Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 131
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    as ti lum lumi nuk fole kur u vra Drini, Sabahetja Uk Bytyqi e Xhema..
    as nuk fole kur menaxheri e vjedhsi i piramidave Arben malaj u be minister 8 vjet i PS-se?
    as kur u vra Ahmet Krasniqi nuk fole.
    sepse ata i vrau partia "jone" e kur te vret partia nuk bzahet por perkrahet..

    je dhe ti nji far tuci..

    nejse..
    thelbi i luftes kunder Kadarese eshte fushata apo ringjallja e Enveristave jo vetem ne planin konspirativ ku ata gjithmon kan qen aktiv e kanibal por dhe ne ate politik ku ata duan me te gjitha mjetet te marrin pushtet si ne shqiperi ashtu dhe ne Kosove..
    cdo vrasje politike ka ne thelb urrejtjen e enveristave per driten ..progresin e te vertetat..
    cfar ishte "lufta" qe projektoi LPK ?
    Nuk ishte clirimi i Kosoves por ndeshkimi i popullates shqiptare me doren e arkan milloshevicit per fajin e vetem..se besonin ne Rugov e ne aleatet e Rugoves.. US e EU..

    pra me bajoneten e shkaut u hakmorr levizja enveriste ndaj popullit kosovar.. derisa me "sukses" ja mbrriti ta shoh at popull rugovist ..te marre arratine..
    Fal NATOS ky plan makaber enveristo qose demaqoist nuk u realizua perfundimisht..


    nejse kto jan tema tjera.. por te gjitha kan lidhje..





    -------


    “E vėrteta e ngjarjes sė ’82-shit, sipas motrės sė Kadaresė”


    Kadrie Kadare

    Dhjetėra letra dhe e-maile na kanė ardhur nė redaksi nga lexuesit tanė, tė cilėt kanė shprehur pikėpyetje dhe revoltė pėr sulmet e vazhdueshme ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Shumė nga letrat e lexuesve pėrqendrohen tek rrėfimet e njė emigranteje nė njė gazetė tė pėrditshme, ku prej disa ditėsh tirret njė histori e adoleshencės sė vajzės sė shkrimtarit. Njė nga lexuesit tanė on-line, emigrant nė SHBA me anė tė njė letre tė gjatė, na ka kėrkuar njė dėshmi prej familjes Kadare, mbi atė qė ka ndodhur vėrtet nė vitin 1982. Ia pėrcollėm kėtė letėr, njėrės prej pjesėtarėve tė familjes sė z.Kadare, motrės sė tij Kadrie Kadare, e cila ka jetuar bashkė me familjen e shkrimtarit tė madh dhe ėshtė dėshmitare okulare e ngjarjes. Ajo na u pėrgjigj me njė letėr nė kėtė rubrikė tė “Shekullit”.


    Duke qenė motra e Ismail Kadaresė, ka shumė vite qė jam mėsuar tė dėgjoj sulme nga mė tė ashprat kundėr tij. Nuk mė ka shkuar mendja kurrė se do tė vinte njė ditė, qė do tė flisja nė shtyp pėr njė gjė tė tillė. Ai ėshtė person publik dhe marrėdhėniet e tij me publikun, duke pėrfshirė kėtu edhe sulmet, i pėrballon vetė. Por kėtė herė ka ndodhur diēka qė e kapėrcen ēdo kufi tė moralit dhe ēdo normė tė njerzillėkut. Ėshtė shkelur njė kufi, qė do ta turpėronte ēdo shoqėri, e sidomos shoqėrinė shqiptare. Nė sulmet kundėr tim vėllai ėshtė kryer njė hakmarrje e ulėt dhe burracake, ėshtė prekur moralisht vajza e tij, grua e martuar prej kohėsh dhe me fėmijė.
    Si pjesėtare e familjes, si hallė dhe si grua e vjetėr, jam e tmerruar dhe e indinjuar nga ky shėmtim i paparė, qė po ndodh mu nė sytė e tė gjithėve. Nuk e kam besuar kurrė, se njerėz qė e quajnė veten me kulturė, nga rrethet shkencore, do tė kontribuonin nė kėtė turp. Pas tyre, njerėz tė pandėrgjegjshėm tė medias, duke abuzuar me pushtetin qė u jep shtypi, si Erion Tase, Andi Bejtja e tė tjerė, janė pėrpjekur me zhurmė e me dezinformim tė tėrheqin vėmendjen e publikut nga problemi kryesor, dėnimi i krimeve tė komunizmit, me njė telenovelė nga mė vulgaret.
    Unė nuk do tė merrem me problemin e trajtuar gjerėsisht nga shtypi shqiptar, se nė vendin tonė, ku janė persekutuar e vrarė mijėra njerėz, midis tyre ajka e Shqipėrisė, kėta tė persekutuar nuk mund t’i pėrfaqėsojė njė grua e panjohur dhe e paqartė me emrin Janulla Rrapi, duke u vėnė nė qendėr tė vėmendjes. Nga ana tjetėr, tė njėjtėt mashtrues po pėrpiqen ta lajnė diktaturėn komuniste nga krimet qė ka bėrė, duke ia veshur ato njė shkrimtari.
    Nuk do tė merrem as me biografinė e Janulla Rrapit, lidhur me dyshimet e shprehura haptazi nė shtyp, se ajo ėshtė dalluar si dėshmitare e rreme nėpėr gjyqe, duke shkaktuar burgosjen e disa grave ruse dhe hungareze tė mbetura nė Shqipėri. Kėto gjėra, mė mirė se unė i dinė kompetentėt.
    Do tė tregoj pėr ngjarjen si ka ndodhur, ngaqė kam qenė e pranishme nė tė dhe jam thirrur si dėshmitare nga policia dhe nga gjykata.
    Nė shkurt tė vitit 1982, nė kohėn qė po pėrgatitej plenumi pėr goditjen e librit “Pallati i Ėndrrave”, familja jonė ka bėrė dy ankesa nė policinė e Tiranės, pėr thyerje xhamash tė apartamentit dhe tentativė pėr thyerje dere. Ankesat janė bėrė nė rrugė shtetėrore, si pėr ēdo qytetar tė Tiranės.
    Pas hetimit policor, jemi njoftuar se thyerjet janė bėrė nga i biri i Janulla Rrapit, i cili pėr kėto akte ėshtė ndaluar nga policia. Motiv pėr kėto akte, sipas nėnė e bir, ka qenė pretendimi pėr martesė i djalit tė Janulla Rrapit me vajzėn tonė.
    Gjatė kohės sė hetimit nė gjendje tė lirė, Janulla Rrapi me tė birin kanė vazhduar provokimet. Si pasojė, herė i biri e herė nėna janė arrestuar, ngaqė nė gjendje tė dehur, pėrpara shtėpisė sonė, nė prani tė kalimtarėve tė shumtė, bėnin skandal duke thirrur: “Ismail Kadare, agjent i borgjezisė dhe i Mehmet Shehut”.
    Tė gjitha materialet, pėr ato qė fola mė lart, duhet tė jenė nė arkivin e Policisė sė Tiranės. Njė proces gjyqėsor u hap midis familjes sonė dhe asaj tė Janulla Rrapit, nė mbarim tė tė cilit, ajo u dėnua me disa muaj punė edukuese. Materialet pėrkatėse duhet tė ndodhen nė arkivin e Gjykatės sė Tiranės, bashkė me vendimin.
    Largimi nga Tirana i Janulla Rrapit dhe i birit tė saj, ka ndodhur mė shumė se dy vite pas kėsaj ngjarjeje. Prandaj s’mund tė ketė lidhje me tė. Motivi i largimit duhet tė jetė shkruar nė dokumentet pėrkatėse, tė cilat shteti shqiptar i disponon me siguri. I takon kėtij shteti, qė nė bazė tė ligjeve t’i bėjė publike gjėrat.
    Pėr mendimin tim, largimi nga Tirana, ka pėr shkak diskreditimin qė Janulla Rrapi po i bėnte disa kuadrove tė larta tė shtetit komunist, duke pėrfshirė edhe Nexhmije Hoxhėn. Janulla Rrapi, kur ishte nė gjendje tė dehur, pretendonte se kėto kuadro e kishin inkurajuar atė dhe prapė do ta inkurajonin nė luftėn kundėr Kadaresė. Shumė njerėz e mbajnė mend telegramin qė ajo e tundte gjithė mburrje dhe qė sipas saj, ia kishte dėrguar vetė Nexhmije Hoxha. Nė atė telegram, sipas Janulla Rrapit, shkruhej se ajo, Janulla, “duhej t’i vinte flakėn shtėpisė sė Kadaresė”. Teksti i njė telegrami tė tillė ėshtė i pabesueshėm, por mjaftonte marrja nėpėr gojė e emrit tė Nexhmije Hoxhės, qė Janulla Rrapi me tė birin tė hiqeshin nga Tirana. Sidoqoftė, dokumentet do ta tregojnė tė vėrtetėn.
    Do tė doja t’ i kthehesha ēėshtjes sė mbesės sime. Pėrzierja e emrit tė saj nė kėtė histori, pėr mua si hallė e saj, si qytetare shqiptare, ėshtė e padurueshme. E tillė besoj duhet tė jetė pėr tė gjithė ata, qė kanė vajza dhe mbesa.
    Nė raste kur bėhet fjalė pėr hakmarrje, cilido qoftė lloji i saj, tek populli ynė ka njė parim qė nuk shkelet: Jo hakmarrje tek fėmija! E sidomos, jo tek vajza!
    Po iu drejtohem atyre qė pėrmenda mė lart: Ju e keni shkelur kėtė parim tė shenjtė. Ndaj nuk di me ē’emėr t’ ju quaj.


    Kane thene ne SHTYP:

    Akuzat pėr ngjarjen e ‘82-shit:

    Janulla Rrapi, njė ish-qytetare e Tiranės, nė njė intervistė nė disa numra nė shtyp e lidh internimin e saj nė atė kohė me njė histori tė pretenduar dashurie, mes djalit tė saj dhe vajzės sė shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare. Sipas akuzueses, refuzimi i familjes Kadare pėr kėtė “histori dashurie”, solli ndėrhyrjen e Kadaresė me anė tė njė letre ku kėrkohej internimi i familjes Rrapi (nėnė e bir). Me gjithė pikėpyetjet e shumta mbi kėtė histori dhe delikatesėn e temės, pėr shkak tė versionit tė njėanshėm dhe moshės fare tė mitur tė vajzės (Gresa, nė atė kohė 15-vjeēare), “Gazeta Shqiptare” ka pranuar tė botojė nė disa numra rresht, njė intervistė tė gjatė me znj.Rrapi.


