Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 131
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Dielli nuk mbulohet me shoshe o Xhu,keshtu i thuaj ketij te Frasherit.

    U bene bajate diskutime te tilla,sa mbaruam nje teme te nje tjeter Xhuxhumaku,mbi nje artikull te Migjen Kelmendit po per Kadarene............

    Ndonje dite presim te lexojme xhevahirin e radhes se edhe librat Kadarese ja shkruante Enveri.

    Nje vend i vogel jemi,edhe ata pak njerez qe na nderojne,na bejne ti degjohet emri Shqiperise,nuk leme rast pa hedhur vrer se kaluare,edhe duam te ecim perpara.


    Fole me vend.

    Nuk i kuptoj dot moderatoret e keti forumi qe nuk i vejne dry temave te tilla.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #12
    E mira, sado e more te jete, e ka te keqen me vete. Ndrysh me kujtoni ata aparatciket qe dinin te lexonin (pale te flisnin) vetem me syza (nje pale.

    Kur dikujt ti bie mendja qe te shkruaje biografine e Kadarese, duhet te permende vetem "fitorjet" e tij, dhe duke mbuluar mangesite e dobesite e tij (qe jane evidente per ata qe duan te shohin), e ne ate menyre do ti rrisin vlerat kombit tone. Gjykim i ceket dhe i manget. Kete benin histerianet dhe zhgrabaxhinjte e enverit, ju vijoni rrugen e tyre.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Duke pare mendime lidhur me sa me siper a do denjoni te lexoni pjesen e pare te nje shkrimi qe duke e pare problemin nga e pergjithshmja tenton te jape ndoj sugjerim apo te shtroje ndonje problam? Ne se nuk do merziteni duke lexuar mund te kuptohet nga ndonje koment dashamires per te nxitur vazhimin ...

    Aristokratėt (apo bejlerėt)
    ''Orėt e Kremlinit''asht nji pjesė teatrale e ēfaqun nė theatėr dhe e komentueme ato kohė qoftė nė shtyp qė ishtė zyrtar dhe unik, qoftė nė biseda shoqnore nga intelektualė e partiakė qė kishin nji far niveli kuptohet parti pri, si e donte puna e simbas formimit qė kishin, qoftė nga puntorė o njerėz qė pa ndoj far bagazhi e force tė madhe mendimi filozofik, shprehnin entuziazmin e tyne, si shqiptarė tė vėrtetė, se si Lenini, shoku, e mundi me llafe ate borgjezin, apo se sa bukur luante Kadri Roshi apo se sa shumė Lazer Filipi i ngjan Leninit, Lenini n'ven, hak fare!
    Davaja intelektuale e shqiptarit tė mesėm asht e fitueme, intelektualė qė me tė vėrtetė kanė nivel se kishin studiu nė Evropė e qė janė nė poste tė larta komuniste ēfaqin kėnaqėsi para masave ndėrsa ata qė nuk kan detyrime apo kan pakėnaqėsi, nė ambjente tė ngushta nxjerrin gjuhėn, por duke thanė me za tė naltė''sukses i madh''.
    Nė tė vėrtetė ajo pjesė teatrale nuk ishte aq mediokėr si shumė produkte tjera shabllone tė realizmit socjalist qė gjithnji me qėllim me nxit masat punonjėse pėr fitore tė reja, e kishin konsumue zhanrrin e tyne deri nė fqinjėsi me storet qė Hasheku i atribon propogandės ushtarake austrohungareze te libri i tij i famshėm.
    Kjo, sepse, ajo pjesė teatrale nė kohėn e vet ishte nji sinjal i fabrikum me paramendim e qėllim shumė preēiz nga nomenklatura sovjetike, pėr pėrpunimin standart tė njerzve jo vetėm nė planin horizontal tė ndėrgjegjes sė tyne ( shembuj tė trashė se si nji puntor apo fshatar arrin tė bėjė dhjetė norma pėr hatėr tė ndėrtimit tė socjalizmit a pėr Stalinin e tjera) por edhe si nji ngacmim nė planin vertikal tė mendimit tė tynė, se vėrtetė edhe klasa e lartė ėsht e nevojshme (gjithnji me dashamirsinė e shokut tė ndritur Lenin! pėr ndryshe kemi edhe GPU-nė).Kte pjesė teatri qė u ēfaq dhe ktu, gjithnji si orjentues i pėrgjithshėm por indirekt i opinjonit publik, e pritėn nė mynyra tė ndryshme grupe tė ndryshme shoqnore, ku ma interesantėt qenė ata qė objektivisht dhe subjektivisht duhet tė ishin disidentet, por qė me disa justifikime! nuk ishin tė tillė dhe edhe kta u ndanė nė dy rryma, ata qė pėrqeshnin dhe ata qė shpresonin se rregjimi do i ''falte'' apo po j'u a njihte'' meritat ''.
    Afėr mendjes, pesha specifike intelektuale e inteligjente e shoqėnisė shqiptare, asht ajo qė asht, dhe s'ka arsye tė denjė pėr ndoj entuziazėm tė zjarrtė nė kte mes as para vitit nėndėdhjetė e as ma vonė, gja kjo qė megjithse nuk duket si ndoj qamet i madh, asht si nji far shenjė kome morale e shoqerisė ose e thanė kjart, shoqėni pa klasė tė vėrtetė drejtuese njerzish tė naltė, thanė tjetėrsoj, tufė njerzish pa shumė mend nė kokė.

    Rilindasit tanė qė ndoj ''armik'' i kombit i qorton se hallaviteshin kryeqytetesh tė huja me irate tė ēifligjeve qė kishin ktu a ndoj subvencjon nga mikpritsit nė xhep e predikonin pėrveē gjanave tė mira edhe ėndrra nė diell, pėr ta ndėrgjegjsue shqiptarin i pėrdorėn edhe ca lajka pėr te, gjithnji me qėllimin e mirė. Mirpo ky ilaē i lirė u pėrdor pa kursim dhe keq edhe ma vonė nga tė gjithė ata qė, sigurisht me qėllim tė mirė, e morėn nė kujdes kte popull; kėshtu qė tė thuesh se sot s'jemi kėrrkund pėrveē se nė punėt e kota apo tė damshme nuk ka asnji rrezik se do mėrzitet ndokush apo tė shqetsohet se si t'ja bajm hallit. Pse?
    Nga nji anė se miqt e Shqipnise, Evropa e bota mbarė mendojn veē per ne, e nga ana tjetėr se na asht mbush mendja top se ne jemi tė mire.
    Pse at-here, tė vrasim mendjen a kemi a s'kemi klasė tė naltė dhe pse na hyn nė pune kjo klasė e naltė, me kto mend qė kemi?
    Sepse, bollshevizma qė ishte dhe nė forma tjera vAazhdon tė jetė dajaku i klasave tė nalta, pamvarsisht nga emėrtimi komunizėm jakobinizėm maoizėm apo ēfardo izėm i ma vonė a i ma hershėm, asht prezent nė zemėr tė njerzimit, pėrkundėr intelektualizmit (kujto rregjimin e diferencem nė vendet socjaliste nė vartėsi tė nivelit tė civilizimit respektivisht) e do vazhdojė gjithmon e jetės tė jetė vigjilent.
    Kshtu, ky bollshevizėm, nuk e sajoi kot sė koti teatrin''Orėt e Kremlinit'' por sepse pa klasė tė naltė tė vėrtetė, ose nė rregjimet totalitare tė majta e rrevolucionare, pa elemente superjorė qė zakonisht pėr shkaqe tė njoftuna janė me prejardhje tė shtresave tė naltė tė pėrmbysuna, ēdo grup njerzish apo komb asht i mbarum.
    Sot, megjithse thohet me elegancė, nė mos me hipokrizi, se intelektualėt nuk pėrzihen nė jetėn shoqnore sepse, demek, ju prishet qetsia e tyne filozofike a j'u hikin mendimet e randsishme nga koka, duke mos pa ndonji vepėr tė mirfilltė nė ndonji fushė tė aktivitetit shoqnor pėrveē zhurmės sė politikės, biznesit spekullativ e kulturės pllakateske, ai rrezik pėr tė cilin u lancue dhe nga kush ?... pjesa ''Orėt e Kremlinit''asht real : mungesa e klasės sė naltė tė vėrtetė.

    A

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kristo Frasheri ka shkruar historine e Shqiperise per 40 vjet ashtu si ia ka diktuar partia komuniste/e punes.

    Nuk e kuptoj se me c'te drejte akuzon Kadarene qe ka ngrene buke ne sistemin komunist ku Kristoja vete ka qene sherbetori i Enverit dhe Nexhmije Hoxhes.

    Librat e tij te historise jane plot falsifikime.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Kush ishte Wellsi,kush ishte Lenini? Dy aristokratė, njerėz tė klasės sė naltė, qė si xhentėllmenė tė vėrtetė (nė rrealitet dy aktorė tė aftė ) rrifnin mendime para popullit pėr t'i mbush mendjen popullit qė i shef se po kujdesen shumė pėr te, ndersa ushtarė tė kuq dhe bjellogardistė pra populli ose shtresa ose klasa e ulėt ( jo e nalta ), duke u gri me mitralozė e bajoneta....
    Wells, njeri i klasės sė naltė angleze qoftė si prejardhje qoftė si intelekt, shkrimtar i madh, ka shkrue mes disa librave dhe nji libėr nė tė cilin duke mos skualifikue fisnikėrinė e trashėgueme ban fjalė, doemos pėr vete e kishte hedh hendekun, pėr aristokracinė e shpirtit, qė asht aristokracia e botės.
    Lenin, prejardhje fisnikėsh qė mėsusja kur u mėsonte jetėn e tij nxėnėsve nė shkolla tona e pohonte por duke theksue se sado qė familje e pasun ishte pėrparimtare...klasė e naltė, par intelectualissme, sepse student i shkėlqyeshėm e me aftėsi tė rralla, urrejtja e tij pėr pushtetin carist nuk erdhi se i digjej shpirti pėr muzhikun e shkretė rus qė bante kokrrėn e qefit sipas mendjes sė vet prej fshatari por, si pasojė e nji atentati autokratit rus ku u kap dhe i vėllai i tij, Aleksandėr dhe u var, dhe duke ngushullue tė amėn pėr varjen i thotė se do ndjekė rrugė tjetėr, fjalė tė cilėn e mbajti burrėrisht.
    Kta dy trima fisnikė, aristokratė apo klasė e naltė apo bejlerė nga prejardhja, nga inteligjenca personale, nga kultura e dhane atyne pėr shkak te pozicjonit socjal por njikohėsisht e marrė prej tyne pėr shkak tė inteligjencės personale, klasė e naltė edhe nji ēikė pėr shans sepse fati asht qorr shpesh herė sidomos nė situata tė trrubullta, nga tė dy anėt e kundėrta tė barrikadės bajn pazar me fatin e njerzve tė klasės sė ulėt.
    Ē' i mbeti klasave tė ulta, njerzve tė ulėt, popujve tė ulėt, nė mos nga zemra, nga vlera?
    Te bahen mish pėr top nė luftė, zavorrė (peshė e vdekun nė anije qė kur e do puna hidhet nė det) nė paqe!
    A asht e pėlqyeshme kjo gjendje?
    Ne se po, ne shqipėtarėt jemi “ si pėrherė '', tė fituem.
    Nė se jo, shqiptarėt duhet tė begenisin nji ēikė ma tepėr, e pakta tė synojn tė bahen klasė e naltė, gja kjo e pamundun pėr tė gjithė por jo e pamundun pėr nji pjesė, mundėsisht sa ma tė madhe. Ktu bahet nji gabim i vogėl nga injorantat :
    klasė e naltė nuk do me thanė tė kesh fitue, apo trashėgue, apo grabit, apo gjet nė rrugė do pare, e mbasi tė blejsh dhe nji kapele cilindėr sa ma tė naltė (kapele amerikane e modės sė vjetėr) o ndoj diēka tjetėr tė modės dhe ndoj Ferrari Sport, tė rrehesh se je esnaf apo burrė i mirė apo klasė e naltė apo aristokrat.
    Pasunija edhe nė rastin ma tė keq edhe nė rastin ma tė mirė vjen nga toka pėr njeriun, duke punue pastėr ose pisėt, hallall apo harram, pėr kafshen bin vetė nė tokė.
    Tė qenun klasė e naltė nuk do me thanė as vetėm pasja, e jo zotenimi e aplikimi me sukses rendiment e pėrfitim direkt ose indirekt mundėsisht edhe pėr nji numur njerzish tjerė, i ndoj titulli shkencor apo profesjonal.
    Tė qenun klasė e naltė nuk do me thanė qė tė kesh pare, post, tituj shkencorė e honorifikė e tė shpėrndajsh disa tė mira tė dukshme, nga copa e bukės a nji monedhė nji lypsi deri ke ndėrtimi e dhurimi i nji spitali a stadiumi qytetit…
    Tė qenun klasė e naltė asht nji spektėr tepėr i gjanė modelesh por shumė ma tepėr i rrallė sidomos kto ditėt e sotme, qė fillon nga garibi (po ē’don me thanė kjo fjalė si ‘’katunarēe’’?) deri ke njeriu pėr tė cilin si koncept, e pėrmend F.Niēe, e qė njerzit e tjerė duhet t’i binden verbėrisht e qė ky njeri bie theror pėr ta, me nji fjalė prijsi ideal.

    Fjala garib, trajtė e fjalės arabe gurbet pėrdorun nė shqip kurbet, qė e pėrdorin gabim e pa ja dijt kuptimin pėr me tregue ndonji qė asht ngatrrestar apo ka tangarllėk apo s’len njeri nė klub me pague e tė tilla gjana qė njerzit e shtresės sė ulėt i ēmojne fort ka nji kuptim tė kundėrt e krejt tjetėr.E pėrdorun nė Besimin Islam dhe e spjegueme nga dijetarė do me thanė nji njeri udhėtar qė kalon nė nji vend ku as njef e as e njofin e thotė ndonji fjalė tė mirė ose ban ndonji punė tė mirė aty e largohet si i huej pė marrė ndonji shpėrblim pėr tė mirėn qė ban. Nji nga hallet ma tė randa qė e ka xan kte popull me sa duket asht se fjalėt e kan hup kuptimin e tyne tė vėrtetė, nji nga gjanat e para qė ndodhin kur klasa e naltė (nė kohė )asht fallco e korruptueme ose e korruptueshme gja qė shprehet qysh nė fillim me largimin nga vlerat tradicjonale historiko-fetare qysh prej kohės se Hazreti Adem-it (as)
    Tė qenun klasė e naltė, nė fund tė fundit dhe simbas do njerzve tė mdhaj , shprehun me pak fjalė tė vorfna , domethanė me pas kryet nė qiell e kambėt nė tokė…!

  6. #16
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450

    Realizimi socialist - arti i madh i revolucionit. Nga Ismail Kadare

    Realizimi socialist-arti i madh i revolucionit



    Ismail KADARE

    Zeri i Popullit, 13 janar 1974



    Midis profecive tė shumta tepėr tė zymta qė bėhen sot nė botėn borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorėt e klasave sunduese, njė pjesė u pėrkasin letėrsisė dhe arteve. A do tė vazhdojnė tė ekzistojnė letėrsia dhe artet nė tė ardhmen? Kjo pyetje, herė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, herė nė mėnyrė tė tėrthortė, vėrtitet nė tė gjitha propagandat e tyre. Pėrgjegjėsia e saj pėrbėhet nga njė radhė parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisė, vdekja e letėrsisė dhe e gjithė arteve nė pėrgjithėsi. Cili ėshtė shkaku i kėtij “de profundis” qė tellallėt e borgjezisė e pėrsėrisin pa pushim prej kohėsh? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: ashtu si njė pjesė e profecive edhe kjo nuk ėshtė tjetėr veēse njė dėshirė e vjetėr e klasave sunduese, e trashėguar brez pas brezi prej tyre bashkė me etjen pėr pushtet dhe shfrytėzim.

    Dihet se qysh nga kohėt mė tė lashta, strukturat e mėdha burokratike e militariste, pra shtetet e mėdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke pėrkrahur letėrsinė zyrtare kanė rėnė shpesh herė nė konflikte tė hapura me letėrsinė dhe artin pėrparimtar. Kjo ka qėnė e natyrshme, sepse ky art nė pėrgjithėsi nuk mund tė pajtohej me frymėn agresive, me dėshirėn pėr hegjemoni dhe sundim tė botės e cila ishte promotori i gjithė propagandave tė kėtyre shteteve. E njėjta ndodh sot me superfuqitė e kohės sonė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letėrsitė dhe artet e kėtyre vendeve prej kohėsh janė pėrpara njė alternative; ose tė deformohen plotėsisht sipas interesave antipopullore tė kėtyre regjimeve, ose tė zhduken. Pra profecitė pėr vdekjen e tyre nė fund tė fundit, nuk janė tjetėr vecse kėrcėnime tė tėrthorta qė u bėhen letėrsisė dhe artit nė qoftėse ato nuk konformohen plotėsisht me qėllimet hegjemoniste agresive tė kėtyre superfuqive.

    Pėr sa u pėrket popujve qė luftojnė pėr liri dhe pavarėsi, historia ka treguar dhe vazhdon tė tregojė se tek letėrsia dhe artet ata kanė gjetur gjithmonė njė mbėshtetje tė sigurtė nė luftėn dhe nė aspiratat e tyre. Historia e vendit tonė e rikonfirmon me forcė tė vecantė kėtė. Shoku Enver ka thėnė se ‘populli ynė nuk e ka ndarė kurrė dyfekun me gjalmė, nga libri, shpatėn nga pena, trimėrinė nga dituria...’ Dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe. Populli ynė qė e ka pasur gjithmonė nė qendėr tė kujtesės sė tij kombėtare Skėnderbeun, nuk e ka nxjerrė kurrė nė periferi tė saj Naim Frashėrin. Popullin tonė i ėshtė dashur shumė herė tė ngrihet i vetėm kundėr rrezikut tė zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, qė vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisė nuk ja kanė humbur atij asnjėherė bukurinė e fjalės, tė gdhendjes tė titullit. Pėrkundrazi, ky fat i vėshtirė ja ka prefeksionuar ato gjerė nė virtuozitet. Ē’art i mrekullueshėm duhet tė jetė ai pėr tė cilin populli ka nevojė nė ditė tė mira dhe tė kėqia. Ē’provė e madhe ėshtė pėr letėrsinė dhe artet kjo dashuri e popullit pėr tė nė momentet kyēe tė historisė dhe sa qesharakė duken ata estetė pozamėdhenjė qė me sofizma tė pafund nė kabinetet e tyre belbėzojnė nėse duhet ose nuk duhet tė ekzistojnė letėrsia dhe arti.

    Fakti i madh qė populli, midis varfėrisė sė tij tė thellė, i pa ngrėnė dhe i paveshur, midis halleve, kėto male tė dyta tė vendit, e deshi gjithmonė artin, tregon se ai ka pasur arsye tė thella pėr kėtė. Populli gjithmonė ka arėsye tė mėdha pėr tė bėrė njė gjė. Arėsye tė mėdha pėr tė dashuruar, arėsye tė mėdha pėr tė urryer. Ai e ka dashur poezinė shqipe, letėrsinė dhe artet e tjera sepse ato kanė qėnė tė lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe tė kombit ėshtė tipari kryesor me i rėndėsishmi dhe mė i pavdekshmi i letėrisė dhe i arteve tona. Tė gjitha vlerat e tjera tė kėtij arti shekullor do tė asgjesoheshin pa kėtė vlerė thelbėsore tė tij. Kjo lidhje ka qėnė fati mė i madh i kėsaj letėrsie, ashtu si do tė ishte fatkeqėsia mė e madhe e saj ndarja prej popullit. Letėrsia jonė e realizmit socialist e trashėgoi si thesarin mė tė shtrenjtė kėtė lidhje, duke pasuruar e ngritur nė njė shkallė mė tė lartė atė me idetė e revolucionit dhe tė komunizmit. Partishmėria proletare e letėrsisė sonė tė realizmit socialist ėshtė shprehja mė e lartė e lidhjes sė plotė tė saj, si asnjėherė tjetėr, me fatet e popullit.

    Tė gjithė ne shkrimtarėt e realizmit socialist kemi njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr ta ruajtur tė paprekur kėtė thesar shpirtėror tė pacmuar.

    Nė tė tridhjetė vjetėt e moshės sė saj, letėrsia jonė e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gėzime tė mėdha. E vėnė pa asnjė rezervė nė shėrbim tė revolucionit, komuniste dhe kombėtare njėkohėsisht, ajo i ka larė njėherė e pėrgjithmonė llogaritė me gjithė ndryshkun shekullor tė artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitė iluzive tė vajzave tė tė varfėrve me ‘princėt e kaltėrt’, me njė fjalė gjithė trillimet e kuzhinave shekullore tė botės sė vjetėr. Ajo ka vazhduar tė bėj njė luftė tė sukesshme kur kėto trillime, pasi i ka dėbuar nga dera, janė pėrpjekur tė hynė nga dritarja tė veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes sė pastėrtisė sė artit tonė ėshtė sa e vėshtirė aq edhe madhėshtore, sidomos nė kohėn e sotme plot furtuna revolucionesh e kundėrrevolucionesh. E vėrteta ėshtė se megjithė sukseset qė janė arritur, megjithse trungun kryesor tė letėrsisė dhe tė arteve e kemi ruajtur tė pastėr, nuk mund tė themi se i kemi mbrojtur siduhet tė gjitha degėt e tij. E pėrplasur mbi to, vala e ndėrshkimeve ka bėrė dėme, disa herė thyerje, dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia na takon ne tė gjithėve. Por letėrisa dhe artet tona kanė njė lidhje tė tillė tė thellė me revolucionin dhe me kombin, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr janė nė gjendje tė rigjenerojnė plotėsisht degėt e dėmtuara. Por kjo nuk duhet tė na verė nė gjumė. Nė tė ardhmen nuk pritet asnjė dobėsi; pėrkundrazi do tė ketė gjithmonė dėndėsime tė kėtyre valėve goditėse. Agresioni ėshtė po aq i vjetėr sa edhe shoqėria me klasa (Homeri, shkrimtari i parė i planetit tonė, nuk shkroi vecse pėr njė agresion). Por nė asnjė shekull ai nuk ka qėnė aq global, tinzar dhe i shumėfytyrshėm sa nė kohėn tonė. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, pėrderisa kjo ėshtė epokė e pėrmbysjeve tė mėdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcėn e agresorėve, por pėrkundrazi, frikėn, panikun e tyre pėrpara historisė. Gjysma e dytė e shekullit tonė po bėhet dėshmitare e njė intensifikimi tė pashembull tė agresionit. Nuk ėshtė mė agresioni i vjetėr klasik, prania e tė cilit ndihej vetėm kur shkelte cizmja e tė huajt mbi tokėn tėnde. Tani armikun mund ta kesh mijėra kilometra larg, me tė mund tė mos shkėmbesh asnjė pushkė e, megjithatė, pa e kuptuar, mund tė fillosh tė biesh viktimė e agresionit tė tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalės, i titullit, i ngjyrave nuk ėshtė mė pak i rrezikshėm se agresioni i cizmes sė ushtarit.

    Njė nga dėshirat e drejtuesve tė superfuqive ėshtė qė bota tė jetė memece, nė mėnyrė qė ajo tė mos i gjykojė dot krimet e tyre. Mirėpo njerėzit kanė lindur me gjuhė. Atėherė, arėsyetojnė, ata, nėqoftėse njerėzit nuk i detyron dot tė mos flasin, pėrpiqen qė ata tė belbėzojnė nė mėnyrė sa mė tė pakuptueshme, si tė marrėt. Dhe kėshtu vazhdon gara e ethėshme pėr tė krijuar libra sa mė tė degraduara, poezi hermetike, prozė tė coroditur, tinguj kafėshorė, kompozime abstrakte. I gjithė ky belbėzim, qė shpesh u ngjan belbėzimeve tė tė sėmurėve psikik, ėshtė njė shėrbim i madh qė i bėhet borgjezisė sė sotme, shėrbim tė cilin ajo e cmon sė tepėrmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithė artit, ėshtė shekullore, por nė asnjė shekull ai nuk ka pasur njė shpėrthim tė tillė si sot. Kjo ndodh sepse nė asnjė shekull klasat sunduese nuk janė gjendur ndonjėherė kaq pranė humnerės si nė kėtė shekull. Nė njė gjendje tė dėshpėruar, ato ndodhen vazhdimisht nė njė aktivitet tė ethshėm nė tė gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, nė mėnyrė qė ti shmangen katastrofės. Nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve duke kuptuar se lidhja e letėrsisė dhe e arteve me fatin e popullit ėshtė fatkeqėsia mė e madhe pėr ta, shpejtojnė ta shkallmojnė me tė gjitha mėnyrat kėtė lidhja. Nė qoftėse do tė kėrkonim tė gjenim dy fjalė qė tė pėrmblidhnin sa mė qartė esencėn e gjithė asaj morie izmash tė asaj flore tė sotme tė helmatisur borgjeze e revizioniste, kėto fjalė do tė ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje ėshtė synimi i pėrbashkėt i gjithė propagandave tė sotme reaksionare.

    Mirėpo borgjezia dhe revizionistėt, duke e kuptuar se thirrja pėr ndarjen e artit nga populli, ka nė vetvete rrezikun e diskreditimit, kėrkojnė rrugė mė tė stėrholluara e tė maskuara pėr tė realizuar kėtė ndarje. Ata e fillojnė rrethimin shumė larg. Pėr tė humbur gjurmėt, ata nuk bėjnė thirrje pėr ndarje nga populli, por pėr ndarje nga njeriu nė pėrgjithėsi. Kėshtu shpjegohet ai pasion pėr dehumanizimin e artit, pėr mėnjanimin e njeriut dhe pėr zėvendėsimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im ėshtė se unė s’kam zemėr, ka thėnė njė poet dekadent. Kėshtu shpjegohet pėr primitivizmin, pėr mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, ėshtė mė i thellė, sepse vjen qė nga larg, nga barbaria. Lidhur me kėto janė pėrpjekjet pėr shthurjen e kohės nė veprėn letrare, pėr shkatėrrimin e ligjeve tė kompozicionit, tė sintaksės dhe mė nė fund tė gjuhės. (Njė nga kryedekadentėt, Xhojsi, ėshtė pėrpjekur, pėr shembull, tė krijojė njė vepėr tė tij – gjuhėn e ujit dhe tė erės).

    Edhe nė rastet kur dekadentėt e pranojnė njeriun nė veprat e tyre, ky nuk ėshtė njeri nė kuptimin normal tė kėsaj fjale. Mė tepėr se njė njeri, ai ėshtė njė surrogate i tij, njė qėnie biologjike, jashtė kohės, hapėsirės dhe shoqėrisė. Pikėrisht njė njeri tė tillė, dekadentizmi pėrpiqet ta bėjė hero tipik tė kohės. ‘Njeriu pa cilėsi’, ėshtė titulli i romanit voluminoz tė Myzilit, njė nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu qė nuk i pėrket asnjė shoqėrie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kėshtu nė njė maskė. Pėr tė tilla maska ka shumė nevojė sot reaksioni botėror. Kėshtu arti borgjez pėrpiqet sot tė krijojė njė model tė ri antiheroi, njė autsajdėr (ai qė ėshtė jashtė), sic e kanė pagėzuar nė Perėndim. Ky autsajdėr, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botės borgjeze e revizioniste, mishėron ikjen nga bota jonė, dezertimin e turpshėm nga koha. Ai nuk ėshtė ndonjė shpikje e re; pėrkundrazi, rrėnjėt e tij duhet t’i kėrkojmė thellė tek Bibla dhe Kurani, kėto puse tė pashtershme ideshė reaksionare. S’ėshtė e rastit qė njė nga ideologėt e sotėm borgjezė ka shkruar: “individi e nis kėtė udhė tė gjatė si autsajdėr dhe do ta mbarojė, ndoshta, si njė shenjt”. Hipitė e sotėm, autsajderėt, antiherojtė e Kamysit ose tė Beketit, nuk janė tjetėr vecse modifikime tė shenjtorėve mjekėrgjatė qė bridhnin qysh para 2000 vjetėve e mė pas nėpėr shkretėtirat e Sinait, heremitėt, pelegrinėt jezuitė dhe musulmanėt qė niseshin pėr haxhillėk nė Mekė. Gjithė ky arsenal errėsire dhe myku ėshtė trashėguar nga arti i sotėm borgjez e revisionist. Duke e trashėguar atė, ky art i degraduar, megjithse pretendon tė jetė i kohės e modern, nė tė vėrtetė tregon se ėshtė i vjetėr e dogmatic sa s’ka ku tė vejė mė.

    Nė pleniumin e 4-tė tė Komitetit Qendror tė Partisė shoku Enver, nė njė mėnyrė thellėsisht marksiste, zbėrtheu esencėn e vėrtetė konservatore tė borgjezisė dhe tė revizionistit tė sotėm. “Karakter konservator – thotė shoku Enver, - kanė jo vetėm ideologjitė e vjetra qė vinė nga thellėsitė e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithė liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezėn e shokut Enver nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve, nuk ėshtė vėshtirė tė dallojmė nė kohėn tonė aleancėn e shenjtė tė konservatorizmit mė tė tėrbuar me modernizmin mė tė shthurur. Le tė kujtojmė disa fakte nga historia e letėrsisė sonė. Cili ka qėnė konservatori mė i madh i letrave shqipe dhe jo vetėm i letrave, por i gjithė kulturės sonė? Pėrgjigja ėshtė e qartė pėr tė gjithė: ky konservator ka qėnė Gjergj Fishta. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i ēdo pėrparimi – ky ėshtė portreti i kėtij letrari prift. Mirėpo, nga ana tjetėr po tė bėjmė pyetje se cili ka qėnė liberali mė i madh i letėrsisė sonė, pėrgjigja ėshtė po ajo: pėrsėri Gjergj Fishta. Filoitalian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė. Pra, nga njė anė kryekonservator fanatik, nga ana tjetėr kryeliberal. Shovinist i tėrbuar dhe njėkohėsisht kozmopolit i tėrbuar. Kur ishte fjala pėr idetė e reja shoqėrore, pėrparimin, pėr revolucionin, ai ishte konservatori mė fanatik. Kur ishte fjala pėr fatet e atdheut, pėr lirinė, pėr kufijtė ai ishte liberali mė i madh.

    Tė njėjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi tė shfrytėzonte nė veprėn e tij reaksionare, njė teori aq tė shtrenjtė pėr modernizmin e sotėm, frojdizmin. Kėshtu nė tregimet e tij, ai herė na paraqitet si njė namuslli turkoshak, herė si njė gagarelė evropjan.

    Dhe nė pėrgjithsi ėshtė vėshtirė tė gjendet njė teori tjetėr qė t’u ketė shėrbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje pėr kthim drejt barbarisė, nuk e pengon aspak, pėrkundrazi i ndjell akoma mė shumė drejt tij dekadentėt e tė gjitha ngjyrave.

    Kjo aleancė e shenjtė midis konservatorizmit dhe liberalizmit ėshtė plotėsisht e shpjegueshme po ta shikojmė problemin nga pikpamja marksiste. Nė fund tė fundit qėllimi i tė dy palėve, konservatore dhe liberale ėshtė njė; kthimi nė botėn e pėrmbysur, rifitimi i ‘parajsės sė humbur’.

    Ndėrsa sulen me tėrbim pėr tė shkallmuar spirancėn qė e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqėrinė dhe komunitetin njerzor, dekadentėt nuk harrojnė pėr asnjė cast tė sulmojnė spirancėn tjetėr, atė qė e mban njeriun dhe artin e tij tė lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombėtar. Ata godasin me tėrbim kėto dy spiranca, sepse e dinė qė me shkallmimin e tyre vlerat shpirtėrore do tė mbeten nė mėshirėn e errėsirės dhe dallgėve tė tėrbuara tė reaksionit botėror.

    Nuk ėshtė e rastit qė pseudoshkrimtari dhe armiku i partisė Fadil Paērami i linte tė mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerėz. Nuk ėshtė e rastit qė ai bashkė me Todi Lubonjėn ishin kundėrshtarė tė tėrbuar tė karakterit kombėtar nė artet tona. Nė poezi, F. Paērami urrente figurėn e baballarėve, nė skulpturė figurėn e nėnės, nė prozė pėrbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skėndėrbeut me keq se njė pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjė qė kishte lidhje me themelet e popullit dhe tė kombit. Nga kjo pikpamje ai tė kujtonte ata pseudodijetarė tė Ishullit tė Laputėve, pėr tė cilėt Suifti tregon se kėrkonin tė shpiknin njė metodė pėr tė filluar ndėrtimin e shtėpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi, urrejtja pėr folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe njė herė se lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjallė dhe do tė jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė.

    Si pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do tė ketė po ata armiq qė ka revolucioni. Tėrbimi i tyre, rrufetė qė ata lėshojnė mbi tė, nuk tregojnė gjė tjetėr vecse fuqinė dhe rrezikshmėrinė e tij pėr klasat sunduese. Akuzat pėr gjoja ngushtėsinė e tij, pėr pamundėsitė e tij, pėr rregullat kufizuese qė i shkurtojnė jetė, koha i ka hedhur do i hedhė poshtė njerėn pas tjetrės. Realizmi socialist ėshtė art i sė ardhmes. Asnjė art i gjertanishėm nuk mund tė jetė i krahasueshėm mė tė pėr nga mundėsitė, epiciteti, thellėsia, dramaciteti dhe niveli i lartė ideoartistik. Kėtė omnipotencė ja jep atij revolucioni komunist. Liria qė zbėrthen revolucioni ėshtė mė e madhja liri qė ėshtė parė ndonjė herė mbi kėtė rruzul, sepse ajo ėshtė liri e milionave. Pėrpara kėsaj lirie zbehen si qirinj, liritė e tjera tė kėnduara apo tė pakėnduara nė odetet e poetėve. Realizmi socialist si pjellė e revolucionit gėzon po atė liri tė revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnė armiqtė e tij tė hapur, ose miqtė e tij tė rremė. Ai u bindet vetėm ligjeve tė revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikėrisht nė kėtė qėndron jo dobėsia dhe jetėshkurtėsia e tij, por pėrkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjėherė vetė ne shkrimtarėt dhe artistėt e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i pėrdorim dot mundėsitė e pakufishme tė kėtij arti. Marksizmi na mėson qė shpesh herė qėllon qė shija e parė e klasės sė fitimtarėve mbart me vete elementė tė shijes sė fundit tė klasės sė tė mundurve. Shkėputja nga kjo shije ėshtė njė detyrė e vazhdueshme e tė gjithėve, dhe veanėrisht e ne krijuesve.

    Duke hedhur poshtė rrėnjėsisht toerinė e ‘realizmit pa cak’ tė revizionistit frėng Rozhe Garodi, i cili ka pėrqėllim integrimin e njė pjese tė dekadentizmit nė realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundėr kufizimeve artificiale tė fushės sė veprimit tė artit tė ri tė klasės punėtore. Realizmi socialist ka njė forcė tė tillė tė brendshme sa qė ėshtė nė gjendje tė shtjellojė nė gjirin e tij tė gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer nė legjendat mė tė thella tė shekujve. Ai ėshtė nė gjendje ta rishikojė dhe ta rishpjegojė artistikisht gjithė botėn, qė nga rrethimi i Trojės e gjer nė rrethimin imperialisto – revisionist. Kėtė aftėsi tė re ndricuese ja jep atij vetė revolucioni. Dhe pikėrisht kėtu qėndron esenca e novatorizmit tė tij tė madh. Kufizimi nė kohė dhe nė hapėsirė i sferės vepruesme tė realizmit socialist, nuk bėn gjė tjetėr vecse nga njėra anė, i shkėput rrėnjėt e kėtij arti nga themelet kombėtare dhe nga ana tjetėr i njeh sundimin e plotė, mbi 5 mijė vjet tė historisė sė popujve, tiranisė, kulturave tė tė gjitha superstrukturave tė vjetra.

    Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, dhe tonin e artit botėror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma mė shumė nė vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punėtore. Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para. Nė vitet e ardhshme ai do tė ngushtojė gjithmonė e mė tepėr perandorinė kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa mė nė fund ta rrethojė atė. Letėrsia jonė e re shqipe, pėr vetė pozitėn pararojė tė partisė dhe tė vendit tonė nė luftė kundėr botės sė vjetėr nė kuadrin e artit botėror komunist, ka sot njė pozitė tė privilegjuar dhe mundėsi tė pakufishme pėr vepra tė mėdha.

  7. #17
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    A nuk eshte ky njeriu me komercjalist, hipokrit dhe mashtrues qe ka Shqiperia. TURP!!!

  8. #18
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    sigurisht qe jo!

    dhe ti qeke kput qe paske pru i copy paste ketu...

    pse shkon kaq larg, pyet me mire prinderit e tu ca kane menu per kapitalizmin dhe socializmin ne 74...

    si nuk u lodhet me keto perralla...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #19
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    sigurisht qe jo!

    dhe ti qeke kput qe paske pru i copy paste ketu...

    pse shkon kaq larg, pyet me mire prinderit e tu ca kane menu per kapitalizmin dhe socializmin ne 74...

    si nuk u lodhet me keto perralla...
    po te kishin qene prinderit e mi ne interresat dhe hipokrizine e tije normalisht qe kshtu do te thonin

    po po te ishin punetore , nuk besoj se i ka shku nder mend kuj te jet kaq optimist per realizmin socjalist.

    prinderit e mi kan qene puntore!!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2006
    Postime
    9
    Pse kujtoni qe ato qe shkrunte Kadareja ne 74-en jane marrezira?
    Shikoini gjerat ne hapesire dhe ne kohe. Sepse nuk jemi me ne 74-en dhe per fat te keq apo per fat te mire, socializmi shqiptar mbaroi.
    Apo kujtoni ju se ka liri veprimi sot ne Perendim!

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •