Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Berisha: Qeveria në ndihmë të familjeve që marrin ushqimet me lista

    4/10/2006

    Sot paradite, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal në një problem të rëndësishëm dhe shumë të ndjeshëm për shoqërinë, atë të marrjes së ushqimeve me listë. Kryeministri Berisha theksoi se këtij problemi duhet ti jepet sa më parë zgjidhje. Kryeministri kërkoi nga ministritë përkatëse hartimin e një skeme të detajuar, në mënyrë që qeveria tu përgjigjet shpejt dhe në kohë këtyre qytetarëve.

    Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh:

    "Dua të sjell këtu, sot, një problem jashtëzakonisht të rëndësishëm, një problem realisht shumë i dhembshëm, listat e ushqimit në dyqane. Informacionet e shumta që kam faktojnë se një numër i caktuar familjesh dhe qytetarësh shqiptarë vazhdojnë tu drejtohen dyqaneve, duke marrë ushqime me listë, te cilën mund ta paguajnë dhe mund të mos e paguajnë në fund të muajit. Detyrohen të ndërrojnë dyqanet një javë tek njëri dhe një javë tek tjetri. Kjo është Shqipëria e dhimbjes, Shqipëria e papranueshme. Nuk mund të ecë ky vend, në këtë mënyrë. Disa lahen me flori dhe të tjerë të marrin ushqimin me listë. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Nuk mund të pranohet që disa të mos paguajnë dot kafshatën në një kohë që vendi ka 2600 euro të ardhurat mesatare për frymë. Në shpirtin dhe mendjen e atij që shkon të marrë ushqimin me listë kjo shifër (2600) është një cinizëm ekstrem.

    Kërkoj nga ministritë përkatëse së bashku me Ministrinë e Brendëshme, hartimin e një skeme me përgjegjësi të madhe, në mënyrë që qeveria tu përgjigjet të gjithë këtyre qytetarëve që realisht nuk kanë të ardhura për të përballuar kafshatën e gojës.

    Sigurisht në vëmendje të parë do të jenë kontigjenti i personave me paaftësi të madhe fizike. Do të përcaktojmë qartë normat dhe detyrimin që jep qeveria. Do të hartojmë një skemë që përjashton tërësisht korrupsionin dhe shmang çdo lloj spekullimi, duke bërë identifikime, kontrolle serioze në mënyrë që procesi të mos devijojë atje ku nuk duhet. Buxheti duhet ti japë përgjigje para së gjithash kësaj çështje.


    http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=6709

  2. #2

    Pjese te zgjedhura nga Plenumi i XV i Qeverise

    Raporte e Fjalime 1991 - 2091

    Nuk mund të pranohet që disa të mos paguajnë dot kafshatën në një kohë që vendi ka 2600 euro të ardhurat mesatare për frymë. Në shpirtin dhe mendjen e atij që shkon të marrë ushqimin me listë kjo shifër (2600) është një cinizëm ekstrem.
    Cinizmi nuk qendron tek ai qe shkon te marre buken me liste, por tek ata qe e njohin kete realitet, dhe bejne vetem fushata ideologjiko-zgjedhore per te marre votat edhe kete here, si perhere ...

    ...qeveria tu përgjigjet të gjithë këtyre qytetarëve që realisht nuk kanë të ardhura për të përballuar kafshatën e gojës.
    pra do tu pergjigjet atyre qe realisht nuk kane te ardhura, e per cfare, per te perballuar kafshaten e gojes, pra sa per buken, dhe problemi u zgjidh.

    Pjesa fundore eshte super:
    Do të hartojmë një skemë që përjashton tërësisht korrupsionin dhe shmang çdo lloj spekullimi, duke bërë identifikime, kontrolle serioze në mënyrë që procesi të mos devijojë atje ku nuk duhet. Buxheti duhet ti japë përgjigje para së gjithash kësaj çështje.
    Pra do te hartohet nje skeme qe do te perjashtoka teresisht korrupsionin dhe do te shmange cdo lloj spekullimi?! Dmth skemat e deritanishme kane qene te pjesshme e te nje llojshme. Identifikimet e kontrollet do te behen serioze, sepse deri tani kane qene sa per te kaluar radhen, dhe procesi te mos devijoje atje ku nuk duhet por duhet te devijoje atje ku duhet. Ec e merre vesh! dhe ne fund i vihet detyre Buxheti duhet ti japë përgjigje para së gjithash kësaj çështje, perseri me duhet, e te tjera orientime, derdellimje, premtime, theksime, vertetime, ritheksime, fillime, rifillime ...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Postime
    26
    Edhe ti mos i merr me kaq seriozitet fjalet e Berishes qe i analizon keshtu.

