Ramiz Alia eshte pritur si kryetar shteti per shume arsye:
1. Ka qene president i Shqiperise per nje kohe bukur te gjate, duke perfshire ketu edhe faktin qe ka qene presidenti i pare i Shqiperise ridemokratike.
2. Ne kohen e tij, parlamenti i Shqiperise ka bere njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves.
3. Eshte me origjine kosovare etj.
Shto ketu faktin, qe ai nuk ishte i ftuar nga institucionet kosovare por nga nje stacion i pavarur televiziv.
Normalisht, qe gjate periudhes komuniste eshte punuar ne shume aspekte, jo aq sa ishin mundesite dhe sa duhej, por eshte punuar gje qe nuk mund te mohohet. Mirepo, kjo nuk dtth. qe Shqiperia dhe shqiptaret kane qene me mire gjate asaj kohe, aspak. Perndryshe, Partia e Punes ne Shqiperi dhe dega e tyre ne Kosove do kishin shume me shume perkrahes se ai autobus me njerez qe kane sot pas tyre. Sistemi komunist e ka deshmuar veten qysh para 15 vitesh qe eshte sistem i deshtuar dhe per kete pune ska cfare te diskutohet. Shto ketu faktin tjeter te vrasjeve, perdhunimeve, torturimeve nga me te egrat njerezore qe keta ish-lidere komuniste kane bere ne popullin e pafajshem. Shume nga te keqijat e sotshme jane pasoje dhe rezultat i punes se gabueshme te tyre.
Po te mos kishim perqafuar komunizmin gjate asaj kohe, sot jam i bindur qe Shqiperia do perfshinte Kosoven se paku ne territorin e saj, e ndoshta edhe viset shqiptare ne Maqedoni etj. Ekonomia jone do ishte hic me keq se ajo e Greqise, sot do ishim anetare te plote te Natos dhe BE-se, etj. etj.
Krijoni Kontakt