Sot ėshtė festa e Shėn Franēeskut,
historia e franēeskanėve nė Shqipėri
Sot Kisha katolike kremtoi festėn e Shėn Franēeskut, themelues i Urdhėrit Franēeskan, qė lidhet ngusht edhe me historinė e Shqipėrisė. Nė kėtė kėndvėshtrim po e kujtojmė sot Shenjtin e madh tė Asizit, duke sintetizuar fillimet e misionit tė bijėve tė Tij nė tokė shqiptare.
Pyetje: - Si fillon historia e franēeskanėve nė Shqipėri?
Pėrgjigje: - Dihet se historia e franēeskanėve nė Shqipėrķ zė fill me njė gojėdhėnė. Sipas saj, vetė Shėn Franēesku nė vitin 1219 u ndal nė Lezhė. Kėtu, nė anėn e djathtė tė Drinit, ku sot janė kodrat e Marlekės dhe Kisha e quajtur e dom Lleshit, e rrenuar nga komunizmi dhe e rindėrtuar, mori njė shkop pishe. E mbajti me vete deri nė Venedik. Si mbėrrijti nė qytetin italian, atje ku sot ėshtė Kuvendi i Shėn Franēeskut "al Deserto", e nguli nė dhe. Shkopi, mrekullisht, lėshoi rrėnjė dhe nė pak kohė u rrit e u bė pishė vigane. Pėr shekuj me radhė pėrshpirtėria e vendasve e ruajti ketė dru si kujtim e dėshmi tė Shenjtit tė Madh tė Asizit dhe e pagėzoi me emrin "Pisha e Shėn Franēeskut".
Gojėdhėna, e ruajtur me kujdes, e njėjtė si ndėr nė shqiptarėt, ashtu edhe ndėr banorėt e Venedikut, ėshtė mjaft e vjetėr dhe e pėrsėritur nga tė gjithė historianėt e nga ata qė merren me zanafillėn e franēeskanėve nė Shqipėri. Nė njė letėr, tė cilėn e dėrgon misionari piēenas, Atė Bonaventura ab Acquaviva, nga fillimi i 1800-shit, thuhet se ky franēeskan e gjeti gojėdhėnėn nė njė dorėshkrim tė ruajtur nė kuvendin e Lezhės dhe u mbėshtet nė tė pėr tė vėrtetuar - sipas shėnimit tė tij - se veprimtaria apostolike e tė bijve tė Shėn Franēeskut nė viset e fiset shqiptare, zė fill qė nė vitet e para tė Urdhėrit Franēeskan.
Natyrisht gojėdhėna mbetet gojėdhėnė dhe vlera e saj historike ėshtė e kufizuar, aq mė tepėr mbasi kurrnjė nga biografėt e Shėn Fanēeskut nuk e pėrmend pushimin e Shenjtit nė tokėn shqiptare gjatė udhėtimit pėr a nga Orienti.
Por duhet tė kujtojmė edhe se asnjėri nuk e kundėrshton faktin se Shėn Franēesku mund tė jetė ndalur pėr njė pushim tė shkurtėr nė brigjet e Shqipėrisė e, veēanėrisht nė ato tė Lezhės, mbasi ky qytet aso heret ishte nėn administratėn dhe sundimin e Venedikut e Shenjti udhėtonte me mjete detare tė kėsajė Republike.
Pyetje: - Kur hesht gojėdhėna e nis tė flasė historia e franēeskanizmit nė Shqipėri?
Pėrgjigje: - Tė gjithė historianėt e franēeskanizmit nė Shqipėri pėrmendin si datė tė nguljes tė bijve tė Shėn Franēeskut nė kėto vise vitin 1240. Ky pohim mbėshtetet nė njė rrasė tė vendosur mbi derėn e Kishės franēeskane tė Lezhės, nė tė cilėn lexohet: "Hoc templum Fratrum Minorum ędificatum ast anno MCCXL = Ky tempull i Vėllazėnve tė Vogjėl u ndėrtue nė vjetin 1240". Rrasa nė fjalė ėshtė e shkruar latinisht, por sipas dėshmisė sė Pater Lorencit nga Santa Croce, i pari qė e pėrmendė ketė rrasė, origjinalja qe nė gjuhėn greqishte. Pater Lorenci kje Provinēial i Franēeskanėve tė Shqipnisė nė vitin 1720 dhe nė ketė kohė, duke pėrshkruar njė dokument tė arkivit historik tė kuvendit tė Lezhės, shenon tekstualisht: "Provinēja e Franēeskajėve tė Shqipnisė asht nji nder ma tė vjetrat e Urdhnit tė Fretėnve, si shifet nga themelimi i Kuvendit tė Shėn Mėrisė nė Lezhė, pėrtej Drinit, nė ballin e Kishės sė cilit gjindet endė sot ky mbishkrim latin, i pėrkthyem nga njė tjetėr grekisht".
Katėr vjet para kėsaj date, nė vitin 1236, Gregori IX Papė, nė njė letėr drejtuar Eprorit tė Dominikanėve tė Romės, duke iu lutur qė ti dėrgonte disa rregulltarė prej urdhėrit tė tij si inkuizitorė nė kryedioqezin e Tivarit, dėshmon se nė viset e kėtij dioqezi sė voni kanė shkuar edhe disa rregulltarė tė tjerė. Papa nuk i cilėson me emėr se kush ishin kėta rregulltarė, por mbas sė gjitha gjasėsh, duhet tė kenė qenė Franēeskanėt, mbasi pėrhapja e kėtyne dy Urdhėrave tė rinj nė Ballkan e gjetiu, ėshtė gati gjithmonė e gjithkund e njėkohshme.
Data, e cila s' lė kurrfarė dyshimi historik mbi ardhjen e Franēeskanėve nė Shqipėrķ ėshtė viti 1248. Nė kėtė vit Inoēenci IV dėrgon si Argjipeshkėv tė Tivarit franēeskanin Gjonin De Plano Carpini me detyrė qė tė kishte nė kujdes dioqezet e Shqipėrisė sė Veriut e tė Serbisė si dhe drejtimin e sivėllezėrve tė vet, qė gjindeshin nė ato vise - kėshtu shkruan historiani Fabianich.
Pyetje: - Ku jetuan nė fillim bijtė e Shenjtit?
Pėrgjigje: - Duke mos e marrė parasysh epigrafin e Kishės sė Lezhės, qė shenon si banim tė parė tė Franēeskanėve kuvendin e kishėn e kėtij qyteti nė vitin 1240, mbasi ky dokument nuk ėshtė krejt i sigurtė historikisht, dhe duke pasė vertetuar se franēeskanėt para a rreth kėsaj date, sė paku qė prej vitit 1249 e mbrapa u shpėrndanė nė krahinat arbėnore, duhet tė themi se nė fillim tė Bijtė e Shėn Franēeskut jetuan ndėr shtėpitė private tė besimtarėve, duke kaluar nga njė vend nė tjetrin, si kudo nė Evropė. Tė parat banesa tė mirėfillta tė Franēeskanėve nė viset shqiptare i gjejmė nė njė dokument tė vitit 1283. Kėtu pėrmenden me sigurķ kuvendet e Fretėrve nė Tivįr, nė Ulqin e nė Durrės, kuvende kėto qė i pėrkisnin Kustodisė sė Raguzės. Nė vitin 1288 ndeshemi nė njė kuvend tjetėr nė Shkodėr dhe nė njė kuvend tė dytė, nė Tivar, tė dy tė ndėrtuar nga bujaria e pėrshpirtėria e mbretėreshės sė Serbisė, Helenės dhe motrės sė saj, Maria de Chau.
Si shihet nga ē' thamė mė sipėr, vendet ku ngulėn Franēeskanėt mė sė pari nė Shqipėrķ qenė, pa dyshim, Tivari, Ulqini, Durrėsi e Shkodra, nė se mendojmė qė rrasa nė kishėn e Lezhės ėshtė e mėvonshme se data 1240.
Pyetje: - Ēkombėsi patėn franēeskanėt e parė qė ngulėn nė trojet shqiptare?
Pėrgjigje: - Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur nė se Franēeskanėt e parė nė Shqipėri, si nė krahinat tjera tė Europės, qenė me kombėsķ italiane. Urdhėri Franēeskan u themelua nga Shenjti i Madh i Asizit e prandaj edhe tė bijtė e tij tė parė qenė nga Italia. Ajo qė tė bėn pėrshtypje edhe sot nė shpėrndįrjen e Franēeskanėve nė botė, ėshtė ideja gjeniale e Shėn Franēeskut pėr misione e pėr misionarė vendas. Pa tjetėr qė nė vitet e para tė Franēeskanizmit nė Shqipėrķ, Fretėrit e parė gjetėn ndėr vendas dėshirtarė e ndjekės tė jetės sė varfėr tė Themeluesit. Emrat e kėtyre Franēeskanėve vendas nuk i dimė. Dimė vetėm se nė qindvjetorin e parė tė Franēeskanizmit nė Shqipėrķ (1219-1939) Fretėrit i dhanė dioqezeve shqiptare 11 ipeshkvij e argjipeshkvij. Ėshtė pėr t'u nėnvizuar edhe fakti se nė vitin 1402, pra 62 vjet mbas themelimit tė tė parit kuvend nė Lezhė, Franēeskanėt e Shqipnisė ndahen nga nėnshtrimi i Kustodisė sė Raguzės dhe marrin emėr e vetsundim kombėtįr, duke u quajtur Kustodia e Durrėsit. Nėn kėtė Kustodķ ishin Durrėsi vetė me krahinė pėr rreth, Shkodra, Ulqini e Tivari. Pak mbrapa, duke qenė shtuar kuvendet e fretėrve nė brendķ tė Shqipėrisė, Kustodia e Durrėsit u shndėrrua nė provinēė qė mori emrin Provinēja e Maqedonisė, mbasi kėshtu njihej aso here krahina e Matit ose mesi i Shqipėrisė sė sotme. Shekulli nė tė cilin gjindemi tashti, dmth shekulli XIV, pėrbėn kohėn e artė tė Franēeskanizmit ndėr shqiptarė. Vėrtetohet qė mė se 37 qendra ishin vendbanime tė Franēeskanėve e se fretėrit nė kėtė shekull ishin aq shumė me numėr, sa tė mbushnin me franēeskanė shqiptarė deri kuvendet e nevojat e Raguzės e tė Dalmacisė. Mjafton tė kujtojmė se nė kohėn e murtajės, rreth vitit 1396, Guardiani i Kuvendit tė Raguzės e vetė Kustodi i kėsajė kustodie qenė nga Shkodra, ashtu si shkodranė qe dhe Guardiani i Zarės. Kah mbarimi i shekullit XIII pėrmendet Fra Deda nga Shqipėria (Domenicus Albanensis) i cili, duke pasur nė farefis shumė princa tė krahinave tė Shqipėrisė sė mesme dhe duke pasė fituar famė pėr zotėsķ e dije, ishte i ngarkuar nga Selia e Shenjte e Romės, dhe nė kėtė drejtim veproi me sukses, pėr tė kthyer nga Ortodoksia shumė princėr e pėr t'i mbajtur besnikė tė Romės tjerėt, qė shikonin me simpatķ nga Kostantinopoja. Nė vitin 1395 pėrmendet Fra Nikolla nga Samėrishi (Nicolaus de Samarixi) i Shkodrės, profesor fort i ndritur i teologjisė e si i tillė, i dėrguar nga Gjergji I Balsha bashkė me dy vėllezėr tė tjerė fretėr, pėr t'ia dorėzuar Venedikut dy qytetet e Shkodrės e tė Drishtit asaj Republike, me shpresė se kėshtu do tė shpėtoheshin nga kėrcėnimet turke. Kur kėshtjella e Shkodrės, Rozafa, nė vitin 1405 u rrethua nga urditė turke, njė franēeskan shqiptįr, Pater Franēesku nga Shkodra, mbrojti qytetėzėn dhe kėshtjellen nga forcat otomane dhe me trimėrinė e tij e me armė nė dorė, e ēliroi nga rrethimi. Venediku, nė shenjė mirėnjohjeje, e propozoi si ipeshkėv tė Drishtit, gjė qė Selia Shenjte e Papa e pranuan. Se ē' rol luajtėn Franēeskanėt shqiptarė nė kohėn e Skanderbeut e mė pas, dihet prej tė gjithėve.
(Ky material nga Atė Danjel Gjeēaj OFM)
Krijoni Kontakt