-
5 Tetor: Shen Faustina Kovalska
Duke shfletuar kalendarin e 5 tetorit, Kisha pėrkujtoi Shėn Faustinėn Kovalska.
Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Faustinėn Kovalska, Rregulltaren mistike, me tė cilėn lidhet ngusht kulti i Mėshirės Hyjnore. Faustina lindi nė fillim tė shekullit tė kaluar e vdiq nė moshėn 33 vjeēe, mė 1938. Sot pėrshpirtėria e rregulltares, lartuar nė nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II, ėshtė pėrhapur nė shumė vise tė botės.
Pyetje: - Pse u pėrhap kaq shpejt njė kult i tillė?
Pėrgjigje: - Pėrhapja e madhe e kultit tė Mėshirės Hyjnore, qė nga beatifikimi i motrės Faustina mė 18 prill '93, tek kanonizimi i saj mė 30 prill 2000, buron nga nevoja qė ka ēdo njeri pėr Mėshirėn Hyjnore, sepsč - siē thotė Papa Gjon Pali II - ku tjetėr, pėrveēse nė Mėshirėn Hyjnore, mund tė gjejnė strehė e shpresė njeriu e bota?
Pyetje: - Ē'tė reja sjell misioni i motėr Faustinės nė kėtė kult?
Pėrgjigje: - Misioni i motėr Faustinės na kujton tė vėrtetėn mbi Mėshirėn Hyjnore, sepsč e dimė qė ajo ėshtė njė e vėrtetė e zbuluar nė Shkrimin Shenjt. Motėr Faustina na e kujton kėtė tė vėrtetė nė forma tė reja, qė i janė transmetuar nga vetė Jezusi gjatė dukjeve tė tij. Kujtojmė sidomos nderimin e figures sė Mėshirės Hyjnore, qė vjen nga vegimi i 22 shkurtit 1931. Pastaj orėn e Mėshirės, qė ia kėrkoi vetė Jezusi, lutjen qė Krishti ia mėsoi motėr Faustinės pėr t'ia drejtuar Mėshirės sė tij Hyjnore. Kujtojmė, sidomos, festėn e Mėshirės Hyjnore, themeluar nga Papa Gjon Pali II gjatė kanonizimit tė Motrės Faustina, qė Kisha e kremton si "E Diela e Mėshirės Hyjnore". E sė fundi kujtojmė pėrhapjen e kėtij kulti, qė sot vijon pėrmes atyre qė quhen "apostujt e Mėshirės Hyjnore".
Pyetje: - Pse u vendos tė ngrihej shenjtnorja e re, ajo qė e shuguroi vetė Papa Gjon Pali II gjatė shtegtimit apostolik nė Poloni mė 16 deri mė 19 gusht 2002?
Pėrgjigje: - Shenjtnorja e Mėshirės Hyjnore, deri pak kohė mė parė njė kompleks i vogėl, ishte e pamjaftueshme pėr shtegtarėt e shumtė qė mblidhen atje nga tė gjitha kontinentet. Kjo ėshtė arsyeja kryesore e ndėrtimit tė shenjtnores sė madhe, tempullit tė Mėshirės Hyjnore. Ky tempull, siē ka thėnė Papa, ėshtė bėrė qėndėr e rrezatimit tė karizmės sė Mėshirės Hyjnore nė tė gjithė Kishėn.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt