Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 125
  1. #101
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Diku ne nje zone te Kosoves,perkujtonin me nderime te medha ne 11 Prill,vdekjen e Enver Hoxhes.Jam i bindur se javen tjeter te njejtet bukeshkale,qe nuk kane respekt per gjithe grate dhe nuset shamizeza qe ngelen pa djem dhe burra,nuk kane respekt per eshtrat e tretura Spaceve dhe Burreleve,nuk kane rrespekt per nje popull te pervuajtur qe jetonte per 50 vjet mes frikes dhet terrorrit,DO I FESTOJNE edhe ditelindjen.

    Sot,na presin me nderime Ramizin,vazhdues i denje i doktrines komuniste Enveriane,nje njeriu tinzar e dinak,qe jo vetem mbijetoi ne ferrin Enverist,por me vdekjen e diktatorit ,vazhdoi me besnikeri ti sherbeje nje prej regjime me diktatoriale qe njohu njerezimi.
    Te them te drejten , nuk me pelqen te merrem me politike , por me pelqen te jap nje mendim .Jam i sigurte se shume veta do ta marrin per ters, por une dua vetem te them disa fjale .
    Koha Socializmit nuk duhet ngritur elozhe,sepse te gjithe e pam si perfundoi. Por problemi eshte qe Shqiperia ishte nje shtet i konsoliduar, une mund te humbja punen ne kohen e socializmit ne qofte se dikush ankohej per mua po tani?
    Me ka bere pershtypja , qe ne sjelljen nga doganieret e rendomta ne aeroport nuk po e sgjas me.
    Nje pyetje nuk e di se sa nena do te kishin vene shamite ne koke ,sikur ne vend te Ramizit te ishte emeruar ndonje psikopat a e merrni me mend se c`do te ndodhte le te kujtojme Rumanine.
    Ramizi e la pushtetin vete me tregoni nje tjeter Shqipetar qe e la postin vete , qe tek shefat e policise e deri tek, krye ministrat etj ju e dini me mire se mua sec u be, mos te kujtome gjera mjaft te renda per popullin Shqipetar.
    Ramizi mjaftojme te kujtojme qe u tha ambasadoreve, qe priten refugjatet, qe ti paisnin ma pashaporta, besoj se ata e dine mire se sa vlera kishte.
    Ramizi mendoi se Shqipetaret mendonin si ai dhe donte te bente kthimin, te themi ne kapitalizem ne menyre te bute , si Bullgaria ose ndonje shtet tjeter i lindjes. Por i doli ndryshe nga c`mendonte ai.
    Se beri nje vizite ne Kosove ``c`te keqe ka ,nuk mund te them qe s`eshte patriot , dhe ndoshta Kosovaret e vleresojne dhe ndoshta kerkojne , nje keshille
    per situaten qe po kalojne.
    Kohet kane ndryshuar, dhe s`ma ha mendja Ramizi do japi leksione per komunizmin.
    Jemi Shqiptare dhe te duam dhe ndihmojme njeri ,tjetrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 26-04-2007 më 00:11

  2. #102
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kosoves bravo i qofte qe nuk e angazhon veten ne inatin xhahil qe ka mberthyer Shqiperine gjithe keto vite. Nuk ka asnje lider shqiptar qe nuk eshte perfshire ne vorbullen e urrejtjes dhe mllefit ne Shqiperi, sigurisht nje kulture kjo e ushqyer kaq mire nga kryexhahili qe kemi sot ne krye, qe flet vetem per gjak, vrases, kriminele etj.

    Alia ka qene shefi i shtetit shqiptar per mire apo per keq dhe si i tille ai komandon respekt panvaresisht nga bindjet politike kaq te polarizuara te shqiptareve sot. Alia ka perfaqesuar Shqiperine, vullnetin e shqiptareve (panvaresisht sesa i drejte apo i paqendrueshem ishte ai per kohen) dhe ka qene nje nga liderat e atij kombi per shume kohe.

    Kosova po tregon maturi kur nuk i pershtatet kultures politike arkaiko-anarkiste qe shpalosin shqiptaret sot, nje here te duam kete figure pastaj e urrejme ate. Bravo u qofte pra Kosovareve, qe i presin, i njohin, dhe i rrespektojne te gjithe liderat shqiptare qe nga Enver Hoxha e deri tek Berisha apo kushdo tjeter. Sherret e shqiptareve jane pafund, kosovaret duket se s'kane ndonje qejf te madh te perzihen ne to. Pozicioni i tyre ka qene shume korrekt dhe i civilizuar.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Per Brarin lexoje Brari se deshe per 81 JA KUE KE

    REAGIM I SHOKUT ENVER HOXHA PER DEMONSTRATAT 1981 NE KOSOVE
    Fytyrën e vërtetë të armiqve të tij, robëruesve revizionistë dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, populli ynë e ka njohur edhe përpara, por ngjarjet e fundit në Kosovë e kanë bërë që t'i njohë ata edhe më mirë. Edhe ata që kanë qenë të mashtruar dhe kanë pasur ndonjë iluzion ndaj krerëve të Kosovës, tani e kanë kuptuar qartë se kush janë ata, kujt i shërbejnë dhe për kënd punojnë e luftojnë ata. Me qëndrimin e tyre frikacak, kapitullues dhe krejtësisht antipopullor e antishqiptar, krerët tradhtarë dëshmu*an edhe një herë se ata mbrojnë interesat e armiqve të popullit, tek të cilët janë të shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, të cilin e kanë tradhtuar dhe e kanë shitur.

    Këta sahanlëpirës jo vetëm që nuk përkrahin luftën e drejtë të popullit, jo vetëm që nuk përkrahën asnjë nga kërkesat e tij të ligjshme, por përkundrazi, morën hapur anën e armiqve më të urryer të popullit tonë, u bënë bashkautorë të forcave më të zeza ran*koviçiane në veprimet e tyre mizore.

    Hyzmeqarët besnikë të të huajve dhe armiq si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Dushan Ristiqi, Ali Shukriu, Asllan Fazlija etj., jo vetëm që u dalluan në masat e egra që u ndërmorën kundër rinisë dhe popullit tonë, por po tregohen shumë të zellshëm edhe në fushatën propagandistike që revizionistët jugosllavë kanë shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë për t'i dënuar demonstratat e Kosovës dhe kërkesat e tyre.

    Të hutuar e të sekëlldisur, duke u djersitur e duke shkumbëzuar, këta altoparlantë të bindur të shovinistëve të Beogradit, në deklaratat dhe fjalimet e tyre të pafund, nuk lanë gjë pa thënë kundër rinisë sonë, sido*mos asaj studenteske, që "me demonstratat e tyne armiqësore" paskan pasur për qëllim "me e damkosë popullin shqiptar", "me e prishë vllaznimin dhe bashkimin", "me thye izllogat e me vjedhë mallin"!!!

    Këta prefektë anadollakë të tipit të Qazim Mulletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbokroatisht, akoma pa u tharë gjaku rinor që u derdh, akoma pa i varrosur dhjetëra djem e vajza që i vranë mizorisht, u munduan të na bindin se bijat e bijtë e popullit genkan "rrugacë", "nacionalistë" e "reaksionarë", se ata qenkan "agenta të të tjerëve", se rinia e pastër e Kosovës qenka "plehu i Kosovës" !!

    Jo, tradhtarë, i përgjigjemi ne, gjithë populli, Fadil Hoxhës dhe bandës së tij. Bi*jat dhe bijtë e Kosovës kreshnike nuk e kanë damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptar, ata nuk janë "huliganë" e agjentë të të huajve, por janë bijtë më të mirë e më besnikë të popullit, ata nuk janë plehu i Kosovës, por floriri i Kosovës, janë lulëkuqja më e bukur e Kosovës. Jo rinia, po tradhtarët e njollosin popullin shqiptar. Jo rinia, po tradhtarët janë agjentë të të hu*ajve. Jo rinia, por tradhtarët janë plehu i Kosovës..

    Më kot çirren dhe shkumbëzojnë tradhtarët duke thënë "rinia është e jona", "rinia do të jetë me ne" etj. Jo, rinia revolucionare e Kosovës kurrë nuk ka qenë e tradhtarëve dhe e armiqve të saj; kurrë nuk ka qenë me ta, nuk është sot dhe as që do të jetë ndo*njëherë. Rinia heroike e Kosovës ka qenë, ësh*të dhe do të jetë e popullit dhe me popullin. Ajo ka zgjedhur rrugën e saj të vetme, rrugën që i tregon marksizëm-leninizmi, rrugën që i kanë lënë amanet mijëra yje të pashuar, që derdhën gjakun për liri e Shqiperis të vërtetë, rrugën që ia lanë amanet edhe dëshmorët e demonstratave të fundit, që ranë me heroizëm për të mos vdekur kurrë.

    Nuk ka forcë në botë që mund ta largojë rininë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga kjo rrugë e lavdishme.

    Propaganda revizioniste në Jugosllavi dhe Kosovë mundohet t'i paraqesë demonstratat e grevat e Kosovës si gjoja "vepër diversioniste të forcave armiqësore të brendshme e të jashtme", të cilat "me organizim mjeshtëror" dhe "me parulla demagogjike" ia paskan arritur "t'i mashtrojnë masat dhe t'i hedhin në luftë"!

    Në këtë mënyrë revizionistët jugosllavë e shërbëtorët e tyre shqiptarë duan t'i fshe*hin shkaqet e vërteta që e shtynë popullin të ngritet në greva e demonstrata. Ata e di*në mirë se këto shkaqe janë në pozitën e vështirë dhe të pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj, në shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe të shumëfishtë që ushtrohet mbi masat e saj punonjëse, në mungesën e një sërë të drejtash dhe lirish kombëtare e demokratike, në pakënaqësinë e madhe që mbretëron kudo dhe që po shtohet çdo ditë, por i fshehin ato, sepse pikërisht ata dhe politika e tyre janë shkaktarë të një gjendjeje të këtillë dhe rrjedhimisht edhe të demonstratave e të grevave që u bënë në Kosovë. Po të mos ishte kjo gjendje kaq e vështirë dhe populli të jetonte vërtet i lirë e i lumtur, siç duan të thonë ata, atëherë asnjë forcë e brendshme as e jashtme nuk do të mund ta nxirrte popullin në rrugë, sado që të përdornin "parulla demagogjike". Përse nuk po bë*hen greva e demonstrata në Shqipërinë socialiste, ku populli jeton vërtet i lirë dhe i lumtur, por bëhen sidomos në vende të tilla borgjeze, fashiste ose revizioniste si Spanja, Italia, Jugosllavia, Turqia, Polonia etj.?

    Në çdo fjalim e artikull rreth demonstratave thuhet se "masat u mashtruan nga paru*llat demagogjike që u hodhën", por nuk thu*het se pse ato parulla na qenkan "demagogji ke" dhe, deri sa qenkan të tilla, si u bë që populli të jetë aq "mendjelehtë" (siç e quajtën tradhtarët) sa jo vetëm që përkrahu që në fillim parullat e kërkesat e demonst*ruesve, por po i përkrah ato edhe tani,bile akoma më me forcë? Është interesant të dihet gjithashtu, përse krerët revizionistë e kalemxhinjtë e tyre nuk i zënë fare në gojë edhe parullat e tilla të demonstruesve si "DUAM PUNË", "KTHENI KURBETÇINJTË", "STOP,ÇMIMEVE", "LIRONANI SHOKËT", "TË BURGOSURIT KOSOVARË, KTHENI NË KOSOVË" etj.? Pse ata nuk po e shpjegojnë "karakterin demagogjik dhe armiqësor" edhe të këtyre parullave dhe pse nuk i zgjidhin këto probleme të mëdha, në mënyrë që "forcat armiqësore" të mos mund t'i "mashtronin" masat herëve të tjera?

    Duke i paraqitur demonstratat dhe grevat e fundit në Kosovë si vepër të grupeve e forcave të ndryshme të organizuara, revizionistët u bëjnë atyre një nder të madh, e madje edhe të tepruar. Pararoja e organizuar në Kosovë, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë, pa dyshim që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë lëvizje revolucionare, por, duhet thënë hapur se detyrën e saj në organizimin dhe udhëheqjen e masave, ajo ka qenë dashur dhe ka mundur ta kryente edhe më mirë. Grevat dhe demonstratat në Kosovë, më shumë se të organizuara ishin spontane. Ato nuk janë dhe nuk mund të ishin vepër e askujt tjetër, por e vetë popullit të saj heroik. Ai është iniciatori, udhëheqësi dhe organizatori kryesor.

    Këtë të vërtetë të madhe e dinë mirë edhe revizionistët e tradhtarët, dhe pikërisht kjo i tmerron ata. Pikërisht këtë të vërtetë të rëndësishme duan ta fshehin ata, kur ngjarjet e fundit në Kosovë ua mveshin "forcave reaksionare, dogmatike e staliniste".

    Është për t'u theksuar edhe qëllimi tjetër i poshtër i krerëve dhe kalemxhinjve revizionistë, të cilët, edhe pse e dinë mirë orientimin e shëndoshë të rinisë dhe të demonstruesve, edhe pse e dinë sigurisht se gjatë gjithë demonstratave brohoritej pa ndërprerë e nga të gjithë për Shqiperin, për lirine e vërtetë dhe internacionalizmin proletar, mundohen t'i paraqesin demonstratat e Kosovës si vepër edhe të reaksionit antishqiptar. Duke qenë të bindur se mbeturinat e reaksionit zogist, ballist etj., nuk kanë pothuajse kurrfarë influence në popullin e sidomos në rininë e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, revizionistët mundohen ta bindin popullin tonë se pikërisht këta reaksionarë qëndronin në krye të demonstratave dhe jo bijtë e popullit, Shqiptar, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata orvaten t'i shkëpusin masat popullore nga pararoja e tyre kombetare dhe revolucionare që në të vërtetë, siç treguan ngjarjet e fundit, janë një dhe të pandarë. Propaganda e tillë e poshtër është edhe një shërbim i mirë i revizionistëve për reaksionin antikombtar shqiptar, i cili është shumë i interesuar për të krijuar bindjen se ai është akoma gjallë dhe se ka ende ndikim në popullin shqiptar.

    Duke folur për demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata që nga lufta, se gjatë luftës ata paskan qenë bashkëpunëtorë të okupatorit fashist, kurse pas luftës qenkan "agjenta" të agjencive të huaja të spiunazhit, "armiq jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të Shgipërisë" etj.,etj. Lind pyetja: a thua nuk e di Fadil Hoxha se shumica e demonstruesve janë të rinj që kanë lindur pas luftës, prandaj s'ka pasur si t'i njohë në luftë, se edhe ata demonstrues që kanë qenë në luftë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, por kanë qenë partizanë, ndoshta edhe në aradhën e Fadil Hoxhës? Paska harruar vallë Fadil Hoxha se kriminelët dhe emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, e për të cilët flet ai, janë strehuar pikërisht në Kosovë, se pikërisht nga Kosova e Jugosllavia i kanë nisur ata Dushan Mugosha e Rankoviçi për të vrarë kuadro të Partisë, gra e fëmijë në Shqipërinë socialiste, në kohën kur në Kosovë UDB-ja famëkeqe bënte kërdinë mbi shqiptarët. Fadil Hoxha dhe shokët e tij këto edhe mund t'i "harrojnë", por populli nuk i harron kurrë. Prandaj populli nuk mashtrohet nga shpifjet dhe trillimet e tradhtarëve, sado që të hiqen ata si "luftëtarë" të rrallë dhe "burra të ngritun shyptarë".

    Nuk pi ujë as përpjekja për t'i paraqitur ngjarjet e Kosovës si vepër të superfuqive imperialiste dhe demonstruesit si përkrahës të njërës apo tjetrës superfuqi. Agjentë të superfuqive janë revizionistët jugosllavë, që gjithmonë u kanë shërbyer atyre dhe po u shërbejnë edhe tani me propagandën që po bëjnë rreth demonstratave, dhe jo populli i Kosovës e bijtë e tij, të cilët jo vetëm s`kanë pasur as iluzionin më të vogël ndaj ty re, por i kanë konsideruar gjithmonë dhe i konsiderojnë edhe sot si armiq të tyre, si armiqtë më të mëdhenj të popujve, të revolucionit dhe të socializmit. LAVDI VEPRES SE SHOKUT ENVER

  4. #104
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Cpaskan qene kta kosovaret gjith komunista!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #105
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Ramiz Alia eshte nje tradhetar i Idealeve komuniste. Kosovaret komuniste duhet ta peshtynin ne surrat kete maskara.

    harrova, dje vajti festoi 101 vjetorin e lindjes se Enver Hoxhes maskarai?
    Ndryshuar për herë të fundit nga tvsh : 17-10-2009 më 22:27

  6. #106
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    Ramiz Alia eshte nje tradhetar i Idealeve komuniste. Kosovaret komuniste duhet ta peshtynin ne surrat kete maskara.

    harrova, dje vajti festoi 101 vjetorin e lindjes se Enver Hoxhes maskarai?
    Ta ve Shteti,

    Nuk te do keshtu partia xhanem. Po beni agjitacion propagande. Fjala e TaVeShtetit plumb per armikun
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ju vec lujeni pak se..
    merrni nji guralec e gjujeni at ukun.. se qaty jam un e me dy hapa vij e ju dal zot..
    e u cun do magara e i gjujten do tasa e pjata.. do pasula e sallata.. e bertiten rroft aj shalgjata.. qe zanin ja ngojm dit e nata..
    e tu cu uku e mir i nduku.. po jo vec magaret po krejt qytataret..e ja fshiu ckishin fitue.. ckishin mbrrit e prosperue..
    ani than milet ngrata se ta po vjen shalgjata e ta po i ban llom ata shk.. d h ata..
    ata shkije e hafije.. e po na cliron si na ka hije..
    mirpo .. tund s'e ka guzicen.. as me tenka as me ushtri jeziten.. vec pallavra n'televiziona.. ham ham ham nder radiofona.. nder gazeta qe nuk i lexon as vet dreqi..e keshtu u dogj i shkreti.. i kosoves magar mileti..

    e mer etnuk qykakopuk..

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nji kryetar shteti ( enveri ishte kryetar e mbret e sek i pare ) ka shum mundesira.

    ai mund te bej shum te mira sikurse dhe te keqija.

    psh ai mund ta baj popllin e shtetit te vet me te begatin nder kojshi..
    ose me te varfrin..
    ai mund ti baj mire asaj pjese te popllit te vet qe e ka jasht kufinit.. por mund ti baj dhe keq..

    pra varet se cilen rrug e ndjek..

    dulla..popllin e vet e bani ma fukarain jo vetem nder kojshi por dhe ne euro-azi..
    popllin qe e kish matan kufinit.. e ushqeu me pralla te nastradinit..
    prej qatyne prallave me nastradin.. fitoj sllobodani shkin..
    i rrehu sa kish fuqi..
    e dulla ne tiran.. bani gam gam gam..

    e erdh nji dit.. qe at popllin matan kufini.. qe desh e zhduku sllobo shkini..
    u cu amerika e shpetoj.. te cilen enveri vec e mallkoj.. mirpo per fat qaj rugov shalli.. per pralla te enverit nuk e hanger palli.. ai me ledekuca te vet.. tek daj sami punen e kish pshtet..
    dhe qata erdhen me aeroplana.. e tjan nis nga itali aviana.. te cilet dhe ata mik i kish zan po rugov agana .. e jo enveri e nexh ramiz tyrli halit-sahana .. e i ran sllobos e ta ban llom.. jo me pallavra teve radjon.. po me misile.. qe shungullon.. e ban qe sllobo kapitullon..

    pranej pra poplli rugoven desh..
    prandaj ju polpotat vec tu u ngerdhesh.. rrini kur vjen klinton ollbrajta .. .se sjan zotat tuaj ata or cjapa..




  9. #109
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    120
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nji kryetar shteti ( enveri ishte kryetar e mbret e sek i pare ) ka shum mundesira.

    ai mund te bej shum te mira sikurse dhe te keqija.

    psh ai mund ta baj popllin e shtetit te vet me te begatin nder kojshi..
    ose me te varfrin..
    ai mund ti baj mire asaj pjese te popllit te vet qe e ka jasht kufinit.. por mund ti baj dhe keq..

    pra varet se cilen rrug e ndjek..

    dulla..popllin e vet e bani ma fukarain jo vetem nder kojshi por dhe ne euro-azi..
    popllin qe e kish matan kufinit.. e ushqeu me pralla te nastradinit..
    prej qatyne prallave me nastradin.. fitoj sllobodani shkin..
    i rrehu sa kish fuqi..
    e dulla ne tiran.. bani gam gam gam..

    e erdh nji dit.. qe at popllin matan kufini.. qe desh e zhduku sllobo shkini..
    u cu amerika e shpetoj.. te cilen enveri vec e mallkoj.. mirpo per fat qaj rugov shalli.. per pralla te enverit nuk e hanger palli.. ai me ledekuca te vet.. tek daj sami punen e kish pshtet..
    dhe qata erdhen me aeroplana.. e tjan nis nga itali aviana.. te cilet dhe ata mik i kish zan po rugov agana .. e jo enveri e nexh ramiz tyrli halit-sahana .. e i ran sllobos e ta ban llom.. jo me pallavra teve radjon.. po me misile.. qe shungullon.. e ban qe sllobo kapitullon..

    pranej pra poplli rugoven desh..
    prandaj ju polpotat vec tu u ngerdhesh.. rrini kur vjen klinton ollbrajta .. .se sjan zotat tuaj ata or cjapa..



    http://www.youtube.com/watch?v=oLFVhOPHYys
    Ti e paske msu shqipen ne mal shoku

  10. #110
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    He Brari ca u be me ty po e shane COFTINEN RUGOVA tani cudi aeharove cfare thoje nje koh perate idijot sote po e shane mire qe tu ka kthjell truri hahaha
    Enveri ka qene eshte dhe mbetet vigan i pazevendesueshem i Kombit Shqiptare

    LAVDI ENVER

    Ti nuk duhesh çuar në kamp përqëndrimi.. ty duhet të të kthejnë prapa në kohë dhe të lënë të jetosh ca vite në Shqipërinë "e lumtur dhe socialiste". Pastaj do e shikoje atë lavdinë e mënxyrës tënde "vigane".
    Prektora

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •