Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    BIOGRAFIA: Rrok Logu (ambasador)

    Jetėshkrim i shkurtėr i Shkėlqesisė sė Tij, zotit Rrok Logu,
    ambasador i Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė




    Ambasadori i ri i Republikės sė Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė, Shkėlqesia e Tij, zoti Rrok Logu, lindi mė 23 gusht tė vitit 1962. Ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Mė 1987 u diplomua nė inxhinieri elektrike pranė Universitetit tė Tiranės dhe nė vijim kreu detyrėn e inxhinierit elektronik pranė centralit elektrik tė Komanit (1987-1992). Mė pas qe kryeinxhinier nė ndėrrmarrjen elektrike nė Shkodėr (1992-1994), asistent pėr menaxhimin nė Programin ECHO tė Karitasit italian nė Shqipėri (1994-1998), drejtor i programit tė ndėrtimit tė Karitasit shqiptar (1999-2001); drejtor teknik i Karitasit zviceran pėr rindėrtimin e Spitalit tė Lezhės (2002-2004), profesor i inxhinierisė elektrike pranė Politeknikumit tė Tiranės (2004-2006). Ka qenė edhe kėshilltar i Kryedioqezės sė Tiranė-Durrėsit pėr marrėdhėniet me institucionet shtetėrore dhe anėtar i Komisionit Shtetėror pėr Kultet (2004-2006).

    Ėshtė autor i disa studimeve mbi sistemet e energjisė elektrike. Flet anglisht, frėngjisht dhe italisht.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Fjalimi i Shkėlqesisė sė Tij, zotit Rrok Logu, Ambasador i Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė, me rastin e paraqitjes sė letrave kredeciale Shenjtėrisė sė Tij, Benediktit XVI nė Kastel Gandolfo






    (29.9.2006)

    Atė i Shenjtė,
    me njė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie e nderimi tė thellė, jam sot pėrpara Shejtėrisė Suaj pėr tė dorėzuar letrat kredenciale, me anėn e tė cilave Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Shkėlqesia e Tij, Zoti Alfred Moisiu, me akrediton me cilėsinė e Ambasadorit tė Jashtėzakonshėm dhe Fuqiplotė pranė Selisė sė Shenjtė.

    Ėshtė pėrgjegjėsi e lartė pėr mua tė pėrfaqėsoj pranė Selisė sė Shenjtė vendin tim qė, duke ruajtur karakteristikat e veta themelore, priret natyrshėm drejt integrimit me atė pjesė tė kontinentit tė vjetėr, me tė cilėn e lidh historia e vet e lashtė, pavarėsisht nga vuajtjet e gjata qė po kjo histori i ka ngarkuar mbi shpatulla Shqipėrisė.

    Populli shqiptar, jo i madh nė numėr, trashėgon njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Europė. Duke kujtuar me dhimbje periudhen pesėshekullore tė pushtimit tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, periudhė nė tė cilėn lėvrimi i gjuhės sanė ishte i pamundur, sepse ishte shenjė e mbijetesės sė kombit, kujtojmė me gėzim edhe faktin se nė kėtė periudhė historike liturgjia katolike u bė shenjtėrorja e ruajtjes dhe e zhvillimit tė fjalės shqipe. Fjalėt e para tė shqipes sė shkruar qė njohim deri mė sot janė: Unė po tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit te Shenjtė. Ky thesar i madh qė i la kombit tonė Arqipeshkvi i Durrėsit, Imzot Palė Engjėlli rreth 550 vjet me parė, e nderon Kishėn Katolike nė Shqipėri dhe, duke zhvilluar misionin e saj tė shėrbimit shpirtėror nė kėtė gjuhė, kisha do ta meritojė vazhdimisht kėtė nderim historik.

    Atė i Shenjtė, me kėnaqėsi mund tė shpreh mirėnjohjen e thellė tė shtetit dhe tė shoqėrisė shqiptare jo vetėm pėr historinė e lavdishme tė kishės katolike nė Shqipėri, por edhe pėr angazhimin e saj aktual pėr promovimin e vlerave tė larta shpirtėrore, pėr zbutjen e varfėrisė si edhe pėr promovimin dhe zhvillimin e vlerave intelektuale.

    Nė rrugėn e tij tė gjatė historike, populli im ėshtė pėrshkuar nga dallgė tė mėdha vuajtjesh, qė ka shkaktuar egoizmi njėrėzor, nė kryqėzimet kohore e hapsinore, nė tė cilat ai ėshtė gjendur. Por, mė e fortė se fuqia shkatėrruese e kėtyre dallgėve, ka qenė dashuria e Hyut pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt, qė ka gjetur gjithmonė instrumentat e vet, qė sot tė kemi Shqipėri. Kanė qenė disa herė paraardhėsit Tuaj, Atė i Shenjtė, tė cilėt kanė luajtur njė rol pėrcaktues pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, nė favor tė aspiratave tė popullit tė saj dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet qė populli im ka njė nderim tė madh pėr Selinė e Shenjtė dhe pėr Ju, Shejtėri.

    Hyu, dukė zgjedhur ndėr shqiptarė gruan qė Ju, Atė i Shenjtė, e keni quajtur simbolin e dashurisė njerėzore, na ka dhėnė ne shqiptarėve njė tjetėr shenjė tė dukshme se ai nuk na harron ne dashurinė e Tij.

    Martirėt tanė, e veēanarisht, klerikėt katolikė tė periudhės sė tiranisė komuniste, mbeten njė dėshmi e fuqishme e besnikėrisė ndaj dashurisė sė Zotit, shenjė e dashurisė pėr tė vėrtetėn dhe e gatishmėrisė pėr t'i shėrbyer asaj deri me flijimin e vetvetes, gjė qė dėshmon njė pasuri shpirtėrore tė pamohueshme tė popullit tonė.

    Populli Shqiptar edhe pse jo me shumicė katolike, ka njė nderim tė madh pėr Selinė e Shenjtė dhe pėr Ju, Atė i Shenjtė, sepse ai i lexon, i kupton dhe i nderon vlerat e mėdha qė Ju mbroni dhe promovoni nė botė. Njė shenjė e besimit qė ka populli shqiptar nė marrėdhėniet me Selinė e Shenjtė ishte edhe votimi i ligjit aplikativ nė mbėshtetje tė marrėveshjes pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Selisė sė Shenjtė nė vitin 2005, qė gėzoi mbėshtetjen e tė gjithė deputetėve tė pranishėm, pa dallim pėrkatėsie politike apo fetare.

    Me miratimin e kėtij ligji, qė i njeh zotėsin, juridike enteve tė Kishės Katolike nė Shqipėri, marrėveshja pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta bėhet plotsisht e vetėzbatushme, gjė tė cilėn po e tregon edhe pervoja e pėrditshme, e kjo e bėn normale situatėn juridike tė funksionimit tė Kishės Katolike.

    Duke e konsideruar tani si njė pėrvojė plotėsimin e kuadrit ligjor tė marrėdhėnieve me Kishėn Katolike, Shteti Shqiptar po punon intensivisht dhe seriozisht per tė kompletuar marrėdhėniet juridike edhe me komunitetet e tjera fetare nė Shqipėri. Gjithashtu, qeveria aktuale e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar fuqimisht pėr zgjidhjen mė tė shpejtė e pėrfundimtare tė njė problemi shumė tė rėndėsishėm, si pėr Kishėn Katolike, ashtu dhe pėr komunitetet e tjera fetare tradicionale, Komuniteti Musliman Shqiptar, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, Komuniteti Bektashian i Shqipėrisė, qė ėshtė ai i kthimit dhe kompensimit tė pronave tė konfiskuara nga regjimi komunist.

    Nė historinė e tij tė gjatė, vendi im, (pa dashjen e shqiptarve) ėshtė bėrė pjesė e sistemeve politico-shoqėrore tė mėdha, gjė e cila ka lėnė gjurmėt e veta te dukshme. Sot populli shqiptar, dėshiron tė bashkojė sistemin e vet politico-shoqėror me njė sistem tė madh, atė tė Bashkimit Europian. Kjo dėshirė nuk shpreh vetėm prirjen pėr njė jetė ekonomike mė tė mirė, por diēka mė shumė e mė tė rėndėsishme, prirjen e natyrshme drejt vlerave te demokracisė evropiane. Sa mė tė shpejtė tė jenė hapat drejt realizimit tė kėsaj dėshire, aq mė i shpejtė do tė jetė edhe tejkalimi i dramės sė familjeve tona tė ndara pėr shkak tė emigracionit dhe aq mė energjike, do tė jetė shoqėria shqiptare nė gjirin e shoqėrisė europiane.

    Nė kėtė aspiratė tė madhe historike populli im sheh te Selia e Shenjtė pėrkrahėsin e vet tė madh, sepse kėtu si askund tjetėr flitet e kuptohet sipas gjuhės sė dashurisė. Nėnė Tereza, bijė e gjakut tonė, ka thėnė "... populli shqiptar ka nevojė pėr shumė dashuri".

    I pėrballur me vėshtirėsitė jo tė vogla, qė dalin nė procesin e reformave tė mėdha e tė gjithanshme pėr integrimin nė Europė, vėshtirėsi qė vijnė nga mbartje tė trashėguara, vendit tim i duhet tė pėrballet dhe me njė vėshtirėsi tė madhe, atė tė efekteve tė njė imazhi negativ, ireal e tė padrejtė, qė ėshtė pėrēuar nganjėherė nė qarqet ndėrkombėtare. Nė kėto rrethana nuk mund tė mos gjejmė mbėshtetje dhe mirėnjohje nė thėnien tuaj: "Liria e opinionit ndeshet me kėtė kufi: ajo nuk mund tė shkatėrrojė nderin dhe dinjitetin e tjetrit, nuk ėshtė liri pėr tė gėnjyer e pėr tė fshirė tė drejtat njerėzore." [La liberta di opinione trova pero il suo limite in questo: che non puo distruggere l'onore e la dignita dell altro,non e liberta di mentire e di cancellare i diritti umani"(Senza Radici,fq 70).]

    Atė i Shenjtė, populli shqiptar, me njė pėrbėrje multifetare, karakterizohet nga njė bashkėjetesė shembullore. Kėtė cilėsi, qė vjen si traditė e pandėrprerė, ai e ruan si njė gjė tė ēmuar.

    Sot, Shqipėria nė sajė tė politikave rajonale qė ndjek, ėshtė hėrė faktor i rėndėsishėm paqeje nė rajonin tonė. Shteti Shqiptar ėshtė i angazhuar fuqimisht qė kėtė rot nė Ballkan ta ēojė edhe mė pėrpara si nė marrdhėniet ndėrshtėtėrore, ashtu dhe nė luftėn pa kompromis tė dukurive tė krimit tė organizuar e tė terrorizmit.

    Atė i Shenjtė, duke Ju siguruar se do tė vė tė gjitha forcat e mia nė shėrbim tė detyrės sė lartė qė mė ėshtė ngarkuar, shpreh besimin e plotė se do t'i ndjejmė mbėshtetjen e lutjeve dhe tė ndihmės Suaj, pėr tė mirėn e popullit shqiptar.
    Duke Ju uruar paqe, jetė e shėndet, pėr tė mirėn e njerėzimit mbarė, Ju lutem, Shejtėri, pranoni letrat kredenciale qe po Ju paraqes dhe nderimet mė tė thella tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Rrok LOGU

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    “Dashuria ėshtė e vetmja forcė revolucionare qė ndryshon botėn”

    kėshtu tha Papa nė audiencėn me ambasadorin e ri
    tė Republikės sė Shqipėrisė pranė Vatikanit





    (29.6.2006)

    Papa Benedikti XVI, duke pritur sot nė Pallatin Apostolik tė Kastel Gandolfos, ambasadorin e ri tė Republikės sė Shqipėrisė pranė Selisė Apostolike, zotin Rrok Logu, pėr paraqitjen e letrave kredenciale, i drejtoi kėtė fjalim:

    Zoti Ambasador,
    duke Ju uruar mirėseardhjen nė fillim tė misionit Tuaj, Ju falėnderoj pėr fjalėt e pėrzemėrta qė mė drejtuat dhe pėr ndjenjat e nderimit tė thellė qė shprehėt pėr Selinė e Shenjtė. Ju lutem t’i bėni tė ditur Zotit President tė Republikės se ia kthej pėrshėndetjet me tė njėjtėn pėrzemėrsi, ndėrsa kujtoj gjithė popullin shqiptar, aspiratat e tė cilit pėr tė vėrtetėn e lirinė, siē vėrejtėt edhe Juve, nuk i shleu as diktatura e gjatė dhe e rėndė komuniste, nga e cila doli prej disa vitesh. Pėr t’u zhvilluar nė njė atmosferė lirie tė vėrtetė, duhen krijuar rrethana tė pėrshtatshme etiko-shpirtėrore, tė bazuara mbi konceptin e njeriut e tė botės qė respekton natyrėn e prirjen. Evropa, me trashėgiminė tepėr tė pasur tė ideve e tė institucioneve, natyrisht qė gjatė dymijėvjetėve qe laborator i privilegjuar i qytetėrimit, ndonėse pėr kėtė iu desh tė paguajė njė ēmim shumė tė lartė trazirash. Sa luftėra. Deri tek ato tė shekullit tė kaluar, qė morėn pėrmasa botėrore. Shqipėria dėshiron tė integrohet edhe institucionalisht me kombet evropiane, duke e ndjerė veten tė lidhur me to jo vetėm pėr shkaqe gjeografike, por kryesisht pėr shkaqe shoqėroro-kulturore. Nuk mund tė mos uroj qė njė dėshirė e tillė tė realizohet plotėsisht e t’i japė ndihmesėn e vet tė veēantė procesit tė harmonishėm tė bashkimit tė Evropės.

    Zoti ambasador, mė vjen shumė mirė qė Ju nėnvizuat, duke pasur parasysh si tė kaluarėn, ashtu edhe tė sotmen, sesa e rėndėsishme ka qenė si prania, ashtu edhe veprimtaria e Kishės Katolike nė Shqipėri pėr promovimin e fesė dhe tė vlerave shpirtėrore si dhe pėr mbėshtetjen nė situata tė shumta tė vėshtira. Lidhur me kėtė dua t’ju kujtoj Nėnė Terezėn, qė u shpall e Lume nė vitin 2003 nga paraardhėsi im i nderuar, Gjon Pali II. Me dėshminė e njė jete ungjillore e me guximin ēarmatosės tė sjelljeve tė saj, tė fjalėve tė saj e tė shkrimeve tė saj, kjo bijė e zgjedhur e Shqipėrisė u kumtoi tė gjithėve se Zoti ėshtė dashuri e se e do ēdo njeri, posaēėrisht atė qė ėshtė i varfėr e i braktisur. Nė tė vėrtetė ėshtė pikėrisht dashuria forca e vėrtetė revolucionare qė ndryshon botėn dhe e bėn tė ecė pėrpara drejt pėrmbushjes sė misionit tė saj; kėtė dashuri dėshiron tė dėshmojė Kisha me veprat e saj edukative e asistenciale, qė ia hapin portat jo vetėm katolikėve, por tė gjithėve. Ky ėshtė stili qė na ka mėsuar Jezu Krishti: e mira duhet bėrė pėr vlerėn qė ka nė vetvete, e jo pėr qėllime tė tjera. Duke nėnvizuar kėtė impenjim tė Kishės nė ushtrimin e dashurisė ungjillore, dėshiroj tė kujtoj se njė formė e lartė e bamirėsisė ėshtė edhe veprimtaria politike e jetuar si shėrbim qė i bėhet polis-it, “pasurisė publike” nė kėndvėshtrimin e tė mirės sė pėrbashkėt. Katolikėt, posaēėrisht besimtarėt laikė, janė tė thirrur ta kryejnė njė shėrbim tė tillė, duke respektuar pavarėsinė e ligjshmne tė politikės dhe duke bashkėpunuar me nėnshtetasit e tjerė pėr ndėrtimin e njė kombi tė lulėzuar, vėllazėror e solidar. Tė shumta janė sfidat qė duhet tė pėrballojė Shqipėria nė kėtė ēast. Dėshiroj tė kujtoj, ndėrmjet problemeve tė tjera, atė tė emigrimit tė bijve tė saj. Nė se nga njėra anė ėshtė e nevojshme tė luftohen shkaqet e kėtij fenomeni, nga ana tjetėr u duhen krijuar kushte e pėrshtatshme atyre qė dėshirojnė tė kthehen pėrsėri nė atdhe. Kam kėnaqėsinė t’ju shpreh edhe nderimin tim pėr shqiptarėt qė, duke u qėndruar besnikė vlerave mė tė mira tė traditave tė tyre, bėjnė qė tė vlerėsohen nė Itali, nė Evropė e nė vende tė tjera.
    Pėrsa u takon, pastaj, marrėdhėnieve zyrtare ndėrmjet Kishės Katolike dhe Shtetit, shpreh vlerėsimin tim pėr ligjin – qė e kujtuat edhe Juve – miratuar pėr ta bėrė ekzekutive Marrėveshjen e 2002-it ndėrmjet Selisė sė Shenjtė dhe Republikės sė Shqipėrisė dhe uroj tė pasohet nga marrėveshje tė tjera tė volitshme qė rregullojnė edhe aspektet ekonomike, me rėndėsi jo tė pakėt. Selia e Shenjtė dėshiron nė kėtė mėnyrė tė kontribuojė qė nė Shqipėri tė konsolidohet shteti i sė drejtės dhe kuadri i nevojshėm juridik pėr ushtrimin real tė tė drejtave tė shtetasve nė fushėn fetare. Kjo do tė ndihmojė edhe pėr bashkėjetesėn ndėrmjet Konfesioneve tė ndryshme fetare tė pranishme nė vend, tė cilat deri tani kanė dhėnė shembullin e respektit tė ndėrsjelltė e tė bashkėpunimit, qė duhet ruajtur e promovuar.

    Zoti Ambasador, ju bėj urimet mė tė mira pėr njė mision tė qetė e tė dobishėm, duke Ju siguruar pėr bashkėpunimin e pėrzemėrt tė atyre tė cilėt punojnė ndėr zyrat e ndryshme tė Selisė Apostolike. Dėshiroj edhe tė rikujtoj, nė pėrfundim tė kėtyre reflektimeve, urimin qė Shėrbėtori i Zotit Gjon Pali II i bėri Popullit tė dashur shqiptar gjatė vizitės sė tij historike tė 25 prillit 1993, “qė tė vijojė i bashkuar e i patundur rrugėn qė ēon drejt lirisė sė plotė, duke i respektuar tė gjithė e duke ecur nė gjurmėt e bashkjetesės paqėsore, tė bashkėpunimit e tė mirėkuptimit ndėrmjet komponentėve etnikė, kulturor e shpirtėror” (Fjalim nė ceremoninė e mirėseardhjes, n. 3): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, XVI, 1 [1993], 1003). Nė kėtė rrugė, Shqipėria mund tė shpresojė nė mbėshtetjen e Kishės Katolike dhe, posaēėrisht, tė Selisė sė Shenjtė. Ju siguroj se do t’ju kujtoj nė lutje, ndėrsa kėrkoj (qė Zoti tė ndikojė) bekimet qiellore mbi Juve e mbi familjen tuaj, mbi Presidentin e Republikės dhe mbi gjithė popullin shqiptar.


    Nga Kastel Gandolfo, 29 shtator 2006

Tema tė Ngjashme

  1. Kronologjia e ngjarjeve tė Shqipėrisė drejt NATO
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  2. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  3. Histori nga e shkuara ...
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-05-2004, 10:44
  4. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46
  5. Bob Dole, ambasador nderi i Kosoves ne SHBA
    Nga Kresha nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-12-2002, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •