Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    4 Tetor: Shen Franēesku

    Sot ėshtė festa e Shėn Franēeskut,
    historia e franēeskanėve nė Shqipėri







    Sot Kisha katolike kremtoi festėn e Shėn Franēeskut, themelues i Urdhėrit Franēeskan, qė lidhet ngusht edhe me historinė e Shqipėrisė. Nė kėtė kėndvėshtrim po e kujtojmė sot Shenjtin e madh tė Asizit, duke sintetizuar fillimet e misionit tė bijėve tė Tij nė tokė shqiptare.

    Pyetje: - Si fillon historia e franēeskanėve nė Shqipėri?
    Pėrgjigje: - Dihet se historia e franēeskanėve nė Shqipėrķ zė fill me njė gojėdhėnė. Sipas saj, vetė Shėn Franēesku nė vitin 1219 u ndal nė Lezhė. Kėtu, nė anėn e djathtė tė Drinit, ku sot janė kodrat e Marlekės dhe Kisha e quajtur e dom Lleshit, e rrenuar nga komunizmi dhe e rindėrtuar, mori njė shkop pishe. E mbajti me vete deri nė Venedik. Si mbėrrijti nė qytetin italian, atje ku sot ėshtė Kuvendi i Shėn Franēeskut "al Deserto", e nguli nė dhe. Shkopi, mrekullisht, lėshoi rrėnjė dhe nė pak kohė u rrit e u bė pishė vigane. Pėr shekuj me radhė pėrshpirtėria e vendasve e ruajti ketė dru si kujtim e dėshmi tė Shenjtit tė Madh tė Asizit dhe e pagėzoi me emrin "Pisha e Shėn Franēeskut".
    Gojėdhėna, e ruajtur me kujdes, e njėjtė si ndėr nė shqiptarėt, ashtu edhe ndėr banorėt e Venedikut, ėshtė mjaft e vjetėr dhe e pėrsėritur nga tė gjithė historianėt e nga ata qė merren me zanafillėn e franēeskanėve nė Shqipėri. Nė njė letėr, tė cilėn e dėrgon misionari piēenas, Atė Bonaventura ab Acquaviva, nga fillimi i 1800-shit, thuhet se ky franēeskan e gjeti gojėdhėnėn nė njė dorėshkrim tė ruajtur nė kuvendin e Lezhės dhe u mbėshtet nė tė pėr tė vėrtetuar - sipas shėnimit tė tij - se veprimtaria apostolike e tė bijve tė Shėn Franēeskut nė viset e fiset shqiptare, zė fill qė nė vitet e para tė Urdhėrit Franēeskan.
    Natyrisht gojėdhėna mbetet gojėdhėnė dhe vlera e saj historike ėshtė e kufizuar, aq mė tepėr mbasi kurrnjė nga biografėt e Shėn Fanēeskut nuk e pėrmend pushimin e Shenjtit nė tokėn shqiptare gjatė udhėtimit pėr a nga Orienti.
    Por duhet tė kujtojmė edhe se asnjėri nuk e kundėrshton faktin se Shėn Franēesku mund tė jetė ndalur pėr njė pushim tė shkurtėr nė brigjet e Shqipėrisė e, veēanėrisht nė ato tė Lezhės, mbasi ky qytet aso heret ishte nėn administratėn dhe sundimin e Venedikut e Shenjti udhėtonte me mjete detare tė kėsajė Republike.

    Pyetje: - Kur hesht gojėdhėna e nis tė flasė historia e franēeskanizmit nė Shqipėri?
    Pėrgjigje: - Tė gjithė historianėt e franēeskanizmit nė Shqipėri pėrmendin si datė tė nguljes tė bijve tė Shėn Franēeskut nė kėto vise vitin 1240. Ky pohim mbėshtetet nė njė rrasė tė vendosur mbi derėn e Kishės franēeskane tė Lezhės, nė tė cilėn lexohet: "Hoc templum Fratrum Minorum ędificatum ast anno MCCXL = Ky tempull i Vėllazėnve tė Vogjėl u ndėrtue nė vjetin 1240". Rrasa nė fjalė ėshtė e shkruar latinisht, por sipas dėshmisė sė Pater Lorencit nga Santa Croce, i pari qė e pėrmendė ketė rrasė, origjinalja qe nė gjuhėn greqishte. Pater Lorenci kje Provinēial i Franēeskanėve tė Shqipnisė nė vitin 1720 dhe nė ketė kohė, duke pėrshkruar njė dokument tė arkivit historik tė kuvendit tė Lezhės, shenon tekstualisht: "Provinēja e Franēeskajėve tė Shqipnisė asht nji nder ma tė vjetrat e Urdhnit tė Fretėnve, si shifet nga themelimi i Kuvendit tė Shėn Mėrisė nė Lezhė, pėrtej Drinit, nė ballin e Kishės sė cilit gjindet endė sot ky mbishkrim latin, i pėrkthyem nga njė tjetėr grekisht".
    Katėr vjet para kėsaj date, nė vitin 1236, Gregori IX Papė, nė njė letėr drejtuar Eprorit tė Dominikanėve tė Romės, duke iu lutur qė t’i dėrgonte disa rregulltarė prej urdhėrit tė tij si inkuizitorė nė kryedioqezin e Tivarit, dėshmon se nė viset e kėtij dioqezi sė voni kanė shkuar edhe disa rregulltarė tė tjerė. Papa nuk i cilėson me emėr se kush ishin kėta rregulltarė, por mbas sė gjitha gjasėsh, duhet tė kenė qenė Franēeskanėt, mbasi pėrhapja e kėtyne dy Urdhėrave tė rinj nė Ballkan e gjetiu, ėshtė gati gjithmonė e gjithkund e njėkohshme.
    Data, e cila s' lė kurrfarė dyshimi historik mbi ardhjen e Franēeskanėve nė Shqipėrķ ėshtė viti 1248. Nė kėtė vit Inoēenci IV dėrgon si Argjipeshkėv tė Tivarit franēeskanin Gjonin De Plano Carpini me detyrė qė tė kishte nė kujdes dioqezet e Shqipėrisė sė Veriut e tė Serbisė si dhe drejtimin e sivėllezėrve tė vet, qė gjindeshin nė ato vise - kėshtu shkruan historiani Fabianich.

    Pyetje: - Ku jetuan nė fillim bijtė e Shenjtit?
    Pėrgjigje: - Duke mos e marrė parasysh epigrafin e Kishės sė Lezhės, qė shenon si banim tė parė tė Franēeskanėve kuvendin e kishėn e kėtij qyteti nė vitin 1240, mbasi ky dokument nuk ėshtė krejt i sigurtė historikisht, dhe duke pasė vertetuar se franēeskanėt para a rreth kėsaj date, sė paku qė prej vitit 1249 e mbrapa u shpėrndanė nė krahinat arbėnore, duhet tė themi se nė fillim tė Bijtė e Shėn Franēeskut jetuan ndėr shtėpitė private tė besimtarėve, duke kaluar nga njė vend nė tjetrin, si kudo nė Evropė. Tė parat banesa tė mirėfillta tė Franēeskanėve nė viset shqiptare i gjejmė nė njė dokument tė vitit 1283. Kėtu pėrmenden me sigurķ kuvendet e Fretėrve nė Tivįr, nė Ulqin e nė Durrės, kuvende kėto qė i pėrkisnin Kustodisė sė Raguzės. Nė vitin 1288 ndeshemi nė njė kuvend tjetėr nė Shkodėr dhe nė njė kuvend tė dytė, nė Tivar, tė dy tė ndėrtuar nga bujaria e pėrshpirtėria e mbretėreshės sė Serbisė, Helenės dhe motrės sė saj, Maria de Chau.
    Si shihet nga ē' thamė mė sipėr, vendet ku ngulėn Franēeskanėt mė sė pari nė Shqipėrķ qenė, pa dyshim, Tivari, Ulqini, Durrėsi e Shkodra, nė se mendojmė qė rrasa nė kishėn e Lezhės ėshtė e mėvonshme se data 1240.

    Pyetje: - Ē’kombėsi patėn franēeskanėt e parė qė ngulėn nė trojet shqiptare?
    Pėrgjigje: - Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur nė se Franēeskanėt e parė nė Shqipėri, si nė krahinat tjera tė Europės, qenė me kombėsķ italiane. Urdhėri Franēeskan u themelua nga Shenjti i Madh i Asizit e prandaj edhe tė bijtė e tij tė parė qenė nga Italia. Ajo qė tė bėn pėrshtypje edhe sot nė shpėrndįrjen e Franēeskanėve nė botė, ėshtė ideja gjeniale e Shėn Franēeskut pėr misione e pėr misionarė vendas. Pa tjetėr qė nė vitet e para tė Franēeskanizmit nė Shqipėrķ, Fretėrit e parė gjetėn ndėr vendas dėshirtarė e ndjekės tė jetės sė varfėr tė Themeluesit. Emrat e kėtyre Franēeskanėve vendas nuk i dimė. Dimė vetėm se nė qindvjetorin e parė tė Franēeskanizmit nė Shqipėrķ (1219-1939) Fretėrit i dhanė dioqezeve shqiptare 11 ipeshkvij e argjipeshkvij. Ėshtė pėr t'u nėnvizuar edhe fakti se nė vitin 1402, pra 62 vjet mbas themelimit tė tė parit kuvend nė Lezhė, Franēeskanėt e Shqipnisė ndahen nga nėnshtrimi i Kustodisė sė Raguzės dhe marrin emėr e vetsundim kombėtįr, duke u quajtur Kustodia e Durrėsit. Nėn kėtė Kustodķ ishin Durrėsi vetė me krahinė pėr rreth, Shkodra, Ulqini e Tivari. Pak mbrapa, duke qenė shtuar kuvendet e fretėrve nė brendķ tė Shqipėrisė, Kustodia e Durrėsit u shndėrrua nė provinēė qė mori emrin Provinēja e Maqedonisė, mbasi kėshtu njihej aso here krahina e Matit ose mesi i Shqipėrisė sė sotme. Shekulli nė tė cilin gjindemi tashti, dmth shekulli XIV, pėrbėn kohėn e artė tė Franēeskanizmit ndėr shqiptarė. Vėrtetohet qė mė se 37 qendra ishin vendbanime tė Franēeskanėve e se fretėrit nė kėtė shekull ishin aq shumė me numėr, sa tė mbushnin me franēeskanė shqiptarė deri kuvendet e nevojat e Raguzės e tė Dalmacisė. Mjafton tė kujtojmė se nė kohėn e murtajės, rreth vitit 1396, Guardiani i Kuvendit tė Raguzės e vetė Kustodi i kėsajė kustodie qenė nga Shkodra, ashtu si shkodranė qe dhe Guardiani i Zarės. Kah mbarimi i shekullit XIII pėrmendet Fra Deda nga Shqipėria (Domenicus Albanensis) i cili, duke pasur nė farefis shumė princa tė krahinave tė Shqipėrisė sė mesme dhe duke pasė fituar famė pėr zotėsķ e dije, ishte i ngarkuar nga Selia e Shenjte e Romės, dhe nė kėtė drejtim veproi me sukses, pėr tė kthyer nga Ortodoksia shumė princėr e pėr t'i mbajtur besnikė tė Romės tjerėt, qė shikonin me simpatķ nga Kostantinopoja. Nė vitin 1395 pėrmendet Fra Nikolla nga Samėrishi (Nicolaus de Samarixi) i Shkodrės, profesor fort i ndritur i teologjisė e si i tillė, i dėrguar nga Gjergji I Balsha bashkė me dy vėllezėr tė tjerė fretėr, pėr t'ia dorėzuar Venedikut dy qytetet e Shkodrės e tė Drishtit asaj Republike, me shpresė se kėshtu do tė shpėtoheshin nga kėrcėnimet turke. Kur kėshtjella e Shkodrės, Rozafa, nė vitin 1405 u rrethua nga urditė turke, njė franēeskan shqiptįr, Pater Franēesku nga Shkodra, mbrojti qytetėzėn dhe kėshtjellen nga forcat otomane dhe me trimėrinė e tij e me armė nė dorė, e ēliroi nga rrethimi. Venediku, nė shenjė mirėnjohjeje, e propozoi si ipeshkėv tė Drishtit, gjė qė Selia Shenjte e Papa e pranuan. Se ē' rol luajtėn Franēeskanėt shqiptarė nė kohėn e Skanderbeut e mė pas, dihet prej tė gjithėve.

    (Ky material nga Atė Danjel Gjeēaj OFM)

  2. #2
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anėtarėsuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Atė Gjergj Fishta: Shėn Francesku i Asizit

    Shėn Francesku i Asizit
    1.Prej s' pangishmes űjes s' arit,
    Qi trazon nierin nė zęmer,
    Prej dishirit t' mbrapshtė t' krenarit
    Qi me i vű vllazent nen thęmer,
    N' ato t' mesmet t' egrat mota,
    Kśr nen dhunė e Drejta prāte,
    Para Hy'it randue isht' bota,
    Edhe mnęrshem n' terr ofshāte,


    2. Ishte bā, po, ligjė krenija,
    N' khetra t' fortit kjate i drejti,
    N' vend sundote paudhnija,
    Zot mbi gjā isht' bā dorshpejti.
    M'armė m' shoshojn gjindja mberthye,
    Lott e shkeluna tė t' mjerit,
    Keq kunora edhe perlye
    Lypshin gjyqin kundra njerit.


    3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit
    Nji 'i ngushllueshem zā qielluer,
    Serafinit t' lum t' Asizit
    Qi me i thānun kėshtű muer:
    – Shpija e ęme āsht tu' u rręnue:
    Ēou, Franēesk, shka rrin tue pritun?
    Ēou, Franēesk, tash pa pritue,
    Edhe shpin shko me m' goditun! –


    4. N'atė fjalė t' ambel t'Pernedķs
    Shpejt Franēesku po i rrin gati;
    I a kthen shpinen gjās e shpķs,
    Petkat tretė qi ja dha i ati,
    E me 'i thes tė vrashtė ai veshun,
    Edhe m'kambė pa mbathun gjā,
    Me nji t' ashper litįr njeshun
    Fushės e malit thotė me zā:


    5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtė e ni'rit:
    T' gjithė n' Tynėzonė ju vllazen jini;
    Per jetė t' gzueshme t'naltė Empirit
    Gjān e shekullit n' mnķ t' a kini,
    Perse veē me pervűjtnķ,
    Perse veē n' vobsi t' shęjtnueshme,
    Perse veē me dashtunķ
    Gėzon nieri n' jetė t' amshueshme.


    6. Kshtű i Asizit Serafini
    N' dashtnķ shęjte ndezė, kėndote;
    N' atė zā t' ambel Apenini
    Anė e kand per mįll jehote;
    Edhe e ndiente zaje e djerre
    Mal e fushė, pshatra e gjyteta,
    Zā'n e ndiente shpend e berre
    Sheklli i ndjeu kto fjalė t' verteta.


    7. E qe u shkrehen armėt mizore,
    Me anmiq u vendue besa,
    U fashiten mnķt gjaksore,
    Edhe humbi n' atė zā resa;
    Dashtunija e ligja e Zotit
    Xűne vend prap permbķ dhé,
    Krishtenimi, si 'i herė motit,
    U pertri krejt n' jetė tė ré.


    8. Shpresė e ambel i u ēil robit,
    Qi n' travajė rrite tue kjį,
    Pse bujari lott e kobit
    Me dorė dhānse xű m' i a dį;
    Edhe xűni m' i u pastrue
    N' ftyrė kadifja vashvet t' reja;
    Xű kunora me u nderue
    Gjithmonė shęjte si e nep Feja.


    9. Edhe atė herė, bujarė e mbreta
    Lanė pellazet e madhnueshem,
    I lanė trimat armėt e veta
    E n' kuvende tė mjerueshem,
    Prej dishirit t' sendve t' epra,
    Nė vobsķ s' cillės i u kushtuene,
    Me Silvestra e me Gjinepra:
    Ata bashkė u vllazėnuene.


    10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite
    Krejt Franēesku marrė n' Tynėzonė
    N' per vedrime tė nji drite
    Po skjurton si atje mā vonė,
    Per nen hije t' Flamrit t' ti
    Veē mbi Fé e skam naltue,
    Isht' tue dalė nji fis i rķ
    Luftėt e Zotit me luftue.


    11. Po skjurton Bonaventuren
    Qi, me vapė t' nji Serafimit,
    Mendes s' nierit i a shtron uren
    Per me u kapė te kroj i Amshimit
    Po skjurton, po, edhe Dun Skotin,
    Cilli anmiqt e Asajė, qi n' Zęmer
    Pėr nandė muej e barti Zotin,
    Mende-kthielltė i vű nen thęmer.


    12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,
    E sheh n' gjűj perpara Antonit,
    E sheh mushkun trķ dit űnshem
    Tu' u perkulun t' Pergjithmonit;
    Edhe sheh sį prej Eufratit
    Prej sė lémes m' t' rame t' di'llit
    Sį i bekuem āsht petku i Fratit,
    Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.


    13. Edhe i njeh sį bijt e tķ
    Fén e Krishtit t' amėshueme
    Me gjak t' vet e bājn dishmi
    Nder krahina tė mjerueme;
    Sheh prap kryqa edhe tjara
    Se n' krahnuer e permbi krye
    Bijve t' skamit per punė t' mbara
    Janė per kishė tuj u shkelxye.


    14. Zęmer-knaqun n' kto vedrime
    Xęn me kndue Franēesku atė hera:
    – Zot i Madh e plot ngushllime,
    Tż tė kjoftė lavdi edhe ndera!
    Levdue kjosh per rreze t' diellit,
    Levdue kjosh per hānė t' argjāntė,
    Levdue kjosh per hyj tė qiellit,
    Levdue kjosh per t' kthielltė e t' vrāntė! –


    15. Mbi krah t' tij, ndejė zogu i verės,
    E percjellė atė kndim t' hyjnueshem,
    Edhe i ambli flladi e erės
    E perkthen n' per gjeth t' blerueshėm.
    Larg e larg n' per hapėsire
    Prej sė kthielltė p'rherė Qytetit
    Tue ardhė ndihet nji kumbė lire
    Porsi e paqta vala e detit.


    16. E nji Ęjll nder Serafima
    Nji mā n' shęj, si drita e larta,
    Tuj u djergun si vetima,
    Per krah t' tij rreh fletėt e arta,
    E me rreze tė bindueshme
    M' trup t' shenjueme, kah e priri,
    Njato varrė i a la t' hyjnueshme,
    Prej kah rodh per né gjith hiri.


    17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut,
    Ęmni i t' cillit tu' u permendun
    Ndihet malit edhe bregut,
    Kahdo rrezja t' shkojė tu' u endun,
    Me ftyrė t' ēiltė ju kqyrnje dhén,
    Pse njerzimit, humbė n' mes t' territ,
    Me dashtnķ tue mbajtun Fén,
    Mproje u bāt ju kundra ferrit.


    18. Jś edhe i vorfni prind u kį
    E i papasni n' ju gjęn ndihmen;
    Lott atij, qi rrin tue kjį,
    Ju i a fshini e zbutni dhimen.
    Ju n' pellaza e n' ksollė t' bueqarit
    Pagjen shęjte gjithkah ēoni,
    Per nen thęmer tė krenarit
    Me u ndrydhė t' ligshtin nuk e lshoni.


    19. Gajret, pra, nder sį t' vėshtira,
    Qi u pershkohet n' ketė tokė jeta,
    E amshueshmja perse e Mira
    E ka dį nder kshille t' veta,
    Se me skam e pervűjtnķ,
    Me dashtnķ, qi āsht prej Parrizit,
    Ka me ngjatė p'rherė me lumnķ
    Urdhni i Vobekut t' Asizit.

    Atė Gjergj Fishta: Vallja e Parrizit, Shkoder 1941
    "Biri i vetėm ‑ qė ėshtė Hyj, njė natyre me Atin"

  3. #3
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anėtarėsuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    04.09.2009

    Kalendari Kishtar pėrkujton Shėn Franēeskun e Asizit.


    Nga njė rini e ēkujdesur e plot dėfrime, si pati ndjerė mėshirė pėr tė gėrbulurit, u kthye nė rrugėn e Ungjillit dhe e jetoi pa asnjė lėkundje, nė varfėri e nė gėzim, duke e ndjekur Krishtin e pėrvuajtur, tė varfėr e tė pastėrt, sipas shpirtit tė lumnive. Sė bashku me vėllezėrit e parė qė e ndiqnin, tė tėrhequr nga forca e shembullit tė tij, predikoi kudo dashurinė e Zotit, duke dhėnė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme nė pėrtėritjen e Kishės.

    I dashuruar me Krishtin, e pėrqendroi pėrvojėn e tij shpirtėrore nė kundrimin e Shpellės sė Betlehemit e tė Kalvarit. Mbarti nė korpin e vet shenjat e Mundimeve tė Krishtit: pesė plagėt. Nė tė, ashtu si nė mistikėt mė tė mėdhenj, u shkrinė harmonia me gjithėsinė, tė cilės i kėndoi mrekullisht nė Kėngėn e Krijesave. Qe frymėzues e Atė i familjeve rregulltare mashkullore e femėrore qė morėn prej tij emrin “franēeskane”. Piu XII e shpalli Pajtor tė Italisė mė 18 qershor 1939.
    Urdhri franēeskan nisi sė pari nė Asizi tė Italisė, por shumė shpejt u pėrhap nė vise tė tjera tė botės, e edhe nė Shqipėri e nė trevat tjera shqiptare.

    E sot, ndėr tė gjitha Kishat franēeskane tė botės u kremtua festa e Shenjtit themelues Franēeskut, qė vijon tė tėrheqė me shembullin e vet mijėra njerėz tė feve e kombėsive tė ndryshme nė rrugėn e Krishtit Zot e Shpėtimtar. Shėn Franēesku i Asizit i cili, duke i pėrngjarė Krishtit, hoqi dorė nga pasuritė tokėsore, na mėsoi, kėshtu, se duhet tė jemi tė thjeshtė, tė pėrvujtė e tė pastėr, qė kur ta lemė kėtė botė, ta marrim shpėrblimin pėr dashuri. Tė mėsojmė nga Shėn Franēesku pėr ta jetuar fjalė pėr fjalė Ungjillin.
    "Biri i vetėm ‑ qė ėshtė Hyj, njė natyre me Atin"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Shėn Franēesku i Asizit

    Njeriu qė tejkaloi kohėn

    Rrallė kush nė historinė e Kishės dhe tė njerėzimit ka ndikuar aq shumė nė ndėrrimin e botėkuptimit tė gjeneratave dhe tė kombeve gjatė shekujve, sa shėn Franēesku i Asizit. Rrallė kush aq mirė e kuptoi dhe nė jetė e zbatoi porosinė e Jezu Krishtit, sikur shėn Franēesku, tė cilin pėr atė arsye admiruesit e tij e quajtėn "Krishti i dytė".
    Atė Italia e zgjodhi pėr pajtor tė vet, kurse Papa Gjon Pali II e shpalli pajtor i ekologjisė – frymėzues i ruajtjes sė natyrės sė shėndoshė dhe tė pastėr. Ky shenjt i frymėzon edhe orvatjet paqėsore nė pėrmasa botėrore.
    E kush ishte ky njeri i madh, i cili qe tetė shekuj gjithnjė e mė tepėr e tėrheq pas vetes rininė dhe inteligjencėn, tė madh e tė vogėl nė tė katėr anėt e botės – pak a shumė do tė na tregojė kjo librezė, e cila nuk pretendon tjetėr, pėrveē qė nė pika sa mė tė shkurtėra t'ia japė lexuesit shqiptar informatėn e parė pėr kėtė personalitet aq tė madh, i cili – nėpėrmjet tė vėllezėrve tė vet rregulltarė – pati ndikim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm edhe nė zhvillim historik, kombėtar dhe fetar tė popullit shqiptar.


    I biri ambicioz i tregtarit pasanik

    Nė vitin 1182, derisa Pietro Bernardone, tregtar pasanik stofash, ishte nė udhėtim nėpėr Francė, gruaja e tij Picca nė Asiz tė Italisė i lindi njė djalė, tė cilit nė pagėzim ia ngjiti emrin Gjon. Kur babai u kthye nga udhėtimi – me siguri pėr simpati ndaj Francės, me tė cilėn pati marrėdhėnie tė suksesshme afariste – ia dha djalit emrin Franēesk.
    Familja Bernardone ishte familje e pasur borgjeze – shtresė e mesme nėmes bujarėve dhe popullit tė thjeshtė tė varfėr. Borgjezėt mundoheshin qė me forcė ekonomike ta fitojnė pushtetin dhe bujarinė, qė nuk i kishin trashėguar me lindje. Prandaj edhe Pietro dhe Picca orvateshin qė edhe Franēesku i tyre tė bėhet tregtar pasanik dhe qė tė fitojė sė paku titullin e kalorėsit, qė nė atė kohė ishte nder i madh. Nė kėtė frymė edhe e edukonin djalin e vet.
    Edhe vetė Franēesku ishte pjesėtar i kėtij botėkuptimi. Ishte djalė i gėzueshėm, i lumtur, simpatik, bujar, i dashur, gjithmonė me shoqėri tė nivelit tė vet – pa probleme tė pėrditshme tė njerėzve tė varfėr rreth tij.
    Kur borgjezia e Asizit filloi luftėn kundėr bujarėve tė vet, tė cilėt u mbėshtetėn nė bujarėt perugjianė, edhe Franēesku u nis nė luftė kundėr Perugjės (mė 1202). Ndėrkaq, Perugja fitoi luftėn dhe Franēesku ra nė burg. Mirėpo, nuk e humbi optimizmin dhe humorin. Mbeti i gėzueshėm, duke krijuar atmosferėn e bukur edhe ndėr shokė.
    Pas njė viti – pėr shkak tė sėmundjes – e lėshuan prej burgut. U kthye nė shtėpi dhe vazhdoi jetėn e mėparshme, por gjithnjė e mė tepėr mendonte pėr kuptimin e jetės sė vet.
    Pėr tė fituar titullin e kalorėsit, mė 1205. niset prapė nė luftė kundėr Pugliės, por rrugės – nė Spoleto – ra ndėr ethe dhe mbeti atje i sėmurė. Plani i Zotit nuk pėrputhej me planet e tija!
    Nė Spoleto Franēesku pati njė vegim. Njė zė prej sė larti e pyeti: "Franēesk, kush mund me tė dhėnė mė tepėr: zotėria, apo shėrbėtori?" Franēesku pėrgjigji: "Kuptohet, zotėria!" "Po pse atėherė ti u shėrben shėrbėtorėve?" – prapė e pyeti zėri...


    Mė e bukura zonjė

    Pas kėtij vegimi Franēesku edhe mė tepėr thellėsohej nė mendime. U kthye nė Asiz. U shėrua. Prapė ishte ndėr shokė tė vet, tė cilėt nė nder tė tij pėrgatitėn edhe njė banket, gosti, nė tė cilėn e shpallėn "mbret" i rinisė sė Asizit. Mirėpo, ai ishte i hutuar nė mendime tė veta, sikur mos tė ishte aspak i pranishėm nė atė shoqėri. Shokėve u dukej se ishte dashuruar nė dikė, dhe e pyetėn e cila do tė ishte ajo vajzė fatlume, qė e do Franēesku. Ai pranon: po, me tė vėrtetė ėshtė dashuruar. E do njė zonjė, mė tė bukurėn dhe mė tė dėshirueshmen qė ekziston nė botė – zonjen Varfėri!
    Filloi me qenė mė i dhimbshėm ndaj tė varfėrve, t'u ndihmojė dhe t'i respektojė. U jipte lėmoshė, por ende nuk ishte i aftė qė ta ndajė fatin e tyre – derisa njė ditė nuk u takua me njė tė gėrbulur. Kurrgjė nė kėtė botė nuk e kishte aq tė gėrditshme sa gėrbulėn. Instinkti i brendshėm e shtynte tė ikte, kurse shpirti dhe ndėrgjegjja e nxitnin qė t'i ndihmojė vėllait qė vuan aq shumė. Shpirti mbizotėroi. Franēesku ngadhėnjeu mbi prirjen e mishit dhe tė gjakut. Zbriti prej kalit. Ia dha tė gėrbulurit mantelin e vet. E pėrqafoi dhe e puthi. Prej atij momenti gėrdia e mėparshme iu bė ėmbėlsim. Shėrbimi i tė gėrbulurve u bė puna e tij e pėrditshme. Franēesku u bė njeri i ri.
    Shpeshherė tėrhiqej nė vetmi pėr t'u lutur. Vizitonte me gėzim vende tė shenjta dhe kisha tė ndryshme. Mė 1206. shkoi nė shtegtim nė Romė, nė varr tė shėn Pjetrit apostull. Atje dha pėr lėmoshė gjithēka pati, po edhe veshėmbathjen e ndėrroi me njė tė varfėr. Sprovoi edhe vetė jetėn e skamnorit, i cili ka nevojė tė lypė lėmoshė.


    "Shko, Franēesk, e rindėrtoje shtėpinė time...!"

    Njė ditė, derisa Franēesku lutej para kryqit tė Krishtit nė kishėn e shėn Damjanit afėr Asizit, dėgjoi njė zė qė i tha: "Shko, Franēesk, e rindėrtoje shtėpinė time, e cila – si po e sheh – po rrėzohet!" Me tė vėrtetė, kisha e shėn Damjanit ishte e vjetėr dhe shumė e dėmtuar. Prandaj Franēesku kuptoi se ishte fjala pėr kėtė kishė. (Vetėm disa vjet mė vonė do tė kuptojė se thirrja e tij ishte rinovimi i bashkėsisė sė besimtarėve).
    Menjėherė pra shkoi nė shtėpi, mori njė sasi mjaft tė madhe stofash, i shiti nė Follinjo bashkė me kalin e vet dhe krejt ēka fitoi ia pruri famullitarit pėr rindėrtimin e kishės. Pėr fat tė mirė, famullitari e njihte mirė kopracinė (horjatinė) e Pietro Bernardonit, dhe nuk i investoi tė hollat pėr ndėrtim – duke ditur se ky sė shpejti do tė vijė pėr ta kėrkuar pronėn e vet. Ashtu edhe u bė. Prandaj Franēesku e mori mbi vete obligimin qė ta rindėrtojė kishėn me duart e veta dhe me lėmoshėn e besimtarėve zemėrmirė.
    Ky ndėrrim i botėkuptimit te shėn Franēesku shkaktoi mosmarrėveshje tė mėdha mes tij dhe babait, si edhe mes tij dhe shoqėrisė sė vjetėr. Rrallė kush nuk mendonte se Franēesku ishte ēmendur. Por vepra e Zotit nė tė shkonte gjithnjė pėrpara...


    I vetmi Atė – Ai nė qiell!

    Pasi ati kurrsesi nuk pajtohej me dėshirėn e tė birit qė ta ndiqte thirrjen e Zotit, qė e ndiente nė zemrėn e vet, dhe pasi i biri nuk e kursente pasurinė e atit, por gjithnjė e mė tepėr e shpėrndante tė varfėrve, i ati e mbylli nė shtėpi porsi nė burg – qė t'i harrojė ėndrrat rinore. Mirėpo, kur njė ditė Pietro Bernardone shkoi pėr rrugė, zonja Picca – zemėrbutė si ishte – pati dhembshuri, mori guxim dhe e liroi djalin.
    Kur Pietro u kthye nė shtėpi, nuk pati mė duresė, por e paditi djalin nė gjyq. Ndėrkaq Franēesku mohoi kompetencėn e gjyqit civil, e kėshtu u gjetėn nė gjyq kishtar, para ipeshkvit tė Asizit. Me atė rast (mė 1207) Franēesku jo vetėm se i ra mohit tė drejtės sė trashėgimit tė pasurisė sė Pietro Bernardonit, por edhe krejt veshėmbathjen e vet ia ktheu babės, duke thėnė: "Tash mė nė fund me plot tė drejtė mund tė them: 'Ati ynė qė je nė qiell'..."
    Kėshtu shumė shpejt u krye gjyqi, nė befasim tė tė gjithėve. Ipeshkvit nuk i mbeti tjetėr, pėrveē ta mbulojė Franēeskun me mantelin e vet, e pastaj t'ia falė njė kėmishė tė thjeshtė, e ta lėshojė tė bėjė pendesė sipas frymėzimit tė Zotit. Me kėtė gjest prekės, simbolik dhe publik, shėn Franēesku e ndėrpreu pėrgjithmonė lidhjen me familje dhe u bė me tė vėrtetė njeri i lirė me mish e me shpirt.
    Vazhdoi me lutje dhe me pendesė, si edhe me rindėrtimin e kishave rreth Asizit. Mė sė pari e rindėrtoi kishėn e shėn Damjanit, pastaj kishėn e shėn Pjetrit della Spina, e mė nė fund kishėn e Zojės sė Engjėjve (Santa Maria degli Angeli) – Porciunkullėn, e cila mė vonė u bė "kisha nėnė" e krejt Rregullit Franēeskan.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Zbulimi i thirrjes

    Ditėn e shėn Matisė apostull, mė 24. shkurt 1209, shėn Franēesku nė meshė dėgjon – dhe nė mėnyrė tė re, origjinale, kupton – leximin e Ungjillit pėr dėrgimin e apostujve. Posaēėrisht thellė e prekėn nė shpirt fjalėt: "Mos bashkoni nė breza tuaj as ar, as argjend, as tė holla bakri; (mos merrni me vete) as strajcė udhėtimi, as dy palė petka, as tė mbathura, as shkop, sepse punėtori ka tė drejtė nė ushqimin e vet" (Mt 10, 9-10).
    Kėto fjalė tė Krishtit Franēesku i kupton tekstualisht, sakt, fjalė pėr fjalė ashtu si tha Krishti, megjithėse ashtu nuk i kuptoi kurrkush para tij – pėrveē apostujve. Shpjegimin e tillė ia aprovoi edhe vetė meshtari. E Franēesku, i mahnitur prej gėzimit, tha: "Kėtė unė dėshiroj! Kjo ėshtė ajo ēka unė mė gjithė zemėr dua tė bėj!" Ua dha tė varfėrve edhe atė pakicė qė e kishte. Mbeti vetėm me njė zhgun, pa tė mbathura. Po edhe brezin e ndėrroi me njė litar tė thjeshtė. E kėshtu filloi jetėn e nxėnėsit tė pėrsosur tė Jezu Krishtit.


    Drita nuk mund tė fshehet

    Shenjtėria as nuk mund tė fshehet, as nuk mund tė mohohet pandėrprerė. Drita gjithmonė e zhduk errėsirėn, errėsira kurrė nuk e mund dritėn. Populli i Asizit fillon tė kuptojė se Franēesku nuk ishte i marrė, por i shenjtė.
    Megjithėse shėn Franēesku s'ka paraparė themelimin e kurrfarė bashkėsie rregulltare, por deshi tė bėjė pendesė vetė, nuk kaluan as dy muaj pasi e kuptoi qartas thirrjen e vet, kur nė prill 1209, njė bujar i Asizit – Bernardi da Kvintavalle – e lut Shenjtin qė ta pranojė qė tė jetojnė sė bashku kėtė ideal tė vjetėr tė krishterė, nė mėnyrė tė re, origjinale, franēeskane.
    Shenjti shkoi bashkė me tė nė kishė tė shėn Nikollės. U lutėn sė bashku dhe nė nder tė Trinisė Shenjte tri herė e hapėn librin e Ungjillit – qė tė shohin ēka u kėshillon Zoti. Herėn e parė u hap teksti: "Nėse do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ēka ke, faljau skamnorėve e ke pėr tė pasur visar nė qiell; pastaj eja e mė ndiq mua" (Mt 19, 21). I dyti tekst ishte: "Asgjė mos merrni pėr udhėtim: as shkop, as strajcė, as bukė, as para, e secili mos tė ketė mė se dy kėmisha" (Lk 9, 3). Tė tretėn herė Ungjilli u hap te leximi: "Nėse ndokush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, le ta marrė kryqin e vet e le tė vijė pas meje!" (Mt 16, 24). Dhe Franēesku tha: "Kjo ėshtė jeta dhe rregulla jonė, si edhe e tė gjithė atyre qė do tė vijnė tek ne. Prandaj, nėse do tė jesh i pėrsosur, shko dhe zbato atė ēka ke dėgjuar." Dhe ashtu u bė.
    Menjėherė pas Bernardit vijnė edhe Pjetėr Katani dhe fra Egjidi. Ata sė bashku jetojnė, se bashku luten, punojnė dhe predikojnė kthimin dhe pendesėn. Shembulli i tyre jep fryt: iu bashkangjiten edhe Sabatini, Moriku, Gjoni della Cappella, Filip Longo, Gjoni i shėn Konstancit, fra Barbaro, Bernardi dhe fra Angjello Tankredi.
    Kėshtu lindi Rregulli i parė franēeskan, "Rregulli i Vėllezėrve tė Vegjėl" – Ordo Fratrum Minorum; ose, mė shkurt: OFM.
    Faktikisht, Franēesku i quajti: "Vėllezėrit mė tė vegjėl" – "Fratres minores", dmth. vėllezėr mė tė vegjėl se tė vegjėlit e rėndomtė tė kėsaj bote!


    Miratimi i rregullit tė ri

    U bėnė pra 12 veta! Franēesku ndiente pėrgjegjėsi pėr ta. I nevojitej leja e autoritetit kishtar pėr themelimin e rregullit tė ri. Prandaj nė pranverė 1210. tė gjithė sė bashku u nisėn nė Romė te papa Inocenti III – qė tė lypin aprovimin e mėnyrės sė jetės sė vet pendestare. E nuk ishte punė e lehtė me marrė leje pėr njė gjė krejt tė panjohur nė Kishė. Mirėpo, Zoti ua hapi rrugėn...
    Pas takimit tė parė tė papės me shėn Franēeskun dhe me shokėt e tij, tė cilėt pa sukses provonin ta arsyetonin qėndrimin e vet, papa pa njė ėndėrr tė ēuditshme: shihte bazilikėn e Lateranit (katedralen e Romės) se nisi tė rrėzohet. Mirėpo, erdhi njė njeri i vogėl, i thjeshtė, dhe e mbajti me krahė tė vet – e kisha nuk u shkatėrrua! Papa e njohi njeriun: ishte Franēesku i Asizit, me tė cilin atė ditė bisedonte. Menjėherė i thirri fretėrit e rinj dhe gojarisht u lejoi tė jetojnė ashtu si i frymėzon Shpirti i Zotit.
    Fretėrit plot gėzim u kthyen nė Asiz. Nė rrethinėn e tij jetonin dhe predikonin, por ende nuk kishin kurrnjė kishė. Nė lutje tė shėn Franēeskut benediktinėt ua falėn Porciunkullėn, kishėn e Zojės sė Engjėjve – me kusht qė kjo tė jetė kisha qėndrore ("kisha nėnė") e rregullit tė ri. Ashtu edhe u bė.
    Rėndėsia e kėsaj kishe u rrit edhe mė tepėr pas shpalljes sė "Ndjesės sė Porciunkullės" (mė 1216) – kur shėn Franēesku fitoi prej Zotit (mandej edhe me aprovim zyrtatar tė papės!) ndjesėn e plotė pėr tė gjithė ata qė tė rrėfyer dhe tė kunguar luten nė atė vend tė shenjtė.


    Klara dhe klarisat

    Tė dielėn e Larit (njė javė para Pashkėve), mė 18. mars 1212. nė mbrėmje, njė vajzė e familjes bujare tė Asizit – Klara Favarone di Offreduccio (1193-1253) – fshehtazi doli prej shtėpie dhe iku nė Porciunkullė te shėn Franēesku me lutje qė t'ia bėjė tė mundshme edhe asaj jetėn sipas idealit tė tij. Kjo ishte njė punė shumė e vėshtirė, sepse Franēesku s'ka paraparė njė zhvillim tė tillė. Njėkohėsisht ishte punė urgjente – pėr shkak tė kundėrshtimit tė familjes sė saj, e cila deshi ta martonte sa mė shpejt – megjithėse kundėr vullnetit tė saj.
    Franēesku e pranoi. Nė shenjė tė kthimit (tė ndėrrimit tė jetės) ai vetė ia preu flokėt dhe ia dha njė zhgun tė thjeshtė, me tė cilin Kllara i ndėrroi petkat e shtrenjta dhe tė bukura tė bujarėve.
    Kur familjarėt erdhėn pėr ta kthyer nė shtėpi, ishte tepėr vonė pėr kthim: Kllara u bė rregulltare. Pėr mė tepėr, shumė shpejt pas saj vijnė edhe motrat dhe shoqet e saja – dhe kėshtu u bė Rregulli i Dytė franēeskan, rregull i motrave (murgeshave), tė cilat nė fillim quheshin "Zonjat e varfėra", e sot: Rregulli i Kllarisave. Janė rregull kontemplativ, kushtuar lutjes dhe meditimit, brenda kllauzurės (dmth. kėto motra kurrė nuk dalin jashta kuvendit).
    Mirėpo, Franēesku nuk pati kuvend pėr to. Mė sė pari i dėrgoi pėrkohėsisht tek motrat benediktine, derisa nuk u krijuan kushtet te kisha e shėn Damjanit, ku kllarisat vazhduan jetėn sipas udhėzimeve tė shėn Franēeskut.
    Rregullėn e tyre papa e aprovoi zyrtarisht dy ditė para vdekjes sė shėn Kllarės (mė 9. gusht 1253).


    Rregulli franēeskan shekullar

    Qe mė 1212. shėn Franēesku u njohtua nė Romė me njė grua bujare jashtėzakonisht tė pėrshpirtshme, qė quhej Jakoba de Septemsoliis, gruaja e Gracian Frangjipanit. Kjo ishte e vetmja grua, pėrveē shėn Kllarės!, tė cilėn shėn Franēesku e donte dhe e respektonte nė mėnyrė tė posaēme. Edhe ajo idealin e tij e pranonte sikur njė frat. Prandaj shėn Franēesku dhe vėllezėrit e tij e quajtėn "vėlla Jakoba" ("frater Jacoba").
    Edhe shumė tė tjerė, burra dhe gra, dėshironin me gjithė zemėr ta ndjekin shembullin e Shenjtit, por pėr shkak tė obligimeve familjare ajo nuk ishte e mundshme as nė Rregullin e Parė, as nė tė Dytin. Prandaj pėr njerėz tė martuar shėn Franēesku e themeloi Rregullin e Tretė, "terciarėt", apo Rregullin Franēeskan Shekullar – qė edhe njerėzit familjarė tė mund tė shkojnė gjurmave tė Krishtit nė mėnyrė sa mė tė pėrsosur. Rregullėn e terciarėve e aprovoi papa Honori III, mė 1221.


    Shpirti pendestar dhe misionar

    Predikimi i thjeshtė, por i bindshėm i shėn Franēeskut, po edhe mė tepėr shembulli i shkėlqyeshėm i jetės sė tij, e mbushėn me admirim Orlandin, kontin e Chiusit, i cili (mė 8. maj 1213.) ia fali Franēeskut dhe vėllezėrve tė tij malin La Verna, si vend jashtėzakonisht tė pėrshtatshėm pėr meditim dhe lutje nė vetmi. Atje Franēesku tėrhiqej shpesh, pėr ta pushuar shpirtin nė Zotin dhe pėr t'u mbushur me forca tė reja pėr misionin e vet.
    E shpirti misionar nė tė ishte shumė i fortė. Qe mė 1212. Franēesku provoi tė shkojė nė Siri, por era e kundėrt ia ēoi anijen nė Dalmaci. Prandaj u detyrua tė kthehej nė Ankonė. 1213-1214 kaloi duke predikuar nė Italinė Veriore, nė Francė dhe Spanjė – me dėshirė qė tė kalojė edhe nė Maroko, por pėr shkak tė sėmundjes u detyrua tė kthehej nė Itali. Nė kthim pranoi nė Rregull disa intelektualė, ndėr tė cilėt edhe Tomėn Celano, i cili mė vonė e hartoi jetėshkrimin (biografinė) e parė tė shėn Franēeskut.
    Shpirti misionar i Rregullit tė ri u zhvillua edhe mė tepėr pas riorganizimit tė tij nė Kapitullin e Rrėshajėve, mė 1217, kur rreth 3.000 fretėr u ndanė nė disa provinca. Me atė rast pėr herė tė parė misionarėt franēeskanė zyrtarisht u dėrguan pėrtej Alpeve dhe pėrtej detit: nė Siri, Maroko, Gjermani, Hungari, Spanjė dhe Francė, ku do tė shkonte vetė shėn Franēesku, mos ta kishte ndalur kardinal Hugolini, pėr punė tė drejtimit sa mė tė mirė tė Rregullit nė Itali. Qė fretėrit tė pranohen pa probleme nga autoritetet kishtarė atje ku ishin tė panjohur, i rekomandon vetė papa Honori III (me bullėn "Cum dilectis", 1218).
    Kapitulli i ardhshėm, mė 28. maj 1219, caktoi gjashtė fretėr pėr Maroko, prej tė cilėve pesė arritėn me sukses, por sė shpejti (mė 16. janar 1220) derdhėn gjakun e vet pėr fe tė Krishtit. Martirėzimi i tyre tėrhoqi shėn Antonin e Padovės nė Rregullin Franēeskan.
    Vetė shėn Franēesku arriti deri nė Egjipt, ku nė kohė tė kryqėzatės predikoi paqen. Predikonte edhe para sulltanit Mellek-el-Kamel (1219). Ky e pranoi me simpati, e dėgjoi me respekt tė madh, e pėrcolli me dhurata deri te kampi i tė krishterėve, por nuk u kthye nė fe tė Krishtit, sikurse shpresonte Franēesku.
    Nuk ishin rrethanat e volitshme pėr njė hap tė tillė. Sulltani i tha njeriut tė Zotit: "Po tė ishin tė gjithė tė krishterėt sikur ti, tė gjithė ne do tė bėheshim tė krishterė". Por, mjerisht, nuk jemi tė gjithė tė denjė tė quhemi tė krishterė!...
    Nė kthim shėn Franēesku vizitoi Tokėn e Shenjtė, Sirinė – dhe, sipas njė tradite ende tė gjallė, mė 1220. nė kthim u ndal edhe nė tokėn shqiptare, nė Lezhė. Thuhet se aty e themeloi bashkėsinė e parė franēeskane ndėr shqiptarė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Riorganizimi i fretėrve

    Kur shėn Franēesku arriti nė Itali, nuk e gjeti disciplinėn e fretėrve nė nivelin e mėparshėm. Ata pėrpara jetonin nėpėr shpella dhe kėsolla, e tani patėn ndėrtuar pėr vete nė Bolonjė njė kuvend stabil. Franēesku nuk mund tė pajtohej kurrsesi me kėtė shkelje tė kushtit tė varfėrisė sė pėrsosur. Mė nė fund e qetėsoi kardinal Hugolini, tė cilin papa e kishte caktuar pėr "protektor dhe korrektor" (mbrojtės dhe drejtues) tė fretėrve. Ai shpjegoi: fretėrit nuk e shkelin kushtin e varfėrisė, sepse shtėpia nė tė cilėn banojnė nuk ėshtė pronė e tyre, por e tija (e Hugolinit). Ata janė vetėm miq, mysafirė tė tij.
    Prapėseprapė Franēesku, tashmė mjaft i sėmurė (sidomos nė sy), nuk ndihej mė mjaft i fortė qė ta drejtojė vetė njė bashkėsi aq tė madhe (rreth 5.000 fretėr!). Dėshironte t'i kushtohej mė tepėr drejtimit shpirtėror, se sa atij organizativ. Vendin e eprorit gjeneral ia dorėzoi fra Pjetėr Katanit. Mirėpo, pasi ky vdiq shpejt (nė pranverė 1221), e zėvendėsoi fra Elia i Asizit.


    Rregulla

    Idealizmi dhe shenjtėria e shėn Franēeskut tejkalonte ēdo ligj. Prandaj ai nuk donte tė shkruante pėr vėllezėrit e vet kurrfarė rregulle, sepse "Rregulla dhe jeta e Vėllezėrve tė Vegjėl ėshtė kjo: tė jetojnė Ungjillin e Zotit tonė Jezu Krishtit". Nuk donte kurrfarė shpjegimi dhe kurrfarė kufizimi. Ashtu si ka thėnė Krishti, ashtu duhet tė jetojė besimtari i vėrtetė. Ēdo zbutje e kėrkesave tė Krishtit, ēdo kufizim, ėshtė devijim, ėshtė largim nga ideali. E Franēesku atė nuk donte.
    Mirėpo, ligji kishtar, i cili pėr ēdo bashkėsi kėrkon rregullėn e jetės, duhet tė respektohet. Ky ligj, si edhe devijimi i bashkėsisė nė kohė kur Franēesku ishte jashtė Italie – e bindėn Themeluesin se nuk mjafton vetėm fjala e gjallė, por nevojiten edhe normat e forta, precize, tė shkruara dhe tė aprovuara nga autoriteti kishtar. Kjo nevojitej aq mė tepėr sa mė afėr Franēesku e ndiente vdekjen. Prandaj, mė 1221. Shenjti hartoi Rregullėn e parė, nė tė cilėn e ka shprehur mė tepėr idealin e vet, se sa normat juridike. Ky dokument edhe sot ėshtė burim i madh i pėrshpirtėrisė franēeskane.
    Mė 1223. harton Rregullėn e dytė, mė tė shkurtėr, sė bashku me fra Leonin dhe fra Bonicin, duke marrė para sysh edhe sugjerimet e Kapitullit gjeneral, si edhe kėrkesat juridike tė sė drejtės kishtare, pėr tė cilat kujdesohej mė sė shumti kardinal Hugolini. Dhe kjo Rregullė u aprovua nga papa Honori III, mė 29. 11. 1223.


    Stigmatizimi

    A e donte dikush Krishtin aq fort sa shėn Franēesku? Vetėm Zoti e di. Por e sigurt ėshtė se, pėrveē Zojės sė Bekuar, kurrkush nuk i pėrngjante me mish dhe me shpirt sa ai. Ishte tashmė tepėr i sėmurė, por nuk mendonte aq pėr sėmundjen e vet, sa pėr vuajtjet e Krishtit tė kryqėzuar.
    Nė gusht 1224, sė bashku me pesė vėllezėr tė tjerė, shkoi nė malin La Verna pėr tė agjėruar "kreshmėt e Shėn Mihillit". Ditėn e Shėn Kryqit, mė 14. shtator, lutej posaēėrisht qė tė bėhet pjesėtar i vuajtjeve tė Krishtit nė kryq. Dhe Zoti bėri mrekulli: Franēeskut iu duk nė vegim njė Serafin i kryqėzuar. Nga varrat e tija ra diēka si rrezet e dritės nė trup tė shėn Franēeskut. Menjėherė nė duart, kėmbėt dhe nė kraharor tė tij u krijuan pesė plagėt e Krishtit tė kryqėzuar ("stigmata").
    Ishin plagė tė vėrteta, tė pėrgjakura, me dhembje tė forta. Franēesku i mbante nė trup tė vet plot dy vjet – deri nė vdekje. Kėshtu, me vullnet tė Zotit, u bė i ngjashėm me Krishtin edhe me trup, sikurse ishte me shpirt.
    Pėrkujtimin e kėsaj ngjarjeje Kisha e feston mė 17. shtator.


    Kėnga e krijesave

    Sėmundja e rėndė nuk ia theu shpirtin. Pas njė nate tė vėshtirė, tė pa gjumė – pėr shkak tė dhembjeve tė rėnda, Franēesku ua dha vėllezėrve strofat e para tė Kėngės sė krijesave (apo: "Kėngės sė vėllait Diell"), nė tė cilėn e lėvdon Zotin pėr tė gjitha krijesat e tija, tė cilat i quan vėllezėr dhe motra. Mė vonė ia shtoi edhe disa strofa tė tjera. Mė nė fund edhe strofėn pėr "motrėn vdekje".
    Kjo kėngė ėshtė perlė e letėrsisė botėrore – sepse kurrkush krijesat e Zotit nuk i kuptoi sikur shėn Franēesku. Kurrkush nuk i donte sa ai. Jo vetėm krijesat e gjalla: shtazėt, zogjtė dhe peshqit, por edhe natyrėn e vdekur: tokėn, ujin, zjarrin, Diellin, Hėnėn, yjet... Pėr kėtė arsye edhe u shpall pajtor i ekologjisė, i natyrės sė shėndoshė dhe tė pastėr.
    Kjo kėngė ėshtė njėkohėsisht vepėr e parė e letėrsisė italiane, sepse ėshtė hartuar nė gjuhė kombėtare, e jo latinisht, sikurse nė atė kohė shkruhej nė Itali. (Nė fund tė kėsaj libreze e botojmė pėrkthimin e saj nė gjuhėn shqipe.)


    Vdekja dhe kanonizimi

    Gjendja shėndetėsore e shėn Franēeskut keqėsohej gjithnjė e mė tepėr. Nuk mund t'i ndihmonin as mjekėt e vendit, as mjekėt e papės nė Sienė. Prandaj u kthye nė Asiz. Por dėshira e tij ishte tė vdesė nė Porciunkullė. Disa ditė para vdekjes e ēuan atje.
    Tė shtunėn, mė 3. tetor 1226. nė mbrėmje, i bekoi fretėrit e vet qė ishin dhe qė do tė bėhen, kėndoi me vėllezėr Kėngėn e krijesave – bashkė me strofėn pėr motrėn vdekje, dėgjoi njė pjesė tė Ungjillit dhe mė nė fund sė bashku me vėllezėr kėndoi Psalmin 141, e pastaj dha shpirt. U varros mė 4. tetor nė Asiz, pėrkohėsisht nė kishėn e shėn Gjergjit. Kortezhi funeral kaloi pranė kishės sė shėn Damjanit, qė shėn Kllara me motrat e veta tė mund t'ia japin nderimin e fundit themeluesit tė vet.
    Pas vdekjes sė Honorit III, nė mars 1227, u zgjodh papa i ri – kardinal Hugolini, dashamiri i shėn Franēeskut, i cili mori emrin Gregori IX. Ai mė 19. korrik 1228. e shpalli kanonizimin e shėn Franēeskut tė Asizit – e regjistroi ndėr shenjtėrit e Kishės – dhe caktoi qė festa e tij tė festohet ēdo vit mė 4. tetor.
    Dy ditė para kanonizimit (mė 17. 7. 1228) filloi ndėrtimi i Bazilikės sė shėn Franēeskut nė Asiz. Nė tė pastaj (mė 1230) u varros trupi i tij, ku gjendet edhe sot.
    Nderimi i shėn Franēeskut pėrhapet dita–ditės brenda dhe jashtė Italisė, si edhe jashtė Evropės – ndėr tė krishterė, si edhe ndėr pėrfaqėsues tė religjioneve tė tjera, ndėr ata qė sado-kudo e njohin kėtė person tė mrekullueshėm. Dhashtė Zoti qė edhe populli shqiptar, i cili gjatė 50 vjetėve tė bllokadės shpirtėrore humbi shumė nė kėtė pikėpamje, tė pasurohet shpirtėrisht me njohjen dhe me nderimin e kėtij shenjti tė madh, pa tė cilin bota sot nuk do tė ishte ajo qė ėshtė.
    I mrekullueshėm ėshtė Zoti nė shenjtėrit e vet!


    (Marre nga http://www.forumikatolik.net/showthread.php?t=996)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162





  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Litani nė nder tė shėn Franēeskut


    O Zot, ki mėshirė!
    O Krisht, ki mėshirė!
    O Zot, ki mėshirė!
    O Krishti, ndiejna ne!
    O Krisht, dėgjona ne!


    Ati prej qiellit, Zot, – ki mėshirė pėr ne!
    Biri, Shpėrblyesi i botės, Zot, – ki mėshirė pėr ne!
    Shpirti Shenjt, Zot, – ki mėshirė pėr ne!
    Shenjta Trini, njė i vetmi Zot, – ki mėshirė pėr ne!


    Shenjta Mari, – lutu pėr ne!
    Shenjta Nėna e Tenzot, – lutu pėr ne!
    Shenjta Virgjra e virgjrave, – lutu pėr ne!

    Shėn Franēesk, vlerėsues kritik i botės, – lutu pėr ne!
    Shėn Franēesk, imitues pedant i Jezu Krishtit, – lutu pėr ne!
    Shėn Franēesk, themelues i tre urdhrave, – lutu pėr ne!
    Shėn Franēesk, shtyllė e fortė e Kishės Katolike, ...
    Shėn Franēesk, mėsues i dėgjesės, ...
    Shėn Franēesk, pasqyrė pėrvujtnie, ...
    Shėn Franēesk, zambak pastėrtie,
    Shėn Franēesk, shembull butėsie,
    Shėn Franēesk, dashurues i flakėt i Zotit,
    Shėn Franēesk, shembull i dashurisė ndaj tė afėrmit,
    Shėn Franēesk, shembull i shkėlqyeshėm i virtyteve hyjnore,
    Shėn Franēesk, burrė sipas zemrės sė Zotit,
    Shėn Franēesk, ngadhėnjyes mbi shpirtrat e kėqij,
    Shėn Franēesk, figurė e vėrtetė e Shėlbuesit tė kryqėzuar,
    Shėn Franēesk, me pesė varrė i stolisuri dashamir i Zotit,
    Shėn Franēesk, mrekulli e pėrhershme e Tejetlartit,
    Shėn Franēesk, seraf i ndezur flakė me dashuri ndaj Hyjit,
    Shėn Franēesk, patriku i madh i tė mjeruarve,
    Shėn Franēesk, profet i shndritur dhe i frymėzuar,
    Shėn Franēesk, apostull i zellshėm,
    Shėn Franēesk, martir i dashurisė hyjnore,
    Shėn Franēesk, dėshmitar i mrekullueshėm i fesė,
    Shėn Franēesk, rojės i ndėrgjegjshėm i virgjėrisė,
    Shėn Franēesk, bashkėqytetar i lavdishėm i tė gjithė shenjtėrve,
    Shėn Franēesk, ndėrmjetės i fortė tek Zoti.


    O Qengji i Hyjit, ti qė shlyen mėkatet e botės,
    – na fal ne, o Zot!

    O Qengji i Hyjit, ti qė shlyen mėkatet e botės,
    – dėgjona ne, o Zot!

    O Qengji i Hyjit, ti qė shlyen mėkatet e botės,
    – ki mėshirė pėr ne!

    – Lutu pėr ne, o shenjti Franēesk!
    – Tė bėhemi tė denjė pėr premtimet e Jezu Krishtit.

    Tė lutemi!

    O Zot, ti atin tonė serafik, shėn Franēeskun e Asizit, me jetėn e tij nė varfėri dhe pėrvujtni e bėre figurė tė gjallė tė Krishtit. Bėj qė sipas shembullit tė tij tė shkojmė besnikėrisht pas Birit tėnd dhe tė bashkohemi me ty nė dashuri tė hareshme. Nėpėr Krishtin, Zotin tonė.
    Amen

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    KĖNGA E KRIJESAVE


    I Tejetlarti, i Gjithpushtetshmi,
    o Zoti ynė i mirė!
    E jotja ėshtė lavdia, lumturia,
    nderi dhe ēdo bekim.
    Kėto Tė takojnė vetėm Ty,
    ndėrsa asnjė njeri nuk ėshtė i denjė
    as emrin e shenjtė qė Ta pėrmendė.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    me tė gjitha krijesat e Tua –
    posaēėrisht me vėllain,
    zotėrinė Diellin.
    Prej tij na vjen dita
    dhe ai na ngroh me rreze tė veta.
    Ai ėshtė i bukur
    dhe plot me dritė shkėlqyese,
    i pėrngjan, o i Larti,
    dritės Sate tė hyjnueshme.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes motrės sonė Hėnės
    dhe vėllezėrve yje!
    Ata tė shkėlqyeshėm,
    tė dashur dhe tė bukur
    i ke shpėrndarė nėpėr qiellin Tėnd.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes motrės sonė Erės,
    pėrmes Ajrit dhe Reve
    dhe Kthjelltėsisė sė shkėlqyer,
    dhe pėrmes tė gjitha
    moteve tė Tua,
    me tė cilat i mban krijesat e Tua.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes vėllait tonė Ujit.
    Ai ėshtė shumė i dobishėm,
    i pėrvujtė, i ēmueshėm dhe i pastėr.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes vėllait tonė Zjarrit,
    i cili natėn e errėt na e shndrit.
    Ai ėshtė i bukur dhe i kėndshėm,
    i fortė dhe pėrvėlues.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes motrės sonė Tokės.
    Ajo na ushqen dhe na mban,
    na jep fryte tė ėmbla, lule tė larme dhe gjelbėrim.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes atyre qė falin
    pėr dashuri tėnde,
    dhe i pėsojnė me gėzim
    vuajtjet jetėsore.
    Tė lumėt ata qė ēdo gjė e bėjnė me paqe,
    sepse do t'i kurorėzosh
    me kurorė tė amshuar.

    Qofsh lėvduar, o Zoti im,
    pėrmes motrės sonė
    vdekjes sė trupit,
    cilės asnjė i vdekshmi
    nuk do t'i ikė.

    Tė mjerėt ata, qė vdesin
    me mėkat tė rėndė!
    Kurse tė lumėt ata, tė cilėt Ti i gjen
    sipas dėshirės Sate tė shenjtė,
    sepse vdekja tjetėr
    nuk do t'i humbasė!

    Lavdėronie dhe bekonie Zotin tim,
    falėnderonie Atė,
    shėrbeni Atij tė gjithė
    me pėrvujtni tė madhe!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Lutja e shėn Franēeskut


    O Zot, mė bėj tė jem mjet i paqes Sate:
    ku ka urrejtje – unė ta sjell dashurinė,
    ku ka fyerje – unė ta sjell faljen,
    ku ka mospajtim – unė ta sjell bashkimin,
    ku ka mashtrim – unė ta sjell besimin,
    ku ka dėshpėrim – unė ta sjell shpresėn,
    ku ka terr – unė ta sjell dritėn,
    ku ka pikėllim – unė ta sjell gėzimin.

    O Zot, bėj qė mos tė kujdesohem aq
    qė tė jem ngushėlluar – sa tė ngushėlloj,
    qė tė mė kuptojnė – sa t’i kuptoj unė tė tjerėt,
    qė tė mė duan – sa tė dua.

    Sepse: kush dhuron vetveten – e fiton vetveten;
    kush harron vetveten – e gjen vetveten;
    kush fal – do t'i falet;
    kush i vdes vetvetes – lind pėr jetėn e amshuar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •