Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Mina kur prindi e rraf femijen, femija mer nej mendim tjeter sepse ka nevoj per nej dashuri per nej fjale te mire per nej mirkuptim
    jo per dhune dhe kur te perdoret dhuna ndaj tyre sigurisht se mund te meren me ndoj gje qe sduhet per tu mare
    sepse ate pune qe te maresh drog e tjer as kush se ben nga qefi mendoj un
    ndoshta e kam dhe gabim
    flm gjithve
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Dhuna nuk duhet te jete p^rezente ne marredheniet prinder-femije,flas per ate ekstremen,sepse ka raste kur gjuhet nje shpulle ne momente nervozizmi.E mira eshte qe te ekzistoje nje lidhje komunikimi prinder femije ku femija ti hapet njerit nga prinderit per problemet e veta.Kjo eshte e rendesishme sepsenuk do ta leje femijen qe te gaboje ne jete,pasi prindi do ta ndihmoje ate ne vendimmarrjet e tij.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Prindi duhet te jete si nje dedektiv qe veshtron ne largesi femijenduke e lene qe dhe ai te krijoje pavaresine e vet e cila eshte shume e nevojshme ne jete,per te perballuar sfidat e jetes.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    4
    une bashkohem me ate qe thua ti por une nuk mund ta trajtojne femijen tim kurre keq pasi e kam nje vajze 2 vjece dhe eshte femija me i lumtur ne bote pasi une jam edhe nje prind ne moshe te vogel (19vjece). disa prinder i trajtojne femijet e tyre keq sepse ata jane mesuar me veprat qe ne kohet e para dhe tani por te ndryshojne do ju duket dicka tjeter. nuk di se cfare te them me gjithashtu thank you per temen qe hape se duket interesante.


    take it easy man no harm done
    Life is one of the precious gift that God gave us!!!!!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Marre nga Spektri

    Jepini fėmijės besim nė vetevete, kėshtu e ndihmoni tė rritet



    8 mėnyra sesi prindėrit mund ta ndihmojnė fėmijėn tė rrisė pavarėsinė dhe besimin nė vetvete

    1. Ji modeli i tij
    Fėmija ka nevojė pėr modele: ai ėshtė nė vėzhgim dhe shumė i prirur tė "imitojė" personat tė cilėt kanė ndikim tek ai. Njė prind qė ka besim nė vetvete, qė ėshtė i sigurt pėr ato qė bėn, ėshtė njė model i mirė pėr ndėrtimin e personalitetit tė fėmijės. Nė njė pjesė tė mirė tė rasteve vlen mė shumė njė sjellje e prindit sesa "leksione" moralesh tė cilat shpesh nga njė vesh hyjnė dhe nga tjetri dalin. Veprimet konkrete tė prindėrve janė ato qė nguliten nė kujtesėn e fėmijės dhe e nxisin atė tė imitojė. Duke imituar modelin e njė prindi tė sigurtė nė vetvete edhe fėmija do tė bėhėt i tillė.
    2. Ji krenar pėr tė
    Nėse fėmija ndihet i vlerėsuar nga prindi ai do mendojė pozitivisht pėr veten. Nėse prindi ka pritshmėri pozitive ndaj fėmijės, ndaj pėrpjekjeve tė tij, fėmija do tė krijojė besimin. "Mami dhe babi janė personat qė mė njohin mė mirė. Nėse ata kanė besim tek unė, atėherė edhe unė duhet tė kem besim tek vetja". Nėse ai ka marrė njė notė tė mirė, thuaji qė ndihesh krenar pėr tė, thuaji qė ndihesh i lumtur qė ai ėshtė kaq i mirė. Kėto vlerėsime janė shumė tė rėndėsishme pėr tė: jo vetėm i rrisin sigurinė nė vetvete, por edhe e shtyjnė qė tė pėrsėrisė tė njėjtat sjellje pėr tė cilat ai u vlerėsua.
    3. Vlerėso pėrpjekjet e tij
    Kritika ėshtė gjėja mė e lehtė qė mund tė bėjmė dhe pėrgjithėsisht prindėrit shqiptar nė shumė raste preferojnė tė jenė nė tepėr kritikė sesa mbėshtetės. Nėse fėmija pėrpiqet pėr tė bėrė diēka por rezultati nuk ėshtė ai qė prisni, pėrqėndrohuni tek rėndėsia e pėrpjekjes dhe jo tek produkti. Tregoi cili ishte shkaku qė ai dėshtoi dhe nė cilat pika duhet tė tregohet mė i kujdesshėm. Nėse kritika ėshtė shumė e fortė ka mundėsi qė ai tė humbasė besimin se mund ta veprojė siē duhet. Ai mund tė tėrhiqet dhe mund tė krijojė bindjen se ēfarėdo lloj gjėje tė bėj ėshtė i dėshtuar.
    4. Inkurajoje qė tė veprojė
    Prindi mund ta inkurajojė fėmijėn me fjalė ose mund ta shtyjė direkt nė veprim: "Unė e di qė ti mund ta bėsh. Provoje edhe njė herė". Shpesh qėllon qė prindėrit mėrziten nga dėshtimet e fėmijėve, nga koha qė ata humbasin pėr tė bėrė diēka. Prapėlqejnė ta bėjnė vetė duke mos i dhėnė mundėsinė fėmijės pėr tė provuar pėrsėri. "Mami dhe babi nuk kanė besim tek unė. Unė nuk di tė bėjė asgjė". Prindėrit mosbesues rrisin fėmijė pa besim nė vetvete.
    5. Respektoji zgjedhjet e tij
    Fėmija bėn zgjedhje tė cilat nė disa raste mund tė mos pėrputhen me ato tė prindėrve. Ata mund tė ndėrhyjnė duke e detyruar fėmijėn tė bėjė gjėra qė atij nuk i pėlqejnė: fėmija ndihet i kėrcėnuar nė lirinė e tij: "Kam apo jo tė drejtat e mia? A mund tė vendos pėr veten? Gjithmonė mami dhe babi do tė mė thonė se ēfarė duhet tė bėj edhe ēfarė jo?" Ai ka frikė tė kthehet vetėm nė shtėpi: mos e sforco tė bėj tė kundėrten. Fėmijėt shpesh kanė frikėra tė cilat pėr prindėrit janė tė ēuditshme. Por nėse prindi vazhdimisht kėmbėngul qė fėmija tė bėj diēka tė cilėn ai nuk do ose i trėmbet ka mundėsi qė fėmija tė vazhdojė tė refuzojė pėr inerci. Ēdo njeri ka ritmin e tij tė cilin mė tė mėdhenjtė duhet ta respektojnė.
    6. Lėrė tė rrezikojė
    Mos u bėj prindi protektiv qė nė majė tė gjuhės ka fjalėt: "Mos e prek atė se do tė vritesh! Kujdes se do tė bėhesh pis!" Ai ka nevojė tė njohė rrezikun duke qenė pėrballė me tė. Rreziku merr vlera tė ndryshme nė njerėz tė ndryshėm: ajo qė pėr prindin ėshtė e rrezikshme pėr fėmijėn nuk ėshtė mė e tillė. Nėse fėmijės i thuhet vazhdimisht tė jetė i kujdeshėm, tek ai do tė zhvillohet ideja se bota ėshtė njė vend rreziqesh dhe tė papriturash tė pakėndshme. Nė kėtė mėnyrė tek ai do tė krijohet njė ndarje artificiale: bota armiqėsore dhe unė qė duhet tė mbrohem prej saj. Siguria qė lind nga marrėdhėniet midis fėmijės dhe mjedisit ku rritet ėshtė njė tjetėr kusht i rėndėsishėm pėr krijimin e besimit.
    7. Mos u tall me tė
    Ėshtė normale qė fėmija tė gabojė, por ėshtė shumė e dėmshme qė gabimet e tij tė pėrdoret nga prindėrit apo miqtė e tyre si "objekete" gallate. Ta vėsh nė lojė fėmijėn ėshtė njėlloj sikur tė vėsh nė dyshim marrėdhėnien me prindin. Ai do tė pėrpiqet tė jetė shumė i vėmendshėm ndaj gabimit dhe ta shohė ēdo humbje si njė katastrofė. Njė gabim ėshtė "minė" pėr besimin e tij. Prindi duhet ta ndihmojė tė kuptojė qė gabimi ėshtė pjesė e natyrės njerėzore, se edhe ai ka gabuar nė atė moshė, por edhe tani si i rritur mund tė gabojė.
    8. Mos e ndihmo pėr gjėra qė ai mund t'i bėjė
    Qėllon qė prindėrit e shohin fėmijėn si tė paftė pėr tė bėrė diēka dhe janė gati tė ndėrhyjnė. Ai ka pėr tė zgjidhur njė ushtrim shumė tė thjeshtė nė matematikė dhe prindi mendon se humbet mė pak kohė duke ja zgjidhur ushtrimim sesa duke e ndihmuar nė shpjegimin e tij. Ose pėr tė rregulluar dhomėn fėmija sorollatet shumė: mami pėr "efekt kohe" bėn tė njėjtėn gjė si me ushtrimin. Nėse fėmija ndihmohet pėr gjėra tė vogla, ai do tė vėrė nė dyshim aftėsinė e tij nė ndėrmarrjen e gjėrave mė tė mėdha: "Unė as krevatin tim s'di tė rregulloj!." Lėrė fėmijėn tė veprojė sipas mėnyrės sė tij. Duhet tė mėsohesh tė kėnaqesh edhe kur ai bėn gjėrat ndryshe nga ti.

    Opinione prindėrish
    Si mund t'i ndihmojnė prindėrit fėmijėt tė krijojnė besim nė vetvete

    Unė mendoj se besimi krijohet tek fėmija nėse prindi ėshtė i hapur me tė dhe ėshtė nė gjendje t'i japė fėmijės atė informacion qė ai kėrkon. Ai duhet tė jetė i pėrkushtuar, tolerant dhe tė plotėsojė dėshirat e fėmijės kur ėshtė e arsyeshme. Nė tė kundėrtėn duhet ta bindė fėmijėn pėr jo-nė e tij. Duhet tė pėrshtatet me fėmijėn sipas moshės dhe nė disa raste ėshtė mirė qė edhe ai tė bėjė si fėmijė.
    Tasha
    Prindi duhet t'i plotėsojė kushtet e nevojshme fėmijės dhe tė jetė gjithmonė afėr tij nė mėnyrė qė tė kuptojė ēdo problem qė ai ka. Ai duhet tė diskutojė me fėmijėn pėr ēdo gjė qė i intereson atij. Nga ana tjetėr prindi duhet tė kontrollojė fėmijėn por pa vėnė nė diskutim besim qė ka tek ai.
    Artani
    Besimi ėshtė i lidhur ngushtė me dashurinė. Nėse prindi i jep dashuri fėmijės, nėse e sheh si tė barabartė me veten, ai do tė krijojė besim nė vetvete. Ai duhet tė vlerėsojė mendimet dhe sjelljet e fėmijės dhe nėse fėmija gabon ai duhet ta bindi se pėr ēfarė ai ishte gabim. Prindi duhet tė jetė pozitiv, ta trajtojė fėmijėn me dashamirėsi dhe ta falė pėr veprimet e gabuara.
    Madia
    Prindi duhet tė dėgjojė fėmijėn, duhet tė hyjė nė botėn e tij dhe tė diskutojė me tė si shok. Ai nuk duhet tė jetė i dhunshėm me tė sepse dhuna e largon prej tij dhe e bėn fėmijėn tė dyshojė nė vetvete. Prindi nuk duhet tė vendosė pėr fėmijėn por duhet t'i japė atij mundėsinė tė zgjedhė pavarėsisht nga mosha.
    Anila

  6. #16
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    I bashkengjitem mendimit te Kuqalashes

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    Brisbane Australi
    Postime
    32

    Smile Kujdesi ndaj femijeve

    I pergjijgjem temes Kujdes ndaj femijeve.

    eshte shume e kollajshme te japim mendime por une jam prind vete dhe shume here mendoje sikur une te isha femije do te me pelqente te me trajtonin keq? te me rrifnin, te me bertisnin dhe cdo gje qe te beja nuk ishte e mire per prinderit. hallet ekonomike, lodhja fizike dhe shume probleme te tjera , sidomos kur je larg atdheut dhe njerzve qe do, eshte me e veshtire per te menduar qe femijet kane ndjenja, si dhe ne prinderit dhe gjeja me e mire eshte ne vend qe tu bertasesh, shpjegoje pse nuk don nje gje te behet. jepi mundesine te kuptojne se kane gabim por leri te jetojne pak me ndjenjen e gabimit keshtu qe ato mesojne perkrah nesh. neser pasneser qellon nje rast me te vertete shume serioz dhe nuk besoj se ka prinder ne bote qe tu pelqeje qe femija e tyre te shkoj diku tjeter te qaj hallin dhe jo me prinderit. me menyren tone nganjehere largojme femijet dhe kur vjen koha qe i duam afer, nuk kthehen dot se nuk mund te kthesh nje zemer te lenduar dhe te braktisur ne dicka te bukur.
    AP

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Kujdesi i Kishės pėr arsimimin e fėmijėve shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 01:38
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •