Selmanit?!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2003
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    E shkelqyer! Tani mbetet te gjendet nje ze unik per te kenduar keto vargje madheshtore.

    thx

    kete balade mund ta kendoje vetem i madhi ilir shaqiri, a po jo zotri agim

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim !

    Te burofte Poezia Gjithmone.. si gurrat e Maleve..

    I ke bere Rugoves , mikut tuaj, nje Hymn te vertete..

    Respekte.. per ju!

  9. #9
    Te lumte pena o Agim.

    Vargjet e tua, do ti recitoj vete me rastin e festes se pavarsise.
    Te premtoj qe cdo varg do kete tonin e duhur...sepse te tilla vargje shkruan.


    Pershendetje nga une!

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga *PaLmA* Lexo Postimin
    Te lumte pena o Agim.

    Vargjet e tua, do ti recitoj vete me rastin e festes se pavarsise.
    Te premtoj qe cdo varg do kete tonin e duhur...sepse te tilla vargje shkruan.

    Pershendetje nga une!
    ..............Nice !
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovës
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Ballade (pjesë) - A. Kosturi
    Nga Astrit Kosturi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •