Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 125
  1. #81
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga tani_26
    Propagande e bukur komuniste kjo!
    Më cito një nga ato që shkrova më lart e cila nuk u bë, nuk u realizua në Shqipëri dhe pastaj na trego përrallat e gjyshes me gogolin.

    Na la komunizmi thua ti mbrapa pa pikën e turpit... ta thashë në postin e mësipërm, Shqipëria e para dhe ajo e sapo dalë nga lufta, ishte në feudalizëm, pa klasë puntore sepse nuk kishte industri, nuk kishte fabrika... kështu që Tani, sipas llogjikës dhe kalkulatorit tënd, i bie që 100% e popullsisë të ishte "urbane" apo jo??!!
    E pra respektoje edhe atë 35% që komunizmi bëri qytetarë, se mbase bëri dhe tët atë apo dikë nga fisi yt duke e nxjerrë nga errësira, duke e mësuar, duke i hapur vende pune që si kishin parë e as menduar, sepse veç kazmës dhe shatit nuk dinin tjetër, hapi universitetin ti shkollonte më tepër, spitalet falas, shkollat po ashtu, shtet pa taksa etj etj... ti daç quaje propagandë komuniste daç quaje propagandë naziste... faktet që solla ti NUK mund ti hedhësh dot poshtë sepse ato u jetuan.
    Nëse je i vogël e nuk kishe lindur akoma në ato vite, të kërkoj ndjesë se e ke nga PADIA.
    Ante sto kalo tora!

  2. #82
    Tash po na zgjidhet problemi:

    Kur te bahet bashkimi i trojeve Shqiptare, president kena me perzgjedhe shokin Ramiz, se shokin Enver nuk e kena ma ne mesin tuaj.

    Mbasandaj, kur te futena ne Europe (me zor), kena me e zgjedh vazhduesin e vazhduesit te vepres te shokit Enver president te Europes

    Mbasi ta haje dreqi Europen, kena me çua nja njiqind petrita edhe ne Amerike, e shpejt ka me e marre lumi edhe ate vend.

    Radha tash po i vjen edhe Kines, se asht pas kritikua qysh te Imperializmi e Revolucioni, shkrua prej Ramizit, redaktua prej Nexhit e Fatosit, e nxjerre me emrin e Rrenverit.

    E mandej na rrnofte republika frigorefiste socialiste pa-popullore e Antarktides!

  3. #83
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Xhuxh, e paske hanger xhuxh - i paske shite!
    (me pas me e ndale doren najhere nji ky animacion kish ken ma simpatik po kethu po t'lodhe bre)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Kerkoj fjalenedhe pse shkrimi s`me eshte drejtuar mua...
    Une do thoja qe te gjithe ata shqiptare te cilet s`jane Enveriste te shkojne ne ...secilin vend te botes.Shqiperine e formoi Enveri me Enveristet dhe keshtu do mbetet edhe shume kohe,ne mos perhere...Komunizmi apo Enverizmi e Formoui dhe ai do ta rasformoje nese e sheh se jane pjekur kushtet e parapara ne programin ENVERIST te zhdukjes se Kombeve dhe te shteteve.
    Keto gjera "ju" shqiptaret nuk i njihni fare as te trasheguarat as ato te fituarat...
    Mireqenien njeriu e krijon vet,askush s`ta dhuron por vetem te pengon ta besh kete...
    Shqiptarit ne saje te sistemit Komunist e formuan shtetin e tyre te pavarur,ne ate Enverist e ndertuan dhe e mbrojten kete pavaresi nga kriminelet e lindjes dhe perendimit per 50 vite pa asnje minute roberie dhe cenimi te integritetit shteteror nga kriminelet pushtues antishqiptar politik dhe fetar te botes.


    Ti,shihet qe je njeri nga prodhimet e "demokracise" se rrugeve te Salos dhe Azemit,por kjo s`ka rendesi te madhe...
    Ti duhet te tregosh se perse Greqia ndoqi udhen e Kapitalizmit dhe jo ate te komunizmit.Ti duhet ta tregosh kete ketu ne forum...nese deshiron te mos tregohesh qesharak dhe te te ofendojne te gjithe forumistet.Nese s`e di dhe s`e thua,do e them une por ti do te behesh gazi i Forumit...
    Perfundimi eshte se SHQIPERIA lindi me 1944 gjersa Greqia kishte lindur 2000 vjet me pare,me gjuhe,kulture,shkence,fe dhe çdo gje qe i duhet nje shteti dhe populli qe te jete i pavarur.Si mundnin ta mbanin Turqit Greqine te sunduar kur ata detyroheshin tze mesonin ne shkollat e tyre shkencetaret greke,filozofet greke...etj...Por ti...ti je ...i mire je ti...se ka edhe me...

    Pra sistemi Komunist e zhvilloi dhe perparoi shqiperine per 50 vjet siku te kishte ekzistuar 500 vjet!

    Ne bote,njerezimi ushqehet nga viset rurale e jo nga industria...Fshati eshte ai qe prodhon buken dhe te mirat materiale e jo aspak qyteti qe prodhon hekura dhe helme...armatim apo...droga etj...
    Industria eshte ajo qe po e shkateron boten e jo bujqesia dhe blegtoria...Sipas mjerimit tend mendor u dashka qe e tere popullsia e botes te hudhet ne qytete dhe te jetojne nga...nga kush,nga çka?...Dhe kjo te duket ty mungese e zhvillimit te shqiperise e cila prodhonte buken per vehte dhe per tregun e jashtem...
    Jo...i thati s`mund te zgjatet asnje milimeter me shume se eshte i gjate...Provo te zgjatesh nese mundesh por dije qe shpata ime e Enverizmit,e Shqiperise eshte e mprehet njesoj si ne fillim te krijimit te saj kur u krijua Shteti i pavarur shqiptar kunder pengesave dhe kriminaliteteve nga bota kriminale politike dhe fetare e huaj.

    Ramiz Alia vizitoi vendin e tij,popullin we tij,nxenesit e tij,bashkepunetoret e tij te luftes dhe te paqes,te rinj dhe te vjeter,vizitoi Kryet-aret e Kosoves,ata qe s`ia humben mundin kot duke i mesuar dhe instruktuar...ADEM JASHARAT e Kosoves!
    Vazhdojme...po te pres...
    Nese Stafi me perjashton apo e fshien...ke une ne privat e ke gjithnje pergjigjjen...nobody_666@msn.com

    Jo se nuk mund te pergjigjem por nga ato qe ke shkruar me siper asgje nuk ia vlen te pergjigjet.

    Mjaftohem te ve ne dukje se sistemi komunist e la Shqiperine dhe shoqerine shqiptare shume mbrapa shteteve dhe shoqerive evropiane.
    Ik bisedo me pleqte tek stolat e lulishtes pasi bashke nuk mund te bisedojme sepse kemi pikepamje krejtesisht te kunderta, une jam realist dhe jetoj te tashmen dhe dhe veshtroj te ardhmen (perpara) ndersa ti akoma nuk e di se ku jeton dhe veshtron vazhdimisht mbrapa tek e kaluara.

    Miqesisht, Tani!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Më cito një nga ato që shkrova më lart e cila nuk u bë, nuk u realizua në Shqipëri dhe pastaj na trego përrallat e gjyshes me gogolin.

    Na la komunizmi thua ti mbrapa pa pikën e turpit... ta thashë në postin e mësipërm, Shqipëria e para dhe ajo e sapo dalë nga lufta, ishte në feudalizëm, pa klasë puntore sepse nuk kishte industri, nuk kishte fabrika... kështu që Tani, sipas llogjikës dhe kalkulatorit tënd, i bie që 100% e popullsisë të ishte "urbane" apo jo??!!
    E pra respektoje edhe atë 35% që komunizmi bëri qytetarë, se mbase bëri dhe tët atë apo dikë nga fisi yt duke e nxjerrë nga errësira, duke e mësuar, duke i hapur vende pune që si kishin parë e as menduar, sepse veç kazmës dhe shatit nuk dinin tjetër, hapi universitetin ti shkollonte më tepër, spitalet falas, shkollat po ashtu, shtet pa taksa etj etj... ti daç quaje propagandë komuniste daç quaje propagandë naziste... faktet që solla ti NUK mund ti hedhësh dot poshtë sepse ato u jetuan.
    Nëse je i vogël e nuk kishe lindur akoma në ato vite, të kërkoj ndjesë se e ke nga PADIA.
    Ante sto kalo tora!
    Pergjigja e mesiperme vlen edhe per shkrimin tend~!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2006
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Ramiz Alia eshte politikan shume i zgjuar,Ka nje eksperience te madhe,dhe pamvaresisht qe vazhdoi punen e Enverit,nuk mund te harrojme qe ishte ai qe hapi portat e shqiperise drejt perendimit dhe lejoi parti opozitare ne shqiperi.Keto ishin hapat vendimtare ne politiken qe ndryshoi drejtimin qe kishte hartuar Politika e gabuar e Enverit.

    I takon kjo pritje e madhe ne Kosove dhe sigurisht R.Alia ka shume me teper per te thene,sese Cdo njeri tjeter per problemet madhore te vendeve tona.
    Nga paske dale ti kaq i zgjuar,nuke asht Ramiz Alia qe ja hapi dyert Shqipnis drejt perendimit,por deshira e popullit shqiptar dhe grevat e studentave ne qytetin e studentit dhe gjith Shqipnin dhe Partia Demokratike.Apo ke harruar tu se sa njerez jane vra e rrah e torturue nga sigurimi i shtetit kur Ramiz Alia leshoi qent e kufirit ne sheshin skenderbej qe te mos lejonte rrezimin e bustit te Enver Hoxhes.Ishte vet Ramiz Alia ne udheheqje te batalioneve te ushtris nacional qlirimtare qe kishin qlirue gati krejt Kosoven neperfundim te luftes se dyte boterore qe u kthye mrapsht dhe u a shiti Kosoven Titos e Popoviqit e Bugoshes me urdhen te Enverit.Kta dy te fundit i themeluan partin komuniste Enverit.Po kto fakti ti nuk din sepse nuk e njef historin e Shqipnis.

  7. #87
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Sanial
    nuke asht Ramiz Alia qe ja hapi dyert Shqipnis drejt perendimit,por deshira e popullit shqiptar dhe grevat e studentave ne qytetin e studentit dhe gjith Shqipnin dhe Partia Demokratike..
    O trimosh/she !!
    Ku ishin përpara këta që "i hapën dyert" Shqipnis??!!
    Ja kishin marrë me gjumë a??!!
    Ti je aq në gjëndje sa të KUPTOSH, që DESHTE Ramizi dhe u hapën të gjitha, sepse po të mos deshte, ata "trimat dhe trimoshet" që na shet përralla ti, akoma do ishin duke i thurur lavde Partisë.

    Ishte vet Ramiz Alia ne udheheqje te batalioneve te ushtris nacional qlirimtare qe kishin qlirue gati krejt Kosoven neperfundim te luftes se dyte boterore qe u kthye mrapsht dhe u a shiti Kosoven Titos e Popoviqit e Bugoshes me urdhen te Enverit.Kta dy te fundit i themeluan partin komuniste Enverit.Po kto fakti ti nuk din sepse nuk e njef historin e Shqipnis.
    Ti në fakt e njihke historinë e Shqipnis me "fakte" që të "bindin"!!
    Shqipëria nuk shpiku ideologji dhe sisteme... ato ishin gati... si komunistët ashtu dhe "demokratët" kishin ca "miq" që ju krijuan partinë, apo ndoshta u krijua vetë PD-ja nga Asgjëja??!!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2006
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    O trimosh/she !!
    Ku ishin përpara këta që "i hapën dyert" Shqipnis??!!
    Ja kishin marrë me gjumë a??!!
    Ti je aq në gjëndje sa të KUPTOSH, që DESHTE Ramizi dhe u hapën të gjitha, sepse po të mos deshte, ata "trimat dhe trimoshet" që na shet përralla ti, akoma do ishin duke i thurur lavde Partisë.



    Ti në fakt e njihke historinë e Shqipnis me "fakte" që të "bindin"!!
    Shqipëria nuk shpiku ideologji dhe sisteme... ato ishin gati... si komunistët ashtu dhe "demokratët" kishin ca "miq" që ju krijuan partinë, apo ndoshta u krijua vetë PD-ja nga Asgjëja??!!
    Nese ti nuk e din se kush e krijoi partin demokratike o ti idhtar i ramizit dhe enverit po tkalxoj se partin demokratike e krijuan jo idet e marksizem leninizmit"sepsekto ide qe ti po na i mbron ja krijuan partin enverit"por urrejtja dhe zemerimi i popullit shqiptar qe 50vjet enver hoxha dhe rregjimi i tij ja pin gjakun deri ne palce kti populli te lavdishem.
    Dhe kush doli me i pri kti populli per me ja kput prangat e komunizmit,
    O PRITE PRITE SE PO VJEN NJE SALI E NJE AZEM ,
    LUM TROPOJA QE JKA DJEM,
    Kta dy burra o ti bubrrec i vogel ishin miq me ameriken e me boten demokratike e jo me rusin e jugosllavin apo kinen sepse kta ishin miqt e enverit. DHE MOS THUEJ SE KA DASHT VET RAMIZI ME JA HAP DYERT SHQIPNIS,sepse nuk asht e vertet.Po te donte ramiz alia me ja hap dyert shqipnis nuk do kishte nevoj me prit vitin 90 por do ta bante ate diten e fundit qe vdiq enveri ne 85,a te kujtohet se qfar opinoini pat ramizi per grevat e studentave ne qytetin e studentit,ai pat than se greva e uris studentave ju ban mire per shlarjen e stomakut dhe tundte doren e djathte ne forme rromullake,apo ke harrue,ai u mundue me qdo qmim qe te mos lejonte rrezimin e bustit te enverit dhe ranien e sistemit por nuk mujti me e majt as me qent e kufinit qe leshoi neper qender te Tiranes.Ai u detyrua donte apo sdonte sepse perndryshe kishte mbas dere njerez qe do ja hiqnin koken,por asht gabimi i atyne qe e lan gjall kete qebesir te fundit te komunizmit qe na bredh tani naper kosove per tu thane shqiptareve se enveri asht i gjall e se spaska vdek,poir fatmirsisht jane vetem pak ata qe e besojne kete ide.
    ME MUE NUK DEL I FITUEM O BALLIST.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    e po ku u bene ca qurraveca te perkedhelur ti dalin zot enverit e ramizit nderkohe qe viktimave te komunizmit nuk i jane thare kockat akoma nga burgjet e interrnimet. si nuk i vjen turp disa adoleshenteve "te rebeluar" qe shesin dengla duke na ribere historine e shqiperise kur mjafton te kesh jetuar vetem nje dhjetevjeçar e jo me shume para 90 per te mos harruar deri ne fund te jetes ate pike degradimi social e ekonomik ne te cilen ndodhej shqiperia me aktore kryesore Byrone Politike, xhaxhin Enver dhe Xhaxhin Ramiz.

  10. #90
    Blendi, Ramizi, pluralizmi...
    Gazmend Kapllani
    16-12-2006



    Mirëdita Ditari im i dashur. Po të shkruaj nga Qipro. Jam në Zonën e Vdekur, mes pjesës greke dhe turke. Tani po më kontrollojnë pasaportën policët Turq. Prandaj nuk do t’a zgjas shumë këtë radhë.

    Dua të rrëfej shkurtimisht për intervistën e vitit që pash tek emisioni i Blendit. Ti e di që unë pa bukë rri, pa uj rri, por pa emisionin e Blendit nuk mbijetoj dot. Prandaj sapo arrita në Hilton Park Hotel, këtu në Nikozi, gjëja e parë që kërkova në recepsion ishte të rregullonin televizorin të shoh Blendin. ‘We all are watching Blendi’s talk show sir’ më përgjigjet recepsionisti duke buzëqeshur. Atëherë vërej që në televizorin e madh, në hollin e Hiltonit, ishte ulur një turmë e madhe njerëzisht dhe shihnin emisionin. Emisioni përkthehej në dy gjuhë të vdekura dhe në njëzet e dy të gjalla. VIP-a, kamarierë, hamallë, kuzhinierë, masazherë, pastruese, plaka dhe të reja ishin ngulur para ekranit dhe po ndiqnin emisionin pa marrë frymë! U ula edhe unë dhe siç e kupton isha i privilegjuar sepse e kuptoja direkt në shqip, kështu që nuk e morra atë marafetin për përkthim që mbanin të tjerët.

    Fatkeqësisht emisioni kishte filluar. Ballë për ballë Blendi me shokun Ramiz. Saspens. Unë e kapa aty kur e pyeti Blendi shokun Ramiz për pasaportat. Shoku Ramiz dha mendinim e tij modest dhe pastaj shtoi që nuk dinte gjë që ishin rrahur njerëzit që kishin shkuar të merrnin pasaporta. Pastaj Blendi e pyeti shokun Ramiz për grevën e studentëve. Ky i fundit tha se ata zuzarët e zgjuan nga gjumi dhe kishte vajtur në orën një pas mesnate t’i takonte. I pyeti studentët se si e kishin emrin dhe ata thanë që e kishin emrin Azem. Pastaj i pyeti nga jeni, sepse që fëmijë e ka patur zakon t’i pyesë njerëzit si e kanë emrin dhe nga janë. Studentët i thanë që janë nga Tropoja. Kur po kthehej shoku Ramiz tek Blloku, sheh një njeri që po fliste në celular. I bëri përshtypje dhe meqë që fëmijë e ka zakon t’i pyesë njerëzit si e kanë emrin dhe nga janë e pyet ‘si të quajnë ty o njeri?’. ‘M’qujn Sali’ përgjigjet ky. ‘Nga je?’ e pyeti prapë shoku Ramiz. ‘Nga Tropoja’ tha ky. Kështu ndodhi që zoti Sali Berisha shkoi tek studentët atëherë. Në atë çast Blendi ndërhyri i revoltuar dhe i tha që studentët ishin rrahur. Shoku Ramiz nuk dinte gjë, sepse populli atëherë kishte halle të mëdha dhe ai nuk merrej me hollësira të tilla. ‘Pastaj’ - shtoi ai- ‘nuk besoj se i kanë rrahur. Dhe këtë e vërteton fakti që Partia në raste të tilla të hante të gjallë ose të kalbte në Spaç. Nuk humbte kohën duke të rrahur’. Ky argument i shokut Ramiz e asgjesoi pothuajse Blendin. Për t’i shpëtuar situatës Blendi i tha regjisë të lëshonte spotin publicitar dhe aty morrëm vesh që shokun Ramiz e sponsorizon Vodafoni.

    Pas reklamave, shoku Ramiz hyri në pjesën më emocionuese dhe mallëngjyese të emisionit. Rrëfeu peripecitë e pluralizmit. Tha se qysh kur ka qenë foshnje ka qenë pro pluralizmit dhe se një ditë prej ditësh ju kujtua kjo gjë prandaj shkoi tek shokët dhe shoqet e Byrosë dhe i pyeti ‘E dini ju çfarë është pluralizmi?’. Shokët dhe shoqet e Byrosë filluan të bënin një brain storming. Shoqja Lenkë tha se pluralizmi është markë prezervativi. Shoku Sokrat Plaka tha se nuk ishte dakort. ‘Pluralizmi është një lloj virusi që godet majmunët’ tha ai. Shoku Ramiz ndërkohë dëgjonte. Në atë moment ndërhyri shoku Muho dhe tha që pluralizmi ishte një kalë race anglez. Shoku Hekuran Isai ishte dakort që ishte kalë race por jo nga Anglia. Ai tha se pluralizmi ishte kalë race me origjinë nga Kurveleshi. Gjë me të cilën nuk ra dakort shoku Foto Çami, i cili tha se pluralizmi është një fshat afër Kapadokisë që banohet me pasardhës të Ilirëve. Atëherë u ngrit shoku Rita Marko dhe pasi tha që e quajnë Rita Marko shtoi në mënyrë lakonike: ‘pluralizmi nuk është gjë e mirë!’. Por shoqja Themie Thomai, e cila dëgjonte deri atë moment, tha që pluralizmi është një lloj hurmaje që sillnin nga Arabia dhe një herë ja kishin sjellë asaj personalisht si dhuratë një delegacion i Partisë së Punës së Honolulusë. Pasi i dëgjoi të gjitha këto dhe pasi i pa shokët me sinqeritet në sy, siç e kishin zakon shokët dhe shoqet e Byrosë, shoku Ramiz e morri fjalën dhe u rrëfeu çfarë ishte pluralizmi. ‘Pluralizmi është të shumëzojmë Partinë tonë për dhjetë’ tha shoku Ramiz. Shokët dhe shoqet e Byrosë nuk e kapën. Atëherë shoku Ramiz nxorri gishtin e mesit të dorës së djathtë duke mbyllur njëkohësisht gjishtat e tjerë:

    Shoku Ramiz: ‘E shihni këtë gishtin?’

    Shokët & shoqet e Byrosë: ‘E shohim shoku Ramiz!’

    Shoku Ramiz: ‘Çfarë është ky gishti’

    Shokët & shoqet e Byrosë: ‘Gishti i Sekretarit të Përgjithshëm të PPSH-së shoku Ramiz!’

    Shoku Ramiz: ‘Përveç kësaj çfarë është?’

    Shokët & shoqet e Byrosë: Heshtje

    Shoku Ramiz: ‘Eshtë një gisht shokë e shoqe! Dhe po e quaj këtë gisht PPSH. Tani shihni se si hap gishtat e tjerë. Sa gishta u bënë tani?’ (nxjerr edhe pëllëmbën tjetër)

    Shokët & shoqet e Byrosë: ‘Dhjetë gishta shoku Ramiz!’

    Shoku Ramiz: ‘Ja kështu është edhe pluralizmi. Gishti im, pra PPSH-ja u bë dhjetë. Kështu edhe pluralizmi është si sperma. E pllenon Partinë tonë dhe ajo lind dhjetë të tjera. Ajo mbetet Një por me dhjetë emra të ndryshëm’



    Shokët dhe shoqet e Byrosë ishin shtangur. Atëherë shoku Foto Çami që ishte edhe intelektuali i Byrosë thirri: ‘Rrofshi sa malet o shoku Ramiz!’. Pasuan shokët dhe shoqet e tjera të Byrosë. Përveç shoqes Lenkë, së cilës iu ngatërrua goja dhe tha: ‘Rrofshtë sa stallat o shoku Ramiz!’. Por në gjullurdi e sipër askush nuk e dëgjoi. Vetëm shoku Rita Marko rrinte i vrenjtur dhe pas pak goditi grushtin në tavolinë duke thënë ‘Shokë, Partia nuk është buqe që të lindë dhjetë të tjera. Dhe në se është kështu, atëherë duket se ky pluralizmi na qenka një qen zabrahan!’. Atëherë shoku Ramiz iu afrua, i tha diçka në vesh. Pas pak shoku Rita e kuptoi dhe jo vetëm që ishte dakort por u bë nga përkrahësit e zjarrtë të pluralizmit. Kështu pra, ditari im i dashur, u lejua pluralizmi në Shqipëri.

    Dukej qartë që Blendi ishte tronditur nga gjithë kjo histori e jashtëzakonshme dhe atë moment e pyeti shokun Ramiz. ‘Po Nexhmija ishte dakort për pluralizmin?’. Pash kamarierin kinez që ishte pranë se me sa saspens po priste përgjigjen e shokut Ramiz. ‘Po’ u përgjigj shoku Ramiz.

    Në fund, Blendi e pyeti shokun Ramiz në se ka bërë gabime në karrierën e tij. Çfarë nuk mëson, ditari im i dashur, njeriu i shkretë duke ndjekur emisionin e Blendit! Që të qënit diktator qenka karrierë! Tani të shohësh kur të fillojnë të gjitha Universitetet, publike dhe private, të shtojnë në prospektuset e tyre edhe karrierën e diktatorit. ‘Ejani tek ne, ju sigurojmë karrierë të suksesshme në administrim biznesesh, kompjuter, gazetari, inxhinjeri. Në se doni të bëni karrierë si diktatorë ne jemi Universiteti juaj! Sukses i garantuar!’. Nami i zi do bëhet, ke për të parë.

    Nejse, ku e kisha fjalën? Po, në se kishte bërë gabime shoku Ramiz në karrierën e tij. Shoku Ramiz u përgjigj ‘Po’. ‘Për shembull?’ e pyeti Blendi për t’a kapur mat. ‘E kush i numëron’ tha shoku Ramiz. Kamarierit kinez pranë meje i rrëshqiti një lot i ngrohtë nga syri. Pastaj u shfaq sigla e Vodafonit dhe emisioni mbaroi. Pash rreth e rrotull meje. Të gjithë e kishin kuptuar që isha i vetmi Shqiptar aty. Ndjeva shikimet e tyre, gjithë admirim dhe zili. Afrikanët po e po, por edhe Amerikanët po më shihnin me zili. Atëherë, i nginjur me krenari kombëtare, morra valixhen time dhe u ngjita në dhomë. Tani po e ndërpres, sepse po më sheh me inat ky polici turk këtu. Përveç kësaj më pret edhe miku im Turkoqipriot, Aliu, tek Jyrek Konak. Mirupafshim...



    PS. Harrova të të them, se ditën tjetër morra një e-mail nga një informator sekret që kam tek emisioni i Blendit. Më informon që pas emisionit hyri në studio fantazma e Enver Hoxhës. Sapo e pa shoku Ramiz filloi të qante me dënesë duke përsëritur në mënyrë monotone: ‘Shoku Enver, nuk ke vdekur, shoku Enver rron në zemrat tona’. Blendi shtangu fare. E ftoi shokun Enver të ulet. Pastaj shoku Enver filloi t’i thoshte që po mos të ishte Partia nuk do ekzisonte as Blendi, as Ramizi, as televizori as drita elektrike. Atëherë filluan që të tre të këndonin këngën: ‘Doli hëna prapa malit/ Që të bëjë dritë fshatit/ Fshati paska drita shumë/ Thotë hena ç'duhem unë/ Hënë o hënë e bukuro’. Këtu informatorit tim i ra të fikët nga emocioni dhe ngarkesa nervore. Kështu që më la edhe mua në errësirë...



    gazikap@gmail.com

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •