Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    9 Tetor 2006 - Shqiperia me ne fund me kod postar.

    9/10/2006

    Sot pasdite, Kryeministri Berisha mori pjesė nė ceremoninė e prezantimit tė kodit postar tė Shqipėrisė.

    Nė prani tė drejtuesve tė Postės Shqiptare, punonjėsve tė saj dhe medias, Kryeministri hapi zyrtarisht kodin postar tė Shqipėrisė, duke e konsideruar kėtė njė moment tė rėndėsishėm drejt modernizimit tė sistemit postar nė vend.

    Kryeministri pėrshėndeti drejtuesit dhe punonjėsit e postės pėr realizimin e kodit postar dhe zgjerimin e shėrbimeve qė ofron Posta Shqiptare. Kryeministri siguroi pėr mbėshtetjen e qeverisė pėr pėrpjekjet e tyre pėr modernizimin dhe ofrimin e shėrbimeve tė gjithanshme e cilėsore qytetarėve.

    Krahas shėrbimit postar, Posta Shqiptare ka zgjeruar shėrbimet e saj duke ofruar pėr qytetarėt shpėrndarjen nė shtėpi tė pensioneve, pagesat e tatim taksave pėr biznesin e vogėl, pagesat e faturave tė ndryshme si ato telefonike, tė energjisė elektrike, tė ujit etj..

    Ndėr tė tjera, Kryeministri theksoi:

    “Ėshtė kėnaqėsi t’ju pėrshėndes ju kėtu, sot, dhe tė pėrshėndes shumė pėrzemėrsisht tė gjithė punonjėsit e Postės Shqiptarė, tė cilėt realisht ia dolėn qė nė njė kohė tė shkurtėr tė ndryshojnė kėtė shėrbim jetik tė ēdo vendi dhe ta shndėrrojnė atė nė njė shėrbesė reale pėr qytetarėt shqiptarė.

    Kam nder dhe krenari pėr punėn tuaj, pėr punėn po kaq tė qytetėruar tė policisė dhe tė doganave shqiptare nė pikat e kalimit kufitar. Askush mė shumė se ju nuk ėshtė direkt nė pėrballje me shėrbimin ndaj qytetarėve. Mirėsjellja dhe pėrkushtimi juaj ėshtė vlerė shumė e madhe pėr tė gjithė shoqėrinė tonė. Ju nuk keni adaptuar vetėm njė sjellje realisht tė kultivuar e tė qytetėruar, por ia keni dalė, gjatė kėtij viti, tė zgjeroni spektrin e shėrbimeve tė shumta ndaj qytetarėve shqiptarė dhe tė bėni hapa tė tjerė tė rėndėsishėm nė drejtim tė pėrmirėsimit dhe konsolidimit tė kėtyre shėrbimeve.

    Sot, ne shpalosėm kodin katėr shifror dhe kjo pėrbėn fillimin e njė hapi serioz drejt modernitetit tė sistemit postar, por edhe drejt modernitetit tė vendit.

    Pėrgjegjėsia dhe kompetenca e drejtuesve tė postės, pėrkushtimi i punojėsve tė saj dhe, padiskutim, vėmendja e qeverisė ndaj kėtij shėrbimi e kanė shndėrruar Postėn Shqiptare nė njė shėrbim qė realisht fuqizohet nga muaj nė muaj. Dua t’ju siguroj se qeveria ėshtė shumė e vendosur t’ju ndihmojė dhe mbėshtesė nė pėrpjekjet tuaja pėr t’u shndėrruar nė njė nga institucionet mė moderne tė vendit.

    Sot, postat janė kudo simbol i modernitetit, teknologjisė mė tė avancuar dhe shėrbimeve mė tė gjithanshme. Ndaj infrastrukturėn qė ju trashėgoni ta ristrukturojmė, tė investojmė nė mėnyrė qė posta jonė t’u shėrbejė qytetarėve shqiptarė me standartet me tė mira, natyrisht duke konkuruar plotėsisht nė njė treg postar tė lirė, tė hapur dhe tė liberalizuar.

    Ne ecim me shpejtėsi nė postėn elektronike, nė informatizimin total tė saj, nė lidhjet e gjithanshme pėrfshirė dhe satelitin. Posta nuk duhet tė ketė asnjė lloj kufiri nė shėrbimet e saj ndaj qytetarėve pėr komunikimin. Posta duhet nė ēdo kohė tė dominojė tė gjithė vendin me tė gjitha mjetet e komunikimit. Jam i bindur se, nė kėtė mėnyrė siē e keni nisur, ju do ta realizoni edhe kėtė shpejt.

    Nėn shembullin e postės, ne do tė ecim nė tė gjitha aspektet me qeverinė e informatizuar. Shėrbime tė informatizuara ėshtė qėllimi ynė dhe ne do ta realizojmė kėtė qėllim. Do tė realizojmė regjistrin elektronik tė gjendjes civile, regjistrimin dhe informatizimin e tė gjitha bizneseve, i cili pėrfundon shumė shpejt, shpresoj brenda njė muaji, do tė realizojmė informatizimin e tė gjitha pronave tė vendit, si dhe do tė informatizojmė shumicėn e procedurave tė shėrbimeve. Tė gjitha duhet tė kenė njė terminal nė postėn e vendit. Qytetarėt duhet t’i adresohen postės si vendit mė tė sigurtė pėr tė gjetur tė gjitha tė dhėnat, pėr tė patur tė gjitha shėrbimet qė ju nevojiten.

    Ne jemi tė vendosur qė shumė shpejt tė fillojmė zbatimin e projektit pėr kartat e identitetit. Midis idesė pėr pritjen pėr kompletimin e regjistrit elektronik tė gjendjes civile apo fillimit tė tyre, ēdo ditė e mė shumė merr pėrparėsi e dyta. Kartat do tė lejojnė mė vonė implementimin apo aplikimin nė to tė tė gjithė indekseve tė tjerė tė rėndėsishėm.

    Kodi postar qė ne marrim sot pėrbėn njė detyrim tė madh si pėr qeverinė qendrore edhe pėr atė lokale pėr t’iu pėrgjigjur e modernizuar kėshtu pėrfundimisht adresat nė qytetet e fshatrat e vendit.

    Ju pėrshėndes pėr punėn e vyer qė keni bėrė dhe ju siguroj pėr mbėshtetjen e plotė tė qeverisė nė pėrpjekjet tuaja”.

    Ndėrsa lidhur me lehtėsirat qė do t’u krijohen tė rinjve dhe studentėve pėr pėrdorimin sa mė tė gjėrė tė internetit, Kryeministri theksoi se “instalimi i internetit pa pagesė ėshtė njė veprim shumė i menēur dhe i goditur, pasi studentėt duhet tė lundrojnė nė internet dhe koston e lundrimit tė tyre ta pėrballojmė ne. Tė jemi tė sigurtė se nė rast se u krijojmė mundėsi fėmijėve, tė rinjve dhe studentėve tė lundrojnė nė internet ne, si komb, do te kemi njė pėrfitim shumė herė mė tė madh sesa ajo qė shpenzojmė pėr t’u krijuar atyre kėtė mundėsi. Sikundėr shpresoj tė keni gjithnjė parasysh se shėrbesat janė gjithnjė tė atilla, kur ato i kanė ēmimet tė arsyeshme.”


    Marre nga faqja zyrtare e Kryeministrit te Shqiperise

  2. #2

    Pėr tė parėn herė, Shqipėria me Zip Kod

    Posta Shqiptare shpall miratimin tė Kodit Postar nga qeveria dhe Unioni i Pėrbotshėm Postar

    Pėr tė parėn herė, Shqipėria me Zip Kod

    Posta Shqiptare shpalli dje miratimin nga qeveria shqiptare dhe Unioni i Pėrbotshėm Postar tė Kodit Postar tė Shqipėrisė (ZIP KOD). Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast, dje pasdite, nė njė nga sallat e Hotel "Tirana" International" merrnin pjesė kryeministri Sali Berisha, ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, drejtori i Pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, Arqile Gorea, si dhe homologėt e tij nga Maqedonia e Kosova. Pikėrisht, me rastin e 9 Tetorit, Ditės Ndėrkombėtare tė Shėrbimit Postar, e cila pėrfaqėson krijimin e Unionit tė Pėrbotshėm Postar nė vitin 1874, nė kryeqytetin e Zvicrės, Bern, Posta Shqiptare, pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė, merr pasaportėn e saj europiane dhe qytetarėt shqiptarė nuk do tė ndjehen keq kur atyre t'u kėrkohet Zip Kodi. Nė fjalėn e rastit, drejtori i Pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, Arqile Gorea, u shpreh ndėr tė tjera se shpallja e Kodit Postar tė Shqipėrisė pėrbėn njė hap cilėsor drejt zgjerimit dhe automatizimit tė shėrbimeve postare, sipas standardeve bashkėkohore, me objektiva tė qarta drejt integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Nė kėtė mėnyrė, sipas zotit Gorea, Posta Shqiptare vė nė jetė njė nga objektivat e saj strategjike, parashtruar shtatė muaj mė parė nė Dokumentin Themelor tė Zhvillimit tė saj.

    "Posta Shqiptare, nė zbatim tė politikave shtetėrore si qeveri e shėrbimit dhe shėrbesave, gjendet sot mė pranė se kurrė qytetarėve tė saj, duke iu ofruar dhe siguruar shėrbime cilėsore klientėve nė mbarė vendin", tha zoti Gorea.

    Pėr t'iu ardhur nė ndihmė shqiptarėve, nė ēdo skaj tė Shqipėrisė, duke qenė se Posta Shqiptare ėshtė kompania me infrastrukturėn mė tė madhe nė gjithė vendin, nėpėrmjet 531 zyrave tė saj postare, pėrveē shėrbimeve bazė, tradicionale, pėr tė pėrmbushur detyrimin e qeverisė kundrejt qytetarėve tė saj, nė mėnyrė qė t'iu ofrojė atyre informacionin dhe mendimin ndryshe, ajo kryen shpėrndarjen e shtypit nė 120 pika postare, ku 70% tė tyre ndodhen nė zonat rurale tė vendit. Po nė kėtė periudhė, sipas zotit Gorea, Posta Shqiptare ka eliminuar radhėt e gjata pėr kryerjen e pagesave tė tatim-taksave, detyrimeve tė KESH-it, Albtelekom, pagesat e gjobave tė policisė rrugore, sigurimin e automjeteve, kartonin jeshil, grumbullimin dhe dorėzimin e dokumentave pėr legalizim nė Ministrinė e Jashtme, shpėrndarjen e pensioneve nė shtėpi e shumė shėrbime tė tjera.

    Gjithashtu, qytetarėt shqiptarė, sė shpejti, nėpėrmjet faqes sė internetit tė Postės Shqiptare do tė kenė mundėsinė qė nė ēdo kohė tė marrin informacion pėr dėrgesat e tyre postare nėpėrmjet sistemit online ndėrkombėtar tė gjurmimit IPS.

    Pėr t'iu ardhur nė ndihmė studentėve nė dy qendrat e mėdha studentore, nė Kamėz dhe nė Qytetin "Studenti", do tė ngrihen dy qendra tė mėdha universale shėrbimi, ku studentėve do t'u shėrbehet jo vetėm me shėrbimin postar dhe pagesat elektronike, por nė to ata do tė gjejnė librin universitar dhe artistik, shtypin, mjete shkollore, kancelarie, etj. Nė secilėn prej kėtyre qendrave do tė jenė tė instaluara 10 posta interneti, me shpejtėsi nė parametra bashkėkohorė.

    Pas fjalės pėrshėndetėse tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Postave, u bė shpallja zyrtare e ZIP KOD-it nga kryeministri Berisha. Ndėrsa ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Basha, u shpreh se ky Kod e afron Shqipėrinė njė hap mė pranė standardeve perėndimore.

    H.RAMA
    Rilindja Demokratike

  3. #3
    Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, u shpreh dje gjatė prezantimit tė Kodit Postar se "ky kod, jo vetėm sjell Shqipėrinė njė hap mė afėr standardeve perėndimore, por edhe lehtėson shpėrndarjen e postės nė njė mėnyrė tė shpejtė dhe tė saktė". Sipas ministrit Basha, "ėshtė pėr tė ardhur keq qė pushteti vendor nuk bėn as pėrēapjen mė tė vogėl pėr emėrtimin e rrugėve nė qytete". Drejtori i Pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, Arqile Gorea, u shpreh se "nė sportelet tona do tė gjeni shėrbimin e letrave, pakove, shpėrndarjen e shtypit, shpėrndarjen nė shtėpi tė pensioneve tė pleqėrisė, arkėtimin e tatim-taksave pėr biznesin e vogėl, pagesėn nė sportele tė ndihmės sociale, papunėsisė, etj.". Sipas Goresė, gjithashtu, nė sportelet e Postės Shqiptare bėhet arkėtimi i faturave telefonike, energjisė elektrike, ujit , arkėtim i gjobave tė policisė rrugore, ndėrsa sė shpejti do tė ofrohet edhe shėrbimi i transfertave monetare me sistemin Eurogiro, ushtrimi i veprimtarisė si agjent doganor, etj. Struktura e Kodit Postar nė Shqipėri klasifikohet sipas degėve, me 4 shifra, dy tė parat janė karakteret numerike tė degės, ndėrsa dy tė tjerat janė karakteret numerike tė zyrės postare

    RD

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Tani PO
    Po behet dicka edhe per posten Shqiptare qe me thon te drejten eshte ne pik te hallit, ku shpesh here nuk te vin letrat fare.

    Eshte dicka qe na ka munguar. Bravo qeveris Berisha.

  5. #5

    Kodet postare te Shqiperise

    Tirana 1000
    Kruja 1500
    Durrėsi 2000
    Kavaja 2500
    Elbasani 3000
    Gramshi 3300
    Librazhdi 3400
    Peqini 3500
    Shkodra 4000
    M. e Madhe 4300
    Puka 4400
    Lezha 4500
    Mirdita 4600
    Laēi 4700
    Berati 5000
    Kuēovca 5300
    Skrapari 5400
    Gjirokastra 6000
    Tepelena 6300
    Pėrmeti 6400
    Korēa 7000
    Progradeci 7300
    Erseka 7400
    Mati 8000
    Peshkopia 8300
    Bulqiza 8400
    Kukėsi 8500
    Hasi 8600
    Tropoja 8700
    Lushnja 9000
    Fieri 9300
    Vlora 9400
    Saranda 9700

    Tranzit 1700

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Shqipėria bėhet me kod postar

    Kryeministri premtoi edhe informatizimin e tė gjitha bizneseve dhe pronave brenda njė muaji

    Shqipėria bėhet me kod postar, ja numri pėr ēdo qytet


    N.Perndoj

    TIRANĖ- Mė nė fund, edhe Shqipėria ka kodin e saj postar. Kryeministri Sali Berisha, nė prani tė drejtuesve tė postės shqiptare, punonjėsve tė saj, hapi zyrtarisht dje kodin postar tė Shqipėrisė. Pėrmes njė materiali, dje pasdite ėshtė pasqyruar kodi postar i secilit prej qyteteve tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, gjatė fjalės sė mbajtur pėr kėtė ēėshtje, kryeministri ka informuar nė tė njėjtėn kohė njė tjetėr lėvizje, qė pak gjasa ka tė realizohet, siē ėshtė ajo pėr informatizimin e tė gjitha bizneseve brenda njė muaji. Berisha ka folur gjithashtu edhe pėr fillimin e projektit pėr kartat e identitetit. “Sot, ne shpalosėm kodin katėr shifror dhe kjo pėrbėn fillimin e njė hapi serioz drejt modernitetit tė sistemit postar, por edhe drejt modernitetit tė vendit”, -tha dje Berisha. Nėn shembullin e postės, kryeministri shtoi se qeveria do tė realizojė tė tjera shėrbime tė informatizuara. Kryeministri ka bėrė me dije gjithashtu se do tė realizohet edhe informatizimi i tė gjitha pronave tė vendit. “Do tė realizojmė regjistrin elektronik tė gjendjes civile, regjistrimin dhe informatizimin e tė gjitha bizneseve, i cili pėrfundon shumė shpejt, shpresoj brenda njė muaji, do tė realizojmė informatizimin e tė gjitha pronave tė vendit, si dhe do tė informatizojmė shumicėn e procedurave tė shėrbimeve. Tė gjitha duhet tė kenė njė terminal nė postėn e vendit. Qytetarėt duhet t’i adresohen postės si vendit mė tė sigurt pėr tė gjetur tė gjitha tė dhėnat, pėr tė pasur tė gjitha shėrbimet qė iu nevojiten”, - tha ai. Kreu i ekzekutivit shtoi se qeveria qė ai drejton ėshtė e vendosur pėr fillimin e zbatimit tė projektit pėr kartat e identitetit. “Midis idesė pėr pritjen pėr kompletimin e regjistrit elektronik tė gjendjes civile apo fillimit tė tyre, ēdo ditė e mė shumė merr pėrparėsi e dyta. Kartat do tė lejojnė mė vonė implementimin apo aplikimin nė to tė tė gjitha indekseve tė tjera tė rėndėsishme”,- tha ai. Duke iu rikthyer ēėshtjes sė kodit postar, kryeministri shtoi se kodi postar ėshtė nė detyrim i madh si pėr qeverinė qendrore edhe pėr atė lokale, pėr t’iu pėrgjigjur e modernizuar kėshtu pėrfundimisht adresave nė qytetet e fshatrat e vendit.

    Shekulli

  7. #7
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Pershendetje.

    Jam kureshtar te di se si ka ndodh kjo? dhe pse Shqiperia nuk ka pase Kod postar? si ka mund te ndodh kjo keshtu? qe Shqiperia nuk ka pase kode postare te cdo vendi qe ka Shqiperia? ca ka ndodh kjo keshtu?

    Pse Kosova nuk eshte akoma as gje i pranuar nderkombetarisht ka kode postare ne cdo qytet?
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Shqiperia s`ka kod postar sepse s`ka patur nevoje ta kishte gjate monizmit.Ne shqiperi edhe sot e kesaj dite nuk ka numratore rryme elektrike apo te ujesjellesit ku do te shihej se sa ka shpenzuar kjo apo ajo shtepi-familje apo person.Tera pagesat ende jane fakultative dhe pa asnje tregues te sakte te harxhimeve...Paguhet paushall dhe ne kete paushall inkasojne shuma te medha perfitimi inkasantet e shtetit (edhe kryeministri) te ketyre dy sherbimeve jetike te vendit!
    Kodi postar s`ka egzistuar sepse askush s`ka marre diē permes postes.Por edhe pas ketij kodi,ne shqiperi s`do te jete ne gjendje shteti te siguroje dergesat postare ne destinimin e tyre sipas adreses...sepse adresa s`ka,s`ka regjistrim te shtepive dhe emrime te rrugeve,numra...jo se jo...!
    Se pari do duhej te behej regjistrimi i secilit ku banon dhe si quhet,pastaj emerimi i vendbanimit ,rruges dhe numri i deres...e pastaj Kodi postar nderkombetar!

  9. #9
    Do te isha dakord me pjesen e pare te komentit tend, kurrkush, por jo me pjesen tjeter.

    Kodi postar vjen si nevoje komercialo-ekonomike, ne radhe te pare, e jo si shpikje qeverie apo domosdoshmeri e brendshme, se sa si domosdoshmeri prej "jashte".

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Kurkush kur do tia fusesh kot futja nje cike me lezet. Shtepia ku jam rritur dhe qe egziston edhe sot ne Tirane ka nje adrese. Dhe para dy javesh dergova ca foto ne ate adrese. Dhe per cudine tende ato fotografi mberriten. Ka gati 5 vjet qe po ne ate banese eshte instaluar nje mates i energjise dhe pagesa behet per cdo muaj. Sa per ujin ke te drejte. Po do ishte mire te mos i nxijme te gjitha dhe te jemi me bujare dhe mirenjohes per dicka te mire qe behet ne Shqiperi pamvaresisht se kush e ben> Per mua vendosja e nje zip kodi eshte nje gje e mire dhe e domosdoshme. TUNG!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėrbimi postar nė Shqiperi
    Nga BvizioN nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 20:48
  2. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  3. Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •