Gjatė gjithė muajit tetor,
Kisha lutet pėr misionet




Kisha katolike kremton Muajin e Misionit, duke i kujtuar tė pagėzuarve detyrėn tė bashkėpunojnė nė misionin e saj universal. Nismat dhe fushatat kushtuar pranisė sė Kishės nė botė, do tė arrijnė kulmin mė 22 tetor me Ditėn Misionare Botėrore, e cila nė disa vende do tė kremtohet tė dielėn pas kėsaj date. Sivjet – shkruan Agjensia Fides – kremtohet edhe 80-vjetori i themelimit tė Ditės Botėrore Misionare. E kjo na kujton 14 prillin e vitit 1926, kur Piu XI miratoi kėrkesėn e bėrė nga Kėshilli i lartė i pėrgjithshėm i Veprės Papnore pėr Pėrhapjen e Fesė i cili, i mbledhur nė Asamblenė Plenare, i pati kėrkuar Papės tė caktonte njė ditė kushtuar lutjes dhe propagandės pėr misionet, qė tė kremtohej nė tė njėjtėn ditė nė tė gjitha dioqezat, famullitė dhe institucionet e botės katolike. Tetori u zgjodh si muaj misionar pėr kujtim tė zbulimit tė kontinentit amerikan, qė hapi njė faqe tė re nė historinė e ungjillėzimit. “Ėshtė ende e nevojshme edhe sot tė bėhesh misionar, nė gjirin e njerėzimit kaq tė trazuar e tė shqetė – pohon prefekti i Kongregatės pėr Ungjillėzimin e Popujve, kardinali Ivan Dias – nė mėnyrė qė ata, tė cilėt nuk kanė dėgjuar kurrė tė flitet pėr Jezu Krishtin, tė mund ta njohin e ata qė e kanė mohuar me sjelljen e tyre, tė mund tė kthehen nė rrugė tė drejtė. Pėr kardinalin Dias, misioni qė Jezu Krishti i ka besuar Kishės sė tij, ėshtė mė aktual se kurrė. Ndjeti misionar i propozuar nga Ati i Shenjtė Benedikti XVI pėr kėtė muaj – thekson kardinali Dias – na fton tė lutemi qė kremtimi i Ditės Botėrore tė nxisė kudo frymėn e veprimtarisė e tė bashkėpunimit.

Nė mesazhin e tij pėr 80-vjetorin e Ditės Misionare Botėrore, kardinali Ivan Dias i fton tė gjithė tė bėhen mė tė vetėdijshėm se, si tė pagėzuar, janė tė thirrur tė kumtojnė kudo nė botė ungjillin e Krishtit, Shėlbues e Shpėrblyes. Sipas njė shprehjeje tė bukur tė Koncilit II tė Vatikanit, kjo ditė ėshtė rast i pėrshtashėm pėr ne tė gjithė – shkruan kardinali Dias. Na kujton se jemi pjesėtarė tė popullit tė Zotit nė mision ēdo ditė tė jetės, nė ēdo vend ku na ēojnė ngjarjet e jetės sonė personale e tė historisė, me tė gjithė ata qė Zoti na i dėrgon si bashkudhėtarė nė shtigjet e jetės. Kardinali, duke i porositur gjithė besimtarėt tė luten, kujton ē’ka shkruar Benedikti XVI nė Encilklikėn e tij tė parė, “Zoti ėshtė dashuri” (n. 37) e pikėrisht fjalėt: “I krishteri qė lutet, nuk pretendon t’i ndryshojė planet e Hyjit, ose tė korrigjojė ē’ ka parashikuar Zoti. Ai kėrkon takimin me Atin nė Jezu Krishtitn, duke iu lutur qė Ai tė jetė i pranishėm, me ngushėllimin e Shpirtit tė vet, nė tė e nė veprimtarinė e tij”.