Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 131
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap.. polpotizmi juaj do qe kosova te ket nje popullsi shqiptare prej 20 vetesh..
    demaqi si president..
    qosja si kryetar akdemije e minister i brendshem..
    jakupi si kryeminister..
    thaqlim vesel halitjaha si generalla ushtrie..
    xhaviti si nderlidhes me atdheun meme te cilin atdhe ju e mendoni si 120 metra katrore te madh..pra sa eshte zyra e kryetarit te ps-se ne tirane..
    e kusuri populli.. i perbere nga disa llapsa e ca luma e nja ca epokzezinj.. e kaq.. cdo shqiptar tjeter eshte i tepert per projektin tuaj te enverania-s.. modelit te atdheut tuaj..



    jo bre se jemi 6 milion ne..

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ky shkrim eshte marr nga nje blog i nje gazete. Ndoshta ja vle ta lexojne te tjeret.


    Pse te sulmojne Kadare?
    Sepse bota aktuale shqiptare aktuale eshte nje orgazem rurale.
    Kjo menyre jetese, alias e jona, mund te quhet si “perandoria e madhe e kotesive apo kozmosi i kronikes”. Keto perkufizime jane vetem shija shpotuese dhe e tharte e asaj drame te madhe qe eshte konsumuar dhe vazhdon te konsumohet me jetet tona. Ne te perditshmen tone nuk ka Einshtein, Nietzsche, Gandi, Piero Angela apo Jacques-Yves Cousteau.. Nuk ka Moxart apo Vivaldi. Ne boten tone te dhimbshme ka vetem instikte, banalitete dhe volgaritete. Ne te perditshmen tone nuk mund te enderrosh. Sepse cfare shihet rreth e rrotull eshte nje shkretetire e madhe klori. Dhe masa cerebrale e shumices ka prejardhje gelqerore. Meri, inate apo xhelozi triumfuese. Miliona forma tragjikekomike tribaliteti. Paradokse. Ka nje muzike surrugato on use. Nje zhgarravine gjysem-kombetare perzier me nje te vjelle arabe, qe mund te ndeze vetem gelqeroret. Nuk ka arsim. Ka vetem nje tendence te vaket per te luftuar format me te egra te analfabetizmit dhe nje tendence te zjarrte per te blere dijen. Nuk ka prodhim. Ka forma te komplikuara zejtarie. Nuk ka intelektuale. Ka saldatore deputete ose agronome marksiste. Nuk ka nje koncept te vertete femeror. Ka nje turme te pafundme shkarpa-mbajtesesh qe flene ne haurin socialist te quajtur “Qyteti Studenti”. Nuk ka shkrimtare. Ka vetem Kadare qe pjesen me te madhe te jetes e kalojne pa e kuptuar duke shtjelluar Kanunin e dhive. Te mallkuar qe arti i tyre hyjnor duhet tu kendoje gureve ne Tora-Bora. E kuptojne vone, kur guret bejne cmos tu copetojne trupin dhe klori u helmon shpirtin. Por keta nuk jane shkrimtare. Jane antropologe te mrekullueshem. Edhe pse kane frike te veteshpallen te tille. Ketu nuk ka heronj. Ose me mire, ka anti-heroj. Kockat e Fishtes lundrojne lumenjve te ndotur nderkohe qe masturbimi mendor ne varrin e Hoxhes eshte feste zyrtare. Nuk ka analiste. Ka femije traktoristesh me gjysher te panjohur nga fshatra te panjohur qe veteshpallen te tille. Nuk ka Zot. Ka dhjetera sekte qe i kendojne Zotave te tyre te panjohur. Nuk ka prone. Ka ish pronare pa toke dhe morracake te pasur. Nuk ka rend. Ka mijera police te shtrember. Nuk ka yje apo udhetime ndergalaktike. Ka vetem nje “dite te veres” dita e madhe e ndotjes nga vegjelia pagane. Nuk ka Krishtlindje. Ka vetem nje bllokim trafiku dhe shume police me date 25 dhjetor te rruga e Durresit. Nuk ka animal lovers. Ka qindra vrases kafshesh te licensuar. Ose te palicensuar. Ashtu sic nuk ka nje kopesht te vertete zoologjik. Perkundrazi ka disa biruca te pista ku krijesa te pafat shtyjne ditet e numeruara perballe vizitoreve te shtrember nga Marsi qe pickojne, tallin dhe peshtyjne kafshet e gjora.. Nuk ka urbanizim. Ka nje pyll pa forme me kerpurdha helmuese betoni. Te shtrembera dhe pa leje. Nuk ka varreza. Te vdekurit rrine bashke me te gjallet. Ne nje lagje pa koke. Pa kembe dhe pa duar. E quajne Kombinat. Rrethi i 5-te i Dantes. Nuk ka me plazhe. Ka nje grope septike gjigande ku perpeliten, llacgaviten, shkumohen, infektohen dhe percellohen kusherinjte tane te pare nga Kosova. Ksamili ashtu si edhe Porto Palermo eshte kthyer ne nje krijese betoni, pa forme, pa koke, pa mendime, pa lule, pa krahe, pa kembe, e piset, e ndotur, te banuar nga fosile te gjalla.. nga mijera bacile.. nejse.. thone per ta qe jane njerez. Nuk ka pyje te vertete. Ka pirgje me dru per te ndezur mijera sobat pa leje te te ardhurve te paligjshem. Nuk ka parqe. Ka plehra te te gjitha llojeve. Nuk ka lule. Nuk i duhen kurrkujt ne kete vend. Edhe po te kishte, askush nuk do te ndalonte 1 minute ne heshtje per ti kundruar. Sepse do ta merrnin per te marre. Nuk ka meritokraci. Ka shoqni, nepotizem dhe klanizem. Nuk ka mencuri. Ka dhjetera dialekte te cuditshme dhe deklarata lufte nga cdo ane. Nuk ka prostitucion. Ka forma te nje kurverie primitive te ngjyer me pak vazeline te skaduar moraliteti. Cuditerisht hera-heres shume e kushtueshme. Nuk ka trimeri. Deklaratat e luftes ne politike i ngjajne shiut te gureve kur zihen dy fshatra. Nuk ka individualitet. Ka turme. Ka “ca” histori. Te ndotur me dhimbjen e genjeshtres. Nuk ka skulptura. Natyrisht, ka vetem forma egocentrizmi primitive. Noli ka nje bust qesharak, te lyer me varak te lire. Qesharak eshte polici prane tij, qesharake jane edhe “bujtesit” ne ngrehinen e tij, parlamentin. Politikanet tane. Cepaniste, Kuqiste, Tragjatiste, Lufiste, Hormovite, Dodiste, Pezake e Dushkiste.. Gallatiste, Muhuriste, Raboshtake e Ishmake..
    Nene Terezes iu vu busti aty ku te vetmit vizitore jane fantazmat dhe te patreturit nga dheu. Diges se Liqenit artificial i vihet emri i Lasgush Pogradecit. Nderkohe qe projektuesi i saj, kundron i cuditur nga erresira e varrit. No surprise. Shetitoren prane Liqenit te Ohrit do ta quajne Vojo Kushi. Ashtu sic nuk eshte cudi qe se shpejti te kemi nje universitet me emrin Ndre Legisi. Rruget kane emra te cuditshem. Ata thane qe jane deshmore, por po te lexosh historine e ketij vendi Myslym Shyri del nje gango fshati. Vrases i rendomte. Bulevardi ishte nje ide e Abedin Nepravishtes.. Prefekt i koherave te arta.. Natyrisht nuk ka as statuje per te as memorie.. perkundrazi deri para pak vitesh statuja e nje delinkuenti dhe lokali i tij qendronin perpara presidences..
    Nejse.
    Vlerat..
    Patriotizem? Jo. Ka thjesht orgazma kombetare ne raste ndeshjesh futbolli. Sa pak formalitet.. Jemi si nje bacil i stermadh me metastaza informaliteti.
    Kjo eshte mbreteria jone lakuriqe. Mbreteria e madhe me zhele qe krijon ky fukarallek mendor oqeanik. Kjo eshte lakuriqesia jone e vertete, ai fizik i shtrember qe krijoi frika ndaj qyteterimit.

    I dashur Kadare. Te kane zene dhembet e ndryshkura te kesaj shoqerie shterpe. Vepren ta copetoi. Tashme po perpiqet te te shqyeje dhe mishrat. Kuptohet. Per kete popull vlere ke vetem i vdekur. Ne fund te fundit.. Faji eshte i yti.. Vete e perkedhele…

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064

    Kadare kėrkon tė politizojė edhe krishtėrimin

    Prof. Dr. KRISTO FRASHĖRI (Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė)


    Historiani replikon me shkrimtarin e njohur. “Paganizmi shqiptar nuk mohohet as nga Papėt”.

    PAGANIZMI DHE KRISHTĖRIMI

    Nga ēėshtjet e shumta tė ngritura nė debatin rreth “identitetit kombėtar shqiptar”, pikėpamja qė unė shtrova mbi krishtėrimin tė shartuar me paganizmin, apo mbi krishtėrimin shqiptar “sui generis”, tė cilin shqiptarėt e pėrvetėsuan gjatė Mesjetės sė hershme, I. Kadaresė dhe ndonjė tjetri iu duk absurditet. Madje, I. Kadareja me tendencėn qė ka pėr tė politizuar ēdo pikėpamje qė bie ndesh me tė, shkon edhe mė larg. Nė lidhje me kėtė ēėshtje ai shkruan se: “paganizmi ka qenė pėrdorur nė komunizėm pėr tė treguar se populli largpamės shqiptar, gjithmonė paskėsh qenė kundėr Evropės perėndimore madje aq shumė kundėr, saqė edhe krishtėrimi i Romės qysh nė atė kohė e bezdiste, ngaqė ndonėse i krishterė, ky popull ndihej pagan. Dhe pas kėsaj vinte renditja e kultit qė ai kishte pėr bjeshkėn, diellin, vetėtimėn, bubullimėn etj, tė cilat i paska nderuar mė fort se kishėn”. Mė tej ai vazhdon:” Paganomania e rishfaqur sot, i ka ndezur kaq shumė tė dijshmit tanė, saqė koleksionin e kulteve pagane e japin si vlerė identifikuese tepėr sipėrane, qė ju bėn nder, sipas tyre, shqiptarėve. Se ē’ėshtė ky nder, vėshtirė tė kuptohet. Veē nė qoftė se, sipas tyre, shqiptarėt do ta prisnin si lajm tė mirė faktin qė, nė hierarkinė e qokave primitive, do tė vinin fill pas fiseve afrikane”. (Shqip, 7 Shtator, 2006, fq. 5).
    Sipas kėsaj teze, Enver Hoxha pėrpiqej qė krishtėrimit tė kulturės evropiane t’i kundėrvinte botėkuptimet pagane. Ky ėshtė njė zbulim i ri, tė cilin s’e kam kapur dot gjatė gjithė harkut kohor 45 vjeēar tė regjimit komunist qė e kam pėrjetuar nė moshė madhore, nga fillimi deri nė fund. Me sa di unė, regjimi komunist nuk luftonte vetėm krishtėrimin, por edhe islamizmin. Pavarėsisht nga tonet e luftės, Partia e Punės sė Shqipėrisė, me nė krye Enver Hoxhėn, luftonte ēdo fe dhe ēdo rit apo sekt tė tyre. Si rrjedhim, ajo luftonte edhe paganizmin, sepse edhe paganizmi ėshtė njė fe. Dihet fare mirė se regjimi komunist pėrpiqej t’i ērrėnjoste te njerėzit bindjet fetare dhe tė pengonte proceset rituale fetare duke i zėvendėsuar jo me njėra-tjetrėn, por me ideologjinė materialiste marksiste dhe praktikat rituale t’i zėvendėsonte me format e edukimit nė Parti. Nė kėtė front lufte nuk pėrjashtoi as paganizmin, ndonėse paganizmit i kishte kaluar prej shekujsh koha. Megjithatė dihet fare mirė se Enver Hoxha i pėrqendronte goditjet mė tepėr kundėr krahut nga i vinte rreziku mė i madh. Ky rrezik, pėr regjimin komunist, nė Shqipėri, vinte nga kisha katolike, jo vetėm nė vėshtrimin ideologjik, ngaqė prelatėt e saj ishin mė tė pėrgatitur kulturalisht se funksionarėt e riteve tė tjera, por sepse nė prapashpinė tė saj qėndronin disa fuqi perėndimore qė synonin mė me vendosmėri pėrmbysjen e regjimit komunist.
    Le tė kthehemi te tema jonė.
    Krishtėrimi katolik nė Shqipėri nuk duhet parė ashtu siē e kanė perceptuar kardinalėt e Papės, as priftėrinjtė e shkolluar nė seminaret papnore, por siē e ka perceptuar masa e popullsisė sė krishterė, ajo masė besnikėsh tė cilėt e frekuentonin rregullisht kishėn dhe tė cilėt i kryenin rregullisht sakramentet e saj. E njėjta gjė duhet thėnė edhe pėr islamizmin sunit, i cili nuk duhet parė ashtu siē e kanė perceptuar halifėt, as imamėt e shkolluar nė medresetė islamike, por siē e kanė perceptuar besnikėt myslymanė, tė cilėt e frekuentonin rregullisht xhaminė dhe kryenin rregullisht shartet fetare. Pėr analogji, i njėjti kriter duhet ndjekur edhe pėr krishtėrimin ortodoks, pėr bektashinjtė myslymanė dhe pėr ēdo rit ose sekt tjetėr fetar.
    Pėr tė hetuar se si faktorėt e ndryshėm tė botės katolike e kanė perceptuar fenė e krishterė, burimet historike janė tė ndryshme. Perceptimin e fesė sė krishterė nga nivelet e larta tė ritit katolik, e pasqyrojnė besnikėrisht aktet e koncileve kishtare dhe letrat enciklike tė Papėve. Pėrkundrazi, dokumentacioni rreth mėnyrės se si besnikėt e thjeshtė katolikė e konceptonin nė kohėt e reja fenė e tyre, e hetojmė nėpėrmjet relacioneve qė vizitorėt apostolikė i dėrgonin Romės, pasi pėrfundonin udhėtimet e tyre misionare nė famullitė katolike tė Shqipėrisė. Pėrveē burimeve tė tjera, njoftime rreth kėsaj teme mund t’i lexojė kushdo nė dy vėllimet me relacione tė vizitorėve katolikė tė shek. XVII, tė botuara, pėr fat tė mirė, nė origjinalin italisht dhe nė pėrkthimin shqip, nga Injac Zamputi, gjatė viteve tė regjimit komunist (I. Zamputi “Relacione mbi gjendjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nė shekullin XVII”, vėll I, Tiranė 1963, Vėll. II, Tiranė 1965). Materiale mbi kėtė temė kanė edhe revistat “Hylli i dritės” dhe “Leka”, qė kuvendet franēeskane dhe jezuite botonin nė Shkodėr para Luftės sė Dytė Botėrore.
    Njė material me njė vlerė dokumentare po aq tė rėndėsishme ka edhe folklori i banorėve katolikė tė Shqipėrisė Veriore. Ėshtė njė dokumentacion autentik, i regjistruar jo nga unė, por nga franēeskanėt dhe jezuitėt shqiptarė, tė cilėt nuk qenė aspak tė shqetėsuar, madje, tregonin kujdes qė tė nėnvizonin elementė paganė tė integruar nė botėn mendore katolike tė kėsaj treve.
    Vlerėn e kėtij materiali e nėnvizon vetė At Gjergj Fishta, i cili shkruante qė nė rreshtin e parė tė studimit tė vet mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit se “Folklori ėshtė pasqyra e kthjelltė e psihes sė kombit”. Dhe mė tej:” po deshte me shkrue historin e kombit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qė edhe pa tė kombi jetė nuk ka… folkores do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunin, ku ke me ndesh me tipe ma tė nalta, me karaktere ma tė forta e me motive ma t’ardhuna e tė pėrkueshme pėr zhvillimin e leteratyrės kombėtare”. Mė tej, At Gjergj Fishta vazhdonte:”Mjerisht disa ndėr ata bij tė fisit shqiptar, qė mbahen pėr intelektuala e udhėheqėsa tė fatit e tė shartevet tė kombit, por qė shkolla, nėpėr tė cillėn patėn kenė pėrshkue, nuk mrrijti me ua qėrue shpirtin krejt prej zdramit tė do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me ua hjekė atė lmashk pedantizmi e kulimllėku vagabond-moderne, qė ata quejn “kulturė”…” (Kanuni i Lekė Dukagjinit, Shkodėr 1933, fq. XXI).
    Pėrvehtėsimi i ideologjisė fetare nga njerėzit nuk i ngjet njė kostumi qė mund tė vishet dhe tė zhvishet brenda ditės dhe ca mė tėpėr po tė vishet nė moshė tė kaluar. Ideologjia fetare ėshtė njė besim, ėshtė njė bindje dhe pėr mė tepėr njė edukatė me rrėnjė tė thella nė ndėrgjegjen e njeriut, e cila transmetohet (sė bashku me mitet, legjendat, konceptet morale dhe botėkuptimet pragmatike mbi jetėn) fillimisht nga prindėrit, ushqehet nga ambienti shoqėror dhe ēimentohet (nė rast se arrin tė ēimentohet) nga rituali fetar. Masa e besimit nuk ėshtė nė tė njėtėn shkallė, siē e shohim ēdo ditė, tek tė gjithė njerėzit. Gjithkush nga ne ka mjaft shokė e miq, disa nga tė cilėt kanė bindje tė thella fetare, disa tė tjerė kanė bindje fetare, por mbajnė qėndrim tė ftohtė ndaj ritualit fetar, ka pastaj edhe skeptikė, pa u zgjatur mė tej me ateistėt dhe sidomos me antifetarėt. Nė ēdo fe, nė ēdo sekt fetar ka tė tillė kategori besimtarėsh dhe jobesimtarėsh. Tė tillė kategori ndeshen nė mbarė botėn. Ato ndeshen edhe nė vendet tėrėsisht katolike, madje edhe nė Romėn e Papės. Por kjo nuk do tė thotė se po tė mos jesh fetar me bindje, nuk ke vlera njerėzore, siē mendojnė priftėrinjtė dhe hoxhallarėt e fshatrave. Madje, ka edhe priftėrinj dhe hoxhallarė tė cilėt ndryshe e konceptojnė fenė brenda nė faltore (nė kishė a xhami) dhe ndryshe e manifestojnė jashtė saj. Nė faltore ata predikojnė porositė e Ungjillit dhe Kuranit, kurse jashtė saj veprojnė sipas interesave tė tyre tė ngushta. Edhe vetė kisha katolike shqiptare as nuk ka qenė,as nuk ėshtė e shqetėsuar nga prania e kėtyre elementėve pagane nė ndėrgjegjen e besnikėve tė saj tė krishterė. Lėndina ku pasqyrohet mė mirė se kudo kjo bashkėjetesė e botėkuptimeve kontradiktore tė monoteizmit kristian (pėr analogji dhe tė monoteizmit islam) me botėkuptimet pagane ilire dhe ndoshta parailire, ėshtė folklori. Nė folklorin tonė ndeshen tė dy kėto botė – edhe Zoti (betimi – pasha Zotin), edhe Qielli (betimi – pasha Qiellin), edhe engjėlli (tė mbroftė engjėlli) edhe zana (tė mbroftė zana), edhe Shna Ndou (tė ndihmoftė Shna Ndou) edhe Sh’Mėhilli (tė ndihmoftė Shėn Gjergji), etj.etj. As franēeskanėt dhe as jezuitėt nuk e konsideronin blasfemi ndaj fesė sė tyre tė krishterė kur filluan tė mblidhnin bestytnitė dhe mitologjitė pagane.
    Njė nga etnografėt mė tė shquar tė periudhės midis dy luftrave botėrore, At Bernardin Palaj, pyeste:”A ka me tė vėrtetė njė mitologji ndėr malet tona?” Ai vetė pėrgjigjej:”po, ka, si tė kohėve mė tė lashta, ashtu edhe tė paganizmit iliro-thrak”. Pastaj vazhdonte:”Njė njeri qė jeton me popullin e maleve dhe e studion kėtė argument, sheh se tė tėra dukuritė e natyrės, kanė pėr themel njė mitologji tė rrallė, tė ruajtura me zell si themel i njė besimi tė patrandshėm”.
    “Orėt e zanat nėpėr fiset e Shqipnis gjithnji sot u flasin njerėzve: rrotullojnė gurė pėr me shėnuem vdekjen atje nė ndonjė shpat tė malit kundruell me fis, ku secila vllazni ka vendin e vet tė caktuem. Kėto kėndojnė, vallzojnė, shitojnė (qėllojnė, gjuejnė, godisin), e kallxojnė lindjen e fatin e fėmis para se me lé.” (Bota shqiptare, Botim i Ministrisė Arsimit, Tiranė, 1943, fq.27).
    Sikurse shihet, praninė e mitologjisė pagane ilire dhe parailire te shqiptarėt e krishterė tė shek. XX, nuk e ka shpikur Enver Hoxha gjatė regjimit komunist, sikurse shkruan kuturu I. Kadare, por e kanė konstatuar nė terren vetė misionarėt franēeskanė shqiptarė, njohės tė mirė tė ambientit katolik shqiptar. Tani po shohim, pėr habinė tonė, se nė vend tė kurjes romane dhe tė prelatėve perėndimorė – tė shqetėsohet pėr praninė e kėtyre mbeturinave pagane, nė botėn shpirtėrore tė banorėve katolikė shqiptarė, njė shkrimtar laik me origjinė bektashiane, si I. Kadareja, i cili tė krijon pėrshtypjen se po tregohet (ndoshta mė tepėr pėr llogari se sa pėr bindje) mė katolik se Papa.
    Mė tej, At Bernardin Palaj, flet pėr numrin e madh tė bestytnive qė qarkullonin nė malėsitė tona dhe pėr kujdesin e madh qė tregonin malėsorėt pėr ruajtjen e tyre. Sipas tij, mitologjitė e shqiptarėve ishin aq tė shumta, sa ai nuk dinte se pėr cilėn prej tyre tė shkruante mė parė. Sa pėr shembull ai pėrmendte vetėm dy – “Natėn e Buzmit” dhe “Ditėn e Verės”, dy festa thellėsisht pagane, tė cilat kremtoheshin prej tyre, pothuajse njėsoj si Krishtlindjet dhe Pashkėt.
    Tė flasim tė paktėn pėr “Ditėn e Verės”. Para se tė riprodhojmė njoftimet qė na jep At Bernardin Palaj mbi mėnyrėn sesi malėsorėt e veriut e kremtonin kėtė festė pagane, duhet tė themi se “Dita e Verės” ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishtėrimi. Ajo kremtohej mė 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri dhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, simbas krahinave. Si dėshmi po sjellim kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė Ditės sė Verės, njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veroire. Janė pėrshkrime tė botuara nė kohėn kur nė Shqipėri nuk kishte parti politike, madje nė kohėn kur as institucionet klerikale nuk futnin hundėt nė kremtime tė ashtuquajtura pagane. Pėrshkrimin e parė e kemi nga eruditi i madh Faik Konica, i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me atė stilin e vet elegant:
    “Ēėshtė Dita e Verės? Ėsht dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur s’kish lindur edhe krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vejtėr, perėnditė e lulevet, tė shelgjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Botiēelit, zemra e njeriut shkakrkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’u falėn perėndivet qė siellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quejnė Dita e Verės. Nė pak ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė paganizmit, besnikė pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanavet, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Nė njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė”. (Faik Konica, “Vepra”, Tiranė, “Shtėp. bot. Naim Frashėri” 1993, fq. 111).
    Ėshtė e domosdoshme tė kujtojmė se, jo vetėm nė kohėn kur Faik Konica shkruante kėto radhė, por edhe nė dhjetėvjeēarėt e mėvonshėm, festa pagane e “Ditės sė Verės” kremtohej nė Shqipėrinė e Jugut, jo vetėm nga shqiptarėt e krishterė tė ritit ortodoks, por edhe nga shqiptarėt myslimanė tė tė dy sekteve, tė cilėt e ruanin si trashėgim qė nga shekujt kur ata ishin tė krishterė, tė cilėt nga ana e tyre e ruanin si trashėgim qė nga koha kur ishin paganė.
    Pėrshkrimin e dytė, i cili flet pėr kremtimin e “Ditės sė Verės” nga malėsorėt katolikė tė veriut, e kemi nga At Bernardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicės:”Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjestarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarmit pėr me lidhė shtrigat, mgjillēat, llugjat, rrollēat e tė gjitha shtasėt dėmtuese; gjarpnin mos t’i nxajė, lepurin mos t’u hajė laknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krymbat e tokės mos t’u bajnė dam ndėr ara. Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me ēartė krojet, nė mėnurė qi mos me i pam kėto sende asnji rob i shtėpis, pse pėr ndryshej nuk lidhet gja. Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditet e para tė Marsit. Mbas darke, tė gjithė pjestarėt e shtėpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpis merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vargue nji nye e thotė kėto fjalė: Lidhe Zot e nata e mojt e dita e verave! Unė pak e Zoti shum! Po lidhim shtrigat. Kėshtu pėrsėrite kėt veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krymba e kandra qi don me lidhė” (Bota shqiptare”, botim i Ministrisė sė Arsimit, Tiranė, 1943, fq. 59).
    Pėr t’u bindur se I. Kadareja sado qė pėrpiqet ta mbrojė krishtėrimin perėndimor tė Shqipėrisė nga ndikimet e elementėve paganė, ne do tė sjellim kėtu disa dėshmi tė tjera, tė shkėputura nga punimet e shkėncėtarėve franēeskanė katolikė shqipėtarė, qė provojnė bashkėjetesėn e elementėve paganė nė trupin e krishtėrimit, qoftė perėndimor, qoftė lindor nė Shqipėri. Pra, do tė pėrpiqemi tė tregojmė se ka njė krishtėrim “shqiptar”, i cili nė fund tė fundit ėshtė njė krishtėrim “sui generis” qė nuk ndeshet nė viset e tjera tė krishtera.
    At Shtjefėn Gjeēovi, edhe ky njė franēeskan dhe njė etnolog i shquar, pranon se nė kohėn e vet, shqiptarėt, ndonėse nuk e adhuronin mė si dikur diellin e hėnėn, si dy hyjni qė i jepnin dritė njerėzimit, njėri ditėn e tjetri natėn, megjithatė ekzistonin ende gjurmė apo “teprica” siē i quan ai, tė kultit tė dikurshėm, qė ata kishin pėr kėta dy hyjni, sipas tyre, vėlla e motėr. Si mbeturinė tė kėtij kulti, ai vinte nė dukje faktin se shqiptarėt, shpeshherė kthenin fytytrėn nga Dielli dhe bėnin kryqin – njė rast tipik i shartimit tė kultit pagan me kultin e krishterė.
    Si bestytni me origjinė pagane, At Shtjefėn Gjeēovi shihte edhe besimin tepėr tė vonuar tė shqiptarėve mbi Kuēedrėn dhe Dragoin, tė cilėt, kur ata kacafyteshin me njėri-tjetrin, shkaktonin, sipas tyre, bubullima dhe vetėtima nė qiell, stuhi e shtrėngata nė tokė. Si njė mbeturinė tjetėr tė paganizmit te shqiptarėt e krishterė, At Shtjefėn Gjeēovi, shihte edhe faktin se nė kuvendet e tyre, malėsorėt katolikė, pėr t’u bindur se thonin tė vėrtetėn, kėrkonin qė betimi i tyre tė bėhej jo mbi “Ungjill”, siē ėshtė kusht pėr tė krishterėt, por mbi njė “gur”, tė cilin ata e konsideronin tė shenjtė. (“Bota Shqiptare”, fq. 42, 45, 63.).
    Veē kėsaj, me punėn magjistrale qė kreu nė fushėn e sė drejtės zakonore shqiptare, At Shtjefėn Gjeēovi (Kanuni i Lekė Dukagjinit), solli si dėshmi njė mori normash kanunore qė zbatoheshin nė famullitė katolike shqiptare, tė cilat binin nė kundėrshtim me normat ungjillore tė fesė sė krishterė. Madje nė jo pak raste priftėrinjtė e kėtyre famullive i pranonin, pėr tė mos thėnė i bekonin edhe brenda kupolės sė kishės. Kėshtu pėr shembull, kisha katolike shqiptare pranoi bashkėjetesėn brenda famullive tė tyre tė gjakmarrjes nė stilin e ciklit tė vazhdueshėm, ndonėse nė vetvete gjakmarrja binte nė kundėrshtim me porosinė e pėrsėritur tė Krishtit pėr tė falur kundėrshtarin.
    Po kthehemi edhe njė herė tek At Bernardin Palaj. Sipas tij, edhe kremtimi i ditės sė “Shėn Gjergjit”, ėshtė me siguri me origjinė pagane, meqėnėse kisha e tė dy riteve nuk njeh ndonjė shenjtor tė martirizuar mė 23 Prill me emrin Gjergj. Gjithashtu “Kulti i tė vdekurve”, sidomos gjama rrėnqethėse shqiptare, ashtu siē praktikohej nė malėsorėt e Veriut, nuk ka lidhje fare me ritualin e krishterė, pra ėshtė gjithashtu me origjinė tė lashtė, madje pėr disa, me origjinė indoevropiane. Nderimi pėr “bollėn” (gjarprin e shtėpisė), qė ndeshet ende, si nė shqiptarėt e Veriut, ashtu edhe tė Shqipėrisė sė Mesme, ėshtė gjithashtu me origjinė pagane. Me origjinė pagane janė edhe Orėt dhe Zanat, tė cilat, malėsorėt e kohėve tė fundit (ndoshta edhe tė ditėve tona), besonin se qenė qenie tė mbinatyrshme, hije tė padukshem, qė jetonin tė vetmuara nė pyje, nė brigje tė lumenjve dhe tė pėrrrenjve, rreth urave ose nė shkėmbinjtė e maleve (Bota shqiptare, ff. 29, 30, 60).
    Ėshtė interesante tė vihet nė dukje se pėr malėsorėt katolikė tė Veriut, qenė kėto qenie pagane dhe jo Perėndia apo Krishti, apo shenjtorėt e krishterė qė pėrcaktonin fatbardhėsinė ose fatkeqėsinė e njeriut, qė secila prej tyre kishte nė patronazh.
    Sipas etnologes angleze Margaret Hasluck, kulti i Tomorrit ka njė origjinė tepėr tė lashtė. Ka lidhje me adhurimin e moēėm tė shqiptarėve pėr kreshtat e larta tė maleve. “Atje – shkruante ajo – me qindra shqipėtarė tė Jugut ngjiten pėr vit nė Gusht nė majė, pėr me u falė edhe pėr me therrė atje nga njė dash (therrja e dashit ėshtė njė mbeturinė e kurbanit tė hershėm tė ilirėve paganė – K. F.). Disa kur kanė qenė tė sėmurė i kanė premtuar shenjtorit se do tė shkonin atje pėr “ziaret”, nėqoftėse ai i shėronte; disa tė tjerė shkonin pėr shėndetin e vet e tė familjes, tė kafshėve edhe pėr prodhim tė gratshėm tė tokės sė vet”. ( fq. 84).
    Ku e ka burimin shqetėsimi i I. Kadaresė ndaj tė ashtuquajturės “paganomani”? Ē’ėshtė kjo kthesė e tij interesante qė ai pėsoi nė periudhėn e tranzicionit nga paganomania qė kishte shfaqur dikur, nė “katolikomaninė” tė cilėn ndoshta nuk e kishte njohur mė parė? Historia e kėsaj kthese ėshtė shumė interesante.
    Personalisht nuk mė prish fare punė kjo kthesė. Le tė shfaqet katolik kur tė dojė e sa herė tė dojė, por jam i sigurtė se ai nuk mund tė bėhet kurrė katolik 24 karatėsh. Dhe ja pėrse.
    I. Kadareja ka lindur nė Gjirokastėr nga njė familje bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes sė tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollėn e mesme ishte njė sekt i pocaqisur. Madje, kėtė bektashizėm, shkolla e mesme nė Gjirokastėr dhe fakulteti i Letėrsisė nė Tiranė, me presionin marksist qė ushtronte Organizata e Rinisė e P.P.SH-sė e kishte pocaqisur mė thellė. Pastaj, nga Tirana shkoi nė Moskė, nė Institutin Gorki. Atje, nė Institutin Gorki, ai u ushqye me letėrsinė ruso-sovjetike, me Historinė e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizėm-leninizmin dogmatik. Gjatė dhjetėvjeēarėve qė pas Moskės jetoi nė Shqipėri, ai u ndodh nėn mengenenė e marksizėm-leninizmit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė – njė marksizėm-leninizėm burokratik, qė pati aftėsinė tė turbullonte botėn e brendshme tė njeriut tė ri, pa qenė nė gjendje tė pėrcillte tek ai botėkuptimin qė Partia e Punės dėshironte. Kjo pėrplasje botėkuptimesh shumėngjyrėshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si nė njė pjesė tė mirė tė gjeneratave tė reja qė atė e pėrjetuan qė nė moshė tė njomė, edhe nė botėn shpirtėrore tė tė pėrkėdhelurit I. Kadare, njė zbrazėti ideali tė qėndrueshėm. Pėrplasjes i shpėtoi pa u dėmtuar vetėm kapitali i tij i ēmuar – talenti letrar. Tė tjerat, sė bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor tė hallakatur, u tronditėn. Nė njė vend tė librit tė tij autobiografik “Ftesė nė studio”, tė botuar mė 1990, ai nuk e ka fshehur zilinė qė kishte pėr Faik Konicėn, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininė e vet nė Francė, pra tė shkėputej herėt nga ambienti oriental i Shqipėrisė sė sunduar nga Turqia dhe tė ushqehej me kulturėn frėnge. Kėtė aspiratė ai e realizoi mė 1991. por tashmė ishte vonė. Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos nė Francė ishte 14 vjeē – dhe pėr mė tepėr nuk u kthye mė nė atdhe, ai pėrsėri nuk u ēlirua dot nga disa huqe tė shqiptarėsisė – pėrkundrazi, I. Kadareja kur u vendos nė Francė mė 1991 ishte 55 vjeē, pra nė moshė pėrfundimisht tė formuar si karakter dhe si kulturė. Nė atė moshė, kultura perėndimore frėnge nuk asimilohet, por merret si njė kozmetikė e cila vetėm nga pamja e jashtme i jep shkėlqim fytyrės, kurse nė brendėsi mbetet po ai qė ka qenė. Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe nė Paris, ai qė ishte mė parė. Pėr kėtė arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualėt tė cilėt regjimi komunist i gjeti nė moshė tė njomė, edhe ai u ndodh nė kėrkim tė njė identiteti tė ri moral dhe kulturor, proces qė ende duket se nuk ka pėrfunduar.
    Megjithatė, edhe pse me identitet tė tronditur, kush mė shumė e kush mė pak prej tyre, nuk mundėn tė ēlirohen tėrėsisht nga pesha e presionit tė diktaturės. Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lėnė gjurmė nė identitetin e tij kulturor. Njė nga gjurmėt e kėtij cikloni ėshtė padyshim edhe metoda e Enver Hoxhės, i cili nė vend qė tė debatonte me pikėpamjet e kundėrshtarėve tė vet, kujtonte se e fitonte davanė duke lėshuar kundėr tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vėrtetė tė tė cilave nuk e mėsuam asnjėherė. Ndikim tjetėr i kėsaj praktike duket edhe te gjoja paralajmėrimi qė mė bėn mua “pėr tė mos e rėnduar ndėrgjegjen”, mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen qė kishte Enver Hoxha pėr t’ia kundėrvėnė paganizmin katoliēizmit – pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur kėtė prirje paganiste. Nuk ka dyshim se kėtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen nė bumerang. Publiku ynė, jo vetėm sot qė jetojmė nė periudhėn e demokracisė, por edhe dje kur mezi merrte frymė nė periudhėn e diktaturės, kėrkonte dhe kėrkon argumenta dhe jo epitete fyese.
    Njė tjetėr huq i trashėguar nga regjimi komunist ėshtė edhe praktika qė pėrdorte E. Hoxha pėr tė ndryshuar pėrmbajtjen e referateve dhe tė fjalimeve tė tij sa herė qė Partia e Punės e ndryshonte orientimin e politikės sė jashtme tė saj. Kam pėrshtypjen se pėrpjekjet e kohėve tė fundit tė I. Kadaresė, pėr tė rishikuar prodhimet e tij letrare, me qėllim qė tė fshijė gjurmėt e tė ashtuquajturit realizėm socialist, me shpresėn se do t’u pėrshtatet shijeve tė sotme postkomuniste, do ta dėmtojnė atė si shkrimtar. Por kjo ėshtė punė e tij. Mua mė intereson respektimi i faktologjisė historike, tė cilėn I. Kadareja nuk e respekton. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr ta kėshilluar shkrimtarin tonė tė shquar tė mos i shtrijė duart nė lėndina qė nuk i njeh, por tė pėrqendrohet nė letėrsinė artistike ku ka dhėnė prova se prodhon perla

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Citim Postuar mė parė nga Brari

    artur..

    cthon arkivat.. e miu i erion braces..

    ..

    brari

    futja vrapit se je ala ke ura me gura(ke ura tabakeve)

    per ty njerzit vazhdojne te jene te kuq dhe blu

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064

    Pamuk Dhe Kadare

    Nga Migjen Kelmendi



    Nji lajm i mirė na erdhi javėn qė shkoi – Nobelin pėr Letėrsi e fitoi shkrimtari turk Orhan Pamuk. Personalisht e kisha dėshirue nji ēmim tė kėtillė pėr veprėn dhe sidomos gjestin prej qytetari dhe intelektuali tė Pamukut – angazhimin pėr nji tė vėrtetė, pėr Tė Vėrtetėn Armene n’Turqi, edhe me kusht flijimi dhe dėbimi nga vendlindja. Gjesti i Pamukut ma kujtonte aktin historik tė nji shkrimtari tjetėr, Zolas. Kėto janė figurat dhe kėta janė emnat, bashkė me shumė emna tjerė nga historia e letėrsisė botnore, qė i kanė dhanė kuptim artit tė tyne, por edhe kohės nė tė cilėn kanė jetue.

    Parabola e Pamukut, e Nobelit tė tij me Nobelin e ankthizuem tė Kadaresė asht e pashmangshme.

    Pamuk fitoi ēmimin jo kur akademitė turke u bashkuen pėr me i adresue nji letėr rekomandimi Komitetit tė Nobelit, njashtu si ja banė akademia e Shqipnisė dhe Kosovės, kur institucione tjera ēonin letra rekomandimi nė kėtė Komitet tue i pėrgjėrue pėr Kadarenė, por rrafsh e kundėrta: kur akademitė, institucionet, qeveria dhe populli qė e gjeunte me vo e me gurė, kėrkuen burgimin dhe eksternimin e shkrimtarit Orhan Pamuk.

    Atėhere kur nji shkrimtar vendosi me qenė qytetar. Me qenė i drejtė. Me e ba nji flijim pėr nji tė vėrtetė qė nji qeveri e nji shtet e mbanin si sekret. Me e sfidue pushtetin dhe shtetin. Me e sfidue forcėn. Me e sfidue numrin. Numrin prej 70 milionė turqish qė kėte tė vėrtetrė tė tmerrshme nuk ka dėshirė me e pranue. Njisoj si Serbia krimet dhe pėrpjekjet gjenocidale nė Kosovė.

    Po them, jo kur nji popull e laureoi dhe e adornoi si nji Enver e nji Mao shkrimtarin, por rrafsh kur po ky popull e anatemoi dhe e dėboi shkrimtarin, pasoi Ēmimi.

    Nėse kjo asht mėnyra e cila e sjellka Ēmimin Nobel, dhe shpresat e krejt njerėzve tė qytetnuem janė se kjo duhet me qenė mėnyra e laureimit, atėhere Kadare kurrė s’ka me e meritue.

    Krejt ēka Pamuk ka – nuk ka Kadare. Pos talentit.

    Kadare kurrė s’ka qenė e as ka me qenė – Qytetar. Intelektual. As ka me e kuptue dallimin, pėr fat tė keq tė tij. Ka me e ēue jetėn i hutuem me kėtė distinkcion.

    Derisa Pamuk nuk pritte shteti e akademitė me i ba lobi, por ndjeki dellin e vet prej njeriu e qytetari, dhe foli dhe pranoi krimet e bame ndaj armenėve n’Turqi, krime qė kategorizohen si gjenocid, Kadare ishte pjesė e nji nomenklature dhe reprezenti kryesor i nji klike qė kishte krye eksperimente historike mbi krejt nji popull e nji shtet, si Shqipnia komuniste.

    Kadare kurrė nuk e gjeti guximin me ba gjeste disidente si Kundera, Solzhenjicin, Kish…Ai ishte tuc. Tuc qė kurrė s’e ka ndjek tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, por vetėm me nji hundė tė mpreftė prej nji njeriu tė vocėrr ka kqyr kush asht kah e mban skeptrin. Kush e ka tash pushtetin e shtetin.

    Derisa Pamuk ka sfidue shtetin e pushtetin, Kadare zakonisht gjatė jetės sė tij ka divinizue e laureue pushtetin e shtetin. Dhe, kjo dashni ishte e ndėrsjelltė, njaq sa njerėzit e zakonshėm edhe sot e kėsaj dite, sidomos nė Kosovė, e kanė tė zorshme me e kuptue ku asht dallimi mes Enverit dhe Kadaresė. Pėr ta kėto janė anėt e nji tė vetmi divinitet.

    Kosova asht shembulli ma i mirė pėr me e kuptue tanė falcitetin prej disidenti e prezentimi publik tė rremė tė Kadaresė. Sa here vjen n’Kosovė, keshe si shkrimtar, Kosova e pret dhe e divinizon si Enver. (E dijnė ata se kush asht ky. S’ka dert se ēka flet nėpėr botė.)

    Kadare asht nji erzac pėr Enverin. Kadare pėrjetohet si Enver i Letrave. Andaj ajo pritje, n’akademi, n’qeveri, n’rrugė, n’hotel. Vdiq Enveri, rrnoftė Enveri. Kosova me adhurimin e vet e demaskon nė tė vėrtetė Kadarenė, ia ēierrė maskėn prej europiani, prej disidenti, prej njeriu tė mirė, prej shkrimtari tė mirė, tue e cullakue e tue e kallxue n’tanė tė vėrtetėn e tij – erzac pėr Enverin. Pjesė e nji manipulimi monumental me nji vend e me nji popull. Manipulant.

    Dhe, nė vend se krejt ky adhurim me i pengue, pėrkundrazi, atij i pėlqen roli prej Enveri. Edhe dorėn ta jep posi Enveri, posi Mao. Kadare me eksitimin e tij me rolin e Enverit na thotė se qenka mirė me qenė diktator. Njerėzit po tė dojkan, po t’adhurojkan. Paskan qejf me u fotografue me ty. Po u tutkan prej teje. E tue u tutė, edhe po t’respektojkan.



    Kadare i pranuem ne pritje te Enver Hoxha

    Pamukut njerėzit nuk iu tutėn. Deshtėn me i ba linē. Deshtėn me e mbytė. Nuk i dhanė randėsi letėrsisė sė tij, nuk e vlerėsuen nė momentet kur e gjuejshin me gurė. Harruen se ēfarė talenti ka Pamuk, se sa shumė e ka popullarizue letėrsinė turke me veprat e tij, sa shumė e kanė lexue e dashtė, harruen gjithēka. Kenė tue e mbytė. Pamuku asht pasqyra e Kadaresė, ku shihet kjartė si loti e vėrteta e Kadaresė – erzac pėr Enverin.


    Shqiptarėt nuk e gjuejnė Kadarenė me gurė, as dojnė me i ba linē. Ata i tuten Kadaresė, njisoj si Enverit. Ende e kanė tė zorshme me e kuptue: ku asht dallimi mes Enverit e Kadaresė.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga arturo

    Shqiptarėt nuk e gjuejnė Kadarenė me gurė, as dojnė me i ba linē. Ata i tuten Kadaresė, njisoj si Enverit. Ende e kanė tė zorshme me e kuptue: ku asht dallimi mes Enverit e Kadaresė.
    Ku e kane inatin me Kadarene keta njerez nuk e kuptoj. Nga njera ane me vjen mire qe jane keto debate sepse kemi rastin ta lexojme Kadarene jashte krijimtarise letrare. Po sinqerisht nuk e kuptoj pse e sulmojne, s'ma mer mendja te jete thjesht zili duhet te jete dicka tjeter

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Ku e kane inatin me Kadarene keta njerez nuk e kuptoj. Nga njera ane me vjen mire qe jane keto debate sepse kemi rastin ta lexojme Kadarene jashte krijimtarise letrare. Po sinqerisht nuk e kuptoj pse e sulmojne, s'ma mer mendja te jete thjesht zili duhet te jete dicka tjeter

    Pamuk ka sfidue shtetin e pushtetin, Kadare zakonisht gjatė jetės sė tij ka divinizue e laureue pushtetin e shtetin.
    Dhe, kjo dashni ishte e ndėrsjelltė, njaq sa njerėzit e zakonshėm edhe sot e kėsaj dite, sidomos nė Kosovė, e kanė tė zorshme me e kuptue ku asht dallimi mes Enverit dhe Kadaresė.
    Pėr ta kėto janė anėt e nji tė vetmi divinitet

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga arturo
    Pamuk ka sfidue shtetin e pushtetin, Kadare zakonisht gjatė jetės sė tij ka divinizue e laureue pushtetin e shtetin.
    Dhe, kjo dashni ishte e ndėrsjelltė, njaq sa njerėzit e zakonshėm edhe sot e kėsaj dite, sidomos nė Kosovė, e kanė tė zorshme me e kuptue ku asht dallimi mes Enverit dhe Kadaresė.
    Pėr ta kėto janė anėt e nji tė vetmi divinitet
    pa lidhje fare

    Enverin e kane "divinizue" ne Kosove (ne te kaluaren) sepse ishte kryetari i shtetit shqiptar, perfaqesonte "lirine e shtetit ame", ndersa ata ishin nen Serbine.

    Kurse me Kadarene, krenohemi te gjitha palet sepse eshte nga te paktet shqiptare bashkekohore qe njihet ne bote dhe jo vetem aq, po qe vlersohet si shkrimtar. Ne ate bote qe nuk e ka idene per kapacitetin tone intelektual.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kadare: Fajtorė, dhe unė dhe Qosja, pranoj dy gabimet e mia: Pjesėn e bisedės me Ramiz Alinė pėr prirjne e shqiptarėve drejt krishėtirmi dhe me Ibrahim Rugovėn - “TV Kohavizion“



    Kadare: Fajtorė, dhe unė dhe Qosja, pranoj dy gabimet e mia: Pjesėn e bisedės me Ramiz Alinė pėr prirjne e shqiptarėve drejt krishėtirmi dhe me Ibrahim Rugovėn

    Intervistoi: Adriatik Kelmendi “TV Kohavizion“

    Ismail Kadare thellon shpjegimet e tij tė kohėve tė fundit rreth disa prej keqkuptimeve tė mėdha qė i janė adresuar atij pėr personazhe, nė kohė dhe teza tė ndryshme. Duke treguar anėn e tij njerėzore, teksa nuk nguron ti bėjė njė rishikim edhe mė tė thellė debatit me akademikun kosovar Rexhep Qosja. Gjithashtu, shkrimtari i madh, siē do tė keni mundėsi ta lexoni nesėr, nė pjesėn e dytė tė kėsaj interviste, ka pranuar se ka gabuar pėr atė pjesė tė njė bisede me Ramiz Alinė, kur nė Shqipėri ishte ende nė fuqi regjimi komunist, se feja myslimane me kalimin e viteve do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė) derisa t‘ia linte vendin fesė sė krishterė. "Ka qenė mendimi im krejtėsisht i gabuar, parashikim krejtėsisht i gabuar, qė nuk doli". Ndėrsa njė tjetėr gabim qė ai ia ka njohur publikisht vetes, ka qenė njė anė e marrėdhėnies sė tij me ish-Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova. "Eshtė meritė e tij qė (ajo) s‘u kthye nė marri",- thotė shkrimtari i madh, i cili zbulon pėr herė tė parė sot, se nėse do tė kishte pranuar ofertėn pėr tė qenė Presidenti i Shqipėrisė, do tė kishte hequr dorė nga letėrsia.



    “TV Kohavizion“ - Debati juaj me Rexhep Qosen, ka qenė temė edhe gjatė qėndrimit tuaj nė Kosovė. Nė fakt ka pasur nė thelb atė qė shpesh ėshtė quajtur "mosdurim i ndėrsjellė" i ju tė dyve. Nuk ishte shkas vetėm debati pėr identitetin e shqiptarėve. Kishte filluar me prononcime tė aty-kėtushme edhe mė parė. Edhe nė intervista qė kam pasur edhe unė vetė me ju tė dy mė herėt, ku ju keni shprehur doza nervozizmi pėr njėri-tjetrin. Kur ka filluar kjo?

    Ismail Kadare: Ju bėtė njė simetri. Unė natyrisht do tė them se s‘ėshtė e vėrtetė, sepse ēdo njeri e kujton anėn e vet... qė ėshtė mė i favorizuar nė kėtė gjė. Mendoj objektivisht nuk kam pasur sinqerisht kundėr tij kurrė asgjė. Ndėrsa disa herė prej tij ka pasur ndaj meje diēka qė unė s‘e kam kuptuar mirė dhe sinqerisht kam qenė i pavėmendshėm, dhe do ta vėrtetoj qė kam qenė i pavėmendshėm. Ka pasur njė kohė qė shumė vite pėrpara ai ka pasur njė polemikė me shumė shkrimtarė tė rinj nė Kosovė dhe ndėrkohė nuk e di pse jam gjendur dhe unė pa dashur nė kėtė farė polemike dhe kam qenė objekt sulmesh. Tashti kam harruar, se ka kaluar shumė kohė. Por njė periudhė ftohje, mė kujtohet kur kam ardhur nė Kosovė, pėr herė tė parė nė ‘72-shin, kam pėrshtypjen se kam takuar shumicėn e shkrimtarėve tė Kosovės. Me atė kishin marrėdhėnie shumė tė ftohta pėr shkak tė tij, mendoj unė. Unė nuk e kam marrė nė qafė nė atė kohė, absolutisht. Pastaj ka qenė njė periudhė ftohtėsie nuk e di pse, ka qenė njė periudhė sjellje normale, nuk e di pse.


    “TV Kohavizion“ - Pse e quani sjellje normale? Jeni takuar, keni kontaktuar nė ndonjė mėnyrė gjatė viteve, jeni lexuar ndėrmjet vete?

    Ismail Kadare: Jemi takuar, por ėshtė punė e harruar kjo gjė. Fakti qė unė e kam harruar kėtė gjė tregon qė unė kur kam qenė nė Francė kam bėrė ēmos tė botohen dy libra tė tij. Ēėshtja shqiptare, bile ėshtė botuar te botuesi im francez po ja... dhe romani i tij, tė cilin e kam shoqėruar me njė parathėnie shumė tė gjatė. Ju do tė thoni "nė parathėnie flitet kryesisht pėr Kosovėn dhe mė pak pėr romanin". Po, ėshtė e vėrtetė. Shtesa kryesore- ka qenė e lanēuar kultura e Kosovės me ēdo kusht.


    “TV Kohavizion“ - Do tė ndodhte botimi pa kujdesin tuaj, insistimin tuaj, do tė thosha, pa ndihmesėn tuaj?

    Ismail Kadare: Mund tė ndodhte, por kishte gjasė mė tepėr tė mos ndodhte. Unė bėra njė parathėnie shumė tė madhe mbi 20 faqe, qė ishte rekomandim-parathėnie dhe sugjerim pėr ta botuar. Mund edhe tė ndodhte edhe pa kėtė.


    “TV Kohavizion“ - Ju i keni hapur portat nė gjuhėn frėnge Rexhep Qosjes?

    Ismail Kadare: Pėr librin "Histori e Ēėshtjes Shqiptare" absolutisht e kam ēuar te botuesi im dhe i kam thėnė: "tė lutem botoje se ndihmohet populli, tė cilit unė i pėrkas dhe ti ke vite qė po mė boton". E shoqėruar nga parathėnia ime, ka luajtur njė rol. Kjo tregon e solla shembullin, jo pėr tė qenė, sepse tė mirėn e kam bėrė. Nuk pres ndonjė mirėnjohje. Por, sidoqoftė, kjo tregon se unė nuk kam pasur ndonjė zemėrim me tė, d.m.th. ajo ėshtė harruar. Mė vonė ai ishte acaruar pėrsėri nė ngjarjet e ‘97-s, ka bėrė ca letra qė kanė qenė tė marra. D.m.th me njė ngazėllim tė madh pėr atė qė ka ndodhur nė Shqipėri.


    “TV Kohavizion“ - Keni fjalėn pėr ciklin e shkrimeve "Revolucioni i vonuar demokratik"?

    Ismail Kadare: Pikėrisht, mė janė dukur letra tė marra. S‘i jam pėrgjigjur fare dhe s‘i kam dhėnė asnjė rėndėsi, tė them tė drejtėn. Kam qenė shumė i dėshpėruar nė atė kohė. Pėr mua djegia e Shqipėrisė nė ‘97-n ka qenė njė tragjedi kombėtare, njė turp yni si komb. Ne u turpėruam pėrpara ndėrgjegjes sonė para gjithė Evropės dhe para tė gjithė botės. Tė gėzohesh qė ėshtė djegur Shqipėria, ta quash revolucion tė vonuar demokratik ėshtė vėrtet tė mos jesh mirė nga mendja. Ka kaluar dhe kjo, pastaj kanė ardhur vonė diskutimet e vonshme. Nuk i kam bėrė me njė sulm, kam kritikuar tezėn e tij qė nuk jemi plotėsisht evropianė.


    “TV Kohavizion“ - Megjithatė libri juaj, sprova juaj, qė ėshtė botuar edhe si libėr, ka qenė nė njėfarė mėnyre e lidhur me shkrimin qė kishte bėrė Rexhep Qosja mė parė?

    Ismail Kadare: Shiko, unė atė sprovė do ta shkruaja sikur Rexhep Qosja tė mos ekzistonte nė kėtė botė. Nuk ėshtė ai qė mė ka kushtėzuar me kėtė gjė. Ka qėlluar, sapo ėshtė marrė me kėtė problem e kam kundėrshtuar, siē bėhet nė njė polemikė. Kaq. Shumė e thjeshtė. Pastaj ai ka degraduar gjithēka. I ka bėrė dy libra kundėr meje, pėr disa paragrafė qė kam unė, pėr disa faqe. Kjo ėshtė historia. Njė mllef i jashtėzakonshėm, i ēuditshėm. Nė kohėn kur kemi tė tjera punė pėr tė bėrė, e harroi ēdo gjė, e harroi problemin e pavarėsisė sė Kosovės, e harroi Serbinė, e harroi atė, kėtė, dhe dola unė armiku kryesor i Kosovės, i popullit shqiptar, i letėrsisė, i mendimit, i filozofisė, i tė gjithave. Ėshtė njė absurditet, unė nuk e kuptoj si mund tė kesh kaq pasion ndaj kolegut tėnd. Mund tė kesh zemėrim, mund tė sulesh njė herė ose dy, por tė mos lodhesh pėr kėtė gjė. Nuk ka histori tė komplikuar, ėshtė shumė e thjeshtė.


    “TV Kohavizion“ - Polemika me Qosjen mund tė vlerėsohet edhe si njėra ndėr polemikat qė zgjoi interesimin mė tė madh nė tė gjitha anėt ku jetojnė shqiptarėt dhe kishte edhe vazhdim, pasi qė u shkrua shumė nga shumė tė tjerė, pas saj. Madje kishte edhe tė tillė qė vlerėsuan se nėse kemi kėso ndeshje, sidomos tash kur po bėhen pėrpjekje pėr afrim sa mė tė madh tė Kosovės dhe Shqipėrisė, kjo mund tė ndikojė edhe nė mėnyrė negative, pasi qė dy nga ata qė u quajtėn kolosė, ju dhe Qosja, ndesheni nė kėtė mėnyrė dhe, ē‘ėshtė mė e rėndė, nganjėherė edhe nuk zgjidhni fjalė pėr t‘i vėnė epitete negative njėri-tjetrit. Mund tė sjellė gjė pozitive kjo?

    Ismail Kadare: Unė jam kundėr epiteteve: kolosė, korife, baba i kombit, bacė... Kėto pėr mua janė gjepura. Ne duhet tė mėsohemi pa kėto. Nuk ėshtė nder i njė vendi tė qytetėruar tė pėrdorė koncepte tė kėtilla. Kėto janė koncepte klanore, kur zihen nė shtėpi dhe bien nė gjak, ku baca i njėrės dhe baca i tjetrės bėjnė bisedime merren vesh, etj.


    “TV Kohavizion“ - Po ky ishte reflektimi qė u dha kryesisht nga shtypi, qė reflektoi mbi polemikėn.

    Ismail Kadare: Po pa tė keq ėshtė mendja jonė e prapambetur qė koncepton kėtu. Unė do ta refuzoja njė fjalor tė tillė nė raport me kolegun tim. Ne jemi kolegė nė letėrsi, askush s‘ka tė drejtėn tė uzurpojė me titullin e bajraktarit, tė kolosit, etj.


    “TV Kohavizion“ - Megjithatė, titujt nė njė anė. Ju jeni tė dy personalitete me ndikim nė kulturėn shqiptare.

    Ismail Kadare: Kultura shqiptare ka disa personalitete, nuk jemi vetėm ne tė dy. Unė nuk e pranoj kėtė gjė. Nuk i pranoj kėto struktura dyshe ose treshe. Unė i refuzoj.


    “TV Kohavizion“ - Ose mos ju doni tė thoni: vlejnė pėr mua, por nuk futet edhe Rexhep Qosja kėtu?

    Ismail Kadare: Unė i refuzoj parimisht kėto. Kėto janė karakteristika tė mentaliteteve tė prapambetura. Dhe prandaj po thoni ju qė ėshtė e vėrtetė qė kjo nga njė pikėpamje ėshtė njė polemikė jo e mirė. Ėshtė koha pėr njė tjetėr gjė. Nė kėto raste nuk duhet tė bėjmė njė simetri patjetėr tė shikosh kush merret me ēfarė merret, dhe nė qoftė se kjo punė zė njė pjesė tė vogėl tė saj qė unė shkruaj dhe te tjetri zė 90% tė asaj qė po bėn, sigurisht qė edhe faji ndahet ndryshe. Ta zėmė qė po, jemi tė dy fajtorė qė u futėm nė polemikė. Unė nuk e pėrjashtoj dhe nuk mė vjen keq tė them po tė kem bėrė njė gabim qė vajta u futa kot nė njė polemik tė tillė. Por ėshtė shumė e lehtė tė shikosh proporcionet, pėrmasat. Nė politikė ėshtė njė term qė quhet Kadare e proporcionuar. Kur tjetri e kapėrcen 20 herė qė aty ai ėshtė i humbur, dhe ne duhet tė kemi guximin t‘i themi zotėri tė ka thėnė kaq i ke thėnė 20 tė tilla. Ėshtė nė tė drejtėn botėrore kur pėrgjigjja ėshtė e proporcionuar, dhe aty gjykohet lehtėsisht. Nė rast tė tillė siē e thatė ju qė kemi probleme tė tilla vėrtet polemika mund tė jetė fatkeqe.


    “TV Kohavizion“ - Nėse do tė mund tė shikonit prapa, do tė dėshironit tė mos e kishit bėrė fare?

    Ismail Kadare: Po, mund tė mos ishte.


    “TV Kohavizion“ - Ju e keni thėnė edhe mė herėt- feja u imponua si ēėshtja kryesore brenda kėtij debati, brenda identitetit shqiptar. Pėrse?

    Ismail Kadare: Problemi nė kėto polemika ėshtė njė mashtrim i madh i palejueshėm. Njė nga gjėrat mė tė shėmtuara ėshtė abuzimi me fenė, sepse polemikė e pandershme quhet ose siē kam thėnė unė polemikė e pabesė, kur ngre njė tezė qė tjetri nuk e ka dhe thua frazė mė frazė nė kėtė sprovė "Ismail Kadare ka njė pėrēmim, njė dėnim tė myslimanizmit shqiptar, ėshtė kundėr myslimanizmit ėshtė pro katolicizmit". Pasi e thua njė herė pas pesė paragrafėsh tė ngrihesh kundėr myslimanizmit si Ismail Kadare, shpif njė herė, thua njė mashtrim qė ėshtė krim. Pastaj e pėrsėrit dhe i ke bindur mendjen vetes, prandaj kėtu fillon edhe psikopatia, qė kjo ėshtė e vėrtetė sepse thua me atė kėtu fillon e pamoralshmja, shpreson qė publiku thotė qė "me sa duket Kadare me tė vėrtetė e ka thėnė kėtė sepse ky kot nuk e thotė". Kėtu ėshtė abuzimi qė ēdo vend i qytetėruar nuk e lejon kurrė. E ndalon me gjyq, qė te ne pėr fat tė keq nuk ekziston. E ndalon sepse kėshtu pritet shpifja. "Zotėri, ke gėnjyer pa pikė turpi". Ku e ke gjetur kėtė?! Dhe unė asnjėherė nuk kam thėnė asnjė fjalė fyese pėr myslimanizmin shqiptar. Teza ime ėshtė qė ne duhet tė hyjmė nė Evropė myslimanėt, tė krishterėt bashkė. Asnjė pengesė nuk ėshtė myslimanizmi shqiptar pėr Evropėn, asnjė ndryshim s‘ka myslimani shqiptar, jemi tė gjithė shqiptarė myslimanė, katolik, ortodoksė dhe evropianė dhe ateistė bashkė.


    “TV Kohavizion“ - Kjo thoni se ėshtė nxjerrė nga konteksti, ngase ju nuk keni qenė kundėr myslimanizmit? Megjithatė, ju gjithherė jeni shprehur me njė simpati pėr krishterimin. E keni parė krishterimit si diēka mė tė afėrt me Evropėn.

    Ismail Kadare: Pse tė mos e shoh krishterimin kėshtu? Ēfarė ka tė keqe? Vetė shprehja juaj; keni parė edhe krishterimin... sigurisht edhe ajo ėshtė feja jonė. Ne kemi tri fe dhe njė komb. Pėrse ėshtė katolicizmi sidomos feja mė e goditur gjatė diktaturės komuniste?! Duhet ta pranojmė, e goditur egėrsisht. E goditur nga dy burime: sepse ishte fe, sepse ishte mishėrim i Perėndimit, sipas mentalitetit komunist. Ndėrsa pėr ortodoksizmin mund tė kishte njėfarė zbutje, sepse ishte feja zyrtare e Rusisė, e gjithė vendeve komuniste. Katolicizmi quhej feja e Vatikanit, e SHBA-sė, NATO-s, Evropės Perėndimore. Prandaj ajo ka qenė mė e goditura. Edhe nė koloni katolikėt janė goditur mė ashpėr sesa tė ishin shumicė. Megjithatė, katolicizmi ishte nė teh tė goditjes. Shkrimtarė katolikė tė veriut, nuk kanė numėr mė tė madh tė martirėve sesa midis tyre. Janė goditur edhe myslimanėt, nė mesin e tė pushkatuarve ka po aq. Po nė rastin e shkrimtarėve klerikė, katolikėt zėnė vendin parė. Unė kėshtu e di dhe besoj se kėshtu ėshtė e vėrtetė. Ne e kemi pėr detyrė morale ta themi kėtė gjė, aq mė tepėr unė qė vij nga njė tjetėr fe. Ėshtė normale e detyrueshme moralisht, ti qė ke tjetėr fe tė mbrosh fenė tjetėr. Nė qoftė se ajo fe ka pėsuar mė shumė, sipas mendjes tėnde, tė jesh ti i pari tė thuash, kjo ka shumė martirė.


    "Po tė bėhesha President, do hiqja dorė nga letėrsia"


    “TV Kohavizion“ - Kur i referoheni rastit tė ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, Ju thoni se duhen ndarė politika dhe letėrsia?

    Ismail Kadare: Absolutisht. Nuk ėshtė seriozitet nėse ministrat e kanė mendjen te vjershat ose tregimet.


    “TV Kohavizion“ - Kjo ishte edhe arsyeja pėrse ju nuk pranuat tė kandidonit pėr President tė Shqipėrisė, pasi disa herė jeni propozuar? A do tė thotė qė e keni vėnė letėrsinė para politikės?

    Ismail Kadare: Nuk ėshtė kjo arsyeja. Por nė qoftė se do tė mė ndodhte kjo gjė, do tė ishte turp qė unė tė thosha qė "jam prapė shkrimtar dhe do tė mė lini gjysmėn e ditėve tė mbyllur nė shtėpi se do tė vazhdoj letėrsinė". Kurrsesi. Ėshtė turp pėr atė qė merr pėrsipėr njė barrė tė rėndė dhe tė kujtojė qė ende jam artist, jam shkrimtar, etj. Jo absolutisht. Kjo ėshtė njė hipotezė qė unė s‘e kam menduar kurrė, s‘kam pasur mėdyshje tė pranoja njė post tė lartė. Nė qoftė se do ta pranoja, atėherė do tė hiqja dorė nga letėrsia, pėr respekt tė postit ose tė pėrgjegjėsisė qė tė jep populli yt.


    Ismail Kadare: Pranoj dy gabimet e mia: Pjesėn e bisedės me Ramiz Alinė pėr prirjne e shqiptarėve drejt krishėtirmi dhe me Ibrahim Rugovėn.
    Kadare: Dy gabimet e mia
    "Zbehja e myslimanizmit te shqiptarėt dhe marrėdhėnia me Rugovėn"


    Pėr veprėn e shkrimtarit tė madh shqiptar, Ismail Kadare, janė thėnė e shkruar fjalė pafundėsisht tė mira, por, mė shumė se nė publik, nėpėr ambiente tė ndryshme shqiptare pėr tė thuhet se ėshtė njė njeri qė nuk i pranon gabimet. Por, edhe kritikėt e tij mė tė zellshėm kanė rastin tė lexojnė sot njė intervistė, ku Ismail Kadare pranon publikisht dhe me plot gojėn dy nga ato qė ai i cilėson si gabimet e tij. "Ka qenė mendimi im krejtėsisht i gabuar, parashikim krejtėsisht i gabuar, qė nuk doli", thotė Kadare pėr njė bisedė tė tij me ish-presidentin komunist, Ramiz Alia, rreth tezės se pas lejimit tė feve nė Shqipėri, do tė mund tė forcohej feja katolike dhe do tė zbehej me kalimin e kohės, besimi mysliman. "Ja pra, zotėri, e kam thėnė gabim". Eshtė gabim pa asnjė hezitim", shprehet Kadare, i cili pak mė pas pranon njė tjetėr gabim: Atė qė lidhet me raportet mes tij dhe ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, tė cilin shkrimtari i madh e ka pasur mik dhe koleg, por qė edhe e ka kritikuar nė ndonjė moment si politikan. Duke pranuar se, gjithsesi, kjo "pėrplasje" pėr meritė tė Rugovės, nuk u kthye nė "marri", saktėson Kadare.



    “TV Kohavizion“ - Kjo ju ka nxitur tė shkruani nė librin "Nga njė dhjetor nė tjetrin": "Prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra, dhe nostalgjinė e kohės para turke. Me kalimin e viteve, feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), derisa t‘ia linte vendin fesė sė krishterė, ose mė saktė kulturės sė krishterė. Kėshtu qė sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967) do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korrigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn"? Kjo pjesė ėshtė pėrdorur edhe nga Rexhep Qosja, nė polemikė.

    Ismail Kadare: Kjo ėshtė tjetėr. Kjo ėshtė abuzimi, abuzim i pastėr i pandershėm. Pse? E para, kjo ėshtė njė bisedė, ėshtė njė kujtim qė unė vetė e kam nxjerrė. Nuk ėshtė njė qė ma ka kapur njė dokument qė Ismail Kadareja ka thėnė kėtė dhe kėtė. Unė vetė e kam kujtuar njė bisedė me Ramiz Alinė. Ėshtė abuzuese kur njė ditė dikush vetė ka bėrė njė rrėfim pėr diēka, ti fillon dhe abuzon me tė e para gjė ėshtė ta pyesėsh njėherė. E dyta, unė jam shkrimtar nė njė vend qė feja ėshtė ndaluar dhe unė shkoj te shefi i shtetit komunist, komunist i egėr, armik i fesė, dhe i kėrkoj hapjen e kishave dhe xhamive, i kėrkoj lejimin e fesė. Kjo ėshtė kurajoze, sepse situata ėshtė absurde, feja ėshtė e ndaluar dhe bisedojmė pėr njė gjė qė nuk ekziston ende. Dhe unė kam deklaruar nė intervistė. Ka qenė mendimi im krejtėsisht i gabuar, parashikim krejtėsisht i gabuar, qė nuk doli.


    “TV Kohavizion“ Ju e quani tė gabuar sot?

    Ismail Kadare: Pa diskutim. Nuk e kam pėrsėritur kurrė mė, sepse kam thėnė qė ka qenė i gabuar, e ti ēfarė bėn, nuk shikon ē‘ka ndodhur mė pas, por gėrmon me njė kėnaqėsi tė madhe ja ē‘ka thėnė njėherė Ismail Kadare. "Ja, pra, zotėri e kam thėnė gabim". Ėshtė gabim, pa asnjė hezitim. Dhe po tė duash, tė thellohesh, gabim i bėrė nė rrethana krejtėsisht lehtėsuese, nė kuptimin se unė vetė e kėrkoj nė fund tė fundit pėr tė marrė njė ashtu tė them tė hapen kishat katolike, ortodokse, po tė duan dhe xhamitė, megjithėse mendoj unė them se myslimanizmi shqiptar ka pėr t‘u zbehur nga shkaku i hyrjes nė Evropė. Mendim i gabuar, parashikim i gabuar, ēfarė do mė tepėr. Ē‘ėshtė kjo kėnaqėsi pėr tė kapur tė keqen, kjo ėshtė e shėmtuar, kjo nuk ndodh asgjėkundi, vetėm nė mbretėrinė e sė ligės mund tė ndodh njė gjė e tillė. "Do tė gjej patjetėr mendimin tėnd tė gabuar, ndonėse ti e ke korrigjuar mė vonė, je shumė i kujdesshėm pėr tė mos e pėrsėritur mė". Kjo s‘ndodh kurrė. Na pėlqen e liga, na pėlqen mallkimi, na pėlqen e zeza. Nuk duam tė shohim asgjė tė mirė.


    “TV Kohavizion“ - Ne shqiptarėve na ndodh shpesh?

    Ismail Kadare: Pėr fat tė keq, na ndodh disa herė, jo shpesh. Unė jam kundėr asaj qė e dėnojnė veten tė mallkuar. Abuzimi nė kėtė ėshtė njė burracakėri e jashtėzakonshme. Kanė abuzuar, jo vetėm Qosja, kanė abuzuar edhe tė tjerė, njė ish-zv. ministėr i Jashtėm, njė Pėllumb Xhufi, e nxori ai me vrap, "historiani", jo, jo, tė ketė turp, historian. Historiani vajti e gjeti kėtė, por unė kam njėmijė mendime tė tjera korrigjuese tė kėsaj, por jo, ajo i intereson, vetėm e keqja, sepse ata janė njė klan qė i shfrytėzojnė kėto.


    “TV Kohavizion“ - Lidhur me kėto sulme, shpesh e keni pėrdorur fjalėn zili, smirė.

    Ismail Kadare: Ka shumė, ka disa arsye, mund tė jetė edhe ajo. Nuk kam dėshirė tė flas pėr kėto mė duket e padenjė tė flas pėr kėto gjėra.


    “TV Kohavizion“ - A mendoni se fati i shqiptarėve do tė ishte mė ndryshe sikur tė ishim nė shumicė tė krishterė? Ka disa teza qė e mbėshtesin kėtė.

    Ismail Kadare: Njė populli nuk mund t‘i kėrkohet kurrė ajo qė mund tė ishte, tė bėhen hamendje, populli ėshtė ai qė ėshtė. Ne s‘mund tė bėhemi mė tė bukur se qė jemi, jemi ata qė jemi. Unė nuk mendoj qė kjo ka qenė njė fatkeqėsi kaq e madhe. Ndoshta, me sa duket, pėrpara. Na ka penguar me atė qė pėr sa kohė Serbia e mbajti nėn ēizme Kosovėn, duke pėshpėritur jo shumė haptazi, por fshehurazi, kėta janė islamikė, kėta janė tė rrezikshėm, pėr tė pasur dorė tė lirė nga Evropa pėr t‘i rėnė dhe tė them tė drejtėn ka pasur njėfarė suksesi. Tani kjo gjė ėshtė e kapėrcyer, tashti Shqipėria po rehabilitohet, nė qoftė se hyn nė Evropė. Pa myslimanėt, kombi shqiptarė prishet, prandaj ėshtė absurde tė kesh mendime kundėr myslimanėve. S‘mund tė ketė. Unė jam shkrimtar, kam tėrė lexuesit e mi. Pse tė them unė qė pjesa mė e madhe e popullit tim s‘janė mė shqiptarė. Kėto janė marrėzira, vetėm fantazirat mė tė kėqija, mė makabre mund t‘i pjellin. Feja nuk ėshtė njė pengesė, ne jemi ata qė jemi, ne nuk ka pse ta zbukurojmė veten, por as ta keqėsojmė. Ne do tė hyjmė nė Evropė kėshtu siē jemi dhe nuk i kemi borxh askujt. Unė, duke u marrė me shkaqet pse ėshtė bėrė konvertimi, jam pėrpjekur tė shoh anėn e fisme tė kėsaj gjėje, sepse shumė thuhet "e bėnė shqiptarėt pėr servilizėm, e bėnė nga dhuna, pėr arsye karriere pėr taksa". Kėto tė gjitha janė cilėsi qė e rėndojnė ndėrgjegjen shqiptare. Ka diēka tė vėrtetė nė tė gjitha, por ėshtė pėrqindje shumė e vogėl. Unė mendoj qė nga arsyet madhore, ose arsye e madhe, e kam thėnė sė paku qė nuk e ka pėrmendur asnjė historian shqiptar. Mendoj qė me kėtė konvertim jo pėr t‘u hequr shqiptarėve njė faj se nuk ėshtė ndonjė faj por kam gjetur besoj ndoshta edhe tė tjerėt e kanė thėnė, por ėshtė harruar. Arsye kryesore ka qenė problemi i armės, i mbajtjes sė armės. Kush e njeh psikologjinė evropiane dhe ballkanase, problemi i armės ka luajtur njė rol tė madh pėr dinjitetin e njeriut. Njė popull i armatosur, shtėpi qė ka armė ėshtė gjysmė e lirė. S‘mund tė jetė kurrė plotėsisht i robėruar njė njeri qė ka armė jo ilegalisht, legalisht. Prandaj, okupuesi otoman i vuri shqiptarėt pėrpara njė dileme tragjike, do tė mbash armėn jep fenė. Unė jam i sigurt se mijėra e mijėra njerėz kanė kaluar net pa gjumė pėr tė zgjidhur kėtė dilemė, qė ėshtė dilemė e pastėr tragjikisht: fenė apo armėn. Sepse je mėsuar me armė e dorėzon, por ti dukesh i zhveshur, i pambrojtur, pa dinjitet dhe i turpėruar dhe thotė: "Mė mirė po jap fenė, ta mbaj armėn". Armė do tė thotė dinjitet dhe prapa armės qėndron ideja e lirisė, njė vend i pushtuar dhe e kanė bėrė kėtė gjė. Tė tjerėt e kanė menduar "lė armėn, mbaj kryqin". Shqiptarė janė tė dy palėt. Njėlloj unė vuaj pėrpara kėsaj dileme tė tmerrshme, ti dot nuk e di kujt t‘i japėsh tė drejtė. Unė kėtė nuk e gjej dot. Prandaj unė e shfajėsoj popullin shqiptar. Si mund tė kem unė pėrēmim pėr myslimanizmin, kur populli ka zgjedhur tė ndahet nė dy rrugė. Dhe sot ende nuk mund tė them kush ka bėrė mirė kush ka bėrė keq, kur sa ėshtė po aq mirė sa edhe keq. Ky ėshtė qėndrimi i shkrimtarit ndaj popullit tė vet. Ti del dhe kėrkon bisedėn me Ramiz Alinė si intereson kjo se njėri ka thėnė... ėshtė edhe tragjike edhe komike nė tė njėjtėn kohė.


    “TV Kohavizion“ - Njė riciklim tė kėtij problemi, tė kėsaj dileme, ndoshta po e shohim tash nė Kosovė. Kosovės i premtohet pavarėsia, por ende mbetet dilema do ta ketė Kosova ushtrinė e vet. A do tė mund tė bėhet Kosova shtet i pavarur, pa ushtri?

    Ismail Kadare: Askush nuk ia ka mohuar ushtrinė Kosovės, nuk do t‘ia mohojė, absolutisht kurrė mos e mendoni kėtė gjė. Nė Kosovė ėshtė bėrė siē e kam thėnė disa herė, por edhe tė tjerėt e kanė thėnė, mua mė ka ardhur mirė kur e kanė cituar tė tjerėt atė qe e kam thėnė nė shtypin botėror: Eshtė bėrė njė luftė pėr moralitet qė ėshtė gjė e rrallė nė historinė e botės, e vetmja ndoshta. Morali evropian kėtu u vu nė provė, nuk u bė pėr vajguri, as pėr diamante e gjėra tė tjera, u bė pėr moral. Tani Evropa hap njė epokė tė re pėr shkak tė shqiptarėve dhe shqiptarėt duhet ta kenė pėr nder nė historinė e tyre qė e shtynė kontinentin evropian drejt njė lufte tė tillė, tė tipit tė ri. Evropa, e ka ndihmuar luftėn e popullit shqiptar, se nuk kam thėnė asnjėherė se luftoi vetėm ajo. "Po shqiptarėt nuk kanė luftuar", kėtė ma kanė shpikur mua. Paska qenė Ismail Kadare kundėr UĒK-sė?! Ku e morėn kėtė, po ėshtė ky klan qė punon gjithmonė. Ėshtė e tmerrshme. Evropa duke ndihmuar popullin shqiptar emancipoi vetveten, u ngrit njė qytetėrim evropian nė nivel mė tė lartė, ėshtė nė nderin e saj. Evropa nuk mund tė shkelė mė mbi kėtė moralitet, nuk do tė kthehet prapa. Prandaj, populli shqiptar nė Kosovė nuk do tė humbasė asgjė, do t‘i ketė tė gjitha pėrfshirė edhe armėn qė thatė ju.


    “TV Kohavizion“ -Nuk do tė ketė mė dilema tė tilla, ose fenė nė njėrėn anė, ose shtetin, Evropėn?

    Ismail Kadare: Absolutisht.


    “TV Kohavizion“ - Reflektimet tuaja mbi fenė ndonjėherė kanė qenė tė ngjashme me ato tė Presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova. Edhe ai ka qenė shumė liberal pėr fe tė tjera, ka mbajtur fotografinė e Papa Gjon Palit tė Dytė nė zyrėn e tij, ka punuar pėr madhėrimin e tė Shenjtės Nėna Terezė, ka vėnė gur themelin e katedrales nė qendėr tė Prishtinės. Por edhe suportuesit e tij mė tė mėdhenj dhe anėtarėt e tij nga partia, e cila ėshtė nė pushtet, sikur e kanė harruar kėtė ēėshtje, nuk i kanė realizuar nismat a tij. Si i shpjegoni?

    Ismail Kadare: Gjėra qė kanė ndodhur, nuk mund tė shpikim gjėra tė paqena. Ibrahim Rugovėn e kam pasur koleg dhe mik pėrpara se tė merrej me politikė, pėrpara se tė bėhej president, pėrpara se tė bėhej udhėheqės i LDK-sė. Ka qenė koleg dhe miku im nė botimin e veprave komplete nė Kosovė. Nuk lidh raportet e mia me tė me politikėn. E kam pasur mik e kam dashur, kur ka qenė puna e kam kritikuar publikisht, jo prapa krahėve, e kam kritikuar bile publikisht. Kjo nuk ka luajtur rol nė prishjen e miqėsisė. Kam thėnė dhe ėshtė reale nuk dua ta sublimoj njeriun pse ka vdekur, por merita qė kjo gjė nuk u shndėrrua nė marri ėshtė e tij, sepse unė e kam kritikuar ai nuk mė ėshtė pėrgjigjur asnjėherė. Pra, nė qoftė se ka meritė nė kėtė qė themi tė dy, ne e kapėrcyem. Jo, unė po them e kapėrceu ai, pastaj unė, dhe kjo mė ka pėlqyer shumė. Kur u ēlirua Kosova, kur ai ishte President, kur kam ardhur me time shoqe kėtu, e kam pėrshėndetur dhe kam thėnė "ka qenė ėndrra ime tė takoj Presidentin e Kosovės". Presidenti ishte ai, dhe po tė ishte njė tjetėr, unė do t‘i thosha kėto fjalė, se ka qenė ėndrra ime qė Kosova tė ketė presidentin e saj dhe unė ta takoj.
    Qėlloi njė miku im i vjetėr, miku im qė ishim grindur, ose isha grindur unė, jo ai, dhe unė do t‘i thosha kėto fjalė. Mė vjen keq qė disa njerėz mė kanė marrė mllef pėr kėtė gjė. Ėshtė turp. Kjo ėshtė historia. Kur vdiq unė thash po kėto fjalė. Dhe kėto janė raportet e mia me tė, krejt tė hapura, krejt prej qytetarėsh. Por kėta janė njerėz tė pandreqshėm. Njė klan qė i ngatėrron gjėrat. Unė s‘kam pasur lidhje politike me Ibrahim Rugovėn. Mua nuk mė interesonte punė partie, punė zgjedhjesh, kjo ka qenė punė e popullit tė Kosovės, unė e respektova vullnetin e tij, atė e zgjodhi populli dhe pėr ne qė ishim jashtė Kosovės, ishte ai. Nuk kishim pse tė bėnim naze dhe trille, "jo e bėri mirė, jo s‘e bėri mirė", nuk ėshtė punė jona tė gjykojmė nė njė popull qė jeton jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Kėto ishin marrėdhėniet e mia me Rugovėn, kjo ka qenė afėrsia ose largėsia ime me tė. Nė fund tė fundit, ishte afėrsia qė zotėrohej mbi tė gjitha tė tjerat.


    “TV Kohavizion“ - Kjo ēėshtja qė e pėrmendėt ju. Vlerėsoni qė ėshtė e drejtė tė kemi njė katedrale dhe tė ēohet amaneti i Rugovės nė vend?

    Ismail Kadare: Nuk ėshtė puna qė tė ēohet amaneti i tij nė vend. Ēdo gjė ndėrtohet mbi parime, qė katolikėt e Kosovės tė kenė katedralen e tyre ėshtė krejtėsisht normale. Gjithė bota po flet pėr pakicat etnike qė tė respektohen. Ne kemi jo pakicė etnike, por fetare. Si do tė jemi ne tė kursyer pėr ta qė tė mos u japim katedralen e tyre. Sidomos neve, njė katedrale qė ėshtė e drejtė e tyre e drejtė e Zotit qė ta kenė. Pėr mendimin tim, nė peizazhin e kombit shqiptar ėshtė njė objekt qė ndihmon kėtė komb, se nė fund tė fundit lufton mitin e serbėve qė thonė: "ne tė krishterė, ata myslimanė". "Zotėri ne jemi pak tė krishterė por jemi mė tė vjetėr se ju dhe ia kujton botės dhe ndėrgjegjes sė shqiptareve tė Kosovės". Ja njė shenjė e fesė tė hershme qė tregon se shqiptarėt kanė qenė kėtu nė kėtė truall pėrpara jush, sepse gjithė propaganda serbe bazohet "ne tė mburremi nė Ballkan dhe Kosovė jo, tė ardhurit nga Kaukazi dhe Turqia". Ne s‘kemi qenė tė aftė tė bėjmė kaq shumė libra pėr ta pėr tė hedhur poshtė kėtė gjė, por kėtė kishė. Shkaku i parė nuk ėshtė kjo, shkaku ėshtė e drejta njerėzore dhe hyjnore qė kanė tė krishterėt e Kosovės ta kenė kėtė katedrale. Por kjo nuk bie ndesh me interesat e kombit shqiptar, por ėshtė njė argument i dukshėm pėr tė gjithė, mjaft mė me pėrralla qė ju jeni tė krishterė dhe ne jemi aziatikė. Ky ėshtė kuptimi i kėsaj.
    Nuk e di si arsyetohet nė Kosovė, pėrse zvarritet, kjo nuk e kuptoj tė them tė drejtėn. Unė kėshtu e shoh. Unė jam shkrimtar shqiptar, intelektual dhe jam vetė me zanafillė myslimane.


    “TV Kohavizion“ - Pse e ndjeni tash kohėve tė fundit ta thoni kėtė gjithherė, tė arsyetoheni nė njėfarė mėnyrė pėr mendimet qė shprehni?

    Ismail Kadare: E them kėtė se ka shumė pabesi nė polemikėn shqiptare. Nuk dua tė detyroj askėnd t‘i ketė mendimet e mia. Po tė dojė le t‘i ketė, po tė dojė mos t‘i ketė.


    “TV Kohavizion“ - Keni thėnė shpesh kohėve tė fundit, se "shqiptarėt nė tė gjitha vendet, ku jetojnė janė mė mirė se kurrė". A po e shfrytėzojnė shqiptarėt kėtė ēast qė e kanė arritur pėr tė pasur njė bashkėpunim ndėrmjet vete?

    Ismail Kadare: Qė shqiptarėt janė mė mirė se kurrė, vetėm duhet tė jesh i verbėr pėr tė mos e kuptuar. Se sa e shfrytėzojnė kėtė ėshtė e diskutueshme, sinqerisht nuk e kam menduar, por mund tė jetė ashtu si mendoni ju, ndoshta nuk e shfrytėzojnė sa duhet sepse kur nuk e ke lirinė e ēmon shumė, kur e fiton - si ēdo gjė ēmohet mė pak.



    * Marrė nga gazeta „SHQIP“ gjegjėsisht "Koha Ditore", Prishtinė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #120
    Nje burre i permasave si Kadare nuk duhet me fole shume, alias llap.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •