Analize nga Koēo Danaj
Legalizohet ndarja e Maqedonise
Le te fillojme me faktet pasi ato jane argument. Ashtu siē nuk jane te tilla mendimet, bindjet apo pershtypjet e njerit apo tjetrit. Faktet na ndihmojne qe te gjykojme me drejt.
Fakti i pare: Shoqata e historianeve shqiptare te Maqedonise diskuton lidhur me masat per vendosjen e monumentit te Skenderbeut ne Shkup. Por ky diskutim nuk zhvillohet ne ndonje nga zyrat e Akademise se Shkencave te Maqedonise. Ai zhvillohet ne sallen e nje shkolle fillore me emrin e bukur Liria
Fakti i dyte: Monumenti i Skenderbeut nuk do te vendoset ne ndonje pike kryesore te kryeqytetit te perbashket te shqiptareve dhe maqedoneve, te Shkupit. Jo, Heroi Kombetar i shqiptareve, Skenderbeu do te vendoset ne nje nga Komunat e pastra shqiptare te Shkupit, ne komunen e Cairit.(Dhe ky eshte vendimi i atyre qe historine e shtetit te tyre e kane marre nga Greqia apo Bullgaria. Per interes te lexuesit mjafton te kujtojme se Jane Sandanski qe Shkupi e trajton si hero te tij eshte nga Bullgaria, ku ka edhe nje qytet me emrin e tij. Ndersa idelogu i VMRO Goce Delēevi eshte nga Kokushi i Selanikut ne Greqi).
Fakti i trete: Ne Piken turistike Mavrovo ne Maqedoni, Nje OJQ amerikane qe merret me marrdheniet etnike dhe ambasada zvicerane ne Maqedoni u perpoqen te nxisin dialogun demokratik midis faktoreve politike ne Maqedoni. Cfare ndodhi ? As Ali Ahmeti dhe as Arber Xhaferri nuk moren pjese ne takim. Ndersa moren pjese Kryeministri Gruevski dhe kryetarja e LSDM Shekerinska.
Fakti I katert: Kryeministri Gruevski deklaroi ne nje deklarate televizive se UCK ka qene nje organizate terroriste. Dhe pas deklarimit, ai kerkon dialog me liderin e terroristeve Ali Ahmeti!!!
Mjaftojne kater fakte te fresket per te pohuar nje realitet actual apo per te dhene nje prognoze te se ardhmes. Cila eshte ajo? Eshte prognoza e ndarjes se Maqedonise. Qeveria e Gruevskit, partia e Gruevskit, aleatet e tij kane treguar dhe vazhdojne te tregojne se perballe barazise me shqiptaret preferojne ndarjen me shqiptaret. Perballe supremacise mbi shqiptaret ata jane te gatshem te organizojne dhe sponsorizojne me dhjetra takime si ai I Mavrovos. Gruevski preferon dhe deshiron imazhin e barazise me shqiptaret. Por kundershton dhe nuk pranon realitetin e barazise me shqiptaret. Prandaj edhe nje dite para Mavrovos, bashkepuntoret e tij ju dhane te drejte historianeve shqiptare qe te mblidheshin ne nje nga klasat e shkolles fillore Liria. (Kaq eshte barazia reale e Gruevskit ndaj shqiptareve: Vetem Shkolle Fillore meritojne shqiptaret. Organizatori I Referendumit famekeq te 7 nentorit 2004 per hedhjen poshte te Marreveshjes se Ohrit sebashku me Teodor Petrovin, nuk mund te pranoje tu jape me shume shqiptareve). Ai mund te pranoje barazi ne trafiqe dhe kontrabande, por jo ne politike, ekonomi dhe ne shoqeri.
Faktet e mesiperme jane te fundit, por nuk jane te vetmit. Teresia e tyre ka nje domethenie. Gruevski parapelqen me shume ndarjen e Maqedonise se sa barazine reale me shqiptaret. Ai ka dhene me dhjetra prova per pohimin e siperthene. Ai pranon te legalizoje ndarjen e Maqedonise se sa te legalizoje barazine me shqiptaret. Tashme Topi eshte ne fushen e politikes shqiptare. Si do te sillet Xhaferri dhe Ahmeti ? Do te pranoje Arber Xhaferri qe te vazhdoje te luaje me shume rolin e nje ideologu pan shqiptar apo do te pranoje sfiden e Gruevskit dhe do te riparoje gabimin objektiv te prill 2001-shit ? Do te vazhdoje Ali Ahmeti me idealizem te tejkaluar te luaje rolin e nje internacionalisti si Dimiter Tucoviēi dhe Goce Delēevi apo do te pranoje sfiden e Gruevskit dhe Petrovit ? Dhe pyetja e fundit : A do te vazhdojne shqiptaret ne Maqedoni te jene bekshinj te saj ? Pyetjet e mesiperme qendrojne varur ne Portat politike te PDSH. BDI dhe PPD ne Tetove. Ato presin pergjigje. Dhe ne pritje te pergjigjes : Skenderbeu e ka vendin ne Cair!!!
Krijoni Kontakt