NUMRI I FĖMIJĖVE TĖ BRAKTISUR NĖ KOSOVĖ ĖSHTĖ NĖ RĖNIE
Informacionet, kėshillat praktike dhe ato psikologjike pėr prindėrit qė dėshirojnė tė adoptojnė fėmijė janė tė pamjaftueshme. Nė ditėn ndėrkombėtare tė fėmijėve nė Prishtinė sot ėshtė diskutuar pėr adoptimin e fėmijėve tė braktisur nė temėn "Dashuria prindėrore nuk ėshtė e thjeshtė".
Psikologu Dashamir Bėrxulli, thotė se nė Kosovė ekzistojnė shumė faktorė qė pengojnė adoptimin e fėmijėve. Njė prej tyre ėshtė se shumė familje ngurrojnė tė adoptojnė fėmijė, pėr shkak se kanė dyshime lidhur me raportet e tyre me rrethin dhe nė kėtė mėnyrė, sipas tij, vihet nė dyshim edhe integrimi i fėmijės nė kėtė rreth.
"E vėrteta ėshtė qė informacioni qė ekziston sot nė Kosovė nė ndihmė tė prindėrve adoptivė ėshtė i pakėt dhe me kėtė lloj manuali, me kėtė libėr, ne i vimė nė ndihmė si prindėrve adoptivė, ashtu dhe punėtorėve socialė dhe aktorėve tė tjerė qė merren me kėtė problematikė, me informacionet e duhura, adekuate nė lidhje me kėto gjėra", tha zoti Bėrxulli.
Mungesa e kėshillave pėr prindėr adoptivė, ndikon edhe tek trajtimi i duhur i fėmijėve tė adoptuar, thotė Hilda Halimi, drejtoreshė e Shėrbimit Social Ndėrkombėtar nė Kosovė.
"Shpesh herė ndodhin edhe gjėra qė nuk shkojnė nė tė mirė tė fėmijės, si fshehja nga prindi, nga fėmija, mandej trajtimi i tij si fėmijė, fshehja e origjinės, fshehja e traditave tė fėmijės ndoshta nė familjen e origjinės", thotė zonja Halimi.
Nė vitin 1985, njė grua nga Prishtina e cila dėshiron tė mbetet anonime, ka adoptuar njė vajzė, e cila tashmė i ka 22 vjet dhe ėshtė studente nė njė nga fakultetet private nė Prishtinė. Ajo shpjegon ndjenjat e saj si prind, qė ka adoptuar njė fėmijė tė braktisur.
"Ēfarė ėshtė tė kesh fėmijė dhe tė jesh nėnė biologjike, atė ndjenjė nuk e di, por edhe tani i kam ato emocione qė i kam patur para 22 vjetėve. Ėshtė njė kėnaqėsi shumė shumė e madhe".
Ajo thotė se vajzės i ka treguar se ėshtė adoptuar, nė kohėn kur ka mbushur 18 vjet dhe katėr vite mė vonė, raportet midis tyre vazhdojnė tė jenė tė shėndosha.
"Kemi biseduar pėr gjithshka gjithė kėto vite, qė tė mos e gjykojė as ajo njė nėnė qė e ka ditur qė ka lėnė fėmijėn e vet, mos ta gjykojė se nuk e di se nė ēfarė rasti apo ēfarė situate ka qenė nėna biologjike, por mė ka thėnė kjo jetė pikė deri kėtu. Pėr mua jeni ju qė jeni", tha zonja nga Prishtina.
Ndryshe, psikologu Bėrxulli, thotė se ėshtė i rėndėsishėm dhe zhvillimi i fėmijės sė adoptuar nė tė ardhmen. Ai ėshtė autor i librit qė mban titullin e njėjtė sikurse tryeza e sotme, "Dashuria prindėrore nuk ėshtė e thjeshtė".
"Ne kemi shumė raste nė Kosovė qė shumė prindėr nuk janė tė aftė tė ndėrrojnė por janė prindėr biologjikė tė dikujt. Nė fakt ky libėr kėrkon tė hedhė dritė mbi kėtė fakt dhe kėrkon t'ua bėjė tė ditur prindėrve adoptivė se kėta mund tė jenė prindėr ashtu si ēdo prind tjetėr biologjik, madje prindėr mė tė mirė, nėse dinė tė prindėrojnė", thotė psikologu Bėrxulli.
Ndryshe, Ministria pėr Punė dhe Mirėqėnie Sociale, pėr fėmijėt me probleme, pėrfshirė kėtu edhe fėmijėt e braktisur ka pėrgatitur infrastrukturė tė duhur ligjore, thotė Zylfie Pllana nga kjo ministri.
"Kėshtu qė Ministria e Punės dhe Mirėqėnies Sociale, realizon me sukses format e mbrojtjes si bashkimin familjar, kujdestarinė, strehimin familjar, adaptimin ose birėsimin, strehimin e pėrkohshėm rezidencial, mendimet pėr shėrbimet e fėmijėve tė prindėrve tė shkurorėzuar, realizimin e kontakteve", thotė zonja Pllana.
Sipas zyrtarėve tė kėsaj ministrie, numri i fėmijėve tė braktisur nė Kosovė, gjatė kėtij viti, pėr herė tė parė qė prej pėrfundimit tė luftės ka shėnuar rėnie. Ndėrkaq kėrkesat e familjeve pėr adoptimin e kėtyre fėmijėve janė shtuar. Kėtė vit 54 fėmijė janė braktisur, ndėrkaq janė realizuar 50 adoptime.
Nadie Ahmeti, Prishtinė
http://www.europaelire.org/programs/...1120201439.asp
Krijoni Kontakt