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Demagogjia e kryeministrit me listat e "kafshatës"

    Demagogjia e kryeministrit me listat e "kafshatës"

    Sarandë

    - Kryeministri aktual i shqiptarëve Sali berisha, mund të klasifikohet si demagogu më i madh ndër politikanët, kryeshtetarët e kryeqeveritarët ndër vite të këtij vendi. Nëse shqiptarët do të ishin koshient për atë ç’ka po ndodh dhe do ta kishin shpirtin e protestës në nivele si psh, të qytetarëve të Budapestit, do kishin dalë prej kohësh në rrugë e të kërkonin rrëzimin e qeverisë berisha për mosmbajtjen e premtimeve dhe mashtrimeve që ka bërë Berisha gjatë fushatës elektorale të para 3 korrikut 2005.

    Në gjithë Shqipërinë, por në Sarandë sidomos, zoti Berisha, duke u bërë thirrje qytetarëve për të mos e votuar Nanon si kandidat të socialistëve, tha se Qeveria socialiste i bëri shqiptarët më të vafër se ç’ishin, se listat nëpër dyqane ishin tregues i varfërisë të tejskajshme që qeveria Nano e paskish futur vendin dhe se, në se me PD vjen në pushtet, situata do ndryshojë. Berisha premtoi (si përparësi të qeverisë që ai do drejtonte) heqjen e listave nga dyqanet.



    Konstatimi i vonuar

    Pas më shumë se një vit në qeverisjen e djathtë shqiptarët nuk shohin ndonjë ndryshim në mirëqënie, në uljen e nivelit të varfërisë etj, përkundrazi, kapitalizmi i pakontrolluar, ka thelluar raportet ku të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Çuditërisht këtë, Berisha e ka konstatuar nga disa letra (informacione) që i kanë mbrritur në zyrë, të cilat faktojnë se një numër i caktuar familjesh dhe qytetarësh shqiptarë vazhdojnë tu drejtohen dyqaneve, duke marrë ushqime me listë. Tepër interesant një konstatim i tillë, tani pas një viti i cili ka kompromentuar programin dhe prioritetin e kësaj qeverie për heqjen e listave. Përsëri çudi, që kreu i qeverisë tani kujtohet të përgatisë skema ndihmë për "hallexhinjtë", pasi siç thotë si "s’mund që disa të lahen me flori dhe disa ushqehen me listë"(!)



    Borxhi qarkullues

    Borxhet janë tregues "kokëfortë" i asaj që mund të konsiderohet si stanjacion, në mos shtim (rritje) i varfërisë. Po borxhet nuk janë vetëm në raportet familje (qytetar) - pronar dyqani dhe vetëm për shkak të nevojës për tu ushqyer. Ekziston dhe borxhi që do ta quanim "qarkullues", i cili na këndvështrimin tonë, në mos është indikacion (dhe shkaktohet) i varfërisë, është tregues i një stanjacioni zhvillimi, që indirekt përkeqëson situatën dhe deformon vet ekonominë e tregut. Borxhi qarkullues, në se mund ta quanim këhstu, është shfaqja e prezencës të një ekonomie informale, për shkak se gjithshka funksionon jashtë kanaleve qoftë bankar, qoftë dhe fiskal. Ja zinxhiri: qytetari X që rikonsturkton banesën (realizon një ndërtim të ri etj) elektriciteti (dhe të tjerët si hidrauliku, muratori, pllakaxhiu etj, dhe më pas pronari i mallit (mjete, paisjet elektrike, hidraulike, mobiljet etj) të gjithë këta futen në borxh te njëri-tjetri. Firmat e paliçensuara apo specialistët, madje dhe firma të njohura, e marrin mallin pa lekë (në shumicën e rasteve), ndërkaq qytetarët nuk ua japin në kohë hakun e punës atyre. Kështu, shpesh ndodh që biznese tregtare futen në borxhe për të ricikluar mallin, pse jo dhe falimentojnë. Shkurt të gjithë punojnë me paratë e të gjithëve, duke e shndërruar profesionin jo thjesht në një mjet fitimi e jetesë, por në një makth e bezdi (për të marrë hakun) që vështirëson jetesën.



    Skema e qeverisë si "llamba e Aladinit"

    Përpara situatës të pakthimit shpesh të borxhit, pronarët e dyqaneve i zbrapsin hallexhinjtë dhe ata trokasin në të tjera dyqane. Pronarët e të 7 dyqaneve ku bëmë sondazh e mësipërm, thanë për gazetën se situata në mos është përkeqësuar është po ajo e viteve të kaluara. Ata thanë se kanë filluar ta presin rrugën e listave por kjo është e vështirë. Tani na del kryeministri që urdhëron ministrat e tij të hartojnë një skemë (me përgjegjësi të madhe) në mënyrë që "qeveria tu përgjigjet këtyre qytetarëve ..." Po si? Eleminimi apo zbutja e varfërisë kërkon politika të mirëfillta dhe jo skema. Duket se kjo është në vazhdën e demagogjisë dhe besoj se nuk mund të jetë, mashtrimi i fundit i Berishës.

    Panajot Zoto

    07/10/2006

    Z.P.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 07-10-2006 më 19:31

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Nuk dij saktesisht pse duhet te reagoj une ne kete shkrim!
    Une Partine e Berishes(Perishiqit) qe ne fillim e kam quajtur me emrinn e saj te vertete Partia Demagogjike Shkaterruese Shqiptare!...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Cinizmi nuk qendron tek ai qe shkon te marre buken me liste, por tek ata qe e njohin kete realitet, dhe bejne vetem fushata ideologjiko-zgjedhore per te marre votat edhe kete here, si perhere ...
    Cinizmi i Berishes, kryeministrit te vetem qe i shtron kabinetit te tij problemin e familjeve te vobekta qe marrin ushqimet me lista, apo cinizmi i atyre barkgjerave socialiste qe nderruan karrigen e kryeministrit me rradhe dhe asnjehere nuk denjuan qofte edhe ta zinin ne goje kete kategori njerezish?!

    pra do tu pergjigjet atyre qe realisht nuk kane te ardhura, e per cfare, per te perballuar kafshaten e gojes, pra sa per buken, dhe problemi u zgjidh.
    Cfare je duke bere ti per keto familje te vobekta, apo cfare bene ata barkacelet te cilet ti votove ne ato 8 vjetet qe ishin ne pushtet?!

    saktesisht pse duhet te reagoj une ne kete shkrim!
    Une Partine e Berishes(Perishiqit) qe ne fillim e kam quajtur me emrinn e saj te vertete Partia Demagogjike Shkaterruese Shqiptare!...
    Po te lexoje shkrimin, nuk do te tregoheshe aq gafil sa je treguar me lart, qe nuk e di as perse ben fjale tema. Tema nuk eshte per Berishen dhe PD, tema eshte se cfare duhet te beje qeveria shqiptare per familjet e vobekta qe marrin ushqime me lista.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    mbeshtes mendimin e parafolesit
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    gjithashtu ,

  9. #9

    Shqipëria, duel dhe fyt më fyt me varfërinë

    Shqipëria, duel dhe fyt më fyt me varfërinë

    9 Tetor

    Sipas të dhënave, 780 mijë shqiptarë janë të varfër, 130 mijë në skamje

    Sipas vrojtimit të fundit për varfërinë një e katërta e popullsisë në Shqipëri jeton në varfëri. Shqipëria është në një duel të vazhdueshëm me varfërinë. E dalë nga tranzicioni në skaj të rrënimit ajo nuk ka arritur ta marrë veten edhe në këto 15 vite tranzicion. Pothuaj në të gjithë raportet ndërkombëtare ka një fjali standarte “Shqipëria është vendi më i varfëriEvropës”. Vetëm Moldavia nga vendet e rajonit ka shifra më të përkeqësuara se vendi ynë, duke e bërë kështu “dinjitoz” qëndrimin në fund të tabelës. Në raportin e PNUD të vitit 2005 për varfërinë në Shqipëri thuhet shprehimisht se “Megjithë arritjet e ekonomisë, varfëria në Shqipëri ka mbetur e lartë dhe të ardhurat për frymë me rreth 2300 dollarë në vit kanë mbetur nga më të ultat në ekonomitë në tranzicion. Shqipëria vijon të jetë një nga vendet më të varfra të Evropës. Megjithatë varfëria e skajshme ashtu siç përkufizohet në linjat e vafërisë për ushqimin është relativisht e ulët, me rreth 5 për qind të popullsisë e cila nuk është në gjendje të përballojë kërkesat bazë për ushqim”. Bëhet fjalë për rreth 130 mijë njerëz që jetojnë si në Afrikë pa harruar se shifra e atyre afër nivelit të varfërisë është edhe një herë sa të varfërit e deklaruar zyrtarisht.

    Varfëria shqiptare

    “Varfëria është një dukuri e ndërlikuar që përfshin përmasa të ndryshme mungesash. Varfëria është uri, varfëria është të jesh i pastrehë, i sëmurë dhe pa mundësi për të marrë kujdes mjekësor. Varfëria është të jesh i papunë dhe të kesh frikë nga pasiguria për të ardhmen, varfëria është të jesh analfabet, të të mungojnë shumë shërbime e mjete për jetën e përditshme”. Mjafton ky përkufizim për varfërinë për të bërë një analizë të saj, çka nuk është shumë e vështirë për asnjë shqiptar të detyruar të përballojë një realitet të rëndë. Përmasat e mungesës së të ardhurave si përbërësja e varfërisë dhe pabarazitë në kushtet e jetesës janë më të theksuara sesa ata që duken lehtë duke vështruar vetëm përmasën e të ardhurave. Mbulimi i shërbimeve themelore është pothuaj i përgjithshëm në zonat urbane por shumë më i pakët në zonat fshatare dhe në ata rreth qyteteve të populluara kohët e fundit. Kjo nuk do të thotë se zonat e qyteteve nuk kanë asnjë problem. Madje edhe nëse është mundësia e pasjes në teori shërbimet vuajnë rëndë nga problemet e lidhura më cilësinë e keqe dhe mungesën e sigurisë. Janë pikërisht këto fakte që i rendisin shqiptarët në më të varfërit e kontinentit dhe që janë të detyruar të kacafyten përditë me këtë dukuri.

    Varfëria në shifra

    Sipas të dhënave të INSTAT 780 mijë shqiptarë, në një popullsi 3 milionë banorëshe janë të varfër zyrtarisht. Prej tyre 130 mijë jetojnë skamjen. Por shifrat zyrtare tregojnë se është shumë më e madhe sasia e atyre që janë shumë afër linjës së varfërisë. Në vlerësimet më të fundit të bëra nga Banka Botërore 60 deri në 65 për qind e popullsisë së Shqipërisë ende jeton në kushte varfëria ose pranë varfërisë. Është kjo përqindje shumë e madhe e njerëzve që jetojnë në të njëjtën shtresë social ekonomike e cila jep një ndihmesë të madhe në nivelin e pabarazisë shqiptare. Por edhe pse llogaritet cereku i popullsisë shqiptare siivarfër në rajonë të caktuara vecanërisht në verilindje linjën e varfërsië nuk e kalon gati gjysma e popullsisë. Në këto kushte në Shqipëri e theksuar mbetet edhe pabarazia. Të mirat materiale përfitohen në shumicë nga një grup gjithnjë e mëivogël. 20 për qind të varfër, 5 për qind ekstremisht të varfër, 10 për qind të pasur nga të cilët vetëm 5 prej tyre shumë të pasur. Shresa që mbetet grin ë shifrat zyrtare nuk figuron si e varfër porn ë fakt realiteti tregon tjetër gjë.

    Partitë politike dhe varfëria

    Asnjë objektiv specifik i trajtuar si i tillë në platformat politike të 4 viteve të ardhshëm. Partitë politike dukët se po luftojnë me platforma në këtë fushatë elektorale por luftën kundër varfërisë e shikojnë si një agregat që do të rrjedhë nga zhvillimet e tjera. As në platformën socialiste e as në atë demokrate varfëria nuk përbën një kapitull apo ndarje më vete, ndonëse është problemi më i madh që po përjetojnë shqiptarët. Është e natyrshme se nëse realizohen të gjitha ata që premtojnë portië në fushatë vendi nuk do të ketë më të varfër. Por ti luftosh ata “duke i rënë nga Kina” duket se sa seriozisht është marrë. Ky është edhe shkaku se në 4 vjet shifrat e varfërsië jo që nuk kanë filluar reduktimin por në disa tregues ka edhe përkeqësim. Gjithsesi me letra varfëria po luftohet dhe për fushatë kjo mjafton.

    Varfëria që mbizotëron në fshat është 66 % më i lartë se në qytet

    Shtrirja e varfërisë, fshati në mjerim të thellë

    Varfëria në Shqipëri ka arritur përmasa hapësire duke patur zona fshatare dhe malore në mënyrë të ndjeshme më të varfra sesa pjesa tjetër e vendit, sipas të gjithë përkufizimeve të varfërisë. Llogaritja për frymë e varfërisë në zonat fshatare është 66 për qind më e lartë se në Tiranë dhe 50 për qind më e lartë se në zonat e tjera urbane. Familjet në krahinat më të thella në zonat malore në veri e verilindje të vendit janë më shumë se gjysma të varfëra kurse më tepër se një e pesta e tyre jeton në varfëri të skajshme.

    Numri i njerëzve që marrin ndihmë financiare është shumë më i lartë në zonat fshatare duke arritur në 75 për qind të numrit të përgjithshëm që jetojnë në varfëri. Numri i njerëzve në varfëri ekstreme llogaritet të jetë mbi 130 mijë, pjesa më e madhe e tyre në zona të vecanta si Dibër, Kukës, Elbasan e Shkodër.

    Nivel i ivarfërisë ekonomike (sipas të ardhurave) është më i lartë në veri e verilindje të vendit. Kjo vjen për shkak të mundësive të kufizuara për vende pune dhe të ardhurave të ulta kryesisht prej bujqësisë. Në këto zona 70 për qind e familjeve zotërojnë më pak se 100 metër katrore tokë për frymë dhe përgjithësisht ajo është me cilësi të keqe. Faktorë të tjerë që e rëndojnëm më tej gjendjen janë mundësitë e kufizuara për të pasur shërbime publike të kushtëzuara nga infrastruktura e dobët. Zonat e thella maloreikarakterizon një varfëri më e madhe sesa zonat pranë qyteteve. Infrastruktura e papërshtatshme e rrugëve dhe mundësia e pakët për të dalë në tregje prekin varfëerinë ekonomike por një factor tjetër është edhe rrënimi i burimeve natyrore ekzistuese si uji, pyjet, kullotat, peshku etj.

    Varfëria ekonomike është e zakonshme edhe në vendbanimet e reja rreth qyteteve, të krijuar prej shpërnguljes së gjerë nga fshati në qytet. Migrimi drejt zoanave me potencial më të madh ekonomik si Tirana dhe Durrësi ka sjellë tek krijimi i vendbanimeve të paligjshme një rritje të shpejtë të familjeve të shpërngulura që jetojnë në varfëei të skajshme ekonomike për mungesë të të ardhurave. Trualli ku kjanë ndërtuar nuk u përket atyre dhe masivisht mungojnë kanalizimet. Meqë kanë braktisur vendbanimet ata nuk përfitojnë as nga ndihmat sociale duke ngelur kështu skajshmërisht pa të ardhura.

    Varfëria dhe papunësia

    Shkaku kryesor i varfërisë ekonomike është niveli i artë i papunësisë, sidomos papunësia afatgjatë. Norma e papunësisë tek të varfërit është pothuaj sa dyfishiinormës tek jo të varfërit. Shtresa e varfëeisë së skajshmeika shifrat e papunësisë edhe më trishtuese. Këtu shifra e papunësisë është trefish më e lartë dhe në zonat urbane 7 herë më e lartë se në zonat fshatare. Por në këto shifra nuk është e përfshirë poapunësia e fshehtë e cila mbizotëron kryesisht tek familjet fshatare që marrin assistencë të pjeshme sociale nga shteti. Papunësia e pjeshme është tipar kryesisht i zonave malore dhe kryesisht është e përqëndruar në verilindje. Tranzicioni nga ana tjetër ka përkeqësuar pozitën për punë të rinisë, dhe papunësia historikisht më shumë prek gratë. Janë këto zhvillime qëikanë bërë shqiptarët ndër popujt më të lëvizshëm të rajonit. Një e katërta e popullsisë ka emigruar në 15 vjet ndërkohë që shumë të larta janë edhe shifrat e migrimit të brendshëm.

    Shkaqet e varfërisë në Shqipëri sipas PNUD

    Mungesa e aftësive të shtetit për të hartuar politika e strategji në ndihmë të të varfërve

    Papftësia për të përcaktuar përparësitë për pasojë të mungesës së të dhënbave të sakta

    Mungesa e aftësive vendore planifikuar dhe mobilizuar burimet

    Mungesa e koperimit për shkak të mentalitetit

    Mungesa e kapaciteteve për të gjetur burime financiare

    Mungesa e financimeve për të përballuar problemet e ngutshme

    Objektivat e luftës kundër varfërisë SKZHES

    Përcaktimiiluftës kundër varfërisë si prioritet

    Përmirësimiishërbimeve të arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës

    Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik

    Sigurimiishpërndarjes së përpjestuar të arritjeve të rritjes ekonomike

    Plotësimiipolitikave për shërbime sociale

    Luftë varfërisë, e dimë si po me cfarë?

    Eleminimi i varfërisë ekstreme urisë dhe dimensioneve të tjera të varfërisë përbën të parin e objektivave të mijëvjecarit. Ky objektivimadh dhe shpresëdhënës në paraqitje në rastin shqiptar është ndarë në 6 objektiva specifikë. Së pari përgjysmimi i numrit të të varfërve aksteme në harkun kohor deri 2015, së dyti ulja e numrit të njerëzve që vuajnë nga kequshqyerja, së tretë ulja e papunësisë në standarte evropiane, së katërri një treg gjithpërfshirës për të siguruar rritje ekonomike, së pesti futja e teknologjive të komunikimit dhe së fundi rritja e aksesit për furnizim me energji. Por ndërkohë që tashmë të gjithëikanë të njohura shkaqet e një varfërie të madhe në Shqipëri dhe kur objektivat janë përcaktuar nevojiten burimet financiare. Në këtë drejtim shteti shqiptarika ngritur duart lart para të huajve. Në koston prej 42 miliard dollarë që duhet për të realizuar të gjithë objetivat e mijëvjecaritipariityre varfëria ka një cmim 36 miliardë dollarë. Por nga këto qeveria cilëson si të gjetshme vetëm 15 miliardë. Mungojnë plot 21 miliardë të tjera që e bëjnë të shpjegueshëm përparimin shumë të ngadaltë në realizimin e objektivit packa se vitet ecin e varfëria mbetet.

    Gazeta Metropol
    09-10-2006

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    kjo eshte tema e vaskes se floririt..???
    Per ate shprehejn e famshme te ber-ishes qe eshte e papranueshme qe disa te lahen ne vaska floriri e disa te mos kene buk me ngren...
    edhe une jam dakord qe berisha tja mari vaskat e floririt kulakeve ti shesi dhe me leket e fituara ti japi buke popullit se pune arsimim dhe kujdes shendetesor nuk ka obligim ti japi se votat i ka mare per buken e gojes
    dmth atyre qe jane me te zotet e hapin vende pune tjua marim qe te mos hapin vende te reja pune dhe njerezit ta fitojne me djerse buken e gojes por te ikin ti cojne leket jashte shqiperise e ketu te na ngelen vetem varfanjaket qe mos te mendojne me shume se buka e gojes dhe berisha te na behet perandor i perjetshem

    bravo berisha sqenka aq budall zuzari... ka fillu me mesu nga shoku fatos...

    P.S.1 edhe ata te vaskave te floririt skane pse ti merziten berishes me vask floriri apo jo kur ska uj me u la vend zhulsash ke me ngel

    P.S. 2. Ore mos ja kan fut ketij berr-ishes.. mos i kane ndru kapaket e librave dhe lexon veprat e enverit e i duket sikur lexon librin "Hyrje ne ekonomin e tregut"
    tung...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Mëkatet e Berishës", libër në anglisht
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 18:49
  2. BE: Qeveria largoi shanset per Marreveshjen
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 09:18
  3. Internimet
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •