BLEONA PËRGATIT ÇUDINË E RADHËS
“E di që ke dëshirë …”. S’mund të jetë veçse kështu, provokues, titulli i një këngë apo albumi i ri që Bleona Qerreti hedh në tregun muzikor. Sepse kështu zhurma është e garantuar. Ja, komentet kanë filluar që tani për këngën e re të Qerretit, edhe pse duhet pothuajse një muaj që albumi i saj të përfundojë. E jo vetëm titulli, por edhe një pjesë e tekstit të këngës tashmë po qarkullon gojë më gojë. Disa prej këtyre vargjeve kanë mbërritur dhe në redaksinë e “Bluetooth”:
“E di që ke dëshirë/
të më shijosh një herë e mirë/
por dëshirat nuk kanë kufi/
unë jam peshk i madh për ty”.
Kjo këngë, e shumë të tjera si kjo do të jenë të gjitha në një album. Pas daljes të të cilit, Bleona Qerreti do të shpallë ditën e saj të dasmës. Nëse u besojmë këtyre zërave, kjo do të thotë se Qerreti do të vërë kurorë pas një muaji.
Krijoni Kontakt