    Ish-ministri i Brendshėm, Hekuran Isai:

    Nė njė deklarim tė tij nė shtypin e ditės, ish-ministri i Brendshėm, Hekuran Isai, ka hedhur poshtė pretendimet e znj.Janulla Rrapi mbi kėtė ngjarje tė 25 viteve mė parė. Z.Isai i ka thėnė gazetės “Metropol”, se “nuk ka patur asnjė ndėrhyrje nga Ismail Kadare pėr tė kėrkuar internimin e familjes Rrapi”. Ish-ministri i Brendshėm ka cilėsuar si tė pavėrteta pretendimet e znj.Rrapi, se Kadare ka shkruar njė letėr atėherė pėr organet e shtetit, ku kėrkohej qė ajo dhe djali i saj tė internoheshin.


    Riza Hicka, hetues i ēėshtjes:

    Nė njė intervistė tė botuar me pjesė nė shtypin e ditės, ish-hetuesi i kėsaj ēėshtjeje nė vitin 1982, Riza Hicka, shprehet: “Kadare mė kėrkoi me shkrim, qė Renato tė mos dėnohej. Ai donte vetėm qė djali ta linte vajzėn e mitur tė qetė. Letra duhet tė jetė nė dosjen e ēėshtjes”. Nė tė njėjtėn intervistė z.Hicka shton se “Renato Rrapi u pėrdor pėr shantazh ndaj Kadaresė”. Ai pohon nė disa pjesė tė intervistės sė tij, se segmente politike tė ish-kupolės komuniste ishin tė interesuar tė pėrdornin z.Rrapi kundėr Kadaresė. Pyetjes sė gazetės “T.Observer”: “Po thoni qė Kadare ėshtė sulmuar nga Sigurimi i Shtetit?”, z.Hicka i pėrgjigjet: “Po. Ka fakte tė tilla. Unė kam qenė nė njė mbledhje ku Ismail Kadare ėshtė sharė sikur tė ishte njė rrugaē rrugėsh…”.


    Shkrimtari Neshat Tozaj

    Shkrimtari Neshat Tozaj, (ish-punonjės i Ministrisė sė Brendshme nė atė kohė), i cili ka patur kontakte me familjen Kadare gjatė ditėve qė ka ndodhur kjo ngjarje, nė njė intervistė nė gazetėn “Metropol”, ėshtė shprehur: “Kadare ishte baba. Ai iu drejtua organeve tė policisė. Policia i kishte kėrkuar njė informacion mbi gjithė situatėn dhe ai e kishte dhėnė. Ai priste pra, qė policia ta zgjidhte kėtė problem. Unė i kam qėndruar afėr gjatė asaj kohe dhe mė shumė rrinim tė heshtur sesa flisnim. E respektoja heshtjen e tij, sepse ishte dhimbja e tij. Njėherė mė tha, se pas znj.Rrapi qėndronin njerėz tė administratės qė e urrenin pėr letėrsinė e tij dhe pėr qėndrimin e tij… Kam folur privatisht me Gresėn, vajzėn e mikut tim Kadare, pa dijeninė e tij… Asaj i dukej e neveritshme pėrpjekja me thonj e me dhėmbė e nėnės sė tij, pėr t’iu ngjitur fort asaj dhe familjes sė saj… Por ne e kemi fjalėn pėr reagimin e Kadaresė. Njėherė, pasi kishin mėsuar se do ta internonin atė djalin, mė tha: “As qė ia doja dhe as qė ia dua tė keqen, kurrė nuk mė ka vajtur mendja pėr internimin e tij. Unė doja dhe dua tė mė lenė tė qetė vajzėn dhe familjen time…”.





    23/10/2006

    shekulli

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Si fyhen viktimat e komunizmit



    -Nga Ilir Babaramo

    Po si e sulmon Janullėn?! Ajoėshtė zonjė grua. E njoh mirė. Para 20 vjetėsh e kam patur komshije te shtėpia e gjyshes. Ky ėshtė refreni qė dėgjoj ēdo mėngjes nga kolegu im Andi Bejtja. Atė qė mė thoshte e merrja jo seriozisht deri nė momentin kur kėtė monolog qė bėnte nė zyrėn qė ndajmė bashkė vendosi ta vazhdojė nė shtyp. Kaq shumė ėshtė inamuaruar me “rrėfimet” e Janullės sa arriti tė bėjė thirrje pėr zhvillimin e njė debati publik mbarėkombėtar se kush ka tė drejtė: anulla apo Kadare. Nė fakt, niveli i debatit pse nuk arriti tė martohet djali i Janullės me vajzėn e Kadaresė 20 e kusur vjet mė parė ėshtė mė i ulėt se zelli i atyre qė pėrgjojnė ēiftet nga Liqeni. [B]Ajo qė mė shtyn tė shkruaj nuk ėshtė dėshira pėr t’iu pėrgjigjur Bejtes, por realiteti i frikshėm sesi monstrat e Sigurimit tė Shtetit vazhdojnė tė manipulojė opinionin dhe 21 vjet pas vdekjes sė diktatorit, manipulime qė Bejtja preferon ti besojė.[/B]
    Mė vjen vėrtet keq qė ky rast shikohet mė tė njėjtin pasion sipėrfaqėsor, me tė njėjtin niveli gjykimi e analize, sa ai i shikuesve tė telenovelės “Zhade”. Por rasti i Renatos nuk ėshtė telenovelė. Eshtė vėrtet njė dramė. Por kjo nuk ka lidhje me komunizmin. Njė dramė e tillė ndodh nė ēdo sistem. Meqė Bejtja i ka qejf fluturimet pindarike po i ofroj diēka tė ngjashme. Ta mendojė veten pėr njė ēast se nga rruga Don Bosko gjendet nė Central Parc. Aty bie nė dashuri me vajzėn e Sorosit. Bosi refuzon qė t’i japė vajzėn e tij 16 vjeēare pėr grua, pavarėsisht se Bejtja thotė qė ėshtė analisti mė i mirė nė krejt hapėsirėn shqiptare. Pas kėtij refuzimi, nuk besoj se Andi do kėrkojė tė hyjė me forcė nė apartamentin e Sorosit, tė qėllojė me gurė dritaret, ta shajė nė kupė tė qiellit pėr ditė me rradhė. Soros nuk besoj se do ndryshojė mendje pas kėtij presioni te dhunshėm dhe tė vazhdueshėm. E vetmja gjė qė do bėjė ėshtė tė lajmėrojė policinė ta shpėtojė nga sikleti.

    Le t’i lėmė shakatė. Dhe nėse rasti i Renatos nuk ėshtė njė martesė me interes qė dėshtoi, ky nuk mund tė jetė njė krim i komunizmit. Janulla ėshtė njė grua e dėshpėruar qė nuk arriti tė ndryshojė statusin e saj social. Pėr kėtė arsye dhe mund t’i jepet tė drejtė qė ta urrejė Ismailin. Por ky nuk mund tė jetė rasti pėr tė gjykuar mbi krimet e komunizmit. Ca mė tepėr qė gjykatėsi i kėsaj ēėshtjeje e rrėfeu ngjarjen nė njė tė pėrditshme krejt ndryshe nga versioni i Janullės dhe ai i njėrit prej bishave tė regjimit komunist. Gjykatėsi Icka rrėfen se Janulla mbrohej nga disa prej oficerėve tė lartė tė Sigurimit. Madje nė intervistėn qė Bejtja e lexon dhe rilexon pafundėsisht vetė Janulla thotė se nga dėnimi e shpėtoi vetė shoku Enver. Tė bėsh Janullėn gati disidente ėshtė tallje pėr ata dhjetėra intelektualė e shkrimtarė qė pėrfunduan nė Spaē apo qė veprat u ndaloheshin. 50 vitet e regjimit mė tė egėr komunist nuk mund tė gjykohen nėse flet vetėm pėr dy furgona policie qė dallohen nga ballkoni pėrballė, qoftė ky dhe ballkoni i gjyshes sė Bejtes. Dhe sot nėse ndonjė e ēmendur tė thyen derėn e shtėpisė, nuk telefonon OJQ-nė e Elsa Ballaurit pėr tė Drejtat e Njeriut por kėrkon ndihmėn e policisė.
    Ajo qė po e ndodh ėshtė vėrtet e turpshme. Eshtė vėrtet pėr t’u habitur sesi sadistėt e Sigurimit tė Shtetit vazhdojnė tė manipulojnė nė mėnyrėn mė cinike me pasionin e njė gruaje fatkeqe. E pėrdorin sa herė shkrimtari flet se duhet tė hapen dosjet e Sigurimit, sa herė qė ai shkruan kundėr krimeve tė diktaturės. Ndoshta urrejtja e saj e natyrshme pėr Kadarenė e bėn qė t’u bindet verbėrisht pavarėsisht se komunizmi ėshtė shembur. Rasti mė tipik i manipulimit ėshtė ai i dhjetė viteve mė parė kur shitėsja e dikurshme e djathit firmosi njė letėr drejtuar Komitetit tė Ēmimit Nobel. Mos i jepni Kadaresė ēmimin Nobel se ėshtė kriminel gjakatar, ėshtė thelbi i kėsaj letre. Bejtja mund tė thotė se Janulla e ka shkruar vetė atė letėr, por unė e kam tė vėshtirė ta besoj. Ashtu siē kam tė pamundur tė kuptoj tė vėrtetėn duke lexuar vetėm intervistėn e Janullės. Edhe shitėsi i kioskės sė gazetave nė cepin mė tė humbur tė Shqipėrisė e di qė pėr tė qenė sa mė realist mbi njė konflikt duhet tė dėgjohen tė gjitha palėt. Bejtja sigurisht e di kėtė parim. Por unė ende nuk e kuptoj se ēfarė e bėn qė tė tė entuzizmohet nga intervista e Janullės dhe nuk pranon tė dėgjojė se ēfarė thonė tė tjerėt. Gjithashtu nuk e kuptoj sesi faqet e para tė disa gazetave vazhojnė tė pushtohen nga manipulimet, apo dhe mė keq, nga shkrimet e oficerėve mė tė zinj tė Sigurimit. Nuk besoj qė nė Gjermani oficerėt e dikurshėm tė Gestapos ta kenė kėtė mundėsi.

  3. #43
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Heroizmi i Kadarese ne kohen e sistemit komuniste nuk do te ishte asgje me teper se nje plumb i shkrehur nga dora e ndonje polici ndaj nje kufome te vdekur per se gjalli.
    E pritja se dikush do e thonte kete. E ke me vend, plotesisht. Pyetja e te gjitha pyetjeve eshte " A me mire Kadare si e kemi, shkrimtar i permasave boterore, apo martir i demokracise i vdekur". Kukavajkat sdo te pushijne sulmet e tyre sepse ai eshte pike referimi per intelektualet, inatcoret, "intelektualet dhe akademiket lokale.................Mos harroni se pas 20-30 vitesh keto gjera harrohen por vepra e tij mbetet e madhe dhe pergjithmone................

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Brari

    “E vėrteta e ngjarjes sė ’82-shit, sipas motrės sė Kadaresė”


    Kadrie Kadare


    Pėr mendimin tim, largimi nga Tirana, ka pėr shkak diskreditimin qė Janulla Rrapi po i bėnte disa kuadrove tė larta tė shtetit komunist, duke pėrfshirė edhe Nexhmije Hoxhėn. Janulla Rrapi, kur ishte nė gjendje tė dehur, pretendonte se kėto kuadro e kishin inkurajuar atė dhe prapė do ta inkurajonin nė luftėn kundėr Kadaresė. Shumė njerėz e mbajnė mend telegramin qė ajo e tundte gjithė mburrje dhe qė sipas saj, ia kishte dėrguar vetė Nexhmije Hoxha. Nė atė telegram, sipas Janulla Rrapit, shkruhej se ajo, Janulla, “duhej t’i vinte flakėn shtėpisė sė Kadaresė”. Teksti i njė telegrami tė tillė ėshtė i pabesueshėm, por mjaftonte marrja nėpėr gojė e emrit tė Nexhmije Hoxhės, qė Janulla Rrapi me tė birin tė hiqeshin nga Tirana.



    “Panorama” zbulon dosjen shtetėrore tė internimit tė Janulla dhe Renato Rrapit. Nga propozimi pėr internim, vėrtetimi biografik pėr Janullėn dhe vendimi i Komisionit tė Internimit dhe Dėbimit


    Dosja shtetėrore: Arsyet pse Janulla Rrapi duhet tė internohet

    “Ka kryer kurvėri kundrejt shpėrblimit dhe ka dalė dėshmitare nė gjyqet e grave sovjetike”


    Robert Rakipllari

    Mė nė fund njė dokument i kohės, dosja shtetėrore e internimit tė Janulla dhe Renato Rrapit. Deri tani lexuesi ėshtė njohur vetėm me dėshmitė e personazheve tė asaj kohe. Janulla Rrapi pretendon pėr tė disatėn herė se ėshtė internuar me porosi tė Kadaresė. Dėshminė e saj e ka mbėshtetur Liri Gjoliku, ish-funksionare juridike e Kuvendit Popullor tė asaj kohe, qė ēuditėrisht ėshtė interesuar pėr njė grua qė ishte dėnuar me internim dhe jo pėr qindra tė pushkatuar e tė dėnuar me dekada vjet burg. Kundėr saj kanė folur ish-ministri i Brendshėm, Hekuran Isaj dhe ish-hetuesi i ēėshtjes, Riza Hicka, tė cilėt deklaruan se Kadare nuk iu kishte kėrkuar qė familja Rrapi tė internohej.
    “Panorama” ka siguruar dosjen shtetėrore tė internimit nga arkivat e fshehta. Sot dhe nesėr do tė botohen tė plota:
    1-Propozimi i Drejtorisė sė Punėve tė Brendshme pėr internimin e Janulla Rrapit.
    2-Vėrtetimin biografik pėr Janulla Rrapin
    3-Vendimin e Komisionit tė Internimit dhe Dėbimit.
    Ēėshtja e parė qė tė bie nė sy nė kėto dokumente ėshtė fakti qė Janulla Rrapi ėshtė internuar mė 25 prill 1984, ndėrsa incidenti me Kadarenė ka ndodhur nė janar-shkurt tė vitit 1982. Pra vendimi pėr internimin e saj ėshtė marrė dy vjet pas pėrplasjes me familjen Kadare. Sipas dokumenteve, pėr shqetėsimin ndaj Kadaresė, Janulla Rrapi ėshtė dėnuar tre muaj me punė edukuese dhe dy vjet mė pas ajo ėshtė internuar. Duket se dėshmia e motrės sė Kadaresė se Janulla ishte bėrė problem edhe pėr autoritetet e larta tė regjimit ka ndikuar nė vendimin pėr internimin e saj. Nė vėrtetimin biografik thuhet se Janulla Rrapi ka ushtruar kurvėrinė kundrejt shpėrblimit dhe se ka dalė dėshmitare nė gjyqet e disa grave sovjetike, qė ishin burgosur si agjente. Nė shėnimin biografik thuhet se Janulla Rrapi ka pasur marrėdhėnie me shtetas tė tjerė tė huaj, italianė, turq e iranianė. Dhe pėr tė gjitha kėto nuk ishte marrė asnjė masė ndaj saj, ndėrsa dihej se pėr akuza tė tilla ishin dėnuar me burgim, madje dhe me pushkatim dhjetėra tė tjerė.



    Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė
    Ministria e Punėve tė Brendshme Sekret
    Drejtoria e Punėve tė Brendshme Ekze. Nr.2
    Nr. 1566
    Tiranė, mė 25.4.1984


    Lėnda: Propozojmė internimin familjarisht tė Janulla Rrapit
    Ministrisė sė Punėve tė Brendshme Drejtorisė I-rė Degės VIII-tė

    Tiranė
    Drejtoria e Punėve tė Brendshme Tiranė propozon internimin e personave tė poshtėshėnuar:
    1.Janulla Rrapit (Lepurit), kryefamiljare, e bija e Markos dhe e Viktores, lindur nė fshatin Pėrparim tė rrethit tė Sarandės mė 1944, me dy fėmijė, e paorganizuar, e dėnuar me tre muaj me punė korrektonjėse pėr fyerje tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit, me arsim shtatėvjeēar, me punė shitėse nė NTU, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me banim nė lagjen 4, rruga “Urani Pano” nr. 14 Tiranė.
    Prindėrit e saj janė me origjinė nga fshati Pėrparim i rrethit Sarandė. Gjatė regjimit antipopullor tė Zogut kanė ardhur me banim nė qytetin e Sarandės dhe janė marrė vazhdimisht me punė krahu. I ati ka punuar gjatė gjithė kohės mekanik, ndėrsa xhaxhai Gaqo Lepuri ka punuar me varka, duke bėrė tregti me shtetet fqinje me Greqinė e Italinė. Qėndrimi politik gjatė kėsaj periudhe ka qenė indiferent, ndėrsa gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė mbajtur qėndrim tė mirė, ka ndihmuar moralisht dhe materialisht lėvizjen. Njė xhaxha i saj, Yllo Lepuri, ka qenė anėtar i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė fshatit dhe gjatė asaj kohe ėshtė kapur dhe ėshtė vrarė nga gjermanėt, ėshtė cilėsuar si viktimė e luftės.
    I ati ka ardhur nė Tiranė gjatė luftės familjarisht, ka punuar si mekanik nė ndėrmarrje tė ndryshme, ka mbajtur qėndrim tė mirė dhe para disa vjetėsh ka vdekur.
    E ėma, Viktoria, rrjedh nga njė familje e pasur, gjyshi i Janullės ka shfrytėzuar krahėt e tė tjerėve dhe pas ēlirimit ėshtė cilėsuar kulak. Njė dajė i saj, Leonidha Gjoni, ka dezertuar nga forcat partizane dhe ėshtė arratisur nė Greqi, ku ėshtė edhe sot, ndėrsa njė dajė tjetėr, Gaqo Gjoni, ėshtė dėnuar dy herė pėr aktivitet politik dhe aktualisht ndodhet nė burg.
    Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin me origjinė nga Fieri, qėndrimi politik i tė cilit ka qenė i mirė, ka punuar si ndihmėsmjek nė spital dhe para disa vjetėsh ka vdekur.
    Janulla gjatė kėsaj periudhe nuk ka mbajtur qėndrim tė mirė moralo-politik; qysh nga viti 1968 ka mbajtur shoqėri me gra sovjetiket, tė cilat janė dėnuar si agjente tė zbulimit sovjetik dhe aktualisht janė nė burg. Pėr lidhjet qė ka pasur me to, Janulla ėshtė pyetur nga organet tona dhe ka dalė dėshmitare. Mė vonė, Janulla ka mbajtur kontakte me njė pėrfaqėsues tė ambasadės italiane, i quajtur Guzepe Damis, si dhe me dy shoferė hungarezė qė vinin nė vendin tonė. Po kėshtu ajo ka mbajtur kontakte me njė student iranian, i quajtur Masar Gavoēi, i cili ėshtė dėbuar nga vendi ynė si person i padėshiruar. Nė njė rast Janulla ka hipur nė makinėn e njė nėpunėsi tė ambasadės turke dhe nė njė rast tjetėr ka shkuar nė ambasadėn ēeke sė bashku me njė grua sovjetike. Nė vitin 1981 nė shtėpinė e Janullės ka shkuar nė orėt e vona tė natės arbėreshja Ana Patituēi, e cila ka dyshime se merret me veprimtari armiqėsore kundėr vendit tonė. Aktualisht Janulla ėshtė nė kontroll tė organeve tona dhe zhvillon agjitacion e propagandė armiqėsore.Pėrveē sa sipėr, Janulla karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral, mė parė ka ushtruar profesionin e kurvėrisė kundrejt shpėrblimit, si dhe ka pėrdorur shtėpinė e saj pėr kėtė qėllim. Eshtė egoiste dhe llafazane, vitet e fundit ka marrė nė mbrojtje veprime tė gabuara vagabondazhe tė djalit tė saj, Renato Rrapit; pėr kėtė ka shqetėsuar disa herė prindėrit e Gresa Kadaresė, duke i fyer ata nė opinion. Pėr kėto ndodhi, ajo ėshtė kėshilluar disa herė nga Komiteti i Partisė dhe nga Kryesia e Frontit tė lagjes, por me gjithė ndihmėn qė i ėshtė dhėnė ajo nuk ka reaguar, por pėrkundrazi ka bėrė veprime tė kundraligjshme, duke kundėrshtuar pėrfaqėsues tė pushtetit, gjė pėr tė cilėn ėshtė dėnuar nga gjykata me njė vit riedukim nėpėrmjet punės dhe me ndalimin e 1/6 e pagės. Edhe pas kėtij qėndrimi i saj dhe i fėmijėve nuk ėshtė i mirė.
    2. Renato Rrapi, i biri i Gorit dhe i Janullės, i datėlindjes 1964, i padėnuar, i paorganizuar, i pamartuar, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė. I pėrmenduri, pasi ka mbaruar shkollėn 8-vjeēare ka filluar Liceun Artistik, tė cilin e ka vazhduar deri nė vitin e IV-tė, por ka mbetur dhe ka dalė nga shkolla, aktualisht po bėn njė vit pa punė duke qėndruar nė shtėpi. Qysh nga viti i III nė Lice ėshtė futur nė veprime tė pasjellshme vagabondazhi nė shkollė e shoqėri. Qysh nga ajo kohė dhe aktualisht ka shqetėsuar familjen Kadare, duke u shkuar nė shtėpi disa herė, si dhe u ka dalė nė rrugė, nė opinion tė tė tjerėve duke i fyer rėndė ata. Pėr kėtė ai ėshtė thirrur e kėshilluar disa herė nga Kryesia e Frontit tė lagjes, si dhe nga drejtoria e shkollės, por nuk ka bėrė kthesė; nė mėnyrė tė vazhdueshme ai ka pėrsėritur veprimet tilla vagabondazhi dhe konkretisht edhe mė datėn 24.4.1984 nė orėn 24-01 tė natės, ka shkuar sė bashku me tre shokė tė tjerė para pallatit ku banon familja Kadare dhe pasi kanė pirė konjak dhe kanė thyer shishe, kanė bėrtitur me zė tė lartė fjalė fyese dhe poshtėruese pėr kėtė familje. Pėr kėto veprime u kapėn nga patrulla e policisė dhe u ēuan nė rajon. Pėr kėtė ka denoncuar qytetari Petraq Nina, si dhe ka ardhur e ka bėrė ankesė nė mėnyrė verbale edhe Ismail Kadare.
    Duke u nisur sa sipėr, propozojmė internimin familjarisht tė Janulla Rrapit, e cila paraqet rrezikshmėri shoqėrore pėr veprimet e tyre armiqėsore dhe qė cenojnė rendin publik. Internimi i tyre tė bėhet pėr 5 vjet kohė nga qyteti i Tiranės nė fshatin _________tė rrethit ________________.

    Theksojmė se Janulla ka dhe njė fėmijė tė quajtur Viktorina Gori Rrapi, e datėlindjes 1976.
    Tė pėrmendurit janė tė pėrgjegjshėm, nuk janė tė zgjedhur nė organet e pushtetit.
    Bashkangjitur iu dėrgojmė biografinė, certifikatėn familjare dhe dėshminė e penalitetit.
    Punėtori Operativ
    Ēerēiz Salaj
    Shefi Seksionit III
    Shefqet Metaj
    Drejtori i Punėve tė Brendshme
    Zef Loka
    D A K O R T
    Sekretari i Parė i Komiteti ttė Partisė sė Rrethit
    FOTO ĒAMI




    neser do te lexoni

    Vendimin e Komisionit tė Internimit dhe Dėbimit pėr Janulla dhe Renato Rrapin nė Belsh tė Elbasanit.
    Kush e ka firmosur vendimin pėr internim, si dhe propozimin e Degės sė Punėve tė Brendshme nė Ministrinė e Brendshme.

    Sekret/21
    Ekzemplar Nr.______
    Tiranė, mė ______1984

    Vėrtetim biografik pėr Janulla Rrapin (Lepuri)

    Janulla Rrapi (Lepuri) ėshtė e bija e Markos dhe e Viktores, lindur nė fshatin Pėrparim tė rrethit Sarandė mė 1944, e ve, me dy fėmijė, e paorganizuar, dėnuar 3 muaj me punė korrektonjėse pėr fyerje tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit, me arsim 7-vjeēar, me punė shitėse nė NTU, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me banim nė lagjen 4, rruga “Urani Pano”, nr.14 Tiranė.
    Prindėrit e saj janė me origjinė nga fshati Pėrparim i rrethit Sarandė, gjatė regjimit antipopullor tė Zogut kanė ardhur me banim nė qytetin e Sarandės dhe janė marrė vazhdimisht me punė krahu. I ati ka punuar mekanik gjatė gjithė kohės, ndėrsa xhaxhai Gaqo Lepuri ka punuar me varka, duke bėrė tregti me shtetet fqinje nė Greqi e Itali. Qėndrimi politik gjatė kėsaj periudhe ka qenė indiferent, ndėrsa gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė mbajtur qėndrim tė mirė. I ati ka ardhur nė Tiranė dhe ka punuar nėpėr ndėrmarrje tė ndryshme. Njė xhaxha i saj, Yllo Lepuri, ka qenė anėtar i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė fshatit dhe gjatė asaj kohe ėshtė kapur nga gjermanėt, tė cilėt e kanė vrarė dhe sot quhet viktimė e luftės.
    Mbas ēlirimit, qėndrimi politik i tė atit ka qenė i mirė dhe para disa vjetėsh ka vdekur. E ėma rrjedh nga njė shtrese pasur, i ati (gjyshi i Janullės nga nėna) Spiro Gjoni pėr qėndrim tė keq politik pas ēlirimit ėshtė cilėsuar kulak. Njė dajė i Janullės, Leonidha Gjoni, ka qenė partizan, ka dezertuar dhe ėshtė arratisur nė Greqi, ku ėshtė dhe sot. Ndėrsa njė dajė tjetėr, Gaqo Gjoni, ėshtė dėnuar dy herė pėr aktivitet politik dhe aktualisht ndodhet nė burg.
    Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin me origjinė nga Fieri, qėndrimi politik i tė cilit ka qenė i mirė, ka punuar si ndihmėsmjek nė spital dhe para disa vjetėsh ka vdekur.
    Pas kėsaj periudhe Janulla nuk ka mbajtur qėndrim tė mirė moralo-politik, qysh nga viti 1968 ka mbajtur shoqėri me gra sovjetike, tė cilat janė dėnuar si agjente tė zbulimit sovjetik dhe aktualisht janė nė burg. Pėr lidhjet qė ka pasur me to, Janulla ėshtė thėrritur dhe ėshtė pyetur dhe mė vonė ka dalė dėshmitare nė gjyq. Po kėshtu ajo ka mbajtur kontakte me njė pėrfaqėsues tė ambasadės italiane, i quajtur Guzepe Damis, me dy shoferė hungarezė, si dhe me studentin iranian, Masar Gavoēi, i cili ėshtė dėbuar nga rendi ynė si person i padėshiruar. Nė njė rast ka hipur nė makinėn e njė nėpunėsi tė ambasadės turke dhe nė njė rast tjetėr ka shkuar nė ambasadėn ēeke sė bashku me njė grua sovjetike. Nė vitin 1981 nė shtėpinė e saj ka shkuar nė orėt e vona tė natės arbėreshja Ana Patituēi, e cila ka dyshime se merret me veprimtari armiqėsore kundėr vendit tonė. Aktualisht Janulla ėshtė nė kontroll tė organeve tona dhe zhvillon agjitacion e propagandė kundėr sistemit tonė socialist.
    Pėrveē sa mė sipėr, Janulla karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral, mė parė ka ushtruar profesionin e kurvėrisė kundrejt shpėrblimit, si dhe ka pėrdorur shtėpinė e saj pėr tė njėjtin qėllim. Eshtė egoiste dhe llafazane, vitet e fundit ka marrė nė mbrojtje veprimet e gabuara vagabondazhe tė tė birit, Renato Rrapit dhe pėr kėtė ka shqetėsuar disa herė prindėrit e Gresa Kadaresė, duke i ofenduar dhe fyer ata nė opinion. Pėr kėtė ajo ėshtė kėshilluar disa herė si nga Komiteti i Partisė dhe nga Kryesia e Frontit, por pėrsėri ata vazhdojnė me tė njėjtin qėndrim. Janulla ka dy fėmijė, djali i saj i quajtur Renato Gori Rrapi, i datėlindjes 1964, i padėnuar, i paorganizuar, i pamartuar, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė. Nė kohėn kur vazhdonte Liceun Artistik nė vitin e III-tė ėshtė bėrė problem pėr sjellje tė padenja nė shkollė e shoqėri. Nė vitin e IV-tė ėshtė larguar nga shkolla dhe ka rreth njė vit qė rri nė shtėpi pa punė, mban qėndrim tė keq moralo-politik, ėshtė nė kontroll tė organeve tona.
    Vajza e saj, Viktorina Gori Rrapi, ėshtė e datėlindjes 1967 dhe aktualisht vazhdon shkollėn.
    Tė dhėnat e vėrtetimit biografik janė marrė nga vėrtetimi biografik i dėrguar nga Dega e Punėve tė Brendshme Sarandė, datė 13.I.1983, si dhe nga A.P. Aleko Jovani, Metan Karakulli.

    Punėtori Operativ Shefi Seksionit III
    Ēerēiz Salaj Shefqet Metaj

    Drejtori i Punėve tė Brendshme
    Zef Loka

    http://www.panorama.com.al/


    ------------------------------ vijon neser-----------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 26-10-2006 mė 12:31

  5. #45
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    At Zefi Pllumi: Paskal Milo tė kishte larė duart nga pushteti

    At Zefi Pllumi: Paskal Milo tė kishte larė duart nga pushteti


    Elsa DEMO

    Debatin qė do duhej tė ishte mė i gjerė pėr nga burimet, dėshmitė dhe analizat pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve nė regjimin e Hoxhės, e sidomos ndaj atyre qė si dikur kanė pushtuar hapėsirėn publike politike, ekonomike, kulturore, njė njeri i rezistencės, At Zef Pllumi, nuk e sheh me syzet e Weberit. At Zefit i duket katandisje ky version i dhėnė aktualitetit i ngushtuar nė panoramėn me njė historian, njė shkrimtar dhe njė diktaturė qė po e shtyjnė me kėmbė si trastė pazari. Tė gjitha tė kapėrdira nė copa tė mėdha nė zorrėt e shtypit qė merr herė rolin e historianit tė apokrifeve e herė tė tatuazhistit qė e di mirė se boja edhe pse helmatis lėkurėn, njė ditė fshihet.
    Nga shtėpia e nipėrve tė tij nė Tiranė ku ka ardhur pėr panairin e librit, ati 80-vjeēar franēeskan, autor i librit unikal pėr nga dėshmitė “Rrno vetėm pėr me tregue”, komenton shkurtimisht raportet e zhdrejta qė janė krijuar nė opinion edhe nėpėrmjet medias pėr hapjen e dosjeve si proces qė do ēonte nė dėnimin e krimeve tė komunizmit. Koment qė ai nuk e shteron, pasi shumė shpejt do tė botojė njė vepėr, me dėshmi tė tjera tė gjalla tė kohės qė ka jetuar nėn diktaturė, madje dhe mė pėrtej kėsaj kohe. Qė tani e ka quajtur “Copa nga historia kurrė e shkrueme”.

    Padėr Zef e keni ndjekur jehonėn pėr hapjen e dosjeve si proces fillimi i dėnimit tė krimeve tė komunizmit? Ē’mendoni pėr mėnyrėn si po zhvillohet ky debat?
    Imtėsisht nuk mund tė them se i kam ndjekur ēka shkruajnė mediat. Flitet akoma me pseudonime. Por pėr njerėzit e politikės mendoj se ēėshtja duhet kėqyrur kėshtu: kush prej atyre qė kanė qenė tė kompromentuar, nuk ka mė tė drejtė tė jetė pjesė nė politikėn e re shqiptare. Njė gjyqėtar apo njė hetues qė vazhdon tė bėjė pjesė nė drejtėsinė shqiptare, duhet tė lajnė duart vetė. E nė mos nuk munden t’i lajnė vetė, do duhej bėrė t’i lanin me kohė, tė ishin shkarkuar. Vetėm kėshtu mund tė bėhet reforma. Askush nuk ėshtė i mendimit tė dėnohen siē i ka dėnuar prokurori Aranit Ēela, me burg, vdekje, pushkatim, varje. Por thjesht tė mos marrin mė pjesė nė politikė e tė mos udhėheqin mė shqiptarėt.
    E vetėm ai, pėr aq sa ka thėnė, Paskal Milo, nuk ka si tė bėjė mė pjesė kurrėkund, ky historian qė i del nė mbrojtje Enver Hoxhės nė kohėn e demokracisė, dhe ngjall e respekton sot njė Stalin, mė tė rreptė dhe mė tė egėr se Stalinin. Ai vetė duhej t’i lante duart prej politikės. Ky njeri nuk ka tė bėjė me pluralizmin. Ai dhe tė tjerėt qė e mbrojnė atė.
    Nga ana tjetėr sigurisht qė e di se ka nisur njė sulm kundėr Ismail Kadaresė sikur ky do tė fshehė punėt e veta qė ka bėrė nė tė kaluarėn. Vetė Paskal Miloja, i thotė se ishte shkrimtar i oborrit. Ėshtė e vėrtetė qė gjithė shqiptarėt e kanė mbajtur si shkrimtar tė oborrit. A mund tė ishte, a mund tė mos ishte shkrimtar i oborrit, sė pakut ashtu ka mbetur pėr veprat qė ka shkruar aso kohe. Megjithė kėto shqiptarėt thonė: muri nuk lot, burri lot. Kur ka filluar pluralizmi politik nė Shqipėri, madje pa filluar mirė, Ismail Kadareja ėshtė vėnė nė kėtė krah. Sot ai sulmohet vetėm si dezertor i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    Ēfarė keni parasysh me “dezertor i Partisė sė Punės”?
    Ėshtė e vėrtetė qė Kadareja ka qenė edhe nėnkryetar i Frontit Demokratik, por ai ka kaluar nė anėn tjetėr tė barrikadės nė pluralizmin politik dhe pėr njė demokraci evropiane tė vėrtetė (po qe se ka demokraci tė vėrtetė nė botė), pėr njė liri tė gjithanshme tė individit. Dhe duke marrė kėtė pozicion, Paskal Milo me shokė qė i rrinė besnik vijės sė Enverit, e sulmojnė dhe i thonė dezertor: ti ishte dje me Enverin, sot je kundra tij. Ashtu siē bėn nė librin e kujtimeve Nexhmije Hoxha ku gjysma e tij ėshtė kundra Ismail Kadaresė.
    Unė e respektoj zonjėn Hoxha pėr njė punė: pse i ka ndenjur mbesnik burrit dhe ka qenė bashkėpunėtorja mė e ngushtė e burrit tė vetė. Ashtu duhet tė jetė njė grua, qė burrin e vetė duhet ta mbrojė deri nė vdekje. Dhe ja ku e kemi sot me ato ēfarė shkruan, edhe pėrrallat, edhe fantazitė. Zonja Hoxha mban kėtė qėndrim ndaj Kadaresė, sepse ky shkrimtar shkruan pėr Enver Hoxhėn qė ishte njė paranojak. Pra nuk ėshtė njė akuzė fort e vogėl. Por kur shkruan pėr Hoxhėn qė ishte paranojak, ai i ka rėnė nė tė, sepse paranojak ishte. Njė njeri me mend nė krye, nuk mund tė vepronte si ai me njė popull fukara. Ka aktivizuar gjithė llumin e shoqėrisė njerėzore shqiptare pėr tė terrorizuar kėtė popull.

    Pyetja qė ėshtė hedhur dhe rri varur nė media ėshtė: a i takon Ismail Kadaresė tė flasė pėr dosjet e komunizmit, sepse personi dhe shkrimtari nuk janė nė koherencė tek ai.
    Pėr dosjet e komunizmit nuk ka pse flitet sot, pas 16 vitesh, a ndoshta mė shumė, sepse ato dosje janė pastruar. Kanė mbetur dosjet e qyqarėve qė pėr tė shpėtuar jetėn e vetė i ėshtė dashur o tė vdesė, o tė vendosė njė firmė aty. Nga dosjet, mes atyre tė tė burgosurve politikė, tė atyre qė janė pėrndjekur nuk ka asnjė tė anėtarėve tė Partisė, asnjė prej anėtarėve tė Byrosė Politike, asnjė prej hetuesve, asnjė prej atyre qė kanė kryer krime.
    Sa pėr pyetjen a i takon Kadaresė tė flasė pėr dosjet e komunizmit, mund tė them se koherenca ėshtė: se sa tė jetė diktatura, volens nolens, qė do tė thotė nė daē nė mos daē. Po tė thoshte mendimin e vetė ai e dinte, do t’i shkonte kryet. Prandaj i qe nėnshtruar diktaturės. Por pasi ka mbaruar diktatura ai ka dalė nė anėn tjetėr tė llogores, nė llogoren e demokracisė sė vėrtetė. Njeriu mund tė ndėrrojė mendimin. Kėtė unė e shoh dhe nė veprėn e tij tė fundit “Ēėshtje tė marrėzisė”. Aty do tė gjeni historinė e marrive tė popullit shqiptar.
    Kjo luftė po i bėhet Ismail Kadaresė sot pėr sot, vetėm prej njerėzve tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Nėse Ismail Kadare ka gabuar, ka gabuar. Por heroizimi nuk ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė njerėzit. Nėse Kadaresė ia marrin pėr predikim shumė qė thotė, duhet kuptuar se ai, e theksoj, predikon demokracinė, lirinė e plotė. Dikur nuk mundej ta bėnte. Njė shkrimtar ėshtė njė profet, ėshtė njė udhėheqės shpirtėror dhe jo udhėheqės pushteti.

    Si ju ėshtė dukur roli i shtypit nė kėtė histori?
    Shtypi nė pėrgjithėsi ėshtė njė shtyp jodemokrat. Ėshtė njė turp. Ju gazetarėt keni njė gabim tė madh qė shkoni e ngucni aty ku nuk duhet dhe ushqeni. Pse ende nuk jeni formuar me mendimin e lirė demokrat, akoma nuk jeni bėrė kundra diktaturės, ju akoma ushqeni diktaturėn. Dhe ky ėshtė njė gabim i madh i mediave shqiptare.


    Shekulli

  6. #46
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Spekullantėt i vėrsulen njė ikone

    Spekullantėt i vėrsulen njė ikone


    Nga Sami Milloshi

    Le ta them qė nė fillim: debati qė provokoi ish-Ministri i Jashtėm, Paskal Milo, kur nxori nė skenė njė histori private tė vajzės sė shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare, nė thelb nuk ka bėrė gjė tjetėr, veēse ka nxjerrė nė pah njė tufė spekullantėsh sharlatanė, qė mezi presin t'i vėrsulen njė ikone tė gjallė, pra pikėrisht Ismail Kadaresė.

    Ka nga kėta sojlinj, qė, meqė citojnė, ta zėmė Max Ėeberin, kujtojnė se u peshon fjala sa Ėeberi. E kanė krejt kot. Mbllaēisin fraza qė as vetė nuk ua dinė kuptimin dhe ndyjnė vetveten me pėshtymat qė kėrkojnė t'ja hedhin Ismail Kadaresė.
    I pari qė do tė duhej t'i skuqej fytyra nga kjo histori ėshtė zoti Milo. Kadare, kur e ka pėrmendur atė si njeriun qė tentoi t'i bėnte njė rivlerėsim figurės sė Enver Hoxhės, nuk ia ka zėnė emrin me gojė. Milo, nė vend qė tė pėrballojė si historian, problemin, dhe tė na e shkoqisė sepse e ngre lart Enverin, gjurmon nė skutat e zeza tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe na servir sipas variantit tė Sigurimit, njė Romeo dhe njė Zhuljetė.

    Historia duket e dhimbshme, por po kaq edhe njė manipulim i sofistikuar i sajuar, nė ato skuta tė zeza qė pėrmenda. Si ėshtė e mundur, qė zonja Janulla tė mos ketė patur guximin t’a botojė letrėn qė i paska dėrguar Komitetit tė Nobelit, kundėr Ismail Kadaresė, nja dhjetė vjet mė parė, por kjo letėr botohet, pothuaj, dhjetė vjet me vonesė? Kush e pengoi zonjėn ta botojė?

    Neshat Tozaj, pėr shembull, ka shkruar kėtu e dhjetė vjet mė parė se Ismaili nuk e meriton Ēmimin Nobel, se sipas tij, "nuk ka qenė disident". Atėherė, unė vet i jam pėrgjigjur me njė replikė nė gazetėn "Rilindja Demokratike" dhe, nė thelb, kam thėnė se e meriton pėr veprėn e tij letrare. Siē edhe po them sot, se e konsideroj si njė ikonė tė gjallė tė letėrsisė sonė. Dhe unė nuk jam i vetmi nė kėtė lloj vlerėsimi. Unė, besoj, jam bashkė me qindra e mijėra lexues tė Kadaresė, qė e kanė pėr krenari tė mburren me emrin e tij, si shkrimtar shqiptar i pėrmasave botėrore.

    Cili ėshtė "mėkati" qė bėri Kadare? E tha, shumė mė fuqishėm, atė qė ka thėnė me dhjetra herė edhe mė parė se duhen dėnuar krimet e komunizmit dhe se duhen hapur dosjet pėr personat publikė. Tė dyja kėto ide, shkaktojnė reaksion tė madh tek ata, qė, ose i kanė duart tė lara me gjak, ose i kanė tė pėrlyera me pisllėk spiunėsh. Reaksioni? "Ta shpallim vetė Kadarenė, kriminel tė periudhės sė komunizmit". Po pse xhanėm?, "Sepse i ka nxirė jetėn njė djaloshi qė dashuronte tė bijėn, kėtu e njėzet vjet mė parė". Marrėzi e vėrtetė.

    Tė gjithė ata zelltarė spekulantė, qė me njė sharlatanizėm tė pashoq kėrkojnė t'i atribuojnė Kadaresė formatin e njė "krimineli komunist", duhet tė kuptojnė se ai, megjithė famėn e tij si shkrimtar, nuk mundej kurrsesi tė jepte urdhėra, qė njė djalosh i dashuruar pas sė bijės sė tij, tė internohej, tė rrihej me grushta nė polici, apo t'i jepeshin doza medikamentesh nė spitale psikiatrike.

    Pėr njė arsye, pėr dy, ose pėr mė shumė, nė atė kohė Kadare si prind, me sa duket, ka menduar se pėr vajzėn e tij, nuk do tė ishte mirė tė pėrfundonte ajo lidhje, dhe kaq. Ēfarė ka kėtu pėr tė vėnė kujėn? Janė me qindra mijėra prindėr nė botė edhe sot e kėsaj dite, qė nuk preferojnė qė fėmijtė e tyre t'i pėrfundojnė disa lidhje tė hershme dashurie.

    Njė miku im Kongresmen, kėtu nė Amerikė, me tha njė ditė se nuk do tė dėshironte qė vajza e tij tė martohej me njė Zimbabvean. Pse, e pyeta? Nuk tė pėlqen qė dhėndri tė jetė i zi? "Jo, tha, nė asnjė mėnyrė, nuk ėshtė kjo arsyeja. Arsyeja qėndron gjetkė. E di ti, se jeta mesatare nė Zimbabve ėshtė 37vjeē?". Jo, i thashė, nuk e di. " Ja, po ta them unė, qė ėshtė vetėm 37vjeē. Ja kjo ėshtė arsyeja, pse unė nuk dua qė vajza ime tė mbetet e ve pas pesė, gjashtė apo shtatė vjetėsh martese". Ēfarė t'i thosha unė?, t’a akuzoja si "racist"? Nuk do tė kishte kurrfarė kuptimi, ndėrsa argumenti i tij, sipas standardeve qė ka,tė bind.

    Ata qė i kanė shkatėrruar jetėn djaloshit Renato janė pikėrisht ata policė dhe shefa tė policėve qė duke shpėrdoruar famėn e Kadaresė kanė nėpėrkėmbur ēdo tė drejtė. Unė jam i bindur se Kadare nė radhė tė parė ka qenė i interesuar pėr vajzen e tij dhe ka dashur t'i gjendet pranė si prind, por kurrsesi nuk mund tė ketė qenė dakord, e aq me pak tė jetė lumturuar me atė trajtim shtazarak qė policia i ka bėrė nė atė kohė atij djaloshi.

    Ta zhvendosesh fajtorin nga fajtori i vėrtetė qė ėshtė policia e shtetit tek njė qytetar, ( nė rastin konkret shkrimtari ynė i njohur Kadare) qė pėr arsye qė i di ai vetė kėrkoi ndihmėn e policisė, ėshtė njė pisllėk qė duket hapur se ka si qėllim ta fshehė fajtorin e vertetė. Pikėrisht atė qė ka urdhėruar internimin e Janulles, rrahjen e Renatos, etj, etj. Dhe, pėr hir tė sė vėrtetės duket se edhe pas 16 vitesh demokraci, fajtorė tė tillė ende ndihen tė fortė nė Shqipėri. Dhe ata duket se janė kaq tė aftė sa tė pėrdorin si parzmore edhe ish ministra si Milo, apo analistė qė i quajnė "krime tė komunizmit" veprat letrare tė Kadaresė.

    Pse ndihen ata, (kriminelėt e vėrtetė tė komunizmit) tė fortė?. Sepse pėr hir tė sė vėrtetės, ata nuk u dėnuan asnjėherė seriozisht, gjatė kėtyre viteve tė demokracisė. Kjo ėshtė e para. Dhe e dyta ėshtė se fajtorėt e vėrtetė tė krimeve tė kohės sė komunizmit, u bėnė me flatra nė vitin 1997, kur falangat e ushtarėve "tė Revolucionit demokratik tė vonuar" tė Rexhep Qoses, tė pėrzierė me politikanė tė tipit tė Gjinushit (Shefi Socialdemokrat i Milos, nė atė kohė), i vunė zjarrin Shqipėrisė me njė qėllim shumė "fisnik" dhe me parrullėn "duam paret tona", qė pastaj degjeneroi nė prerjen e kokave tė oficerėve tė shtetit.

    Sulmi ndaj Kadaresė, pikėrisht kėtė kėrkon, ta zhvendosė vėmendjen nga kriminelėt e vėrtetė tek "kriminelėt imagjinarė", paradoksalisht tek vetė Kadareja dhe tė tjerė, qė i denoncojnė me forcė krimet e komunizmit. Dhe e treta arsye, ėshtė se fajtorėt e vėrtetė tė krimeve tė komunizmit, tashmė janė tė korracuar, nga njė sistem drejtėsie i kalbur qė ka nė disa pika maja tė tij njerėz tė kapur nga Mafia, qė mori pushtetin politik mė 1997. Kėtyre pėrfaqėsuesve tė drejtėsisė, tė kapur nga Mafia, nuk iu intereson tė merren ligjėrisht me kriminelėt e vėrtetė, por iu intereson tė bėjnė zhurmė me histori periferike, si ajo qė pėr ditė tė tėra zhvendos vėmendjen nga krimi dhe kriminaliteti i vėrtetė nė Shqipėri.

    Tė qėllosh njė ikonė ėshtė fare e kollajtė. Por, ta rrėzosh mitin e saj ėshtė e vėshtirė, shumė e vėshtirė. Kėtu nuk bėn pėrjashtim as ikona jonė e gjallė: Shkrimtari i pėrmasave botėrore, Ismail Kadare.

    Koha Jone

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe ki rakip rakip rakipllaraj.. tregohet legen..

    thuhet te hapen a mos hapen dosjet.. mirpo del se qenkan te hapura.. per ca rakipa me llaraj mbrapa..

    nuk e di ki rakipi i panorames se rames se dikur ppsh-ja sajonte agjenta e denonte njerez kot..

    jo po agjente janulla se ka takuar gra te huaja.. etjetj..

    ppsh ashtu sajonte per te gjithe ata njerez qe i duhej ti poshteronte sipas rastit..

    nuk e di rakipi se dhe femijve te mehmetit i sajuan te tilla insinuata .. e plot e plot te tjereve..

    duket qe krahu kanibal.. sic e cfrytzojne janullen per te goditur kadarene kur ai cfaqet si antienverist.. ashtu dhe tani po duke perdorur dosjet enveriste duan ta terheqin kadarene ne stanin e tyre..

    jeta private..qofte e kadarese qofte e janulles qofte e greses qofte e renatos nuk duhet cenuar e sidomos me pacavuret qe sajonin operativet apo shefat e kuadrove te komiteteve.. ktu e 30 vite me pare..

    tema eshte..

    kadare cfaq shqetsim per ringjalljen e enverizmit.. dhe ktu ka te drejte..

    janulla ska pse kurdiset nga enveristet kunder kadarese..pik..

    kadare ska nevoj te mbrohet nga enveristet.. dhe janulla ska nevoje te hape dosjet per te bijen e kadarese..
    kadare e hodhi nje fjale kunder revizionimit qe po i behet enverit e enverizmit..por kjo nuk mjafton..

    ai duhet ta coje deri ne fund mendimin e tij e te dali me konkluzione..

    e keqja nuk eshte thjesht pse u permend enveri ne peze.. por sepse ne 97-ten enverizmi dolli me kallash e morri pushtet 8 vjet rresht.. dhe tani qe me 3 korrik enverizmi u zbyth provizorisht.. kadareja duhet te mobilizohet qe ai jo vetem te zbythet por te shkoj ne kosh te historise perseri..

    Kadareja nuk eshte budalla qe te mos kuptoje se .. aty pran sahatit te tiranes ngjitur me xhamine ka ngritur bunkerin Enveri i Ri.. me i sofistikuar e me i neveritshem se i vjetri.. dhe shum me i rrezikshem..sepse mbrapa enverit te ri.. ed-verit.. nuk jane me kapterra skrapari e terbaci me kapota kineze e ruse era perc e graso artilerie.. por ujqer me armani e miljardare me konto ne bankat e botes.. e me e keqja me njesite guerile kanibale tip causho arapo shytce.. qe me kobure i kan ber zap dhitsat sallak moisi e krejt shtetin..
    kadarja pra duhej ta thoshte deri ne fund fjalen..
    milua nuk ishte vetem ne peze.. aty ishte krejt byroja..kanibale.. dhe kadarja e di se asnji antar byroje nuk ben qofte nje fėnde le me p0r-dhe pa miratimin e sekretarit te pare.. pra shokit ed-ver..
    pra eshte edvinua qe mobilizon enveristet nga peza ne decan.. qe tja luaj fene "ati pis 3 korrikut qe na hoqi nga tepsia e florinjte e pushtetit .."..

    me nji fjale nuk mjaftojne vec 2 fjale.. o ulu fol o mos fol fare..

    Janulle..

    te thac mo fol moj vajz..
    nuk e dije ti se ne te vegjlit kemi qene e do jemi vec shage byreku ne duart e goxillave?

    Ta lem kadarene ta mundi dhe njihere goxillen se ne tjeret skemi fuqi..

    por qe ta mundi duhet tja tregojme kush eshte guzilla..sepse po sja treguam ne si popull ja tregon vet guzilla..

    mafia eshte munduar ta bleje kadarene..
    ja kadar ketu kemi ca vila ne golem.. ne meto skraparollinjte se na i kish lene gjishi trashegim ketu ne plazh..

    dhe kadarja e hengri.. bleu vile nen hundet e mafies..dhe tani.. mafia te ve zinxhira ne hunde si tahir bacova arinjve te cirkut..

    kadarja e di mire se milua eshte shum i vogel.. ai eshte nje jabanxhi ne tirane .. Goxillat jane te tjere qe u duhet demaskuar fara.. e pastaj dhe milua ndrron fe..po pa se ska me goxilla..

    E ai Kadarja duhet ta thote fjalen e tije..

    pa doreza..pa ekuivok.. per guxillat enveriste miljardere pran bankes dhe xhamise..


    pik..



    po kte kriston e varfer ..historianin.. ku do e ken mberthier kta te kupoles qe e kurdisin sa her u duhet..
    nuk ka qene burr i keq i ngrati..

    gjynaf..
    ppsh-ja e trajtonte si qen dikur.. e tani i varfri mbron ppsh.ne..

  8. #48
    Tek po bisedoja me njė person kėtu nė Washington, D.C., i cili e njeh mirė Shqipėrinėnjė na shkruan Jo-Zefi ne njeren ane, njė miku im Kongresmen, kėtu nė Amerikė, me tha njė ditė se ... ia pret Sa-Milloshi nga ana tjeter.

    Turli lloj sigurimsi, byroisti, propagandisti, lejfenisti e legenisti po na dalin ne gazeta per ceshtje, ne dukje personale, por qe tregojne ne thelb pazotesine e padrejtesine e shtetit, nga ana tjeter shmangjen prej thelbit, te pa-pergjegjesise te kamufluar me akuza e kunderakuza per te "gicilue" njeri-jatrin, ndersa mileti hane gazeta, druajne se po behet qameti,pijne fernet, kafe, duhan, nderkohe ata riciklojne njeri-jatrin, here me ndihmen e grekut, e here me ndihmen e serbit.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e di keta Luan Rama-t si njeri si tjetri pse nuk e Cilesojne vetvehten kur shkruajn..
    te hedhim ne fall se po shkruan luan ram diplomato filmologu.. apo luan ram qerreto-polici.. tallonaxhiu..

    nejse..


    balkan vebi thote:



    Sa poshte ka rene katundi!


    28 Tetor


    Nga Luan Rama

    Me siguri qė kryeministriėshtė ndjerė i lehtėsuar teksa ka vėnė re se pas fjalės qė mbajti nė Kuvend nė njė seancė tė thirrur pėr tė diskutuar mbi pasuritė e pjesėtarėve tė familjes sė tij, opinioni publik ėshtė “ftuar” ta pėrqėndrojė vėmendjen nė njė tjetėr temė. Dhe qė prej asaj dite, diplomatė e policė, gra e burra, prokurorė e “tė persekutuar”, hetereoseksualė e homoseksualė, ish-shkrimtarė e tė tjerė qė tentojnė tė bėhen tė tillė, historianė e publicistė, u pėrfshinė nė njė “gjyq” publik nė qendėr tė tė cilit u vendos, duke shkelur mbi cdo parim human dhe etik, vajza e Ismail Kadaresė, pėr tė cilėn nuk mund tė vijoj sė shkruari mė tej pa i shprehur ndjesėn time si qytetar thjesht pėr ēka ėshtė shkruar nė adresė tė saj kėtu, nė mėmėdheun ku ka lindur dhe ėshtė rritur.
    . Me pėrjashtim tė formės (pasi ndryshe nga gjyqet publikė te Frontit tė kohės sė komunizmit kur “frontarėt” me veprat e udhėheqėsit nė duar mblidheshin tė rreshtuar nėpėr sheshet para shtėpive apo vatrave tė kulturės, para drejtorive tė ndėrmarrjeve socialiste ose para zyrave tė kooperativave bujqėsore, ky mė i fundit po zhvillohet nėpėr faqet e gazetave), pėrmbajtja ėshtė e njejtė. Me njė arrogancė qė tė bėn tė trishtohesh cėnohet nė mėnyrė kriminale privatėsia e jetės sė njė njeriu, komentohet publikisht dhe pa asnjė tė drejtė gjoja nė emėr tė mbrojtjes sė njė “dashurie tė vrarė” njė cerek shekulli mė parė, jeta e njė zonje, qė ėshtė vajza e Ismail Kadaresė, por qė ėshtė edhe nėna e dy fėmijėve, ėshtė bashkėshorte dhe grua nė familjen e vet, siē cėnohet brutalish gjoja nė emėr tė mbrojtjes edhe privatėsia e njė nėne me emrin Janulla dhe e djalit tė saj! Dhe pėrse e gjitha kjo: sepse Ismail Kadareja, nėpėrmjet njė interviste, me anė tė sė cilės rikonfirmonte qėndrimin e vet tė njohur pėr hapjen e dosjeve te komunizmit pėr tė gjithė ata qė duan tė pėrfshihen nė politikė, shprehu edhe pakėnaqėsinė qė njė kryetar partie pėrmendi nė njė ceremoni pėrkujtimore nė Pezė emrin e Enver Hoxhės!!!
    Unė nuk e di cfarė ėshtė thėnė nė Pezė pėr Enver Hoxhėn dhe madje as qė dua ta di. E nėse pas intervistės sė Kadaresė nuk do tė reagonte Paskal Milo, nuk do ta merrja vesh qė pėrmendja e emrit tė Enver Hoxhės nė Pezė lidhej me tė. Por edhe kjo pėr mua nuk ka asnjė rėndėsi. Ajo qė ka rėndėsi pėr mua, dhe besoj edhe pėr shumėkėnd, ėshtė tė di se cfarė po bėhet nė kėtė vend pėr uljen e nivelit tė varfėrisė, cfarė po bėhet qe jeta e secilit prej nesh te jetė mė e sigurt, cfarė po bėhet pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimit shėndetėsor, si do tė zhduket analfabetizmi mė parė se tė dėgjojmė tė na premtohet se do tė lidhet me internet cdo shkolle apo se ne tri vitet e mbetura tė qeverisjes sė PD do tė asfaltohen mė shumė rrugė nga sa janė asfaltuar ne 55 vjet, dua tė di cfarė po bėhet pėr tė garantuar zgjedhje sipas standardeve europiane, si po luftohet korrupsioni, dua tė di se si ėshtė e mundur qe me rroga apo dieta tė marra duke punuar pėr UNMIK-un nė Kosovė tė arrish tė zotėrosh pasuri qė kalojnė mbi njė milionė euro e tė tjera e tė tjera si kėto. Pėr tė shmangur vėmendjen e opinionit prej kėtyre problemeve pėr shkak tė paaftėsisė pėr t’u pėrballur me to, mazhoranca e kryeministrit, duke pėrdorur njė rezolutė tė Kėshillit tė Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, e “ftoi” opozitėn dhe gjithė opinionin nė njė debat nė Kuvendin e tė zgjedhurve nga populli. Natyrisht qė nuk u bė keq qė u inicua ky debat, sado qė problemet qė rendita mė lart e shumė tė tjerė tė ngjashme me to janė mė tė rėndėsishėm, por u bė shumė keq qė ai debat u deformua tėrėsisht nė tė kundėrtėn e frymės sė rezolutės sė KE-se dhe u fut nė qerthullin e dosjeve te bashkėpunėtorėve tė ish-Sigurimit tė Shtetit, ndėrkohė qė krimet mė tė mėdha tė komunizmit fshihen nė tė tjera dosje; u hoq dorė nga diskutimi i krimeve tė komunizmit si pushtet totalitar dhe u rrudh gjithēka nė ēfarė ka mbetur ende pa zbuluar nga pjesa okulte e atij pushteti.
    Dhe kėshtu, mbi tė gjitha kėto, na u bė kryetemė “dashuria” qė Kadareja i paska vrarė tė bijės dhe internimi qė ai i paska bėrė nė atė kohė Janullės dhe djalit tė saj...
    Xhorxh Bernard Shou i ndante njerėzit nė tri grupime apo nė tri kategori: nė pėrfolėsit, tė cilėt vijnė dhe shkojnė me shumicė nė kėtė botė si nė njė panair kotėsie; nė zbatuesit, tė cilėt janė tė dobishėm pėr shoqėrinė; dhe nė mendimtarėt, qė janė tė domosdoshėm, sepse shpjegojnė realitetin dhe bėhen promotorė tė ndryshimit tė tij.
    Arratisja prej njė problemi parimor nė njė cėshtje private ėshtė as mė shumė e as mė pak, por njė parodi tallėse dhe po aq fyese pėr opinionin. Mėnyra se si u trajtua problemi e degradoi tė gjithėn nė nivelin e pėrfolėsve, pėr sa kohė qė flasin me “sikur” dhe pėr “ndodhi” qė i kanė me tė dėgjuar, duke e shkėputur “ngjarjen” nga koha dhe nga psikologjia e kohės kur ka ndodhur dhe pa sjellė pėr referencė qoftė edhe njė dokument tė vetėm.
    Pak kohė pas pėrmbysjes sė regjimit komunist, kur punoja gazetar nė “Zėrin e Popullit” kam pasur mundėsinė ta disponoj dhe ta njoh dosjen “Janulla”. Dikush ma solli pėr ta pėrdorur apo thėnė ndryshe pėr ta botuar. Ishte koha kur armiqėsia ndaj Kadaresė qe e ndezur dhe ndonjė “i inatosur” qė nuk arriti ta zinte shkrimtarin teksa “arratisej” po pėrpiqej tė hakmerrej “post factum”, nxitur edhe prej mbėshtetjes qė Kadare nga Parisi i jepte opozitės sė parė postkomuniste nė Shqipėri. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, nuk ėshtė se kisha ndonjė dashamirėsi specifike ndaj Kadaresė sado qė drejtuesit e Partisė Socialiste kishin dhėnė porosi qė me Kadarenė tė ishim tė kujdesshėm dhe tė mos botonim nė gazetė shkrime kundėr tij edhe pse ai nuk rreshtte sė foluri kundėr nesh. Mirėpo e vėrteta e dosjes nuk ofronte asnjė mundėsi qė tė penalizonte Kadarenė. Ndaj dominoi vetėdija pėr tė mos cėnuar askėnd, dhe nė rastin konkret pėr tė mos cėnuar as vajzėn e Kadaresė, as Janullėn dhe tė birin e saj nė privatėsinė e tyre. Sepse ja ēfarė ndodh: publikohet kėto dite nė njė prej gazetave njė faksimile e vendimit tė komisionit te internimit dhe dėbimit ku bėhet fjalė e komentohet morali i Janullės, e cila pėrflitet se “karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral”, se qėnka marrė me dy shoferė hungarezė, se ka “ushtruar profesionin e kurvėrisė kundrejt shpėrblimit si dhe ka pėrdorur shtėpinė e saj pėr kėtė qėllim” etj. Po si mundet tė mbėrrihet deri kėtu?! Dhe ēfarė mbrojtjeje i bėhet Renatos kur i jepet mundėsia tė lexojė tė tilla gjėra pėr nėnėn e vet?! E duke iu referuar motivacionit tė sipėrcituar, cili prind do tė pranonte ta ēonte vajzėn nuse nė njė shtėpi ku kurvėrohej me para. Ndaj nuk mendoj se ata qė i janė referuar Janullės e kanė bėrė kėtė nga dhimbja apo dashuria pėr tė.
    Nė ka njė gjė tė shenjtė e tė pacėnueshme nė shoqėritė e hapura demokratike ėshtė jeta private e cila pėrkufizohet nė termin “PRIVACY”. Pa menduar se po them ndonjė gjė tė panjohur e ndjej nevojen te shpjegoj se nė kėtė koncept pėrfshihen jeta nė familje, lidhjet e dashurisė, sėmundshmėria dhe testamentet. Duke gjykuar nga kjo konstante universale e botės sė qytetėruar, edhe sikur tė pranojmė pėr njė moment si tė vėrtetė malin e krimeve qe i atribuohen Kadaresė, askush tjetėr nuk ka tė drejtė tė prekė nė kėtė zonė pervec viktimės. Duan tė merren me Kadarenė, me veprėn apo me mendimet dhe gjykimet e tij publike dhe politike? Nuk ma do mendja qė pengon gjė. Dhe nuk ėshtė se nuk ka nė veprėn apo qendrimet publike tė Kadaresė teza apo episode, qėndrime apo mendime qė pranojnė diskutim. Por kjo ėshtė krejt tjetėr gjė nga subjekti me Janullėn apo djalin e saj fatkeq, ėshtė krejtėsisht tjetėr gjė nga prapavajtja tek “dashuria” e vajzės sė Kadaresė.
    Nė vlerėsimin tim e konsideroj pėrgjegjshmėri angazhimin intelektual dhe qytetar nė debate tė dobishme qoftė edhe kur e vėrteta “prek” personalitete tė shquar tė jetės politike e shoqėrore, tė botes sė kulturės dhe shkencės nė vend. Pėrgjegjėsitė e tyre tė dokumentuara nuk ka pse tė mos rivlerėsohen nė fokusin e vizioneve qytetare dhe europeiste. Ndaj dhe shumė herėt jam shprehur dhe kam insistuar pėr hapjen e dosjeve tė “mėkatarėve” qė duan tė jenė bartės tė atributeve tė pėrfaqėsimit publik dhe politik. E kur shprehem nė kėtė mėnyrė nuk pėrjashtoj as vetė Kadarenė. Mirėpo, ndėrsa Kadareja fliste pėr hapje dosjesh dhe shprehte zemėrimin qė qe permendur nė Pezė Enver Hoxha, tė tjerė iu: kthyen “prit se ti je ai qė vrave dashurinė e vajzės tėnde me djalin e Janullės e hajde na jep pak llogari qė i internove ata” e tė tilla gjėra qė nuk lidheshin asgjėkundi. Dhe pėr t’ia rritur rytbenė debatit njė miku im bėri edhe njė ftesė publike nėse pėrbėn apo jo ai “rast” shembull tė krimit komunist!?
    Krimet e kohės sė komunizmit vėrtet kanė si emėrues tė pėrbashkėt komunizmin, por ato krime kanė persona pėrgjegjės individė konkretė nė dosjet e tė cilėve gjen prova tė veprimeve tė dėnueshme edhe nga vetė ligjet e kohės sė komunizmit. Por nuk mund tė mos evidentoj kėtu faktin se ka qėnė nė praktikėn e regjimit totalitar qė kur nuk ia dilte ose kur nuk i leverdiste tė shembte politikisht permes dosjeve tė rėndėsisė parėsore njė personalitet politik a publik, vinte ne lėvizje mekanizmin e dosjeve ordinere. Pėr tė mos u zgjatur ne kėtė teme pasi ajo meriton njė trajtesė tė veēantė, mund tė them se e njejta praktikė ėshtė ndjekur edhe me vetė Kadarenė. Edhe pėr rastin tė cilit i referohemi unė do tė pėrshendesja cilindo qė ofron qoftė edhe njė fjalė tė vetme nga dosja “Janulla” qė tė provojė fajėsinė e zotit Kadare. Sepse vendimi pėr internimin nuk ėshtė prove kundėr Kadaresė. Ai ėshtė njė akt administrative mes mijėra tė tillėve me anė tė tė cilėve janė internuar mijėra vete, jo tė gjithė pėr motive politike. Dikush mund tė thotė se a ka dokument mė tė mirė se vetė Janulla dhe i biri qė e pėsuan? Pa hyrė nė komente e konteste pėr logjikėn e pyetjes qė parashtrova, ata qė na u shfaqėn aq tė dhembshur pėr ēka pėsuar Janulla dhe Renato le t’u ofrojnė “viktimave” tė krimit komunist mundėsinė tė njihen me dosjen dhe tė kėrkojnė zgjidhje ligjore pėr cfarė pėrmban ajo. Fjalėt, komentet, vajtimet e pėrgjerimet jo vetėm nuk e ngushėllojnė Janullėn me tė birin, por ua lėndojnė mė shumė plagėt teksa pėrdoren pėr konsum politik, madje i poshtėrojnė duke u bėrė publike elementė tė privatėsisė sė tyre qė ėshtė prone vetėm e tyre.
    Sipas parimit tė njohur tė historizmit njė dukuri apo njė ngjarje nuk mund tė gjykohet e shkėputur nga koha kur ka ndodhur. Jo nė fillimvitet 1980, por as sot pas 25 vjetėsh unė nuk jam nė gjendje tė them se si do tė reagonte cilido nga ata qė qajnė pėr Janullėn nėse do tė gjendeshin vetė pėrballė situatės qė ėshtė gjendur Kadareja nė atė kohė. Nuk dua tė bėj hamendėsime se voluntarizmi ėshtė gjithashtu i dėmshėm pėr tė gjykuar apo komentuar njė fakt apo njė ngjarje, por nuk besoj se do tė ishin kaq tolerantė dhe kaq paqėsorė sa na janė prezantuar nė rastin pėr tė cilin po flasim. Gjithsesi pėr ta e jo vetėm pėr ta dua tė hap njė parantezė.
    Nėse kėtė subjekt do t’ia bėje tė njohur njė gazetari sado pak tė pėrgjegjshėm pėr misionin e profesionit tė tij nė cilindo vend demokratik, ai, jam i bindur qė do tė pyeste pak a shumė se cfarė do njė i tretė nė kėtė mes? Vajza e Kadaresė ka jetėn e saj. Ajo nuk ka shqetėsuar askėn dhe askush nuk ka tė drejtė t’i kujtojė asaj njė “dashuri” tė vrarė apo njė gabim a mėkat qoftė nga koha e adoleshencės apo qoftė edhe mė vonė. Ajo ėshtė bashkėshorte e njė qytetari me tė cilin ka krijuar familje dhe askush nuk ka pse hyn mes tyre qoftė edhe pėr shkak tė dashurisė ndaj Janullės. Vajza e Ismail Kadaresė ėshtė nėna e dy fėmijėve dhe askush nuk ka tė drejtė t’ua pėrgojojė atyre fėmijėve nėnėn qė u ka dhėnė jetė. Ndaj, pėr tė gjitha sa thashė, edhe sikur ato qė janė shkruar tė jenė tė vėrteta, ėshtė e pafalshme, ėshtė e turpshme e madje ėshtė e dėnueshme tė preken e tė pėrfliten.
    Vetė Ismail Kadare para 20 vjetėsh ka shkruar dhe botuar njė novelė pėr atė ngjarje, e cila mbyllet me keto fjali: “Ajo hodhi njė hap tė madh emancipues. Ishte emancipimi i saj. i saj dhe i epokės” Mirėpo me sa duket, Kadareja me gjithė vullnetin e mirė tė prindit dhe tė shkrimtarit qė nė kėtė rast ėshtė e pamundur t’i ndash, ose ka qenė larg realitetit dhe nuk e ka pėrfytyruar se shoqėria shqiptare nuk del dot prej thashethemit, ose dhėntė zoti shoqėria shqiptare vėrtet e pat hedhur qė atėherė kėtė hap emancipimi, por individė tė vecantė duan tė na rikthejnė sėrish prapa.
    “Fantazmė llafazane, pa zbrit nga ai ledh!” ka shkruar poeti vite e vite mė parė. Se “…mė kanė lodhur mė shumė, besomėni, ca fjalė/ Se kjo peshė e neveritshme gjarpėrinjsh…”.
    A ėshtė rasti Janulla njė nga krimet e komunizmit? Nė gjykimin tim bazuar nė dokumentat dhe faktet qė di, guxoj tė them nuk ėshtė. Se po tė vlerėsonim si krim tė komunizmit njė rast juridikisht tė klasifikuar dhe konsideruar si cėshtje ordinere, nuk e di se cfarė do tė thonin nė kėtė rast ata dhjetėra e qindra tė pafajshėm qė u vranė e pushkatuan pa faj apo tė tjetėr qė u gjymtuan burgjeve e kampeve tė pėrqendrimit dhe qė nuk patėn mundėsinė as t’i shkruajnė Enver Hoxhės apo Ramiz Alisė dhe as qė mund tė mendonin se do t’i mbronte njė juriste nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor!

    “ - Sa poshtė ka rėnė katundi, pat thėnė nė vitet gjashtėdhjetė prof. Aleks Buda kur vuri re se nė ribotimin e “Album-it” tė Nolit botuesi gjysmėvargun “nė Galile” e shpjegonte me “duhet tė jetė fjala pėr Galileo Galilein”. Po se cfarė lidhjeje kishte Galileo Galilei i Rilindjes Europiane me “nė Galile”, vendin e udhėtimit tė fundmė tė Krishtit dy mijė vjet mė parė, kėtė vetėm ai i “katundit atje poshtė mund ta dinte”.

  10. #50
    Kadarja nuk eshte aq i sinēerte as edhe naiv sa te nguci gretha.

    Ai flet ne momente te atilla qe sikur duan te thone se "jom ene una", edhe duke u perpjekur si "neutral", te behet president anti-havelian ne nje vend anti-njeri!

    Politika, edhe hapja e dosjeve nuk duan dhe nuk kane nevoje te marrin doren te Kadarja.

    Hapja e dosjeve (aq e si kane mbetur) hapen me vullnet politik, e tashti eshte e mundur, pasi nuk u be dot ne '92-96, ndrysh ato do ti rrine kombit tone si shpata e Damokleut, e do te vihen ne sherbim sa te njeres apo tjetres pale per fushate elektorale.

    Mjaft u shty ajo loje e ndyre - hapja e lejon qelbin te dale e rjedhe natyrshem, heq infeksionin, gris tisin e erret te se kaluares te palavdishme te enverizmit, lehteson shpirtrat - per ata qe Perendia u ka dhene shpirt.

    Kamardarja nuk eshte ndare nga makina e vjeter qe kishte per shofer Enverin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxh Xhumaku : 28-10-2006 mė 19:53

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •