
Postuar mė parė nga
faiksmajli
PAMUK DHE KADARE
Nga Migjen Kelmendi
Oct 19, 2006, 11:26
Email'o
Print'o
Nji lajm i mirė na erdhi javėn qė shkoi – Nobelin pėr Letėrsi e fitoi shkrimtari turk Orhan Pamuk. Personalisht e kisha dėshirue nji ēmim tė kėtillė pėr veprėn dhe sidomos gjestin prej qytetari dhe intelektuali tė Pamukut – angazhimin pėr nji tė vėrtetė, pėr Tė Vėrtetėn Armene n’Turqi, edhe me kusht flijimi dhe dėbimi nga vendlindja. Gjesti i Pamukut ma kujtonte aktin historik tė nji shkrimtari tjetėr, Zolas. Kėto janė figurat dhe kėta janė emnat, bashkė me shumė emna tjerė nga historia e letėrsisė botnore, qė i kanė dhanė kuptim artit tė tyne, por edhe kohės nė tė cilėn kanė jetue.
Parabola e Pamukut, e Nobelit tė tij me Nobelin e ankthizuem tė Kadaresė asht e pashmangshme.
Pamuk fitoi ēmimin jo kur akademitė turke u bashkuen pėr me i adresue nji letėr rekomandimi Komitetit tė Nobelit, njashtu si ja banė akademia e Shqipnisė dhe Kosovės, kur institucione tjera ēonin letra rekomandimi nė kėtė Komitet tue i pėrgjėrue pėr Kadarenė, por rrafsh e kundėrta: kur akademitė, institucionet, qeveria dhe populli qė e gjeunte me vo e me gurė, kėrkuen burgimin dhe eksternimin e shkrimtarit Orhan Pamuk.
Atėhere kur nji shkrimtar vendosi me qenė qytetar. Me qenė i drejtė. Me e ba nji flijim pėr nji tė vėrtetė qė nji qeveri e nji shtet e mbanin si sekret. Me e sfidue pushtetin dhe shtetin. Me e sfidue forcėn. Me e sfidue numrin. Numrin prej 70 milionė turqish qė kėte tė vėrtetrė tė tmerrshme nuk ka dėshirė me e pranue. Njisoj si Serbia krimet dhe pėrpjekjet gjenocidale nė Kosovė.
Po them, jo kur nji popull e laureoi dhe e adornoi si nji Enver e nji Mao shkrimtarin, por rrafsh kur po ky popull e anatemoi dhe e dėboi shkrimtarin, pasoi Ēmimi.
Nėse kjo asht mėnyra e cila e sjellka Ēmimin Nobel, dhe shpresat e krejt njerėzve tė qytetnuem janė se kjo duhet me qenė mėnyra e laureimit, atėhere Kadare kurrė s’ka me e meritue.
Krejt ēka Pamuk ka – nuk ka Kadare. Pos talentit.
Kadare kurrė s’ka qenė e as ka me qenė – Qytetar. Intelektual. As ka me e kuptue dallimin, pėr fat tė keq tė tij. Ka me e ēue jetėn i hutuem me kėtė distinkcion.
Derisa Pamuk nuk pritte shteti e akademitė me i ba lobi, por ndjeki dellin e vet prej njeriu e qytetari, dhe foli dhe pranoi krimet e bame ndaj armenėve n’Turqi, krime qė kategorizohen si gjenocid, Kadare ishte pjesė e nji nomenklature dhe reprezenti kryesor i nji klike qė kishte krye eksperimente historike mbi krejt nji popull e nji shtet, si Shqipnia komuniste.
Kadare kurrė nuk e gjeti guximin me ba gjeste disidente si Kundera, Solzhenjicin, Kish…Ai ishte tuc. Tuc qė kurrė s’e ka ndjek tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, por vetėm me nji hundė tė mpreftė prej nji njeriu tė vocėrr ka kqyr kush asht kah e mban skeptrin. Kush e ka tash pushtetin e shtetin.
Derisa Pamuk ka sfidue shtetin e pushtetin, Kadare zakonisht gjatė jetės sė tij ka divinizue e laureue pushtetin e shtetin. Dhe, kjo dashni ishte e ndėrsjelltė, njaq sa njerėzit e zakonshėm edhe sot e kėsaj dite, sidomos nė Kosovė, e kanė tė zorshme me e kuptue ku asht dallimi mes Enverit dhe Kadaresė. Pėr ta kėto janė anėt e nji tė vetmi divinitet.
Kosova asht shembulli ma i mirė pėr me e kuptue tanė falcitetin prej disidenti e prezentimi publik tė rremė tė Kadaresė. Sa here vjen n’Kosovė, keshe si shkrimtar, Kosova e pret dhe e divinizon si Enver. (E dijnė ata se kush asht ky. S’ka dert se ēka flet nėpėr botė.)
Kadare asht nji erzac pėr Enverin. Kadare pėrjetohet si Enver i Letrave. Andaj ajo pritje, n’akademi, n’qeveri, n’rrugė, n’hotel. Vdiq Enveri, rrnoftė Enveri. Kosova me adhurimin e vet e demaskon nė tė vėrtetė Kadarenė, ia ēierrė maskėn prej europiani, prej disidenti, prej njeriu tė mirė, prej shkrimtari tė mirė, tue e cullakue e tue e kallxue n’tanė tė vėrtetėn e tij – erzac pėr Enverin. Pjesė e nji manipulimi monumental me nji vend e me nji popull. Manipulant.
Dhe, nė vend se krejt ky adhurim me i pengue, pėrkundrazi, atij i pėlqen roli prej Enveri. Edhe dorėn ta jep posi Enveri, posi Mao. Kadare me eksitimin e tij me rolin e Enverit na thotė se qenka mirė me qenė diktator. Njerėzit po tė dojkan, po t’adhurojkan. Paskan qejf me u fotografue me ty. Po u tutkan prej teje. E tue u tutė, edhe po t’respektojkan.
Pamukut njerėzit nuk iu tutėn. Deshtėn me i ba linē. Deshtėn me e mbytė. Nuk i dhanė randėsi letėrsisė sė tij, nuk e vlerėsuen nė momentet kur e gjuejshin me gurė. Harruen se ēfarė talenti ka Pamuk, se sa shumė e ka popullarizue letėrsinė turke me veprat e tij, sa shumė e kanė lexue e dashtė, harruen gjithēka. Kenė tue e mbytė. Pamuku asht pasqyra e Kadaresė, ku shihet kjartė si loti e vėrteta e Kadaresė – erzac pėr Enverin.
Shqiptarėt nuk e gjuejnė Kadarenė me gurė, as dojnė me i ba linē. Ata i tuten Kadaresė, njisoj si Enverit. Ende e kanė tė zorshme me e kuptue: ku asht dallimi mes Enverit e Kadaresė.
Krijoni Kontakt