Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 131
  1. #21
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    po te kishin qene prinderit e mi ne interresat dhe hipokrizine e tije normalisht qe kshtu do te thonin

    po po te ishin punetore , nuk besoj se i ka shku nder mend kuj te jet kaq optimist per realizmin socjalist.

    prinderit e mi kan qene puntore!!

    po mir mo, ja qe i tha keto qe ka thene, nese i ka thene, se spo merret vesh me tani vertetesia e shkrimeve qe sillen ketu.

    po ato qe tha pas 74 e para se te plaste rrevollucioni bllu, pse si merrni parasysh.... doni ta shifni vdek te turperuar, si e keni hallin aman, se po na cani kaptinen, keni qysh se asht hap ky forum...pse verboheni kaq teper, e nuk shihni qe kjo bota kapitaliste e imperialiste e do ma shume se ne... pse baheni me katolike se papa, vatikani nji asht mor xhan..

    perfundimi: ku doni ti nxirrni thonjte?
    flsini mer lal hapur, troc....perndryshe qepeni njehere e mire.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Naltėsia gjithmonė ksaj jete vjen nga nalt, nga pėrpunimi i mendes nė kokė, nga mėshira e tė Madh-it Zot simbas disave dhe mbasandaj se sa pėrpiqet vetė njeriu pėr sė mbari.
    E le tė kujtojmė ktu nocjonin Wells:
    aristokratė tė vėrtetė, tė shpirtit, pra tė botės.

    Ku konsiston teza e thanė rrallė e jo zyrtare nė kundėrshtim me pretendimin mendje madh e naiv se qenkemi tepėr tė zgjut sepse mesokemi kollaj gjuhėt e huja nga qė shofim filma tė huj nė televizor apo duke rraf rrugėt e gurbetit?
    Ismail Kadare dhe keqpėrdorimii njeriut tė madh e tė vogėl nė kte vend, poshtėrimi i hapėt o i mēefėt pa qėllim e pa dashje nė shumicėn e rasteve i njeriut pėr sė mbari apo njeriut fisnik, qė asht kudo e kurdoherė nė minorancė, aristokratit tė shpirtit, si thotė dhe nji poet i madh :
    ''...dhe shkelmet qė ēdo vlerė zemėrgjėrė nga tė pa vlefshmit
    merr kur mund ta lajė hesapin fare me njė copė thikė...''
    Asht fjala pėr vetvrasje, nga mėrzia qė ndjellin njerėz tė ulėt nė shpirt ose e njejta gja nė kte kontekst, tė vrasin pa tė vra ''s'ka vdekė, ka hekė '' qoftė nga injoranca nji shtet pa individė tė devotshėm, pra pa klasė tė naltė drejtuese ose tė pranishme njerzish tė naltė nga shpirti, (doemos e patjetėr dhe nga kultura e mirfilltė ndryshe do ishte klasė e ulėt nga vlera) qoftė individi, qė nė ēdo lloj sistemi e shoqnije punon pėr hesap tė vet e pėr interesin e vet.
    Nuk do kishte asgja tė keqe kjo, nė se ē'do individ tė ishte i tillė qė ta kishte tė fiksuem nė tru ''...liria dhe e drejta ime mbaron ku aty ku cėnohet liria dhe dhe e drejta e tjetrit...!'' nė mynyrė sa ma tė gjanė tė mundėshme.
    Mirpo si e sa kuptohet ky dubėl binom? Nji njeri inferjor, me tė drejtė tė Zot-it,simbas tij, asht i bindun pėr caqet e lirisė e sė drejtės sė tij, ndryshe nga kuptimi pėr tė njajtėn gja qė mund tė ketė nji njeri ‘’ superjor’’, qė s'asht ēudi tė jetė edhe ma tepėr xhahil, duke mos fut nė hesap defiēentėt kontigjenti i tė cileve stolis tė gjitha shkallzimet socjale.
    Amerikanėt i kan pas zgjidh disa ēeshtje tė tilla me ''mynyrėn amerikane tė jeteses'' qė, nė rradhė tė dytė por ma fuqishėm se praktika e mynyrės sė jshtme tė jetesės, ka tė bajė me nji marrveshtje shoqnore tė pa shkrueme, por tė inspirueme e sugjerueme me mendjefollėsi e si vetvetiu ‘’masave punonjese’’ amerikane duke standartizue kėshtu disa koncepte bazė nė mentalitetin e ēdo amerikani pamvarsisht nga ligji qė asht omnipresent dhe omnipotent prej tė drejtės sė pronės gjer ke lirija pėr tė protestu ose ba zhurmė.
    Te vjen ndėrmend qėllimi, po deshe thuej, inspirimi qė u ndėrtue’’Orėt e Kremlinit’’
    Ēashtje, kto qė nė ēdo fushė tė jetės sė pėrditshme, pam ngushtė ose gjanė, nga ekonomia nė kulturė, kushdo mund t'i shtjellojė e tė arrijė nė tė vetmin pėrfundim.

    S'ka dyshim se Ismail Kadare asht njeri i madh. Edhe tė mos qe do tė duhesh qė ai o ndoj tjetėr tė gjindesh e t'ja hudhnim qurkun e randė tė randėsisė publike nė kurriz jo aq se po e kėrkon njeriu i madh (tė tillėt e vėrtetė i quejn pa ndoj vlerė tė madhe aparencat) por se si dhitė qė kan nevojė pėr nji cjap, edhe klasa jo e naltė e ka nji nevojė tė tillė pėr shkak defiēencash tė themi intelektuale
    Dhe nji Kadare me stilin, improvizimin, etj.duhet me thanė edhe nji cilsi jo tė pa randsishme si guximin me trajtu do tema jo fort tė pa rrezikshme e veēori tjera tė tij, tėrheq vemendjen e mbi mesatarve, magnetizon mediokėrrit, trrullos kusurin e tė tjerve njerėz me mungesa tė bazave tė kulturės pamvarsisht se dinė tė lexojn madje lexojn shumė, me nji fjalė e fut nė thesin e tij en general opinjonin publik.
    Kėshtu njeriu i madh bahet nji pikė orjentimi ditėve tė zbrazta tė nji bashkėsie tė izolueme e konformiste tė nji puritanizėmi ’’ ideal-istik’’ politik, nji far arbitri intelektual kryesisht nė nji hark tė caktue kohor, para hapjes sė vendit e disa ndryshimeve shtetnore.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Kadareja e pati kte hark kohor tė ngjitjes dhe kulmit nė kohėn e para nandėdhjetės, pėr klasin e tij tė shquem si shkrimtar pa tjetėr por edhe pėr faktin se pushteti nuk ja caktoi kufinin ke thana, pėr diēka ma ndryshe se ''arsye shteti''. Mirpo mbas hapjes sė vendit, nuk asht e njejta gjendje kur njeriu ynė socjalist zbavitej vetėm me muhabet sporti, filmat qė u shifshin mēeftas ke italjoni e jugosllavi e librat e Kadaresė ishin, si te themi, akullore apo nji frut pas buke.
    Jeta bahet ma e vrrullshme njeriu, nė masė, s'ka aq nge tė merret me lexime rromanesh plus qė gazetat vetėm nėpermjet titujve e superdozojn me germa.
    Shkrimtari, po marrim nė studim njeriun e madh, vazhdon punėn pėr tė cilėn destini e ka caktue por rezultatet apo influenca apo edhe ndikimi i ksaj pune asht tepėr ma i zbehtė pamvarsisht nga vlera. Ktu fillon abuzimi me vetveten qysh nė fillimet e demokracisė ke qyteti studenti : nja dyqind zėra thėrrasin me nji za e me nji forcė shum tė madhe “ktheu Kadare, ktheu Kadare'' e kjo punė kohė pas kohe, sikur Ismail Kadareja tė ketė o ndoj shkop magjik o peshkun e artė me urdhėrin e tė cilit u rregulloka gjithēka ose tek e fundit ēelsat e Fort Noks-it…!
    Ktu asht abuzimi, keqpėrdorimi qė tė tjerėt, klasa jo e naltė e edhe e ashtuquajtun e nalta aq sa mund ta kemi me tė vertete (ma e ulėt kundrejt nivelit qė duhet tė ketė normalisht) bajn nė dam tė vetvetes.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Pse? Sepse, sė pari mospasja e nja pesėdhjetė, apo pesqind Kadare apo Ajnshtajna apo Verdi dhe sė dyti duke mos ēfaq praktikisht vlera reale ose potencjale, problemi reduktohet fort bukur nė nji synim dhe qėllim sa qesharak aq dhe absurd: ’'...eh sikur tė kishim atė Kadaren pranė atdheut tonė tė dashur e popullit tonė kreshnik djelli do ndriēonte mė bukur, qeni do hante petulla me ose pa mjaltė, si t'i preferonte’’ ...!'' dhe kshtu nuk e ka fort nė drejtim mendimin dhe deri sa tė vazhdojė kshtu nuk ka ndonji shpresė pėrmirsimi edhe sikur Kadareja apo dikush tjetėr tė rrinte gjithė ditėn me ta.
    Tjetėr gja, sikur kta qytetarė tė lirė t'i lexonin e rilexonin veprat e Kadaresė e tė nxirrnin mėsimet e mundėshme nga keto libra e mbasandaj tė arrinin suksese e fitore nė punėt pėr tė cilat kėrkojnė Kadarenė.
    Mirpo halli i madh, Kadareja nė librat e tij qė, flitet para hapjes, s'ka mbet njeri pa i lexu, asht nji narrator, nji tregimtar, qė me tė vėrtetė tė mban nė lexim me rrjeshtin e shkruem prej tij, ban nji show tė bukur me impulse me teknika e truke shkrimtari profesjnist por nuk asht as profet as vizionar as predikator.
    Nė veprėn e tij Kadare nuk shtjellon disa mėsime njerzimit e tė japė do konkluzione pėr ndoj aksion praktik nė ndonji drejtim tė zhvillimit shoqnor, ai nuk asht aq analitik e as sintetik pėr zhvillime tė matejshme por ma tepėr nji kronist inteligjent.
    Specjaliteti i tij asht nji show i nji lloji ''thriller''dhe nė kte gjini e ka vulos suksesin e vet pa ma tė voglin pretendim qė tė bajė moral apo tė dalė tė udhėheqė masat, qofshin rrevolucjonare, qofshin borgjeze apo diēka tjetėr.
    Kadare mund tė jetė Havel, por Shqipnija nuk asht Ēeki.
    Mirpo pėr shterpėsi personalitetesh vėrtetė tė formuem pėr tė qenė exponente kryesore insinuohet se masat ''punonjese'' e dashkan kto kohėt e fundit pėr kryeplak tė vendit, dhe se ai nuk e pranoka kte punė.
    Deri ktu asht keqpėrdorimi qė, mbase nga halli e jo nga qefi masat punonjėse, e nė se jo kto, pėrfaqesues tė tyne tė mbrujtun si inteligjencė popullore aleatė tė klasės puntore dhe fshatarsisė punonjėse, ( gja pėr tė cilėn mund ose jo tė jenė krenarė pėr mbase edhe nja dy a tre dekada tjera) i bajn arsyes sė tyne kundrejt kultit tė individit tė madh kushdo qoftė ky Cicinatus, Mark Aurel,apo Kadare. Kultet jan gjithmonė tė rrezikshėm, shembujt janė gjithmonė tė dobishėm.

    Kshtu fillon tė keqpėrdorohet njeriu i randėsishėm duke u marrė me ēashtje qė s'kan tė bajn fare me famn apo aftėsinė apo vlerėn e tij, duke e fut nė lojė si nji qortues politikanėsh mullij ere apo predikues e pėr ma tepėr politikansh gja qė s'e ka zanat, e qė praktikisht e pa mundun nė vetvete.
    Nji e keqe e vogėl , mes nji deti hallesh nė tė cilin lėkundet varka pa timon e pa vela e klasės sė naltė shqiptare qė duhet tė ishte e tillė me tė vėrtetė por qė mund tė kihen ca dyshime, pra klasės intelektuale, do tė ishte nė se ndokush , mbase pak naiv , do hidhėrohesh me tė vėrtetė pėr sa ma sipėr..
    Por do ishte hata e madhe nė se askush s'do e prishte gjakun nga qė e di, pėrveē ndonji naivi, se politika, publiēistika e ca tjera gjana janė nganjiherė nji ēikė bllofime nė kte vend, nė nji far mase.

    Pse na duhet klasa e naltė, pse na duhen njerzit e naltė, aristokrati, pamvarsisht se ka dėshirė tė thirret shok apo t’i drejtohen me zotni ?
    Qė komedia njerzore tė mos ishte tepėr e shpėrlarė e banale por njiēikė ma pak e thartueme. Njeriu i naltė qė ndjen e kupton, degustohet e nuk denjon e as nuk mundet tė bajė diēka pėr mirė, njerzit e ulėt, nė mos nga zemra, nga vlerat e nga kultura apo dija, bahen ma tė trashė, ma tė kqij, askush nuk dyshon pėr kte gjendje, pėrgjegjesia nuk ka zot e humbet, deri sa tė mirė e tė kėqinj i xen ndoj rrezik e ndėrkaq aristokratėt fallco, klasa e naltė gėnjeshtare ose gėnjeshtarėt e klasės sė naltė (qė mund tė mos jenė doemos vetem qeveria e pozita nė fuqi por gjithkush qė mund tė ketė nji mundėsi ) i marrin masat me kohė pėr tė shpėtue duke u ba, jo pėr faj tė tyne edhe ma arroganta.
    Nė nji situatė tė tillė as qė mund tė bahet fjalė pėr mirqenje, edhe ekonomike, qė edhe sikur tė jetė, duke supozue pėr nji ēast se deti u ba kos, shpėrdorohet ose nuk ēfrytzohet nga padija nė pėrgjithėsi e nga moskokēarja nė veēanti dhe ērregullimet socjale jan prezente pashmangėsisht qoftė dhe latente e nė kte rast edhe ma tė rrezikshme.

    Pse duhet klasa e naltė?
    Pėr njerzit e naltė, qoftė vetem nga zemra e nga shpirti, sepse edhe nė se nuk kan privacjone materjale, jetojnė kundra dėshirės sė tyne si derri mes derrash.
    Pėr njerzit e zakonshėm, nė se mund tė mos i njohin vlerat apo kapacitetet tyne, duhet sepse janė gjithnji ma tė rrezikuem nga ēdo pikpamje
    A ka klasė tė naltė sot?
    A i njef ajo vlerat dhe kapacitetet e veta?
    Kur dhe si do tė bahet ajo efiēente?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kadareja nuk ishte me pak i subvencionuar nga regjimi sa ishte vete zoti Frasheri i cili e shkroi historine si e kishte qejfin Partia e Punes.

    Nje historian perpara se te akuzoje te tjeret duhet te kete kurajon intelektuale te kerkoje ndjese per "harresat" e shumta dhe genjeshtrat e panumerta qe ka bere kur ka shkruar tekstet e historise.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Po te kete nevoje per kertika s'mjafton... duhet nje shkop i mire.. por mos esht me mire''fal e harro''sa mundet? Kta te gjithe me ēfardo larash ngjyre te maskohen duhen kap me shkop me i fut n'kazon t'leverve, me i ne e masnaj...
    Por per hir te se vertetes ishin te shternguar prandaj un ,personalmente, i shof me indulgjence metamorfozat e karagjozlleket e tyre e perpiqem ti justifikoj sa esht e mundur e jo ti konsumoj.
    Kush do kishte ndoj leverdi?
    Sa per K.Fr. di mire dhe nga nji burim i sigurte pra njeri per s;mbari se ky zotni ne disa raste ka kundershtuar ne parim e pa u tall,e kan menjanu ne disa raste,
    Thirrja edhe pse na jan trash veshet sot esht
    "" ēfar po bejm ndoj gje te mire,kush mun beje ndoj gje te mire''
    pergjigje s'ka,tha korbi i EAPoe-s
    por ahime ! fjale fjale fjale si tha F Noli ne OKB
    sot mun thohet mo omėl ''llafe llafe llafe..''
    jo aq sa defiēenca politike, na mungon kultura,ajo shpirterorja me teper se edhe misjonare me pages ka teper pa pagese hiē hec para t'ēafsha ballin..hajt bab i thrriste mushkes vet nji zotni,karrocjerme origjine te larget egjyptjan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 08-10-2006 mė 23:45

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Nese klasa e naltė asht ma shum ose ma pak munguese,ne ate masė asht dhe pesha e rrealitetit qė emrohet me fjalen e njohur bollshevizėm, asht gjendje,situation, e jo tjetergja,
    Bollshevizmi, qė nga gjuha ruse e ka kuptimin shumica, nė kundėrshtim me menshevizmin, term po me prejardhje nga rusishtja, qė do me thanė pakica dolėn si fjalė ideollogjike kur Lenini me fjalėn e tij pėrzuni nė fillim me llafe e mbasandaj me dru ca intelektualė e idealista qė kujtonin se rrevolucjoni ishte ndoj lėvizje llafazanėsh ku ata do dilnin nė krye e me metoda tė squllta do krijonin Edenin komunist.Sot rreziku bollshevik egziston po aq agresiv si nė kohė tė Leninit.
    Ndėrsa at-here bahesh me bajoneta pėr tė pėrmbys pėrkohėsisht disa vlera tė pamohushme por tė pėrfaqesueme nga nji klasė e dobėsueme moralisht me i rujt kto vlera, sot bollshevizma vepron nė forma tjera pėr shembull nė kulturė nėpėrmjet vullgarizimit e formalizmit tė saj;
    botimet e shumta e tė shumllojshme qė sado qė thithen nga lexuesi e qė mund tė kenė vlera nė vetvete por pa ndoj efekt “ rryme” apo polarizimi masiv
    (ktu sot mbase si pasojė e moskonturimit fort tė kjart tė nacjonales dhe internacjonales apo kozmopolites apo integr…etj.nė ēdo plan e tė politikės nė plan tė parė qė nė vend tė jetė pasojė force asht shkak dobsije)
    programe mediatike qė megjith nji far roli tė nevojshėm s’mund tė kalojn nji far limiti qė duhet kalue me dhanė nji far orjentimi direkt e indirekt pėr do gjana tė randėsishme,
    me zbavitje apo pseudokulturė, konsumizėm ( jo komunizėm me llafe) etj me nji fjalė barazitizėm pa nivel.
    Kshtu bahet nji pėrmbysje jo ma fizike e gjendjes por nji shkatrrim apo pėrhumbje substancjale e strukturės e qelizės psiqike tė qytetarit njeri.
    Kshtu duke e pa nė distancė e qetėsisht kte fenomen, bollshevizmėn, qė u ēfaqka si komunizėm si konsumizėm si demokraci a socjalizėm, kapitalizėm apo diktaturė e tjera pallavra me tė cilat tentohet tė ushqehen kurdoherė syleshėt e mundshėm qoftė dhe jo me vetėdije, ky fenomen mund tė shifet si nji far hilaēi i hidhėt por qė pashmangėsisht do tė kaperdihet sa herė qė nji grupim njerzor do zvetėnohet nė nji apo disa plane superstrukturale.
    Shenjė e sigurtė e ktij rreziku: mos njoftja ose mospranimi,me ose pa dashje i vlerave.
    Shenjė e dukshme e ktij rreziku: idealizimi (fallc), idolizimi ( idhujtaria) ose e kundėrta qė i atribohet individve nė kulm (ose e kundėrta) tė fuqisė.
    Ky fenomen ēfaqet ose nė gjendje socjale ose dhe individuale ( pra mund tė jetė personal).
    E thanė me fjalė tė thjeshta humbja e vlerave ēon nė barazitizėm banal qė momentalisht duket gja jo e keqe dhe emėrtohet me emna tė bukur deri sa vjen
    nji gjendje qė kthimi mbrapsht asht i vėshtirė por i detyrueshėm.
    Faturra paguhet gjithnji, me nji mynyrė o tjetėr edhe nga klasat e nalta, po edhe nga turma apo masa sado pa pėrgjegjsi ose e pa pėrgjegjshme pamvarsisht nga ndoj llustėr kulture apo se mund tė dijė tė flasė disi gjuhė tė hueja pa pas marrė nji mesazh qoftė minimal kulture tė mirfilltė.


    E.Kaceli.

  8. #28

    Njeri si shkrimtar e tjetri si historian, Enverin kane xhan ...

    Milo: Kadare, sherbetor i Enver Hoxhes
    Korrieri, E Enjte, 12 Tetor 2006

    Kryetari i Demokracise Sociale, njekohesisht dhe historian, eshte shprehur se fryma antikomuniste e shkrimtari te madh eshte nje alibi per te fshehur sherbimet ndaj diktatures dhe diktatorit Hoxha: “Nderhyrja e Kadarese coi ne internim e ne fatkeqesi nje familje te thjeshte e te varfer tiranase ne vitet ’70-te”

    Ergys GJENCAJ

    Cinik, nxenes i keq i historise, sherbetor i diktatures dhe vete diktatorit Hoxha, informator qe ka derguar ne internim nje familje tiranase, keto kane qene disa nga akuzat e Paskal Milos ne drejtim te akuzuesit te tij, Ismail Kadarese. Qe dy dite me pare, shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, dhe kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, jane perfshire ne nje konflikt te hapur dhe qe pritet te vijoje me nxjerrjen ne siperfaqe te informacioneve ende te panjohura per publikun. Te dy kane shkembyer replika ne distance, te cilat kane lidhje me debatin e fundit rreth hapjes se dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit dhe vleresimeve per periudhen 45-vjecare te diktatures komuniste. Dy personalitet, njeri i letersise dhe tjetri i historise dhe i diplomacise, akuzojne njeri-tjetrin per lavde qe i thurin komunizmit.

    Ne nje interviste dhene per “Zerin e Amerikes”, Kadare deklaroi se vitet e fundit ne shtypin shqiptar ka filluar te jepet nje kunder-tablo teper roze dhe teper mashtruese e epokes komuniste, me ca si disa kujtime te pafundme, dhe kjo nomenklature komuniste paraqitet me ngjyra disi humane. “Si te thuash, behet nje perpjekje per rehabilitimin e saj, per te mos perseritur rastet monstruoze, si per shembull, te asaj qe degjuam para disa ditesh, kur kryetari i nje partie ne Shqiperi, kerkoi nderim per Enver Hoxhen”, deklaroi Kadare. Duke iu referuar direkt deklarates se kreut te PDS-se, Milo, qe kishte bere me 16 shtator gjate festimeve ne kujtim te festes se Pezes. Por keto vleresime te shkrimtarit shqiptar kane sjelle menjehere reagimin e kryetarit te Demokracise Sociale, njekohesisht me profesion historian. Milo nuk eshte kursyer aspak ne komentet e tij karshi shkrimtarit Kadare, duke thene se ai eshte nje nxenes i keq ne fushen e historise. Per Milon, fryma antikomuniste e Kadarese nuk eshte gje tjeter, vecse nje alibi e tij per te fshehur sherbimet qe i ka bere diktatures dhe vete diktatorit Enver Hoxha. “Kur te tjeret persekutoheshin, Kadare gezonte privilegjet e shkrimtarit te oborrit dhe i ngrinte me servilizem, per se gjalli, monumente letrare diktatorit”, ka deklaruar dje Milo. Madje ai jep disa informacione, sipas te cilave, si rrjedhoje e nderhyrjes se shkrimtarit, nje familje e varfer tiranase ne vitet ’70-te, eshte internuar nga regjimi komunist. “Kadare eshte i madh ne imagjinaten letrare, por i vogel e cinik si qenie njerezore”, deklaron Milo.

    Duket se debati i hapur ditet e fundit per hapjen e dosjeve te sherbimeve sekrete te kohes se diktatures, po perfshin gjithnje e me teper personalitete te fushave te ndryshme. Kadare ne intervisten dhene per “Zerin e Amerikes”, ka kerkuar qe hapja e dosjeve te kryhej ne menyre sa me serioze, sa me dinjitoze, “hijerende” dhe jo ne menyren sic filloi ne Parlamentin shqiptar. Sipas tij, nuk ka perse te kete meshire per ata njerez qe jane perfshire ne politike. Kadare thekson se denimi i krimeve komuniste ecen paralelisht me nje dhune qe i eshte bere peizazhit shqiptar, duke e denuar ate me lloj-lloj datash pseudo, kinse heroike, festa qe nuk jane festa, por qe perkundrazi jane zi dhe me nje falsifikim te ngjarjeve kryesore.

    Kadare per Milon:

    “Vitet e fundit, ne shtypin shqiptar ka filluar te jepet nje kunder-tablo teper roze dhe teper mashtruese e epokes komuniste, me ca si disa kujtime te pafundme, dhe kjo nomenklature komuniste paraqitet me ngjyra disi humane. Si te thuash, behet nje perpjekje per rehabilitimin e saj, per te mos perseritur rastet monstruoze, si per shembull, te asaj qe degjuam para disa ditesh, kur kryetari i nje partie ne Shqiperi kerkoi nderim per Enver Hoxhen”. Duke kerkuar qe paralel me denimin e krimeve komuniste, te eliminohen pseuodatat historike”.

    Milo per Kadarene:

    “Kadare eshte nje nxenes i keq ne fushen e historise. Antikomunizmi i tij eshte alibi per te fshehur sherbimet e tij te cmuara per diktaturen. Kur te tjeret persekutoheshin, Kadare gezonte privilegjet e shkrimtarit te oborrit dhe i ngrinte me servilizem, per se gjalli, monumente letrare diktatorit. Nderhyrja e Kadarese coi ne internimin e ne fatkeqesi nje familje te thjeshte e te varfer tiranase ne vitet ’70-te. Kadare eshte i madh ne imagjinaten letrare, por i vogel e cinik si qenie njerezore”.

  9. #29
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Gabim shume i madh nga ana e milos te ofendoje Kadarene.Kontributi i milos nuk harin as 1 per 100 nga ato qe i ka dhene Kadareja shqiperise.E pra eshte turp te flasi per nje shkrimtar kaq te madh. Te gjithe e dime se koha atehere i detyronte te gjithe te nderonin partine,dhe kadareja e ka bere nga nevoja,po mos te harrojme se sa here qe perpjekur per te demaskuar problemet e komunizmit.


    Kadareja eshte nga intelektualet me te medhenj, dhe ka ofruar shume here mendjen e tij per broblemet e vendit.
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ismail Kadare: Pėrgjigje Paskal Milos


    Nga Ismail Kadare


    Pėr respekt tė publikut shqiptar po i pėrgjigjem Paskal Milos.
    Mė datėn 11 tetor, nė emisionin shqip tė « Zėrit tė Amerikės », pyetjes lidhur me dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri dhe hapjes sė arkivave tė fshehta, i jam pėrgjigjur, ashtu si shumica e shqiptarėve, nė formė pohuese. Lidhur mė kėtė, kam shtuar se ėshtė monstruoze kėrkesa pėr nderimin e diktatorit komunist.
    Ndonėse pėr kėtė tė fundit nuk kam permendur ndonjė emėr, kryetari i partisė tė Demokracisė Sociale, Paskal Milo, ka shpėrthyer kundėr meje njė fushatė histerike , duke kapėrcyer ēdo masė tė asaj qė quhet pergjigje propocionale.
    Personazhi ėshtė i njohur. Nė rastin e njė anketimi pėr vrasjen ose vetėvrasjen e ish- kryeministrit shqiptar mė 1981, e kemi parė tė gjithė kur ka dale nė ekran tė TV. me njė letėr kinse origjinale tė viktimės, pėr tė ēorientuar publikun shqiptar dhe pėr tė mbrojtur tezėn zyrtare se ish kryeministri nuk ėshtė vrare prej shokėve tė vet tė Byrosė Politike. Eshte e qartė se sa herė qė familjes Hoxha i duhet njė ndėrhyrje e shpejtė pėr diēka, ky personazh ėshtė i pamunguar. Por kjo ėshtė punė e tij.
    Ajo qė nuk ėshtė vetėm punė e tij, por ka tė bėjė me gjithė shoqėrine shqiptare ėshtė se ky njeri paraqitet si historian. Ai bėn pjesė nė ekipin qė ka mbrojtur e vazhdon te mbroje falsifikimet e rėnda tė historisė, ato qė, ashtu si nė krejt ish- perandorinė komuniste, kanė ndodhur, por nė mėnyrė tė shumėfishuar nė Shqipėri. Do tė mjaftonte vetėm njė shembull, pėr tė kuptuar se sa larg shkon ky falsifikim. Eshtė fjala pėr aktin mė tė turpshėm tė historisė shqiptare, e ndoshta te krejt Europės, propozimi qė udheheqja e ketij vendi, nė mėnyrė krejtėsisht tė fshehtė, i beri Titos mė 1947 pėr bashkimin e Shqipėrise me Jugosllavinė. I trembur prej shantazheve tė jugosllavėve, tė cilėt e kanė letrėn origjinale, Enver Hoxha nė librin “Titistet”, shkruar e botuar pak para vdekjes, ėshtė i detyruar ta pohojė kėtė propozim. Justifikimet e tij, se udheheqja shqiptare donte te provonte se sa i poshter ishte Titoja nėse e pranonte, janė pėr tė qeshur. Gjer mė sot nuk ėshtė njohur nė botė ndonjė rast kur njė qeveri i ben dhuratė vendin e vet njė tjetėr qeverie, pėr tė provuar se sa e keqe ėshtė kjo qeveri e dytė. Historianėt e tipit Milo jo vetėm nuk merren kurrė me kėsi tė vėrtetash, por pėrgjojnė e vigjėlojne qė askush tė mos i zbulojė ato.
    Tė kthehemi tek pohimi qe kam bėrė nė “Zėrin e Amerikės”. Eshtė pohimi i zakonshėm, i shqiptuar kėto dite nga , sė paku, tre ēereku i shqiptarėve. Eshtė mendimi unanim i tė gjitha partive, i gjithė parlamentarėve. Nisur nga kjo, vetvetiu del pyetja: perse ky tėrbim kundėr njė shkrimtari, i cili, nė kėtė rast, nuk ka thėnė ndonjė gjė fort origjinale? Nga vjen ky pėrqendrim i goditjes tek njė njeri, nė kohėn kur ēeshtja e shtruar ka lidhje me gjithe shoqėrinė shqiptare?
    Shumė vite mė parė kam propozuar publikisht hapjen e arkivave tė fshehta dhe dėnimin e krimeve, por nė asnje rast nuk kam kėrkuar tė jap pershtypjen e njė nismėtari, ngaqė kam menduar se njė proces i tillė do tė ishte i thelle atėhere kur tė vinte si nevojė e ndėrgjegjėsimit tė krejt shoqėrisė. Nė intervistėn e „Zėrit tė Amerikės“ nuk ka gjithashtu ndonjė zell tė tepruar, pėrkundrazi, ėshtė theksuar disa herė se ky proces jo i gezueshėm , pėrveēse duhet tė jetė i kufizuar vetėm tek njerėzit publikė, duhet bėrė me seriozitet, pa nervozizėm e pa ndjenjė revanshi.
    Pėrsėri del pyetja, pėrse atėherė ky acarim kaq i pakontrolluar? Eshtė e qarte se kemi tė bėjmė me njė mllef tė grumbulluar, njė urrejtje tė ftohte e njė hakmarrje qė pret tė shpėrthejė.
    Nė parathėnien e librit “Vilsoni e Genci“ tė autorit Sadik Bejko, libėr qė iu kushtohet dy poetėve tė pushkatuar me 1977, Vilson Blloshmi e Genc Leka, kam shkruar, midis te tjerash, se sa herė qė nė Shqipėrinė e sotme dikush do tė shkele ca gjera , qė pėr stalinistėt quhen tabł, kundėr tij hakmarrja nuk do tė vonojė. E ndėr dy tabute kryesore jane permendur: krimet e diktatures dhe paratė e grabitura tė popullit shqiptar e tė depozituara jashtė shtetit prej kupolės sė diktaturės. Ndėr kėto, ndėrsa tabuja e parė ėshtė duke u thyer, e dyta vazhdon tė jetė siē ka qenė.
    Me sa duket, kėtu qėndron kyēi qe shpjegon histerinė e papėrmbajtur tė Milos. Ashtu si herėt e tjera, dikush i ka kėrkuar tė nderhyjė. Tė ndėrhyjė per te hedhur balte mbi nje shkrimtar tė njohur, vetėm se ka shprehur nje mendim qė stalinistėve shqiptarė iu prish pune. Me kėtė ata duan tė bėjnė njė provė force, te tregojne se jane ende nė gjendje tė mbyllin gojėt e njerėzve, si dikur. Ata duan te paralizojnė mendimin e lirė dhe, bashkė me tė, procesin e zbulimit tė krimeve, qė Kėshilli i Europės, bashkė me ndergjegjen shqiptare e kerkojne sot mė fort se kurrė.
    Ndėrkaq ne e dimė se kjo nuk ėshtė veēse nje trysni kufomash. Koha e tyre ka vdekur. Tė tilla janė edhe shantazhet e tyre, shpifjet e nxjerra nga uzina e ndryshkur e ish- policise sė fshehtė shqiptare, shpifje qė nė gojėn e njė kryetari partie tingėllojne dyfish tė neveritshme. Per stalinistet e tipit Milo s’ka nevojė opozita e sotme shqiptare. Madje per ta s’kanė nevojė as ish-komunistet, ata qė dikur sinqerisht besuan nė idetė dhe iluzionin e komunizmit. Ne fund te fundit, pėr kėta horra pa atdhe te politikės nuk ka nevoje kurrkush.


    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 15-10-2006 mė 15:16

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •