Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rendesi ka o panajot i zoti i zp-se qe kte radhe shqipot kan kryeminister nje kal te punes jo te orgjive.. si te tute o pano..


    ----

    RD

    Qeveria ka ndërmarrë rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve gjatë 15 viteve të fundit


    Nga 1 dhjetori asnjë pension në qytet nën 100 mijë lek


    "Zbatimi i kësaj skeme do të fillojë më 1 dhjetor për qytetin dhe më 1 janar për fshatin. Me këtë hap, duke iu përgjigjur edhe kureshtjes së ligjshme në lidhje me pyetjen se cila do të jetë skema e "kafshatës", unë informoj se ky është hapi i parë i rëndësishëm, i drejtë, i ndershëm, i pastër, jashtë të gjitha procedurave të abuzimit". Në këtë mënyrë, kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar dhe ka bërë të ditur për të gjithë shtresën në nevojë të pensionistëve rëndësinë e kësaj skeme që qeveria ka ndërmarrë, dhe ka bërë gati për ta vënë në zbatim, për të shkuar me të drejtë zgjidhjes së këtij problemi madhor social. Këtë deklaratë, kryeministri Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Duke u ndalur në fjalën e tij në gjendjen ku ishin pensionet në kalimin e dy sistemeve, kryeministri Berisha tha se "të gjetur në kalimin e dy sistemeve, pasi kanë shkrirë energjitë e tyre në një sistem çnjerëzor, përballen në kushtet e tregut, në rrethana realisht të disfavorshme. Zero ka qenë arka e sigurimeve shoqërore pas shembjes së diktaturës si dhe fondi i pensioneve. Rikujtoj sot, se e tërë rezerva e këtij vendi ka qenë 4 milion dollarë me Bankën Qendrore e me të gjitha". Duke bërë të ditur punën me ministritë përkatëse, lidhur me këtë hap të rëndësishëm të ndërmarrë, kryeministri tha se "sot, dua të ndalem dhe t'ju informoj se gjatë kësaj periudhe, me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës, Institutin e Sigurimeve Shoqërore janë zhvilluar diskutime të shumta dhe është bërë një punë shumë e madhe në adresimin, do të thosha, të njërit prej problemeve më madhore të trashëguara, jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjitha vendeve ish-komuniste, siç është problemi i pensioneve". Ai theksoi se "në përfundim të kësaj pune të zgjatur u arrit që të shënohet një kthesë reale rrënjësore në qëndrimin ndaj këtij prolemi, u arrit që t'iu dëshmohet pensionistëve shqiptarë se kjo qeveri ndjen thellësisht detyrimin që ka shoqëria shqiptare ndaj tyre dhe se është shumë e vendosur të shqyrtojë dhe t'iu japë zgjidhjet më të mira të mundshme problemeve të tyre". Kryeministri theksoi se "është shumë e rëndësishme që kjo skemë të zbatohet me shpejtësi. Nuk është e thjeshtë. Nuk kemi të bëjmë me 100 e ca mijë punonjës, por kemi të bëjmë me pensionistë, të cilët në fshat marrin nën 50 mijë lekë dhe në qytet marrin nën 100 mijë lekë".






    Angazhim për realizimin e skemës, hapa të tjerë në vazhdim


    Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se është e nevojshme që të ketë një përkushtim të madh në realizimin e skemës nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. "Janë gjithsej 389918 pensionistë. Këtu përfshihen pensionet familjare, të cilat janë të gjitha nën 100 mijë lekë, përfshihen pensionet e invaliditetit, 85% e të cilave janë nën këtë shifër. Ky kontigjent i madh kërkon një angazhim të punonjësve të institucioneve përkatëse, por edhe mbështetjen nga ana e Ministrisë së Financave, e cila, për hir të së vërtetës, është autore e kësaj skeme" . Kryeministri Berisha paralajmëroi se do të ketë akoma hapa të tjerë që do të ndërmerren në të ardhmen sërish në këtë drejtim. "Ne nuk do të ndalemi me kaq. Hapa të tjerë të rëndësishëm do të ndërmerren në të ardhmen", tha kryeministri. Kreu i qeverisë ritheksoi se "një grup i gjerë, së bashku me Bankën Botërore, po shqyrton hapat e ardhshëm që duhet të shënojmë, por ky ka qenë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, i merituar plotësisht, por edhe i kushtueshëm". Duke risjellë sërish në vëmendje shifrat që do të bëjnë të mundur realizimin e skemës sociale në terma realë financiarë, kryeministri tha se "janë angazhuar nga 1 korriku deri më 1 janar të vitit të ardhshëm rreth 72 milion dollarë nga fondet e buxhetit të shtetit, një shifër kjo më e madhe se ajo që u përdor për rritjen e ndjeshme, që ishte rritja më e madhe e 15 viteve, të rrogave të punonjësve të administratës, por mendoj se ka qenë shumë e domosdoshme".






    Mbledhja e të ardhurave trefishoi faturën sociale


    Shefi i ekzekutivit ka vlerësuar ata që bënë të mundur që buxheti i shtetit të rritet me të ardhurat nga doganat e tatimet dhe sasia e të ardhurave në të të përballojë investime publike të tjera, dhe rritje deri në trefishim të faturës financiare. "Edhe njëherë dua të shpreh vlerësimin tim të madh për të gjithë ata punonjës që e bënë të mundur, pasi ky është një funksionim shumë më i mirë i institucioneve të doganave, tatimeve, financave në tërësi, prokurimeve publike, punërave publike, zbatimit të ligjit, etj. Pra, në rast se u arrit që në këtë buxhet vërtet të ndryshohet tërësisht buxheti i vendit, të sigurohen rreth 700 milion dollarë për investime në punëra publike dhe investime të tjera, u 2-3 fishua fatura sociale në tërësinë e saj", theksoi kryeministri. Berisha tha se "kjo u arrit në sajë të një kthese rrënjësore që u shënua, kthesë që bëri të mundur të mbrohen, të mblidhen, të mos shpërdorohen jo më pak se 504 milion dollarë në një vit".

    Duke vijuar, kryeministri tha se "efektet janë pozitive edhe për reformat, sepse realisht skema e pensioneve të vendit vendoset në një platformë të re dhe ecën drejt konsolidimit. Kjo kishte një rëndësi të madhe, sepse këto 504 milion kanë rritur në mënyrë shumë të madhe kredencialet e qeverisë shqiptare në interes të qytetarëve". Kryeministri Berisha tha se "është rritur në mënyrë shumë të ndjeshme besueshmëria e funksionimit të kësaj qeverie, që do të thotë ndihma shumë më të mëdha për Shqipërinë, fonde shumë më të mëdha për Shqipërinë, do të thotë çlirim i lakut, sepse ky vend ka patur një lak që ngushtohej nga korrupsioni dhe efektet shfaqen direkt në këtë buxhet. Fondet që do të angazhohen gjatë vitit të ardhshëm, janë fonde jashtëzakonisht të rëndësishme".






    Mustafaj kërkon liberalizim vizash në takimin e BEDZ


    Më 1 nëntor 2006, në Moskë, zhvilloi punimet Takimi i 15 i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ). Në këtë aktivitet vendi ynë u përfaqësua me një delegacion i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj. Në fjalën e tij në këtë takim, Mustafaj, nënvizoi rëndësinë që vendi ynë si bashkëthemelues i kushton Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, e cila mbetet një partner i rëndësishëm për arritjen e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit rajonal. Më tej, ministri theksoi se "bashkëpunimi i vendeve në kuadrin e Detit të Zi, tashmë ka hyrë në një periudhë të rëndësishme, e cila po orientohet gjithnjë e më shumë drejt projekteve. Realizimi i axhendës ekonomike të BEDZ kërkon shfrytëzimin sa më efektiv të mundësive që ofrohen në nivelin e arritur të bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit të grupeve të punës". Duke vijuar ministri i Jashtëm tha se, "në mënyrë që iniciativat brenda kësaj organizate të jenë sa më të frytshme, duhet të bëhet sa më parë liberalizimi i vizave midis vendeve anëtare, duhet të promovohen projekte të bashkëpunimit në sektorin energjitik, të transportit". Mustafaj vlerësoi se intensifikimi i përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet BEDZ-it dhe BE-së duhet të mbetet një nga objektivat e Organizatës. "Shqipëria, prioritet i së cilës është integrimi në strukturat europiane dhe euroatlantike, ka mbështetur hapat e ndërmarra në këtë drejtim", theksoi Mustafaj. Ai parashtroi gjithashtu kërkesën për forcimin organizativ dhe strukturor të organizatës, e cila duhet të mbetet një sfidë e prioritet për punën e saj. Gjatë punimeve të këtij ministeriali, ministri Mustafaj u takua me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, ministrin e Jashtëm turk, Abdullah Gyl, dhe atë serb, Vuk Drashkovic.


    Xhumelina Dervishi

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ministria e Punës publikon dokumentet që duhen plotësuar për të marrë ndihmën ekonomike

    Asistenca, në prill 40 % më shumë

    Blerina KACA

    Familjet e varfra do të përfitojnë rreth 40 për qind më shumë në muaj ose ndryshe, 73 mijë lekë (të reja) më shumë në muaj, duke nisur nga muaji prill i vitit 2007. Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta ka hartuar të gjithë skemën e personave që marrin asistencë, ndërkohë drafti ka kaluar për miratim në Këshillin e Ministrave. Qeveria ka vendosur që në prill të këtij viti shtesa në pagesën e papunësisë të merret që në muajin prill. Nga kjo pagesë përfitojnë rreth 165 mijë familje të varfra në vend. Aktualisht, pagesa maksimale që merr një familje e varfër në formën e ndihmës ekonomike, është 40 mijë lekë në muaj, dhe vitin e ardhshëm pritet të marrin 75 mijë lekë.

    Pagesa e papunësisë
    Të gjithë personat që kanë bërë 12 muaj punë të siguruar, në momentin që dalin pa punë si pasojë e shkurtimit të vendit të punës, apo arsye të tjera, përfitojnë për një vit pagesë papunësie. Baza e kësaj pagese është 4 mijë lekë (të reja) në muaj. Mbi këtë pagë shtohen edhe pagesat për kompensimin e energjisë dhe pagesa të tjera, si, për shembull, në rast kur personin që del papunë, ka persona të tjerë të familjes në ngarkim. Me gjithë këto shtesa, pagesa e papunësisë shkon maksimalisht 7 mijë lekë. Pikërisht mbi këtë shumë do të bëhet edhe rritja prej 10 për qind në fillim të muajit prill. Kështu një person i papunë, që aktualisht merr 7 mijë lekë asistencë, vitin e ardhshëm do të marrë 7 mijë e shtatëqind lekë në muaj. Sipas specialistëve në Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta, pagesa e papunësisë është e njëjtë për të gjitha kategoritë e punëtorëve. Pra nuk ka rëndësi se ku ke punuar, në një detyrë të lartë shtetërore, apo si nëpunës i thjeshtë, të gjithë të papunët përfitojnë pagesë të njëjtë. Ajo çka e ndryshon pagesën, janë shtesat që i bëhen, pasi ato janë të ndryshme, në varësi të kushteve sociale të personit që përfiton asistencë.

    Ndihma ekonomike
    Familjet e varfra që jetojnë nën minimumin jetik do të përfitojnë një mijë lekë më shumë nga shuma që marrin aktualisht në formën e përkrahjes sociale. Në këtë kategori futen të gjitha ato familje që nuk kanë të ardhura mujore, si rezultat i papunësisë, pra janë familje që mbahen me asistencë. Pagesa që marrin familjet varfra ndahen sipas kategorive, pra shuma që përfiton secili pjesëtar i familjes nuk është e njëjtë. Kështu, kryefamiljari përfiton deri në 95 për qind të pagesës së papunësisë (pra 95 për qind të 4 mijë lekëshit).

    Asistenca rritet edhe për paaftët
    Të paaftët për punë përfitojnë 75 për qind të pagesës së papunësisë. Pagesa më e ulët është për personat e aftë për punë, por që nuk janë të punësuar. Për këta persona pagesa është 25 për qind e pagesës së papunësisë. Sipas drejtorit të Pagave, Kuka, ndihma ekonomike aktualisht shkon në 100 mijë lekë në muaj, ndërsa me rritjen prej 10 për qind, ajo mund të shkojë deri në 110 mijë lekë për familje. Nga ana tjetër, specialistët sqarojnë se “kjo shumë nuk është e njëjtë për të gjitha familjet, pasi llogaritet në bazë të numrit të personave të familjeve”. Ndërkohë që një familje e madhe nuk përfiton më shumë se një familje vogël edhe pse të gjithë pjesëtarët e saj mund të jenë të papunë, pasi është vënë një pagë tavan, prej 11 mijë lekësh, pra kjo është shuma maksimale që do të marrë një familje e varfër në muajin prill të këtij viti.

    Tirana Observer

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dokumentet per te perfituar asistencen

    1. Deklaratë “tip” për gjendjen social-ekonomike të familjes, e cila plotësohet nga kryefamiljari një herë në vit

    2. Deklaratë “tip” që plotësohet detyrimisht çdo muaj nga kryefamiljari dhe anëtarët madhorë të familjes

    3. Certifikatë e gjendjes familjare, ku shënohet data e regjistrimit në regjistrin themeltar dhe vendbanimi i mëparshëm

    4. Dokument pronësie lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (Kadastra) për tokat bujqësore, duke shënuar sipërfaqen dhe kategorinë e tokës.

    Shënim:
    Deklarata “tip” përgatitet sipas modeleve të përcaktuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
    Pagesa mujore e ndihmës ekonomike jepet në formën e një kësti mujor (në lekë).

    Tirana Observer

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shtesat e reja, si dhe të gjitha ndryshimet që i janë bërë legjislacionit

    Ligji i plotë për përfituesit e ndihmës ekonomike

    Blerina KACA

    Veç rritjes që do t’iu bëhet kategorive që përfitojnë asistencë, ndryshe, ndihmë ekonomike, është riformular edhe ligji bashkë me të gjitha nenet përkatëse. Kështu, janë shtuar pika të reja, në mënyrë që në skemë të përfshihen edhe kategori të tjera, të cilat nuk mund të sigurojnë dot minimumin jetik. Gazeta “Tirana Observer” boton të plotë të gjithë ligjin me të gjitha ndryshimet në dispozitat ligjore.

    Tabela

    Kategoritë që përfitojnë asistencë:

    1. Persona me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me Vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

    2. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me Vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë dhe janë bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha.

    3. Të verbrit, me mungesë të plotë ose të pjesshëm të shikimit, të lindur ose të fituar, të cilët janë deklaruar të paaftë për punë me Vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Verbërisë (KMPV).

    Shënim
    Pagesa për personat e paaftë jepet në formën e një kësti mujor (në lekë) dhe masa e pagesës për to përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
    Përfituesit të përcaktuar me vendim të komisioneve mjekësore të aftësisë në grupet e dyta të paaftësisë, humbasin të drejtën e pagesës së aftësisë së kufizuar në çastin e punësimit të tyre.

    Përfitimi i pagesës së paaftësisë
    Për personat e paaftë sipas V.K.M. nr. 311, datë 11.07.1994, masa e përfitimit të paaftësisë është 6 400 lekë.
    Personat e paaftë të përcaktuar sipas pikës 1 të V.K.M. nr. 311, datë 11.07.1994, “Për përfitimin e paaftësisë”, që kanë punuar në ndërmarrjet shtetërore jo më pak se 5 vjet dhe kanë humbur vendin e punës pas datës 01.01.1991 dhe nuk përfitojnë pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, marrin përfitim paaftësie në masën 150% të pagesës së përfitimit të paaftësisë.
    Dokumentacioni që paraqesin personat për përfitimin e paaftësisë në zyrat e ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes shoqërore është si më poshtë:
    1-Certifikatë të gjendjes familjare të personit të paaftë
    2-Certifikatë personale me fotografi e personit të paaftë
    3- Vendim i KMCAP, i cili vërteton paaftësinë e personit
    4- Fletë-drejtimi për në KEMP që jepet vetëm kur del në komision për herë të parë
    5- Vërtetim nga Zyra e Punës, e cila vërteton që personi i paaftë nuk është në marrëdhënie pune (vetëm për personat që janë në moshë pune).
    Masa e përfitimit të pagesës së paaftësisë është 6 800 lekë në muaj.

    shenim
    Për rastet kur personi i paaftë vazhdon shkollën e mesme apo të lartë, me apo pa shkëputje nga puna, duhet të paraqesë këto dokumente shtesë:
    1-Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës, i cili duhet të përmbajë:
    a)- emrin e personit përfitues
    b)- llojin e arsimit që ndjek
    c)- vitin shkollor
    Personat e paaftë, të cilët ndjekin arsimin e mesëm përfitojnë dyfishin e pagesës së paaftësisë.
    Personat e paaftë që ndjekin arsimin e lartë ose studime pasuniversitare përfitojnë trefishin e pagesës së paaftësisë.
    Përfitimi i paaftësisë për rastet e ndjekjes së shkollës së mesme, të lartë, me ose pa shkëputje nga puna apo studime pasuniversitare, jepet vetëm për periudhën e vitit shkollor.
    Dokumentet për përfitimin e Pagesës së Kujdestarisë së Paaftësisë
    1-Certifikatë e gjendjes familjare të personit kujdestar
    2- Deklaratë që personi kujdestar është i zgjedhur nga familja
    3- Vërtetim që familja e personit që përfiton pagesë paaftësie është në skemën e ndihmës ekonomike
    4- Raport mjeko-ligjor i personit kujdestar që është i aftë fizikisht dhe mendërisht.
    Masa e përfitimit të pagesës së kujdestarisë është 5 700 lekë në muaj.
    Përfitimi i pagesës së invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik
    Personat që plotësojnë kërkesat e Ligjit Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, duhet të paraqesin kërkesën e tyre në zyrat e Ndihmës Ekonomike dhe Përkujdesit Shoqëror ku ata janë të regjistruar sipas gjendjes civile.
    Krahas kërkesës për trajtim, pretenduesi duhet të paraqesë dhe dokumentet e mëposhtme:
    1-Certifikatë personale me fotografi, e cila përsëritet domosdoshmërisht çdo vit
    2-Vendimin mjekësor të lëshuar nga KMCAP, ku të jetë përcaktuar:
    3- shkalla e invalidit tetraplegjik, paraplegjik
    4- nevoja për kujdestar
    5- periudha e përfitimit
    6- Kopje të librezës së invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik
    7- Të deklarojë para administratorit përkatës emrin e kujdestarit, kur ai me vendim e përfiton kujdestarinë, duke paraqitur deklaratën noteriale të nënshkruar nga invalidi dhe kujdestari.
    Masa e përfitimit për shkak të invaliditetit e përcaktuar në pikën 1 të V.K.M. Nr. 302, datë 27.063.2002 dhe V.K.M. Nr. 588, datë 28.08.2003 është 6 800 lekë në muaj.
    Tërheqja e pagesës së përfitimit mund të bëhet nga vetë invalidi, i shoqëruar nga kujdestari ose nga një pjesëtar i familjes, kur ky i fundit është i pajisur me një prokurë.
    Pagesa e përfitimit për shkak të invaliditetit është mujore, dhe në rastet e mos tërheqjes për arsye të ndryshme mund të tërhiqet në muajt pasardhës.
    Dokumentet për përfitimin e pagesës së kujdestarisë së invalidit paraplegjik, tetraplegjik
    1-Certifikatë e gjendjes familjare të personit kujdestar
    2-Deklaratë që personi kujdestar është i zgjedhur nga familja
    3- Vërtetim që familja e personit që përfiton pagesë paaftësie është në skemën e ndihmës ekonomike
    4-Raport mjeko-ligjor të personit kujdestar që është i aftë fizikisht dhe mendërisht.
    Masa e përfitimit të kujdestarisë së invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik është në masën 6 800 lekë në muaj.
    Përfitimi i pagesës së verbërisë
    Në bazë të V.K.M. nr. 671, datë 15.12.2000, si dhe Udhëzimin nr. 74, datë 11.01.2002 për personat pretendues për të përfituar Pagesën e Verbërisë duhet të paraqesin në zyrat e ndihmës ekonomike dokumentet e mëposhtme:
    1-Certifikatë e lindjes me fotografi
    2-Fletë-drejtimi për K.M.P.V
    3-Kërkesë me shkrim për përfitimin nga “Statusi i të verbërve” e lëshuar nga ai ose nga persona që e kanë në ngarkim pretenduesin për përfitimin e këtij statusi.
    4-Vërtetimin e vendimit të KMCAP pranë drejtorive të sigurimeve shoqërore, n.q.s ai ka dalë si invalid pune për shkak të dëmtimit të shikimit.
    Shënim:
    Personi duhet të deklarojë para administratorit përkatës emrin e kujdestarit, kur ai me vendim përfiton kujdestarinë, duke paraqitur deklaratën noteriale të nënshkruar nga invalidi dhe kujdestari.
    Masa e përfitimit për shkak të verbërisë është 6 800 lekë në muaj.
    Dokumentet e pagesës së kujdestarisë së verbërisë
    1-Certifikatë e gjendjes familjare të personit kujdestar
    2- Deklaratë që personi kujdestar është i zgjedhur nga familja
    3-Raport mjeko-ligjor i personit kujdestar që është i aftë fizikisht dhe mendërisht.
    Masa e përfitimit të kujdestarisë së verbërisë është në masën 6 800 lekë në muaj.

    Tabela

    Përfituesit e ndihmës ekonomike Përfitues të ndihmës ekonomike janë:

    1) Familjet në nevojë
    2) Jetimët mbi 25 vjeç të papunë, të cilët janë në kujdestari ose nën kujdestari.
    3) Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh dhe që u përkasin familjeve në nevojë.
    Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike
    Ndihma ekonomike që përfitojnë familjet në nevojë është e plotë dhe e pjesshme:
    Ndihmë ekonomike të plotë përfitojnë familjet ose individët që nuk kanë të ardhura nga:
    a) veprimtari ekonomike
    b) programe të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore ose ndonjë sistem tjetër i mbrojtjes shoqërore
    c) kapitali
    d) pjesëtarët e familjes që janë në emigracion
    Ndihmë ekonomike të pjesshme përfitojnë familjet që kanë të ardhura të pamjaftueshme nga:
    a) toka
    b) bagëtia, shpendët, bletët, vreshtaria dhe kopshtaria
    c) pensionet dhe të ardhura të tjera.
    Neni 4
    1. Ndihma ekonomike u jepet familjeve të shtetasve shqiptarë që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose nuk kanë të ardhura e burime materiale jetese nga:
    a) veprimtaria ekonomike;
    b) sigurimet shoqërore ose ndonjë sistem tjetër sigurimi;
    c) kapital.
    2. Persona që nuk janë shtetas shqiptarë, mund të përfitojnë ndihmë dhe përkujdesje shoqërore pasi të kenë banuar 10 vjet në Shqipëri.
    3. Nuk kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë ekonomike, anëtarët e familjeve që kryejnë veprime të qëllimshme për ta përfituar atë.
    Neni 5
    1. Ndihmë ekonomike mund t’u jepet dhe familjeve që përkujdesen për një anëtar të saj, i cili është:
    a) i verbër;
    b) i paaftë mendor;
    c) invalid i rëndë që prej fëmijërisë;
    ç) person i paaftë që nuk mund të kujdeset për vetveten dhe për pasojë ka nevojë për ndihmën e një personi tjetër, me kusht që ky anëtar i familjes të ketë të ardhura të pamjaftueshme ose t’i mungojnë fare ato, të mos përfitojë nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe të mos jetë i vendosur në ndonjë institucion publik të përkujdesjes shoqërore.
    2. Administratori ka të drejtë t’i propozojë këshillit të bashkisë ose të komunës të ndërhyjë, në rastet kur:
    a) familja nuk tregon kujdesin e duhur për personin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni dhe
    b) nevojat e personit kërkojnë vendosjen e tij në spital ose azil.
    Neni 6
    Familjeve bujqësore u jepet një ndihmë ekonomike e pjesshme për të plotësuar të ardhurat e tyre të pamjaftueshme, me kusht që ata të mos kenë të ardhura nga burime të tjera, përveç sipërfaqes së tokës, sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
    Neni 6/a
    Ndihmë ekonomike e pjesshme mund t’u jepet edhe familjeve të mëdha, me kusht që:
    a) këshilli i bashkisë ose komunës të ketë burime materiale të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë;
    b) kjo ndihmë të mos prekë interesat e familjeve të tjera që nuk kanë asnjë të ardhur.
    KAPITULLI III
    NDIHMA EKONOMIKE
    Neni 7
    1. Ndihma ekonomike e plotë dhe e pjesshme jepet periodikisht si pagesë e menjëhershme.
    2. Këshilli i bashkisë ose i komunës vendos për masën e ndihmës ekonomike, duke mbajtur parasysh fondet e parashikuara në buxhet dhe kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
    Masa e ndihmës ekonomike mujore për familjen do të jetë jo më pak se 70 për qind dhe jo më e madhe se 100 për qind e dy asistencave.
    3. Kriteret për vlerësimin e nivelit të ndihmës, mungesës së të ardhurave dhe burimeve materiale për të përfituar ndihmë ekonomike, si dhe sasia minimale e pagesës së kësaj të fundit, mund të përcaktohet nga:
    a) Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Punës, Emigracionit, përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik dhe
    b) Këshilli i rrethit, bashkisë e komunës, duke mbajtur parasysh fondet e përcaktuara për këtë qëllim.
    Neni 8
    Dhënie e ndihmës ekonomike
    1. Sasia e ndihmës ekonomike i jepet familjes, në bazë të vendimit që merret nga këshilli i bashkisë ose i komunës, pasi janë analizuar nevojat e saj.
    2. Ndihma është:
    a) e plotë, për rastet kur mungojnë të ardhurat krejtësisht sipas përcaktimit të neneve 4 dhe 5;
    b) e pjesshme, kur plotëson të ardhurat e pamjaftueshme në bazë të vendimit të këshillit të bashkisë a të komunës, sipas përcaktimit të nenit 4 e 6.
    3. Dhënia e ndihmës së pjesshme vlerësohet sipas të ardhurave të familjes. Masa e saj nuk është më e madhe se masa e plotë e ndihmës që marrin familjet pa asnjë të ardhur.
    4. Familja që paguan qira banese, mund të marrë një shumë shtesë për pagimin e saj.
    Këshilli i Ministrave përcakton masën e shtesës që i jepet familjes për qiranë e banesës.
    Neni 9
    Periudha e përfitimit
    1. Këshilli i bashkisë ose i komunës përcakton periudhën e përfitimit në përputhje me natyrën e tij. Periudha e përfitimit, si rregull, nuk e kalon afatin një mujor.
    Familja dhe personat që e përfitojnë ndihmën, deklarojnë se kushtet e tyre nuk kanë ndryshuar, në mënyrë që të përfitojnë pagesën për periudhën pasardhëse. Deklarimi shoqërohet me vërtetimin e zyrës së punës përkatëse, se nuk ka mundësi punësimi.
    2. Në rastet kur nuk pritet ndryshim i shpeshtë i gjendjes të varfërisë, në rastet e paaftësisë, moshës më të vjetër se 70 vjeç, pronarëve të varfër të tokave, periudha e përfitimit mund të zgjatet në çdo rast deri në një vit.
    Neni 10
    Dhënia e pagesës së njëhershme
    Ndihma ekonomike mund të jetë e njëhershme në raste të veçanta, të njohura nga këshilli i bashkisë ose i komunës, për të mbuluar shpenzimet e papritura që janë të domosdoshme për të jetuar.
    Neni 11
    Ndihma ushqimore
    Në rastet kur është e domosdoshme dhe e përshtatshme, në vend të ndihmës ekonomike në para, këshilli i bashkisë ose i komunës mund të ofroj ndihmë ushqimore, në rastet kur:
    a) sigurimi i ushqimit në komunë është i vështirë ose i pamundur, duke bërë ndihmën në para të pavlefshme, ose
    b) është e nevojshme për arsye të veçanta shëndetësore.

    Tirana Observer

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Berisha: Qeveria në ndihmë të familjeve që marrin ushqimet me lista

    Rilindja e demokrateve qe ju jepnin te pa afteve per pune apo invalideve 32.000 leke te VJETRA.
    Perse skipetaret jane bere MIZERABEL?

    Naten e mire.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Mëkatet e Berishës", libër në anglisht
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 18:49
  2. BE: Qeveria largoi shanset per Marreveshjen
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 09:18
  3. Internimet
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •