Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 125
  1. #41
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Tungjatj

    ------------------
    ps.Karaburuni
    te lutem mos u bezdis me fjalet e `kurkushit`-it,edhe ashtu vet emri flet se nuk ka kredibilitet per ta lexuar!
    Sado qe ju te mjeret i beni agjtacion dhe propagande njeri tjetrit kunder meje,prapseprap te kote e keni kete mund.Shkrimet e mia nuk jane shkrime por TEOREMA!Ju mund t`mos i lexoni fare,mund ti lexoni dhe t`mos i kuptoni poashtu por mund ti lexoni dhe ti kuptoni po te jeni ne nje nivel te mjaftueshem te arsimimit,se per fillestaret keto s`jane,me vjen keq!Por prapseprap ke une nuk ndikoni aspak me nivelin tuaj te ulet qe paraqisni ne Forum.
    Nese gjeni ju vetem nje rruge te vetme ku nuk u dalin para faktet e mia,shkoni pra andej.Une jam politikan e jo keshill humanitar i vajtimit!
    Vazhdojme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga kurkushi : 12-10-2006 më 10:24

  2. #42
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Vetëm një jo-shqiptar mund të flasë kështu për shqiptarët!
    Refuzoj që të debatoj me dikë që ka një mendim dhe një ndjenjë të tillë për shqiptarët, cilido qoftë debati.
    Mbaje fjalen (e shkruar) pra mos u perziej aty ku s`di!
    Hesht ne shkrimet e mia!Une s`heshti kur kam diç per te shkruar!

  3. #43
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Po ti shume mire e thua...por tani lufta e ftofte nuk eshte me e kufizuar ne Lindje dhe perendim por e ke ne çdo familje te botes edhe ne Indi,edhe ne Afrike te jugut ...Tani je me Papen=Bushin apo me Bin Ladenin.Kudo qe te jesh, vetem keto dy ane ke ne boten e sotme. Perpara ishte me mire... kishte edhe zona neutrale...
    dhe kishte kufinj.Tash jo fare...Vjen BUshi me urdher te Papes ne bangladesh dhe i thot kryetarit te Bangladeshit ; Ketu fshihet Bin Ladeni.Un kam informata te sakta per kete...Ti, o do ma dorezosh ate brenda 3 muajsh o une do vij vet ta kapi me forcat e mia!...Ankohu pra,qendro,refuzo nese mundesh,kur e tere bota dobiçiste e Vatikanit te sulmon pernjehere!Krahu tjeter nuk ekziston fare.Bin Ladeni eshte njeriu i Amerikes i imagjinuar.Ate e ruajne dhe e sherojne Amerikanet dhe me emrin e tij dhe me sulmet e tyre kunder vetvehtes me 11 shtator, ata tani pushtojne çdo gje ne bote ku tu duhet dhe ku tu teket atyre...
    Kjo eshte tani lufta,jo e ftofte por e ngrire!

    Une nuk jam dakort me vetvrasjen, keshille kjo. Problem i madh nese te tradhetoi, po pastaj? E morrem vesh te gjithe qe e shef bilin me lupe dhe nuk kenaq dot femren qe ke per krahu, por kjo nuk do te thote te vrasesh veten, ca bo kshu mer jahu! Pse nuk provon te ndjekesh ato kurate terapike si fillim dhe nese nuk te ben pune, futju ndonje besimi fetar...ka plot si ti atje dhe nuk do ndjehesh vetem, vec veten mos vrit ama...se per keto te dalurat nga nje teme ne tjetren, nga Nafia te Zylyfi nuk ta marrim per ters, jemi mesuar tashme...

    Mgjs, vrite veten me mire (mu ndrru mendja) ...se qeke tamam car me nyje!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga RTP

    Kam nje pyetje te vogel per gjithe mendjet tona te medhaja:
    Pse Ramiz Alia nuk vuajti asnje denim pas renies se diktatures???



    Qe pyetja te jete te kete vlere duhet kete baze te vertet

    Pra, para se te pergjigjemi asaj pses tende duhet te te korrigjojme qe ish-presidenti ka qene i denuar dhe vuajtur ne burgje pas demokracis. Ne fillim 9 vjet eshte denuar pastaj eshte ulur 5 vjet denimi. Biles eshte riarrestuar ne 1996 dhe eshte liruar ma merr mendja 1997(sjam i sigurte).

    Apo ti e kishe ska vuajtur dmth nja 25 vjet burg qe te quhet vuajte? Me duket ky eshte sistemi mates i vuajtjes ne shqiperi 25 vjet e siper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 12-10-2006 më 11:27

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Mbaje fjalen (e shkruar) pra mos u perziej aty ku s`di!
    Hesht ne shkrimet e mia!Une s`heshti kur kam diç per te shkruar!
    Me ngavash se na trëmbe!
    Nëse nuk replikoj me ty është se më vjen ndoht nga ato që shkruan.
    Dhe urdhërat shko e jepua atyre që të degjojnë, je në vend të gabuar këtu!!!!
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #46
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Shume mire eshte bere e eshte pritur ashtu Ramiz Alia se ka qene nje kryetar i shtetit shqiptar dhe ashtu i takon te pritet.Sa per te tjeret qe thone qe ka qene ne krah te Enver Hoxhes atehere do benit mire te zini te shani baballaret dhe gjyshrit tuaj se te tere perkrahes te tij ishin dhe i kendonin kenge cdo dite.Mos u beni te forte me te vdekurit.Ai cka beri, e beri dhe e dime qe ska qene gje e mire por sa per Ramiz Aline ai eshte i pari i cili "hapi dyert" e shqiperise dhe qe na dha mundesine te jetojme ne demokracine qe jetojme sot, se po te ishte "ai" tjetri do ta shikonim ne se nga do futeshim.Plus qe ne kohen e Ramizit ka pasur shume lidhje te ushtrise shqiptare me atdhetare kosovare per te nisur nje kryengritje te armatosur .apo e kam gabim???
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  7. #47
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Lavdi e perhershme jetes dhe vepres se me te madhit shqiptar te Historise,Kryeprofetit Shqiptar ENVER HOXHA
    e po kjo eshte t'ia besh vetes bam . Ketij te degjeneruarit ketu lart s'ia fshin njeri shkrimet , kurse mua sa here qe shkruaj ndonje gje mbi problemin e helenizimit te jugut , me fshihen menjehere .
    Per temen : eshte e vertete, Ramizi eshte pritur me mire nga sa i takonte, por ndoshta kjo nuk ka qene dicka krejt e paqellishme . Ramiz Alia ka akoma nje influence te madhe mbi politiken Shqiptare.

  8. #48
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ore njerz enver hoxha ka qen si ka qen i dhe emrin shqiperi na beri shtet etc

    ja shqiperia e sotme demokratike ne vlor ne vitin 1997 5000djem te vrar nga mosha 4 deri 60
    mos te zem ne tere shqiperin ju dhash vetem vloren burgjet e shqiperis i ke plot me krimenla nga te tera llojohet
    shqiperia e sotme pa drita pa uj pa ligj pa pun e mbushur me prositute qe ato jan jo tjeter se vajza shqiptare
    ju shani enverin ramizin etc i haroni te mirat por kujtoni te keqiat
    populli shqiptar eshte budalla edhe pse kjo qeveri e sotme ju volli leket ne vitin 1997 prap ju ishit opopull shqiptar qe ivut ne shqiperi edh kur ne viitin 2004 shum te mencur jemi aman neve jemi njerz nga vete era vemi ne

    pa shikoni pak ne histori sa te burgosur kishe edhe sa keni tani
    shikoni sa te vrar kishit edhe sa te vrar keni tani ne cdo shtepi
    shikoni pa punsin e kti popullit athere edhe tani
    hi hidhni nje sy edhe ajde flisni

    edhe e lini enver hoxhen alamet pas atije ku eshte ka 20 vjet i vdekur ju akoma i thoni kriminel i popullit shqiptar
    per mua eshte nje hero kombetar tani nga kush e keni apo harova saliu me shoket e ti nanon po keta sjan nxhesit e enverit heheheh
    ajde posht sala posht nano roft shqiperia etnike


    ups harova ajdeni si ju ene un endehmi akoma neper bot si legena kemi mesuar 4 a 5 gjuhe te huaja wau jemi shum te zgjuar ajde se lat nam o cuna se shumica ktu si puna ime etc jemi jasht shtetit qe ngelem jasht shtetit flasim gjuhe tjeter shnet shnet se lam nam me kete muabet
    Partizoni

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga ardi_truss
    Shume mire eshte bere e eshte pritur ashtu Ramiz Alia se ka qene nje kryetar i shtetit shqiptar dhe ashtu i takon te pritet.Sa per te tjeret qe thone qe ka qene ne krah te Enver Hoxhes atehere do benit mire te zini te shani baballaret dhe gjyshrit tuaj se te tere perkrahes te tij ishin dhe i kendonin kenge cdo dite.Mos u beni te forte me te vdekurit.Ai cka beri, e beri dhe e dime qe ska qene gje e mire por sa per Ramiz Aline ai eshte i pari i cili "hapi dyert" e shqiperise dhe qe na dha mundesine te jetojme ne demokracine qe jetojme sot, se po te ishte "ai" tjetri do ta shikonim ne se nga do futeshim.Plus qe ne kohen e Ramizit ka pasur shume lidhje te ushtrise shqiptare me atdhetare kosovare per te nisur nje kryengritje te armatosur .apo e kam gabim???

    Sa kujtesë të shkurtër që kemi!
    Vërtet në krahasim me Enver Hoxhën Ramiz Alia kalon për një të moderuar, por një komunist i moderuar mund të mbart krime mbi kurriz.
    Sa shpejt i harruat vitet 1990-1992, sa shpejt i harruat të vrarët në kufi, sa shpejt i harruat ata që i tërhoqën zvarrë me traktor, sa shpejt i harruat të dënuarit sepse ishin përpjekur të kalonin kufirin, sa shpejt e harruat shtypjen me dhunë të revoltave në Shkodër dhe Kavajë.
    Nëse komunizmi ra në Shqipëri, nuk ra sepse "u zbut" Ramiz Alia dhe i erdhi keq për popullin, por ra sepse
    1. dështoi sistemi ekonomik i tij
    2. ra në gjithë botën dhe nuk kishte më përkrahje të mbahej

    Sikur të mos kishin ndodhur këto, Ramiz Alia ende do të mbante fjalime në "kongreset e vazhdimësisë".

    Dikush na kujtoi këtu 1997-ën.
    Por disa muaj të 1997-ës nuk krahasohen kurrë me diktaturën komuniste 50-vjeçare e cila ishte një 1997-të e vazhdueshme por e heshtur. Me të vetmin ndyshim se krismat e armëve nuk ishin nëpër rrugë, por nëpër burgje dhe në mendjen e njerëzve.


    Dikush na tha që Ramiz Alia na paska ndihmuar Kosovën.
    Do të kishte bërë shumë mirë sikur ta bënte, por me sa di unë, ndërsa Kosova shpalli Republikën në qershor 1990, regjimi në Tiranë inskenoi hapjen e ambasadave, me qëllimin për të ulur presionin e brendshëm të revoltave.
    Si rezultat, efekti i shpalljes së pavarësisë në Kosovë u minimizua nga ngjarjet në Tiranë.

    Ja kjo është ndihma e Ramiz Alisë.

    Dyert Shqipërisë nuk ia hapi Ramiz Alia, por protestat e vitit 1990.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Burrat e shtetit ne Kosove, i bene nje pritje madheshtore nje prej krereve te Shtabit te Pergjithshem te Luftes Nacional Clirimtare, qe ne 1944 sa bashku me vellezerit komuniste jugosllave, luftuan krah per krah tyre per te shtene nen kontrollin serb Kosoven.

    Burrat e shtetit ne Kosove, shtrenguan doren e sekretarit personal te diktatorit Enver Hoxha, qe mund te kete shkruar fjalimin historik te ketij te fundit, ku bente thirrje per "Shqiperine, Republiken e shtate jugosllave."

    Burrat e shtetit ne Kosove, shtrenguan doren e ish-presidentit te fundit komunist ne mbare Evropen Lindore, dora e te cilit ka nenshkruar plot procesverbale per internimin apo asgjesimin e te gjithe "diversanteve" shqiptare nga Kosova qe kalonin kufirin shqiptaro-jugosllav per ti shpetuar ndeshkimit te regjimit jugosllav.

    Burrat e shtetit ne Kosove, shtrenguan doren e mikut te Rrexhep Qoses, qe kur u vu perballe revoltave mbarepopullore te shqiptareve ne dimrin e 1990 dhe rrezimi i rregjimit ishte i pashmangshem, bente plane qe te emeronte Rrexhep Qosen, nje pinjoll titisto-komunist te sprovuar, si president te Republikes se Shqiperise.

    Burrat e shtetit ne Kosove, shtrenguan doren e njeriut qe katapultoi ne politiken shqiptare "dhenduret" e njerezve te aferm te tij: Fatos Nano dhe Rrexhep Mejdani. I pari do te kujtohet nga historia shqiptare si nenshkruesi i tradhetise me te fundit mbi Kosoven, ne takimin e tij me Sllobodan Milloshevic ne Krete, i dyti do te mbahet mend si presidenti me matuf qe prodhonte "qeveri fantazma te Kosoves" ne Vilen e Enver Hoxhes ne Tirane. Pra ju po i shtrengoni doren atij njeriu qe i eshte imponuar vullnetit politik te popullit te Kosoves dhe institucioneve legjitime te tij.

    Turp per Ramiz Aline, apo nje tjeter deshmi e injorances historike dhe politike te burrave te shtetit ne Kosove?!

    Nuk duhet te cuditemi ne nje Kosove ku gjuha e pushtuesit turk eshte tashme gjuhe zyrtare dhe njeriu qe tradhetoi ne menyre te perseritur Kosoven si "koke turku" per ti siguruar vetes nje mbeshtetje politike, sot nderohet si burre shteti.

    Albo

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •