Ceshtja eshte jo cfare duam ne, por cfare ngjet "ombjektivisht".
Brar, perse nuk guxon tia ngreje Kadare keto qe shkruan ti me siper atij Qoses, por i rekomandon te shkoje ne psikiatri per gjera te tjera qe vetem lidhen me personin e Kadarese?
Ceshtja eshte jo cfare duam ne, por cfare ngjet "ombjektivisht".
Brar, perse nuk guxon tia ngreje Kadare keto qe shkruan ti me siper atij Qoses, por i rekomandon te shkoje ne psikiatri per gjera te tjera qe vetem lidhen me personin e Kadarese?
ja ke fut kot - po hajtPostuar mė parė nga Brari
vetem nje gje eshte non-sens
komunisti te akuzoje te tjeret per komunista vetem ktu kam pare
komunisti smajl ska nga ti ik partise meme , eshte pjese e saje
Nga: Olsi Jazexhi
Kur nė Korrik tė vitit 1990 vegjėlia e Shqipėrisė, e cila ishte shtypur pėr vite tė tėra nga regjimi despotik i Enver Hoxhės, theu muret e ambasadave, pėr tu ēliruar nga shtypja e regjimit dhe bashkuar demokracisė liberale qė ekzistonte nė Perėndim, shkrimtari mė i madh i regjimit tė asaj kohe, Ismail Kadare, qe po tronditej nga rrėzimi i pushtetit, nxitoi tė sulmojė tė rinjtė revolucionarė tė Tiranės siē kishte bėrė edhe mė parė mė Fadil Paēramin e Todi Lubonjėn, duke i quajtur; jashtėqitja e kombit. Mė kujtohet si tani sesi shtypja e regjimit kishte tronditur aq shumė rininė e lagjes sė Kombinatit ku unė jetoja, saqė ajo ishte e gatshme tė pėrballej pėrditė, me tulla dhe gurė me makinėn ushtarake tė komunizmit.
Deklarata e Kadaresė kundėr rinisė qė solli demokracinė nė Shqipėri, ishte e rėndė pėr djemtė e Kombinatit. Ata ndėrsa mblidheshin pėrnatė dhe shkėmbenin me njėri tjetrin thashethemet e ditės dhe arritjet kundėr regjimit, shanin me sa tju zinte goja edhe shėrbėtorin mė tė madh tė komunizmit, i cili i pati quajtur ata, djemtė e pėrgjakur nga makina policore e regjimit; jashtėqitje. Mė kujtohet si tani sesi nė njė natė vere, nė bllokun e parafabrikateve nė Kombinat rinia e lagjes sonė mallkonte Kadarenė, ndėrsa ditėn tjetėr mbushi muret e lagjes me grafitė kundėr Partisė sė Punės, Nexhmije Hoxhės dhe vetė Ismail Kadaresė.
Megjithatė me kalimin e viteve, akrobacitė qė politikės sonė iu desh tė ndėrmarrė, ndėr tė tjera rehabilituan edhe vetė shėrbėtorin mė tė madh tė regjimit tė frikshėm tė tė kaluarės; Ismail Kadarenė. Duke nisur qė nga viti 1991 Kadareja i arratisur nė Francė nisi tė ndryshojė tezat e tij. Nė Paris, ai u deklarua disident dhe nisi tė sulmojė
tashmė jo vetėm ish-eprorėt e tij, por edhe shumė kujtime tė tjera tė popullit shqiptar. Kadareja i cili nė shkrimet e tija tė kohės komuniste, si pėr shembull nė shkrimin Realizimi socialist arti i madh i revolucionit botuar nė Zėri i Popullit, nė 13 janar 1974 ishte mėsuar tė shajė tė gjitha fetė, tė quaj Kuranin dhe Biblėn si shpirti i reaksionit botėror, tė
sulmojė pėrfaqėsuesit e fesė nė Shqipėri, qė nga Fishta dhe me radhė dhe tė mbrojė arritjet e revolucionit kundėr kapitalizmit, pas vitit 1991 do tė bėnte ndryshim. Nga Parisi, Kadareja nuk do tė sumonte mė armiqtė e Partisė si Fadil Paēramin dhe Todi Lubonjėn siē bėnte nė 1974-ėn, por nacionalistėt shqiptarė dhe fenė e shumicės sė popullit tonė, Islamin.
Siē edhe Rexhep Qosja kujton nė shkrimin e tij nė gazetėn SHQIP mė 15.06.2006, nė vitin 1991 nė librin nga Nėntori nė Nėntor, shkrimtari francezo shqiptar Ismail Kadare, nisi agjitacion propagandėn e re e cila do ta shoqėronte atė nė tė gjithė epokėn e paskomunizmit. Islami i cili shihej me pėrbuzje nga strehimdhėnėsit e tij francezė do bėhej edhe njė nga armiqtė mė tė mėdhenjė tė Kadaresė sė pas viteve 91. Ja sesi e argumentonte Kadareja sulmin kundėr Islamit nė vitin 1991 dhe mirėsinė qė komunizmi kishte bėrė nė Shqipėri;
Prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra, dhe nostalgjinė e kohės paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), derisa tia linte vendin fesė sė krishterė, ose mė saktė kulturės sė krishterė. Kėshtu qė sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967) do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn.
Ndėrsa pėr Kadarenė nė vitin 1974, armiq tė kombit shqiptar, pėrveē islamit, kishin qėnė edhe katoliēizmi dhe priftėrijtė e tij, si Fishta me Koliqin, tė cilėt Kadareja i quante agjentė tė Vatikanit, filoitalianė, fashistė, partizanė tė ēkombėtarizimit dhe romanizimit tė kulturės sonė, pas vitit 1991 kėta tė fundit Kadareja do ti bėnte shenjtorė. Togfjalėshi Evropė dhe katoliēizėm janė dy fjalėt e shenjta qė kanė zėvendėsuar slloganet me tė cilat Kadareja i drejtohet kombit shqiptar nė epokėn pas-komuniste. Ndėrsa gjatė kohės sė komunizmit pėr Kadarenė armiqtė e kombit projektoheshin te tė huajt, imperialistėt dhe revizionistėt, klerikėt katolikė dhe gjergjfishtėt fashistė, pas 1991-shit hasmit e rinjė tė Kadaresė janė projektuar te osmanėt, myslymanėt, islami, lindja dhe haxhiqamilėt.
Shkrimet e Ismail Kadaresė kundėr pėrkatėsisė kulturore dhe nacionalizmit shqiptar nė shumė raste kanė ndezur reaksione tė forta nė rrethet e shqiptarėve anembanė botės. Shumė luftėtarė tė UĒK-sė pėr shembull, ndėrsa luftonin nė Maqedoni me sundimtarėt maqedonė dhe dėgjonin Kadarenė qė i mallkonte si kėlyshė tė Enverit nga pas, e kanė kuptuar mirė qė pas maqedonėve, nė Tiranė ata kanė hasėm edhe mė tė mėdhenjė.
Njė patern i Kadaresė sė kėtyre viteve tė fundit ka qėnė qė pėrveēse tė shajė dhe mallkojė muslimanėt dhe nacionalistėt nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, tė kthehet edhe nė kryeagjentin e neo-imperializmit kulturor tė frank-katoliēizmit nė Ballkan. Si pasojė e shenjtit tė rikonkuistėt katolike qė ai ka pranuar tė bėhet nė Shqipėri, Kadareja edhe ėshtė sponsorizuar nga kancelaritė e katoliēizmit perėndimor, nė tė njėjtin mėnyrė siē ėshtė sponsorizuar edhe Esad Pashė Toptani pas shitjes qė i bėri Shkodrės nė fillimin e shekullit tė XX-tė. Esadizmi dhe kuislingizimi i Kadaresė mund tė shihen edhe nė veprat e tija paskomuniste. Mė pėrfaqėsuesja e mendimit esadist dhe servil tė Kadarėsė ėshtė novela Viti i Mbrapshtė. Nė Vitin e Mbrapshtė Kadareja rrėfen qartė misionin e tij tė ri. Duke sulmuar revoltėn e Shqipėrisė sė Mesme tė viteve 1914 1915, kur populli shqiptar u ēua kundėr imperializmit tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat bėnin lojra dhe pazare me fatet e kombit tonė, Kadareja tregon trendėn e re tė cilėn ai kėrkon qė politika por edhe populli shqiptar tė ndjekė kėtej e tutje.
Novela Viti i Mbrapshtė shan, shpif dhe flet me pėrēmim pėr patriotėt e Shqipėrisė sė Mesme tė cilėt kundėrshtuan me pushkė kolonizatorėt evropjano - perėndimorė. Urrejtja e Kadaresė drejtohet kundėr shtresės sunite muslimane tė Shqipėrisė e cila i tha jo imperializmit evropjan dhe kėrkoi qė tė vendosė vetė fatet e saja nė fillim tė shekullit tė XX-tė. Udhėheqėsit popullorė shqiptarė qė u ēuan kundėr kapter Vidit dhe ushtarėve tė tij hollandezė dhe romunė, pėr Kadarenė janė rebelė, tė prapė, anadollakė. Nė pasazhet e librit Viti i Mbrapshtė i cili ju mėsohet me imponim edhe nxėnėsve tė shkollave tė Mesme tė Republikės sė Shqipėrisė, Kadareja shan shqiptarėt muslimanė; apo mė saktė siē edhe ai i quan, bandat myslymane tė Esat Pashės, tė cilat sipas Kadaresė donin ta ndajnė Shqipėrinė nga Evropa dhe ēojnė drejt Azisė. Pėr Kadarenė lufta kundėr imperializmit rrėfehet si aziatike, ndėrsa nėnshtrimi ndaj okupatorėve si evropjanizėm. Pėr Kadarenė kapter Vidi me rruspijet e tija, tė cilat populli tiranas i kishte tė vėshtirė ti pranonte si pėrfaqėsuese tė kombit, rrėfehen si shpėtimi dhe nderi i tij. Ndėrsa shqiptarėt krenarė qė pritėn me pushkė kapter Vidin siē priti edhe De-Goli i tij francez me pushkė Hitlerin, Kadareja i quan tė prapė, anadollakė dhe aziatikė. Pėr kėtė Kadareja i atribuon revolucionarėve fshatarė edhe njė kėngė, sipas sė cilės kėta urrenin Shqipėrinė kaq shumė, dhe donin vetėm Turqinė saqė pėr himn kishin kėtė kėngė:
Pėr nė xhenet u nisėm,
mbėrritėm nė xhehenem
Shqipėri moj kuēkė
Ēna bėre verem
Sipas Kadaresė, Shqipėria duhej vetėm nga Vidi dhe mercenarėt e tij rumunė dhe hollandezė. Ndėrsa ata qė ja donin gropėn asaj ishin shqiptarėt. Dhe kėtu jo shqiptarėt dosido, por ata myslymanė. Urrejtja qė Kadare rrėfente pėr fetė nė 1974 kur shkruante se: Bibla dhe Kurani, (janė) puse tė pashtershme ideshė reaksionare pas vitit 1991 duket se ėshtė transformuar nga ai vetėm me tezėn se Kurani ėshtė ky pus reaksioni. Ndėrsa muslimanėt rrėfehen si fatkeqėsia e kombit nga Kadareja antimusliman, mirditorėt katolikė tė cilėt me nė krye Gjon Marka Gjonin apo Preng Bib Dodėn u vunė nė shėrbim tė imperializmit tė Fuqive tė Mėdha dhe kishin vėrshuar drejt Durrėsit pėr tė nėnshtruar pjesėt myslymane tė Shqipėrisė, nuk preken aspak, apo trajtohen edhe si pozitivė.
Antimyslymanizmi dhe anti-kombėtarizmi i Kadaresė gjendet i pėrsėritur parreshtur nė vitet e fundit nė njė seri shkrimesh tė tij, ku pėrveē mallkimit qė Kadare i ka bėrė nacionalistėve shqiptarė, kėtyre, ju ka kėrkuar herė pas here edhe qė tė konvertohen nė fenė e Romės, apo mė saktė tė princit katolik, atletit tė Krishtit dhe mbrojtėsit tė Vatikanit, i cili sipas Kadaresė ėshtė Gjergj Kastrioti.
Fryma pro-imperialiste dhe pėrēarėse fetare e Kadaresė shprehet edhe nė shkrimin e tij, Identiteti Evropjan i Shqiptarėve, kur me terma raciste ai sulmon kulturėn e bejtexhive shqiptarė pėrkundėr asaj qė pėr strehuesit e Kadaresė nė Paris, ėshtė politikisht korrekt; letėrsia latino katolike e Bogdanit me kompani. Sulmi antimusliman i Kadaresė shihet qartė edhe kur ai sulmon hyrjen e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike dhe kėrkon izolim e saj dhe shqiptarėve muslimanė vetėm me perėndimin. Antimuslimanizmi i Kadaresė arrin kulmin kur ai ju pėrkujton shqiptarėve nė shkrimin nė fjalė edhe deklaratėn e shpikur ndaj Konicės, e cila presupozon qė ai tė ketė thirrur muhamedanėt shqiptarė tė pėrqafojnė fenė e Romės.
Edhe pse Kadarenė nė tė kaluarėn e kanė sulmuar shumė vetė pėr krimet e tij, denoncimi i akademikut Rexhep Qosja duket se ka qėnė mė i efektshmi pėr tė rrėfyer konjukturalizmin e Ismail Kadaresė. Rexhep Qosja, si njė komrad i vjetė i shkrimtarėve komunistė shqiptarė nė shkrimin Identiteti i Shpėrfillur ka thyer fuqishėm heshtjen qė ka kapluar mendimin e lirė shqiptar nė kėto vitet e fundit. Pėrveēse vėnies nė pah tė asaj qė tė gjithė dinė; qė Kadareja ėshtė njeri konjukturash dhe servil regjimesh, Qosja ka vėnė nė pah racizmin gjeografik dhe fetar qė shkrimtaro shqiptaro francez ka eksportuar nga metropoli kolonial i Republikės sė Pestė Franceze nė Tiranė. Qosja vė nė pah edhe antishqiptarizmin e Kadaresė, kur ai sulmon revoltėn popullore shqiptare tė viteve 1914 1915 por lė nė heshtje krijimin e Republikės Katolike tė Mirditės nga Gjon Marka Gjoni dhe Dom Loro Caka, apo kur sulmon luftėtarėt e lirisė nė Kosovė dhe Maqedoni si kėlyshė tė Enverit.
Megjithatė, denoncimi qe Kadaresė po i bėhet kėto kohėt e fundit nga disa akademikė profilik tė letrave shqipe si Abdi Baleta, Rexhep Qosja etj, duket se nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė thyer proteksionin dhe statusin e Kadaresė. Ismail Kadare gėzon mbrojtje shtetėrore nė Republikėn e Shqipėrisė. Ai siē edhe zoti Leskaj ka zakon tė thotė, ėshtė njė monument kulture. Pasi ka mundur tė rehabilitohet pas rėnies sė komunizmit tė cilit i shėrbeu pėr 45 vjet, Kadareja nuk e ka problem rehabilitimin dhe mbrojtjen zyrtare edhe nga regjimi i doktor Berishės. Daljet publike tė Kadaresė me MJAFT-in, ambasadoren amerikane, italianėt etj rrėfen qė pas Kadaresė sot, nuk qėndrojnė mė shtete kombėtarė si nė ditėt e komunizmit, por fuqi globale. Apo siē Kadareja do ta kishte shkruar vetė vite mė parė, pas tij sot qėndrojnė Klasat Sunduese; imperialistėt dhe monopolistėt e mėdhenjė tė perėndimit kristjan.
Pas Kadaresė sot qėndrojnė edhe Opus Dei dhe organizatat e tjera sekrete tė Kishės Katolike tė cilat tek ai kanė gjetur renegadin me profilik tė Kishės Perėndimore nė Shqipėri. Njė gjė e kėtillė u pa qartė edhe ditėn e enjte tė datės 22 qershor 2006 kur nė krah tė Kadaresė regjimi i doktor Berishės kishte vendosur ish-doganierin tanimė ministėr kulture dhe pėrfaqėsues i interesave katolike nė Shqipėri, Bujar Leskaj, i cili sėbashku me mercenarėt e Opus Deit dhe institutit katolik Alcide De Gasperi nė Tiranė, ēertifikoi paprekshmėrinė e Kadaresė e Ismail Kadaresė. I rrethuar nga vllehėt antishqiptarė Aurel Plasari dhe Maks Velo, priftėrinjtė Adrian Ndreca, Zef Pllumi, dhe fondamentalisti katolik Fahri Balliu dhe pėrfaqėsuesi zyrtar i Italisė nė Tiranė, ambasadori Attilio Massimo Iannucci, Kadareja dėshmoi zyrtarisht proteksionin ndėrkombėtar qė ai gėzon. Apo mė saktė statusin e Brahmanit tė kombit apo rilindėsit modern qė regjimi Berisha po i jep kėtij oportunisti strukturash.
Duke qėnė nė shėrbim tė Fuqivė tė Mėdha, Kadareja i ditėve tona, kombit shqiptar po i dikton ashtu si edhe nė shkrimin Realizimi socialist-arti i madh i revolucionit tė vitit 1974 vijėn politikisht korrekt qė ky komb duhet tė ndjekė. Vetėm se nė kundėrshtim me 1974 kur Kadareja i mėsonte shqiptarėt tė ishin antimperialistė, antirevizionistė, antikatolikė e antimuslimanė, Kadareja i ditėve tona kėrkon qė kombi i ri shqiptar tė jetė anti-islamik, pro-katolik, anti-kosovar, kundėr Botės Islame, anti-arab, anti-aziatik dhe anti-turk. Pėrkthyesi mė i mirė i mendimit kadarejan, Maks Velo arriti tė perifrazojė shumė mirė ideologjinė e patronit tė tij shpirtėror mbi tė ardhmen e kėtij kombi, nė shkrimin Qoseizimi ose teoria e urrejtjes. Sipas Maks Velos identiteti i ri i shqiptarėve gjatė shekullit tė XXI duhet tė jetė i ndarė nga ai i kosovarėve primitivė, nė luftė kundėr shqiptarėve tradhėtarė muslimanė, dhe nė aleancė tė pandashme me institucionet e Opus Deit dhe Kishės Katolike, pėr tė realizuar atė qė Princ Vidi nuk arriti tė realizojė nė fillimet e shekullit tė XX nė Shqipėri; ēislamizmin dhe ēkombėtarizimin e shqiptarėve. Dhe mesa shihet, shenjtori i gjithė kėsaj rikonkuiste tė ditėve tona, tashmė, nuk do tė jetė mė Nėnė Tereza siē predikonte Kastriot Myftaraj disa vite mė parė, por vetė Shėn Ismail Kadareja. Ai qė nė vitin 1974 quante Gjergj Fishtėn filoitalian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė... shovinist i tėrbuar dhe njėkohėsisht kozmopolit i tėrbuar, duket se po pėrmbush ato me tė cilat akuzonte tė tjerėt vite mė parė.
ols..o djal kombinati.. paske lajthitur keq..
gjynaf..
ja si bashkohen obskurantistet.. kanibalet e mafiozet ne nje poce.. e p.jerdhin bashke..
.
.
.
Xhumak..
te vesh ne Kosove.. e ti thuash Qoses shko ne psikiatri eshte guxim i madh..
Me kte Kadare ka bere nje veper historike e cila mund te behet shkak per nje kthese ne Kosove.. per nje kthese kah e mbara ne jeten Kosovare qe me vite po merimangoset gati ne cdo qelize.. nga fondamentalizmi polpotoist enveroist edvinoist.. meto mafiasho gjinusho veseloist-caushist-qoseist..
Sigurisht ai ..Kadareja pra.. sja ka vene Qoses ate targe qe i ve une qoses moti ktu.. me nji grusht bashkmendimtaresh (te cilet sdi pse nuk i shoh kohet e fundit ne forum) por..
gjithsesi vektoret e levizjes na u perputhen..
Une i dua ne gjyq ti shoh kanibalet
Kadareja do ta shoh ne psikiatri nje dirigjent kanibalesh..
E kuptohet se rezultantja e vektoreve do jete dicka e mire..
Vajten plot ne Kosove kohet e fundit.. por askush nuk i tha "plac" kanibaleve..
Kadareja te pakten tha dicka..
E per kaq ai meriton nje bust ne Kosove..
Kadare pra..e do Popullin e Kosoves me shpirt.. e nuk tallet me ate..si tjeret..
Ai ju bashkua hapur.. atyre miljona Kosovareve qe ne minus 20 grad vajten ta qajne e pershndesin.. Presidentin e tyre..
Pra ai u distancua nga Kanibalet..
qashtu..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-11-2006 mė 02:04
U pėrplasa me Foto Ēamin e Hekuran Isain pėr tė
Liri Gjoliku
Debate tė ndryshme bėheshin vazhdimisht nė Drejtorinė e Ligjshmėrisė pėr zbatimin praktik tė normave tė ndryshme ligjore, veēanėrisht kėto, kur ne shqyrtonim probleme tė ndryshme qė ngriheshin nė lidhje me shkelje tė ligjeve, veēanėrisht nė fushėn e tė drejtave tė barabarta tė shtetasve nė tė gjitha fushat e jetės.
Njė ditė, midis letrave tė shumta qė mė kishin dėrguar shtetas tė ndryshėm, mė erdhi edhe njė letėr e dėrguar nga Janulla Rrapi. Ajo ankohej nė lidhje me dėnimin prej 11 muaj riedukim nėpėrmjet punės, qė i kishte dhėnė gjykata, se gjoja kishte fyer shkrimtarin Ismail Kadare. Nė letėr, ajo theksonte, mesa mbaj mend unė, se djali i saj dashuronte vajzėn e shkrimtarit. Janulla shkoi nė shtėpinė e shkrimtarit, pėr tė biseduar se ēfarė do tė bėnin me fėmijėt. Bashkėshortėt Kadare e kishin denigruar, duke i thėnė qė familja e saj nuk ishte e pėrshtatshme pėr tu bėrė krushqi me ta. Fyerjet kishin qenė reciproke. Gjithashtu, edhe ankimet nė gjykatė ishin bėrė si nga Ismail Kadareja, po kėshtu edhe nga Janulla. Por nė kėtė ēėshtje kishte njė shkelje sepse Janulla u dėnua nga gjykata, pa u sqaruar fare pėr ankimin e saj kundėr Ismailit. Pėr tė sqaruar mė mirė ēėshtjen, unė dėrgova nė Gjykatėn e Tiranės njė nga specialistėt e drejtorisė qė tė shikonte dosjen, pėr tė saktėsuar nėse kishte apo jo shkelje tė ligjit proceduarial penal.
Nga verifikimet qė bėri specialisti, me nivel tė lartė profesional, doli se gjykata kishte shkelur haptazi kėrkesat e Kodit Proceduarial dhe tė Kodit Penal, ku ēėshtjet qė ndiqen me ankimin e tė dėmtuarve direkt nė gjykatė, mund tė pushojnė vetėm me heqjen dorė nga ankimi i tė dėmtuarit. Nė rastin konkret, Janulla nuk kishte hequr dorė nga ankimi i saj pėr fyerje dhe pėr rrahje tė bėrė, sipas saj, nga Ismaili.
Nė kėto kushte, unė u detyrova dhe ia dėrgova letrėn kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, i cili kishte tė drejtė ligjore tė bėnte kėrkesė pėr mbrojtje tė ligjshmėrisė kundėr vendimeve tė gjykatave, nė rastin konkret, nė Kolegjin Penal tė Gjykatės sė Lartė.
Papritur e pakujtuar, unė thirrem nga njeri nga zv/kryetarėt e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, dhe mė kėrkohet llogari, pse letra kundėr Ismail Kadaresė ndodhej nė dosjen e gjykatės, e cila kishte dėnuar me riedukim nėpėrmjet punės, Janulla Rrapin. Unė i thashė qė letra ka lidhje me atė dosje dhe se tė gjitha letrat qė vijnė nė emrin tim si drejtoreshė e Ligjshmėrisė apo si deputete e Kuvendit Popullor, unė ua dėrgoj tė gjitha atyre organeve qė janė kompetente pėr ti zgjidhur. Ato qė vijnė nė emrin tuaj, - shtova unė, - i dėrgoj atje ku juve e ēmoni tė arsyeshme. Ke bėrė gabim, - mė tha anėtari i Byrosė Politike. - Ismaili ėshtė personalitet dhe ne duhet ta ruajmė. Para ligjit, - i thashė unė, - janė tė gjithė tė barabartė. Ligji nuk parashikon dallime. Debatet vazhduan dhe nė fund, ai mė tha: Sill kėtu tek unė gjithė anėtarėt e drejtorisė, kėshilltarin juridik, (ky i fundit kishte zėvendėsuar juristin shumė korrekt dhe tė aftė, Lili Roba dhe ishte marrė njėri me miqėsi, i cili nuk ishte fare praktik, por i rrotullonte gjėrat siē i donin titullarėt qė vinin e iknin, ashtu siē bėri edhe mbas vitit l992).
Meqenėse shumica e anėtarėve tė drejtorisė kishin tė njėjtin mendim me mua si juriste, atėherė u vendos qė tė thirreshin: kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, Prokurori i Pėrgjithshėm, Rrapi Mino dhe kryetari i Hetuesisė sė Pėrgjithshme, Qemal Lame, dhe tė gjithė juristėt e aparatit. Mbasi u shtrua problemi, tė ftuarit u pėrgjigjėn tė gjithė me njė mendim: Shkurt, ato organe vihen nė lėvizje me ankesa, protestat dhe kėrkesat qė janė nė dosje; jashtė dosjeve nuk merren parasysh. Gjithashtu, ēdo shtetas, kur i preken interesat e tė drejtat apo diskriminohet, ka tė drejtė tė ankohet kundėr ēdo organi e personaliteti nė tė gjitha fushat e funksionet. Para ligjit janė tė gjithė tė barabartė. Dhe ju, - iu kthye Aranit Ēela, atyre qė kundėrshtonin, - mėsoni mirė ligjet!. Mbas kėtij debati, Aranit Ēela, edhe me porosi si nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, bėri kėrkesė pėr mbrojtje tė ligjshmėrisė kundėr vendimit tė Gjykatės sė Tiranės dhe kėshtu, Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė, e uli dėnimin e dhėnė kundėr Janullės; nga 11 muaj, nė dy muaj, aq sa ajo kishte bėrė nė beton, nė Kombinatin Josif Pashko. Asaj nuk i ishte zėnė vendi si shitėse, pasi e mbronte gjithė kolektivi dhe veēanėrisht drejtoresha Hyrjete Ruli, e cila thoshte se e kam shitėse shembullore.
Porosia e Ēamit dhe Isait
Mirėpo problemi nuk u mbyll me kaq. Njė ditė, unė u thirra nė Komitetin e Partisė sė Tiranės nga Sekretari i Parė, anėtari i Byrosė Politike Foto Ēami. Kėtė, unė e njihja qė nė Moskė, ku ai ishte nė vitin e fundit tė Filozofisė, kurse unė, nė vitin e parė pėr Drejtėsi. Ai sillej shumė mirė me ne studentėt e rinj. E di pse tė kam thirrur, - mė tha ai kur hyra. Jo, - i thashė, - nga ta di? Unė nuk hedh fall (kėtė me tė qeshur). - Tė kam thirrur qė tė mos merresh me ēėshtjen e Ismail Kadaresė. Unė iu pėrgjigja se nuk dija tė kishte ndonjė ēėshtje Ismaili. Por ai kėmbėnguli duke mė thėnė: Ti e di sepse ke ndihmuar Janulla Rrapin. Ne kemi ndihmuar vajzėn e Kadaresė qė ka mbetur shtatzėnė me djalin e asaj si e quajnė. Unė bėra sikur nuk ia dija emrin Janullės, por i thashė: Interesante, aborti tek ne ėshtė i ndaluar dhe bėhet vetėm me lejen e komisionit mjekėsor, kur ėshtė nė rrezik jeta e nėnės qė pret fėmijėn. Kjo nuk ėshtė fare nė kompetencėn tuaj!. Pas kėsaj u ngrita pėr tė dalė, duke i kujtuar atij, se pėr personat qė ndihmoja brenda kompetencave tė mia, i jepja llogari Presidiumit tė Kuvendit Popullor.
Pas ca kohėsh, unė thirrem nga njė anėtar tjetėr i Byrosė Politike; nga ministri i Brendshėm Hekuran Isai. Ai mė priti nė zyrė, mė ftoi tė zija vend dhe mė pyeti nėse doja kafe. Iu pėrgjigja: Kafe nuk dua, por mbylle incizimin!. Ai u ēudit me kėto qė thashė; diēka lėvizi, dhe mė tha: Ējanė kėto qė flet? Mė thuaj!. E pyeta se pėrse mė kishte thirrur. Kėtė person unė e kisha student, kur jepja Bazat e Shtetit dhe tė sė Drejtės nė Shkollėn e Lartė tė Partisė. Ishte njė student tė cilit I kisha vėnė notėn maksimale.
Pas kėsaj, ai mė tha se mė kishte thirrur, qė tė mos merresha mė me ēėshtjen e Janulla Rrapit dhe tė djalit tė saj, pasi ata kishin vendosur ti internonin. Tė them tė drejtėn u ēudita dhe e pyeta se ēfarė kishin bėrė qė do merrnin tė tillė dėnim. Ata, - theksoi ai, - kanė shqetėsuar dhe shqetėsojnė shkrimtarin e shquar Ismail Kadare. I thashė: Ju shkelni nė mėnyrė arbitrare tė drejtat e njeriut dhe unė, pėr ata qė mbroj si drejtoreshė e Ligjshmėrisė, jap llogari pėrpara Presidiumit tė Kuvendit. Ky ishte zemėruar me ne, sepse juristėt shumė tė mirė qė unė kisha nė drejtori, si; Perikli Zaharija, sot anėtar i Gjykatės sė Lartė dhe Kujtim Puto, anėtar i Gjykatės Kushtetuese, kishin bėrė njė kontroll pėr ligjshmėrinė nėpėr burgje, dhe aty ata kishin gjetur shumė tė meta, veēanėrisht nė drejtim tė kushteve nė tė cilat ata punonin, etj.
Takimi me Ramiz Alinė
Pėr sa mė sipėr, unė shkova dhe kėrkova takim me Kryetarin e Presidiumit, Ramiz Alinė. I kėrkova shefit tė kabinetit, Guro Zenelit, tė lajmėronte kryetarin se doja ta takoja. Pėrse, - mė pyeti Gurua. - Pėr shkrimtarin e madh, - ia ktheva atij me ironi.
Kryetari Ramiz Alia mė priti, mė ftoi tė ulesha dhe mė pyeti: Hė Liri ēfarė ke? - Kam ardhur tė tė vė nė dijeni qė jam thirrur disa herė nga funksionarė tė ndryshėm, tė cilėt pretendojnė qė unė tė mos mbroj askėnd, kur atyre u shkelen tė drejtat nga Ismail Kadareja. Pse si ėshtė puna, - vazhdoi, - prapė ai muhabeti qė kemi biseduar vazhdon? Jo, - i thashė, - janė muhabete tė tjera. Dhe kėshtu i shpjegova fill e pėr pe se ēmė tha njėri e ēmė tha tjetri. Nė fakt i tregova me vėrtetėsi ato qė u kisha thėnė unė, pa zvogėluar apo zmadhuar fjalėt, (duke menduar tė them tė drejtėn, se ai mund tė ishte nė dijeni).
Po tė them shoku Ramiz, se ndaj nėnės sė djalit dhe vetė kėtij tė fundit po bėhen nė kurriz tė tyre krime, gjė qė nuk ėshtė fare e drejtė. Nderin dhe dinjitetin, nė radhė tė parė e mbron ēdo njeri vetė.
Nė fund i thashė se pėrveē detyrės qė unė kryeja si drejtoreshė e Ligjshmėrisė, ndaj asaj gruaje kam edhe njė detyrė morale. Ēfarė, - mė tha ai me habi. - Po ja, - i thashė unė, - sa herė qė unė shkoj pėrpara shtėpisė sė nėnės sime, mė del ajo pėrpara me shami tė zezė, dhe mė thotė me ndrojtje: Nuk dua tė tė bėj keq ty, por mbroje tė shkretėn Janullė, se e griu ai burgjezi, (burgjez u themi ne labėrit, shpirtligėrve). Dhe kėtė ajo e bėn pėr falėnderim tė gjyshit tė saj, Pipo Gjoni nga Shenvasia e Sarandės, i cili si mik i babait tim, kur u vu nė dijeni se nė Rrezomė, afėr fshatit tė tij ishte vrarė vėllai im, Aliu, tri ditė pas vrasjes sė vėllait tė madh Mitatit, nė Mavrovė tė Vlorės, pa u vunė nė dijeni pėr vrasjen e kėtij tė fundit, gjyshi i kėsaj, Pipo Gjoni kishte qenė nga mė tė pasurit e fshatit dhe i kishte ruajtur vėllait varrin, deri sa ne i morėm eshtrat mbas luftės. Gjithashtu, I tregova se origjina e Janullės ėshtė mė e mirė se ajo e Ismailit. Pipon, e kishin shpallur kulak dhe ky titull iu hoq me urdhėr tė Enver Hoxhės, me kėrkesėn e babait tim. Ka qenė i pasur babai i tha Enver Hoxhės -, por ishte dhe bazė e luftės.
Interpretimi sipas Kadaresė
Tė gjitha kėto veprime qė bėmė ne si drejtori e Ligjshmėrisė, vėrtetohen me thėniet e shkrimtarit nė librin e tij Pesha e Kryqit, botuar mė 1991-in nė Paris. E gjithė pėrmbajtja e kėtij libri ėshtė fund e krye trillim. Ai, me anė tė kėtij libri mundohet ta tregojė veten tė persekutuar dhe njėkohėsisht disident. Ishte koha kur ky ka qenė zv./kryetar i Frontit Demokratik, me kryetare Nexhmije Hoxhėn.
Ja ēfarė shkruan ai nė faqen 122 tė librit Nė mbrėmjen e 28 janarit tė ditėlindjes sime, ndėrsa hanim darkė me disa miq, njė gur i hedhur nga jashtė goditi pezullin e dhomės sė ndėnjtjes. Njė tjetėr, fill pas tij theu qelqin e dritares. Kisha lexuar shumė herė, sidomos te Solzhenucini se policia e fshehtė e vendeve tė Lindjes shfrytėzonte rrugaēėt dhe prostitutat kundėr intelektualėve. Megjithatė nuk mė shkoi mendja se sulmi i ri, mė i egri dhe mė i gjati, ai qė do tė vazhdonte gjer nė vdekjen e diktatorit, do niste pikėrisht me thyerje qelqi.
Fshehur nėn njė forme banale, u zhvillua kėshtu njė nga historitė mė tė errėta nga ato qė mund tė pjellė vetėm ferri komunist. Nė tė u pėrzien personazhe nga mė tė ndryshmėt, duke filluar nga rrugaēėt, prostitutat, hajdutėt, spiunėt, hetuesit e policėt e natės, gjer te oficerėt e Sigurimit, shefi i Sigurimit tė kryeqytetit, shefi i gjykatės sė kryeqytetit, zėvendėsi i Enver Hoxhės, Ramiz Alia, gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha etj.
Kurse nė faqen l42, ai do tė shkruante: I pėrpirė pas pleniumit, e kisha nxjerrė jashtė vėmendjes banden e rrugacėve. Nė tė vėrtetė, gjatė gjithė kohės qė godiste shteti, ajo qe fashitur. Por pas sė dielės, domethėnė pas tėrheqjes sė shtetit, banda qe rishfaqur pėrsėri mė e egėr se mė parė. Koka e shtatė e hidrės qe rishfaqur pėrsėri mė e egėr se mė parė. Skenari ishte po ai i mėparshmi. Kėrcėnime pėr vrasje, hedhje nė erė tė apartamentit, vrasjen e fėmijėve.
Banda vėrtitej nė mėnyrė kėrcėnuese rrotull shtėpisė. Por unė kisha aq miq, sa ti bėja ballė lehtėsisht. Rrugaēėt vetė, pasi trimėroheshin prej Sigurimit tė Tiranės, nuk e kuptonin pėrse rriheshin prej policisė. Kishin urdhėra tė kundėrta. Thuhej se Sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė tė Tiranės, Foto Ēami ishte kundėr rrugaēėve, kurse sekretari i dytė, Xhelil Gjoni, pro tyre. Sigurimi i Tiranės kishte mosmarrėveshje me policinė. Shefi i policies, Hajredin Shyti nuk i bindej shefit tė Sigurimit, Zef Lokės. E gjithė kjo ishte e pazakontė pėr njė shtet diktatorial. Mesa dukej, truri i lodhur, i ēakėrdisur, i diktatorit punonte me ndėrprerje. Kėshtu shpjegoheshin kundėrthėniet. Miqte e mi po e sqaronin dalėngadalė tabllonė. Ishin aq tė pėrkushtuar nė mbrojtjen time, saqė arritėn tė futnin njė njeri tė tyre midis bandės. Pas ca ditėsh mė sollėn bisedat e tyre tė regjistruara. Prej tyre kuptohej gjithēka. Ata vetė, banda, nuk ishin tė ndėrgjegjshėm se ēbėnin. Ishin futur nė kėtė lojė si rastėsisht dhe tani ajo po i tėrhiqte. Loja ishte vėrtet tėrheqėse, sidomos nė pjesėt e pashpjegueshme tė saj. Ēdo natė atė bėnin bilancin e fitoreve dhe tė humbjeve. Kishin me vete Sigurimin e Tiranės, por kishin kundra policinė. Kishin me vete drejtoreshėn e Ligjshmėrisė nė Kuvendin Popullor, por se kapnin dot me kė ishte ministri i Brendshėm! Kishin me vete Xhelil Gjonin, por kundra, Foto Ēamin. Fjalėt inkurajuese tė gruas sė diktatorit nuk pengonin shefin e Policisė sė Tiranės ti zhdėpte nė dru!
Kėto janė interpretime qė tė kujtojnė monologėt e Shekspirit dhe fantazira tė sėmura, pėr tė mbuluar veprime qė bėnte ky shkrimtar dhe shokėt e tij nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi. Ai midis kėtyre monologjeve, pėrpiqej qė tė bėhej mizėn, buall dhe ta paraqesė veten tė persekutuar pa tė drejtė. Nė kėtė rast, ai ashtu si kundėr pranon dhe vetė, nė kuptimin juridik ka qenė bashkėpunėtor nė kryerjen e veprave penale qė u theksuan mė sipėr, si edhe nė dhunėn qė pėrdorte shefi i policisė, nė kundėrshtim me kompetencat e tij, sepse pėrdorimi i dhunės ishte i ndaluar me ligj. Tė ndaluara me ligj ishin edhe pėrgjimet e personave tė ndryshėm zyrtarė, siē e pranon dhe ai vetė. Ka qenė njė nga njerėzit mė tė privilegjuar nė atė sistem dhe as nuk mendonte njeri qė ishte e mundur tė persekutohej Ismail Kadareja.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 12-11-2006 mė 13:11 Arsyeja: per te kaluar kohen
Brar, di ti mo si behet rakia mo?
Nuk e di!
Ta thom une!
Per nje arsye o tjeter te habitshme, Kadare e sheh Qosen si rival, dhe do ti zgjidhi punet brenda kuadrit te rivalitetit.
Tash qe Rugova eshte ne varr, Kadare nuk e sheh ate si rival, ndaj shkoi dhe vendosi nje tufe me lule.
Por me veprimet qe ben, sidomos me ato deklaratat psikiatrike (te cilat te kujtojne metodat sovietike te degdisjes), Kadare behet simbol i ndasise. Nuk arrin dot ai qe te vere rregull ne shtepine e tjetrit, kur shtepine e vet e ka krejt rremuje.
Shkrimtar i madh me shpirt te vockel.
Koha Jone, E Diel:12/11/2006
Rrufe moēalesh mbi "Malin e Lartė " Ismail Kadare
Nga Nikollė LESI
Ka disa javė qė mbi Njeriun pėr tė cilin rrinim e rrijmė nė rradhė, edhe nė shi, pėr ti blerė librin e tij tė rradhės apo qė e degjojmė mė vėmendje kur flet pėr politikėn se si duhet qė Atdheu tė ndėrtohet, ka filluar njė stuhi e ndyrė e erės sė moēaleve tė vjetra tė politikės, tė cilėt synojnė tė pėrbaltin figurėn madhore tė tij. Kjo mizori moēalore, qė mban kollare tė shtrenjta, por qė pėrbrenda kalbet nga meskiniteti e krimi po hedhė gurė mbi Malin e Lartė Kadare, duke dashur ti errėsojė shkėlqimin e ti heqė deshirėn pėr tė dhėnė kontribut pėr kėtė vend, nė tė cilin mbreteron era e krimit dhe paaftėsia.
Duke pėrdorur njė histori tė vjetėr, e cila mbetet njė akuzė e pabazė dhe me sfond nexhmijehoxhiste, suita e moēalore ka marrė kazmat, thikat, gurėt, levat e hekurit tė kohės sė Enver Hoxhės dhe janė turrur pėr tė shkelmuar malin Kadare.
Ėshtė fatkeqsi kombetare se si njė pjesė e keqe e kombit kėrkon tė bėjė pėr vete krejt kombin pėr tė larguar nga piedestali i ndergjegjes sė tij Idhullin ose Ikonėn me tė cilėn bredhė qiejtė e botės, duke thėnė se jam nga Shqipėria, nga vendi i Ismail Kadaresė. Si mundet qė jemi hedhur dita- ditės se kush mė parė tė shqyejė pjesė nga vetvetja?
Si mundet qė nuk kuptojmė se po zhgaravisim fytyrėn tonė dhe Ikonėn tonė kombetare e ndėrkohė qė nė anėn tjetėr tė kanalit fėrkojnė duart antishqiptarėt, tė cilėt kanė rastin tė tregojnė me gisht nėpėr Europė se ēfarė populli ėshtė ky qė don tė masakrojė simbolin e tij kombetar ?. A nuk ishin shqiptarėt qė ēfarė nuk thanė pėr Konicėn e Fishtėn?
A nuk jemi ne prapė, pas njė shekulli , qė kemi marrė hanxharėt e mėdhenj pėr ti prerė kėmbėt vetes tonė, ndėrkohė qė po gjuajmė njė Njeri , i cili na ka dhėnė emėr tė mirė nėpėr botė e qė pret ti jepet Ēmimi Nobėl ? A nuk kemi punė tjetėr ne , shqiptarėt, veēse tė prishim piedestalet tona madhore ?!
Boll mė ! Nuk mundet qė njė Popull tė tėrhiqet nė udhėn e mbrashtė tė shkatėrrimit moral nga disa politikanė e inatēi profesionistė, tė cilėt shohin tek Ismail Kadareja njė Mal tė lartė tė cilit nuk i ngjitėn dot mė kėmbė, por ndėrsejnė njė tufė tė pambarimtė njėrėzish hanxharombajtės e tėrkuzolidhės qė duan tė rrafshojnė gjithēka tė ngritur nė kėtė vend, ku duam tė jetojmė.
==================================================
Komenti im prej gjugji gjumak:
Missa pro defunctis per idhuj e ikona allasojshe
Perse shqetesohen disa njerez per malin e larte Kadare, ndersa dielli po perendon tutje mbi autostrade?
U ngriten stuhi te ndyrė e erės sė moēaleve tė vjetra tė politikės, tė cilėt synojnė tė pėrbaltin figurėn madhore tė tij, nderkohe mbreteron era e krimit dhe paaftėsia, per te cilat eshte dhene kontribut prej vete atij, gjthashtu? A nuk eshte edhe ai bashke-mekatar?
Kush guxon te marrė kazmat, thikat, gurėt, levat e hekurit tė kohės sė Enver Hoxhės dhe janė turrur pėr tė shkelmuar dimrat e koncertet e malit Kadare?
Kush e vuri te piedestali i ndergjegjes sė tij Idhullin ose Ikonėn me tė cilėn bredhė qiejtė e botės, duke thėnė se jam nga Shqipėria, nga vendi i Ismail Kadaresė? Une per vete jam prej vendit te Gjergj Kastriotit, kombit qe ka nxjerre Nene Terezen. Keta jane te mjaftueshem, boll me idhuj e ikona te rreme!
A nuk ishte Kadareja nje nga ata shqiptare qe synoi te baltose Konicėn e Fishtėn?
Keshtu sic shkruan ti Nikollaq, te kujton tiradat per enverin.Nuk je nga ata ti qe te shikosh kombin. Ku e ke hallin?
Kadare na shau dhe iku! Shkruan: Abdyl Kadolli - Gazeta "Epoka e re"
Kadare na shau dhe iku!
Shkruan: Abdyl Kadolli Gazeta "Epoka re"
Kadare erdhi pėr tu shfryrė nė Kosovė dhe tregoi fytyrėn e vet. Udhėtoi deri te Kepi i shpresės sė mirė pėr ta marrė njė ēmim letrar. A e dinte Kadare se ai manifestim sot ėshtė simbol i Mitrovicės sė ndarė, sepse mban emrin e njė poezie tė F.Gungės sė ndjerė kushtuar Titos sė tij tė dashur?!
A dinte se poeti i asaj poezie kishte denoncuar disidentin Demaēi mė 1959, tok me disa shkrimtarė tė tjerė, qė tashmė dihen nga libri Dosja Demaēi. Nė sajė tė kėsaj besnikėrie, ai ishte bėrė edhe veprimtar shoqėror-politik i diktaturės sė Titos, duke vjellė shumė helm mbi disidencėn shqiptare dhe vetė Shqipėrinė.
Kėshtu, shkrimtari Kadare ia ktheu shqelmat diktatorit tė vet, por pėrqafoi simbolin e njė diktatori tė huaj. Kur kishte ardhur pėr herė tė parė nė Kosovė, Kadare kishte zgjedhur ciklonin e shkrimtarėve tė pushtetit, sepse ishte kritikuar Dasma e tij, qė edhe vetė e pranon si veprėn mė tė dobėt. Pėrse e fut aty edhe Ēabejn e madh, qė ėshtė ēmuar gjithherė nė Kosovė?! Tash Kadare erdhi e na bezdisi me shumė rrėfime e denigrime tė tij.
Qosja tė shkojė nė psikiatri!-urdhėroi diktatori Kadare.
Veēse nuk u mor vesh si tė shkojė: si Frojdi pėr psikanalizė apo si Jungu pėr arketipat?
Njėmend Kadare ėshtė njė fenomen interesant i psikanalizės!
Mori ēmimin dhe na shau. Nuk e ofendoi vetėm rivalin e tij, por edhe tė gjithė tė pranishmit nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė. Dhe, nė fund, poshtėroi edhe vetveten, sepse kur nuk ke argumente tė arsyeshme, tė mbetet vetėm sharja, fjalori i rrugaēėrisė. Ata duhej ta braktisnin e tė mos zgėrdhiheshin, ta linin fillikat vetėm.
Kadare sillet sot si mbret i letrave. Askush nuk guxon ta kritikojė e tė mos pajtohet me tė, por vetėm ta lavdėrojė. Lavdia pėr tė ėshtė mbi tė gjitha. Ai ėshtė alkimist i fjalės, sepse saora i rrotullon fjalėt dhe mendimet.
Ai ėsht demiurg: ka tė drejtė tė zemėrohet, tė marrė inat, madje edhe tė shajė e tė mallkojė!
Asgjė nuk ka ndryshuar nga mendėsia e tij ballkanike e komuniste, edhe pas qėndrimit 16-vjeēar nė Paris.
Ububu, ēfarė diktatori do tė bėhej sikur ta kishte pushtetin!
Ai di edhe tė kėrcėnohet: Nuk po e them tjetrin version, sepse versioni tjetėr ėshtė shumė mė i rėndė. Ky njeri shtyhet nga dikush!
Po, kush qenka ai Dikushi?!
Kėshtu vepronin tė gjithė diktatorėt: i shpallnin tė ēmendur gjenitė para se ti linēonin.
Kadare ėshtė moderator i madh, arkitekt i pallatave tė ėndrrave dhe dirigjent i koncerteve tė dimrave. Ai ishte shkrimtar pushtetar.
Derisa ai nuk mund tė heqė dorė nga romanet e tij politike, nuk ka as tė drejtė morale tė kėrkojė dėnimin e diktaturės.
Kadare kėrkon hapjen e dosjeve, por sė pari tė hapet dosja e mėkateve tė tij.
Kadare i lazdruar ka paranojė: i bėhet sikur tė gjithė po e sulmojnė, prandaj grindet me tė gjithė.
Kadare ėshtė i gjithdijshmi i botės: ai e vlerėsoi, pa e parė fare, edhe filmin e lauruar Kukumi, si tragjedi e popullit tė Kosovės nė sytė e njė tė ēmenduri !
Ėshtė mirė qė nė historinė e letėrsisė hyjnė vlerat letrare e artisike dhe jo biografitė e shkrimtarėve, sepse ndryshe do tė tmerroheshin lexuesit.
Kadare si person u zhvesh nė Kosovė, ku vdiq miti i tij i shkrimtarit tė famshėm. Ai sot ėshtė kontributi ynė mė i madh pėr botėn dhe falė i qoftė asaj!
Iku Kadare kokulur nga Kosova, duke lėnė shumė helm e pezėm.
Ai nuk vuri asnjė lule mbi pėrmendoret e dėshmorėve e tė martirėve.
Nė purgator Dante do ta pyesė pėr gjithė metamorfozėn e tij politike, pėr mėkatet me kolegėt dhe pėr njė dashuri tė kėputur e shumė tragjedi familjare.
Falja, Dante, mėkatet!
Amen!
Abdyl Kadolli ėshtė Sekretari i Forumit
tė Intelektualėve Shqiptarė
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
hungerijne enveristet kanibale te Kosoves kunder kadarese se u a "coj" ne psikiatri enverin e Kosoves.. Qosen..
ishte e pritshme kjo..
dhe eshte vetem fillimi..
te tjera sulme do vijne bile deri ne atentate..
kadare ka guxuar te coj ne psikiatri perpiluesin e listave te zeza.. ka guxuar te mos i perkulet atij qe i perkulet dhe sejdiu me tutsat e tjere..
Vazhdo Kadare..
Tani je aty ku duhesh..
Persa kohe do sulmohesh nga kanibalet qoseiste enveroiste do te thote se je me popullin e Kosoves dhe te Shqiperise!
Paj me at e tata qonka tuj u bo puna bre?dhe eshte vetem fillimi..
te tjera sulme do vijne bile deri ne atentate..
Shka banen ma shum ata kobaltistat, qeseistat?
Konka vetem fillimi?
Aj paska shkue per fillimin e fillimit. Po kush bre e ka ēue?
I osht mor dora bre prej nesh: ka vetem fillime, nuk ka mbarime.
Prani mor hora, cfardo krahu kofshi, se kshtu s'bahet hajr kurr!
Me pas kone burr i mir aj kamardarja, i kishte me pas lane dasite, aq ma teper tash qe Kosova i afrohet pavarsise e Shqypnia Greqise!
Heu bre!
Krijoni Kontakt