Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndoka, Shehi e Ngjela ja marrëveshja e “Polit të Lirisë”

    na ka dal nji ganxhe e re..
    era karajfil po i vjen..thot kanga..

    po kta ka.robushat cjane..


    panorama..


    Ndoka, Shehi e Ngjela ja marrëveshja e “Polit të Lirisë”
    » Vendosur: 26/01/2009 - 08:33





    ADI SHKEMBI

    PDK, LZHK e PLD e Spartak Ngjelës do të diskutojnë këtë javë marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën “Poli i Lirisë”. Demokristianët kanë hartuar së fundmi tekstin e marrëveshjes, e cila do të marrë edhe pëlqimin e Dashamir Shehit, kreut të LZHK-së dhe Spartak Ngjelës e Gilman Bakallit të Partisë për Ligj dhe Drejtësi. Ndërkohë, kreu i PDK-së, Nard Ndoka konfirmoi për gazetën se ende janë duke u zhvilluar bisedime Partinë e Ballit Kombëtar të Adriatik Alimadhit dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim të Tahir Muhedinit.
    Marrëveshja
    Në tekstin që do të firmosin tre partitë, që tashmë kanë arritur akordin mes tyre, thuhet se ato angazhohen për konkurrim të ndershëm brenda koalicionit në zgjedhjet e 28 qershorit, në përputhje me kodin e ri zgjedhor. Gjithashtu, ato shpallin publikisht edhe prioritetet që do të ketë programi elektoral dhe që i drejtohet kryesisht shtresave të djathta. “Në emër të koalicionit ne angazhohemi për një program të përbashkët politik, ku një vend të rëndësishëm do të zënë, zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronësisë, dëmshpërblimi dhe integrimi i plotë i ish të dënuarve politikë, zgjidhja institucionale e çështjes çame, lehtësi për biznesin dhe investitorët vendas e të huaj, edukimi, shëndetësia, familja, shtresat në nevojë, vazhdimi i reformave (drejtësi, ekonomi) etj”. Gjithashtu, partitë e “Polit të Lirisë” angazhohen për një fushatë zgjedhore qytetare, liri të plotë të mediave për të informuar mbi fushatën elektorale, si dhe barazi të shanseve të kandidatëve të secilës parti pjesëmarrëse në koalicion gjatë procesit të kandidimit.
    Bashkëpunimi
    Pjesë e draft marrëveshjes është edhe një kapitull, i cili është për t’u diskutuar mes partive të koalicionit dhe që ka të bëjë konkretisht me mënyrën se si do të bashkëpunojnë këto parti gjatë fushatës elektorale. Kështu, sipas dokumentit, koalicioni do të funksionojë mbi bazën e organizimit të lirë. Ai do të jetë i hapur për parti dhe shoqata politike, për grupe të shoqërisë civile dhe për çdo komunitet ose qytetar, që bashkohet me frymën dhe programin e tij. “Koalicioni do të drejtohet nga një ekip koordinues, i përbërë nga kryetarët e secilit grupim politik pjesëmarrës. Çdo parti pjesëmarrëse cakton sekretarin e përgjithshëm të saj si person kontakti të përditshëm midis partnerëve të koalicionit, për çështjet teknike dhe probleme të tjera parazgjedhore. Koalicioni do të hapë një faqe të tij në internet për prezantimin e programit, përbërjes, qëllimeve dhe aktivitetit, si dhe do të përgatisë materialet e nevojshme informative të fushatës elektorale”, thuhet më tej në marrëveshje.


    Draft marrëveshja

    Në emër të koalicionit ne angazhohemi për:
    • Promovim të vlerave të mirëfillta të subjekteve tona politike, konkurrim të ndershëm midis partive konkurruese të koalicionit, në përputhje me kodin e ri zgjedhor, përfaqësim dinjitoz të elektoratit që na mbështet në të gjitha qarqet;
    • Një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, të drejtë dhe të ndershëm, që të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian.
    • Fushatë zgjedhore qytetare, të drejtë dhe konstruktive të mbështetur në parimet tona politike, në vlerat që ne përfaqësojmë;
    • Standarde të larta humane, profesionale, përfaqësuese dhe politike të kandidatëve tanë;
    • Liri të plotë të mediave për të informuar mbi fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhor;
    • Transparencë të plotë të procesit dhe vëzhgim të tij;
    • Barazi të shanseve të kandidatëve të secilës parti pjesëmarrëse në koalicion gjatë procesit të kandidimit;
    • Liri të plotë për qytetarët, për të zgjedhur sipas bindjeve personale kandidatët brenda koalicionit;
    • Një program të përbashkët politik, ku një vend të rëndësishëm do të zënë, zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronësisë, dëmshpërblimi dhe integrimi i plotë i ish të dënuarve politikë, zgjidhja institucionale e çështjes çame, lehtësi për biznesin dhe investitorët vendas e të huaj, edukimi, shëndetësia, familja, shtresat në nevojë, vazhdimi i reformave (drejtësi, ekonomi) etj.
    • Të bashkëpunojmë intensivisht edhe në periudhën paszgjedhore, në krijimin e institucioneve të reja politike, në respekt të frymës dhe mandatit politik të koalicionit.


    PDI në 2007
    Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila mbron fort interesat e komunitetit çam dhe që ka kërkuar herë pas here zgjidhjen e çështjes çame nga Athina zyrtare është renditur e 17-ta në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ajo mundi të marrë 1.18 për qind të votave ose 15.523 vota nga 1,318,642 që ishin gjithsej në të 373 njësitë vendore. Edhe kjo
    forcë politike bëri marrëveshje me PD-në për Tiranën në zgjedhjet e dy viteve më parë.




    panorama

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Eshte nje pol pa shume ndikim ne politiken Shqiptare. Besoj se me shume jane inkurajuar nga e majta per te krijuar kete grupim qe eshte i deshtuar akoma pa nisur se sa kane patur ide te tyre te qarta per te krijuar realisht nje grupim te tille. Dihen forcat e ketyre partive ne elektorat keshtu qe eshte e kote te flitet per to. Ndokes i doli boja, Dash Shehit po ashtu. Nuk lane parti pa levizur vetem e vetem per te qene nje cope kryetar, dhe serish te humbur kane dale ngado. Une mendoj se ky grupim, me forcat politike qe ka aktualisht, nuk mer me shume se 2-3% te votave dhe madje besoj se nuk do te perfaqesohet fare ne parlament, pasi kodi i ri zgjedhor eshte tej mase skualifikues.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Keq me vjen po asnje deputet sdo marin dot.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga ai_shoku Lexo Postimin
    Keq me vjen po asnje deputet sdo marin dot.

    Mua nuk me vjen fare keq, qe asnjeri prej tyre nuk do te dal deputet.

    Sidomos per xhenerikun Nard Ndoka.

  5. #5
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kur u bo edhe Nard Noka pol lirie

    te dhjefsha nok kokpallen
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #6
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    O "Antimafia" ai nuk eshte xhenerik por eshte druvar, e ke vene re se as shqipen nuk di ta flasi mire.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    poli i trete i keç, erioni i keç, gjithkush tjeter i keç perjashtu dy pjellat e drejtperdrejta te punizem-sigurimit ps-pd te tos-salis-edvinit ...

    eshte gje rastesi kjo ?!? ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Spartak Ngjela zyrtarizon partinë më të re në spektrin e djathtë

    Partia e avokatit, për Ligj dhe Drejtësi regjistrohet në gjykatë

    Partia Ligj dhe Drejtësi është forca politike më e re e regjistruar në vendin tonë. Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka shtuar në regjistrin e partive politike edhe këtë forcë politike e cila do ti përkas spektrit të djathtë. Partia e Spartak Ngjelës është edhe partia më e re që i është shtuar listës së gjatë të partive politike. Ndonëse është përfolur për këtë parti që shumë kohë më parë, avokati Ngjela ka arritur ta ligjërojë partin e tij vetëm ditën e djeshme me regjistrimin në Gjykatën e Tiranës. Partia Ligj dhe Drejtësi do të identifikohet me shkurtim si PLiDr dhe kryetari i parë i kësaj force politike do të jetë avokati Spartak Ngjela. Në gjirin e kësaj partie pritet të jetë edhe ish deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli i cili kohët e fundit është parë më afër se kurrë avokatit Ngjela. Këta dy deputetë i bashkon gjithashtu edhe largimi nga Partia Demokratike. Vetë Ngjela ka konfirmuar pak kohë më parë zërat e shumtë brenda mazhorancës për domosdoshmërinë e një koalicioni të djathtë, por jo në një çadër me kryeministrin Sali Berisha. Ngjela ka bërë të ditur se pjesë e këtij koalicioni, do të jenë dy partitë që kanë qenë jo pak kritike ndaj politikave të qeverisë, PDK-ja dhe LZHK-ja. Vetë Ngjela do të jetë në krye të partisë së re, që do të që është zyrtarizuar vetëm ditën e djeshme.
    Ngjela është shprehur prej kohësh se, partia “Ligj dhe Drejtësi” do të ngrihet mbi principe të qarta dhe ka si qëllim “ringjalljen e besimit të shqiptarëve për daljen nga gjendja e paralizuar ku ndodhen”. Menjëherë pas konstituimit të partisë së tij, Ngjela pritet që të angazhohet në lëvizjen surprizë, pikërisht në fillimin e negociatave me dy partitë e tjera, LZHK-në e PDK-në, për krijimin e një koalicioni të djathtë, që pritet të ketë një qëndrim të ndryshëm nga koalicioni qeverisës. Mbi të gjitha, faktin se ata e shohin të pamundur një bashkëpunim me kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa LZHK-ja, prej kohësh është shprehur se do të dalë e vetme ose në një koalicion tjetër, por jo me Berishën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Drejtuesi i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se deri më tani politikat e qeverisë Berisha nuk kanë qenë aspak të djathta, duke shkuar gjithnjë majtas. Ndaj, Shehi, ka paralajmëruar se do të krijojë koalicion me ato parti që, në thelb të programit, por edhe angazhimit të tyre, do të kenë pikërisht politikat e djathta.
    Politikat e PLD
    Partia për Ligj dhe Drejtësi, ka paraqitur edhe principet ku do të mbështetet programi i saj politik. Ndërtimin e një demokracie liberale pluraliste në Shqipëri, të mbështetur në Kushtetshmërinë moderne, në Parlamentarizëm dhe në të Drejtat dhe Liritë Universale të Njeriut. Shmangien e të gjitha konflikteve të brendshme që kanë ardhur si pasojë e mungesës së gjatë të një qeverisjeje demokratike të mbështetur gjithnjë në zbatimin e saktë e të barabartë të ligjit. Mobilizimin e të gjitha burimeve fizike dhe intelektive; duke u vënë theksin gjithmonë e më tepër investimeve të reja në intelekt, në mënyrë që ky pastaj të bëhet mbështetja kryesore e investimit të kapitalit privat dhe shtetëror dhe vetë menaxhimit modern të shoqërisë, në të gjitha fushat e jetës. Ne duhet ta kthejmë shoqërinë tonë drejt punës; që qytetari të pasurohet dhe të jetojë më dinjitet nëpërmjet punës së vet.
    Përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave joqeveritare në administratën publike, për të krijuar një bashkëpunim real brenda shoqërisë, drejt një administrimi publik transparent, dhe një shteti që do të dijë të ruajë ekuilibrat shoqërorë, duke respektuar maksimalisht personalitetin e individit. Konceptimin real e procedurial të transparencës së plotë dhe përgjegjshmërinë permanente në çdo fushë të jetës publike. Debat bashkëkohor, racional, realist dhe gjithmonë krijues, për të gjetur zgjidhje optimale në fushat si: ekonomia, politika e jashtme, kultura, arti, arsimi, shëndeti, bujqësia dhe blegtoria. Ne besojmë fuqimisht se ky program do të zgjidhë problemet e Shqipërisë dhe do të hapë rrugët e përparimit të saj. Ne presim që ky program, të cilin e prezantojmë për vlerësimin e publikut tonë, do të bëhet një nismë e re për Shqipërinë. Duke qnë brenda frymës dhe aspiratave të popullit, ne kemi bindjen se çdo gjë do të bëhet më mirë me zbatimin e kësaj alternative.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po u zyrtarizua e ti shkoje mbare. Ka rendesi qe jane larg komunistave nga idete.
    Cdo parti qe eshte kunder punizmit e pershendes se hedh nje gur me rendesi drejt cuarjes perfundimtare te komunizmit ne varr ne Shqiperi.
    Ngjela per shtetin ligjor, Dashi per pronat, Ndoka se di , mire e kan nisur.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kam nje pershtypje sikur zotni Ngjela i ngatrron qellimisht ngapak konceptet si;i djathte,qendra e djathte,drejtesi shoqerore,kompezim,rehabilitim,rikethim i pronave etj.
    Sipas deklarates se tij te sontshme, ku dominonin shprehjet ligj,sens i zbatimit te tij, drejtesi shoqerore, dhe konteksti i theksimit te tyre si te ceshtjet e prones,kompenzimi i ish pronareve,rehabilitimi dhe kompezimi i ish te persekutuareve sikur nuk shkojne.Nuk ka mundesi te kete drejtesi shoqerore, e te njejten kohe te kete rikethim te pronave te medha ish pronareve.Nuk mund te kete zbatim te konceptit te rikethimit te pronave dhe atij te legalizimit te informalitetit, cfare aktualisht e kane ne program te dy partite medha dhe krejt spektri tjeter politik ne Shqiperi.
    Koncepti i drejtesise shoqerore,eshte sllogan i paster i majte ketu e dyqinde vjet dhe si tille,me teper ka sherbyer e sherben si lustracion i kontradiktave shoqerore qe prodhon kapitalizmi ne te gjitha variantet e tij-liberal,shtetror apo i kombinuar.
    Te formosh nje parti politike me motivacion dhe me te vetmen detyre-zbatimin e ligjit ,e me kete premise te synosh drejtesi shoqerore pa ndryshuar politikat qe frymezojne hartimin e tyre, pa ndryshuar marredheniet shoqerore e raportet pronesore te krijuar nga keto,me duket si nje lloj utopie shoqerore.
    Ndoshta edhe mund te jem gabim,por kam nje parandjenje se ky amalgam ligj+drejtesi shoqerore+kompezim+rehabilitim, eshte edhe nje perpjekje ekletike e simbiozes se politikes se majte dhe pseudofjalorit te djathte,qe aktualisht eshte duke konsumuar me te madhe e majta ne tere hapsirat shqiptare.
    Per mendimin tim,do te ishte shume me e ndershme te formohet nje parti e profilizuar e ish pronareve te medhej te tokave,ish pronareve te punishteve,fabrikave etj.,dhe me nje program konservativ,sic ka ne shume vende me kete nivel zhvillimi ekonomik e socal, te konkurohet ne tregun e votes shqiptare.
    Megjithate,zotnive Ngjela e Bakalli ju uroj sukses ne kete perpjekje alkimiste.Te shohim...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Deputeti Ngjela, jashtë grupit parlamentar të PD
    Nga mergimi98 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 24-01-2011, 11:08
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Mospërdorimi i shanseve të pushtetit nga PD
    Nga km13 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 13:48
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Spartak Ngjela dhe ZP.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 07:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •