Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Paketat RAR korruptohen kur i hedh nė DVD

    Kam nje problem me rar filet qe prej 2-3 vitesh dhe akoma nuk po e gjej se ku behet gabimi dhe si mund ti rregullosh. Do tju lutesha qe te me jepnit ndonje keshill .
    Problemi lind kur hedh ne DVD RaR apo Zip file
    Para se te bej upload dicka e konvertoj ne Rar duke e ndar ne pjese nga 100 MB e me pas e vendos ne DVD per te mos ngarkuar shume PC dhe per ta ruajtur si arkiv.
    Po kur mundohem qe ta bej upload ndodh qe ndonje pjese behet e pavlefshme , nuk mundem qe ta bej upload e as qe ta bej coppy ne PC
    Me ka ndodhur me DVD te reja e te vjetra , nuk ka pyet per moshe

    Ju faleminderit
    a1

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    A1,te pergezoj sinqerisht per punen e madhe qe ke bere.Ajo qe bie ne sy ne postet qe ke vene per programe filma etj eshte madhesia e nje cope ne rapidshare.Kam pare skedare te futur me madhesi 90-100 mb,nje cope e vetme.
    Ka mundesi qe problemin ta kesh te ngarkimi ne rapidshare,aty te ndodh korruptimi i 1 ose disa rar files qe jane pjese e nje filmi ose programi dhe per kete nuk e ka fajin kompjuteri.Eshte thjesht rrjeti,serveri jot qe te lidh me internetin dhe serverat ndermjetes qe percjellin nje pakete rar nga kompjuteri jot te serveri rapidshare.Skedaret e medhenj rar kuptohet kerkojne kohe me te gjate te ngarkohen,keshtu qe gjate kesaj kohe ekzistojne shancet qe te kete humbje paketash informacioni ne rrjet.Sikur edhe nje pakete informacioni te humbe,skedari rar korruptohet,nuk mund te hapet.Riparimi i skedareve te korruptuar eshte ceshtje shansi,nuk ka garanci.Shkakun kryesor e ke te transferimi i skedareve te medhenj.Po ta provosh me copa me te vogla 20 mb ka mundesi qe te mos kesh korruptim te copave qe ben upload te rapidshare,
    Po qe skedari rar i korruptuar,digje,piqe,kopjoje,skanoje ajo nuk te hapet.
    ---
    Nje opsion tjeter qe mund te provosh.Mund te perdoresh kgb arshiver. E ndan nje film psh ne copa 100 mb dhe pastaj i kompreson copat me kgb dhe i ben upload si skedare me madhesi te vogel ne rapidshare.Kjo te kursen kohe ne ngarkim dhe shancet per korruprim jane te vogla.Pra do harxhosh me shume kohe ne kompjuterin tend per kompresim me kgb dhe ne upload meqenese skedaret do jen relativisht te vegjel do ngarkohen shpejt.
    ---
    Kalimi i nje filmi nga kompjuteri ne rapidshare shkon neper nje numer procesesh qe i ke pare vete.Ajo qe do te shtoja ketu eshte identifikimi se ne cilin proces ndodh korruptimi.Mund te korruptohet nje cope rar kur ti i ben coptimin.Duhet testuar,cdo cope rar pas coptimit te nje filmi per te pare qe cdo rar file hapet dhe e nxjerr segmentin e filmit ne rregull.A e ke provuar qe ta ndash njehere filmin ne copa dhe pastaj cdo cope e kalon ne winrar.Kur poton linksat e rapidshare duhet vene edhe emri i programit qe ke perdorur per coptimin e filmit ose programit.Ato qe do e shkarkojne do perdorin te njejtin program qe ke perdorur ti per ti bashkuar copat.Mbase kjo mund te jete me e sigurte si proces.Jo ta futesh gjithe filmin ne winrar dhe coptosh me winrar.
    ---
    Persa i takon dvd,pasi i ke djegur duhet ti testosh rar filet ne kompjuterin tend a punojne ne rregull?Kur i ngarkon skedaret rar,i ngarkon nga DVD disku apo i ngarkon nga hard driveri.NQS i ngarkon nga DVD disku aty eshte gabimi.Per ta ngarkuar filmin perkohsisht hidhe ne hard drive dhe nga hard driveri e ngarkon ne Rapidshare dhe jo ngarkim nga DVD disku.Pra beji ekstrakt,ose kopy skedareve qe ke ne dvd disk,i hedh ne hard drive dhe prej andej i fut ne rapidshare.Ka mundesi qe gabimet krijohen nga dvd disku,drajveri i tij qe nuk punon mire ne lexim.Per volume kaq te medhaja qe fut ne rapidshare ta rekomandoj KGB archiver.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 04-10-2006 mė 18:51
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Si gjithmon shembullor Thx benseven11
    KGB archiver eshte tortur dhe per mendimin tim nuk ja vlen qe ta perdoresh , si per ate qe do ta bej upload dhe per ata qe do ta bejne download
    Kerkon nje PC shume te shpejt dhe ti japesh rreth 20 ore ne 1 GB
    Problemi qe me krijohet nuk vjen gjat kohes kur e bej upload por kur e djeg ne DVD. Kam nderruar dhe drajver dhe program qe perdor per djegje deri tek ri'instalimi i Windows kam arritur po perseri problemi vazhdon
    Sot psh bera upload Autodesk Invertor 11 dhe Autodes Building Systems v2007 qe jane rreth 7 GB dhe mu bllokuan qe te dyja per nga dy parts {dhe per cudi qe te dyja per part3 dhe part33........
    Nejse shume flm dhe rrofsh benseven11


    Ate temen time kush moter q*** e ka fshire

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kelcyra4ever
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Postime
    94
    do shtoja tek ato qe tha benseven11 vetem 1 gje

    ai* duhet te perdoresh dhe ndonje SFV Checker
    qe ato qe ben ti upload te mund ti bejne check ata qe i zbresin
    keshtu do dijne kush e ka fajin
    ai qe i ka bere upload apo rapidshare ose dcka tjeter


    http://www.traction-software.co.uk/SFVChecker/
    \m/ TiLL dEaTh KeLcYRiOT \m/

  5. #5
    Po ato parts qe jane te prishur nuk mundem qe ti bej upload. Te gjitha filet qe behen upload jane te rregullt.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ka shume mundesi qe te jete problem memorje RAM ose pjesa Ram e memorjes Hardware ose memorja ram mbushet,nuk ka hapesire te lire ne procesin e djegjes.Per pasoje djegja mund te kete ndonje moment stop,ndalon ne mes te rruges dhe me pas vazhdon deri ne fund dhe Nero jep djegje me sukses.Ne momentin kur procesi i djegjes ndalon perkohsisht mund te ndodhe djegje e keqe e ndonje rar file.Nqs kompjuteri ka 2 copa memorje 516 mb e heq nje cope dhe provohet djegja ne nje cd.A behet ne rregull?Nqs po del qe copa e memorjes ram
    qe hoqe krijon gabime ne ruajtjen e skedareve ne ram.Per pasoje ndonje rar file e ruajtur korruptohet.Nqs nuk ka ndonje ndryshim e rivendos copen e RAm-it qe hoqe dhe heq copen tjeter te ramit.A ka ndryshim ne djegje?Nqs djegja behet ne rregull atehere eshte faji i copes se memorjes ram qe hoqe qe krijon gabim ne ruajtje te skedareve rar.Shume modele memorjesh ram kane nje funksion per rregullim automatik te gabimeve ne ruatje.Disa modele memorjesh ram nuk e kane kete funksion,per pasoje qofte edhe nje gabim te ndodhe ai nuk korrigjohet nga vete memorja.Gabimi ngelet.Nqs pas testimit te copave RAM nuk ka asnje ndryshim atehere duhet jete problem i manaxhimit te hapesires se lire ne memorjen RAM.Nuk duhet lene ne asnje menyre qe memorja RAm te mbushet plot 100%.Mbushja 100% e memorjes ne procesin e djegjes jep padiskutim korruptim te ndonje skedari Rar apo ndonje lloj tjeter.Ajo qe te ngelet te besh eshte te instalosh nje program qe cliron memorje te lire aautomatikisht dhe ruan gjithmone rezerva memorje te lire ne cdo kohe.Nje program qe monitorizon situaten e hapesires se lire ne RAM dhe cliron memorje te lire automatikisht.Eshte nje program i vogel falas shum i mire RAM Page.http://www.jfitz.com/software/RAMpage/
    http://www.jfitz.com/software/RAMpage/rampg16.zip Pas instalimit,nxjerr nje ikone ne cep te ekranit.Klikohet ne te djathte te ikona dhe konfigurim.do dale nje figure si me poshte.Numrat me poshte te figura jane vene per rastin kur totali i memorjes Ram eshte 512 mb.Ne rast se memorja eshte 1 gb vendoset dyfishi i vlerave ne figure.Programi cliron memorje automatikisht,por mund te clirosh memorje edhe ne rruge manuale.Klik i djathte te ikona ne cep te ekranit dhe"free memory".Shume e rendesishme,nuk duhet bere clirim i memorjes as automatik,as manual kur je duke djegur skedare me nero ose program tjeter.Mire eshte qe te besh nje clirim te memorjes Ram manual perpara se te fillohet djegja.Ne opsionet e djegjes,nuk duhet qe shpejtesia e djegjes te jete maksimum,por ne nivel mesatar ose pak me ulet.Psh DVD drajveri ka shpejtesi djegje 16X,atehere duhet zgjedhur shpejtsi 8X ose 6 x.Kjo te jep me shume shanse qe disku do digjet ne rregull,megjithse djegja do kerkoje me shume kohe.Perfundimiutja e skedareve ne madhesi mbi 1gb per djegje shkakton difekte nga nje memorje 512mb.Sa me i madh totali ne gb i skedareve per djegje dhe sa me e vogel memorja RAM aq me te medhaja jane shancet per korruptim skedaresh ne djegje,ose deshtim te djegjes,prishje te diskut,moslexim i tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 09-10-2006 mė 14:09
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Lorencone
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    E di vete ti ska nevoje ta them une :)
    Postime
    183
    A te ndodh dhe me dvd te tjera ose me mire te them me data te tjera qe hedh ne dvd?Ne qoftese po vepro keshtu!
    1. Tek servicet ne control panel caktivizo IMAPI (Image Mastering Aplications)
    2.Ne qofte se ke Norton Antivirus caktivizoe per momentin kur ben djegien e dvd-se
    Shpresoj se te hyjne ne pune keto informacione
    Pershendetje
    I dorezuar me ne fund

  8. #8
    Edhe problemin e Ram e kisha menduar dhe per kete lidha dhe nje tjeter 1 GB + 512 mb qe e kishte Pc . Mendoje qe kemi te bejme me nje super Pc dhe nuk egziston problemi Ram te pakten ne memorje
    Gjithashtu edhe gabimi i nje cope Ram nuk egziston se i kam ndryshuar shume here.
    Lorencone me ndodh vetem me Rar & Zip file
    Sot vura re qe keto filet kur jane ne Dvd mundem qe ti hap qe aty por nuk mundem qe ti bej upload ose ti kopjoj ne Pc , as coppy ne Dvd tjeter
    Dmth qe kycen ne Dvd
    Ju flm shume Benseven11 , Lorencone

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ka mundesi qe disqet dvd boshe qe ke perdorur per djegje te kene mbrojtje ndaj kopjimit per materialet qe djeg ne to, CPRM (Content Protection for Recordable Media).Keshtu qe nje material i djegur nuk mund te kopjohet ne hard drajv.Ketu perfshihen DVD disqet Maxell, Mitsubishi,Taiyo,Yuden,TDK ).Mund te provosh DVD diskun ne nje kompjuter tjeter.Nqs kopjimi behet ne rregull,atehere mund te kete ndonje problem me kabllin fasho qe lidh dvd drajverin me madherbordin.Duhet blere nje kabell i ri.Ose mund te kete nevoje qe dvd drajverit ti instalohet nje version i ri firmware.A e ke provuar ti kalosh rar filet nga dvd disku ne hard drajv me dhune duke perdorur ndonje program recovery qe lexon dvd dhe i kalon skedaret ne nje direktori ne hard drajv duke perdorur funksionin recover files..
    "Data recovery tools for Bad CD/DVD/Floppy" "cddvd_diagnostic","Cd roller"
    Jane nje grup programesh.Programi diagnostik i ben nje skanim gjithe rar files dhe verifikon qe jane te gjitha ne rregull,crc check dhe te njofton per ndonje problem,qe mund te jete shkak qe mund te kete lidhje me mos kopjimin.
    http://d.turboupload.com/d/265043/cdvdflo_2006.rar.html
    ose http://rapidshare.de/files/10674194/..._2006.rar.html 13 mb
    Password Mero_2006
    Kur i hap skedaret rar ne disk,provo ti besh klik i djathte skedarit brenda exe,avi
    dhe "extract to the specified folder". Zgjdhet C:\ ne panelin djathtas te direktorive
    A behet extraktimi/dalja e skedarit qe eshte brenda rar files per ne hard drajv?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 11:26
  2. Paketat e cigareve me foton e Berishes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 11:02
  3. Si mund te instaloj paketat PEAR ne windows?
    Nga alditirona nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 14:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •