Sali Berisha ishte pėr autonomi kulturore pėr Kosovėn, brenda Serbisė
Historiani Jusuf Buxhovi thotė se nė rrethanat kur Kosova ka pritur mė shumė prej Shqipėrisė, ajo ka qenė e rezervuar qė ta luaj kėtė rol.
Nė emisionin Target nė RTK, ku po shtjellohej tema "102 vjet shtet", Buxhovi ka thėnė se nė relacion me Kosovėn nė atė kohė Shqipėria ka qenė e "pa gjak", edhe pse ky vend e kishte njohur pavarėsinė e Kosovės.
Shqipėria e pjesės sė parė tė viteve 90' tė fundshekullit tė kaluar, e cila qeverisej nga Sali Berisha, sipas historianit Buxhovi, shkonte deri atje, sa nė momente tė caktura kishte kėrkuar autonomi kulturore pėr Kosovėn, brenda Serbisė.
Buxhovi thotė se, lideri i atėhershėm shqiptar kėtė e kishte thėnė nė takime me politikan evropian, deklarata tė cilat sipas tij, edhe janė tė arkivuara diku, por qė u takon historianėve t'i nxjerrin nė pah.
Politika e Sali Berishės, sipas tij, nė shumė momente i ka bėrė dėme Kosovės.
Ai pėrmend edhe rastin kur Berisha i kėrkonte ish presidentit Ibrahim Rugova, qė populli i Kosovės tė pranonte tė merrte pjesė nė zgjedhjet e Serbisė, dhe tė votonte demokratėt e Zoran Gjingjiqit. (reporteri.net)
Krijoni Kontakt