Sipas njoftimeve nga agjenci të ndryshme, misionari evropian për Malin e Zi Mirosllav Lajçak, u ka prezantuar autoriteteve të Malit të zi propozimin e BE-së për propozicionet e referendumit për pavarësi, sipas të cilit, cilido vendim i qytetarëve do të jetë i pranueshëm, po qe se për atë vendim voton të paktën 55 përqindëshi i qytetarëve që kanë dalë në votim. BE konsideron se referendumi duhet më mbahet më 14 maj, kur po ashtu mbahen edhe zgjedhjet lokale. Partitë në qeveri kanë refuzuar këtë propozim, ndërsa opozita proserbe ende nuk është deklaruar.
Partia Demokratike e Socialistëve, e Gjukanoviqit, ka pohuar se propozimi përmban një rregull i cili deri tash askund nuk është aplikuar- sepse nuk respektohet barazia e vlerës së votës dhe për shkak se cenohet baza e deklarimit demokratik- duke qenë se pakica asnjëherë nuk mund të shndërrohet në shumicë.
RTK 16/02/2006 16:51:23
Krijoni Kontakt