Close
Faqja 24 prej 42 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 418
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    shume vajza do te kishin deshire ta benin ,por s kane para.
    Waw jo e ke gabim jo Bleona s'kish para por kishte nje sugar dady qe i ka paguar cdo gje.Shume vajza sduan bien aq poshte qe te zene njeri per para ok se perndryshe nuk do i quani me vajza por dicka tjeter qe keshtu mos fol per Bleonen se une e kam njojtur mire ate ne usa.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bleona, pse e shtyva diten e dasmes

    E Shtune, 07 Korrik 2007

    Diten kur e takuam, ne nje prej lokaleve prane stadiumit "Qemal Stafa", nuk ishte e krehur apo e kapardisur mbi taka te larta. E veshur me nje fustan te bardhe sportiv, me floket e lidhur bisht e me nje pale shapka me rripa hequr ashtu shkujdesur nga kembet, te linte te kuptoje se kishte kaluar nje dite shume te lodhshme. Dhe sapo e pyet, nuk vonon te ta pohoje menjehere: "Po, jam lodhur shume sot". Ndersa Bleona Qereti shfryn ne lodhjen e saj, gjeja e pare qe te vjen ne mendje, e qe mund te te shpjegoje kete lodhje, eshte dasma e shumeperfolur qe do te behej ne muajin korrik. Por ajo ta permbys shpejt kete mendim, duke treguar gjithe punet qe ka bere keto dite, te cilat vetem me dasmen qe nuk kishin asnje lidhje. Ne vend te pergatitjeve te ceremonise se madhe ajo te tregon pergatitjet per albumin e saj te ri qe do te hedhe se shpejti ne treg. Te tregon gjithe entuziazem per takimin me kengetarin e madh grek Triandafilos, per variantin e ri te kenges "Monahos" dhe per klipin qe do te realizojne se bashku ne Rodos. Te tregon gjithe planin qe ka ngritur per te bere zhurmen e saj te radhes. E te pohon me bindje se vetem kur te kene mbaruar te gjitha keto, do te mund te jete e qete per te organizuar ceremonine e dasmes se saj te madhe me Gani Bardhen. Duket se kohen e kane percaktuar tashme: ne vjeshte. E deri atehere Bleona ka gjithe kohen per te realizuar gjithcka ka planifikuar tashme ne axhenden e saj.

    Puna duket se sapo ka filluar...

    Po. Sapo jam kthyer nga Greqia, ku ndryshe nga heret e tjera nuk vajta per ndonje koncert, por per nje projekt shume te rendesishem se kaq. Isha ne studion e nje prej kompozitoreve me te njohur grek, Kostandinit, per te realizuar nje variant te ri te kenges se famshme "Monahos", me kengetarin e madh grek Triandafilos. Ky ishte qellimi i ketij udhetimi, pa menduar dot se ne ate studio do te ndodhte dicka edhe me e bukur se kaq.

    Cfare?

    Pasi mbaruam se regjistruari kengen "Monahos", Kostandini me dha dhe dy kenge te reja, per albumin tim te ri, qe do ta dale se shpejti ne treg.

    Si u gjende ne studion e ketij kompozitori?

    Nepermjet kengetarit te njohur grek Triandafilos, te cilin jam e bindur qe e njohin te gjithe shqiptaret.

    Po Triandafilosin si e gjete? Si u njohe me te?

    Si gjithmone gjerat e bukura tek une vijne krejt rastesisht, ama kur vijne une nuk i le te me ikin ashtu kot (qesh). Fati e ka dashur qe te gjendem shpeshhere ne vendin dhe ne kohen e duhur. Mesa duket keshtu ndodhi edhe kete here. Me qelloi te udhetoja per ne Krete ne nje avion, te ulur fare prane njeri- tjetrit me Triandafilosin. Sigurisht qe nuk e njoha dot me te pare dhe ne fillim nuk tregova aspak interes per te. Por kur nisi te me tregonte se ishte kengetar, nuk mund te rrija me indiferente. Aq me shume kur me tha se quhej Triandafilos. Nisa t'i tregoj dhe une kush isha dhe cfare kisha bere ne gjithe keto kohe dhe ai nuk vonoi te me bente nje propozim fantastik.

    Qe ishte?

    Te realizonim se bashku kengen aq shume te njohur "Monahos".

    Dhe ti sigurisht qe do te pranoje menjehere, apo jo?

    Dhe e ve ne dyshim? Nuk kisha rrugezgjidhje tjeter (qesh).

    Me pas si do te vazhdonte kjo histori?

    Duke qene se destinacioni i udhetimit tone ishte Kreta, patem kohe te flisnin me gjate nga c'zgjaste fluturimi me avion. Ai ishte i ftuar ne nje emision te televizionit te Kretes, ku me ftoi te merrja pjese dhe une. Me krijoi hapesiren te kendoja tre kenge ne anglisht ne minutazhin qe i perkiste atij ne ate emision.

    Pastaj?

    Nje jave me pas une do te shkoja ne Selanik per nje koncert tjeter dhe e lame qe pas atij koncerti te shkoja ne Athine per ta takuar serish ne studion muzikore, per te biseduar me konkretisht per kete bashkepunim.

    Dhe perfundimi i ketyre bisedimeve...

    Ishte shume pozitiv. Ja, sapo kam perfunduar regjistrimin e "Monahos" ndersa ne fund te korrikut do te jem ne Rodos per te realizuar se bashku me Triandafilos edhe klipin e kesaj kenge.

    Kur do te mund ta shohim kete klip?

    Besoj ne shtator do te shikoni jo vetem kete klip por dhe dy te tjere, nga albumi im i ri e qe do te realizohen ne bashkepunim me Etno Engjejt dhe Makiato Band ne Kosove. Ndersa i pari do te realizohet ne Greqi, i dyti do te behet ne Maqedoni. Per te tretin nuk kam vendosur ende.

    Kjo do te thote qe edhe albumi do te hidhet ne treg ne fillimin e vjeshtes, pra ne shtator?

    Po. Do te jene rreth dymbedhjete kenge te reja, qe do te hidhen ne treg me kete album, ku vec dy kengeve qe mora ne studion e komopozitorit grek Kostandin, do jene dhe kenge te Darko Dimitrov, Evis Presheves, Virusit e Edi Balilit. Jam e bindur se keto kenge te realizuara mbi tekstet e Jorgo Papingjit e Armand Trebickes do te hyjne mire e do te qendrojne gjate ne treg. Po synoj shume qe ky album te shenoje ne shenje. Ky eshte misioni im i radhes, te cilin po perpiqem fort ta realizoj me shume sukses. Ndryshe nga gjithe heret e tjera per kete album jam lodhur vertet shume. Kam dashur ta kem vete nen mbikeqyrje gjithcka, tekstet, muziken...

    Pse gjithe kjo perkujdesje kete here?

    Ndoshta sepse kete e mendoj albumin tim te fundit ne shqip. Nese do te kete nje album me shume, ai do te jete vetem me kenge anglisht. Por kjo do kohe qe te ndodhe.

    Ndersa albumi qe ke ne duar nuk do dhe aq shume kohe per te perfunduar. Kjo do te thote qe vera do te vazhdoje te jete shume e ngarkuar per ty, apo jo?

    Po. Jane, sic e thashe dhe pak me pare, tre klipe per t'u realizuar ne te njejten kohe e disa kenge qe duhen perfunduar.

    Ne gjithe keto dite ishte perfolur shume se kjo do te ishte vera e dasmes se madhe te Bleona Qeretit dhe Gani Bardhes. Kane qene vertet fjale ne ere apo ishte menduar me te vertete nje ceremoni ne korrik?

    Nuk kane qene fjale ne ere. Ceremonia e dasmes ne fakt ishte planifikuar te behej kete vere. Daten nuk e kishim ndare, por besonim se do te ishte nje prej diteve te korrikut.

    Gje qe mesa duket nuk do te ndodhe...

    Jo. Dasma jone eshte shtyre per ne vjeshte, pasi te kem perfunduar te gjitha keto pune qe kam neper duar.

    Keto projekte u bene shkak per shtyrjen e dasmes?

    Po, sepse jane projekte shume te rendesishme per mua. Duke qene se une ceremonine e dasmes e lidh me femijen, mendova se do te ishte shume me mire qe te mbyllja te gjitha punet, qe pas dasmes te ndjehesha e qete dhe e lire per t'iu kushtuar vetem familjes sime. Une nuk kam ndonje ngut per kete ceremoni, qe bashke me Ganin mendojme ta bejme thjesht per qejf per te mbledhur miqte dhe te afermit tane, ndersa celebrimin e kemi bere qe ne tetorin e 2006-es, ne Detroit. Ndaj jam e bindur se duke i shtyre gjerat ne menyre qe gjithcka te shkoje ne vendin e duhur, po bej pikerisht ate qe duhet.

    Pak me pare the se e kishit planifikuar dasmen per ne korrik. A i kishit bere nderkaq gjithcka gati?

    Po. Ne kete moment qe po flasim gjithcka eshte gati, kater fustanet qe zgjodha tek "Mariage", sandalet Swarovski... Kaq. Nuk po tregoj me shume. E rendesishme eshte qe kjo dasme, kurdo qe te behet, do behet ne Tirane e se do jete nje feste tradicionale shqiptare.

    Me shume se nje here

    Ne veren e dy viteve me pare, Bleona do te rrefente pak a shume nje histori te tille: se fati e kishte ndihmuar te ishte ne kohen dhe vendin e duhur. Nese kete vit ky fat i mbare e hodhi direkt e ne studion e kompozitorit te njohur grek Kostandini, dy vjet me pare do te gjendej ne studion muzikore te Eric Morgeson ne Amerike.

    Krejt rastesisht ne nje feste private ne Palm Springs, qe organizohej nga familja e te dashurit te saj (ne ato kohe), sot bashkeshorti i saj Gani Bardhes. Ne kete feste do te qellonte te ishte i ftuar dhe Itzy Liberman, qe do ta ndihmonte kengetaren shqiptare te gjente agjentin e duhur, qe po kerkonte ne ato kohe me qellim per te hyre ne tregun muzikor amerikan. Biznesmeni Liberman ishte personi i duhur, te cilin ajo vete nuk do ta kishte konsideruar dhe aq nese Gani nuk do t'i kishte dhene menjehere sinjalin, se ky ishte momenti me i mire per te. Ashtu do t'i rezultonte pak dite me pas dhe asaj vete. Nje jave me pas, telefoni ne shtepine e Ganit do te tringellinte per Bleonen. Keshtu ajo do te gjendej ne nje takim me agjentin e njohur Michael Novak, e me pas ne studion e Eric Morgeson, ku do te regjistronte disa kenge ne anglisht e nga ku do te lidhej me Henry Fox Agency, per te marre te drejten e nje kenge te kompozuar nga Kiki Santander (qe kompozon kenget e Riki Martinit). Keshtu, Bleona do te rishfaqej ne tregun muzikor me "Boom Boom", klipin e se ciles do ta realizonte gjithashtu ne Amerike, me kompanine "Caos film production". Duke shkaktuar zhurmen e saj te radhes ne Shqiperi. Duket se keshtu do te ndodhe edhe kete vere, me kengen dhe klipin qe vjen kete here nga Greqia.

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  3. #233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    pse qenka martu bleona...?

    p.s
    sa bibe qe eshte nga trute...

  4. #234
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Nuk me pelqen si kengetare nuk din te kendoj, por ne foto dhe ne shtrat do te jete e mire me sa kam degjuar.

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-11-2006
    Postime
    23
    Mendoj se ka nje shpirt te mir dhe nje ze te embel, pastaj mos gjykoni, kaq keq.Bravo Bleona je shume cool.

  6. #236
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Bleona dhe Gani
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    foto domethneese...sidomos dora e atij robit...ka shku pak si shume poshte...

  8. #238
    Proud to be Shkodrane Maska e shkodrane83
    Anëtarësuar
    08-06-2007
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    22
    Bleona i ka te gjitha te mirat eshte e bukur kendon bukur ka nje trup qe pak kush i shkon afer. Ka nje bukuri qe askush nuk mund ta mohoj.
    O sa mire me ken Shqiptar

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    trup me plastike pfffff

    po ajo te neveritet sapo hap gojen dhe flet brockulla

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Laura78
    Anëtarësuar
    23-08-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    157
    Per mua kjo eshte yll bote

Faqja 24 prej 42 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ja kush ka këngë të vjedhura nga kengetaret shqiptar
    Nga strange në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 15-01-2013, 13:50
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Cmendoni per ata qe kan marr nje partner me ngjyr
    Nga friendlyboy1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 23:48
  4. Gruaja e Diteve tona
    Nga Brari në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •