Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Qazim na e ke bo forumin gjithe tema komunistesh. Nuk thua shyqyr rrame ne qetesi kto vitet e fundit. Ja nje artikull per nje komunist me testere te kuqe

    Balla lexon teserën e PPSH-së së Berishës, ishte anëtarësuar në 8 nëntor ’68


    Shekulli

    Deputeti socialist Taulant Balla, publikoi dje në Parlament, të dhëna nga tesera e anëtarësimit të kryeministrit Sali Berisha në radhët e PPSH-së. Balla, tha se tesera e Berishës i kishte rënë në dorë pas viteve ’90. Ai iu kundërpërgjigj Berishës se nuk kishte mundësi të ishte komunist, pasi në vitin 1990 kishte qenë vetëm 13 vjeç. “Unë po ju paraqes një dokument që më ka rënë në dorë pas viteve ’90. Është tesera e komunistit, e atij që na akuzoi ne të gjithë edhe mua si komunsitë. Tesera e pranimit në radhët e PPSH-së të Sali Berishës, është firmosur në 8 nëntor 1968. Ky njeri vetëm në 8 nëntor mund të pranohej në parti. Në anën tjetër të teserës jepen të dhëna për kuotizacionet, që janë paguaer rregullisht 90 lekë në muaj. Në vitin 1979, është bërë sekretar byroje në fakultetin e mjekëisë dhe ka vazhduar deri në vitin 1990, ka qenë po në atë kohë mjek personal i Hysni Kapos dhe Haki Toskës, duke u bërë pjesë edhe e intrigave”




    10/10/2006

  2. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    “Unë po ju paraqes një dokument që më ka rënë në dorë pas viteve ’90. Është tesera e komunistit, e atij që na akuzoi ne të gjithë edhe mua si komunsitë. Tesera e pranimit në radhët e PPSH-së të Sali Berishës, është firmosur në 8 nëntor 1968. Ky njeri vetëm në 8 nëntor mund të pranohej në parti. Në anën tjetër të teserës jepen të dhëna për kuotizacionet, që janë paguaer rregullisht 90 lekë në muaj. Në vitin 1979, është bërë sekretar byroje në fakultetin e mjekëisë dhe ka vazhduar deri në vitin 1990, ka qenë po në atë kohë mjek personal i Hysni Kapos dhe Haki Toskës, duke u bërë pjesë edhe e intrigave”
    Prandaj duhen HAPUR dosjet o njerëz... u bë ky zgjebsi që qenka pranuar FIKS në 27 vjetorin e themelimit të PKSH-së ti quajë të tjerët komunistë me nocionin e keq të fjalës??!!
    Loja që hapi brryli, do ti kthehet nga akuzues në i akuzuar.
    Ka qyfyre Don Sal Kishoti .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 10-10-2006 më 23:50

  3. #13
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Prandaj duhen HAPUR dosjet o njerëz... u bë ky zgjebsi që qenka pranuar FIKS në 27 vjetorin e themelimit të PKSH-së ti quajë të tjerët komunistë me nocionin e keq të fjalës??!!
    Loja që hapi brryli, do ti kthehet nga akuzues në i akuzuar.
    Ka qyfyre Don Sal Kishoti .
    Jo jo,ju lutem mos na e ndyeni PPSH-ne me plehera si Salo e saloviqe tjere!Komuniste nuk quhen te gjithe ata qe kane marrur teserat per kete apo at shkak spiunimi apo...por ata qe vertete kane qene te tille ,qe kane udhehequr shtetin shqiptar!Ky Salo,atehere i etshem,njesoj sikurse sot per pushtet,e ka bere anetaresimin,kjo dihet qe moti,dihen dhe funkcionet e tija ne Parti por ky nuk ka qene Komunist asnjehere por kriminel,trathtar,pleh,injorant,intrigant!

  4. #14
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Cdo popull , meriton qeverine ka.
    Sipas kokes edhe festen...
    Kur populli shqiptar, ne pergjithesi kthen ne pushtet ate qe per pak ndezi lufte civile ne Shqiperi, cfare mund te presesh... Nuk votohet me idologjine "Per inat te s'ime vjehrre" Dhe te hapen dosjet , kujtoni ju se do gjeni gje per Salen?! 1992-'97 i mjaftuan doktorit te "rregullonte biografine". Shqiptaret nuk e kane akoma ate pjekuri per te aritur qe te ndeshen me realitetin e dosjeve... Megjithese keto jane thjesht mendimet e mia, nuk besoj se do nxiret gje ne drite..te tere i kane perlyer duart, ne mos ne regjimin e pare, me siguri pas tij...njera dore lan tjeren

  5. #15

    Opozita braktisi seancën,për të mos dënuar Enver Hoxhën

    Kryeministri akuzon ashpër opozitën. “Mobilizuan grupet e fjetura në 97-ën dhe i vunë zjarrin vendit

    Berisha: Opozita braktisi seancën, për të mos dënuar Enver Hoxhën

    A.Rama

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar mbrëmë akuza të rënda ndaj opozitës, pak minuta para se të votohej në Kuvend rezoluta për krimet e komunizmit. Në mungesë të opozitës, në sallën e Kuvendit, kreu i ekzekutivit ka theksuar se ishte PS ajo që organizoi rebelimin e ‘97-tës, duke mos mohuar edhe përgjegjësitë e mazhorancës demokratike në atë kohë. “Shqiptarët kanë një memorie. Në rast se vështrojmë prapa 15 vite, më 12 qershor të vitit 1991, PPSH nuk pranoi të shkrihej, përkundrazi, shpalli zyrtarisht veten trashëgimtare juridike. Një deputet u ngrit dhe propozoi ndërrimin e emrit dhe e votuan, kaluan në Parti Socialiste. Është kjo parti, e cila nëpërmjet bojkotit me një skemë tipike komuniste organizoi rebelimin e 1997. U përdor bojkoti i zgjedhjeve për të mobilizuar “grupet e fjetura”, për t'i vënë zjarrin vendit vetëm e vetëm që pushteti të merrej me dhunë”,- tha Berisha, gjatë fjalës së mbajtur. Mungesën e opozitës në sallë, kreu i ekzekutivit e ka lidhur me faktin, se opozita aktuale kërkon të mbrojë sërish të shkuarën. “Çfarë do të thotë të bësh rezolutë, pa dënuar luftën e klasave? Do të thotë të mbrosh të shkuarën, do të thotë të vazhdosh të këndosh këngën e Enver Hoxhës edhe shtatorin tjetër. Por, këtë ne nuk do ta lejojmë”,- tha Berisha gjatë fjalës së tij. Kryeministri vijoi me tej me fjalën e tij. “Kërkuan 30 minuta leje dhe vendosën të bojkotojnë seancën historike të Kuvendit, për të dëshmuar se edhe pas 15 vjetësh nuk ngrenë dorën për të ndëshkuar Enver Hoxhën, diktatorin mizor, klikën e tij. Ata nuk guxuan për të dënuar të shkuarën, ndonëse ftesa ishte e hapur që bashkarisht të arrinim në një rezolutë, që s’ka asnjë synim hakmarrjeje, por një qëndrim të përbashkët kundër periudhës më të zezë të historisë kombëtare, periudhës në të cilën 1/4 e shqiptarëve përjetoi kalvarin më të egër, periudhën më të cilën u përjetua skllavëria më e rëndë që nga sistemi skllavopronar”,- tha ai. Kryeministri Berisha, theksoi se zbatimi i rezolutës është një detyrim madhor. Ai siguroi se mazhoranca do t’i përmbahet përmbajtjes së saj sepse, sipas tij, ajo është rezolutë e ekuilibruar dhe e bën shoqërinë shqiptare me qytetare dhe më të sigurt. Kreu i ekzekutivit ka sqaruar gjithashtu, se dosjet janë një kapitull i hidhur, por, sipas tij, ato nuk do të hapen për qytetarët e thjeshtë, pra për nëpunësit, por për vendimmarrësit. “Sepse ne nuk do të hapim një dramë të re”,- shtoi ai. Kreu i ekzekutivit e cilësoi ditën e djeshme, si historike për Kuvendin, e cila “po vendoste të jepte një përgjigje ligjore dhe morale diktaturës më të egër që njohën shqiptarët, regjimi që shkatërroi vokacionin perëndimor”. “Regjimi që ndërtoi kampe, burgje më shumë sesa pallate sporti, shkolla dhe pallate për njerëzit, që ktheu fshatarësinë në skllevër, por mbi të gjitha që burgosi internoi, burra, pleq e gra . Ky regjim u bazua fund e krye në luftën klasore, ne ekzekutimin pa gjyq të qindra mijëra shqiptarëve, për ndjekjen e të gjithë të shkolluarve jashtë, sepse ata mbartnin vlerat e bashkimit të kombit tonë me kombet e tjera, vlera që rilindasit i patën në themele të veprave të tyre. Shqiptarët janë të vetëdijshëm për këtë. Asnjë nuk mund të përshkruajë atë që përjetuan shqiptarët”,- tha ai.


    Gazeta Shekulli
    30-10-2006

  6. #16
    Rezolutë

    Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri



    1. Kuvendi i Shqiperise i referohet Rezolutave te Asamblese Parlamentare
    te Keshillit te .Europesdhe konkretisht, Rezolutes 1096. (1996) "Masat për të çrrenjosur trashëgimin e sistemeve totalitare komuniste", Rezolutës 1481 (2006) "Domosdoshmeria per denimin nderkombetar te krimeve te regjimeve totalitare komuniste", si dhe vendimeve te Konventes se Pare Kombetare te Shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Perndjekurve Politike dhe Qendres Shqiptare te Rehabilitimit te, te Mbijetuarve te Tortures "Per denimin e krimeve te komunizmit në Shqiperi", date 12.05.2006.

    2. Regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhes dhe klikes se tij, qe qeverisi Shqiperine pas Luftes se Dyte Boterore deri ne vitin 1990, u karakterizua nga: dhunimi masiv i te drejtave te njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale e kolektive (me dhe pa gjygj), vdekjet ne kampet e perqendrimit, vdekjet nga uria, torturat, debimet, puna skllaveruese, terrori fizik dhe psikologjik, genocidi per shkak te origjines politike apo trashegimise se prones si dhe dhunime te lirise se ndergjegjes, mendimit dhe shprehjes, lirise se shtypit, lirise se besimit fetar dhe .lirise se pluralizmit politik.

    3. Partite qe juridikisht trasheguan strukturat, anetaresine dhe pronat e PPSH-se, nuk kane shprehur deri sot vullnetin per t'u distancuar nga regjimi totalitar komunist, nga "lufta e klasave" dhe "diktatura e proletariatit" si dhe krimet e Enver Hoxhes dhe klikes se tij.

    4. Renia e regjimit komunist ne Shqiperi nuk u pasua me nje hetim te krimeve te kryera prej tij, aq me teper qe autoret e ketyre krimeve nuk u perballen asnjehere seriozisht me drejtesine dhe nuk u kerkuan falje publike viktimave te genocidit komunist.


    5. Rrjedhimisht, ndergjegjesimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit te ri, per krimet çnjerezore te kryera nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhes eshte mjaft i dobet.

    6. Kuvendi i Shqiperise shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve te diktatures komuniste, i sherben shmagies se perseritjes se krimeve te ngjashmene te ardhmen. Ndeshkimi i krimeve te kryera dhe rivleresimi real i historise luan nje rol te rendesishem ne edukimin e brezavete rinj.

    7. Kuvendi i Shqiperise denon fuqimisht dhunimin masiv te te drejtave te njeriut te kryer nga regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhes dhe klikes se tij.

    8. Kuvendi i Shqiperise denon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymezuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit me te eger diktatorial-komunist ne Europen- Lindore qe çoi ne izolimin dhe varferimin e tejskajshem te Shqiperise dhe kerkon heqjen e te gjithe titujve dhe dekoratave te dhena atij e bashkepunetoreve te tij nga regiimi komunist.

    9. Kuvendi i Shqiperise kerkon rishikimin e datave simbol te sistemit komunist qe shenojne instalimin e diktatures komuniste ne Shqiperi si dhe heqjen e ketyre datave nga protokollet zyrtare shteterore.

    10. Kuvendi i Shqiperise kerkon berjen publike te te gjitha dokumenteve qe deshmojne krimet e regjimit komunist perfshire edhe dosjet e krijuara ne ish-institucionet e perndjekjes dhe denimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Prokurorite, Gjykatat dhe Komitetet e Debim-Internimeve.

    11. Kuvendi i Shqiperise kerkon hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit per politikanet, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre te sistemit te drejtesise, te administrates publike qendrore e lokale, si dhe te mediave kombetare audio-vizive apo te shkruara.

    12. Kuvendi i Shqiperise fton partite komuniste dhe post-komuniste ne Shqiperi, qe te rikonsiderojne historine e komunizmit dhe te kaluaren e tyre, te distancohen qartesisht nga krimet e kryera nga regjimi komunist dhe nga diktatori Enver Hoxha duke i denuar ato pa asnje medyshje.

    13. Kuvendi i Shqiperise fton akademiket, historianet dhe ekspertet e pavarur qe t'i intensifikojne kerkimet e tyre per percaktimin dhe verifikimin objektiv te historise se Shqiperise gjate diktatures komuniste.

    14. Kuvendi i Shqiperise vlereson se viktimat e krimeve te regjimit totalitar komunist si dhe familjet e tyre, meritojne respekt dhe mirekuptim per vuajtjet e tyre si dhe mirenjohje per qendresen e tyre ndaj diktatures.

    15. Kuvendi i Shqiperise mbeshtet hartimin e nje strategjie kombetare per eleminimin e pasojave te totalitarizmit gjysmeshekullor ne Shqiperi dhe fton institucionet shteterore te permbushin te gjitha deturimet ligjore lidhur me statusin e te perndjekurve politike per integrimin, arsimimin, punesimin, strehimin dhe demshperblimin e tyre ne nje kohe sa me te shpejte, si dhe akordimin e nje fondi per gjetjen e te zhdukurve dhe te vrareve me apo pa gjyq per. arsye politike.

    16. Kuvendi i Shqiperise nxit fillimin e nje fushate kombetare per ndergjegjesimin rreth krimeve te kryera ne emer te ideologjisë komuniste duke perfshire rishikimin e librave shkollore, shpalljen e nje dite kombetare per perkujtimin e viktimave te komunizmit, hapjen e muzeumeve, perfshire edhe kthimin ne muze te burgjeve te tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve ne nderim te shqiptareve qe u vrane per kundervënien ndaj regjimit totalitar.

    17. Kuvendi i Shqiperise mbeshtet orgarnzimin e nje konference kombetare me pjesemarrjen e perfaqesuesve te parlamentit, qeverise, partive politike, shoqatave te te persekutuarve, akademikeve, historianeve si dhe eksperteve te OJQ-ve, per krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste.

    Gazeta Shekulli
    31/10/2006

  7. #17

    Edi Rama: PS-ja duhet të denoncojë të shkuarën e saj

    PS-ja duhet të denoncojë të shkuarën e saj



    Edi Rama



    Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Evropës, prandaj edhe më e pamundur është harresa te ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz, për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.

    Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PS-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare… Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.

    Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile… Nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile.

    Opozita demokratike jo komuniste ka lindur shumë herët sesa dhjetori i 90-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës... rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim despotik.

    Pajtimi Kombëtar pikërisht aty duhet të fillojë, te Lufta Civile. Kushdo që do t’u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështetë pa asnjë ngurim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile.



    *Ky është një fragment i shkëputur nga libri “Refleksione”, 1992, me autorë Edi Ramën dhe Ardian Klosin.

  8. #18
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Jam dakort të hapen dosjet e kohës së komunizmit sepse në rradhë të parë, nga kjo gjë do të dalë edhe e kaluara e saktë e Sali Berishës dhe shumë të tjerve që sot janë kaq "antikomunistë".
    .
    Keshtu pandehja edhe une, por mora vesh(nuk e di nese e vertete!!!) se komunistat e atehershem nuk kishin dosje.Partia kishte besim tek bijet e tij dhe vetem ata fakir-fukarejte qe nuk ishin komuniste, kishin dosje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qerim.. cmendim ke per neritan ceken dhe taulant deden?

    meqe je elbasanlli..

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Brari
    qerim.. cmendim ke per neritan ceken dhe taulant deden?

    meqe je elbasanlli..
    Ne ndihme te Qerimit:

    Berisha urrehet tmerresisht nga Neritan Ceka dhe aleatet e tij socialiste, sepse ai ua prishi planet per uzurpimin e PD-se nga klanet e ish-Sigurimit te Shtetit dhe te pergatitura mjeshterisht nga Ramiz Alia.
    Azemi qe percaktuar per t'u vrare qe ne ate kohe kur ai pengoi daljen ne krye te PD-se te Neritan Cekes & Co (Edi Rames, Frrok Cupit etj..
    Ceka si pasardhes i nje familje me tradita do te duhej te ishte nje super opozitar ne vitet '90, mirepo per fat te keq ai sic duket do te kishte pire ndonje gote me uje te turbullt ne vitet e rinise se tij, turbullsire qe nuk po i ndahet gjithe jetes.
    Ne vitin '91 ai i pergatiti nje gracke Berishes, gjate nje takimi me Ramiz Aline, mirepo Berisha e a Ceken te vetmuar ne misionin e tij me Ramiz Aline.

    Ndersa Deden besoj se Qerimi duhet ta njohe me mire.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •