E ka pare kush serialin me te ri komik ne Vizion Plus? Jepet te marten, te enjten dhe te shtunen ne oren 19.50. Titullohet Bar - Kafe. Mendoj se eshte nje nga gjerat me te mira deri me sot ne TV shqiptare. Kafeneja e zyrave ku administrata eshte duke kaluar kohen e lire, xhirohet pa vemendjen e tyre. Intriga e thashetheme, prapaskena e merira. Keto me sa duket jane temat e telekomedise, qe eshte nje format i njohur ne Europe si Cameracafe. Italianet psh jane shume te mire, por edhe stafi i aktoreve shqiptare nuk jane hiē keq. Do t'i pergezoja te gjithe. Vertet qe kemi nevoje per kete lloj humori qytetar. Bravo Vizion Plus!