Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Pse e majta në Shqipëri nuk dënon genocidin komunist?

    Obelisk për ish të përndjekurit, disa socialistë ndalen edhe tek të mirat e diktatorit


    Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ishte gjëja më e guximshme që ka propozuar ndonjëherë parlamenti shqiptar, pas debatit disaorësh për viktimat e komunizmit. Kanë qenë të dy krahët e politikës që kanë propozuar hapjen e dosjeve, por, ndërsa mazhoranca, me anë të deputetit Tritan Shehu, ka paraqitur në mënyrë institucionale kërkesën grupi i socialistëve nuk ka çuar asnjë shkresë zyrtare në drejtim të kryetares së Kuvendit për kërkesën e hapjes së dosjeve në Shqipëri (ka patur, për hir të së vërtetës, vetëm një shprehje kalimthi nga ish-kreu i Kuvendit, Namik Dokle) duke mbetur kështu, peng i së shkuarës së saj të trashëguar nga Partia e Punës, nga edhe lindi Partia Socialiste. Megjithatë, duke i marrë të mirëqena propozimet, në hartimin e projektrezolutës finale, Kuvendi ka patur mendimin që të shtohet pika e hapjes së dosjeve, duke u lënë topin përfaqësuesve të së majtës.

    Përveç kësaj, është propozuar një obelisk në qendër të Tiranës dhe pikërisht tek vendi ku ngrihej busti i ish-diktatorit Hoxha, si dhe transparenca më e madhe për arkivat që kanë të bëjnë me të kaluarën e regjimit totalitar. Këto pika kanë qenë thelbi i atyre gjërave të reja që u pritën nga debati, ndërsa dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve është kërkuar, më shumë si njohje e moralit të fitimtarit të betejës së gjatë që një pjesë dhe një shtresë e shoqërisë shqiptare ka bërë me diktaturën. Gjatë diskutimeve të djeshme në Kuvend kanë rënë në sy ato të socialistëve që, duke mbartur mëkatet e Partisë së Punës, ishin në pozicionin qesharak që nuk guxonin të dilnin kundër rezolutës europiane për antikomunizmin, por nga ana tjetër, përpiqeshin që të mos e lidhnin këtë zhvillim me të kaluarën në Shqipëri, por me kryeministrin Berisha, me insinuata të njëpasnjëshme për të. Megjithatë, as diskutimet e Kastriot Islamit që, kësaj radhe kishte lënë mënjanë thirrjet për thyerjen e kafkave, as diskutimi i Namik Dokles, që u mundua me bejte hoxhallarësh të shigjetonte kryeministrin dhe as diskutimi “i sinqertë” i Erion Braçes, që kërkoi falje karshi deputetit Ngjela për shkrimet e gazetës partiake që drejton, nuk mundën ta nxjerrin PS-në nga përgjegjësia të cilën e refuzoi ta marrë deri në fund, duke mos mundur të jetë iniciatore e projektrezolutës, por vetëm pritëse se çfarë do të servirte shumica që ata ta miratonin apo hidhnin poshtë, sipas rastit. E majta, e detyruar të gjendej në sallë, nga sytë e opinionit publik, u përpoq të dukej e pakompleksuar nga e kaluara, por nuk ia doli, pasi figura të tilla si Ruçi, etj, që janë akuzuar drejtpërdrejt për genocid, nuk shfaqën ndonjë pendesë të madhe e nuk u distancuan nga veprimet e tyre jo shumë të largëta. Përshtypje në sallë ka bërë fjalimi i deputetit të mazhorancës Ferdinand Xhaferri, që ka kërkuar distancim, së pari, prej socialistëve, prej epokës hoxhiste, gjë që nuk e kanë bërë dot deri më sot, si dhe më pas dënimin e këtyre krimeve nga PS e angazhimin përballë opinionit qytetar e votuesve, se nuk do të ndodhin më krime të tilla si ato të së shkuarës. Sipas tij, arsyeja që çoi gjithë Europën në një diskutim të tillë, janë shenjat e rikthimit të mundshëm të të majtëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera, tek praktikat e dhunshme totalitare, pasi ata ende nuk kanë dhënë garanci se nuk do të lejojnë me koshiencë të ndodhin gjëra monstruoze si ato të viteve të regjimit komunist. Sipas zhvillimeve deri në orët e vona të seancës së djeshme plenare, grupi i PS-së ka nxjerrë jo pak probleme për konstituimin e grupit të deputetëve nga çdo forcë politike që do të hartonte rezolutën përfundimtare, që dënon krimet e komunizmit. Pavarësisht se diskutimi i djeshëm i Kuvendit u përqendrua më shumë në anën propagandistike të argumenteve dhe kundërargumenteve, ajo që ndodhi mbrëmë në sallën e tij, nuk ishte veçse fillimi i zgjidhjes së problemeve që shqiptarët kanë me mentalitetin e tyre, për të ndryshuar të kaluarën e errët dhe për të pranuar me konsensus, shtresën e ish-të përndjekurve dhe për ta integruar atë në jetën shoqërore, duke dhënë garanci se askush nuk do të guxojë të ushtrojë tmerre pa fund mbi njerëzit e vendit të vet, por as mbi njerëz të kombeve të tjera, në emër të ideologjive apo praktikave diktatoriale.

