Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Se pari doja te thoja dicka ne lidhje me titullin e temes. Ky titull te le pershtypje sikur personi Edi Rama vendos mbi pallatet e ndertesat ne Tirane. Qe ketej dalin edhe shume spekullime dhe thashetheme, qe sic duket nga nje deshire e papermbajtur e ne shqiptareve, perpiqemi te analizojme dhe te kerkojme skandale e komplote edhe aty ku ndoshta nuk ka. Harrohet pa dashje ose me dashje qe Edi Rama jashte jetes private eshte Institucion. Vendimmarrjet e tij nuk jane personale, sepse ma merr mendja qe edhe ai e di mire qe ne te kundert i duhet te perballet me ligjin.

    Se dyti, une nuk kam qene ne Shqiperi ta shoh ceshtjen me syte e mi, por e kam ndjekur nepermjet shtypit te dites. Jam mese i bindur se te gjitha keqkuptimet ne kete ceshtje dhe ne ceshtje te tjera vijne si pasoje e nje ligji ndertimi te bere qellimisht jo i qarte (se perndryshe ku do te ishte mundesia per korrupsion?) dhe nje strukture urbanistike komplet e gabuar, ku nuk merret vesh se cili cfare kompetencash ka.

    Qe nga 01-10-2002 ka hyre ne Landin Hessen ku une banoj ne fuqi Ligji i Ri i Ndertimit dhe duke qene se zyra e jone botoi ligjin me gjithe komentar, une kisha fatin e mire te bashkemerrja pjese ne organizimin e seminareve per arkitektet dhe inxhinieret e Landit Hessen. Gjate ketyre seminareve (gjithesej 12) kam degjuar shume gjera dhe kam kuptuar dicka me teper mbi sistematiken e ligjit te ndertimit. Do te thoni ju qe Shqiperia nuk eshte Gjermani. Shume e vertete por duhet ta dini qe nje pjese e madhe e Kushtetutes dhe e Ligjeve jane marre dhe pershtatur nga Gjermania, keshtuqe ne shume aspekte sistematika e ligjit eshte e ngjashme.
    Dikush ka shkruajtur qe perse shteti nuk veproi kur po ngriheshin keto pallate por u kujtua kur keto kishin hedhur 11 kate?
    Nje nga pergjigjet eshte: Shteti (organet kontrolluese te ndertimit) nuk kane per detyre te bredhin tere diten per te gjetur ndertime pa leje ose kur eshte shkelur leja e ndertimit, por bejne kontrolle kur ka sinjalizime ose dyshime. E njejta llogjike eshte edhe kur ngisni makinen dhe nuk keni dokumentat ne rregull. Nuk eshte detyra e policise te ndaloje cdo makine ne cdo kryqezim, por ne rast konstatimi ju mbani persiper pergjegjesine.
    Ashtu si cdo qytetar qe pergjigjet para ligjit edhe Firmat e Ndertimit jane te detyruar te zbatojne ligjin (si kodin e ndertimit ashtu edhe kodin civil). Ne moment konstatimi te shkeljes se ligjit shkelesit duhet te marrin parasysh edhe konsekuencat. Eshte detyra e drejtuesve te firmes, arkitekteve, inxhiniereve te pergatisin dokumentacionin e rregullt ne perputhje me ligjin per lejen e ndertimit. Keta te mjere akoma nuk e kane kuptuar qe "blerja" e lejeve gjysmake dhe tejkalimi i lejeve te ndertimit nje dite mund te kthehet ne bumerang, pasi qeverite dhe bashkite mund te nderrohen cdo vit, por ligji edhe po u nderrua mbetet ne fuqi ai ligj qe per ate periudhe kohe ka qene. P.sh rasti:
    Ne Gjermani eshte e ndaluar me ligj kthimi i zonave te lira qe jane dhene per kopshte dhe bahce ne zona permanente banimi. Ne Köln ekziston nje zone e tille. Kur Institucioni i Urbanistikes dergoi kontrolloret e ndertimit me urdherin per prishjen e shtepive, banuesit nxorren nga nje leter te zverdhur nga koha dhe me vulen me kryqin e thyer nazist, ku thuhej qe si pasoje e bombardimeve keta banore kishin humbur shtepite dhe lejoheshin te zhvendoseshin ne zonat e caktuara per bahce. Kjo leje beri qe kontrolloret te ktheheshin mbrapsht. Por kjo nuk do te thote ne asnje menyre qe te tjere lejohen te ndertojne shtepite aty. Nje komentar i sistematikes se ligjit qe me ka ngelur ne mendje eshte: "Nje gafe mund te shpetoje, gafa e dyte eshte kategorikisht e palejueshme dhe ndeshkohet". Ja pse nuk mund te justifikohet ndertimi pa leje edhe aty ku mepare ekziston nje objekt pa leje, por qe me kalimin e kohes eshte "i sheruar".

    Dikush tjeter shkruan qe eshte e ndaluar me ligj te prishet nje ndertese kur kjo i ka kaluar 3/4 e karabinase.
    Nuk e di a ekziston nje ligj i tille por kjo nuk ka kuptim. Sepse permbys komplet qellimin qe ka ligji per parandalimin e ndertimeve pa leje. Kush eshte ai qe ben percaktimin e 3/4 te karabinase dhe ku do e marre vesh policia ndertimore se ku eshte 3/4 kur ne urbanistike nuk ka asnje lloj vizatimi ose plani per objektin? Llogjika e do qe para se te veprohet per prishjen e nje objekti duhet te shikohet mundesia nese mund te jepet nje leje ndertimi dhe nqs sic i themi ne "sherimi" i kesaj shkelje nuk eshte i mundshem atehere vendoset per spastrimin e objektit pa leje, aq me teper nqs ky objekt paraqet pengese ose rrezikshmeri per shoqerine.

    Per rastin e Kullave "Hawai" doja te thoja qe une aty shoh dy konflikte te vecanta qe deri diku nderthuren me njeri-tjetrin.
    Konflikti i pare eshte ai i Bashkise se Tiranes si Autoriteti Lejedhenes dhe Mbikeqyres me Firmen e Ndertimit "Hawai".
    Konflikti i dyte eshte ai i Firmes "Hawai" me bleresit e ketyre banesave. Bashkia meqe nuk e njeh lejen e ndertimit, nuk ben rregjistrimin ne Kataster te nderteses dhe si rrjedhoje nuk i njeh as ata qytetare si pronare te banesave. Kjo do te thote qe Bashkia nuk ka asnje lloj konflikti me keta qytetare.
    Zgjidhja me e mire eshte qe keta konflikte te zgjidhen nga instancat gjyqesore dhe politika te mos perzihet fare.
    Duhet ta marrim vesh njehere e mire qe shteti behet me ligje dhe zbatim ligjesh dhe jo me marreveshje politike dhe me thashetheme rrugesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 22-01-2003 mė 18:16
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204

    Shume fjale per asgje

    Nuk e kuptoj se si mund te kesh pozicion tjeter ne kete teme pervec asaj qe pallatet te prishen.
    Ato nuk i plotesojne rregullat baze te ndertimit. Ketu ligji flet qarte dhe nuk ka vend per interpretime.

    Eshte mentaliteti i gabuar i shqiptareve qe pretendojne ligji ti sherbeje njerezve kur eshte komplet e kunderta.Ne shtet ligjor qytetaret respektojne ligjin, shtetin.

    Kush e mban mend termetin ne Turqi ose kush po studion per inxhinieri ndertimi e di se ato pallate nuk jane asgje me shume se kulla gjalpi ne pritje te lindjes se diellit.

    Kush e merr pergjejgesine pasneser per jeten e njerezve? Ky popull akoma se kuptoi qe para se te bleje duhet te verifikoje vete mire dhe jo te leri shtetin sepse ky eshte anemik per momentin.

    Te prishen jo vetem kullat por cdo ndertim pa leje ne Shqiperi. Qe nga plazhi i infektuar ne Durres deri ku shkon kalvari i ndertimeve pa leje.

    Eshte dileme midis shtetit ligjor ose alternatives tjeter qe eshte kaos? Deri tani kemi qene me Kaosin. Pse Edi Rama ose me mire pushteti lokal vendos te respektoje ligjin behet gjithe kjo amulli.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Ēdo kush ka tė drejtė tė jetė i lumtur!
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 16:43
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •