Rrembehet avioni “Turkish airlines”, u nis nga Tirana ne oren 16:40
Ora 18:25
Nga Ina Koxha
TIRANE (3 Tetor) - Nje avion i nisur nga Tirana ne oren 16:40 per ne Turqi eshte rrembyer nga 2 persona te armatosur. Sipas njoftimeve nga mediat e huaja avioni I kompanise ‘Turkish Airlines” eshte ulur pak minuta me pare ne Brindizi dhe 2 rrembyesit kane deklaruar se kane nje mesazh per Papen.
Ne avionin e linjes Tirane-Stamboll udhetojne 107 persona dhe 7 pjesetare te ekuipazhit, 20 prej te cileve shtetas te huaj dhe te tjeret jane shtetas shqiptare. Sinjalizimi per rrembimin eshte bere ndersa avioni ndodhej ne hapesiren ajrore greke. Kujtojme edhe njehere qe avioni eshte shkeputur nga toka shqiptare ne oren 5 pa 20 dhe pritej te mberrinte ne stamboll rreth ores 7 pa 20.
Ne avion udhetojne 20 shtetas te huaj dhe pjesa tjeter jane shqiptare. Burime politike turke deklarojne se avioni I “Turkish airlines” eshte marre peng nga persona te cilet protestojne per viziten e Papes ne Turqi. Ngjarja eshte ende ne zhvillim.
Ndersa drejtori i "Turkish Airlines", njofton se asnje nga pasagjeret nuk jane kercenuar dhe te gjithe jane ne gjendje te mire shendetesore.
Ka qene dy avione luftarake italiane F16 te cilet kane detyruar avionin te ulet ne Brindizi. Ka qene piloti I avionit, me kombesi turke ai qe ka ka lajmeruar ne radio per drejtimin qe po merrte avioni dhe ne kete menyre eshte dhene edhe alarmi. Nderkaq, ne Aeroportin e Brindizit, eshte duke u zbatuar plan I sigurise qe eshte I parashikuar ne rast episodesh terrorizmi nderkombetar
(News24/Balkanweb)
Krijoni Kontakt