    Kleves Bitro
    Gazeta 55

  2. #2
    Muzeumi i diktaturës – vendi ku po fle Edi Rama


    Kryetari socialist Edi Rama, është parë të kalojë ditë të tëra në shtëpinë që dikur ka banuar një prej ikonave të regjimit komunist, njeriu që nuk dinte shkrim e këndim, Myslym Peza. I thirrur ndryshe edhe si “Baba”, Myslim Peza as më shumë e as më pak shërbeu si ikonë për regjimin duke qenë fillimisht zv/kryeministër në vitet 1944-1946 dhe pastaj zv/president i Shqipërisë në vitet 1946-1982. Shëmbëlltyra e këtij njeriu që ishte figura më e qartë e padrejtësive që mund të vëreheshin në Shqipëri, kur profesorët e diplomuar në perëndim kalbeshin burgjeve ose në rastin më “fatlum” hapnin kanale, ose punonin toka të forta, ishin të detyruar të shihnin në krye të atij shteti, njerëz si Myslim Peza, i cili kurrë nuk mësoi të shkruajë as emrin e vet e jo më të kishte botëkuptimin apo përgatitjen për të drejtuar shtetin.

    Tanimë kohët kanë ndryshuar dhe “Baba” nuk është më pjesë e kësaj bote, pavarësisht se virtualisht atë po përpiqet ta ngjallë, kreu socialist Edi Rama. Përballë një realiteti të tillë kur në Europë po kërkohet me ngulm dënimi i krimeve të komunizmit dhe i atij pushteti, Edi Rama reflekton stalinizmin e tij duke bujtur në muzeumin e Myslim Pezës, personin që dikur ka qenë në kërkim për vrasje në fshatrat e Tiranës. Gjetja e një shembulli të tillë frymëzimi nga kreu socialist përveç të tjerash përfaqëson edhe njëherë tjetër mos-distancimin e prerë të forcës së tij politike nga figurat e komunizmit dhe nga dukuritë e atij regjimi. Mbi të gjitha përpjekja për indoktrinimin edhe të brezit të ri e bën edhe më të rëndë akuzën ndaj Edi Ramës. Është kuptimplote thënia e një të riu të intervistuar në Pezë nga një televizion. Pyetjes së çfarë ishte 16 shtatori, iu përgjigj “çlirimi i Pezës”. Ec e mendoje se sa të ndërgjegjshëm ishin të pranishmit pse ishin mbledhur aty. Nuk mund të ishte diçka e rastësishme kur në Pezë shihej portretet e Enver Hoxhës apo Babë Myslimit, por kurrë ato të Abaz Kupit, Ndoc Çobës, Kamber Qafmollës, Ymer Dishnicës, etj.

    Ramës po i shërben “strehimi” në strofkullën e “Babës” për t’u treguar sa më majtist e për të fituar më shumë pikë tek ekstremistët e majtë. Por nga ajo shtëpi nuk ka dalë vetëm Myslim Peza, por edhe Shyqyri Peza dhe Rama akoma nuk e di si përfundon kjo histori. Përfundimisht, Shqipëria ka të vetmin kryebashkiak të kryeqytet që fle në një muzeum, në një muzeum që simbolizon krimin e diktaturës. Në ditën kur “ligjëronin” deputetët e Edvinit për dënimin e krimeve të komunizmit dhe reminishencave që shfaqen ende sot e gjithë ditën në realitetin shqiptar, vëmendja kthehet nga “krimi i gjallë” që fatmirësisht ka vendosur ta mbyllë “avenirin” e vet në një muzeum krimi. Përfundim i merituar, sigurisht!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    E majta shqiptare e cila nuk e njeh "gjenocidin" ajo s`mund ta denoje ate.Se pari kjo gje,kjo periudhe e ndritur Historike e Shqiperise duhet te shpallet si e denueshme nga te gjithe e pastaj te denohet si gjenocid apo tjeter.Une per vedi,jam per hapjen e Dosjeve te kohes se kaluar te monizmit,se keshtu populli kope i sotem i demokracise anarkiste dobiçiane,edhe perse eshte verbuar nga propaganda e huaj antishqiptare shekullore do te shohe me ne fund te verteten e vetme te shqiperise se asaj kohe qe ishte ENVREIZMI kunder tera genjeshtrave dhe propagandave te ndyera te huaja!
    Por,edhe perse demodobiçianet e sotem sllave-greke-italiane-kerkojne te thellojne jazin dhe te nxisin edhe me shume vellavrasjen ne mes te shqiptereve te sotem,se gjoja jane pak te ndare,prapseprap kjo iniciative nuk do te shkoje me tutje se sa nje kerkese siperfaqesore e mazhorances maloke e cila vet s`eshte ne gjendje t`i hyje kesaj pune kur dihet qe vet eshte e zhytur ne Krime me thelle se ata qe i akuzon!
    Jam kureshtar te dij se kur do akuzohet dikush nga keta maloke demodobiçiane qe te dal une ta mbroje para "gjyqit" te tyre dhe atij kriminel evropiano-sllav!

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Jam dakort të hapen dosjet e kohës së komunizmit sepse në rradhë të parë, nga kjo gjë do të dalë edhe e kaluara e saktë e Sali Berishës dhe shumë të tjerve që sot janë kaq "antikomunistë".
    Momenti kur kjo gjë po kërkohet nga PD-ja, është një moment tepër i dobët, sepse është kërkuar ngritja e komisionit parlamentar për hetimin e pasurisë së familjes së Berishës, plus dhe skandalet e njëpasnjëshme të ministrave të kabinetit Berisha dhe të vetë Berishës.
    Kjo gjë (hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit) është një manovër e keqe dhe e pashpresë, për të hequr vëmëndjen e opinionit shqiptar nga korrupsioni dhe skandalet e qeverisë së sotme.

  5. #5
    Kryeministri tha dje në Kuvend se në rezolutën për krimet e komunizmit do të futej dhe pika për hapjen e arkivave të ish-Sigurimit të Shtetit

    Berisha: Do të hapim dosjet e ish-Sigurimit

    “Të gjithë arkivat, ku janë dokumentuar ato që kanë hequr ish të persekutuarit e të përndjekurit politikë, do të nxirren në shesh”

    Anila Rama

    TIRANË- Hapet drita jeshile për zbardhjen e arkivave të ish-Sigurimit të Shtetit dhe dosjeve të ish- bashkpunëtorëve të kësaj strukture në vitet e diktaturës. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në Parlament se do të hapen dosjet, ashtu siç po kërkonin socialistët gjatë debatit të zhvilluar dje për shqyrtimin e rezolutës ku kërkohej të dënoheshin krimet e diktaturës komuniste. Kreu i qeverisë, iu premtoi dje deputetëve se, të gjithë arkivat, ku janë dokumentuar ato që kanë hequr ish- të persekutuarit e të përndjekurit politikë, do të nxirren në shesh. “Do t’i hapim të gjitha dosjet, rezoluta do të ketë shumë gjëra, nuk është aq e thjeshtë ajo. E gjithë arkiva çka ata kanë vuajtur për 50 vite do të dalë, ta marrin vesh të gjithë atë që ka ndodhur. Pse nuk kërkoni komision hetimor ju për dosjet, por kërkoni për borderotë? Le të bëjmë një hetim për dosjet. Do të dalin të gjitha që nga “cigarja” deri tek “raketa””, - tha Berisha duke përmendur edhe emra, që më së shumti duken si pseudonime të ish- bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Berisha nënvizoi se hapja e dosjeve duhej bërë, pasi nëse nuk ndodhte një gjë e tillë do të kishte imponime të forta. Por jashtë fjalës së tij, nuk mbeti as çështja e dëmshpërblimit të ish- të përndjekurve nga regjimi komunist. Berisha premtoi shpërblim të shpejtë dhe sipas dispozitave të Kodit Penal për të gjithë ata që vuajtën në burgjet dhe në kampet e internimit. “Dekomunistizimi është për ta bërë të qetë shoqërinë shqiptare. Ky proces ka një aspekt kryesor që është shpërblimi i atyre që vdiqën e nuk u mposhtën. Të gjithë ata do të shpërblehen, orë për orë e ditë për ditë, siç e ka Kodi Penal, qindarkë për qindarkë. E kjo do të ndodhë shumë shpejt. Nuk mund të bjerë shoqëria në paqe, kur ata shohin që xhelatët e tyre japin drejtësi”, - theksoi Berisha. Ndër të tjera, ai akuzoi socialistët se vazhdonin të ruanin të pandryshuar lidhjet dhe trashëgiminë me diktaturën komuniste, pasi ata ishin bijtë e etërve të tyre, që dikur ishin anëtarë e drejtues të PPSH-së. Sipas kreut të maxhorancës, PPSH, është e vetmja parti ndër partitë ish- komuniste që nuk u shkri, por ndryshoi emrin. Berisha tha më tej se socialistët kanë përfshirë në protokollin e shtetit si festë kombëtare 24 majin 1944, Kongresin e Përmetit, ditën kur u themelua diktatura komuniste. “PPSH u shndërrua me një dokument, nuk u shkri si të gjithë partitë e tjera komuniste të Lindjes, për t’u rithemeluar. Ajo as selinë nuk e ndryshoi. Në protokollin e shtetit është kthyer në ditë feste 24 maji dita e themelimit të diktaturës komuniste, por ju nuk e ndryshoni dot, se ju zgjodhët kryetar atë që u rrit duke përqafuar bustet e diktatorit. Ju s’mund të jetoni jashtë asaj kohe. Ju mbushët prokurorinë dhe Shërbimin Informativ me bashkëpunëtorët e regjimit”, - tha kreu i qeverisë. Ai i ftoi deputetët e opozitës që të bashkëpunonin për të hartuar një rezolutë, ku të tregonin distancimin e tyre duke hedhur hapin e parë me shpalljen e 24 majit si ditë zie, e jo si festë kombëtare. Sipas tij në rezolutë duhet të jepej dënimi kapital për diktaturën dhe diktatori Hoxha të zhvishet nga çdo atribut, si diktatori më i egër i pas Luftës së Dytë Botërore.

    10/10/2006
    Gazeta Shekulli

  6. #6

    Berisha: 24 Maj, datë e zezë e historisë së Shqipërisë

    Berisha: Do të hapen dosjet dhe arkivat e diktaturës. 24 Maj, datë e zezë e historisë së Shqipërisë

    Ndarje me komunizmin dhe zgjatimet e tij

    "Ta shndërrojmë rezolutën në një akt historik, ku diktatura gjaksore të zhvishet nga të gjitha atributet e saj". Kjo ka qenë thirrja që kryeministri Sali Berisha u ka bërë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për të dalë të gjithë njëzëri kundër akteve të pashpirta të regjimit komunist. Kryeministri ka theksuar dhe ka risjellë në vëmendjen e të gjithëve, gjatë fjalës së tij, pikat kyçe, karakteristikat që e bëjnë më të prekshëm dhe më të kuptueshëm regjimin, të cilin Këshilli i Europës nuk ka pak kohë që e ka dënuar me anë të një rezolute. "Ky debat i kushtohet një prej periudhave më të egra të historisë së kombit, institucionit të skllavërisë më të thellë, që nga koha e sistemit skllavopronar. Një e katërta e kombit përjetoi ekzekutimet, burgjet, kampet, torturat më çnjerëzore pas Luftës së Dytë Botërore". Kryeministri Sali Berisha theksoi se "regjimi komunist ishte një bandë terroriste që u instalua në Shqipëri, pasi u ekzekutuan 8 mijë veta në gropat e Tivarit. Ky ishte regjimi që zhyti në uri 2/3 e kombit. Kjo është barbari, ndaj Evropa e cilësoi Enverin si Hitlerin e pas Luftës së Dytë Botërore". Duke e vënë theksin në vuajtjet e pafund të shqiptarëve, kreu i ekzekutivit tha se "shqiptarët përjetuan një kalvar vuajtjesh, por qëndresa i bëri më historikë, duke u bërë sirenë e lirisë. Asnjë komb në Europë nuk përjetoi atë që përjetuan të gjithë shqiptarët. Kur vizitova Rumaninë, pashë se nuk kishte bunkerë, 36% e buxhetit të vendit tonë, për 20 vjet me radhë, u shfrytëzuan për të betonuar". Duke sjellë në analogji diktatorin e një prej vendeve ish-komuniste të Lindjes, kryeministri i vendit dhe kreu i Partisë Demokratike në vend, duke e cilësuar si një nga regjimet më totalitare atë të ndodhur në Shqipëri në ato vite, tha se "diktatori i Rumanisë kishte ndërtuar pallate perandorake. Asnjë shoqëri nuk erdhi më e shpërfytyruar se e jona. Dekomunistizimi i vendit nuk është realizuar akoma". Kreu i qeverisë risolli historinë në kujtesën e kuvendorëve. "PPSH u shndërrua me një dokument, nuk u shkri si të gjitha partitë e tjera komuniste të Lindjes, për t'u rithemeluar. Emrin tuaj jua përmbysa, ju përmbysa ju dhe etërit tuaj", tha Berisha. Kryeministri theksoi se "rezoluta do të ketë shumë gjëra. Rezoluta nuk është aq e thjeshtë sa e mendoni. Nëse e keni për fyerje përmbysjen e etërve, unë këtë e bëra. PPSH mbajti çdo gjë, as selinë nuk e ndryshoi. Ju mbushët prokurorinë dhe SHISH-in me xhelatët e regjimit komunist dhe filluat të varni portretet e Hitlerit nëpër zyra". Kryeministri Berisha theksoi se duhet ndryshuar 24 maji, një festë që do të thotë ditë zie, sipas tij, për shqiptarët. "Në protokollin e shtetit është kthyer në ditë feste 24 maji, dita e themelimit të diktaturës komuniste, por ju nuk e ndryshoni dot, se ju zgjodhët kryetar atë që u rrit duke përqafuar bustet. Ju s'mund të jetoni jashtë të djeshmes". Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe vrasjet që sipas tij, janë bërë në kohë nga ata që ishin dhe ata që janë pjesë e atij regjimi diktatorial. "Ashtu siç vratë Mustafa Gjinishin, ashtu vratë edhe Azem Hajdarin. Ju zgjodhët kryetar të partisë njeriun që ndihet i qetë kur fle në shtratin e Myslym Pezës. Ju nuk i përkisni as terrorit të viteve '50, as atij të viteve '70, por s'shkëputeni dot nga ajo kohë. Këtë e treguat në '97, shpalosët të gjithë terrorin e shtetit", nënvizoi kryeministri Berisha në fjalën e tij në Kuvend. "Dekomunistizimi është një proces për të qetësuar shqiptarët. Ky proces ka si aspekt kryesor shpërblimin e atyre që vdiqën e nuk u shpërblyen. Ata do të shpërblehen ashtu siç e ka Kodi Penal, për çdo ditë burg, për çdo orë burg. Kjo shoqëri nuk mund të bjerë në paqe, kur ata shohin xhelatët e tyre të japin drejtësi. Arkiva, çfarë është ruajtur, do të dalë e gjitha në shesh. Ju që këndoni për "Hitlerin", ju duhet të bëni aktin e ndarjes nga trashëgimia, nga 24 maji. Atë që e shpallët ditë feste, shpalleni dite zie", theksoi kryeministri Berisha. Ai i ftoi të gjithë për të dënuar atë regjim. "T'i bëjmë një dënim kapital. Bëhuni racionalë, të dënojmë Enver Hoxhën si kryekriminelin e asaj kohe", theksoi Berisha. Kreu i qeverisë paralajmëroi hapjen e dosjeve, megjithëse kjo gjë mund të hasë në rezistencën e socialistëve. "Ju jeni qumështorë. Po s'hapët dosjet, do të keni imponime të forta për ta bërë. Kemi mundësi të bashkëpunojmë. Do të dalin të gjithë, që nga "cigarja" deri tek "raketa"". Kreu i qeverisë i ftoi socialistët opozitarë të ngrenë komision hetimor për dosjet dhe të mos merren me komisione hetimore për borderotë. "Pse nuk kërkoni komision hetimor për dosjet, por kërkoni për borderotë".

    Xhumelina Dervishi
    RD

  7. #7

    Rezoluta/Rivlerësim real i historisë

    Rezoluta/Rivlerësim real i historisë

    Domosdoshmëria për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri

    Kuvendi i Shqipërisë i referohet Rezolutave të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe konkretisht, Rezolutës 1096 (1996) "Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste" dhe Rezolutës 1481 (2006) "Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste".

    1. Regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës që qeverisi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore për 46 vjet me radhë u karakterizua nga:

    * Dhunimi masiv i të Drejtave të Njeriut,

    * Vrasjet dhe ekzekutimet individuale e kolektive (me dhe pa gjyq)

    * Vdekjet në kampet e përqendrimit,

    * Torturat, dëbimet dhe puna skllavëruese,

    * Terrori fizik dhe psikologjik,

    * Persekutimet politike dhe për shkak të:

    - prejardhjes politike

    - trashëgimisë së pronës,

    Dhunime të:

    * lirisë së ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes,

    * lirisë së shtypit,

    * lirisë së besimit fetar,

    * lirisë së pluralizmit politik.

    2. Krimet e diktaturës komuniste u justifikuan në emër të teorisë së luftës së klasave dhe parimit të diktaturës së proletariatit. Interpretimi i këtyre parimeve "legjitimoi" eleminimin e njerëzve që konsideroheshin si të dëmshëm për "ndërtimin e shoqërisë së re" dhe si të tillë shpalleshin armiq të regjimit.

    3. Rënia e regjimit komunist në Shqipëri nuk u pasua me një hetim të krimeve të tij. Për më tepër, autorët e këtyre krimeve nuk u përballën asnjëherë seriozisht me drejtësinë.

    4. Rrjedhimisht, ndërgjegjësimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit të ri, për krimet çnjerëzore të kryera nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës është mjaft i dobët.

    5. Partitë që trashëguan idealet apo strukturat e PPSH-së nuk kanë shprehur deri sot vullnetin për t'u distancuar nga regjimi totalitar komunist dhe krimet e tij. Gjithashtu, ato nuk u kanë kërkuar falje publike viktimave të genocidit komunist.

    6. Kuvendi është i bindur që njohja e historisë së Shqipërisë nën diktaturën komuniste është një nga parakushtet e shmangies së përsëritjes së krimeve të ngjashme në të ardhmen. Për më tepër, ndëshkimi i krimeve të kryera dhe rivlerësimi real i historisë luan një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj. Pozicioni qartë i Kuvendit të Shqipërisë duhet të jetë pikë referimi për qëndrimet në të ardhmen.

    7. Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë beson që viktimat e krimeve që u kryen nga regjimi totalitar komunist dhe që janë akoma gjallë, si dhe familjet e tyre, meritojnë respekt, mirëkuptim dhe mirënjohje për vuajtjet e tyre.

    8. Sa më sipër, Kuvendi i Shqipërisë:

    Dënon:

    " Dhunimin masiv të të Drejtave të Njeriut të kryer nga ana e regjimit totalitar komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe shpreh respekt, mirëkuptim e mirënjohje për viktimat e genocidit komunist.

    " Figurën e diktatorit Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi, drejtuesi dhe ekzekutuesi i sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore.

    " Figurën e diktatorit Enver Hoxha si hartues dhe zbatues të një politike antikombëtare.

    Kërkon:

    " Heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave të diktatorit Enver Hoxha të dhëna nga regjimi komunist.

    " Rishikimin e datave historike, të cilat janë simbole të sistemit komunist dhe shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

    " Heqjen e këtyre datave nga protokolli zyrtar shtetëror.

    Fton:

    " Të gjitha partitë komuniste ose post-komuniste në Shqipëri, që të rikonsiderojnë historinë e komunizmit dhe të kaluarën e tyre, të distancohen qartësisht nga krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist dhe nga figura e diktatorit Enver Hoxha dhe t'i dënojnë ato pa asnjë mëdyshje.

    Inkurajon:

    " Institucionet përkatëse për të përshpejtuar kompensimin material të shtresës së të persekutuarve politikë, që për dekada me radhë vuajti nën diktaturën më të egër të Europës Lindore.

    " Akademikët, historianët dhe ekspertët e pavarur që të vazhdojnë kërkimet e tyre me qëllim përcaktimin dhe verifikimin objektiv të gjithçkaje ka ndodhur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

    " Organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve për krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste.

    " Fillimin e një fushate kombëtare për ndërgjegjësimin rreth krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste, duke përfshirë:

    - rishikimin e librave shkollorë,

    - organizimin e një dite memoriale për viktimat e komunizmit,

    - hapjen e muzeumeve,

    - ngritjen e memorialeve në nderim të viktimave të regjimeve totalitare komuniste.

    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike

  8. #8
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Ketu ne kete drejtim(jo ne politiken e tij kriminale dhe antishqiptare) jam ne nje mendim me te(nese ky krimineli Salo deshiron) te hape dosjet e krimeve apo te Lavdise se Monizmit te kaluar!
    Eshte zakon qe shkijet dhe dhenduert e tyre,sa here qe kane probleme te medha per te zgjidhur, si ai i papunesise, varferise, pronave, korrupcionit, kontrabandes, klandestineve,fese,orientimit gjeografik(lindje apo perendim) etj...kethehen ke "krimet e "komunizmit".Shtetet te cilat kane jetuar ne monizem,perveq shqiperise te gjitha e kane kaluar kete periudhe dhe kete obligim nga evropa komuniste e dobiçiste.Vetem shqiperise i perseriten keto gjera nga kriminelet dhe te marret e saj ne pushtet çdo vit!
    Meqe une s`enderronj asnjehere, po deklaroj:dosjet(disa te pa rendesishme) do te hapen por askush s`do te akuzohet per mungese provash!Jo pse nuk ka patur keqberes gjate kohes se monizmit nga shqiptaret por per shkakun se te publikosh dhe denosh njerez ne kohen e sotme pa fakte apo pa mbrojtje juridike s`eshte e mundur! Pra duhet heshtur rasti!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Pse e majta ne Shqiperi nuk denon genocidin komuniste?
    Sepse e majta o me Origjin komuniste


    Partia PEr vete Populli per Te gjithe !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    tosi e ka thene qe te gjith e kemi nje babe kshuna qe i bika me denu ate qe i ka respektuar nenen komunistave apo socialistave siç quhen sot.ata kurr sdo ta pranojn.shahet baba?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •