Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    My-SeLf Maska e Erban
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Ne fakt nuk ke ca ben perpara ligjit vet kemi kerkuar dhe kemi votuar kete njeri qe te behej krybashkiaku i shqiperise dhe i tiranes,prandaj ai nuk ak gje tjeter vec te kryej detyren e vet mir u tha me suiper qe eshte njeriu qe ka prishur me shum por eshte dhe njeriu qe ka rregulluar me shume sepse lan psh eshte duke u bere aq bukur sa edhe ne kohe te Enver hoxhes nuk ka qen me mir.
    Nejse un flas keshtu sepse jetoj ne tirane dhe di mir ndryshimet qe ka pesuar tirana ne saje te Edi Rames.
    Per mua ai zbaton vetem ligjin dhe kushtetuten e shqiperise dhe ligjet e saja.
    Kaq Eshte shpjegimi im.
    Absurditet.....JeTa

  2. #32
    My-SeLf Maska e Erban
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Edhe per dicka me vjen keq per ata persona greviste qe kane perfshire dhe femijet e tyre ne greve ato nuk kane faj pse ta bejen kete gje.
    Eshte me te vertet nje padrejtesi dhe ketu duhet te nderhyje UNICEF Sipas meje.
    Absurditet.....JeTa

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    far away from the things that i love
    Postime
    42
    neve shqiptareve nuk e di a kemi marre ndonje semundeje apo cfare? Po si mor jahu per nje vendim apo nje ligj te ri qe nuk na pelqen o burra te futemi ne greve. Ato pallatet po qene per tu prish do prishen keshtu qe robt nuk kane pse te futen neper greva kot se nuk ja vle muhabeti, ligji eshhte ligj ene duhet me u respektu pike. Pastaj eshte tjeter muhabet nese shteti do ti kompesoje apo jo robt..
    muhabeti eshte qe ne shqiptaret ta mbledhin mendjen top e ta pyesin veten mire para se ta blejne shpine me leje apo pa leje..
    Un bacio crea una bella storia d'amore, ma la poesia la rende infinita!!!!

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    TIRANE (25 Nėntor) - Banorėt e Haėait sapo dolėn nga selia e presidencės. Njė pėrfaqėsi nga komuniteti i banorėve qė jetojnė nė pallatet e Hawai-Alb, pas protestės para kryeministrisė, morrėn njė takim me kėshilltarin e presidentit Filip Rrumbullaku, tė cilit i parashtruan kėrkesat e tyre, pėr anulimin e vendimin pėr prishjen e pallateve tė tyre. Rrumbullaku i ka siguruar banorėt se Presidenti Moisiu mbėshtet kėrkesėn e tyre. Pas kėtij takimi pėrfaqėsia e banorėve ėshtė nisur pė nė Kryeministri ku do tė takoje Kryeministrin Nano. anjo/ko (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    "HAWAI-konstruksion" do tė ndėrkombėtarizojė ēėshtjen e dy kullave tė banimit nė zonėn e Selitės

    El Sajed: Pronarė tė kullave janė kontraktorėt e mi

    "Pas daljes sė rezultateve nga ISTN mund tė takoj dhe njerėz pėrgjegjės nė vend, dhe nėqoftėse ata nuk do t’i respektojnė kėto rezultate unė do tė ndjek rrugėt internacionale pėr zbardhjen e sė vėrtetės. Pra le tė bėhet mė pas njė problem ndėrkombėtar qė tė dalė, qė, Shqipėria nuk i respekton ligjet ndėrkombėtare"

    -Ē’pėrbėn pėr presidentin e "HAWAI-konstruksion", zotin El Sajed vendimi mė i fundit i shumicės socialiste nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės pėr prishjen e dy kullave tė banimit nė zonėn e Selitės?

    Me sa jam njoftuar, nga mbledhja e Kėshillit Bashkiak tė Tiranės e ditės sė premte ėshtė lėnė qė tė pritet deri ditėn e mėrkurė, deri sa ISTN tė japė pėrgjigjen e analizave pėrfundimtare. Unė jam nė pritje deri ditėn e mėrkurė kur do tė jepet pėrgjigja e analizave pėrfundimtare. Dua tė theksoj se analiza tė tilla janė bėrė edhe dy herė mė pėrpara, vetė ISTN ka bėrė njė analizė tė mėparshme dhe ka rezultuar gjithēka nė rregull. Njėkohėsisht edhe komisioni ndėrkombėtar, i cili erdhi dhe verifikoi punimet konkludoi, se gjithēka ishte korrekte dhe se pallatet ishin 100 pėrqind sipas kushteve teknike, duke thėnė qė betoni ėshtė i cilėsisė shumė tė mirė. Megjithatė unė kam pritur qė dhe ky komision i tretė qė po merret me ekspertizėn e kėtyre pallatave tė nxjerrė konkluzionet e duhura. Unė i kam mirėpritur dhe ata le tė vazhdojnė punėn e tyre pėrderisa unė jam i sigurt 100 pėrqind qė punimet e mija janė korrekte dhe brenda kushteve teknike.

    -Nėse edhe pas rezultateve pozitive tė analizave do tė ndesheni me vendime arbitrare tė administratės, cili do tė jetė qėndrimi juaj?


    Pas daljes sė kėtyre rezultateve mund tė takoj dhe njerėz pėrgjegjės nė vend dhe nėqoftėse ata nuk do t’i respektojnė kėto rezultate, unė do tė ndjek rrugėt internacionale pėr zbardhjen e sė vėrtetės. Pra le tė bėhet mė pas njė problem ndėrkombėtar qė tė dalė qė Shqipėria nuk i respekton ligjet ndėrkombėtare.

    -A mendoni se sulmet e fundit ndaj "HAWAI-konstruksion" kanė karakter politik?

    Unė jam njė person qė nuk kam lidhje fare me politikėn, jam thjesht njė investitor i huaj qė respektoj vetveten, qė respektoj kėtė vend dhe ligjet e vendit ku punoj. Suksesi nė punėn time ka tė bėjė me faktin qė unė punoj me ndershmėri dhe me ndėrgjegje. Janė disa tė tjerė qė punojnė nė fushėn time tė ndėrtimit qė mundohen tė venė nė lėvizje tė tilla organizma. Gjithėsesi unė do tė thoja se nėqoftėse qeveria shqiptare nuk do tė mė respektojė mua si investitor i huaj, mendoj qė ka rrugė tė tjera ligjore ndėrkombėtare qė besoj se do tė mė japin atė, qė unė e meritoj. Ka instanca tė larta europiane dhe njėkohėsisht ndėrkombėtare ku unė jam i sigurtė se do tė marr hakun tim, tė drejtat e mia.

    -Si e mendoni ardhmėrinė e marrėdhėnieve me kontraktorėt tuaj, konkretisht me banorėt qė kanė blerė apartamente banimi tek dy kullat qė pretendohet tė shemben?

    Banorėt janė pronarė tė ligjshėm tė kėtyre apartamenteve. Ua kam bėrė dhe ua bėj tė qartė atyre se, punimet e mia janė korrekte sipas kushteve teknike. Ata janė tė sigurtė pėr kėtė gjė, ēka do tė thotė se unė jam korrekt me ta. Tani ata janė tė lirė qė tė veprojnė si tė kenė dėshirė nė lidhje me marrėdhėniet me shtetin e tyre. Ju e dini shumė mirė se si kanė lėvizur versionet e kryebashkiakut Rama. Fillimisht deklaroi se pallatet janė sipėr kolektorėve, pasi dėshtoi nė kėtė version pastaj e ktheu llafin, duke thėnė qė nuk ka leje ndėrtimi. Unė i sigurova qė kisha marrė lejėn e sheshit tė ndėrtimit, duke i deklaruar se kam paguar edhe para pėr tė marrė kėtė leje. Ai nuk e ka respektuar ligjin nė kėtė mes. Mė pas, tha se ėshtė zonė e mbipopulluar. Ja bėra tė qartė se unė kam qenė firma e parė qė kam marrė leje ndėrtimi pėr gjithė atė zonė.

    Sė fundi, tha se ėshtė jashtė kushteve teknike, por unė po ia garantoj edhe sot qė pallati ėshtė i shėndoshė. Doli edhe me pretendimet qė firma ime nuk ka ndėrtuar nė tokėn e banorėve, ndėrkohė unė ia tregova edhe planimetrinė ku del se gjithēka ėshtė brenda territorit tė banorėve. Kėshtu qė kryetari i Bashkisė ka dalė bllof me gjithēka.

    Unė nuk kam asnjė problem pėrsa i pėrket marrėdhėnieve me kontraktorėt e mi. Janė 200 familje qė i konsideroj pronarė tė ligjshėm tė kėtyre apartamenteve. Unė iu kam marrė atyre paratė dhe sigurisht qė kam ndėrtuar. I bie qė janė paratė e tyre, nuk janė paratė e mia. Sipas kontratės qė kam unė me ta edhe apartamentet i kanė gati pėr t’i marrė nė dorėzim.

    -Sė fundi, nėse do arrihet nė masa ekstreme, ēfarė qėndrimi do tė mbani dhe ēfarė ju premtoni banorėve tė dy kullave tė "HAWAI"-t?

    Kam shumė besim tek qeveria shqiptare se do tė mė japė atė qė mė takon. Pikėsėpari kjo qeveri do tė mendojė pėr interesat e kėtyre banorėve qė janė shtetas shqiptarė para se tė mendojė pėr mua, sepse janė kėto banorė qė kanė dhėnė votėn ndoshta pėr kėtė qeveri. Dua tė theksoj se ēdo qeveri nė botė punon vetėm pėr interesat e qytetarėve tė vendit tė vet dhe kėshtu besoj se do tė mendojė edhe qeveria shqiptare.

    Bisedoi:

    Halil RAMA
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Shteti rreh grevistėt e "Hawait"

    Pas kėrcėnimeve, Edi Rama pėrdor drurin

    Shteti godet tė drejtėn. Edhe njėherė qeveria shqiptare tregoi arrogancėn e saj ndaj popullit, duke pėrfituar nga urtėsia e tij. Qeveria, pa zemėr, kėrkon menjėherė prishjen e pallateve "Hawai", si hakmarrje se akuzat ndaj dy kullave nuk u vėrtetuan. Edhe njė herė qeveria shqiptare nuk mundi tė fshihej ndaj maskės tė pėrdorur gjatė gjithė kėsaj kohe, duke pėrdorur dhunėn e terrorin ndaj nevojtarėve.

    Shteti ushtron dhunė ndaj grevistėve. Ditėn e djeshme, nė orėt e para tė mėngjesit policia nxjerr me forcė grevistėt, midis tyre dhe fėmijė, duke mos i lejuar ata tė vazhdojnė grevėn. Njėzet e dy grevistėt kėrkojnė tė kthehet mbrapsht vendimi pėr prishjen e pallateve, prandaj kanė vendosur tė protestojnė sot pėrpara kryeministrisė dhe presidencės qė t'i kėrkojnė ballė pėr ballė shtetit, tė drejtėn e tyre. "Qeveria ėshtė pėrgjegjėse pėr kėtė qė po na ndodh", shtojnė tė irrituar banorėt e kullave. Njėzet e dy banorėt pėrfaqėsues tė dyqind banorėve qė kanė blerė shtėpi nė pallatet "Hawai" kėrkojnė tė futen sėrish nė grevė pėr ta ēuar deri nė fund qėllimin qė i kanė vėnė vetes, qė tė shpėtojnė shtėpitė ose paratė e tyre.

    Grupe tė ndėrhyrjes sė shpejtė kanė hyrė me litar nga tarraca e pallatit, pėr tė hapur forcėrisht derėn e mė pas kanė ushtruar dhunė e terror mbi pjesėmarrėsit e greves. Mė vonė bllokuan hyrjen qė grevistėt tė mos e rinisnin sėrish atė.

    Nė deklaratėn e qytetarėve theksohet veēanėrisht e drejta pėr tė mbrojtur veten dhe investimin e tyre.

    Qytetarėt: "Ne jemi avokatėt e vetes"

    "Ne jemi banorė tė kėtyre pallateve, ne dhe vetėm ne jemi avokatė tė vetes, avokatė tė parave tona dhe paratė tona t'i gėzojmė vetėm ne".

    Banorėt e kullave nuk duan qė tė bien mbi kurrizin e tyre inatet e shtetit me firmėn "Hawai". Ajo qė kėrkojnė ata ėshtė vetėm pėrpjekja qė tė mos digjet investimi i tyre, sepse ėshtė mjaft e sigurtė qė me prishjen e pallateve, atyre nuk do t'u kthehet asnjė lek nga ato mijėra dollarė qė kanė paguar pėr blerjen e strehės sė tyre. "Kemi punuar tėrė jetėn pėr atė shtėpi, tani qeveria kėrkon tė na shkatėrrojė", shprehet duke qarė njė qytetare qė ka investuar nė njė nga pallatet e firmės "Hawai".

    Pėrse vendosėn tė shembin vetėm kėto pallate duke nxjerrė pretekste se janė tė dobėt nga ana teknike? Pėrse nuk shembin pallatet qė ndėrtojnė qeveritarėt, mos ata janė me leje tė rregullt, kur pas njė kontrolli rezultoi se tė gjithė pallatet e ndėrtuara nė Tiranė korresponduan tė gjitha me leje fallso? Mos janė mė tė sigurt nga ana teknike? Nė kėtė mėnyrė shteti po tremb investitorėt e huaj dhe po shton terrorin psikologjik ndaj qytetarėve. Si kofini pas tė vjelit, kujtohet se pallatet na qenkan pa leje, se pallatet qenkan mbi kolektor, kur kėto gjėra mund tė ishin ndaluar qė nė embrion.

    Pasi dhe shuma prej dyqind milionėsh qė kompania "Hawai" i detyrohej arkės sė shtetit, e deklaruar nga drejtoria tatimore nuk ishte e vėrtetė,u vendos menjėherė pas kėsaj nga KRRT dhe kėshilli bashkiak qė dy kullat tė shemben. Edhe pse banorėt e kėtyre dy kullave kundėrshtuan, ky ishte vendimi pėrfundimtar. Menjėherė u vu re reagimi i menjėhershėm i qytetarėve, tė cilėt edhe pse u konfrontuan me policinė, hynė nė grevė. Njėzet e dy qytetarė, pėrfaqėsues tė dyqind qytetarėve qė kanė blerė shtėpi nė dy kullat, hynė nė njė grevė urie pa afat. Greva e shkurtėr disa orėshe u ndėrpre nė orėt e para tė mėngjesit, ku forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė nxorėn forcėrisht grevistėt jashtė, duke bllokuar hyrjet e dy pallateve qė tė mos pėrsėritej njė grevė e dyte. Pas kėsaj, qytetarėt tė rrezikuar pa shtėpi kanė vendosur qė tė protestojnė pėrpara institucioneve kryesore tė shtetit, pėrpara kryeministrisė dhe presidencės, pėr tė shpėtuar strehėt e tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    po kur i shet me 20000 $ vetkuptohet se cfare cilesie kane pallatet e El saidit ! Po ata qe kane ble shtepi aty i ruajt zoti se sic dihet Tirana hyn ne zonen m sizmicitet te larte dhe nuk eshte shume gje e mire ta blesh vdekjen me para ! Ne Shqiperi ka shume specialiste ne fushen e ndertimit dhe laboratore te mira per kontrollin e rezistences se materialeve,markave te betonit . Nqs keta specialiste e kane dhene mendimin e tyre le te behet sic thone ata. ne fund te fundit po ra nje termet dhe u prish nje nga pallatet e El saidit ku do ta kapesh ti ate ? Aq sa kape Hajdin Sejdine ne '93 me gjithe ate grope qe beri dhe pare qe mori. Pra El saidi duhet ndaluar menjehere deri ne ekspertizen prej specialisteve per ndertimet e tij dhe njerezit per tu futur ne apartamentet e tyre bejne mire qe te marrin garancine e nevojshme prej specialisteve. Dhe ku problem vertet i mprehte nuk duhet politizuar por vetem duhet ti lihet ne dore te specialisteve shqiptare atyer qe e njohin problemin qe nga ana gjeo-sizmike e deri te konstruksionet e ndertimit.
    Dhe une e di qe Shqiperia ka shume te tille (nje pjese te mire te te cileve une ka pasur fatin e madh qe ti kem pasur petagoge )

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    [u]"HAWAI", -Apeli pezullon vendimin e shembjes se kullave
    Gjykata e Apelit e Tiranes vendosi paraditen e djeshme pezullimin e ekzekutimit te vendimit per prishjen e dy kullave te banimit te ndertuara nga firma egjiptjane, deri ne perfundimin e procesit [/b]

    Kalvari i dy shumekatesheve te ndertuara nga kompania e egjiptjanit El Sajed

    Artan SHEHU

    Gjykata e Apelit e Tiranes vendosi paraditen e djeshme pezullimin e ekzekutimit te vendimit per prishjen e dy kullave te banimit te ndertuara nga firma "Hawai" deri ne perfundimin e procesit gjyqesor ne Gjykaten e Faktit. Trupi gjykues i Gjykates se Apelit, i kryesuar nga relatorja Shpresa Bici, vendosi te pranoje kerkesen e firmes "Hawai Construction" per pezullimin e ekzekutimit te vendimit per prishjen e dy kullave deri ne perfundimin e procesit gjyqesor. "Vendimi i dhene nga Gjykata e Faktit per mospezullimin e vendimit per prishjen e dy kullave eshte i padrejte", u shpreh relatorja Bici. Pak kohe me pare, ne Gjykaten e Faktit te Tiranes, gjyqtarja Farie Budo nuk pranoi kerkesen e firmes se ndertimit "Hawai constructoin" per pezullimin e vendimit per prishjen e dy kullave te banimit te ndertuara ne "Tiranen e Re". Ky vendim u apelua ne Gjykaten e Apelit nga perfaqesuesi i kesaj firme, avokati Shefqet Dizdari. Perfaqesuesit e firmes "Haeai Construction", kane paditur ne Gjykaten e Faktit te Tiranes, Keshillin e Rregullimit te Territorit te Tiranes (KKRT-ne) per vendimin e marre prej saj per prishjen e dy kullave. Se bashku me firmen e ndertimit jane dhe rreth 200 banore, te cilet tashme i kane paguar me keste parate per apartamentet e tyre dhe kerkojne nga Gjykata pavlefshmerine e urdherit administrativ per prishjen e dy kullave. Kalvari i 2 kullave te ndertuara nga kompania ndertuese e egjiptjanit El Sajed filloi pas permbytjes se disa lagjeve te Tiranes nga hapja e diges se Liqenit Artificial. Fillimisht u pretendua se dy ndertesat shumekateshe ishin ndertuar mbi kolektorin e shkakrimit te ujerave, ndersa me vone u kuptua se gjithcka ishte ndryshe. Vendimi per prishjen e dy kullave pak kohe me pas u mesua se ishte ndermarre per te bere nje shembull me qellim frenimin e ndertimeve pa leje shumekateshe ne Tirane dhe ne qytetet e tjera.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    El sajed ne kohen kur filloi pallatet kishte blere token si "shesh ndertimi" qe nuk do te thote automatikisht "leje per ndertim" te cilen e leshon KRT mbasi miraton projektin(tani ligji ka ndryshuar)
    Pra nga pikepamja e dokumentacionit firma HAWAI nuk eshte ne rregull ndaj dhe pallatet duhet te prishen.
    Porse rruga qe u ndoq per te ardhur deri ne vendimin e prishjes eshte e dyshimte,fillimisht u tha qe pallati eshte ngritur mbi kolektor (nuk eshte e vertete) pastaj u tha qe nuk ploteson kriteret teknike (grupi i teknikeve qe provoi betonin dhe projektin vertetoi te kunderten) se fundi doli puna e dokumentave dhe ky mua me duket argument i drejte po te kemi parasysh qe duam te ngrejme shtet ligjor.
    Por ligji duhet te jete nje per te gjithe apo jo? Ndaj dhe prishja e ketyreve pallateve ngarkon me pegjegjesi te jashtezakonshme bashkine e cila duhet te prishe pastaj dhe qindra e qindra ndertime te tjera te jashtligjshme ( ka ndertime ne Tirane ku nuk hyn dot as makina e plerave,as ambulanca,as zjarifiksja, pa llogarit pastaj po t'bjeri nonje termet ).A ja arin dot bashkia ta bej kete,po qe se po bravo,po qe se jo vendimi per prishje eshte mese tendencioz dhe te le per te dyshuar te KRT qe merr vendimet dhe per ministrine komunale qe zbaton vendimin (ka ne nomeklature policine ndertimore).
    Meqe u permend me lart po e perseris ne vecanti qe kolektorin nuk e prishen keto pallate por nje vile 4 kateshe qe nderkohe eshte prishur si dhe nderhyrje te tjera ca me te medha ca me te vogla,permbutjen e Tiranes re banoret e zones ja kane borxh cunit te Bale kurves dhe atij qe e vuni ate ne detyre.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  10. #40
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O POatrioto, ndoshta zgjedhja e firmes per tu bere shembull eshte e dyshimte, po ligji do e filloje diku apojo. Si thojne , ekziston gjithmone nje here e pare.
    Le te shpresojme te mos jete e funit, po nuk mund te justifikohesh me faktin qe ka dhe te tjere pa leje.
    Vetem se bashkia mos ta lere me kaq, po ti hyje te gjithave atyre qe jane pa leje dhe ti rrafshoje duke filluar qe nga Kinostudio e deri ne Bathore, buldozerin cdo gjeje pa ligj.
    Per qytetaret, nuk kane pse te presin kompensim nga shteti, ata duhet te kompensohen nga Hawai.
    Hajt me kom te mare ishalla fillimin e zbatimit te ligjit ne Tirane.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Ēdo kush ka tė drejtė tė jetė i lumtur!
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 16:43
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •