Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 131 prej 131
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Adem Demaēi



    Per here te pare letra e Demaēit derguar shkrimtarit shqiptar: Kadare ti ike nė Francė, por i duheshe demokracisė shqiptare

    Nga Adem Demaci


    PRISHTINE (16 Nentor) -Demaēi konsiderohet si figurė simbolike e qėndresės sė kosovarėve ndaj represionit serb dhe shpesh ėshtė quajtur “Mandela i Kosovės”. Qė prej lirimit tė tij nga burgu ka mbėshtetur vazhdimisht pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės. Eshtė njė aktivist i shquar i mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut dhe riintegrimit tė komuniteve nė Kosovė. Ka qenė kryetar I Grupit pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė
    I burgosur politik pėr 28 vjet gjatė regjimit tė Millosheviēit, sepse dėnoi sjelljen brutale tė forcave serbe dhe Beogradit ndaj shqiptarėve nė Kosovė dhe kritikoi regjimin komunist, ai nuk u largua nga Kosova asnjė moment gjatė gjithė kohės sė luftės. Aktualisht ėshtė i pėrfshirė nė politikėn kosovare dhe vazhdon tė mbrojė pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, edhe duke kritikuar liderėt e UĒK-sė qė pranuan njė marrėveshjeje paqeje me Beogradin, pavarėsisht se ajo nuk siguronte pavarėsinė e plotė pėr Kosovėn. Sė fundmi, ka dalė nė mbrojtje tė lėvizjes “Vetėvendosje”, qė kundėrshton negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Rrallė shkruaj unė letra tė mbyllura. Por, letėr tė hapur, tė parėn herė nė jetėn time shkruaj. Letėr tė hapur vėllau vėllaut. Letėr tė hapur, sepse, ja demokracia e kėrkon qė njerėzit tė kuvendojnė me letra tė hapura.
    Tė kam vėlla dhe tė dua shumė si tė kam dashur edhe pėrpara. Prandaj mos ma merr pėr tė keq, nėse me ndonjė fjalė mund tė tė lėndoj, se e di qė fjala e vėllaut mund tė jetė edhe e rėndė.
    Tė kam dashur edhe tė dua sepse nė netėt e mia ngujuar prapa grilave dhe dyerve tė ēelikut ke qenė me mua, kam qenė me ty, tė pandarė sepse ti mė lirove nga shumė frika qė kam pasur. Jam frikuar shumė se shumė motive, shumė tema, shumė pėrmbajtje tė cilat i mbaja nė shpirtin tim, nė zemrėn time - jam frikuar se do tė mbeten kėngė tė pakėnduara. Po ja qė ti, vėllai im, me mjeshtri tė rrallė, me zotėsi tė madhe, me aq delikatesė, me aq butėsi, dite t’i krijosh dhe t’i kėndosh tė gjitha ato kėngė tė mia qė i mbaja nė zemėr, qė i mbaja nė shpirt. Prandaj me netė tė tėra mė lije pa gjumė nga gėzimi qė u gjet njė burrė nė tokėn tonė qė t’i kėndonte e tė shkruante e tė krijonte jo njėherė, jo dhjetė herė, po njėqind herė mė mirė se unė. Tė gjitha ato qė kam dashur t’ia them popullit tim, ti i the sa s’bėhet mė mirė. Prandaj e ndjej tė domosdoshme qė tė kuvendoj me ty, kėshtu nga larg po me zemėr e me shpirt shumė afėr.
    E di qė nuk ike nga Shqipėria sepse dėshiroje pasuri, sepse dėshiroje tė mira, sepse dėshiroje sallone tė shkėlqyera. E di se tė gjitha ato i pate. I pate dhe me meritė i pate. I fitove me krijimtarinė tėnde, me talentin tėnd, me shėrbimin e madh qė i bėre popullit tėnd. I pate, i fitove dhe i gėzove dhe unė tė besoj se nuk ke vajtur atje pėr interes tėndin personal. Prandaj dhe pėrpiqem, qė me kėtė letėr, qė nga larg tė hyj me ty nė kuvendim dhe t’i them disa fjalė.
    Vajte, po ku vajte? Vajte dhe kėrkove azil, kėrkove strehim. Strehim kėrkove. Shqipja e fjalės shqiptare, shqipja e letėrsisė shqiptare e pse jo edhe shqipja e letėrsisė botėrore, shkoi dhe kėrkoi azil, kėrkoi strehim, shkoi dhe u fut nė njė kafaz me dėshirėn e vet apo pa dėshirėn e vet, por nė njė kafaz nga i cili nuk do tė mund tė dalė mė. Unė dėgjoj nga gazetat se tė kanė dhėnė nė dispozicion njė vilė, njė shtėpi ndoshta dhe njė pallat. Dėgjoj se ta kanė dhėnė edhe rojen rreth e rrotull. E di unė se ata nuk tė thonė se je i burgosur. E di se ata tė thonė se rojat janė qė tė mbrojnė, tė mbrojnė ndoshta nga Sigurimi i Shqipėrisė qė tė mos vijnė e tė tė marrin, tė tė kidnapojnė e tė tė kthejnė prapė atje te nėna. Tė menēėm janė ata.
    Nuk shkove ti te armiqtė. Populli francez ėshtė popull i madh, me tradita, popull bujar e krenar. Ka strehuar ai gjatė shekujsh dhe burra tė tjerė, strehon edhe sot. Por strehon ata tė cilėt janė tė pastrehė. E nuk e di nėse ti ishe i pastrehė. E di se nuk shkove atje pėr punė private. E di se shkove, nė bazė tė deklaratės qė kam lexuar, sepse nuk ishe i kėnaqur me rrjedhat demokratike nė Shqipėri, nuk ishe i kėnaqur me tempon, me shpejtėsinė qė zhvillohej ajo. Por, tė pyes ty, vėllau im i dashur, kush duhet tė shpejtojė demokracinė? Kush duhet t’i japė shpirt qė gjėrat tė ecin mė pėrpara? Kush duhet tjetėr, pėrveē shqiptarėve qė tė luftojnė pėr demokracinė e vet? Mos presim qė tė tjerėt tė vijnė tė na ngrejnė demokracinė?
    Unė mendoj se fjala jote do tė ishte dhe ėshtė njė ndihmė shumė e madhe qė gjėrat tė shkonin mė shpejt. Edhe unė e di se gjėrat nuk shkojnė aq shpejt sa duhet. Edhe unė nuk jam i kėnaqur me shpejtėsinė e kėtyre kthesave demokratike. Mirėpo prapė them, fjala jote do tė ishte njė ndihmesė shumė e madhe. Fjala jote s’ėshtė ēfarėdo fjale. Fjala jote ka kumbim tė madh. Fjala jote ka vlerė tė madhe. Por fjala jote duhet ta ketė edhe mbulesėn. Fjala jote qė do tė vijė nga Parisi nuk e ka dhe nuk mund tė ketė mbulesėn. Fjala jote do tė mbetet sikur monedha pa mbulesė. Sepse fjala e burrit duhet tė ketė pėr mbulesė kokėn e vet, duhet tė ketė pėr mbulesė jetėn e vet. Atėhere ajo fjalė do tė jetė nė gjendje qė t’i ēojė peshė zemrat e njerėzve, qė tė pėrfshijė nė vete dhe shumė e shumė njerėz qė do tė luftojnė bashkė me ty, bashkė me tė tjerėt, qė gjėrat rreth demokratizimit tė ecin mė shpejt pėrpara.
    E di vėllau im i dashur, e di sa tė ka plasė zemra pse e ke bėrė kėtė punė sepse je lodhur nė pėrpjekje me burokracinė. E din vėllau yt, dhe ta beson, se askush mė mirė se unė nuk e din se ēka ėshtė burokracia. Tėrė jetėn e kalova me burokracinė tė ulur, me shovinizmin, me burokracinė tė rrahur me hegjemonizėm, me burokracinė tė pjekur me terrorizėm. Askush mė mirė se unė nuk e di se ē’ėshtė burokracia. Mirėpo, edhe e di njė punė qė askush mė mirė s’mund ta luftojė burokracinė se sa ata qė e njohin mirė. Ti je nga ata qė do tė dije mė sė miri ta luftoje burokracinė. Prandaj them me detyrėn qė e pate qė tė hyje nė luftė me atė shtresė burokratike, atė detyrė nuk e more pėrsipėr. Nga ajo detyrė qė tė shtroi historia, qė ta shtroi dialektika, kam frikė se mos tė lėndoj, nga ajo detyrė dezertove. Fjalė e rėndė ėshtė kjo vėlla i dashur. Mirėpo unė nuk di ndryshe si ta quaj kėtė.
    Kush do tė duhej sipas mendimit tėnd, kush do tė duhej tė ishte i pari pėrveē teje nė kėtė betejė tė rėndėsishme, nė kėtė betejė dramatike qė zhvillohet me nėnėn Shqipėri, qė zhvillohet e qė do tė shkojė pėrpara e qė do tė duhej ta ēojnė pėrpara qė ta bėjnė qė tė jetė vendi me demokracinė mė tė gjerė, mė tė thellė e mė tė vėrtetė nė tėrė botėn. Unė mendoj se kėtė punė do tė duhej ta bėje ti i pari e jo tė ndodhte kjo qė ndodhi. Sa vlen ajo. Eshtė njė shkrimtar serb, njėfarė Gjuro Jakshiq, i cili ka pas shkruar njė herė njė parodi pėr kėta qė thėrrasin, se duhet tė luftohet dhe tė largohen nga beteja. E ajo parodi nė serbishte ėshtė: “Ustajte braco ulijte u krvi, pustite mene da bezim prvi”, me fjalė tė tjera ti do tė duhej tė ishe nė krye tė kėsaj lufte, tė kėsaj lufte madhėshtore. Edhe sikur ta dije se do tė tė kryqojnė si Krishtin, mendoj se nuk do tė duheshe tė largoheshe nga vendi, nuk do tė duheshe qė tė leje popullin vetėm. Atė shqiptarin e ngratė me atė pushkėn e gjatė o vėllau im, ti, me ikjen tėnde, e le krahthatė. E le krahthatė nė kohėn kur mė sė shumti duhej qė ta pėrkrahje, qė t’i ishe afėr, qė ti tė ishe ai qė do tė flijoheshe i pari e jo ta lėsh popullin qė ai ta vazhdojė, kurse ti tė shikosh nga Parisi i lulėzuar, nga Parisi i ndriēuar, nga kryeqyeti i botės. Se prapė them, fjala jote do tė duhet tė ketė mbulesėn, fjala jote do tė duhet tė ketė sakrificėn prapa e atėhere ajo do tė ketė peshėn, do tė ketė forcėn, e cila do tė jetė nė gjendje qė t’i vėrė nė lėvizje tė gjitha energjitė e brendshme tė popullit, qė ai tė jetė nė gjendje tė ēajė rrugėn, tė ēajė rrethimin burokratik dhe tė ecė pėrpara. Nė kėtė kohė Ramiz Alia ka pasur nevojė pėr ty. Nė kėtė kohė populli shqiptar ka pasur nevojė mė shumė se kurrė pėr ty. Edhe sikur deri mė sot tė ishe njė nga ata qė kanė jetuar jashtė dhe janė formuar jashtė dhe kanė krijuar jashtė, sot do tė duhej qė tė ktheheshe nė arenė, sepse sot ka nevojė mė shumė se kurrė pėr njerėz qė dijnė, pėr njerėz qė e duan popullin, pėr njerėz qė populli i do, pėr njerėz qė populli ka besim.
    Sot ėshtė koha qė t’u tregosh tė gjithėve se nuk u shit Kadare. Nuk qe nė gjendje burokracia qė ta blente, por ishte vazhdimisht me popullin. Edhe sot kur duhet prapė ėshtė me popullin. Kjo do tė ishte politikė e vėrtetė. Kurse kėshtu si ndodhi unė kam frikė. Kam frikė se kjo virane politikė ėshtė diēka qė kur e bėn njeriu njė hap tė gabueshėm ėshtė shumė vėshtirė qė tė pėrmirėsohet. Eshtė shumė vėshtirė qė qumėshti tė bėhet njėherė kos, tė kthehet prapė dhe tė bėhet qumėsht. Prandaj kam frikė, kam frikė or vėlla, se ndihma jote qė na duhet sot ka rėndėsi shumė tė madhe.
    Mė kujtohet njė ngjarje nga koha kur Franca mundohej tė lirohej nga barra kolonialiste, kur Franca mundohej tė lirohej nga lufta qė bėnte populli liridashės algjerian, kur nė krye tė Francės, mbas disa krizave tė shumta, erdhi Gė Goli. Mė kujtohet lufta heroike qė bėnte shkrimtari i njohur Sartri, duke pėrkrahur luftėn algjeriane: shpėrndante gazeta, shkruante artikuj, organizonte mitingje tė ndryshme, tė cilat shkonin nė favor tė luftės ēlirimtare tė popullit algjerian. Dhe, njė ditė, mė kujtohet, nuk di se cili ishte ai ministėr i Punėve tė Brendshme nė atė kohė, kur shkon te Dė Goli dhe i thotė: zoti kryetar ne duhet ta burgosim Sartrin, sepse ai mirret me punė antishtetėrore! Thonė se Dė Goli, pasi u mendua pak, ishte pėrgjigjur: Po si, bre, a mund tė burgoset Volteri!?
    Ti, o vėllau im ishe Volteri i ditėve tona. Volteri i popullit shqiptar. Dhe ēka ndodhi? Volteri ynė, shpresa jonė, dezertoi nga beteja pėr demokraci dhe shkoi nė Parisin e lulėzuar, nė Parisin e ndriēuar, nė kryeqytetin e botės. Shkoi... Unė e di se ti do tė flasėsh edhe nga Parisi. Por fjala jote nėn hijen e kullės sė Ejfelit, derisa populli digjet kėtu nėn flakėn pėr tė demokratizuar marrėdhėniet nuk do tė ketė peshėn qė ka, nuk do tė ketė peshėn qė duhet tė ketė. E di qė ti je larguar me qėllime tė mira. Mirėpo ti ke arritur pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė ke dashur tė arrish.
    Jam i informuar se burokratėt nė Shqipėri e kanė ditur me muaj pėrpara, se pėrgatitesh qė tė largohesh nga Shqipėria. E kanė ditur se je duke i ndarė fotografitė e pikturat e ndryshme nga shtėpia jote. E kanė ditur se e more edhe shoqen. I more edhe fėmijėt. E kanė ditur se i ke mbushur valixhet dhe po tėrhiqesh. I kanė parė tė gjitha kėto e kanė bėrė sikur nuk i shohin. Pėrse e kanė bėrė kėtė punė? Sepse ti, si njė Volter i popullit shqiptar, si njė shqipe e fjalės shqiptare, si njė shqipe e literaturės shqiptare dhe botėrore, ti me qėnien tėnde nė Shqipėri, me sjelljet e tua, je bėrė pengesė pėr ta. Prandaj, ata tė jesh i bindur, janė gėzuar e kanė fėrkuar duart pėrpara se ti tė largoheshe nga Shqipėria. Mos mendon se atyre u ka ardhur keq qė ti u largove. Jo, se ti bėre pikėrisht atė qė ua ka lehtėsuar edhe ua lehtėson atyre politikėn qė do tė ngadalėsojnė procesin e demokratizimit nė Shqipėri.
    Prandaj ke punuar jo nė frymėn e asaj qė ėshtė pritur nga ti, jo nė frymėn e asaj qė ta ka caktuar historia dhe dialektika. Por ke punuar ashtu siē nuk ėshtė dashur tė punosh. Fjalė tė rėnda janė or vėlla, kėto nga unė qė t’i them. Por e them nė fillim do tė flasim me letra tė hapura.
    Nėna Shqipėri ėshtė mėsuar qė shumė djem tė saj t’ia kthejnė shpinėn. Nuk je ti as i pari, ndoshta ishalla do tė jesh i fundit. Nėna Shqipėri mundet edhe pa njė kolos, dhe pa njė shqipe siē je ti. Do tė mundet sigurisht me zemėr tė plasur. Por ajo do tė ecė rrugės sė ndritur, rrugės sė demokracisė. Por, unė pyes: Vallė do tė mundesh ti pa nėnėn Shqipėri?
    Prishtinė,
    2 nėntor 1990

    Adem Demaēi, mandela i Kosovės

    Demaēi konsiderohet si figurė simbolike e qėndresės sė kosovarėve ndaj represionit serb dhe shpesh ėshtė quajtur “Mandela i Kosovės”. Qė prej lirimit tė tij nga burgu ka mbėshtetur vazhdimisht pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės. Eshtė njė aktivist i shquar i mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut dhe riintegrimit tė komuniteve nė Kosovė. Ka qenė kryetar I Grupit pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė
    I burgosur politik pėr 28 vjet gjatė regjimit tė Millosheviēit, sepse dėnoi sjelljen brutale tė forcave serbe dhe Beogradit ndaj shqiptarėve nė Kosovė dhe kritikoi regjimin komunist, ai nuk u largua nga Kosova asnjė moment gjatė gjithė kohės sė luftės. Aktualisht ėshtė i pėrfshirė nė politikėn kosovare dhe vazhdon tė mbrojė pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, edhe duke kritikuar liderėt e UĒK-sė qė pranuan njė marrėveshjeje paqeje me Beogradin, pavarėsisht se ajo nuk siguronte pavarėsinė e plotė pėr Kosovėn. Sė fundmi, ka dalė nė mbrojtje tė lėvizjes “Vetėvendosje”, qė kundėrshton negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mbaj mend kte kohe.. kur foli Demaqi..

    ne shqiperi qeshen me te ngratin demaq..
    u kuptua qe ai nuk kish idene se cfar ishte shqiperia..
    disa vjet me vone erdhi dhe vet ne tirane dhe u befasua kur e pa me sy te vet se cfar kish qene ajo keshtjella socialiste qe i ngrati adem e kish adhuruar si shumica e kosocvareve athere..
    vetem atje (ne shqiperi te enverit) thosh i ngrati ne artikujt e tij te para 90-tes.. eshte bere seleksionimi pozitiv.. i njeriut.. pra i miri eshte perkrahur e rritur ne detyre e i keqi eshte shtypur..

    po ato dit kur erdhi ne tirane degjoj te vertetat dhe u thartua..
    mosha dhe formimi i tij dogmatik smund te pertypte me te verteta.. ai ishte fosilizuar.. po njerzit ne tirane kujtuan se e ben gerxhon adem.. nga nje stalinoist idealist enveroist ambalazho-nacionalist.. ne nje demokrat shqiptar te dobishem..
    u gabuan..
    pd e berishes e pa afte dhe pa kulturen e nevojshme per ceshtjet kombetare.. i pranoj te gjithe qe vinin ne tirane dhe u a hapi sinqerisht zemrat.. por mori thikat mbas shpine..

    mjafton te permend ketu cka thone vete demaqoistet enveroiste kanibale-lpk-iste.. .. te llojit.. kelmendo elshan ne memoaret e tyre per vitet 90 e ketej e sidomos per 97-ten.. qe te kuptosh se si gaboj pd me kta rrufjane enveriste qe sa per sy e faqe ndrruan ca dite xhamperat.. dhe pastaj mbas takimeve nano zabit dokle halit ne zvicer.. ju vune punes per te bere 97-ten..

    llap mir bere qe solle cka tha dem demaqi ne 90-ten..por shiqo e na sill cka po thot kto dit demaqi per kadaren..
    pra cka po cfryn demaqi per kadarene qe e tradhtoj.. pra qe kadareja qe e kan mendu mik lpk-isto qoseistet enveriste kanibale.. nuk hodhi m.ut mbi rugoven sic do deshen qose stalino demaqet.. por lule..

    Rugova mbetet Lakmusi.. qe ndan.. kanibalet nga njerzoret.. pik..

    e takova njiher kadarene.. e vec nji kafe piva me te.. pa pranine e enveristo qose lpk-istave qe e rrethonin .. kudo.. dhe ata u terbuan..
    cka me tha cka i thash.. qe nuk e kontrolluan dot biseden..
    athere nuk e kuptoja cka kishin qe desh me hengren te gjalle..
    un vec do gjana te vogla e sqarova te ngratin kadare.. se e pash qe do gjana nuk i dinte mire..
    ish i prire me degju zagaret enveriste te diaspor.dhes.. ma shume.. se kuptohet ma lajkatar ata..

    nejse.. po a ka email kadareja.. se telefonin e din kta enveristet po nuk e tregojn..

    por u lodhen kot tash 16 vjet.. kadarja sdo rrinte tan jeten me katundarine injorante qose demaqo ramizo-lpk-iste..

    Tash ka dal ne rrug te drejte.. por e drejta nuk eshte e lehte..

    kallashi kanibal vigjelon mbi te..
    dhe eshte kallash i florinjte.. pra kallash me konto neper banka te botes..
    hmmm..

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Milo: Kadare, servil i Enverit

    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    pa lidhje fare

    Enverin e kane "divinizue" ne Kosove (ne te kaluaren) sepse ishte kryetari i shtetit shqiptar, perfaqesonte "lirine e shtetit ame", ndersa ata ishin nen Serbine.

    Kurse me Kadarene, krenohemi te gjitha palet sepse eshte nga te paktet shqiptare bashkekohore qe njihet ne bote dhe jo vetem aq, po qe vlersohet si shkrimtar. Ne ate bote qe nuk e ka idene per kapacitetin tone intelektual.



    Shpėrthen polemika mes kryetarit tė PDS dhe shkrimtarit tė madh

    Dardan Malaj

    Enver Hoxha shėrben si objekt polemike mes shkrimtarit tė madh Isamil Kadare dhe historianit Paskal Milo. Pas deklaratave tė bėra nga Kadare nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės" ka ardhur i menjėhershėm reagimi i ish-ministrit tė Jashtėm dhe njėkohėsisht, kryetar i Partisė Demokracia Sociale.

    Reagimi

    Nė njė komunikim me median, historiani Paskal Milo deklaroi se shkrimtari Ismail Kadare ėshtė thjesht njė nxėnės i keq nė fushėn e historisė. Sipas tij, antikomunizmi i treguar prej shkrimtarit tė madh ėshtė veēse njė alibi pėr tė fshehur shėrbimet e tij tė ēmuara pėr diktaturėn. "Kur tė tjerėt persekutoheshin, Kadare gėzonte privilegjet e shkrimtarit tė oborrit", shprehet Milo. Ndėrsa shkon mė tutje kur akuzon shkrimtarin se nė kėtė pozicion, nė atė kohė, ai ngrinte me servilizėm pėr sė gjalli monumente letrare tė diktatorit. "Ndėrhyrja e Kadaresė ēoi nė internim e nė fatkeqėsi njė familje tė thjeshtė e tė varfėr tiranase", thekson Milo. Kėtu ai i referohet njė ngjarjeje tė ndodhur nė vitet ‘70. Sė fundi, nė vlerėsimin e diplomatit Paskal Milo, shkrimtari Ismail Kadare ėshtė i madh nė imagjinatėn letrare, por i vogėl e cinik si qenie njerėzore.

    Debati

    Prej ditėsh, nė Parlamentin shqiptar ėshtė rikthyer si debat i ditės ēėshtja e krimeve tė komunizmit. Kjo, pasi nė Parlament u diskutua mbi miratimin e njė rezolute ku dėnoheshin kėto akte tė kryera nė kėtė periudhė. Nė debatet parlamentare, forcat e ndryshme politike akuzuan njėra-tjetrėn se po tentojnė tė shtrembėrojnė historinė. Deputetėt e mazhorancės qeverisėse akuzuan kolegėt e tyre tė opozitės se po dalin nė mbėshtetje tė krimeve tė kryera nė komunizėm. Duke kujtuar kėshtu se Partia Socialiste i ka fillimet nė Partinė e Punės sė Shqipėrisė. Opozitarėt nga ana e tyre nuk i cilėsuan si normale debatet e hapura dhe rezolutėn nuk e mbėshtetėn. Kjo duke e komentuar si njė veprim qė tenton tė zhdukė pjesė tė caktuara tė historisė sė shtetit tonė.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga arturo
    "Kur tė tjerėt persekutoheshin, Kadare gėzonte privilegjet e shkrimtarit tė oborrit", shprehet Milo. Ndėrsa shkon mė tutje kur akuzon shkrimtarin se nė kėtė pozicion, nė atė kohė, ai ngrinte me servilizėm pėr sė gjalli monumente letrare tė diktatorit. "Ndėrhyrja e Kadaresė ēoi nė internim e nė fatkeqėsi njė familje tė thjeshtė e tė varfėr tiranase", thekson Milo.
    Kryesorja asht se keto sigurimsat si Miloja me shoke nuk kane asgja ne dosjen e Kadarese, se me qene i kishin nxjerre.
    Sikur Kadare te kishte nderhy per shkaterrimin e familjes Rrapi kjo don me thane se vendimi asht marre prej tjereve. Edhe n.q.s. ka qene nderhyrja e tij vendimi ka qene i tjere personave. Pse Milo nuk sulmon firmuesit e vendimit per internimin? Pse s'bezan per Hekuran Isain me shoke qe realisht e vendosen dhe kryen internimin? Kush ligjerisht e ka fajin, ai qe vendos apo ai qe qan hallin e se bijes? Milo s'flet per pushtetaret komunista qe kryen aktin. Njimije km larg ndihet qelbesina e fjaleve te tij.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Tirana Observer, 15 nentor

    Dėshmia e rrallė e Llaqi Jankos, ish-kryetarit tė kooperativės sė Semanit

    “Ismail Kadarenė e sollėn nė fshat tė punonte arat”

    Roland QAFOKU

    Ismail Kadare thotė se nuk ka qenė disident. Po mirė themi ne qė shumė pak e kuptojmė atė kohė, ēfarė quhet njė njeri qė dėnohet nga diktatura? Largohet nga puna e shtėpia e tij nė Tiranė dhe dėrgohet nė bazė, nė njė fshat nė Seman tė Fierit. Dėrgohet i dėnuar tė punojė atje me detyrim arat, apo tė merret me blegtori? E duke flakur modestinė e madhe tė kėtij njeriu tė madh, na vjen nė ndihmė njė dėshmi mė se e rrallė. Personazhi ynė quhet Llaqi Janko. Ėshtė mbi 60 vjeē, por duket qė mbi supe mban peshėn e njė vuajtjeje. Ka qenė dikur kryetar i kooperativės sė Semanit, por nė tė njėjtėn kohė ka qenė pritėsi i parė i Ismail Kadaresė nė nėntorin e vitit tė largėt 1975, kohė kur shkrimtari mbėrriti nė fshat jo pėr tė bėrė takim si deputet. As si shkrimtari me popullin, e as si njė njeri i shquar qė shkrihej me masat. Por, si njė i dėnuar i partisė dhe i diktaturės, dhe i dėrguar tė punojė nė bazė.
    Si u dėrgua nė kėtė fshat tė Myzeqesė? Me kė ishte i shoqėruar? A fliste dhe pėr ēfarė? Ku u sistemua dhe ēfarė bėnte nė dhomėn e tij? Nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer”, Janko tregon njė histori tė pabėrė publike mė parė. Ėshtė ajo pjesė e jetės sė shkrimtarit qė mė shumė se tregon nėse ishte apo jo disident, tregon se ai bėnte letėrsi normale nė njė vend anormal. Dhe, fundi ishte gati tragjik pėr ish-kryetarin e kooperativės. Pas pesė vjetėsh burgoset dhe dėnohet me 17 vjet burg. Pėr shkaqe qė ende s’i ka mėsuar. Por nėse mėson se nė hetuesi e kanė pyetur pėrse e favorizoi Kadarenė duke mos e lėnė tė punonte, ndokush mund tė bėjė edhe lidhje tė dėnimit tė tij. Njė fat nė atė kohė nuk dihej nga tė vinte.

    Zoti Janko, a ju kujtohet ngjarja kur shkrimtari i madh Ismail Kadare erdhi si njė i dėnuar me punė fizike nė fshatin Seman?

    Po mė kujtohet, unė atėherė isha kryetar i kooperativės dhe ēdo gjė qė bėhej nė fshat, unė jo vetėm duhet ta merrja vesh, por duhet tė merresha me tė. Kadareja, mbaj mend, ka qenė nėntori i vitit 1975 kur erdhi nė fshatin tonė si njė i dėnuar, ose ndryshe i internuar.

    A ju kujtohet dita si erdhi Kadare?

    Po e mbaj mend mirė. Atė e shoqėronte sekretari i partisė sė kooperativės, Pipi Mitrojorgji. Kadare erdhi nė fshat me makinėn e tij. Bashkė me tė ishte edhe shkrimtari tjetėr Luan Qafėzezi.
    Sapo zbritėn, bėmė njė prezantim tė shkurtėr dhe sekretari mė tha qė ky Ismail Kadare do rrijė kėtu nė fshatin tonė.

    E ēfarė pune do bėnte Kadareja aty nė fshat?

    Po, ē’punė bėhet nė fshat. Punė fizike se kėshtu ishte dėnuar, fjala vjen punė nė arė, nė blegtori ose ndėrtim, se ne kishim edhe njė brigadė ndėrtimi.

    Domethėnė Kadare ishte dėnuar qė tė punonte nė fshatin Seman si punėtor krahu?

    Po pėr kėtė e kishin sjellė, pėr ēfarė tjetėr?

    A kishit dėgjuar mė parė ju pėr Kadarenė?

    Po si nuk e kisha dėgjuar. Unė e kisha lexuar atė qė kur isha student. Unė kam mbaruar pėr agronom i lartė dhe Kadareja pėr mua ishte shkrimtari mė i madh shqiptar. Por ishte e ēuditshme qė ai vetė kishte ardhur aty, nė fshatin qė unė e drejtoja si kryetar i kooperativės.

    Po si e njihte mė parė Kadarenė kryetari i kooperativės sė Semanit?

    Unė e njihja Kadarenė me anė tė librave tek “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. E kam lexuar dhe dija qė ishte bėrė njė debat i madh qė do bėhej pėr filmin. Por unė kisha lexuar edhe “Dimrin e vetmisė sė madhe”. Dhe jo ripunimin, por pjesėn e parė e kisha lexuar. Ma dha njė shoku im nga Fieri dhe e lexova fshehtas.

    E ē’ishte pėr ty personalisht Kadare?

    Unė jam me profesion agronom dhe e lexoja atė qė kur isha student. Ai ėshtė njė shkrimtar i madh. Pėr mua ai ishte njė Drajzer apo Remark. Pėr mua ishte pa asnjė dyshim mė i miri shkrimtar tek ne.

    A e kishe parė nga afėr?

    Jo. S’bėhej fjalė.

    Ē’mendove kur ai ishte aq afėr dhe po e shikoje aty ku ti banoje?

    Ē’tė mendoja. Kėshtu kishte raste plot. Nuk mė erdhi mirė qė ai ishte dėnuar. Por mė erdhi mirė qė e kisha aty pranė.

    Po ēfarė tė tha Kadare nė ato ēaste?

    Pėrveēse pėrshėndetjeve tė rastit, ai nuk foli fare. Luan Qafėzezi po. Ai fliste shumė, por edhe ai ishte i internuar. Ata erdhėn bashkė. Luani fliste, ndėrsa Ismaili jo.

    Po sipas teje, pėrse Kadare nuk fliste?

    Ishte me ngarkesa, ndoshta luftė tė brendshme nė veten e tij.
    Mbaj mend se nuk u fut shumė nė bisedė. Mė tha vetėm si je. Dhe nuk mė dhanė asnjė shpjegim fare.

    A survejohej Kadare atė kohė nė fshat?

    Me sa di unė ai nuk survejohej.

    A mė pėrshkruani pamjen e Kadaresė kur erdhi nė fshatin tuaj?

    Kishte veshur kostum gri tė errėt nė kafe. Dhe njė pulovėr pa kollare. Me syze tė zeza. Flokėt e zakonshme tė pakrehur. Kėpucėt jo tė mbajtura mirė. Shall nė qafė. Njė orė tė zakonshme.

    Po ditėt e tjera, a patėt me Kadarenė biseda?

    Po pata shumė biseda. Madje shumė tė afėrta.

    Kėto ishin nė shtėpinė tuaj nė darka apo nė zyrė?

    Jo nė darka, pasi jo vetėm nė shtėpinė time, por edhe nė disa tė tjera ai ka qenė pėr darkė. Mbaj mend qė ai ka qenė pėr darkė nė shtėpitė e familjeve tė Llambi Ndones dhe Themi Spiros.

    A ishte bisedė hokatare?

    Luani ishte ai qė mbante bisedėn.

    Ē’tha Kadare nė shtėpinė tėnde?

    Biseduam pėr librat. Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur e kam patur probleme, por ai mė ndihmoi pėr faktin qė unė e botova jashtė.

    A hėngri darkė Kadare, a pitė ndopak?

    Kadare hėngri, raki piu pak. Ndėrsa Luani pinte shumė raki. Me shėndete. Nuk bėmė dolli pėr Enverin. Unė vetė nuk e kam pėrdorur, por as Kadare nuk mė tha gjė, kėshtu duket se ramė rehat tė dy palėt.

    Sa netė ka fjetur ai nė shtėpinė tėnde?

    Disa netė.

    Ē’mendoje ndonjė gjė pėr Kadarenė, a tė shkonte mendja pėr keq kur mėsove dhe dije qė ai ishte aty si njė i dėnuar dhe jo thjesht si turist.

    Diēka ka ndodhur me kėtė, me regjimin, me partinė. Nuk mė thoshte vetė dhe unė nuk e pyetja. Ai mendohej shumė.

    Sa punė dhe ēfarė pune bėri Kadare nė bujqėsi?

    Unė nuk e futa nė asnjė punė, i thashė se nuk do tė bėnte asgjė. Asnjė punė. I ndriti fytyra dhe duhet tė ketė menduar se gjeta njė njeri tė mirė nė atė kohė. Ishte nėntori i vitit 1975.

    Ku flinte Kadare nė fshat?

    I pėrgatitėm njė dhomė nė Seman. Njė dhomė bashkė me Luan Qafėzezin. Ishte njė dhomė ku zakonisht e pėrdorimin pėr ekipet qė vinin nga Tirana si pėr kontrolle dhe ne e pėrshtatėm pėr Kadarenė. Mbaj mend qė aty Kadareja ka shkruar edhe librin “Emblema e dikurshme” dhe ngjarjet i merrte nė Seman. Dhe disa personazhe qė ai i pėrdor me emra aty nė libėr kanė qenė banorė tė fshatit tonė.

    A i shkoje shpesh Kadaresė nė dhomė?

    Unė i shkoja shpesh nė dhomė. Bisedonim me tė pėr gjėra tė ndryshme.

    Zakonisht ēfarė bėnte Kadare atje?

    Shkruante shumė. Shkruante nė disa letra tė bardha.

    A kishte shumė nga ato apo e ndihmonit edhe ju pėr t’ia siguruar?

    Jo, ai kishte vetė letra. Nuk kishte nevojė pėr t’ia siguruar ne.

    A ju kujtohet me ēfarė shkruante?

    Shkruante me njė stilograf tė zakonshėm pėr atė kohė. Ishte nga ata me bojė.

    Po televizor kishte nė dhomėn e Kadaresė?

    Nuk kishte televizor nė dhomė. Por kishte shtėpia e kulturės. Ai shkonte shpesh atje. Shkonte nė aktivitete tė shtėpisė sė kulturės. Kishim njė grup artistik qė vinte atje dhe nė prova. I shoqėruar nga pėrgjegjėsi i kulturės tė kooperativės Themi Spiro. Ai ishte njė njeri qė i rrinte afėr Kadaresė. Shkonim bashkė.

    A i erdhi njeri Kadaresė nga familja aty?

    Jo nuk i erdhi njeri, por di qė ai shkonte nė Fier nė fundjavė.

    Po mė pas si rrodhėn ngjarjet?

    Kadare iku nė njė fshat tjetėr, e transferuan nė fshatin Agim mė saktė, pasi kėtu tek ne ishte sipas atyre rehat. Unė nuk e di se ē’u bė atje, por atje ka pasur ca probleme dhe nuk ishte si tek ne.

    Po mė tej?

    Kur unė isha nė Ministrinė e Bujqėsisė pata njė ftesė nė shtėpinė e Kadaresė. Ishte dhjetėvjetori i vajzės, Gresės, dhe mė ftoi. Ishte njė darkė familjare dhe unė nuk do ta harroj si njė mikpritje dhe mbi tė gjitha mirėnjohjen e kėtij njeriu tė madh. Sinqerisht e vlerėsova shumė atė mirėnjohje qė ai tregoi pėr mua.

    Ju personalisht pėrse patėt njė fat tragjik duke ju burgosur?

    Historia e jetės sime ėshtė e trishtueshme. Unė pas pak kohėsh u emėrova drejtor nė Ministrinė e Bujqėsisė. Pas pesė vjetėsh ēuditėrisht mė arrestuan. Edhe sot e kėsaj dite jam shumė i paqartė pėrse mė arrestuan. Mė dėnuan pėr autor tė rėnies sė ekonomisė dhe mė dėnuan me 17 vjet burg. Nga kėto bėra shtatė vjet burg. Mė thanė se kisha prishur unitetin parti-popull.

    A tė pyetėn nė burg pėr Kadarenė?

    Po si s’mė pyetėn. Mbaj mend qė nė hetuesi qė mė mbajtėn rreth njė vit, mė kanė pyetur pėr Ismail Kadarenė disa herė.

    E ē’tė thanė?

    Mė pyetėn pėrse nuk e kisha vėnė nė punė tė punoja dhe e kisha toleruar. Mė thanė se e kisha mbajtur afėr dhe e kisha favorizuar. Ndoshta edhe sot Kadareja nuk i di kėto gjėra. Por mua mė kujtohen mirė.

    Po ju si u pėrgjigjėt?

    Unė natyrisht u thashė qė s’ishte e vėrtetė, se ai kishte punuar dhe nuk ishte ashtu.

    Por nė fakt si ishte?

    Kadareja nuk punoi. Unė personalisht nuk lejova dhe nuk i kėrkova asnjėherė qė ai tė punonte. Kjo ka qenė njė nga gjėrat qė ia mendova vetes qė nė momentin qė mė thanė se ai duhet tė vihej nė punė.

    Po a mendon se ke rrezikuar pėr kėtė veten?

    Ndoshta, zyrtarisht nuk e di edhe sot. Mund tė ketė ndikuar edhe kjo. Por unė nuk e di.

    A parandjetė ndonjė gjė se edhe Kadareja nuk do t’i kishte mirė punėt?

    Mendova se do ta kishte keq punėn, por duke qenė nė burg pak informacion kisha. Kur dola nga burgu nė vitin 1987, i shkrova njė letėr dhe i tregova historinė qė mė kishin dėnuar. Mbaj mend, qė ai ishte me Neshat Tozajn. Mė ka bėrė pėrshtypje se Kadare e lexoi tė gjithė letrėn dhe a e dini cila ishte pėrgjigja: Ti fiton tė drejtėn vetėm po tė ndryshojė sistemi. Kjo ishte surprizė pėr mua. Kur Kadare u arratis pėr nė Francė, dėgjova intervistėn e tij nė radion “Zėri i Amerikės”. Mendova se njerėzit e Sigurimit do tė gjenin letrėn time nė shtėpinė e tij dhe unė do tė kisha pėrsėri probleme. Por deshi zoti dhe sistemi qė siē e tha edhe Kadareja ndryshoi dhe unė vetėm atėherė fitova.

    Por tani e keni takuar Kadarenė?

    Po e kam takuar dhe mė ėshtė bėrė zemra mal qė ėshtė mirė dhe ėshtė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare. Ai ėshtė padyshim nga shkrimtarėt mė tė mirė nė botė. Mė ka ardhur mirė qė historinė time e ka shkruar dhe tek libri “Pesha e Kryqit”.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    MILO: “Kadare t’i kėrkojė falje Janullės”

    ne fotografi, Kadare ne pritje te Enver Hoxha



    Paskal Milo

    Brenda njė harku tė shkurtėr kohor, Ismail Kadare, me njė mungesė tė theksuar etike, pėr kulturėn dhe moshėn e tij, ėshtė pėrpjekur tė fyej njė numėr personalitetesh tė shkencės, tė historisė e tė politikės shqiptare. E kam fjalėn pėr akademikėt Kristo Frashėri dhe Rexhep Qosja, pėr prof. dr. Pėllumb Xhufin e shkrimtarin e ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, z. Besnik Mustafaj. Mllefit tė tij tė njohur karakteropatik, tani, sė fundi dhe nė mėnyrė publike e tė hapur, nuk i shpėtova as edhe unė.

    Pyetja qė unė kam shtruar ėshtė se pėrse ky njeri i letrave, shkrimtar me emėr, ka nisur njė ofensivė tė tillė shpifėse dhe ka hapur kaq "fronte lufte" kundėr tė tjerėve? Pse po pėrforcon namin e pėrhapur qė shumė vite mė parė, se ėshtė njė sherrxhi qė zihet edhe me kėmishėn e vet? Unė mendoj se Ismail Kadare ėshtė nė njė krizė personale e morale. Ai ishte mėsuar nė periudhėn e komunizmit tė ishte nė qendėr tė vėmendjes, i pėrkėdhelur, i rrethuar jo pa tė drejtė edhe me nderime. Ai ishte anėtar i Partisė sė Punės, deputet, nėnkryetar i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, me njė fjalė pjesėtar i nomenklaturės komuniste. Vepra e tij mė e mirė letrare dhe qė i dha emėr dhe famė u prodhua pikėrisht nė kėtė kohė, e nėn atė regjim. Pasi braktisi vendin nė vitin 1990, atje ku shkoi pėr njė farė periudhe nuk e ndjeu boshllėkun, por shumė shpejt u pa se nuk mund tė shkruante letėrsi tė madhe, konkurruese, nė njė mjedis qė kishte shije e kėrkesa tė larta pėr letėrsinė bashkėkohore. Pėr rrjedhojė, nė mėnyrė graduale filloi tė largohej nga letėrsia e mirėfilltė e tė shkruante mė tepėr ese ose sprova, siē ka qejf vetė Kadareja ta thotė. Por kjo nuk mund t‘i siguronte mė atij atė kujdes e ato ndere qė tregoheshin e bėheshin kur ai shkonte nė Paris nga Shqipėria komuniste, ose kur e braktisi atė. Atėherė e gjeti tė udhės e mė tė lehtė qė tė bėhej gjykatėsi suprem i politikės dhe i politikanėve shqiptarė, duke prerė djathtas e majtas, u pėrpoq, herė mirė e herė keq, tė bėhej referenca ekskluzive e nacionalizmit shqiptar dhe tė ndėrtonte njė filozofi bashkėkohore tė tij me sfond evropian, ku ai tė mbetej pėrsėri nė qendėr. Egocentrizmi ėshtė thelbi i qenies sė tij. Ai ka filluar tė rrėnojė emrin qė ndėrtoi me talentin e tij letrar, sepse nuk kontrollon pasionet e verbra, qė e shtyjnė kundėr gjithēkaje apo tė gjithė atyre qė mendon se i bėjnė hije pėr tė qenė ai dhe vetėm ai i pari nė letėrsi, nė histori, nė politikė, nė etnologji apo sociologji. Ky ėshtė thelbi i krizės sė tij.



    Unė do ta kisha burrėrinė dhe ndershmėrinė, qė, po qe se do ta kisha takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn apo zonjėn Hoxha nė atė kohė, nuk do ta mohoja, siē bėn oborrtari shkrimtar

    Nga pikėpamja intelektuale, jam i zhgėnjyer nga replika e zotit Kadare. U ngjante pothuajse atyre shkarravinave qė janė botuar e botohen me bollėk kundėr meje e kolegėve tė tjerė tė sė majtės nė gazetėn e mikut tė tij "55". E ka shkruar me nervozizėm, ka anashkaluar argumente, pa fakte dhe nuk u ka dhėnė pėrgjigje ēėshtjeve qė unė vetėm se i pėrsėritja, se ato i dinė e i njohin njė shumicė shqiptarėsh. Po e pėrsėris dhe njė herė, se Kadare po bėn gabime tė rėnda nė fushėn e historisė. Kėshilla ime miqėsore do tė ishte: Rrini nė letėrsi, aty ku jeni shquar e lexoheni, mos u ngatėrroni nė histori, se nuk ėshtė fusha juaj e studimeve. Mos diskutoni ēfarė duhet e si duhet ta bėjnė historianėt punėn e tyre dhe nuk jeni ju, as dhe ndonjė pasues i juaj, qė do tė vlerėsoni historianėt dhe nivelin e tyre. Tė paktėn, Kadare duhej tė kishte dėgjuar akademikun e nderuar, enciklopedinė e gjallė tė historisė, Kristo Frashėri, qė i dha mėsime elementare historiografike, e sidomos njė nga parimet bazė tė historiografisė si shkencė, raportin midis faktit historik dhe interpretimit tė tij. Asnjė fakt historik, i mirė apo i keq, nuk mund tė fshihet, tė zhbėhet, tė varroset apo tė harrohet. Liria nė interpretimin e tij, shumėllojshmėria e kėndvėshtrimeve nė gjykimin e tij ka qenė nė shekuj dhe mbetet abc-ja e historiografisė, larmia dhe bukuria e saj. Pėrpjekja e Kadaresė pėr tė mė hedhur mua pėrgjegjėsinė e Enver Hoxhės pėr marrėdhėniet e tij me Titon nė vitin 1947, ėshtė foshnjarake. Ėshtė njė ngjarje qė ka ndodhur dy vjet para se unė tė shihja dritėn e kėsaj bote dhe ėshtė njėsoj sikur tė akuzohej Kadare, qė ka lindur nė mesin e viteve ‘30 pėr marrėveshjen e Mbretit Zog me Pashicin e Jugosllavisė nė vitin 1924! Jam gati t‘i ofroj z. Kadare dokumente historike vendase e tė huaja pėr ta ndriēuar drejt nė interpretimin e ngjarjeve historike, qė kanė qenė e mbeten objekt i studimeve tė mia.


    Varfėria e argumenteve nė replikėn e Kadaresė ėshtė aq e dukshme sa nė ndonjė rast tjetėr analog nuk do tė kisha qėndruar tė pėrgjigjesha. Por, meqė ai ėshtė njė autoritet nė letra dhe pėr respekt tė sė vėrtetės historike po i them edhe disa gjėra. Ismail Kadare e ka pasur mik Mehmet Shehun dhe familjen e tij dhe kjo ka qenė puna e tij. Unė nuk e kam takuar asnjėherė dhe po tė doja, nuk e kisha atė mundėsi. Kadare spekulonte nė kohėn kur Mehmet Shehu ishte gjallė. Ai vazhdon tė spekulojė dhe tani, qė Mehmet Shehu ėshtė i vdekur. Letra e vetėvrasjes sė tij ėshtė e vėrtetuar katėrcipėrisht qė ėshtė origjinale dhe kėtė duhet t‘ia ketė thėnė edhe ndonjė mik i tij qė e ka pasur tė administruar zyrtarisht. Kadare nuk gjen ndonjė argument bindės pėr tė goditur, veē pėrsėrit shpifjen mė ordinere tė nxjerrė nga katakombet e miqve tė tij tė medias sė verdhė, se gjoja unė jam njeriu qė i shėrben familjes Hoxha! Unė do ta kisha burrėrinė dhe ndershmėrinė, qė, po qe se do ta kisha takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn apo zonjėn Hoxha nė atė kohė, nuk do ta mohoja, siē bėn oborrtari shkrimtar dhe siē nuk bėn Dritėroi popullor. Por, pėr kėtė ēėshtje do tė flasim mė poshtė.

    Kadare, nė stilin dhe metodėn e tij tė njohur tė ndėrrimit tė kostumeve sipas stinėve politike

    Kadare, nė stilin dhe metodėn e tij tė njohur tė ndėrrimit tė kostumeve sipas stinėve politike, tani qė nė pushtet ndodhet mazhoranca e djathtė, pėrpiqet qė ta pėrkėdhelė pėr ndonjė pėrfitim tė rastit. Ai spekulon nė mėnyrėn mė banale, kur thotė se jam kundėr hapjes sė dosjeve dhe se gjoja ky ėshtė shkaku i revoltės sė tij kundėr meje! Kadare, duke qenė larg, nė Paris, nuk e ndjek nga afėr jetėn politike dhe median shqiptare. Ai bėn sikur nuk e di qė unė jam deklaruar pėr hapjen e dosjeve hapur dhe pa ekuivok, ai nuk e di qė si anėtar i delegacionit parlamentar shqiptar nė Kėshillin e Evropės, unė kam votuar nė favor tė Rezolutės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Kadaresė nuk i duhet e vėrteta, atij i duhen njė numėr shpifjesh pėr tė justifikuar njė sulm tė verbėr dhe ku ai "zbulon" nė mėnyrė halucinante dhe me njė imagjinatė tė sėmurė, se gjoja Milo kėrkon tė mbrojė "paratė e grabitura tė popullit shqiptar, tė depozituara jashtė shtetit prej kupolės sė diktaturės". Kadareja, pėr fat tė keq, me ēka thotė, ėshtė bėrė pėr t‘u mėshiruar!

    Historia e Janullės dhe Renatos sė gjorė, nuk ėshtė njė histori e nxjerrė nga "Uzina e ndryshkur e ish-policisė sė fshehtė shqiptare", sikurse pėrpiqet ta fshehė Kadare, por njė sjellje makabre, qė duhet t‘i gėrryejė ndėrgjegjen pėr tėrė jetėn

    Reagimi i Kadaresė, po e nėnvizoj edhe njė herė, ėshtė njė pėrpjekje e dėshpėruar dhe inatēore pėr tė fshehur tė kaluarėn e tij komuniste. Por ai nuk mund ta bėjė kėtė me shpenzimet e mia, me emrin dhe dinjitetin tim. Meqė Kadare nuk e di ose bėn sikur nuk e di, po i them se unė i pėrkas, nga familja ime dhe ajo e gruas sime, njerėzve qė u pėrndoqėn politikisht, se persona tė familjeve tona kanė vuajtur nė burgjet e komunizmit, se pėr vite tė tėra jemi keqtrajtuar nė punė e nė jetėn publike. Kadare ishte komunist, unė jo, Kadare ishte nė qiellin e shtatė komunist, kur babai im pėrjashtohej pėr herė tė dytė nga PPSH-ja, me motivacionin mė tė rėndė "Armik i partisė dhe i popullit" (shih dosjen nė ish-Arkivin Qendror tė PPSH-sė. Komisioni i Revizionimit, viti 1975) dhe unė largohesha nga Tirana pas njė gjyqi poshtėrues nė kolektivin e "Zėrit tė Popullit". Pėr vite me radhė, nuk m‘u dha e drejta tė shkruaja e tė botoja me emėr, ndėrkohė qė hija e dyshimit, nga ana e regjimit, mė shoqėronte kudo qė shkoja deri nė fund tė viteve ‘80. Nuk ėshtė kėtu qėllimi qė tė bėj biografinė time, se nė tė ka dhe mjaft momente tė bukura njerėzore nė ato kohė, por pėr ta kėshilluar edhe njėherė, nėse pranon, zotin Kadare, qė tė mos luajė me ndjenjat dhe jetėn e njerėzve, se ofendon njė numėr tė madh prej tyre qė kanė vuajtur, por qė e kanė lexuar e respektuar si shkrimtar. Unė gjeta forcė e kurajo qė i fala persekutorėt e familjes sime, ndėrsa shkrimtari komunist, Kadare, asnjėherė nuk gjeti moralin, qė tė paktėn tė heshte pėr bamirėsit dhe protektorėt e tij. Aq mė tepėr t‘i kėrkonte falje Janullės dhe Renatos sė gjorė, qė nuk ėshtė njė histori e nxjerrė nga "Uzina e ndryshkur e ish-policisė sė fshehtė shqiptare", sikurse pėrpiqet ta fshehė Kadare, por njė sjellje makabre, qė duhet t‘i gėrryejė ndėrgjegjen pėr tėrė jetėn.

    Nė arkivat shqiptare ka mjaft raporte tė natyrės staliniste e tė tjera, nga i nderuari Kadare

    Stalinizmi ėshtė varianti mė i egėr i komunizmit dhe njė i pėrndjekur jokomunist si unė nuk mund tė bėhet kurrė stalinist. Njė komunist qė i thotė Andre Fontenit, kryeredaktorit tė gazetės mė tė madhe franceze "Le Monde" nė vitin 1984, se pėr tė shkruar romanin "Dimri i Madh" "u pėrqendrova kryesisht te dokumentet dhe stenogramet e takimit tė Hrushovit me shokun Enver, qė i kam riprodhuar pothuajse pa i ndryshuar" dhe qė i raportonte udhėheqjes mė tė lartė shqiptare tė kohės se "Sipas konsultimeve nė Komitetin Qendror u pėrpoqa dhe besoj se arrita tė jap mendimin tonė pėr Hrushovin", ėshtė njė dėshmi e qartė pėr tė parė e gjykuar se kush kishte mundėsi tė ishte stalinist dhe kush jo. Tė paktėn, Kadare tė qėndronte nė pozitat e Hrushovit, qė u deklarua kundėr Stalinit! Nė arkivat shqiptare ka mjaft raporte tė kėsaj natyre apo tė tjera, nga i nderuari Kadare.

    Aq lart ka hipur nė fronin e vetėkėnaqėsisė dhe tė megalomanisė ky njeri, saqė i jep tė drejtėn vetes tė caktojė se kush duhet tė jetė nė opozitė ose jo, se cili duhet tė jetė nė pushtet, se cili duhet tė jetė ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė dhe ka gjasa tė na caktojė se cili do tė jetė edhe rezultati i zgjedhjeve vendore pas pak kohėsh. Pėr Kadarenė dhe njė takėm njerėzish, politikanėt shqiptarė duhet tė kenė fytyrėn dhe mendjen e tyre qė tė jenė tė vlefshėm pėr Shqipėrinė. Ismail Kadare ka ėndėrruar tė ishte Haveli i Shqipėrisė, por nuk e arriti. Haveli u bė i respektuar nė tė gjithė botėn, jo thjesht se ishte shkrimtar i famshėm, tė tillė ka me shumicė sot dhe i fundit qė u nderua me ēmimin "Nobel" ishte turku Pamuk. Haveli ishte luftėtar i madh i tė drejtave tė njeriut nė vendin e tij, i burgosur politik, iniciator i "Kartės sė 77-ve", njeri me karakter tė fortė e tė qėndrueshėm, qė vuajti dhe luftoi nė vendin e tij. Atdheu, i nderuar Kadare, ėshtė pronė e tė gjithė shqiptarėve, veēanėrisht i atyre qė nuk e braktisin nė ditė tė vėshtira pėr tė shpėtuar lėkurėn e mirėqenien, i atyre qė jetojnė e sakrifikojnė nė Shqipėri dhe qė kanė mundėsi tė kontribuojnė, paēka se do t‘u bėhen edhe kėpucėt me baltė, paēka se nuk do tė kenė energji elektrike tė mjaftueshme, paēka se nuk do tė kenė 24 orė ujė e kondita tė tjera pėr njė jetė tė rehatshme. Ka ikur koha kur shqiptarėt dhe politika e vendit tė tyre, e mirė apo e keqe, mund tė marrin direktiva e tė qeverisen nga kafenetė e bulevardit "Saint-Michel" tė Parisit. Sė fundi, meqė reagimi i Kadaresė ėshtė bėrė nė njė nervozizėm nėntė ballėsh dhe nuk ka qenė nė gjendje vetėkontrolli nė pėrdorimin e fjalėve pa edukatė, i rekomandoj qė shpjegimin e fjalės "horr" mund ta gjejė nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, botim i Akademisė sė Shkencave, faqe 692. I shkon shumė pėrshtat.

  7. #127
    Promovohet ne Tirane vepra, ne mungese te Qosjes


    E Merkure, 08 Nentor 2006


    Rexhep Qosja, akademiku qe pergjate gjithe jetes luftoi per Shqiperine e bashkuar dhe pa kufij, nuk mundi te ishte ne panairin e Tiranes, pikerisht per shkak te kufijve. Afati i pasaportes se tij diplomatike kishte perfunduar, ndaj edhe promovimi i nje pjese te korpusit te vepres se tij u organizua ne mungese te akademikut, kritikut, studiuesit e letrarit Qose

    Anisa YMERI

    Ai qe luftoi aq shume per Shqiperine e bashkuar dhe pa kufij, nuk mundi te ishte ne Tirane pikerisht per shkak te kufijve, qe “vijezojne” ende fatin e shqiptareve. Mungesa e pasaportes solli mungesen e akademikut Rexhep Qosja ne panairin e Tiranes, ku paraditen e djeshme u promovua nje pjese e mire e korpusit te tij letrar e studimor. Duke qene se prej 1 nentorit pasaportes diplomatike me te cilen qe pajisur Qosja i mbaroi afati dhe vonesa solli qe ne mungese te nje pasaporte te re, lexuesi nuk mundi ta kishte pranine e tij pergjate diteve te panairit, por vepra e tij kurrsesi nuk i mungoi stendes se “Toenes”, qe ka edhe ekskluzivitetin e botimit te vepres se tij ne shqip. Mosprania e tij fizike nuk ka penguar as miqte e tij te jene prezente dhe te flasin tanime jo vetem per mikun dhe njeriun Rexhep, por per akademikun, studiuesin, kritikun dhe letrarin qe kane emerues te perbashket, vlerat e tij dhe gjurmet qe ai ka lene e vijon te lere ne historine e kombit tone. Udhet e jetes kane qene te perdredhura, sidomos per te! Duke mos u konfirmuar, pagoi edhe ai nje fature, ate te lenies ne “heshtje” per nje kohe te gjate, izolimin e tij, censure qe emri i tij te mos permendej kurrkund, por asgje nga keta nuk e menjanoi thirrjen e tij dhe asgje nuk e ndali luften per nje Kosove te ndryshme nga ajo nen zgjedhen e Serbise. Botimi i vepres se pare te tij daton mese 40 vjet me pare, e prej atehere, akademiku Rexhep Qosja vijon te mbetet studiuesi dhe kritiku me i madh i letersise shqipe. Ndersa perkthimet e tij ne gjuhe te huaja i kane bere nje nder edhe me te madh letersise sone. “Porosia e madhe” eshte per te madhin e kombit tone, Naim Frasherin, ndersa qindra faqe monografi jane per Asdrenin. Akoma me shume faqe nder vite jane shkruar dhe kane hedhur drite, duke perjetesuar historine e letersise shqipe. Pra, ne veprat e tij mund te kuptosh kohen ne te cilen jetojme, sfidat me te cilat duhet te perballemi, duke lene nje testament per te nesermen e shpirtit kombetar. Emri i tij mbahet mend jo vetem per keto testamente qe ai ka lene per kombi tone, por edhe per theniet e mencura, kur te gjithe rendin te kacavirren pas nje termi per te justifikuar shterpesine e tyre. Vite te shkuara, Rexhep Qosja duke folur per modernitetin, pohoi se realizimi socialist nuk eshte as realizem, sepse eshte romantizem. Fjalet dhe vleresimet nuk mungojne asnjehere ne kesi rastesh promovuese, por jo per kete shkak humb vlera e tyre. Miku i tij, por ne kete rast studiuesi Jorgo Bulo, shprehet se, “Qosja nuk rrembehet nga modat. Ai vertet mund te mos jete ne mode, por eshte modernist i vertete”. Romani i tij “Vdekja me vjen prej syve te tille”, eshte nje deshmi e gjalle e nje letrari modern, i cili tani i eshte kthyer serish shkrimit te veprave letrare. Ky vit, pra 2006-ta, shenon edhe vitin e 70-vjetorit te lindjes se tij, ndaj edhe ajo cka u shfaq ne Prishtine, ne simpoziumin shkencor me rast te ketij pervjetori erdhi edhe ne Tirane, ne 10 minuta jeteshkrim me ane te imazhit. Ndersa nje ze pershkruante udhet e jetes neper te cilat Qosja shkeli, objektivi i kameres kishte fiksuar disa nga momentet me kryesore te jetes dhe krijimtarise se tij.

    Panairit te 9-te te librit i erdhi fundi dhe dita e sotme shenon ate te mbylljes. Dje, perpos ndarjes se cmimeve te panairit, u promovua edhe nje pjese e korpusit te vepres se akademikut Rexhep Qosja, ndonese ne mungese te tij. Nder veprat e promovuara mund te permendim: “Fjalor demokratik”, “Ceshtja shqiptare”, “Te vertetat e vonuara”, “Porosia e madhe”, “Tri menyra te shkrimit shqip”, “Ideologjia e shperberjes” apo edhe “Realitet i shperfillur” i replikes se madhe per identitetin kombetar.

  8. #128
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450

    “Korani i Myzeqesė“- “fshesari” televiziv i Ismail Kadaresė

    Nga Kastriot Myftaraj - Ėshtė njė anekdotė se njėherė Sulltani i Turqisė shkoi pėr vizitė nė njė vend europian, ku porsa ishte ndėrtuar nevojtorja-ja allafrėnga me shkarkues uji. Pasi sulltani e pėrdori nevojtoren-nė i zoti i shtėpisė filloi t’ ia lavdėronte shumė kėtė shpikje dhe e pyeti sulltanin se ē’ pėrshtypje i kishte bėrė.Sulltani, duke dashur tė lartėsonte vendin e vet i tha se kjo shpikje ishte shumė mbrėsėlėnėse, por nuk ishte gjė para asaj qė ishte bėrė nė Turqi, ku vėrtet nė nevojtore allaturka nuk kishte shkarkues uji, por atje kishte njė mekanizėm qė ta fshinte prapanicėn pasi kishe mbaruar punė. Mbreti europian u habit shumė nga kjo shpikje saqė pas disa kohėsh njoftoi se sulltanin se do t’ i kthente vizitėn. Atėherė ky i fundit urdhėroi qė tė ndėrtohet njė nevojtore allaturka e posaēme, ku brenda kanalit, nė anė tė birės kishte njė platformė tė posaēme tė vogėl, ku rrinte njė shėrbėtor me njė fshesė tė posaēme nė dorė qė kishte detyrė qė porsa tė merrte shenjėn ta fshinte prapanicėn e njeriut qė po kryente nevojėn. Mikut europian i thanė se pasi tė kryente nevojėn dhe tė donte tė shėrbehej me fshirjen e prapanicės, ai duhej tė tėrhiqte lehtė njė zinxhir tė ngjashėm me atė tė shkarkuesit tė ujit dhe atėherė mekanizmi i fshirjes do tė vihej nė punė. Zinxhiri nė fakt qe i lidhur pas kėmbės sė shėrbėtorit qė rrinte poshtė dhe ishte vėnė qė ta sinjalizonte kėtė tė fundit se duhej tė bėnte punėn e vet. Miku europian pasi urinoi bėri siē i thanė, pra tėrhoqi zinxhirin, duke pritur gjithė kuriozitet se ēfarė do tė ndodhte. Atėherė shėrbėtori ngriti fshesėn e posaēme dhe i bėri njė tė fshirė tė mirė prapanicės sė tij. Kjo e habiti aq shumė mbretin e huaj sa zgjati fytyrėn nė qenef, siē i thonė turqisht, qė tė shikonte poshtė se ēfarė ishte ky mekanizėm kaq i ēuditshėm. Por shėrbėtori qė rrinte poshtė nė errėsirė, e mori fytyrėn pėr prapanicė dhe kujtoi se mysafiri i lartė donte tė shėrbehej pėrsėri, prandaj i hoqi dhe njė goxha tė fshirė nė fytyrė me fshesėn qė kėtė herė qe e pėrlyer, duke ia bėrė fytyrėn pėr “ibret“, siē i thonė nė turqisht. Kjo anekdotė m’u kujtua kur pash njė debat televiziv pėr Ismail Kadarenė nė njė emision ku nga emri supozohet qė tė bėhet “opinion-bėrje“, por qė ėshtė shndėrruar nė altari i Shėn Ismail Kadaresė. Drejtuesi i kėtij emisioni prej kohėsh ka marrė pėrsipėr qė tė bėjė nė favor tė Ismail Kadaresė punėn qė sulltani i kishte ngarkuar shėrbėtorit tė vet nė raport me mbretin europian qė i kishte ardhur mik. Ėshtė qesharake ta dėgjosh drejtuesin e emisionit kur e pyeste para disa javėsh ish-drejtorin e SHISH Fatos Klosi se a ka pasur Sigurimi i Shtetit njė dosje survejimi pėr Ismail Kadarenė, kur “fshesari“ televiziv e dinte mirė se Fatos Klosi e dinte qė “fshesari“ televiziv ka njė dosje spiuni me pseudonimin “Korani i Myzeqesė” (pseudonim qė vjen me sa duket ngaqė ndonjė shef Sigurimi me shpirt poetik do tė jetė frymėzuar nga fakti qė djaloshi me origjinė nga bregu i Liqenit tė Pogradecit ku rritej korani i famshėm, por qė peripecitė e luftės sė klasave e patėn bėrė tė lindte nė Myzeqe). Ismail Kadareja duhet ta kuptojė se ky lloj pastrimi i bėrė nga njė “fshesar televiziv“ me kėtė tė shkuar vetėm sa e pėrlyen mė tepėr. Nė emisionin e fundit tė “fshesarit televiziv“ tė Ismail Kadaresė ku debatohej pėr Ismail Kadarenė, “fshesari” televiziv, i cili kishte thirrur pėr ndihmė dhe dy “fshesarė” tė tjerė tė llojit tė vet, e pėrlyen mė keq se ēdo herė tjetėr Kadarenė, qė me siguri kishte afruar fytyrėn nė ekran tė shikonte se si funksiononte mekanizmi i ēuditshėm i pastrimit qė i kishte premtuar “Korani i Myzeqesė”. “Fshesari” mė i zellshėm nė kėtė emision u tregua ish-bashkėpunėtori i Sigurimit tė Shtetit me pseudonimin “Masoviku”, por edhe “Ushtari”, i cili tashmė paraqitet si ithtar i madh i Alcide De Gasperit. Duke treguar zell tė madh nė pėrdorimin e “fshesės” ai, mori pėrsipėr ta mbrojė Kadarenė edhe pėr ato gjėra pėr tė cilat ai nuk e merr mundimin vetė qė mbrohet, pra se me idenė e qendresės nė veprėn e vet ka letrarizuar, me alegori historike, idenė e Enver Hoxhės tė Shqipėrisė komuniste si “kėshtjellė e revolucionit proletar“ dhe “shkėmb graniti i marksizėm-leninizmit“ nė mes tė oqeanit tė tėrbuar imperialisto-revizionist. “Masoviku” u shpreh se Kadare duke paraqitur kėtė ide nė fakt ka menduar integrimin, pėr tė cilin ne po flasim sot. Hė mė i lumtė operativit tė “Masovikut” se burrė tė zgjuar ka peshkuar. Sipas kėsaj logjike edhe Enver Hoxha, fjalimet e tė cilit ka letrarizuar nė kėtė rast Kadareja, del si pararendės i procesit tė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė, nė Bashkimin Europian dhe nė NATO! “Masoviku” kur foli pėr Janulla Rapin pėrdori njė logjikė qė po tė zbatohet edhe pėr Ismail Kadarenė jep konkluzione shumė kompromentuese pėr kėtė tė fundit. “Masoviku” u shpreh se shpjegimi qė dha Janulla Rapi se pas kthimit nga internimi ajo u emėrua shitėse nė rrugėn e ambasadave nė Tiranė me ndėrhyrjen e dy shoqeve tė saj, nuk besohet as nga fėmijėt, duke aluduar se ky emėrim mund tė bėhej vetėm nėse ajo ishte bashkėpunėtore e Sigurimit tė Shtetit. Interesante do tė ishte nėse zbatohet kjo logjikė e “Masovikut” mbi disa episode tė errėta tė jetės sė Kadaresė. Kėshtu, Kadare e ka pranuar nė njė emision tė hershėm tė “Koranit tė Myzeqesė” se ai nė kohėn kur ka qenė nxėnės nė Gjirokastėr ka qenė arrestuar njė herė nga policia pėr falsifikim monedhash nė bashkėpunim. Kadare e quajti kėtė ēėshtje “marrėzi tė rinisė”, por e vėrteta ėshtė se kjo ēėshtje bėri qė Kadarenė mos ta ēonin me studime tė larta nė Moskė, nė vitin 1953 kur mbaroi shkollėn e mesme, siē e meritonte ngaqė ishte shquar duke shkruar poezi shumė tė ndjera pėr vdekjen e Stalinit. Kjo ndodhi se ishte njė orientim nga Moska qė nga vendet e tjera mos tė silleshin nė Rusi si studentė njerėz me precedentė penalė. Dhe vėrtet qė Kadare nuk bėri burg pėr falsifikimin e monedhave si shoku i tij i ngushtė, pasi pėr tė ndėrhyri Liri Belishova, por dihej se ai qe fajtor. Kėshtu Kadarenė e ēuan pėr studimet e larta nė Tiranė. Por megjithatė nė vitin 1958 Kadare u ēua pėr studime pasuniversitare nė Moskė, nė Institutin shumė tė pėlqyer “Gorki” ku specializoheshin shkrimtarėt. Ēfarė ndodhi qė u shkel rregulli? Kjo shpjegohet vetėm me gėlltitjen e “lugės sė ēorbės sė prishur” pėr llogari tė “kuzhinės sekrete” tė Tiranės dhe Moskės. E vėrteta doli indirekt kur nė njė emision televiziv francez pėr jetėn e Kadaresė qė u emetua dhe nė TV Klan u panė pamje filmike tė jetės sė Kadaresė nė Moskė tė regjistruara me njė kamera televizive qė ky i fundit e pati blerė kur qe student nė Moskė. Kadare tha se kėtė kamera e pati blerė me honorarin e librit me poezi qė iu botua nė Bashkimin Sovjetik. Ky ėshtė njė shpjegim qesharak se libri i Kadaresė u botua nė vitin 1960, vit kur ai u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe logjikisht honorari jepet pas botimit. Duke qenė se pamjet filmike qė u paraqitėn ishin tė periudhės sė thuajse gjithė jetės studentore nėnkuptohet qė Kadare u pajis me kamera me tė shkuar nė Bashkimin Sovjetik. Ku i gjeti Kadare paratė pėr tė blerė kamera televizive, kur nė vendet komuniste kėto gjėra ishin sende superluksi dhe qenė tė rralla dhe shumė tė shtrenjta, edhe pėr pagėn e njė qytetari rus tė mesėm dhe jo pėr bursėn e njė studenti? Njė njeri qė nė atė kohė ka studiuar pėr pilot nė Rusi dhe qė ėshtė mbrojtės i Kadaresė, e pranon me sinqeritet se edhe ai me bursėn e studentit ushtarak pėr pilot qė ishte shumė mė e lartė se e tė tjerėve, nuk ishte nė gjendje qė tė blinte njė kamera televizive. Pastaj ēėshtja ėshtė se nė vendet komuniste kamera televizive, edhe kur ishte nė shitje nė dyqan nuk i jepej kujtdo pasi shihej si njė mjet qė mund tė pėrdorej pėr spiunazh, prandaj pėr ta blerė atė duhej tė pajiseshe me leje tė posaēme dhe kuptohej se kush i jepte kėto leje, KGB-ja. Sigurisht pėr njė student tė huaj shqiptar kjo bėhej nėse ai i ishte rekomanduar nga shėrbimi sekret shqiptar pėr punė tė ndryshme. Atėherė nė Bashkimin Sovjetik studentėt qė kishin kamera televizive, veēanėrisht tė huajt shiheshin si njerėz tė KGB-sė pasi detyra e tyre ishte tė regjistronin jetėn e kolegėve tė tyre sovjetikė dhe tė huaj pėr t’ ia vėnė nė dispozicion KGB-sė pėr tė gjetur atje atė qė nė gjuhėn e saj quhej “material komprometues”. A mund tė na shpjegojė “Masoviku” se kur Ismail Kadare pretendon se pėr romanin “Dimri i vetmisė sė madhe” nė 1973 u sulmua nga ministri i brendshėm (shefi i Sigurimit tė Shtetit), Kadri Hazbiu (“Dyzet faqe lexova nga ky libėr dhe dyzet herė pėshtyva?» Ismail Kadare, Denis Fernandez Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2005, f. 69-70), si e shpjegon ai qė pas njė viti po ky ministėr i jep Kadaresė privilegjin tė shkruajė parathėnien e volumit tė parė tė korpusit tė librave «Heronj tė heshtur» (parathėnia e volumit tė parė shėrbente pėr tė gjithė korpusin prej nėntė volumesh), me jetėn e oficerėve dhe bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit tė rėnė nė luftėn e klasave, njė libėr qė mban shėnimin “Botim i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme”? Nė kėtė parathėnie Ismail Kadare i bėn njė himn tė vėrtetė Sigurimit tė Shtetit, duke e nxjerrė veprimtarinė e tij sikur: “ėshtė pjesė e pandarė e kronikės sė lashtė tė vendit tonė, ashtu siē janė armėt e diktaturės sė proletariatit, siē ėshtė arma e Sigurimit tė Shtetit,- ‘kjo armė e dashur dhe e mprehtė e partisė’-siē e ka karakterizuar udhėheqėsi i partisė dhe i popullit shoku Enver Hoxha, ėshtė pjesė e pandarė e revolucionit”. (“Heronj tė heshtur”, Botim i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė 1974, Vol. I, f. 5) Kur “Masoviku” pretendon nė librin e vet pėr Nexhmije Hoxhėn se Enver Hoxhėn e ka ndihmuar shėrbimi sekret francez, kuptohet nė interes tė Serbisė, atėherė ai ka detyrimin qė tė bėjė edhe njė hipotezė se kush ka qenė ndėrmjetėsi sekret i Enver Hoxhės me Parisin, proskeneti, ose mė saktė njė nga ndėrmjetėsit kryesorė. Duke qenė se Enver Hoxha kopjonte nė ēdo gjė Stalinin dhe ky i fundit pėrdorte si njė nga proskenetėt e vet kryesorė njė shkrimtar, Ilya Ehrenburgun, atėherė duket se Enver Hoxha ka krijuar “Ehrenburgun” e vet, Ismail Kadarenė, i cili i ngjan proskenetit tė Stalinit Ehrenburgut, nga fakti se ashtu si ai udhėtonte shumė shpesh nė Francė. Kėshtu, Ismail Kadare qe pėr Enver Hoxhėn, ashtu siē qe Ilia Ehrenburg pėr Stalinin, njė lloj ambasadori personal, kumtet e tė cilit, tė pėrpunuara nga regjimi, duhet tė dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteligjencės sė vendit. Edhe kritikat qė iu bėnė Kadaresė nė 1982 u bėnė pėr tė maskuar faktin qė ai kishte rėnė shumė nė sy si proskenet gjatė viteve 1980-1981, kur ndodhėn ngjarjet nė Kosovė dhe eliminimi i Mehmet Shehut, pėr tė cilat Enver Hoxha praktikisht me Tablonė Sinoptike qė bėri pėr “komplotin e Mehmet Shehut“ akuzoi si fajtore CIA-n, ēka i pėlqente shumė Francės, Serbisė, por edhe Rusisė. Pėr tė gjitha kėto nuk duhet pritur njė pėrgjigje nga “Masoviku”, i cili ka qenė fjalimeshkrues i Hekuran Isait. Tė them tė drejtėn nė kėtė emision prisja tė merrja njė shpjegim pėr atė si ėshtė e mundur qė nė 5 qershor 2006, nė gazetėn “55“, f. 1-7 ėshtė botuar njė artikull i Ajet Zenelit me titull “gjeniu Ismail Kadare dhe At Zef Pllumi nė njė libėr tė jashtėzakonshėm-palimpsest“, kuptohet duke iu referuar faktit qė Ismail Kadare ėshtė autori i parathėnies sė librit tė Pllumit “Rrno vetėm pėr me tregue”. Nė faqen 330 tė librit thuhet se kapiten Ajet Zeneli ka qenė shef i Sigurimit tė Shtetit pėr zonėn e Dukagjinit nė kohėn qė Zef Pllumi ka qenė meshtar nė Shosh. Nė artikull Zeneli thotė se e ka njohur At Zefin dhe se pėr tė ka pasur rekomandime prej shokėve tė tij nga Shkodra si njė njeri tepėr i vlefshėm (???) dhe se ka bashkėpunuar me tė dhe se i bėhet qejfi qė kėta burra, Kadare, Pllumi dhe botuesi i librit po punojnė bashkėrisht pasi kanė punuar veē e veē me shumė rezultate(???). Artikulli mbyllet me perifrazimin e ēuditshėm tė titullit: “Rrno vetėm pėr me u turpnue”! Sit a shpjegojmė kėtė ēudi pėrveēse me teorinė e “fshesarit” tė zellshėm? Pasi “Masoviku” e pėrdori mirė e mirė “fshesėn” pėrlyese nė fytyrėn e “gjeniut tė letrave shqipe”, atė ia rrėmbeu nga dora “fshesari” tjetėr i zellshėm, i ftuar nė kėtė emision, njeriu nga “shtėpia me gjethe”, qendra e pėrgjimeve akustike tė Sigurimit tė Shtetit, i cili pasi e kreu ushtrinė nė kohėn e komunizmit, nė njė repart qė varej nga Drejtoria e Zbulimit nė Sigurimin e Shtetit, doli me gradėn e nėnoficerit tė Sigurimit tė Shtetit nga shėrbimi ushtarak dhe mė pas, duke vazhduar tė shėrbente part-time tek “shtėpia me gjethe”, arriti deri nė gradėn e oficerit rezervė tė Sigurimit tė Shtetit. Ky njeri mė zbaviti aq shumė me ato qė tha saqė kėtė herė do t’ ia kursej trishtimin qė do t’ i sillte pėrmendja e pseudonimit tė tij. Fakti qė njė prej dy mbrojtėsve tė Kadaresė ishte njeriu nga “Shtėpia me gjethe“ ishte shumė kompromentues pėr Kadarenė, nė sensin e “fshesės sė pėrlyer“. Njeriu nga “Shtėpia me gjethe“ e pėrdori “fshesėn e pėrlyer“ e pėrlyer po aq me sukses sa “Masoviku“ duke paraqitur tezėn e ēuditshme se: “Ismail Kadare nuk ka qenė disident, por vepra e tij ka qenė disidente“. (?!) Ky mendim i shprehur pėr veprėn e Kadaresė, ėshtė njė kompliment unik nė llojin e vet, meqė del nga “Shtėpia me gjethe”. Por, o Zot, ē’ marrėzi! Por nėse dikush ka shkruar gjėra disidente a nuk ėshtė ai disident? Ēfarė tjetėr ėshtė disidenti? Teza tė tilla, aq mė tepėr kur dihet se nga goja e ē’ njeriu dalin, kanė efektin qė e bėjnė Kadarenė qesharak. Nga njeriu i “Shtėpisė me gjethe” ishte pritur qė ta mbėshteste tezėn e vet me argumente nga fusha e profesionit tė vet konfidencial nė kohėn e komunizmit, duke thėnė p.sh. se Kadare kur bėn fjalė pėr “ējetinēit” (mikroaparatet pėrgjues) nė kinė, ose pėr pėrgjuesin e Polit tė Veriut tek “Koncert nė fund tė dimrit” ka ndėrmend “Shtėpinė me gjethe” nė Tiranė. Por, duke qenė se ai e kishte “mizėn nėn kėsulė”, siē thuhet nuk e bėri kėtė gjė. Dhe meqė ra fjala, Kadare me historinė e “ējetinēive” letrarizon atė qė thotė Enver Hoxha nė librin e vet “Shėnime pėr Kinėn” se Zyra e posaēme e komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės, ose Sigurimi special nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė Mao Ce Dunit bėnte pėrgjime me aparate tė posaēme. “Korani i Myzeqesė” nė emision shkelte vazhdimisht rregullat e deontologjisė profesionale, duke bėrė pyetje sugjestive tė llojit: “Nėse ‘Gjenerali i ushtrisė sė vdekur’ ėshtė njė vepėr pro regjimit komunist pse lexohet kaq shumė nė Perėndim?” O zoti “Koran myzeqari”, ku janė shifrat pėr tirazhin nė tė cilin janė botuar veprat e Kadaresė nė botė dhe posaēėrisht ky roman, meqė tė ėshtė fiksuar? Pse i mbani sekret si dokumentet e vilave pa leje qė keni nė Golem sė bashku me “gjeniun e letrave”? Dhe “Korani i Myzeqesė” duhet ta ngulė nė mendje njė herė e mirė se Kadaresė nuk ia japin ēmimin “Nobel” se ka pasur njė tė shkuar prej shkrimtari komunist, siē e pranon “Korani” nėn zė nė tavolina. Ēmimin “Nobel” e kanė marrė dhe komunistė tė deklaruar si Shollohovi, madje edhe stalinistė si Pablo Neruda. Kadaresė nuk ia japin ēmimin “Nobel” se nuk ėshtė njė shkrimtar i rangut botėror, edhe pse “fshesarėt” kėrkojnė ta paraqesin si tė tillė.

    Gazeta SOT

  9. #129
    Vdekja na vjen prej Kadaresė sė tillė!

    Sa isha bėrė gati tė shkoj nė njė debat tė hapur qė Kadare pati nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė me studentėt dhe personelin akademik tė Universitetit, mė dolėn ca punė dhe nuk shkova dot e mė mbeti merak qė nuk mbėrrita derisa nuk pashė nė media histerinė e tij tė derdhur nė ata pak minuta sa ishte aty. Atėherė e pashė sa mirė qė nuk kisha shkuar pėr tė marrė pjesė nė funeralin pėr sė gjalli tė njė shkrimtari.
    Nga Halil Ibrahimi

    Mu kujtua madhėshtia qė kisha krijuar nė imagjinatėn time pėr tė kur i kisha nja tre-katėrmbėdhjetė vjet kur sapo kisha lexuar “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur” dhe pėrulja e tij e shpejtė nė realitetin e parė direkt pas dėgjimit tė fushatės sė tij kundėr myslimanėve shqiptarė e poashtu edhe pas leximit tė mėpastajmė tė letėrsisė sė tij.
    Ajo qė tė irriton mė sė shumti rreth fenomenit Kadare ėshtė kryeneēėsia dhe kėmbėngulja e tij nė pafajėsinė e tij dhe tentimi qė nė mėnyra tė tėrthorta, vjedhurazi dhe me dinakėri tė distancohet nga ide e qėndrime tė tij tė cilat koha i ka dėshmuar e po i dėshmon si tė liga, monstruoze, johumane dhe patetike. Kėshtu qė me shumė tė drejtė shkrimtari Britanik Brian Aldiss pati thėnė “Ka dy lloje shkrimtarėsh; janė ata qė tė shtyjnė tė mendojnė dhe tė tjerėt qė tė bėjnė tė ēuditesh”. Duke parė veprimtarinė, intervistat, deklarimet, fushatat dhe tėrė pompozitetin e Kadaresė gjatė dy a tri dekadave tė fundit nuk ke si tė mos ēuditesh me koprracinė e tij intelektuale pikė sė pari karshi shqiptarėve myslimanė dhe tė sė kaluarės sė tij komuniste, e pastaj edhe ndaj gjithēkaje qė mund t’ia cenojė fobinė e tij pėr tė marrė ēmimin Nobel.

    Histeria e derdhur nė Bibliotekėn Kombėtare nga Ismail Kadare ėshtė kulmi i fudullėkut dhe hipokrizisė qė njė intelektual mund ti lejojė vetvetes tė bėjė nė publik. Derisa nė njėrėn anė pa pikė turpi deklaroi se pėrherė kishte njohur kontributin dhe vendin e myslimanėve shqiptarė nė formėsimet kombėtare dhe avancimet drejt Evropės, nė anėn tjetėr iu turr me aq vrull Rexhep Qosjes, me fjalėt mė tė paskrupullta qė nuk i gjen as nė debate bulevardeske, duke tė bėrė tė ēuditesh e tė mendosh se nė tėrė kėtė gjezdisje identitetesh ishte Kadare kundėr Qosjes qė paraqiste realisht myslimanėt shqiptarė e jo anasjelltas. Fjalėt e tij “Qosja vazhdon me marrėzitė e tij. Unė do ti kėshilloja tė mbyllet nė njė spital psikiatrik. Ai ėshtė njė njeri i papėrgjegjshėm dhe konteksti i deklaratave tė tij ėshtė qė Kadare tė dalė nga letėrsia shqipe edhe nga kujtesa e shqiptarėve” do tė jenė epitafi i vdekjes sė Shkrimtarit Kadare dhe pjekjes sė dyfytyrėsisė tė karakterit tė tij. Dhe kėtė jo pse Qosja ėshtė njė super intelektual identiteti i tė cilit nuk bėn dhe nuk mund tė cenohet, jo aspak, por pėr tė vetmen arsye se zhargoni i tillė nuk i ka hije njė shkrimtari e aq mė pak njė dikujt qė synon ta konsiderojė veten nė piedestalin e intelektualisė shqiptare. Dhe Kadare nuk do ta ketė kaq tė lehtė tė dalė jashtė kujtesės sė shqiptarėve. Margaritarėt e mėposhtėm vėshtirė harrohen.


    “Ju shqiptarė fodullė e harrestarė”

    Nė fillimvitet e nėntėdhjeta ishte nė trend tė rreshtoheshe kundėr myslimanėrisė shqiptare dhe tė bėje propagandė katolikofile nė dėm tė shumicės sė shqiptarėve dhe nė kėtė vazhdė asokohe edhe Qosja pėr pak kohė sa nuk ishte bėrė pjesė e flluskave tė tilla por me kohė si duket ai pa realitet historike, kulturore dhe identifikuese tė kėtij konstelacioni dhe pėrderisa ai sqaroi gjerė e gjatė arsyet e kėtij evoluimi tė tij dhe joautenticitetin e fushatave tė tilla, nė anėn tjetėr Kadare jo vetėm qė nuk pranon se ka ndėrmarrė ndonjėherė gabime trashanike qoftė nė ēėshtjen e identitetit tė shqiptarėve myslimanė por edhe tė njė dyzine gjėrash tė tjera, por vazhdon kėshtu kėmbėngulshim tė konsiderojė bashkėkombėsit e tij si njė turmė fodujsh harrestarė. Tė gjithė njerėzit gabojnė por mė i miri midis tyre thoshte profeti Muhamed ėshtė ai qė pendohet. Ndėrsa Kadare jo vetėm qė nuk ka treguar asnjė shenjė pendese pėr bėmat e tij naive e kontraverze por edhe e mbron shenjtėrinė e tij me ēdo kusht duke tė bėrė me padashje tė shohėsh tė pėshtirė gjithēka qė sillet rreth emrit tė tij. Duke qenė se nė disa nga shkrimet e tij tė fundit Kadare akuzon rėndė shqiptarėt pėr mosdhėnien e ēmimit qė po e pret nuk ke si tė mos mendosh se syzheu i gjithė gallatės disavjeēare ėshtė Nobeli.

    Karta e parė me tė cilin luajti nė aferėn e fitimit tė Nobelit ishte disidentizmi. Pėrkundėr disidentėve tė vėrtetė tė cilėt u fshikulluan, u dėbuan dhe u anatemuan nga regjimet, Kadare jo vetėm qė ishte i pėrkėdheluri i regjimit por edhe pėr ta kulmuar kėtė e shpalli veten disident me ikjen ne Francė nė kohėn kur pėrfundoi regjimi duke menduar se shqiptarėt do tė jenė kaq naiv sa tė harrojnė veprimtarinė e tij politike dhe letrare nė kohėn e komunizmit. Ikja e tij nė vitin 1990 de fakto donte tė thoshte se ai po shfaqte mospajtim me rėnien e regjimit dhe ngritjen e sistemit demokratik dhe tė vetėquash vetveten disident nė kėto rrethana nė vend qė tė ngazėllehesh qė ra komunizmi ėshtė shaka me bisht.

    Karta tjetėr e dėshtuar e tij ishte sindromi Salman Rushdi. Duke parė se sa nė trend ishte tė jesh antiislamik Kadare filloi njė kryqėzatė tė tmerrshme kundėr shumicės sė popullit tė tij duke shpresuar se kjo do t’ia afronte ēmimin e ėndėrruar. Nė njė intervistė tė tij tash vonė me Blendi Fevziun, Kadare rikujtoi njė sugjerim tė tij bėrė Ramiz Alisė nė vitin 1989 ku tekstualisht i propozonte diktatorit qė pėr ta demokratizuar Shqipėrinė nė aspektin e fesė ai duhej tė hapte kishat katolike dhe ato ortodokse nė mėnyrė qė me kohė tė zbehej identiteti i islamit shqiptar. E merrni me mend sa sugjerime demokratike! Nė kėtė intervistė ai e quajti kėshillėn e tij tė atėhershme si njė mendim tė cilin historia e nxorri tė gabuar, dhe kaq. Ti propozosh diktaturės nė emėr tė demokracisė qė ta shtypė qenėsinė e pjesės mė tė madhe tė kombit dhe pastaj ta arsyetosh kėtė me vetėm njė frazė gjysmake ku faktikisht as nuk shihet ndonjė shenjė e kėrkim faljes ndaj popullit tė tij ėshtė hipokrizi banale. Ky faktikisht ishte vetėm fillimi i luftės sė tij kundėr bashkėkombėsve tė tij myslimanė. Gjatė tėrė viteve tė nėntėdhjeta kishte deklaruar nė njė mori rastesh fobinė e tij poshtėruese ndaj myslimanėve shqiptarė duke pohuar se ata janė pakicė, se Evropa nuk i mirėpret ata pėrderisa nuk identifikohen si katolikė dhe duke e bėrė tė pistė ēfarėdo lidhje tė kulturės shqiptare me Islamin. Nuk do ta harroj e nuk do ta harrojmė njė deklaratė tė tij tė dhėnė pėr agjencinė Kosova Press se shumica e tė arsimuarve tė Shqipėrisė janė tė krishterė duke i nxjerrė pėr tuhafė dhe matufė bashkėkombėsit e tij myslimanė. Ėshtė njėmend padrejtėsi tė pėrmendėsh njė deklaratė tė tij nė kėtė aspekt dhe ta lesh tjetrėn pa e treguar sepse secila ėshtė mė neveritėse se tjetra. Tė gjitha janė tė ruajtura dhe tė paharruara.


    Dinamiti i Nobelit

    Se sindromi i tė fituarit tė Nobelit prish karaktere dhe ta eksplodon ēdo grimcė humaniteti nė shpirt ėshtė vėrtetuar mė sė miri nė rastin e Kadaresė. Ismail Kadare gjatė kėtyre tri dekadave tė fundit ka tentuar qė tė qėndrojė mirė me secilin duke sharė nė njė kohė njėrin e duke lavdėruar tjetrin nė mėnyrė qė tė krijojė imazhin e njė superintelektuali qė qėndron mbi tė gjithė dhe mbi kohėn me idetė e tij kinse largpamėse, varėsisht si e kėrkon vakti dhe moda. Kur ishte e modės tė ishe pacifist paushall ai akuzonte UĒK-nė pėr terrorizėm, kur populli e deshi veprimtarinė e tyre ēlirimtare u ngut ti ngriste larg heroizmat e tyre, kur Ibrahim Rugova ishte i padėgjuar e jobindės e quajti babaxhane veprimtarinė e tij, kur ai u respektua e u ngrit e himnizoi ‘luftėn’ e tij, kur komunizmi ishte superfuqi shqiptare ai ishte ati i tij mė i madh intelektual, kur dėshtoi u ngut ta shkelte bukėn e kuqe tė ngrėnė, kur e pa se Nobeli mund tė fitohej me antiislamizma naive tė tipit Rushdi nuk la tė zezė pa thėnė pėr bashkėkombėsit e tij myslimanė, kur pa se nė tė njėjtin vit dy myslimanė e fituan Nobelin dhe se profecitė e tij satanike se nė mijėvjeēarin e tretė shqiptarėt do tė gdhiheshin katolike dolėn false, u ngut ta varroste veprimtarinė e tij qyqare ndaj kulturės sė shqiptarėve myslimanė me dy tri deklarime gjysėmfjalėshe. Dhe kėto as nuk ishin kėrkim faljeje siē dinė tė bėjnė njerėzit e mėdhenj por lot krokodili nė mjedis tė thatė. As qė pritet tė kėrkojė falje dikush i zhytur nė koprraci tė tilla intelektuale.

    Nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore” tė datės 12 Nėntor 2006 Kadare e quan abuzim sjelljen e deklarimit tė tij nga libri “Nga njė dhjetor nė tjetrin” se komunizmi kishte tė mirė ngulfatjen e Islamit dhe ngritjen e nostalgjisė pėr katolicizmin. Abuzim?! Ēfarė histerie qaramane! Prapė i madhi i ynė i imagjinuar mjaftohet duke thėnė se ishte parashikim i gabuar ky dhe nuk ka asnjė shenjė kėrkimfaljeje ndaj bashkėkombėsve tė tij myslimanė tė cilėve ua quajti me bereqet komunizmin sepse ua vrau e ua rrėnoi klerikėt dhe vlerat fetare. Si pėr rastėsi nė tė njėjtėn ditė qė Kadare derdhi margaritarėt kundrejt akademikut kosovar u publikua njė peticion ku Kadare ėshtė ndėr tė nėnshkruarit dhe ku ai thėrret pėr pėrshpejtimin e ndėrtimit tė katedrales katolike nė Prishtinė pėr ta madhėruar kėshtu Nėnėn Tereze. Sikur katedralet nuk ndėrtohen pėr tė bėrė fe por pėr tė mbajtur emra! Nė vend tė kėsaj nėse njėmend ai nuk do tė ishte njė lobist naiv i katolicizmit kundėr islamit, do tė duhej tė ngriste shqetėsimin se pėrse nuk ndėrtohet njė xhami e madhe pėr myslimanėt shqiptarė tė Prishtinės e edhe tė Tiranės duke pasur parasysh se shumė nga ta falen nė shi e borė rrugėve nė mungesė tė xhamive. Mund ti lihet emri Sami Frashėri, Haxhi Zeka apo Hoxhė Tahsini kėsaj xhamie nėse medoemos duam madhėrim emrash, apo kėta nuk e meritojnė tė ngriten meqė janė shqiptarė muslimanė!

    Kjo vret, rrėnon, fshikullon e masakron mė rėndė se komunizmi. Shqiptarėve iu vjen vdekja nga njė mentalitet i tillė dhe nuk u bėjnė dobi as edhe njėqind ēmime Nobel pėr antivlera tė tilla antihumane. Do tė donim, njėmend do tė donim ta shihnim vėrtetė Kadarenė tė kėrkojė falje pėr xhuxhėrinė e tij intelektuale karshi bashkėkombėsve tė tij myslimanė. Kjo do tė mund ta ringjallte ushtrinė e gjeneralit tė vdekur. Nė tė kundėrtėn Nobeli i tij i fituar eventual do tė jetė dinamit kundėr qenies dhe harmonisė sė popullit tė tij. Ai mund tė dijė tė shkruajė mirė por kjo nuk i bėn tė kridhen nė mendime bashkėkombėsit e tij myslimanė; pėrkundrazi kjo i bėn tė stepen sė ēudituri me njeriun dhe idetė e tij tė vogla qė qėndrojnė prapa kėtyre shkrimeve.

    / 21 11 2006/V.H.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qosistet i vrasin muslimanet ne prita te pabesa megjithse ata jan shqiptare e megjithse jane luftetare, profesore e gazetare e bile dhe vajza e femije..
    Per cilet musliman po derdhin lot krokodili enveristet qoseiste?

    Kane vetem nje hall anti-kadarete..
    Pse Kadare ja "cnderoj" idolin qoseistave.. Enver Hoxhen dhe kliken e tije.. qe sic del mir e paskan ditur se idoli i tyre Roberonte nje popull me shumice muslimane..

    Kadare ka qene me kohe nje Kosovar i madh.. dhe se fundi akoma me i madh..
    Ai shqetsohet e nuk ngerdheshet e ferkon duart nga qejfi si Qose Demaqet.. kur Kosoves i afrohen Kobe ..
    Ai gezohet njesoj si atdhetaret ne Prishtine per cdo hap para qe ben Kosova dhe leshon alarm kur behen hapa prapa sikur marsi i qoseistave..
    Ky djal i Gjirokastres e ndjen Kosoven si atdhe te vetin.. dhe me guxim ja rrezon idhujt e rrem.. atij populli te sakatuar ne shekuj..
    Bastardet.. duan tja rrasin mbi zverk atij populli idhujt e rreme e kanibale..
    Ketu eshte thelbi i armiqesise se vampireve ne Kosove me Kadarene e madh..

    Kjo lufte e shpallur gazetave e TV ka nje te mire..
    qarte na i tregon portretet e kanibaleve.. te Kosoves dhe lidhjet e tyre me kanibalet 97-tsh ne Tirane..
    Cdo shqiptar sot qofte i krishtere a musliman.. ndihet mire e i pa rrezikuar ne fe e prosperitet e ne jete e ne kombetari.. nga fjala e Kadarese sido qe te thuhet e kudo qe te thuhet..
    Kurse nga keta hipokritet "musliman-hall qares" te falanges qoseiste.. te vjen plumbi i kallashit dhe te ofrohet varri..

    Muslimane ne fe ishte sabahetja dhe luftare e humaniste..
    Po ashtu Drini e nana e Drinit .. Xhema e Ahmet Krasniqi.. Bardhyli e Uk Bytyqi.. por ne pritat e pabesa ishin qoseistet qe vigjelonin e mitralonin..

    Hipokritet skan as fe as komb.. as njerzillek.. vec ambicje kanibale..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-11-2006 mė 04:07

  11. #131
    kaoni
    Anėtarėsuar
    30-08-2011
    Vendndodhja
    ne greqi
    Postime
    14
    fare qarte talenti nuk eshte e thene qe te perkoj me skrupujt rrespekt zotit rrexhep qosja

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •