-
3 Tetor: I Lumi Luigj Talamoni
Duke shfletuar kalendarin e 3 tetorit,
Kisha katolike pėrkujtoi tė Lumin Luigj Talamoni
Meshtari Luigj Talamoni ėshtė pasqyrim besnik i mėshirės hyjnore: kėshtu u shpreh Gjon Pali II pėr kėtė gur tė ēmuar tė klerit ambrozian nė ditėn e lumnimit tė tij, mė 21 mars 2004.
Shenjti lindi nė Monxė, mė 3 tetor 1848 nė njė familje tė thjeshtė, thellėsisht tė krishterė. Ndoqi Oratorin e Karrobiolos nė Monxė, ku mori formimin shpirtėror e njerėzor, nga i cili do tė ndikohej fuqimisht pėr tė zgjedhur rrugėn e meshtarisė.
Deri nė vitin 1865 vijoi tė jetonte pėrvojėn e Oratorit, pastaj hyri nė Seminarin dioqezan tė Milanos. Si kreu studimet teologjike, vijoi fakultetin e letėrsi-filozofisė pranė Akademisė Shkencore-Letrare, ku edhe u diplomua. U shugurua meshtar mė 4 mars 1871 dhe menjėherė u emėrua mėsues gjimnazi nė Seminarin e Monxės. Pėr shkak tė disa konflikteve qė tronditėn Kishėn milaneze nė kėto vite, iu desh tė kapėrcente, me njė duresė shembullore, shumė poshtėrime e vuajtje.
Pėr ta pėrkryer shėrbimin e tij nė edukimin e tė rinjve, u impenjua gjallėrisht nė veprimtarinė baritore me rininė dhe u bė rrėfyes e pretė Doktrinės shoqėrore tė kishėsdikatar i njohur e i kėrkuar. Nė sa kryente misionin e tij nė katedralen e Monxės, njohu Maria Bifi Levatin, grua e pėrshpirtshme, qė ndihmonte tė sėmurėt e varfėr. Mė 25 mars 1891, sė bashku me Marinė, themeloi Institutin e grave tė mėshirshme tė Shėn Gjerardit pėr ti ndihmuar fizikisht e materialisht tė sėmurėt, pėr tu mjekuar trup e shpirt e pėr ti parapėrgatitur pėr shtegtimin nė rrugėn e shėlbimit.
Siē pohon Gjon Pali II i Lumi Luigj qe plot zell nė misionin e rrėfyestores e nė shėrbimin ndaj tė varfėrve, tė burgosurve e posaēėrisht tė skamnorėve tė sėmurė.
Shenjti vdiq nė Monxė mė 31 janar 1926.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt