Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 125
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Historia jonë dhe Ramiz Alia
    Afrim Krasniqi 18/10/2009

    Kur udhëheqësi i fundit i regjimit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia, paraqitet përballë medias për të folur mbi të kaluarën, natyrisht që zgjon kureshtje dhe vëmendje të veçantë. Shqipëria e asaj periudhe, ndonëse një model ekstrem i sistemit njëpartiak, ende nuk njihet sa duhet nga publiku dhe brezat e rinj. Arkivat e të shkuarës janë ende të pahapura, dosjet sekrete zyrtare dhe individuale konsiderohen ende sekret shtetëror, zyrtarët përgjegjës për krimet e shumta fituan amnisti ose pafajësi.



    Këto zhvillime vijnë në kontrast me prezencën aktive mediatike e publike të lidershipit komunist. Është e pamundur të gjendet një muaj, gjatë të cilit nuk kemi pasur intervista, komente dhe kujtime personale të bashkëshortes së diktatorit Hoxha, pasuesit të tij Alia, bashkëpunëtorëve të afërt si Rita Marko, si dhe një numër të madh drejtuesish të ish sigurimit, të policisë sekrete, të ushtrisë komuniste, të aparateve të Komitetit Qendror apo komiteteve të partisë, apo edhe të stafeve të afërta politike, diplomatike e deri teknike të diktatorit. Të gjithë këndojnë një refren: tregojnë heroizmat e mëdha politike e diplomatike, bëmat e mëdha për atdheun, skenarët hollivudianë të shërbimit sekret kundër CIA-s apo KGB-së, sukseset e mëdha të regjimit të kaluar në ekonomi e rend publik, kujtimet për natyrën humane të diktatorit dhe mbyllen me kritika e këshilla pafund për regjimin e sotëm demokratik.



    Këtë refren mund ta ndryshojë vetëm një njeri, ai që për 40 vjet ishte krahu i djathtë i diktatorit Hoxha, për 5 vjet pasues i tij në krye të regjimit komunist, për 9 vjet kryetar i shtetit komunist dhe për rrethana aksidentale, një vit President i sistemit pluralist, i zgjedhur nga shumica parlamentare e Partisë së Punës.Ramiz Alia ka botuar disa libra, ka dhënë shumë intervista, por të gjitha në thelbin e tyre ngjajnë me fjalimin e tij të datës 8 nëntor 1986, kur nga skena e Pallatit të Kongreseve betohej për vazhdimësinë e punës, veprës, idealeve dhe regjimit të Enver Hoxhës. Ai ishte njeriu më inteligjent në Byronë Politike, por jashtë saj, ishte një si ata, madje më besniku, më i denji për të vijuar rrugën e Enver Hoxhës. Ai nuk sqaron asnjë ngjarje historike, nuk pranon asnjë kritikë dhe asnjë përgjegjësi, dhe në fund, nuk pranon as sistemin e sotëm, madje çdo deklarim, ashtu si ky i fundit në TCH, e mbyll me thirrje patetike "sot njerëzit kërkojnë Enver Hoxhën".



    Ramiz Alia ka të drejtë në pozicionin që ka zgjedhur, ai nuk mund të ndryshojë, nuk mund të tjetërsohet, nuk mund të shfaqet dikush që nuk ka qenë, dikush që nuk është dhe dikush që nuk mund të jetë. Një javë më parë Gorbaçov dha një intervistë për median gjermane dhe për të shumtën herë e cilësoi fatkeqësi e gabim historik modelin stalinist, të cilin edhe ai vetë e drejtoi, ndërtimin e Murit të Berlinit dhe vetë filozofinë, mbi të cilat u ngrit sistemi ideologjik në BRSS-së.
    Alia në Shqipëri i vetëshpallur Gorbaçov, nuk pranon asnjë kritikë mbi të kaluarën, mbi regjimin, mbi diktatorin, mbi politikat armiqësore ndaj kritikëve, disidentëve, komuniteteve fetare, apo mbi çmenduritë refuzuese diplomatike ndaj botës perëndimore.



    Ndryshe nga Gorbaçovi, Alia vijon të na tregojë se ai dhe diktatori Hoxha gjithçka e kanë bërë për atdheun, se kanë qenë idealistë, se e gjithë bota kishte gabuar kurse ata jo. Ai vijon të akuzojë amerikanët për sabotim në vitet '40, të akuzojë rusët për sabotim në vitet '60, të akuzojë gjermanët për sabotim në vitet '80, të akuzojë italianët dhe të gjithë perëndimin pse nuk ndihmuan me para regjimin komunist dhe në fund, t'i akuzojë të gjithë se nxitën ndryshimet në Shqipëri. Ai premton se do të zbardhë historinë e vendimmarrjes për Murin e Berlinit, por në fakt na tha vetëm sesi çmenduria komuniste e bëri qesharake Shqipërinë në një konferencë ndërkombëtare, ku këtë burrë të madh shteti donin ta nxirrnin nga salla dhe ai nuk dilte! Ai premton të tregojë si ra Muri i Berlinit në Shqipëri, por në fakt tha të kundërtën.



    Në dëshminë e tij, Alia thotë se priti studentët e dhjetorit për të shmangur gjakderdhjen! Pse gjakderdhje në dhjetor '90? Kush po kërcënonte, kush kishte armë përveç sigurimit të shtetit dhe policisë së tij? Përse kërkesa për pluralizëm edhe pas 19 vjetësh konsiderohet prej tij si kërkesë për gjakderdhje? E vërteta është se në shkurt - mars 1991, kur studentët u ngritën kundër emrit dhe bustit të Hoxhës në Universitet, vendi rrezikoi gjakderdhjen dhe jo për shkak të studentëve, por për shkak të atyre qindra e mijëra ushtarakëve militantë komunistë që Alia kishte në Shkollën e Bashkuar dhe që kërcënonin Tiranën me manifestim me armë!



    Kurrë në fjalimet e tij Alia nuk e ka konsideruar tragjedi vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, përkundrazi, e ka konsideruar dhe vijon ta konsiderojë të tillë ngjarjen e 20 shkurtit, rrëzimin e bustit të diktatorit. Për Ramiz Alinë pluralizmi "paqësor" ishte ai i bashkëjetesës me emrin, bustet dhe trashëgiminë e diktatorit Hoxha, i dënuarit me burg për këdo që kritikonte emrin e tij, i kalimit në subjekte elektorale të organizatave të masave, leva të PPSH-së.



    Alia, Hoxha dhe shokët e tyre bënë çfarë kishin në dorë, e braktisën Kosovën në emër të dashurisë për Titon, e braktisën fatin tonë perëndimor në emër të dashurisë për Stalinin, dhe kështu, e shndërruan Shqipërinë në një burg të madh, ku ndalohej edhe besimi në Zot. Ata ndërtuan më shumë burgje sesa universitete, më shumë e kampe internimi sesa rrugë apo shkolla, më shumë varre masive pa emër sesa spitale. Ata shpallën armiq jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe fëmijët e tyre, madje këta të fundit ende pa lindur konsideroheshin armiq. Ata e izoluan vendin, e kthyen atë në një ishull fatkeq, ku një duzinë bllokmenësh jetonin luksin, kurse 3 milionë shqiptarë jetonin në skllavëri moderne. Ata i shpallën luftë botës dhe vetë natyrës njerëzore, krijuan modelin e njeriut të ri, pa identitet, pa personalitet, pa mendim, pa liri, pa kurajë, pa të drejtë të marrë asnjë vendim për veten e tij.



    Ata e shpallën me ligj sferën private si pronë shtetërore, futën konceptin e luftës së klasave deri te krevati bashkëshortor, shkatërruan ekonominë, pronën private, shpërdoruan pronën publike, deformuan historinë dhe identitetet kombëtare, shpallën armiq themeluesit e shtetit shqiptar kurse vetveten, heronj kombëtar. Ata i hodhën eshtrat e Fishtës në lumë dhe librat e Konicës në zjarr, ata nuk lejuan Nënë Terezën të vizitonte Shqipërinë dhe asnjë shqiptar të vizitojë të afërmit e tij jashtë ishullit stalinist; ata dogjën kisha e xhami, klerikët i vunë para pushkatimit, Zotit i shpallën luftë dhe në fund, na hodhën në det si endacakë.



    Kështu, ata ia arritën që pas 45 vjet keqqeverisjeje ta shndërronin Shqipërinë në vendin më të varfër në Evropë dhe popullin shqiptar në kontigjent anijesh në eksode biblike nga vendi i tyre.Alibia se ata bënë shtet, ruajtën qetësinë, sollën drita apo luftuan analfabetizmin, janë të papranueshme për një grup individësh, që në emër të një ideologjie të huaj, na morën lirinë dhe bashkë me të, thelbin e jetës, ne, prindërve dhe gjyshërve tanë. Kjo ishte trashëgimia që na lanë, kjo është gjithçka, për të cilën ata nuk flasin, nuk dëshmojnë, dhe asnjëherë nuk kërkojnë ndjesë.



    Sot ata janë të dënuar të jetojnë në liri dhe në një sistem, i cili të vetmen mangësi ka ekzistencën ende të sjelljes dhe mentaliteteve komuniste, gjë për të cilën, edhe në këtë rast përgjegjësia duhet kërkuar pikësëpari tek Alia, sistemi enverist dhe përzgjedhja e tij më 1990 - '91. Paradokset e tranzicionit bënë që shoqëria të paguajë kompensimin e javëve të burgut të ish nomenklaturës dhe jo vitet e dekadat e burgut të mijëra ish - disidentëve dhe përndjekurve politikë; që burgjet politike të shkatërrohen dhe të mos kemi një muze vuajtje; që libraritë tona të mos kenë dëshmi të librit të zi të komunizmit, por kujtime patriotike të anëtarëve të Byrosë; që klasa jonë politike mos të dominohet nga pasardhësit e Fishtës, Konicës, Frashërit, Mjedës por nga pasardhësit e atyre që drejtuan gjatë diktaturës; që lodhja dhe zhgënjimet nga e kaluara të na shndërrojnë në një shoqëri apatike, pa kujtesë dhe memorie të duhur politike e qytetare.



    Sot ne jemi gjithashtu të dënuar të bëjmë kompromise jomorale; t'i bëjmë intervista Alisë, e Co. në shkëmbim të pyetjeve të lehta e komplimenteve; të pranojmë produktet neokomuniste të tij si produkte të sistemit demokratik; të mos kemi kurajën për të gjykuar asnjë krim të së kaluarës përderisa demokracia solli edhe zhgënjime; dhe së fundi, të pranojmë se Shqipëria e vitit 2009 ende të mos shihet nga të huajt si një shoqëri demokratike, por një produkt i papërfunduar ish komunist. Por çdo vështirësi e sotme, pavarësisht revoltës që na ngjall, në thelb mbetet më e vogël, më e pa dhimbshme, më pa pasoja dhe më pak dramatike se çdo sekondë e jetës tonë nën diktaturë.



    Lehtësimi i vetëm që vjen nga e gjithë kjo histori janë fëmijët tanë, të cilët, pavarësisht vështirësive, në asnjë rast nuk do të jenë të kërcënuar të jetojmë tmerrin pa fund që jetuan prindërit tanë. Dhe për këtë natyrisht, që merita nuk është e Alisë, por e brezit të dhjetorit '90 dhe e tërë atyre që më shumë se pushtetin personal deshën dhe iu përkushtuan idealeve demokratike dhe euroatlantike, të cilat ATA i refuzuan që më 1944.

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2009
    Postime
    16
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    He Brari ca u be me ty po e shane COFTINEN RUGOVA tani cudi aeharove cfare thoje nje koh perate idijot sote po e shane mire qe tu ka kthjell truri hahaha
    Enveri ka qene eshte dhe mbetet vigan i pazevendesueshem i Kombit Shqiptare

    LAVDI ENVER
    Per tipa si ti, do duhej te cohej Enveri nga varri dhe te te tregonte kush eshte coftine... Pastaj do e shikonim se kush eshte per lavdi e kush per sharje.

    Zot jep mend ku s'ka!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    etnik...

    brari nuk e shan rugoven ..
    pse po rren pa pik turpi?
    apo ke msu pi enverit me rrejt..

    Rugova or eunuk etnuk enverist.. eshte simboli i Kosoves..

    Eshte vizionari i Pamvaresise..

    coftina jeni ju lahperet enverista.. qe per nji dor euro vrisni bashkatdhetaret..



    ..

  4. #114
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043


    enveri ka qene dhe simpatik.knoqu icik daku.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252


    HAPE PAK HAPE KUSHE JANE KETO JENI JU NGA FRIKA MOSE BEJN KETU HAPE PAK

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Etniko, te ka mbet sahati 5 e nje cerek. Je ftof ne tajare qe thojne. Akoma ti tek parakalimet e nje majit dhe buzeqeshja e xhaxhit ne tribune? Hala ti ke pardat ushtarake te ushtrise"sovjetike "dhe me pas te asaj "kineze"?
    Xhaxhi Enver per ne qe e kemi njohur, nuk qe ai burri i bukur neper tribuna. Gabon Etnik.
    Xhaxhi te bente gropen.
    Gjithmone sa shkelte ne derrase te kalbur-hante koka
    Gjithmone qe ndronte kursin kot se koti -prap hante koka.
    Cilet hengri? Shpetoi vetem Ramiz servili. Te tjeret, te shkretet skane te numeruar:
    Shoket e bankes dhe te shkolles sepse e dinin sa i vlente radakja.
    Shoket e feminise
    Shoket qe e priten ne mbledhjen e themelimit te partise - i hengri te gjithe- la vetem Pilon.
    Komandantet dhe komisaret e brigadave nder ta dhe Spiro Moisiun e shumezoi me zero
    Anetaret e byrove skane te numuruar. Ma do mendja se eshe ne lufte sjane vrare kaq kuadro. I hengri te gjithe qe nga Koci Xoxe tek Mehmet Shehu
    Dhe e dini cbente? Sulmonte gjithmone ne grup, Zakonisht nje mysliman nje i krishter dhe kur sgjente nje te krishtere..hante disa mysliman qe ti thonte pop[ullit : une nuk fal asnjerin.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nji fjal popullore thot:"At qe e urren shume,at e done mase shumti"

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Etnikoo, ne vazhdim te idese se cituar me siper se Enveri "Ine" kur sulmonte , sulmonte ne grup qe te ishte me i besueshem nder masat e tulatura...me poshte po jap nje liste mbase jo te plote qe ilustron idene e te "ngrenit " ne grup:

    Sadik premte dhe Anastas Lulo
    Ymer Dishnica dhe Koci Xoxe…
    Pandi kristo dhe Sejfulla Maleshova
    Bedri spahiu dhe Tuk Jakova
    Dali Ndreu dhe Liri Gega
    Liri Belishova dhe Koco Tashko
    Teme Sejko dhe Panajot Plaku
    Todi Lubonja dhe Fadil Pacrami
    Beqir Balluku e kompani
    Abdyl Kellezi dhe Koco Theodhosi
    Mehmet Shehu e kompani
    Kadri Hazbiu e kompani

    Kaq dija, kaq thashe..
    Vazhdo Etno
    Se ta lash

    Nuk e shef si kombinohen?Nje andej e nje kendej...nje mysliman e nje i krishter...nje nga jugu.. e nje nga veriu?


    P.S : Lista eshte sajuar ashtu shpejt e shpejt dhe kerkoj edhe ndihmen tende per te qene me i sakte. Ku ti gjesh? Fare e lehte. Hap dhe shiko ato videot qe ke ofruar pak me siper. Ka edhe te tjera , te siguroj une. Dhe nder to shif se si vit pas viti fyronin fytyra dhe rinovoheshin tribunat...Ngriheshin grushtet perpjete dhe hapeshin varre.. po tashme jo me per armiqte sic thote kenga, por per shoket e nje ideali, per ata qe pine uje bashke .. ne "gjurme kali"sic thoshte dhe poeti Agim Shehu.
    Te tjeret le te shtojne ato qe dine...
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 19-10-2009 më 19:27 Arsyeja: kot

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Njeri i thoshte me te qeshur nje ish brigadieri te gruas se vet 'ku je o babai i kalamajve tane' .Ishin te detyruara grate e brigades te kurveroheshin me brigadierin ndryshe ai nuk u shenonte normen. Tufezimi i kishte keto gjera, Ramiz Alia do mbahet mend ne histori si njeriu qe e çoi ne nje nivel tjeter kolektivizimin, nje kohe kur njerezit mbanin radhen per presh. Sistemi komunist kishte veç emrin e tille, por ne shqiperi u shnderrua ne sadizem te mirefillte. Enverin dhe idhtaret e tij nuk i zinte gjumi naten po te mos torturonin, burgosnin,internonin, pushkatonin njerez te pafajshem. Diktatura e proletariatit ishte nje lloj gracke ku dhe ata me te devotshmit binin brenda. Lufta e klasave gjente njerez per ti derguar ne minierat e burgjeve. ata me biografi te keqe kontigjent sklleverisht qe do punonin ne galerite e minierave.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tvsh..

    pa na trego pak se ku ja sheh tradhetine ramiz alise..

    po sqarona mire..

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •