Ismail Kadare
Realizmi socialist arti i madh i revolucionit
Midis profecive te shumta teper te zymta qe behen sot ne boten borgjeze dhe revizioniste nga fallxhoret e klasave sunduese, nje pjese u perkasin letersise dhe arteve. A do te vazhdojne te ekzistojne letersia dhe artet ne te ardhmen? Kjo pyetje, here ne menyre te drejtperdrejte, here ne menyre te terthorte, vertitet ne te gjitha propagandat e tyre. Pergjegjesia e saj perbehet nga nje radhe parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezise, vdekja e letersise dhe e gjithe arteve ne pergjithesi. Cili eshte shkaku i ketij "de profundis" qe tellallet e borgjezise e perserisin pa pushim prej kohesh? Pergjigja eshte e thjeshte: ashtu si nje pjese e profecive, edhe kjo nuk eshte tjeter vecse nje deshire e vjeter e klasave sunduese, e trasheguar brez pa brezi prej tyre bashke me etjen per pushtet dhe shfrytezim.
Dihet se qysh nga kohet me te lashta strukturat e medha burokratike militariste, pra shtetet e medha agresive, si p.sh., Perandoria Romake, duke perkrahur letersine zyrtare kane rene shpesh here ne konflikte te hapura me letersine dhe artin perparimtar. Kjo ka qene e natyrshme, sepse ky art ne pergjithesi nuk mund te pajtohej me frymen agresive, me deshiren per hegjemoni dhe sundim te botes, e cila ishte promotori i gjithe propagandave te ketyre shteteve. E njejta ndodh sot me superfuqite e kohes sone, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letersite dhe artet e ketyre vendeve prej kohesh jane perpara nje alternative: ose te deformohen plotesisht sipas interesave antipopullore te ketyre regjimeve, ose te zhduken. Pra, profecite per vdekjen e tyre ne fund te fundit, nuk jane tjeter vecse kercenime te terthorta qe u behen letersise dhe artit ne qofte se ato nuk knformohen plotesisht me qellimet hegjemoniste agresive te ketyre superfuqive.
Persa u perket popujve qe luftojne per liri e pavaresi, historia ka treguar dhe vazhdon te tregoje se tek letersia dhe artet ata kane gjetur gjithmone nje mbeshtetje te sigurte ne luften dhe ne aspiratat e tyre. Historia e vendit tone e rikonfirmon me force te vecante kete. Shoku Enver ka thene se "populli yne nuk e ka ndare kurre "dyfekun me gjalme" nga libri, shpaten nga pena, trimerine nga dituria...". Dhe kjo eshte nje e vertete e madhe. Populli yne, qe e ka pasur gjithmone ne qender te kujteses se tij kombetare Skenderbeun, nuk e ka nxjerre kurre ne periferi te saj Naim Frasherin. Popullit tone i eshte dashur shume here te ngrihet i vetem kunder rrezikut te zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, as vdekjet, as uria, as rrebeshet e historise nuk ja kane humbur atij asnjehere bukurine e fjales, te gdhendjes, te tingullit. Perkundrazi, ky fat i veshtire ja ka perfeksionuar ato gjer ne virtuozitet. cart i mrekullueshem duhet te jete ai per te cilin populli ka nevoje ne dite te mira e te keqija, cprove e madhe eshte per letersine dhe artet kjo dashuri e popullit per te ne momentet kyce te historise dhe sa qesharake duken ata estete pozamedhenj qe me sofizma te pafund ne kabinetet e tyre belbezojne ne se duhet ose nuk duhet te ekzistojne letersia dhe arti.
Fakti i madh qe populli, midis varferise se tij te thelle, i pangrene e i paveshur, midis halleve, keto male te dyta te vendit, e deshi gjithmone artin, tregon se ai ka pasur aresye te thella per kete. Populli gjithmone ka aresye te medha per te bere nje gje. Aresye te medha per te dashuruar, aresye te medha per te urryer. Ai e ka dashur poezine shqipe, letersine dhe artet e tjera sepse ato kane qene te lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe te kombit eshte tipari kryesor, me i rendesishmi dhe me i pavdekshmi i letersise dhe i arteve tona. Te gjitha vlerat e tjera te ketij arti shekullor do te asgjesoheshin pa kete vlere thelbesore te tij. Kjo lidhje ka qene fati me i madh i kesaj letersie, ashtu sic do te ishte fatkeqesia me e madhe e saj ndarja prej popullit. Letersia jone e realizmit socialist e trashegoi si thesarin me te shtrenjte kete lidhje, duke pasuruar e ngritur ne nje shkalle me te larte ate me idete e revolucionit dhe te komunizmit. Partishmeria proletare e letersise sone te realizmit socialist eshte shprehja me e larte e lidhjes se plote te saj, si asnjehere tjeter, me fatet e popullit.
Te gjithe ne shkrimtaret e realizmit socialist kemi nje pergjegjesi te madhe per ta ruajtur te paprekur kete thesar shpirteror te pacmuar.
Ne te 30 vjetet e moshes se saj letersia jone e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gezime te medha. E vene pa asnje rezerve ne sherbim te revolucionit, komuniste dhe kombetare njekohesisht, ajo i ka lare nje here e pergjithmone llogarite me gjithe ndryshkun shekullor te artit feudal-borgjez, me misticizmin, irealizmin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historite iluzive te vajzave te te varferve me "princet e kalter", me nje fjale me gjithe trillimet e kuzhinave shekullore te botes se vjeter. Ajo ka vazhduar te beje nje lufte te suksesshme kur keto trillime, pasi i ka debuar nga dera, jane perpjekur te hyjne nga dritarja te veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes se pastertise se artit tone eshte sa e veshtire aq edhe madheshtore, sidomos ne kohen e sotme, plot furtuna revolucionesh e kunderrevolucionesh. E verteta eshte se me gjithe sukseset qe jane arritur, megjithse trungun kryesor te letersise dhe te arteve e kemi ruajtur te paster, nuk mund te themi se i kemi mbrojtur si duhet te gjitha deget e tij. E perplasur mbi to, vala e ndikimeve ka bere deme, disa here thyerje, dhe per kete pergjegjesia na takon ne te gjitheve. Por letersia dhe artet tona kane nje lidhje te tille te thelle me revolucionin dhe me kombin, sa qe per nje kohe te shkurter jane ne gjendje te rigjenerojne plotesisht deget e demtuara. Por kjo nuk duhet te na vere ne gjume. Ne te ardhmen nuk pritet asnje dobesim; perkundrazi, do te kete gjithmone dendesim te ketyre valeve goditese. Agresioni eshte po aq i vjeter sa edhe shoqeria me klasa. (Homeri, shkrimtari i pare i planetit tone, nuk shkroi vecse per nje agresion). Por ne asnje shekull ai nuk ka qene aq global, tinzar dhe i shumefytyrshem sa ne kohen tone. Dhe kjo eshte e kuptueshme, per derisa kjo eshte epoke e permbysjeve te medha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcen e agresoreve, por perkundrazi, friken, panikun e tyre perpara historise. Gjysma e dyte e shekullit tone po behet deshmitare e nje intensifikimi te pashembullt te agresionit. Nuk eshte me agresioni i vjeter klasik, prania e te cilit ndihej vetem kur shkelte cizmja e te huajit mbi token tende. Tani armikun mund ta kesh mijra kilometra larg, me te mund te mos shkembesh asnje pushke e, megjithate, pa e kuptuar mund te fillosh te biesh viktime e agresionit te tij. Agresioni kultural, agresioni i fjales, i tingullit, i ngjyrave nuk eshte me pak i rrezikshem se agresioni i cizmes se ushtarit.
Nje nga deshirat e drejtuesve te superfuqive eshte qe bota te jete memece, ne menyre qe ajo te mos i gjykoje dot krimet e tyre. Mirepo njerezit kane lindur me gjuhe. Atehere, aresyetojne ata, ne qofte se njerezit nuk i detyron dot te mos flasin, perpiqu qe ata te belbezojne ne menyre sa me te pakuptueshme, si te marret. Dhe keshtu vazhdon gara e etheshme per te krijuar libra sa me te degraduara, poezi hermetike, proze te coroditur, tinguj kafshore, kompozime abstrakte. I gjithe ky belbezim, qe shpesh u ngjan belbezimeve te te semureve psikike, eshte nje sherbim i madh qe i behet borgjezise se sotme, sherbim te cilin ajo e cmon se tepermi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithe artit, eshte shekulore, por ne asnje shekull ai nuk ka pasur nje shperthim te tille si sot. Kjo ndodh sepse ne asnje shekull klasat sunduese nuk jane gjendur ndonje here kaq prane humneres si ne kete shekull. Ne nje gjendje te deshperuar, ato ndodhen vazhdimisht ne nje aktivitet te ethshem ne te gjitha fushat ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, ne menyre qe ti shmangen katastrofes. Ne terrenin e letersise dhe te arteve, duke kuptuar se lidhja e letersise dhe e arteve me fatin popullit eshte fatkeqesia me e madhe per ta, shpejtojne ta shkallmojne me te gjitha menyrat kete lidhje. Ne qofte se do te kerkonin te gjenin dy fjale qe te permblidhnin sa me qarte esencen e gjithe asaj morie izmash te asaj flore te sotme te helmatisur borgjeze e revizioniste, keto fjale do te ishin "ndarja nga populli". Kjo ndarje eshte synimi i perbashket i gjithe propagandave te sotme reaksionare.
Mirepo borgjezia dhe revizionistet, duke e kuptuar se thirrja per ndarjen e artit nga populli ka ne vetvete rrezikun e diskreditimit, kerkojne rruge me te sterholluara e te maskuara per te realizuar kete ndarje. Ata e fillojne rrethimin shume me larg. Per te humbur gjurmet, ata nuk bejne thirrje per ndarje nga populli, por per ndarje nga njeriu ne pergjithesi. Keshtu shpjegohet ai pasion per dehumanizimin e artit, per menjanimin e njeriut dhe per zevendesimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im eshte se une skam zemer, ka thene nje poet dekadent. Keshtu shpjegohet pasioni per primitivizmin, per mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, eshte me i thelle, sepse vjen qe nga larg, nga barbaria. Lidhur me keto jane perpjekjet per shthurjen e kohes ne vepren letrare, per shkaterrimin e ligjeve te kompozicionit, te sintakses dhe, me ne fund, te gjuhes. (Nje nga kryedekadentet, Xhojsi, eshte perpjekur, per shembull, te krijoje ne nje veper te tij gjuhen e ujit dhe te eres).
Edhe ne rastet kur dekadentet e pranojne njeriun ne veprat e tyre, ky nuk eshte njeri ne kuptimin normal te kesaj fjale. Me teper se njeri, ai eshte nje surogat i tij, nje qenie biologjike, jashte kohes, hapesires dhe shoqerise. Pikerisht nje njeri te tille dekadentizmi perpiqet ta beje hero tipik te kohes. "Njeriu pa cilesi", eshte titulli i romanit voluminoz te Myzilit, nje nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu qe nuk i perket asnje shoqerie, humbet identitetin e vet dhe kthehet keshtu ne nje maske. Per te tilla maska ka shume nevoje sot reaksioni boteror. Keshtu, arti borgjez perpiqet sot te krijoje nje model te ri antiheroi, nje autsajder (ai qe eshte jashte), sic e kane pagezuar ne Perendim. Ky autsajder, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botes borgjeze e revizioniste, misheron ikjen nga bota jone, dezertimin e turpshem nga koha. Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashtershme idesh reaksionare. Seshte e rastit qe nje nga ideologet e sotem borgjeze ka shkruar: "Individi e nis kete udhe te gjate si ausajder dhe do ta mbaroje, ndoshta, si nje shenjt". Hipite e sotem, autsajderet, antiheronjte e Kamysit ose te Beketit, nuk jane tjeter vecse modifikime te shenjtoreve mjekergjate qe bridhnin qysh para 2000 vjeteve e me pas neper shkretetiren e Sinait, heremitet, pelegrinet jezuite ose musulmanet qe niseshin per haxhillek ne Meke. Gjithe ky arsenal erresire dhe myku eshte trasheguar nga arti i sotem borgjez e revizionist. Duke e trasheguar ate, ky art i degraduar, megjithse pretendon te jete i kohes e modern, ne te vertete tregon se eshte i vjeter e dogmatik sa ska ku te veje me.
Ne Plenumin e 4-te te Komitetit Qendror te Partise shoku Enver, ne nje menyre thellesisht marksiste, zbertheu esencen e vertete konservatore te borgjezise dhe te revizionizmit te sotem. "Karakter konservator, - thote shoku Enver, - kane jo vetem ideologjite e vjetra qe vine nga thellesite e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithe liberalizmi e modernizmi i tyre". Duke zbatuar tezen e shokut Enver ne terenin e letersise dhe te arteve, nuk eshte e veshtire te dallojme ne kohen tone aleancen e shenjte te konservatorizmit me te terbuar me modernizmin me te shthurur. Le te kujtojme disa fakte nga historia e letersise sone. Cili ka qene konservatori me i madh i letrave shqipe, dhe jo vetem i letrave, por i gjithe kultures sone? Pergjigja eshte e qarte per te gjithe: ky konservator ka qene Gjergj Fishta. Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patriarkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo perparimi, - ky eshte portreti i ketij letrari prift. Mirepo, nga ana tjeter, po te bejme pyetjen se cili ka qene liberali me i madh i letersise sone, pergjigja eshte po ajo: perseri Gjergj Fishta. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Pra, nga nje ane kryekonservator fanatik, nga ana tjeter kryeliberal. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. Kur ishte fjala per fatet e Atdheut, per lirine, per kufijte ai ishte liberali me i madh.
Te njejtin shembull na jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i itij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Keshtu ne tregimet e tij, ai here na paraqitet si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian.
Dhe ne pergjithesi eshte veshtire te gjendet nje teori tjeter qe tu kete sherbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore thirrje per kthim drejt barbarise, nuk i pengon aspak, perkundrazi, i ndjell akoma me shume drejt tij dekadentet e te gjitha ngjyrave.
Kjo aleance e shenjte midis konservatorizmit dhe liberalizmit eshte plotesisht e shpjegueshme po ta shikojme problemin nga pikpamja marksiste. Ne fund te fundit, qellimi i te dy paleve, konservatore dhe liberale, eshte nje: kthimi ne boten e permbysur, rifitimi i "parajses se humbur".
Ndersa sulen me terbim per te shkallmuar spirancen qe e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqerine dhe komunitetin njerezor dekadentet nuk harrojne per asnje cast te sulmojne spirancen tjeter, ate qe i mban njeriun dhe artin e tij te lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombetar. Ata godisin me terbim keto dy spiranca, sepse e dine qe me shkallmimin e tyre vlerat shpirterore do te mbeten ne meshiren e eres e te dallgeve te terbuara te reaksionit boteror.
Nuk eshte e rastit qe pseudoshkrimtari dhe armiku i partise Fadil Pacrami i linte te mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerez. Nuk eshte e rastit qe ai bashke me T. Lubonjen ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona. Ne poezi F. Pacrami urrente figuren e baballareve, ne skulpture figuren e nenes, ne proze perbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skenderbeut me keq se nje pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgje qe kishte lidhje me themelet e popullit e te kombit. Nga kjo pikpamje ai te kujtonte ata pseudodijetare te Ishullit te Laputeve, per te cilet Suifti tregon se kerkonin te shpiknin nje metode per te filluar ndertimin e shtepive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate.
Si pjese perberese e mekanizmit te revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka e do te kete po ata armiq qe ka revolucioni. Terbimi i tyre, rrufete qe ata leshojne mbi te, nuk tregojne gje tjeter vecse fuqine dhe rrezikshmerine e tij per klasat sunduese. Akuzat per gjoja ngushtesine e tij, per pamundesite e tij, per rregullat kufizuese qe i shkurtojne jeten, koha i ka hedhur dhe do ti hedhe poshte njeren pas tjetres. Realizmi socialist eshte art i se ardhmes. Asnje art i gjertanishem nuk mund te jete i krahasueshem me te per nga mundesite, epiciteti, thellesia, dramaciteti dhe niveli i larte ideoartistik. Kete omnipotence ia jep atij revolucioni komunist. Lirika qe zberthen revolucioni eshte me e madhja liri qe eshte pare ndonje here mbi kete rruzull, sepse ajo eshte liri e milionave. Perpara kesaj lirie zbehen si qirinj lirite e tjera te kenduara ose te pakenduara ne odet e poeteve. Realizmi socialist, si pjelle e revolucionit gezon po ate liri te revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave e dogmave, sic pretendojne armiqte e tij te hapur ose miqte e tij te rreme. Ai u bindet vetem ligjeve te revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikerisht ne kete qendron jo dobesia dhe jeteshkurtesia e tij, por perkundrazi, forca dhe pavdekesia e tij. Nganjehere vete ne, shkrimtaret dhe artistet e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i perdorim dot mundesite e pakufishme te ketij arti. Marksizmi na meson se shpesh here qellon qe shija e pare e klases se fitimtareve bart me vete elemente te shijes se fundit te klases se te mundurve. Shkeputja nga kjo shije eshte nje detyre e vazhdueshme e te gjitheve, dhe vecanerisht e ne krijuesve.
Duke hedhur poshte rrenjesisht teorine e "realizmit pa cak" te revizionistit freng Rozhe Garodi, i cili ka per qellim integrimin e nje pjese te dekadentizmit ne realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kunder kufizimeve artificiale te fushes se veprimit te artit te ri te klases punetore. Realizmi socialist ka nje force te tille te brendshme sa qe eshte ne gjendje te shtjelloje ne gjirin e tij te gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer ne legjendat me te thella te shekujve. Ai eshte ne gjendje ta rishikoje dhe ta rishpjegoje artistikisht gjithe boten, qe nga rrethimi i Trojes e gjer ne rrethimin imperialisto-revizionist. Kete aftesi te re ndircuese ja jep atij vete revolucioni. Dhe pikerisht ketu qendron esenca e novatorizmit te tij te madh. Kufizimi ne kohe dhe ne hapesire i sferes vepruese te realizmit socialist, nuk ben gje tjeter vecse, nga njera ane, i shkeput rrenjet e ketij arti nga themelet kombetare dhe, nga ana tjeter, i njeh sundimin e plote mbi pese mije vjet te historise se popujve tiranise kulturale te te gjitha superstrukturave te vjetra.
Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim dhe tonin artit boteror, kulmet e tij po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punetore. Realizmi socialist eshte akoma ne dekadat e tij te para. Ne vitet e ardhshme ai do ta ngushtoje gjithmone e me teper perandorine kulturale borgjeze-revizioniste, gjersa me ne fund, ta rrethoje ate. Letersia jone e re shqipe, per vete poziten pararoje te partise dhe te vendit tone ne lufte kunder botes se vjeter, ne kuadrin e artit boteror komunist, ka sot nje pozite te privilegjuar dhe mundesi te pakufishme per vepra te medha.
Zeri i popullit, 13 janar 1974
Krijoni Kontakt