A ekziston kufiri midis morales dhe imorales?
Nikolla SUDAR*
Nė historinė e njė populli ka periudha sa tė errėta, aq edhe tė ndritura, sa heroike, aq edhe denigruese. Dhe pikėrisht kėto bėma, nga tė dyja kahjet i kanė bėrė njerėzit, tė nisur nga bindje e interesa madhore kombėtare, apo egoiste e vetjake. Prirja e ēdo kombi ėshtė qė ikonat e tij t'i ngrejė nė piedestal, t'i respektojė, dhe t'i mbrojė nga denigrimet keqdashėse. Kjo ėshtė arsyeja qė tė sotmen nuk mund ta gjykosh nė asnjė mėnyrė, pa vėshtruar tė kaluarėn, sepse mbetesh pa tabanin e sė vėrtetės historike. Por ē'ndodh tek ne, nė realitetin tonė? Kėtu mbisundojnė paradokset, logjika e mirėfilltė objektive shpesh i lėshon terren absurdes dhe ireales. Pikėrisht kjo gjė duhet ta shqetėsojė shoqėrinė tonė tė sotme, sepse me revanin e pėrdhosjes sė vlerave, i bėhet shėrbimi mė i mirė atyre qė spekulojnė me situatėn, qė rrahin gjoksin pėr liri shtypi, por qė e shfrytėzojnė situatėn vetėm pėr interesa personale egoiste, duke i bėrė njė dėm tė pallogaritshėm vendit, popullit, tė sotmes dhe sidomos tė ardhmes sė tij.
Nuk kam ndėr mend tė mbroj kolosin Kadare, sepse atė e ka marrė nė mbrojtje vepra e tij madhore dhe e pavdekshsme, sepse atė e mbron konsiderata e jashtėzakonshme e miliona lexuesve nė tė gjithė botėn, tė cilėt e adhurojnė gjeniun e letrave shqipe. Deri mė tani nuk kam pasur nderin e madh tė njihem personalisht mė tė madhin Kadare, megjithatė jam njėri nga tė shumtėt, qė e quaj "mrekulli tė kėtij vendi", njeriun, qė si askush deri mė sot, e ka ngritur aq lart lavdinė e kėtij vendi.
Nė shtypin e pėrditshėm gjen vlerėsime nga mė tė goditura, por edhe denigrime nga mė mostruozet pėr kėtė ikonė, mund tė them, tė shenjtė tė Shqipėrisė, pėr tė cilėn kemi detyrė tė gjithė ta vlerėsojmė dhe ta mbrojmė nga ēdo sulm i inskenuar qėllimkeq. Ēfarė "faji" na paska bėrė z. Kadare? Apo se mbėshteti idenė e kahershme tė hapjes sė dosjes pėr ata tė ashtuquajtur "baballarė tė kombit'', tė cilėve u djeg ky fakt? Apo sepse kritikoi qėndrimin e mbajtur nė drejtim tė pėrpjekjeve qė po thellohen pėr rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha? Shqipėria e Mesme ka njė shprehje mjaft kuptimplote: "Kush leu, mendjen e vet pėlqeu". Kjo ėshtė e vėrtetė, sidomos nė planin vetjak, por kur bėhet fjalė pėr interesa madhore, kur bėhet fjalė pėr identitetin e vendit, "pėlqimi" duhet tė ketė cak, madje edhe tė patolerueshėm pėr t'u kapėrcyer. Me gjuhėn e vet metaforike dhe aftėsinė e tij gjeniale I. Kadare, ka arritur jo vetėm tė mbijetojė nė periudhėn e diktaturės, por edhe tė na japė vepra tė mrekullueshme, qė na mbanin gjallė shpresėn, nė atė zymtėsi qė sundonte kudo, vepra, qė sot janė futur nė fondin e artė tė kulturės botėrore. Jo mė kot shtypi Perėndimor i asaj kohe shkruante pėr tė: " I. Kadare ėshtė shkrimtar borgjez, qė shkruan nė njė vend komunist". Vetėm fakti qė krijimtaria e tij ėshtė e pėrkthyer nė mbi dyzet gjuhė tė botės, vė pėrpara pėrgjegjėsisė morale cilindo qytetar tė vendit, qė e do sadopak atė, t'i anashkalojė tė ashtuquajturat "gabime" nė jetėn e gjeniut Kadare. Tė gjithėve na kujtohet personaliteti i jashtėzakonshėm, njėri nga mė tė mėdhenjtė nė tėrė historinė e Gjermanisė dhe tė Evro-pės sė Pas-luftės, kryeministri i Bavarisė, miku i madh i Shqipėrisė, i paharruari Jozef Shtraus. Ēfarė ndėrmori ai nė vitet '80? Ta nxirrte Shqipėrinė nga kriza, ta zhvillonte atė dhe, pse jo, ta kthente vendin nė njė "Zvicėr tė vogėl". Por diktatura nė vend ia mbylli derėn pėr tė keqen e kėtij populli. Nė bisedat private Shtrausi ėshtė shprehur se kishte qenė i imponuar tė merrte pjesė nė radhėt e rinisė naziste "Hitlerjungen" (ndonėse bindjet e tij ishin kundėr regjimit). Por koha atėherė tė jepte dy alternativa: ose tė futeshe nė rininė naziste, ose tė pranoje ekzekutimin apo golgotėn e kampeve tė pėrqendrimit. Mirėpo mentaliteti primitiv komunist do t'i kundėrvihej kėtij burri tė madh shteti, kėtij demokrati tė rrallė. Nė njė bisedė private, njėri nga tė mėdhenjtė e nomenklaturės, gjoja me shaka, i drejtohet: "Zoti Shtraus, akoma e kam nė shpatull plumbin tuaj tė kohės sė luftės". Ky njeri i madh, iu pėrgjigj me shumė dashamirėsi: "Zoti . Evropa e ka plumbin tonė nė ballė, por gjithēka e ka hedhur pas krahėve, sepse ndryshe nuk do tė kishte progres dhe tė ardhme pėr tė". Pa pyeteni Shenjtėrinė e Tij, Papėn Benedekti i 16-tė, nėse ka bėrė pjesė nė rininė militariste tė kohės sė vet? Mos vallė, sipas logjikės esktremiste shterpė, pėr kėtė arsye ai nuk duhet tė ishte sot udhėheqėsi shpirtėror i katolicizmit? Ėshtė pėr tė ardhur keq sesi ėshtė e mundur qė njerėz tė arsimuar, tė penės, qė hiqen si "intelektualė me peshė tė periudhės bashkėkohore" pėrpiqen tė denigrojnė figura tė tilla, qė i bėjnė nder ēdo kombi, madje edhe tėrė kulturės botėrore, siē ėshtė kolosi Kadare. Duke lexuar insinuata nga mė banalet, tė bie nė sy sesa shumė spekulohet me lirinė e shtypit. Sidomos disa media tė shkruara spekulojnė rėndė me probleme intime familjare, duke harruar postulatin e famshėm, se "liria jote shkon gjer atje, sa tė mos cenohet liria e tjetrit". Por kėta "pronarė tė lirisė sė shtypit" nuk duan t'ia dinė. Prandaj logjikisht shtrohet pyetja: "Kush ua jep tė drejtėn tė cenoni intimitetin e cilitdo qytetar?" Shumė spekulohet me tė ashtuquajturėn "e drejta pėr tė kritikuar cilindo" qoftė ai edhe personalitet i shquar i vendit. Nė parim duket e drejtė, por nė situatėn qė ne kalojmė, me morinė e problematikės qė ka vendi, vallė me ēfarė do tė pėrfaqėsohet ky vend nė botė? Me korrupsionin "famoz"? Me krimet galopante? Apo me varfėrinė e tejskajshme? A nuk ėshtė detyrė madhore e ēdo qytetari qė, tė paktėn, figura tė tilla tė shkėlqyera si Ismail Kadare (sidomos pėr periudhėn qė po kalojmė), tė vlerėsohen e tė mbrohen me fanatizėm nga secili, sepse ai e ka ngritur kaq lart kombin e vet? Por ja qė disa organe tė shtypit "objektiv" (qė me dashje apo dashje mohojnė identitetin e vet), sulen si tė tėrbuar mbi kėtė njeri tė paarritshėm tė letrave shqipe dhe patriot tė madh tė vendit tė vet. Me tė drejtė shtrohet pyetja: "Zotėrinj gazetarė, a ka diēka tė shenjtė nė botėkuptimin tuaj, qė i vlen sė tanishmes dhe sė ardhmes tė kėtij vendi?" Dikė prej jush e mundon pa masė cmira nga fama e tij e pėrbotshme dhe nėn petkun e gazetarit, kujtoni se jeni Davidi dhe se mund tė ndesheni me gjigandin Kadare, duke u vėnė kėshtu nė njė pozitė tepėr mjerane. Njė i huaj paradokohėsh mė bėri kėtė pyetje: "Cili, sipas jush si historian, ėshtė njeriu mė i shquar i kėtij vendi?" Unė iu pėrgjigja (gjithnjė nė planin personal): "Sipas meje nga ana kronologjike i pari vjen Skėnderbeu, i cili arriti qė pėr afro njė ēerek shekulli tė mbrojė vendin e tij dhe tė mbulojė me turp fuqinė mė tė madhe botėrore tė kohės, siē ishte Perandoria Turke. I dyti, vjen Ismail Qemali, qė pas njė robėrie 500-vjeēare shpalli mėvehtėsinė e Shqipėrisė. I treti (gjithnjė nga ana kronologjike), vjen Ahmet Zogu, i cili nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira arriti tė krijojė shtetin modern shqiptar, pastaj vjen bamirėsja e madhe e tė gjithė njerėzve nė nevojė, Nėnė Tereza dhe i pesti ėshtė Ismail Kadare. Por askush deri mė sot nuk ka arritur ta ngrejė aq lart lavdinė dhe dinjitetin e Shqipėrisė nė botė, siē ka bėrė Ismail Kadare".
Ja disa konsiderata pėr gjeniun e letrave:
Nė gazetėn "Kotidien de Pari", tė shtatorit 1989, shkrimtari i njohur Alen Boske, nėn titullin: "Jurisė sė ēmimit Nobel: "Votoni pėr Kadarenė", ndėr tė tjera shkruan:
"Kadare ėshtė njė shkrimtar i jashtėzakonshėm Jo, jo, nuk duhet tė dridhemi nga frika, sepse, pikėrisht ky vend, sado qė ėshtė ndryshe nga Suedia dhe Franca, ka lindur njė gjeni tė tillė. Kadare ėshtė i njohur nė tėrė planetin, ēėshtja ėshtė, nėse e dinė kudo sesi duhet t'i afrohesh atij pėr ta dashur, sepse, duke e nderuar atė, nuk nderoni Kadarenė, por veten tuaj".
"Nėse ēmimi Nobel pėr letėrsi ka sadopak kuptim, ai duhet t'i jepet urgjentisht shkrimtarit mė tė madh, qė akoma jeton: Ismail Kadaresė, - ka shkruar Marsel Pezhi, nė janarin e vitit 1990. - Askush si Ai, nuk ėshtė nė gjendje sot tė zotėrojė kohėn e historisė, qė tė gjejė nė jetėn e pėrditshme pėrjetėsinė e miteve, qė nga realiteti tė ndėrtojė legjendėn. Duke e gjykuar nė tėrėsi, Ismail Kadare flet vetėm pėr Shqipėrinė, por sipas mėnyrės sesi Homeri fliste pėr Greqinė, e nėpėrmjet veprės sė tij, ky vend i pazakontė i shqiponjave, ky popull i vogėl, por i panėnshtruar, nė mėnyrė tė habitshme arrin deri tek universalja, tamam sikur tė ishte shndėrruar nė njė metaforė thelbėsore tė aventurės sė njerėzimit"
Por sot Kadare, ėshtė shfaqur tamam ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė nė thelb dhe shumė njerėz do tė befasohen kur tė zbulojnė sesi ky njeri "i regjimit" ka vuajtur nga po ai regjim dhe se ēfarė ka qenė i detyruar tė durojė nė emėr tė krijimtarisė sė tij. Edhe pse nuk doli hapur si Haveli, me veprat e veta ai, megjithatė, njėlloj, nė mos edhe mė tepėr, ka kontribuar pėr ēlirimin e vendit tė vet nga shtypja e diktaturė"s.
Nė gazetėn "Lė Mond" tė datės 31 mars, Besnik Mustafaj, krijues i "Forumit pėr tė drejtat e njeriut", ėshtė shprehur: "Ju, francezėt, nuk mund ta kuptoni se ē'ka bėrė ai pėr ne, se ē'do tė ishim ne pa tė".
Ndėrsa Sali Berisha, kryetar i Partisė Demokratike, me entuziazmin mė tė madh deklaron: "Ismail Kadare ėshtė nė zemrat tona, qoftė ai nė Paris, Nju-Jork apo Romė. Ai ėshtė nė thelb tė qenies sonė".
"Kadare prej kohėsh ka hyrė nė selektimin botėror. Pa llogaritur publikimin e kohėve tė fundit nė gjuhėt kineze dhe koreane tė "Gjeneralit ", ai ėshtė pėrkthyer nė mėse dyzet gjuhė tė huaja. Shkrimtari me pėrmasa botėrore ėshtė nderuar me urdhėrin e lartė francez tė "Legjionit tė nderit" dhe ėshtė fitues i ēmimit britanik, duke lėnė pas katėr nobelistė. Kadare ėshtė pėrqasur me Homerin dhe Danten, me Shekspirin dhe Servantesin si edhe me njė sėrė nobelistėsh tė racave e kombeve tė ndryshėm. Duke qenė vetė disa herė kandidat i ēmimit Nobel, ka arritur tė arshivojė tė gjitha ēmimet e mundshėm ndėrkombėtarė". (revista "Kult" e datės 18 maj 2006.
Njė sygjerim i vogėl pėr ju, tė nderuar gazetarė:
Paradokset nė jetėn tonė (pėr fat tė keq) janė bėrė diēka tepėr e zakonshme. Shfleton nė mėngjes shumicėn e shtypit dhe tė befason e indinjon kronika e zezė, e cila, jo vetėm qė zė goxha vend, por shpesh me tė ndeshesh edhe nė faqen e parė tė mjaft gazetave, si edhe konflikte nga mė skandalozet. Po pse, mor tė bekuar, vallė ky vend nuk paska asnjė arritje, nuk paska asgjė pozitive si brenda dhe jashtė, nuk paska asgjė tė mirė, por vetėm tė kėqija? A nuk e kuptoni se pėr hir tė njė mikrofitimi nga shtimi i tirazhit ju vetėm se njollosni dinjitetin e popullit dhe tė vendit? Mbase ka ardhur koha qė tolerimeve tė tilla, qė dėmtojnė rėndė imazhin e vendit t'u vihet fre. Po citoj fjalėt e njė gazetari tė huaj: "Mė habit njė fakt shumė domethėnės dhe skandalizues nė shtypin tuaj tė pėrditshėm. Si ėshtė e mundur qė ju nuk njihni asnjė lloj rezervimi, saqė arrini tė botoni fakte, tė cilat dėmtojnė jo vetėm imazhin e vendit, por edhe interesat tuaja kombėtare? Nė Shqipėri nuk ke nevojė tė kesh agjenturė tė huaj, mjafton tė dėrgosh njė gazetar, i cili pa e prishur tė shfletojė tėrė shtypin tuaj tė pėrditshėm, pėr tė qėmtuar tė dhėna nga mė tė pabesueshmet. Pra, thjesht duke pirė kafe nė njė lokal dhe, duke shfletuar shtypin e pėrditshėm, njė gazetar i vetėm mund tė kryejė detyrėn e njė agjenture tė tėrė".
A ju nderon diēka e tillė? E sotmja dhe e ardhmja pret shumė nga ju, bėjeni qė e mira tė propogandohet dhe e keqja tė minimizohet; pėrpiquni qė me penėn tuaj t'i shėrbeni vendit dhe popullit, ndryshe nga ata qė dinė vetėm tė pėrbaltin. Dikur historia do t'i kryqėzojė nė shtyllėn e turpit pėr "bėmat e tyre", nė kundėrshtim me interesat e popullit dhe me imazhin e vendit kudo nė botė.
*Autori ėshtė historian dhe pėrkthyes
Gazeta Tirana Observer
Krijoni Kontakt