-
E Diela e XXVII Gjate Vitit
Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė 27-tė 'B'
Nėse duam njėri-tjetrin, Zoti ėshtė me ne!
Tė nderuar forumista ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės, kėsaj herėt do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė Liturgjisė Hyjnore tė dielės sė 27-tė gjatė vitit, ciklit tė dytė, sipas kalendarit kishtar.
Nė kėtė tė diele Liturgjia na paraqet misterin e dashurisė, njė mister i vendosur nė planin e Zotit qė ka krijuar burrin e gruan porsi dy qenie pėrplotėsuese dhe nė pėrngjasimin e tij. Misteri i dashurisė dhe ia i bashkimit mes personave ėshtė tema e liturgjisė sė Fjalės sė kėsaj sė diele. Shembulli tipik i kėtij bashkimi ėshtė lidhja ndėrmjet burrit e gruas, e dashur nga Zoti si shenjė e dashurisė sė vet Krijuesit. Dashuria e anasjelltė ėshtė shenja mė e lartė e lirisė pėr tjetėrin nė tė cilėn Jezusi na thėrret me jetėn e tij dhe me kumtimin e tij.
Nė kėtė drejtim lutja e dytė e hyrjes sė Meshės sė kėsaj tė diele na thėrret t’i lutemi Zotit me kėto fjalė: “nė saje tė Shpirtin tėnd sjelli bijtė e Adamit nė shenjtėrimin e zanafillės sė parė, e dhuroju atyre, o Zot, njė zemėr besnike, nė mėnyrė qė kurrfarė pushteti njerėzor tė mos marrė guximin tė ndajė atė ēka ti vet ke bashkuar”.
Tė dy do tė jenė njė trup i vetėm: kjo ėshtė porosia e leximit tė parė nga Libri i Zanafillės, me tėrė simbolizmin e tregimit tė zanafillės sė njerėzimit. Pėr dashuri burri e gruaja bashkohen e shkrihen nė njė qenie tė vetme, pėr tė dhuruar sė bashku jetėn, e kėshtu pėr tė qenė shenjė e nismės sė vazhdueshme krijuese tė Zotit.
Tema e vet zanafillės dhe thirrja nė bashkim karakterizojnė leximin e dytė nga Letra e Hebrenjve: ajo sheh nė Krishtin, Njėlindurin e shumė vėllezėrve, pikėn nė tė cilėn ėshtė thirrur tė pėrkojė mbarė njerėzimi.
Pėrsėri, nė pjesėn e Ungjillit tė kėsaj sė diele, marrė nga shėn Marku, na propozohet ideali i zanafillės: njeriu tė mos guxojė tė ndajė ēka Zoti bashkoi. Pėr tė kuptuar kėtė mister tė bashkimit nė thelbė lypen ndoshta sytė e gatishmėria qė vetėm personat e thjesht, siē janė fėmijėt, mund t’i kenė. Riferimi ndaj fėmijės si simbol i gatishmėrisė dhe aftėsisė sė besimit na ofrohet nga pjesa e fundit e tekstit ungjillor qė na propozon kjo e diele. Me pak fjalė, Fjala e Zotit e Mėshės Shenjte tė kėsaj sė diele ndriēon e pėrforcon dashurinė qė ne kėrkojmė ta jetojmė brenda familjeve e bashkėsive tona.
Tė dy do tė jenė njė trup i vetėm
Njeriu nuk e ezauron thirrjen e vet ekzkluzivisht nė zotėrimin e materies dhe nė pėrpjekjet e veta pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetės sepse ai bart nė vetevete nevojėn e takimit me njė qenie pėr afėrsi me tė. Ai zbulon pikėrisht vetveten tek gruaja. Strukturimi seksual i burrit dhe i gruas sikurse e tėrė jeta e tyre trupore duhet kuptuar dhe duhet jetuar si prani, gjuhė dhe pranim i tjetrit. Trupi nė njėfarė mėnyre ėshtė sakramenti antropologjik fillestar, shenja e dukshme e sė padukshmes. Trupi ėshtė krijuar pėr tė transferuar nė realitetet e dukshme tė botės misterin e fshehur tė amshimit tė Zotit, duke u bėrė kėshtu shenjė e tij.
Nw leximin a parė nga Libri i Zanafillės na paraqitet dukja e gruas nė horizontin e jetės sė burrit. Uniciteti i saj, plotėsimi mes tyre kremtohen dhe shprehen nė magjepsjen e burrit qė njeh tek gruaja vetveten “Kėtė herė ajo ėshtė trupi i trupit tim”.
Ndėrsa ungjilli flet pėr fillimin duke nėnkuptuar me tė origjinėn, shpalosjen e parė tė kėtij dhurimi reciprok sepse nė tė zbulohet edhe domethėnia e njeriut dhe themeli i tij i pėrhershėm. Fillimi, pra, nuk ėshtė kėtu ēasti i parė kohor, por shpalosje fillestare, ajo tejdukshmėri e projektit hyjnor mbi seksualitetin njerėzor qė del nė pah falė aktit krijues tė Perėndisė. Fillimi, siē thoshte Papa Gjon Pali II, ėshtė trashėgimia e ēdo njeriu nė botė, shpallja e parė e identitetit njerėzor sipas fjalės sė zbuluar, burimi i parė i sigurisė sė thirrjes sė vet si person i krijuar nė pėrngjasimin e Zotit.
Duke thėnė kėtė Jezusi gjykon ekonominė e vjetėr tė ligjeve tė Moisiut dhe nė tė njėjėtn kohė tregon edhe kriterin e pėrhershėm tė gjykimit, masėn e sė vėrtetės. Po cili ėshtė kuptimi dhe e vėrteta e kėsaj lidhjeje mes burrit dhe gruas?
“Zoti e ka krijuar njeriun nė pėrngjasimin dhe shėmbėllesėn e vet duke e thirrur nė jetė pėr dashuri e ka thirrur nė tė njėjtėn kohė nė dashuri. Zoti ėshtė dashuri dhe ai jeton nė vetvete njė mister afėrsie personale dashurie. Duke e krijuar nė pėrngjasimin e vet Hyji vazhimisht e mban njeriun nė jetė dhe gdhend tek njeriu thirrjen, do tė thotė aftėsinė e dashurisė dhe tė afėrsisė. Prandaj dashuria ėshtė thirrja themelore e ēdo qenieje njerėzore” (krah. Gjon Pali II). Ėshtė pikėrisht nė kėtė domethėnie “martesore” tė fshehur te njeriu nė tė cilin gjen rrėnjė ai realizim i njeriut nėpėrmjet dhurimit tė vetes, jo thjesht njė dhurim, por dhurimi total dikujt. Nė kėtė domethenie “martesore” e ka fillesėn pritja e zemrės sė njeriut pėr t’u dashur nga dikush, pėr t’u gjetur i denjė pėr t’u dhuruar. Thotė filozofi rus Berdjajev “Dashuria ėshtė ajo qė e shndėrron individin nė njė person”. Kjo bėn qė tė zėr fill njė dinamizėm perceptues sė vetes si vlerė, pėrforcon ekzistencėn nė domethėnien e saj. Dhe kjo domethėnie “martesore” nuk ėshtė thjesht formė shpirtėrore, por merr edhe konkretizimin e saj. Afirmimi i personit nuk wshtė gjė tjetėr veēse pranim i dhurimit.
Lidhja e thellė mes burrit dhe gruas ėshtė mė i thellė se ēdo lidhje tjetėr, ėshtė aq i thellė dhe intim saqė krijon gati njė qenie tė vetme. Krishti nėpėrmjet fjalėve tė ungjillit tė sotėm nuk ndalet thjesht nė dukjen e jashtme, por i jep kėsaj lidhjeje rastin e njė zgjatjeje nė kohė.
Le tė jetė kjo e dielė, pra, njė ftesė pėr tė gjithė ne, qė duke kundruar sublimitetin e thirrjes qė Perėndia ka shpalosur nė ne, tė mund tė ecim me besim nė kėtė tė vėrtetė, sepse vetėm kėshtu do tė mund tė gjejmė atė paqe qe shpreh harmoninė me veten , Zotin dhe kozmosin qė psalmi i liturgjisė na paraqet
Kėshtu do tė bekohet njeriu qė e druan Zotin.
Tė bekoftq Zoti nga Sioni,
Paqe mbi Izraelin!
Ps. 127/128
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt