Gazeta Shqiptare, 9 Tetuer 2006

Kujtimet e ish-kryeministrit per te fshehtat e ’97.
Nga Aleksander Meksi

Meksi: Kur Berisha refuzoi kongresmenet

TIRANE (8 Tetor)Ne traditen gojore te shqiptareve shquhet per
pasqyrimin e thelle te nje tipari thelbesor te races arberore
Legjenda e Kalase se Rozafes, qe per mendimin tone eshte mithi “par
exellence” i shqiptareve.

Thelbi i saj eshte fillimi i cdo dite nga e para e asaj qe behej nje
dite me pare, qe nuk rri dot guri mbi gur kur “nata” vjen, madje dhe
pse te mos e themi e kenaqesise per te shkaterruar. Dhe nje dite,
kur e kuptuan qe kjo ishte e keqja me e madhe qe mund ta gjeje
“ndertuesit e kalase”- shqiptaret, ata per te larguar pergjithmone
te keqen pranuan te flijonin dike. Dhe prape vellai vellait ja beri
me hile ne aktin sublim qe do te shmangte tragjedine e rrezimit te
murit, mallkimin e perjetshem ndaj asaj qe mundohej te ngrinte apo
te krijonte, shqiptari.

Duhet te kene ndodhur perhere te tilla ngjarje deri sa arriti te
trupezohej ne mendjen e shqiptareve, ne gojen e tyre, e te kalonte
brez pas brezi goje me goje kjo rrefenje tragjike. Tragjike per
“rrezimin” e punes se cdo dite, tragjike per flijimin e nuses se re
e mbetjen jetime te foshnjes se saj, tragjike per mallkimin e
mosperparimit apo mbetjen ne vend.

Konservatorizmi arberor nje nga shprehjet e se ciles eshte dhe kjo
legjende, u detyrua nga nevoja e ruajtjes se races per nga
kercenimet e pushtimeve te huaja, e dyndjeve te panumerta mbi tokat
iliro-arberore. Ata qe shpetuan, ata qe mbijetuan maleve e fushave
te mbrojtura, brenda dhe rreth qyteteve-fortese qe nuk i mori kush
dot, ruajten gjuhen e te pareve me elemente pafundesisht te vjeter,
u identifikuan si shqiptare ne gjuhen e zakonet, ne emrat e tyre, ne
perrallat e legjendat etj. E per te mbijetuar mbase duhej te
trazoheshe sa me pak, te ndryshoje sa me pak. Por pati gjithnje nga
ata qe per te ndryshuar, per te ngritur dicka te re, per te vene nje
gur qe te mbetej, pranonin te flijonin dicka nga qenia e tyre,
sigurisht duke dashur te jene e te mbeten shqiptare. Ata deshmuan ne
kohe forcen e shqiptareve per te mbijetuar, per te ecur perpara, per
t’u dalluar nga te tjeret, duke ruajtur gjithshka racionale ne
trashegimine shumeformeshe te popullit, te krijonin mbi nje sfond
thuajse te pandryshueshem e shume te lashte, por gjithnje me shtesa,
ndryshime e mbivenie.

Legjenda si aktualitet

Legjenda e murosjes se nuses se bukur, e foshnjes jetime, e kalase
qe filloi te ngrihej, e qumeshtit qe buronte nga guret, e pabesise
brenda familjes ngacmojne perhere ne shekuj fantazine dhe ndjenjat e
shqiptareve. Ajo mbeti e tille per shkak te veprimit te parapelqyer
te shqiptareve, rrezimit te murit te ndertuar brenda dites (pa
pritur me teper), pra te mohimit te gjithshkaje qe bejne te tjeret.
Ky veprim sa mohues ne planin verbal e mental e aq shkaterrimtar ne
planin real, ka qene perhere i pranishem ne mendjet dhe duart e
shqiptareve. Kjo ka qene dhe arsyeja qe shume vite me pare ne formen
“Bota fillon me mua”, (perndryshe e ashtuquajtura “teori e vitit
zero”), e pata konsideruar, ne biseda me shoket e miqte intime, si
te parin ndermjet atyre qe i quajta “Parime arberore”. Edhe sot jam
i bindur per kete. E per fatin tone te keq ai ende mbetet nder ta i
pari.

Mendoj dhe jam perhere e me teper i bindur se eshte koha qe
energjine tone ta kalojme ne ndertimin e shoqerise se re, e nje
Shqiperie me te mire pa shkelur te kaluaren, “pa murosur njerez”.
Dhe shqiptaret kur nuk kane qene te detyruar nga ky zakon, ta themi
shqip: ne dhe’ te huaj e per te huajin, kane ditur te ndertojne e te
krijojne, kane ditur te drejtojne perandori e shtete, kane ditur te
krijojne shtete moderne...

...(Tirane 1994-25 gusht 1997)

Viti ‘97

Ne keto kohe jashtezakonisht te veshtira qe po kalojme kam detyrimin
moral te dyfishte per t’u shpjeguar perpara publikut si nje nga
themeluesit e Partise Demokratike dhe hartuesit e programit e
statutit te saj dhe si personi qe per 5 vjet tej mase te veshtira
drejtoi qeverine demokratike me voten dhe mbeshtetjen pa rezerva te
shumices se demokrateve dhe pse te mos e themi dhe te shumices se
shqiptareve. Ndjej gjithashtu detyrimin per te informuar shqiptaret
per c’ka ndodhi dhe per fakte e hollesira te nevojshme per te
kuptuar drejt ndodhite tragjike te vitit 1997.

Si dhe shume here te tjera gjate historise se tyre e sidomos gjate
ketij shekulli shqiptaret ndodhen perpara dilemash e problemesh te
medha. Me lejoni qe edhe pse s’kam cituar njerez te ditur ne fjalet
e mija ne keto 5 vjet te citoj nje shqiptar te shquar: “Kemi
trasheguar thone nje te kaluar kaotike, po kalojme thone nje te
tanishme kaotike: e ardhmja paraqitet si nje zero matematike, shiko
te shpetosh koken tende”. Kete kenge vajtuese te kendojne sot pleq e
te rinj, dogmatike e liberale. Te ditur, te paditur, te gjithe
njerezit ketu brenda, i ka zene nje dobesi mistike, nje lodhje
morale e materiale. Dhe si rrjedhe e natyrshme e gjithe kesaj
gjendje, nje egoizem vetiak, materialist, i lidhur ngushte me
indiferencen, merine, ligesine, dinakerine me te percmuar tej per
tej. Simptoma me tipike dhe me klasike te dekompozimit. Simptoma te
dekadences, qe paraqisnin popujt ne mbremjen e historise se tyre...
ku gjendemi...?”

Keto fjale jane shkruajtur ne vitin 1935 nga shqiptari i madh Branko
Merxhani, qe per shkak te erresires 50 vjecare komuniste, ne e
lexojme ne fund te ketij shekulli. Fjalet e tij jane aktuale dhe sot
sado te na vije keq qe ta pranojme. Dhe fajin nuk na e kane te
tjeret, ai eshte gjithnje brenda nesh. Fajtor per punet shqiptare
jemi vetem ne shqiptaret.

Ne kohe tej mase te veshtira shtrohet serish perpara nesh pyetja a
duam te bejme shtet ne shqiptaret, a e duam shtetin shqiptar ne
shqiptaret? Kam qene perhere i mendimit se demokracia e viteve ’90
qe shansi i fundit per shqiptaret qe te bejne shtetin e tyre.
Rikthimi i komunisteve ne pushtet si teori e praktike e kompromenton
thuajse perfundimisht kete mundesi. Nuk them qe kjo shprese eshte e
humbur, por qe ta realizojme kete enderr shumeshekullore te mjaft
shqiptareve te shquar duhet te heqim dore nga mllefi dhe hakmarrja,
cmiri, merzite dhe ligesia, dinakeria dhe mosmirenjohja, harresa dhe
mungesa e pergjegjesise, deshira per te filluar gjithmone nga e
para, cka ben te kote nevojen per te ndertuar dicka te qendrueshme,
si dhe nga plot gjera te tjera negative, per te mbizoteruar deshirat
e mira e njerezore e mbi te gjitha, besimi tek mundesia e nje te
nesermeje si per gjithe kombet e tjera. Do ta realizojme kete
enderr, sa nuk eshte ende vone, nese do te ecim ne rruge te sigurte,
nese do synojme perendimin demokratik dhe po te mos behemi vegel e
keqdashesve dhe e krimit te organizuar e fondamentalisteve politike,
e atyre qe nuk duan nje Shqiperi te mevetme, por cifliqe ku te
sundojne (lexo: dhunojne) vetem ata. Ne te kundert dhe ne do te
mbulohemi nga turpi dhe harresa si mjaft te tjere perpara nesh. Ne
duhet te pranojme qyteterimin evropian me te gjitha institucionet,
ligjet e rregullat e tij, me kulturen e dijet e tij. Ndryshe, sic
thoshte ne 1930 po Branko Merxhani, le t’i pergatisim qe tani cadrat
tona. Me mendesite e tanishme dhe format e mbrapshta, te marra dhe
kaotike qe deshirojme te imponojme e te na imponojne, nuk mund te
mbetemi dhe per shume kohe ne kete kend te dheut. Nga dhuna e rruges
qe dikush po i thurr himne, e marrezia e politikaneve nuk mund te
kete qyteterim, mireqenie e perparim...

...Gjykimi s’mund te jepet menjehere, i takon historise ta gjykoje,
mbasi te hetohet qe precipitimi i situates ne fillim te ’97 nuk ka
qene i nxitur e mbeshtetur nga te huaj apo forca te brendshme
politike te djeshme e te sotme, element asociale e te inkriminuar e
ne lufte me shtetin ligjor. Sidoqofte fatura e paguar nga shqiptaret
e Shqiperia, mundi dhe sakrificat e cuara dem, jane te pamerituara e
te panevojshme dhe ata qe do ta gjykojne do te mallkojne kedo qe
eshte pergjegjes, kedo qe veproi ne limit te qenies njerezore, kedo
qe nxori ne drite te keqe veten dhe bashkesine, kedo qe i shfrenuar
u ul shume poshte. Jam i sigurte qe cilido prej nesh qe gaboi e
mekatoi do te paguaje gjate jetes se tij cmimin qe i takon. Per kete
jam i qete, per kete te jeni te qete dhe te sigurte dhe ju. Nga
harami nuk del hair dhe e verteta vonon, por nuk harron kurre.
Sidoqofte ajo qe u be u be, fatura nuk ndryshohet dot dhe rendon mbi
Shqiperine dhe shqiptaret.

Pesimet

Por pesimet duhet te behen mesime nese nuk duam ta pesojme serish,
ne se nuk duam te biem akoma me poshte, nese nuk duam qe Shqiperia
dhe raca shqiptare te poshterohet akoma me teper. E them kete duke
shpresuar si atdhetar se ende nuk e arritem (prekem) fundin e
turpit, ate pike nga e cila nuk mund te kthehesh me prapa dhe je i
humbur pergjithmone.

Jam gjithashtu i mendimit se deshira per te larguar nje force
politike apo individe te vecante, ne asnje rast nuk mund te
justifikoje e te kerkoje djegjen e renimin e plote te Shqiperise, e
jete njerezish te pafajshem. E thene ndryshe: duhet te quhet marrezi
djegja e shtepise tende qe te djegesh hasmin brenda, e aq me keq
akoma kur shtepia nuk eshte vetem e jotja. Sepse ne fund te fundit,
ata qe do te mbesin ketu do te rindertojne shtepine e perbashket. Do
te duhet kohe dhe mjete te shumta financiare per te arritur atje ku
ishim. Dhe eshte pikerisht kjo qe do te denoncoj, kur gjakrat u ulen
dhe fatura te jete e qarte per te gjithe, ata qe moren pjese
organizuan dhe drejtuan trazitat e vitit ’97, pavaresisht nga emri
qe do t’i veme asaj qe ndodhi. Ne demokraci ka mjete e rruge te
tjera, vetem demokratike, per te zgjidhur kundershtite, ndyshe kjo
do te perseritet.

Konflikti

Mbas largimit te PD-se nga pushteti (1997) dhe fillimit te procesit
te zbatimit te te ashtuquajtures “zgjidhje politike”, per partine
detyra e pare dhe e fundit ishte fushata zgjedhore. Per te gjithe ne
ishte e qarte se ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme dhe te
rebelimit e te terrorit te bandave, qe cdo dite shtrihej ne zona dhe
rruge te reja, fushata zgjedhore do te ishte tej mase e veshtire, ne
mos e pamundur.

Doreheqja e Qeverise u mendua ne nje kuader ndryshimesh te te gjitha
institucionmeve pa perjashtime dhe realizimit te zgjedhjeve te reja
brenda afatit ligjor te 45 diteve dhe u pranua prej meje vec kesaj
edhe pse shteti nuk deshi te kryente detyren. Sigurisht qe 45 dite
do te ishin te pamjaftueshme per t’u riorganizuar, por ato ishin pak
si per ne ashtu dhe per kundershtaret tane politike. Ne te njejten
kohe krimi e terrori do te kishin lulezuar me pak, shkaterrimet do
ishin me te pakta dhe rindertimi i vendit, cilido qe te ishte fitues
ne zgjedhjet, do te kishte filluar 2-3 muaj me perpara do te ishte
pra me i lehte. U zvarrit gjetja e te ashtuquajtures “zgjidhje
politike” dhe qeveria e krijuar e “Pajtimit Kombetar” u mor me shume
gjera per llogari te partive te veta, por jo me pajtimin kombetar e
as punoi per te realizuar programin e vet. 4 muajt e qendrimit te
saj, per vete formulen, per ndervajtjen nga partite, do te mbahen
mend per nje kohe te gjate nga ne shqiptaret, per kaosin e
inekzistencen e shtetit, do te mbahen mend per terrorin komunist e
politik, per djegjen e shkaterrimet dhe nuk do te harrohen kurre nga
familjaret e mijera viktimave te pafajshme, nga ata qe u demtuan apo
u rrenuan ekonomikisht. Dhe e gjithe kjo sepse shteti per qellime
politike te partive e te individeve te vecante nuk nderhyri
asnjehere dhe ishin disa nga partite ato qe organizuan dhe nxiten
dhunen.

Dhe ketu filloi dhe distancimi im nga drejtuesit e larte te PD-se.

Une mund te rrija deri dje me ta, edhe duke patur divergjenca, per
te dhene me kembengulje kontributin tim qe gjerat te beheshin mire,
qe te beheshin sa me pak keq. Ne rrethanat e reja kembengula:

-Qe zgjedhjet te beheshin sa me pare;
-Qe kryeministri te ishte i PD-se, qofte dhe duke i lene PS-se
Ministrine e Brendshme;
-Qe te largohej sa me pare Agim Shehu vec te tjerave dhe si nje nga
shkaktaret, sipsa meje, te prishjes se policise shqiptare dhe te
ineficences dhe te mungeses se deshires per te vepruar nga ana e
saj;

-Te behej transparenca e firmave duke filluar nga te bllokuarat.

Keto kerkesa rezultonin nga bindjet e mija por edhe nga pervoja
5-vjecare ne krye te Qeverise, fakt qe nuk duhej te neglizhohej nga
ata qe nuk e kishin kete pervoje. Nje “zgjidhje politike” qe te
ishte me te vertete reale dhe e dobishme per Shqiperine nese do te
bllokonte trazirat dhe do te rivendoste menjehere autoritetin e
shtetit dhe veprimin e ligjit. Eshte e kuptueshme qe kjo duhej te
behej ne nje kohe sa me te shkurter. Duke qene kjo nje periudhe
kalimtare apo e ndermjetme nuk duhej te kalonte 45 ditet, aq sa
parashohin gjithe kushtetutat modeerne. Partia Demokratike nuk duhej
te linte postin e Kryeministrit (qe sidoqofte do te ishte nje tjeter
ne cdo rast) per te garantuar realizimin e programit, sado minimal
te Qeverise se re. Posti i ministrit te Brendshem, qe sido qe te
ishte do te dublohej me nje sekretar shteti, nuk qe me i
rendesishem, aq me teper qe do te mbarte pergjegjesine e keqesimit
apo mos vendosjes se rendit. Me nje zevendesminister tjeter dhe nje
tjeter drejtor te Pergjithshem Policie, rendi dhe mund te vendosej.
Agim Shehu, sic dhe ne fakt ndodhi, ishte qartesisht i paafte per
kete. Persa i perket transparences se firmave ajo duhej te behej se
i duhej ne rradhe te pare PD-se. Me nje kryeminister dhe minister te
Financave te PS-se, te gjithe ishin te bindur qe transparenca nuk do
te behej dhe do te sherbente per manipulimin psiqik te zgjedhjeve,
sic dhe ndodhi.

Fatkeqesisht te gjitha keto nuk u bene vecse ne te kunderten. Une
s’mund te kuptoja se si mund te votonin shqiptaret per ne kur nuk
vendosnim rendin dhe kur nuk behej transparenca qe te tregonte qe
nuk i vodhen parate strukturat dhe njerezit e PD-se. Edhe sot e
kesaj dite nuk e kuptoj, se si nuk e kuptuan kete gje ata qe mbeten
ne drejtimin e shtetit ne emer te PD-se dhe drejtuesit e saj. Por
transparenca duhet te percaktoje kush i organizoi, drejtoi firmat,
sa perfituan (pervetesuan), menaxheret, keshilltaret e tyre dhe jo
vetem politikanet, por dhe media. Transparenca nder te tjera duhet
dhe per te percaktuar kush mbeti i demtuar realisht qe eventualisht
te mund te ndihmohej.

Qe ne analizen e Keshillit Kombetar te PD-se te dates 15 prill 1997
ne diskutimin tim jo te shkurter, u shpreha mjaft qarte se duhet jo
vetem te bejme analize, dhe une u mundova ta bej, por dhe te themi
si do te bejme ndryshe ato qe jane bere jo mire ose qe shkaktuan
pasoja te papelqyeshme. Edhe kjo e fundit nuk u be megjithese te
gjithe kane opinione te qarta per cka ndodhi dhe kush jane
shkaktaret.

Duke mos u vendosur rendi, madje duke u perkeqesuar ne menyre
katastrofale e duke u shtuar ndjeshem dhe terrori ndaj anetareve e
simpatizanteve te Partise Demokratike, rrethe te tera te vendit u
shkeputen nga qendra, strukturat e partise ne baze u shperbene duke
u humbur dhe lidhjet ndermjet anetareve dhe seksioneve, degeve dhe
kryesise se Partise ne rastin me te mire u reduktuan ndjeshem.

Zgjatja (lexo: zvarritja) e periudhes parazgjedhore i shtoi keto
dukuri.

Nga ana tjeter mos kryerja e transparences, si perpara marsit ashtu
dhe gjate ketyre muajve, u perdor nga ana e kundershtareve tane
kunder nesh, ndersa prej disave brenda PD-se u perdor ne menyre te
poshter kunder ndonjerit prej nesh, edhe pse demtonte PD-ne dhe
fushaten e saj elektorale. U munduan te perfitonin, ne dite te
keqija, per te lare hesape te felliqura “personale”.

Te dy keto mosrealizime, pavaresisht se mund t’ju gjehen
justifikime, ndikuan sipas meje, ndjeshem ne zgjedhjet e 29
qershorit dhe rezultatin e tyre. Gjithashtu, dyshimi qe kane mjaft
prej nesh: pse nuk u bene? Nuk do te na ndahet lehte per shume kohe
dhe do te ndikoje per gjykimin negativ ndaj atyre qe ne bejme
pergjegjes drejtpersedrejti apo terthorazi. Dua te verej ketu se
eshte nder rastet e pakta te jetes politike te viteve ’90, qe
shkruesi i ketyre rradheve ndodhet ndermjet atyre qe pyesin e
kerkojne llogari dhe jo nder ata qe duhej te kishin vepruar e te
japin llogari. Nuk konsideroj aspak se jam i privilegjuar ne kete
ceshtje.

28 maj 1996

Ne analizen qe i bejme vitit te fundit (1997) te gjithe mundohemi te
gjejme si filloi e cfare ndodhi qe filloi? Do te ishte absurde te
vesh larg per te gjetur shkaqet, sepse gjithshka le gjurmet apo te
carat.

Per mendimin tim gjithshka filloi menjehere pas zgjedhjeve te 26
majit por, megjithate ne patem mundesi per ta evituar. Jo se me
perpara nuk ka patur probleme, sepse probleme ka dhe do te kete
vazhdimisht, por ato kane qene te tilla qe nuk mund te krijonin
konflikte te demshme ose qe potencialisht nuk mund te krijonin
konflikte, sepse dominantja, per shumicen e shqiptareve ishin
rezultatet pergjithesisht pozitive te qeverisjes kater vjecare te
PD-se, reformimi i gjithanshem i shoqerise shqiptare, mbeshtetja pa
rezerva qe perendimi i jepte demokracise shqiptare, besimi ne
permiresime te vazhdueshme, kjo qe arsyeja qe ata i dhane perseri e
pamedyshje voten e Partise Demokratike.

Ndodhite e asaj dite fatkeqe dihen, demokratet nga qendra ne baze
rane pre e provokacioneve te socialisteve, i cili qe i pashembullt
dhe i pa justifikueshem, edhe pse i provokuar me loje nervash te pa
nevojshme, per procesverbalet, firmat etj. Eshte bindja ime qe ne
kishim rreth 50 per qind te votave (sipas proporcionalit) qe i
takonin sipas mazhoritarit rreth 70 per qind te vendeve. Kjo qe
arsyeja qe pas euforise absurde te nates se 26-27 Majit i thashe te
henen ne mengjes z. Tritan Shehu qe me renien ne gracke “na vodhen
fitoren”. I ketij mendimi jam dhe sot.

Gjithe kjo edhe mund te riparohej, sigurisht duke marre parasysh me
seriozitet, mirekuptim, zemergjeresi dhe fisnikeri verejtjet qe do
te beheshin nga opozita e majte si dhe nga partite e tjera ose dhe
nga observatoret, apo institucionet nderkombetare dhe sidomos nga
qeverite qe ishin angazhuar ne mbikeqyrjen e zgjedhjeve. Por, per
fatin e keq te shqiptareve dhe te demokracise shqiptare, te pritur e
te ndertuar me aq mund nga shumica e shqiptareve, ndodhi 28 maji,
absolutisht i panevojshem dhe i demshem tejmase per PD-ne. Koha e
vertetoi kete. Ne 28 Maj opozita organizoi nje demonstrim proteste
ne sheshin “Skenderbej” me pjesemarrjen e disa qindra vetave, nder
te cilet gjithe kandidatet per deputete dhe drejtuesit e aleances se
forcave te majta. Ate kohe binte nje shi rrebesh, qe sigurisht do te
ndikonte ne forcen e protestes. Duke qene nje grumbullim pa leje ai
filloi te shperndahej si zakonisht me qetesi nga policia, kur ne
shesh fillojne te veprojne ne komanden direkte te Agim Shehut, ne
mos dhe te ndonje tjetri, forca te vecanta te policise dhe sic
thuhet dhe civile te SHIK-ut, te cilet perdoren dhunen fizike ndaj
politikaneve, gje qe nuk mund te mos te shtyje te mendosh qe mund te
kete qene dashakeqese per PD-ne dhe e paraorganizuar. E them kete
sepse nga holli i hotel “Tiranes” te huajt i nxisnin politikanet te
dilnin ne shesh per t’i filmuar duke u rrahur. Dhe zoti A. Shehu e
te tjeret, ne rastin me te mire, nuk ju shmangen provokimit. Pamjet
me te vertete absurde te asaj mesdite i rane botes rreth e qark per
disa dite duke vulosur denimin tone, duke e bere te pamundur
gelltitjen e 26 majit.

Desha te sqaroj se kur filloi keqshperndarja e protestuesve kam
kerkuar se bashku me zotin Musaraj, mosperdorimin e forces, por
drejtuesit e operacionit nuk kane zbatuar kete porosi, me sa duket
pane patur dhe te tjera, dhe jo vetem kaq por jane treguar arrogante
ndaj urdherave tona.

Qe nga kjo dite, une dhe jo vetem une por dhe shume qeveritare te
tjere, e kemi ndjere qe po fillonte tatepjeta dhe qe po izoloheshim
e pengoheshim ne punen tone duke na i ngadalesuar apo bllokuar
ndihmat. Per rreth dy muaj (qershor-korrik), strukturat drejtuese te
shtetit shqiptar u moren me perballimin e problemeve qe shkaktuan
keto dy dite te majit ’96 si ne planin kombetar ashtu edhe per me
teper, ne ate nderkombetar. Dhe kete opinion timin ja kam bere te
ditur pa rezerva te gjithe atyre qe kishin kontakte me mua, madje
duke shtuar qe nuk arrij ta kuptoj pse duhej bere nje gje e tille
dhe se kjo eshte “varrosja e demokracise shqiptare”. Kjo gje ju ka
vajtur ne vesh dhe atyre qe e gatuan kete corbe te felliqur, dhe per
kete me jane kundervene, ne kundershtim me ligjet duke me
kontrolluar dhe luftuar me perhapje te organizuara shpifjesh, por qe
kjo s’ka perbere problem real per mua, sa kohe qe merreshin vetem me
mua. Me vone kur filluan te hapnin lajme te rreme ne publik per te
me demtuar duke patur dhe pasoja per shoqerine shqiptare sigurisht
qe jane bere shoqerisht te pergjegjshem dhe kane shkelur ligjin.
Mbeturina te ketyre strukturave dhe njerez prane tyre e kane
vazhduar kete gje deri vone, duke i shkaktuar dem real jo vetem
demokracise shqiptare dhe Partise Demokratike, por dhe Shqiperise
dhe shqiptarve.

Ato dite, per perfaqesuesit e huaj ne Tirane pra dhe per qeverite e
tyre, ishte e qarte se kishte fituar PD-ja, te cilen ata dhe e
kishin mbeshtetur me ose pa rezerva, por ato nuk mund te aprovonin
ate c’ka ndodhi sidomos ne 28 maj. Per arsyet qe i dine ata,
paraqiten nje sere kerkesash, plotesimi i detyrueshem i te cilave,
mund te sillte pranimin e ndodhise. Keto kerkesa ia paraqiten
njerezve kryesore te shtetit dhe te PD-se. Ato ishin: anullimi i
zgjedhjeve pra perseritja e tyre ne rreth 40 zona dhe largimi nga
postet te zoterinjve Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu. Keto kerkesa
nuk u pranuan. Atehere u perserit kerkesa per 40 zona dhe largimin,
per studime ne Amerike te Agim Shehut. Edhe kjo kerkese nuk u
pranua. Ne te tilla rrethana per t’u mbushur mendjen drejtuesve te
shtetit u kerkua ardhja ne Shqiperi e Z. Wirth si dhe e z. Engell,
me sa duket qe te na benin prezent kerkesen e qeverise amerikane dhe
kembenguljen e tyre ne kete ceshtje, por zoti President i
Republikes, me te cilin do te takoheshin ata, refuzoi t’i prese. Ne
qe ishim prane tij dhe qeme te informuar per keto kerkesa,
kembengulem per plotesimin e tyre dhe pritjen e emisareve amerikane
por nuk arritem thuajse asnje rezultat, vecse balotazhin ne 17 zona.

Ketu e ka zanafillen gjithshka ndodhi me vone dhe per mjaft prej
nesh ishte i qarte rezultati i luftes se pabarabarte. Sigurisht
askush nuk mund te imagjinonte formen, permasat, pasojat e kesaj
lufte, sepse ato i dikton dhe i vendos me i forti. Ne qendruam ne
postet tona per te zvogeluar pasojat e “kapercimit te ylberit” ne 28
maj