I kemi zgjedhur, na janė imponuar, i kemi sharė, pėrmbysur, syrgjynosur e harruar, por rrallė, shumė rrallė nderuar

Ato ditė qė Bamir Topi ulej nė Poltronėn Presidenciale, nė njėrėn prej shumė analizave qė mbushėn gazetat, shkruhej pėr tė, duke e cilėsuar si tė pestin President tė Shqipėrisė. I bie telefonit tė shkrojtėsit, mik i imi dhe i them se e kish gabim, pasi Topi ishte i gjashti, se edhe Zogu kishte qenė pėr 3 vjet President. Jo m‘u kthye serbes, Zogu ishte mbret, ē‘ne President. Duke mbajtur dufin brenda, u pėrpoqa t‘i shpjegoja se para se Zogu tė bėhej Mbret, kishte qenė President dhe them se ia mbusha mendjen, por biseda mė risolli nė mend mosnjohjen ulėritėse tė historisė sė shtetit tė tyre nga shqiptarėt. Se, kur ēuditej njė njeri i letrave pėr punė tė Presidencės sė Zogut, merre me mend se si e dinė historinė tė tjerėt. Dhe meqė shkollėn, falė Zotit, e kam bėrė pėr inxhinieri, mjeshtėri qė tė bėn racional nė tė menduar dhe qė t‘i bėsh gjėrat sa mė tė sistemuara, u ula t‘u sjell kėtu njė histori tė shkurtėr tė kryetarėve tė shtetit shqiptar, qė kur e zumė fill atė mė 1912-ėn, e deri ditėn kur e trashėgoi zoti Topi.

Sė pari, dua t‘u sjell nė mėnyrė skematike njė ndarje tė periudhave tė historisė sė shtetit tonė, sipas formės sė organizimit tė tij.

  • Monarkia e Parė, 1912-1914 Periudha e njohjes sė Shqipėrisė si Principatė e Pavarur, deri nė largimin e Princ Vidit.
  • Regjenca e Parė, 1920-1925 Periudha nga Kongresi i Lushnjės qė rinjohu formėn monarkike tė shtetit, deri nė rrėzimin e qeverisė sė Fan Nolit.
  • Republika e Parė, 1925-1928 Periudha e Republikės sė Ahmet Zogut.
  • Monarkia e Dytė, 1928-1939 Periudha e Mbretėrisė sė Zogut I.
  • Monarkia e Tretė, 1939-1943 Periudha e Mbretėrisė sė Viktor-Emanuelit III, deri nė kapitullimin e Italisė.
  • Regjenca e Dytė, 1943-1944 Regjenca gjatė pushtimit gjerman.
  • Republika e Dytė, 1946-1990 Periudha nga shpallja e RPSH (RPSSH), deri nė shpalljen e pluralizmit politik.
  • Republika e Tretė, 1991- Periudha nga zgjedhjet e prillit ‘91 e nė vazhdim.

Na pėlqen tė themi shpesh se shteti shqiptar ėshtė njė shtet i ri i pakonsoliduar, se shqiptarėt nuk kanė eksperiencė shteti e kėshtu me radhė, po ma do mendja se e bėjmė pėr tė shfajėsuar veten dhe siē e kemi zakon, pėr ta gjetur gjithmonė tė keqen tek dikush tjetėr dhe jo tek vetja. Shqiptarėt edhe pėrpara shpalljes sė pavarėsisė, ishin nėnshtetas tė njė shteti, tė Perandorisė Osmane pra, shtet nė tė cilin ata lindnin, bėnin shkollėn, paguanin taksat, shkonin ushtarė, bėnin karrierė, merrnin poste tė tė gjitha niveleve, shisnin e blinin prona, hapnin gjyqe e kėshtu me radhė. Nuk ishin fise tė egrish nė xhunglat e Amazonės a shkretėtirat e Afrikės, qė kishin rrojtur lakuriq a tė mbuluar me pupla dhe qė e zbuluan qytetėrimin nė shekullin e XX dhe qė u falet tė mos bėjnė dot shtet edhe sot e kėsaj dite, por kishin qenė jetė e mot nė mes qytetėrimeve mė tė ndritura tė dynjasė. Kėshtu qė, nėse shqiptarėt pas 3-400 vjetėsh administrate turke dhe 100 vjetėsh administrate shqiptare, ende janė gati t‘u nxjerrin sytė njėri-tjetrit dhe nuk pushojnė sė bėrtituri nga mėngjesi nė darkė kundėr shtetit tė tyre, mė thotė mėndja se fajin duhet ta kėrkojnė jo te Sulltani i Turqisė apo Mbreti i Italisė, po diku tjetėr, mes vendit.

Po le ta lemė kėtė rrugė, se nuk i del fundi dhe tė kthehemi ku e nisėm. E nisa kėtė punė pėr tė thėnė se, para vitit 1912, kryetari i shtetit ku bėnin pjesė shqiptarėt, ishte ca si larg dhe nuk rrinte nė Tiranė po nė Stamboll. Dhe kur Turqia mori tė tatėpjetėn, gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XIX, mes kombeve tė Ballkanit, shqiptarėt u kujtuan tė fundit tė bėnin diēka pėr veten e tyre.

Monarkia e Parė, 1912-1914: Periudha e njohjes sė Shqipėrisė si Principatė e Pavarur deri nė largimin e Princ Vidit.

Megjithėse Ismail Qemali zyrtarisht nuk ka qenė kryetar i shtetit, por i qeverisė nė ato ditė tė krijimit tė shtetit shqiptar, ai mbuloi disa prej kėtyre funksioneve. Edhe vetė atij i pėlqente kjo gjė, mjaft tė kujtojmė qė ndėr akuzat qė i janė bėrė, kanė qenė edhe ato pėr lidhjen e disa marrėveshjeve dhe dhėnien e disa koncesioneve qė ishin prerogativė e kryetarit tė shtetit, kur ky tė caktohej pėrfundimisht. Sidoqoftė, edhe pėr respekt tė veprės sė tij, mė lejoni ta rreshtoj Ismail Beun nė radhėn e parė tė kėsaj liste. Ismail Qemal bej Vlora, pinjoll i njė prej familjeve mė tė mėdha feudale tė Jugut, e kaloi jetėn duke ushtruar detyra e funksione nė administratėn e lartė osmane, derisa nė pleqėri, pas Luftės sė Dytė Ballkanike, u kujtua se mund tė ushtronte kėto detyra edhe pėr vendin e vet, qė ishte nė grahmat e fundit pėr t‘u coptuar midis fitimtarėve. Ndėrmarrja funksionoi dhe Kuvendi i Vlorės mbeti guri i themelit pėr shtetin shqiptar, qė edhe pas gati njė shekulli mbetet nė tranzicion tė pėrjetshėm. Ismail Qemali dha dorėheqjen nė janar tė 1914-ės dhe u tėrhoq nė Itali, ku edhe vdiq nė vitin 1919.

Kalojnė dy vjet dhe mė nė fund, nė fillim tė vitit 1914, Fuqitė e mėdha pėrcaktojnė statusin e shtetit tė ri ballkanik, si Mbretėri e Trashėgueshme dhe zgjedhin, jo pa kontradikta, mbretin e saj: Princin Vilhelm von Wied, nėn emrin Wilhelmi I, Mbret i Shqipėrisė. Mbreti Vilhelm I, qė u pėrjetėsua nė historinė e shqiptarėve me emrin Princ Vidi, pinjoll i njė prej familjeve mė tė vjetra gjermane, ushtarak me profesion, e mori me bindje detyrėn si ēdo prusian i vėrtetė, por nuk pati fat nė tė. Pėrballė disiplinės sė tij prusiane, dosjeve me ligje e rregulla, pantallonave me vijė dhe frymės perėndimore, shqiptarėt vunė Haxhi Qamilin me brekushe dhe me thirrjen "dum Babėn".

Ėshtė e kuptueshme dhe e njohur si u rrėnua gjithēka, midis trishtimit tė ēdo njeriu me mėnd nė kokė dhe pėrpjekjeve tė pafrytshme tė atyre shqiptarėve patriotė qė shihnin tė thėrrmohej ėndrra e tyre e vjetėr, pikėrisht nė ditėt e realizimit tė saj. Princi, qė ishte i martuar me princeshėn Sofia, e cila u bė edhe mbretėresha e parė e shqiptarėve, kishte dy fėmijė, princin trashėgimtar Karl-Viktor dhe princeshėn Eleonorė. Pas largimit tragjik nga Shqipėria, Vidi u mobilizua nė ushtrinė perandorake gjermane, duke shėrbyer nė frontin Lindor me gradėn e gjeneralit. Gjeneral gjerman them, dhe jo nga kėta tanėt, qė bėhen edhe me tre e katėr yje pa e shkrepur njė herė dhe pastaj ditėn qė duhen, ia mbathin nga dritarja.

Regjenca e Parė, 1920-1925: Periudha nga Kongresi i Lushnjės qė rinjohu formėn monarkike tė shtetit, deri nė rrėzimin e qeverisė sė Fan Nolit.

Me largimin e Princ Vidit nga Durrėsi, pėr Shqipėrinė do tė vijojnė 6 vite tė gjata lufte, kaosi, rrėmuje, pushtimesh, dhe rreziku pėr zhdukje nga harta e Ballkanit. Hapin vendimtar pėr t‘i dhėnė fund kėtij kaosi dhe rreziku qė po bėhej real, e ndėrmori Kongresi i Lushnjės, me pėrfaqėsues nga e gjithė Shqipėria. Ndėr tė tjera, Kongresi vendosi qė, duke ruajtur regjimin monarkik, deri nė kthimin e Princ Vidit ose vendosjen e njė Mbreti tjetėr, tė krijohej njė organ regjence, i quajtur Kėshilli i Naltė i Regjencės, qė pėrbėhej nga 4 anėtarė, nga njė pėr secilin komunitet fetar tė vendit. Ky sistem vijoi tė funksiononte, megjithėse me disa dorėheqje apo ndryshime tė parakohshme, deri nė janar tė vitit 1925.

Republika e Parė, 1925-1928: Periudha e Republikės sė Ahmet Zogut.

Ditėn e Krishtlindjeve tė vitit 1924, Ahmet bej Zogolli, nė krye tė trupave tė veta, hyn nė Tiranė dhe pėrmbys qeverinė e Fan Nolit, i cili largohet nė mėrgim nė Itali, pėr tė mos e parė mė vendin e tij deri nė fund tė jetės. Zogu nuk humbet asnjė ditė. Rivendos nė fuqi qeverinė legale tė rrėzuar nė qershor nga Revolucioni i Qershorit, akt ky qė u konsiderua si rivendosje e Legalitetit, duke mbetur nė histori me kėtė term.

Pas kėsaj, nė janar tė vitit tė ri 1925, pas mbledhjes sė njė Asambleje shpallet Republika me Ahmet Zogun si President tė saj. Se sa e pavarur ishte Asambleja nė vendimin e saj, mjafton tė themi se nė 62 vota, Zogu mori 60 dhe njė abstenim (!). Emri zyrtar i shtetit do tė ishte "Republika Shqiptare" dhe Zogu "Kryetar i Republikės", duke i bėrė edhe njė ndryshim mbiemrit tė vet, nga trajta turke Zogolli (shkurtim i Zog‘oglu) nė Zogu. Gjithashtu, ėshtė pėr t‘u vėnė re se termi i pėrdorur brenda vendit, pėrgjithėsisht ishte "Kryetar" dhe jo "President", duke u pėrpjekur tė pėrdorte njė term tė shqipes, nė vend tė njė termi qė nė mendjen e shqiptarėve ishte i pakuptueshėm. Me shpalljen e Republikės, Zogu u dha fund pretendimeve tė Princ Vidit, presionit tė fuqive tė huaja si edhe pėrpjekjeve pėr lėvizje tė brendshme nga opozitat e tė gjitha llojeve.

Monarkia e Dytė, 1928-1939: Periudha e Mbretėrisė sė Zogut I.

Republika nuk pati jetė tė gjatė. Nė gusht tė vitit 1928 mblidhet sėrish njė Asamble Kushtetuese, nė dukje me baballarė tė kombit, por nė fakt dallkaukė pa flamur, qė do ta shpallnin edhe sulltan po t‘u kėrkohej. Asambleja e shpalli vendin "Mbretnia Shqiptare" dhe Ahmet Zogun Mbret i Shqiptarėve, me emrin Zog I. Kujtoj kėtu, se edhe kjo Asamble, votoi pro ndėrrimit tė regjimit me unanimitet tė plotė. Zogu preferoi termin "Mbret i Shqiptarėve" nė vend tė "Mbret i Shqipėrisė", nė shenjė rivendikacioni drejt tė gjithė shqiptarėve dhe trojeve tė tyre edhe jashtė Shqipėrisė sė atėhershme, duke tėrhequr mbi vete kėshtu edhe zemėrimin e Jugosllavisė dhe Greqisė. Nė vitin 1938, Zogu martohet me konteshėn hungareze Geraldinė Aponyi, e cila mori titullin Mbretėreshė e Shqiptarėve, martesė nga e cila erdhi nė jetė, nė ditėt e fundit tė Monarkisė, Princi Trashėgimtar Leka.

Ahmet Zogu, bashkė me Enver Hoxhėn, mbeten dy figurat qė mė sė shumti kanė ndikuar nė historinė e Shqipėrisė sė kohėve moderne, duke qenė ende e vėshtirė tė bėhet vlerėsimi i ftohtė i rolit tė tyre. Zogu vdiq nė mėrgim nė vitin 1961, i mallkuar nga regjimi i atėhershėm i Tiranės, mallkim qė e ndjek ende sot, pasi edhe gati dy dekada pas vendosjes sė demokracisė nė vend, asnjė qeveri nuk ėshtė kujtuar tė kthejė nė vend eshtrat e tij, ndėrsa nga ana tjetėr, familja dhe oborri tė kthyer nė Tiranė, duket se janė tė interesuar mė tepėr pėr gjėra reale si ēėshtja e pronave, sesa pėr ēėshtje nderi.

Monarkia e Tretė, 1939-1943: Periudha e sundimit tė Viktor Emanuelit III, deri nė kapitullimin e Italisė.

Mė 7 prill tė vitit 1939, trupat italiane pushtojnė Shqipėrinė. Zogu, me gjithė premtimet pėr tė mbathur opingat, pėr tė dalė malit, e mė the tė thashė, nuk bėri asnjė rezistencė, duke u tėrhequr nėpėrmjet Greqisė me gjithė familjen dhe oborrin.

Mė 12 prill, pak ditė pas pushtimit, njė tjetėr Asamble Kushtetuese mblidhet nė Tiranė. Janė po ata politikanė dredharakė, qė kishin votuar pėr tė gjitha regjimet qė u ishin vėnė pėrpara dhe sėrish ishin gati tė votonin. Asambleja, e cila edhe kjo votoi 100% pro, i ofroi kurorėn e Shqipėrisė Mbretit tė Italisė Viktor Emanueli III, i cili u bė kėshtu "Mbret i Italisė dhe Shqipėrisė dhe Perandor i Etiopisė" dhe bashkėshortja e Tij, Mbretėresha Helena, u bė Mbretėreshė e Shqipėrisė. Njė dėrgatė shqiptare shkoi nė Romė pėr t‘i ofruar Kurorėn dhe Mbreti italian e pa mbretėrinė qė i ofruan, njė herė tė vetme, gjatė vizitės sė bėrė nė maj tė vitit 1941.

Viktor Emanueli III, Mbret i Italisė nga viti 1900 deri mė 1946, njeri me kulturė tė thellė dhe fitimtar pėrkrah Antantės nė Luftėn e Parė Botėrore, mbetet ende sot njė nga figurat mė tė debatuara tė historisė italiane. Figura e tij u cenua fillimisht nga rezistenca e dobėt qė i bėri ardhjes nė fuqi tė Musolinit dhe u godit fort nga qėndrimi jo shumė i denjė qė mbajti pas kapitullimit famėkeq tė 8 shtatorit 1943. Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, pavarėsisht nga investimet dhe ndėrtimet e pafund tė bėra kėtu nga italianėt, bashkėkohėsit e kujtojnė Viktor Emanuelin tė thoshte "nuk e dua atė grumbull gurėsh". Edhe kėtė Mbret e ndoqi mallkimi i tė tjerėve krerė tė shtetit shqiptar. Vdiq nė mėrgim nė Egjipt nė vitin 1947.

Regjenca e Dytė, 1943-1944: Regjenca gjatė pushtimit gjerman.

Shtator 1943. Italia kapitullon dhe ndėrron barrikadė, duke u hedhur nė anėn e aleatėve. Nė Shqipėri hyjnė gjermanėt qė mbushėn boshllėkun e krijuar nga kapitullimi italian dhe, natyrisht qė Asambleja e radhės u mblodh pėr tė kthyer timonin nė anėn tjetėr. Asambleja e tetorit tė vitit 1943, shpalli rrėzimin e bashkimit tė Shqipėrisė me Italinė dhe pavarėsinė e vendit dhe, meqenėse rrėzoi njė Mbret duhej tė zgjidhte njė tjetėr. Pėr tė mos hapur probleme e debate tė kota nė njė situatė krize si ajo e momentit, Asambleja rikrijoi Kėshillin e Naltė tė Regjencės, i cili do tė luante rolin e kryetarit kolektiv tė shtetit, deri nė caktimin e formės sė regjimit pas Lufte, sipas modelit tė Kėshillit tė Naltė tė viteve ‘20. Si regjentė u zgjodhėn Mehdi Frashėri (bektashi), Lef Nosi (ortodoks), Fuat Dibra (syni) dhe patėr Anton Harapi (katolik).

Megjithėse Kėshilli do tė drejtohej me rotacion tremujor, do thėnė se Fuat Dibra ishte vazhdimisht i sėmurė, derisa vdiq nė janar tė 1944-ės, ndėrsa patėr Harapi pranoi tė merrte pjesė, por jo ta drejtonte Kėshillin dhe pėr rrjedhojė, Mehdi Frashėri gjatė gjithė periudhės deri nė fund, qe praktikisht kryetar i shtetit. Nė tetor tė vitit 1944, nė prag tė hyrjes sė partizanėve nė Tiranė, Kėshilli i Regjencės dha dorėheqjen dhe u tėrhoq drejt Shkodrės. Fati i anėtarėve tė tij qe i trishtė. Lef Nosi u kap nė Shkodėr nė dhjetor tė atij viti, pas njė viti u kap maleve ku qe strehuar edhe patėr Anton Harapi dhe tė dy u pushkatuan nė vitin 1946. Mbijetoi vetėm Mehdi Frashėri, i cili u tėrhoq bashkė me gjermanėt dhe vdiq nė arrati vite mė vonė.

Republika e Dytė, 1946-1990: Periudha nga shpallja e RPSH (RPSSH), deri nė shpalljen e pluralizmit politik.

Ndėrsa nė fund tė tetorit 1944, nė Tiranė Kėshilli i Naltė i Regjencės jepte dorėheqjen, po ato ditė nė Berat, pushteti komunist merrte format e shtetit tė ri, nė atė qė ėshtė quajtur "Mbledhja e Dytė e KANĒ-it" (Kėshilli Antifashist Nacional-Ēlirimtar). Nė kėtė mbledhje, ai shpallej si trupė legjislative dhe Kryetari i Kryesisė sė tij, si kryetar i pėrkohshėm i shtetit. Kryetar i Kryesisė sė Kėshillit tė KANĒ-it, u rizgjodh doktor Omer Nishani, qė ishte zgjedhur nė kėtė funksion qė nė Kongresin e Pėrmetit, nė maj tė atij viti. Omer Nishani, gjirokastrit, kishte mbaruar pėr mjekėsi nė Vjenė dhe kishte qenė pėr shumė vjet nė emigracion. U kthye nė Shqipėri pas pushtimit italian nė vitin 1939 dhe pas pak kohe pranoi tė merrte detyrėn e anėtarit tė Kėshillit tė Shtetit, qė e mbajti deri nė vitin 1943, pėr tė ndėrruar barrikadė dhe kaluar pas kėsaj me Lėvizjen Antifashiste.

Pas Ēlirimit tė vendit, nė dhjetor tė vitit 1945 u organizuan zgjedhjet e pėrgjithshme, nga tė cilat doli Asambleja Kushtetuese, e cila u mblodh nė ditėt e para tė janarit 1946, me detyrė kryesore legalizimin e pushtetit dhe shtetit tė ri. Do thėnė qė me kėtė Asamble vazhdon seria e Asambleve Kushtetuese shqiptare, qė gjithmonė ishin mbledhur jo pėr t‘u bėrė ballė sfidave tė vendit, por thjesht pėr tė legalizuar sipas dėshirės tė fortin e radhės, mbret, diktator a sekretar i parė tė ishte ai. Ėshtė e tepėrt tė sqaroj se, edhe kjo Asamble votoi 100% pro. Nejse. Asambleja shpalli Shqipėrinė "Republikė Popullore" dhe si kryetar shteti Presidentin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPPSH-sė, post nė tė cilin u rizgjodh Omer Nishani.

Skema e shtetit tė zgjedhur, qe ajo sovjetike, ku atje pushteti real ishte nė dorė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PK tė BRSS, ndėrsa pushteti formal mbahej nga Presidenti i Presidiumit tė Sovjetit Suprem tė BRSS-sė. Vetė Enver Hoxha, zot absolut i vendit pėr 4 dekada, nuk figuron pėr asnjė ditė tė vetme nė krye tė shtetit shqiptar, duke ia lėnė kėtė post thjesht honorifik tė tjerėve. Nėse, pėr njė shaka tė hidhur tė historisė, do tė donim ta gjykonim atė sipas ligjve tė po asaj kohe, do tė ishte e vėshtirė ta dėnonim, pasi firma e tij nuk figuron nė asnjė dokument tė dalė nga dora e legjislativit, ku ai ishte deputet i thjeshtė, apo e kreut tė shtetit, qė ai nuk qe asnjė ditė.


Dr. Omer Nishani e mbajti postin deri pak muaj para vdekjes, ndėrsa nė vend tė tij, nė gusht 1953, u zgjodh Haxhi Lleshi, duke i bėrė edhe njė ndryshim tė lehtė nė titull. Tashmė ai quhej jo mė "President i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPSH-sė", por "Kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPSH-sė". President a kryetar qoftė, titulli nuk e justifikonte dot gjatėsinė e vet me peshėn reale gati jo ekzistente. Haxhi Lleshi, me origjinė nga njė prej familjeve mė tė dėgjuara tė Dibrės, qė nė vitin 1942 iu bashkua Lėvizjes Antifashiste, duke krijuar dhe njė ēetė partizane. Nė vitet 1944-1946 kishte qenė ministėr i Brendshėm dhe mė pas deputet, derisa mori detyrėn e kryetarit tė shtetit. Edhe atė e ndoqi fati i shumė tė tjerėve para tij. Pas vitit 1992, burgoset dhe qėndron nė burg deri nė vitin 1996, kur lirohet pėr shkak tė moshės dhe sėmundjeve.


Nė vitin 1982, Enver Hoxha, qė pas spastrimit tė grupit tė Mehmet Shehut, i kishte hapur rrugėn drejt trashėgimisė Ramiz Alisė, deshi ta konsakronte kėtė gjė edhe nė drejtimin e shtetit. Nė nėntor tė atij viti, Haxhi Lleshi i le detyrėn Ramiz Alisė si kryetar i shtetit, me titullin kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPSSH-sė. Titullit i qe shtuar edhe njė "S", pasi Shqipėria nė vitin 1976, ishte bėrė pėrveēse "Republikė Popullore" edhe "Socialiste".

Republika e Tretė, 1991: Periudha nga zgjedhjet e prillit ‘91 e nė vazhdim.

Fundi i sistemit sovjetik nė Lindje, natyrisht qė do tė sillte edhe fundin e kėtij sistemi nė Shqipėri. Ramiz Alia, veēse u pėrpoq tė nxirrte nė njė breg, qė nuk u mor vesh kurrė se cili ishte, anijen e shpartalluar shqiptare, duke u pėrpjekur tė qėndronte nė timon dhe duke ndėrruar vetėm spaletat. Nė prill tė vitit 1991, pas zgjedhjeve tė para pluraliste, shteti komunist mori fund edhe formalisht. Shqipėria u shpall Republikė, me kryetar shteti Presidentin e Republikės dhe Ramiz Alia u zgjodh President, post qė e mbajti pėr njė vit, deri nė prill tė vitit 1992. Edhe kėsaj radhe nuk u thye "tradita" e votimit unanim, duke votuar 100% pro pėr shpalljen e Republikės, ndėrsa mė nė fund, pas 80 vjetėsh tė shtetit shqiptar, u votua jo me unanimitet pėr Presidentin.

Pas tėrheqjes sė tij nga jeta politike, vetėm pak muaj mė pas, Alia iu nėnshtrua traditės shqiptare tė burgut, pėr tė qėndruar brenda deri nė shkurt tė vitit 1997, kur "shkatėrrimi i shtetit" dhe jo "logjika e shtetit" e bėnė tė shkonte nė shtėpi nė moshėn 72-vjeēare. E vetmja relike e sė shkuarės, qė ka kaluar 60 vjetėt e fundit tė historisė sė Shqipėrisė nė protagonizėm politik, Alia mbetet njė arkiv i sė shkuarės, por qė pėr zgjedhje personale, shenjat janė se do ta marrė atė me vete nė varr.

Ato ēka ndodhin pas dorėheqjes sė Ramiz Alisė dhe zgjedhjes si President e Sali Berishės, nuk janė faqe tė historisė, por pjesė tė realitetit ende prezent. Berisha, ish-komunist prej dhjetėra vjetėsh, erdhi nė fuqi si antikomunist, qeverisi si komunist dhe u pėrmbys nga trashėgimtarėt e komunistėve. Vetėm nė Shqipėri mund tė jenė tė kuptueshme rebuse tė tilla! Pas Sali Berishės, vijojnė Presidenca e qetė e Rexhep Mejdanit dhe ajo e trazuar e Alfred Moisiut, i cili nuk arriti tė na krijonte precedentin e mandatit tė dytė (normal) tė njė Presidenti.

Pas tij, me njė lėvizje nė tė cilėn mbinė tė gjithė llojet e ferrishteve, por asnjė filiz morali, nė ditėt e fundit tė muajit qė shkoi, nė Presidencėn shqiptare arriti Bamir Topi. Nuk do folur keq pėr mjetet, se historia e botės njeh shumė shembuj prijėsish qė kanė ardhur nė fuqi me lloj- lloj mjetesh jo shumė tė pastra, por pastaj kanė ditur tė ndreqin edhe mėkatin e ardhjes, edhe tė qeverisin me paqe e drejtėsi popujt e tyre.

Statistika dhe kuriozitete:

Midis kryetarėve tė shtetit shqiptar ka 2 tė huaj (Princ Vidi dhe Viktor Emanueli III); 4 katolikė, 4 ortodoksė dhe 15 myslimanė e bektashinj; 3 mbretėr, 2 pashallarė, 6 presidentė dhe 2 priftėrinj.

Nė momentin e marrjes sė detyrės, mė i riu ka qenė Ahmet Zogu, si President, 29 vjeē, ndėrsa mė i moshuari Ymer pashė Vrioni, 80 vjeē.

Mė gjatė nė detyrė ka qėndruar Haxhi Lleshi, qė pėr pak muaj nuk arriti tė bėnte 30 vjetėt, ndėrsa mė i vjetri ende gjallė ėshtė Ramiz Alia, sot 82-vjeēar.

Ende nuk ėshtė kaluar ylberi pėr tė pasur njė femėr nė krye tė shtetit, por kemi pasur 3 mbretėresha, nga tė cilat e para iku dhe nuk e pa mė Shqipėrinė (mbretėresha Sofia), e dyta nuk shkeli asnjė ditė kėtu (mbretėresha Helena), dhe e treta iku lehonė pėr t‘u kthyer e vdekur kėtu nė pleqėrinė e thellė (mbretėresha Geraldinė).

Kemi njė tė vdekur nė detyrė (Fuat Dibra); 6 tė burgosur pėr shkak tė detyrės dhe 2 tė pushkatuar (Lef Nosi dhe patėr Anton Harapi), ndėrsa 8 janė pėrmbysur nga froni, apo shkulur nga poltrona para afatit.

5 kanė vdekur nė arrati, vetėm 3 e kanė varrin dhe nderohen nė Shqipėri, ndėrsa gjithė tė tjerėt, ose janė varrosur jashtė, ose u ka humbur varri pa nam e nishan.

I kemi vrarė dhe arratisur, i kemi pushkatuar e pėrmbysur, i kemi sharė e burgosur, u kemi humbur varrin, por gati asnjėherė nuk i kemi nderuar. Dhe kur jemi sjellė kėshtu me ata qė vetė i kemi vėnė nė krye tonė, merre me mend pastaj se sa mund tė duam e nderojmė njėri-tjetrin.


ARTAN LAME

Nr: Emri: Funksioni: Periudha:

  • 1 Ismail Qemal Vlora Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme Nėntor 1912 - Janar 1914
  • 2 Vilhelmi I Mbret i Shqipėrisė Mars 1914 - Shtator 1914
  • 3 Aqif pashė Biēaku, imzot Luigj Bumēi, Mihal Turtulli, Abdi Toptani Kėshilli i Naltė i Regjencės Janar 1920 - Dhjetor 1921
  • 4 Ymer pashė Vrioni, Ndoc Pistuli, Refik Toptani, Sotir Peci " Dhjetor 1921 - Dhjetor 1922
  • 5 Xhaferr Ypi, Gjon Ēoba, Refik Toptani, Sotir Peci " Dhjetor 1922 - Janar 19256 Ahmet Zogu Kryetar i Republikės Shqiptare Janar 1925 - Shtator 1928
  • 7 Zogu I Mbret i Shqiptarėve Shtator 1928 - Prill 1939
  • 8 Viktor Emanueli III Mbret i Shqipėrisė Prill 1939 - Tetor 1943
  • 9 Mehdi Frashėri, Lef Nosi, Fuat Dibra, patėr Anton Harapi Kėshilli i Naltė i Regjencės Tetor 1943 - Tetor 1944
  • 10 Omer Nishani Kryetar i Kėshillit ANĒ Tetor 1944 - Janar 1946
  • 11 Omer Nishani President i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPSH Janar 1946 - Gusht 1953
  • 12 Haxhi Lleshi Kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPSH (RPSSH) Gusht 1953 - Nėntor 1982
  • 13 Ramiz Alia Kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė RPSSH Nėntor 1982 - Prill 1991
  • 14 Ramiz Alia President i Republikės sė Shqipėrisė Prill 1991 - Prill 1992
  • 15 Sali Berisha " Prill 1992 - Korrik 1997
  • 16 Rexhep Mejdani " Korrik 1997 - Qershor 2002
  • 17 Alfred Moisiu " Qershor 2002 - Korrik 2007
  • 18 Bamir Topi " Korrik 2007 - ????


GAZETA SHQIP