Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 65
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Qe ta kuptoni mire se sa e thelle eshte puna po ju postoj letren(ne italisht e gjeta vetem) e njeriut qe e morri peng avionin.

    Dua t'i rikujtoj forumasve etapat e ngjarjes. Avioni ngrihet nga Tirana, shkon ne drejtim te Stambollit, ndryshon itinerarin, vijne forcat Greke dhe e shprurin ne Itali dhe pastaj vjen letra e ketij "krishteri" turk qe na qenka dhe me origjine Maqedonase.


    "Chiedo il Suo aiuto come leader dei cristiani e del mondo cristiano. Frequento la chiesa dal 1998 ed ho trovato la giusta via in Gesù Cristo e nel Vangelo". Ekinci afferma quindi di essere discendente da una famiglia in passato immigrata dalla Macedonia "a causa della guerra". "Come si sa - continua la sua lettera- la Turchia costringe gli immigrati ad essere turchi e musulmani" e "la mia famiglia è stata obbligata ad accettare l'identità della Repubblica turca".

    "Quando sono nato, nel 1978, hanno scritto sui miei documenti musulmano senza chiedere il mio parere. Nelle scuole della Repubblica turca costringono tutti a studiare morale islamica e religione perché nelle scuole turche è proibito insegnare altre religioni. Quando ero studente a Smirne i miei insegnanti mi hanno spesso punito per il mio disinteresse verso le lezioni di religione".

    "Nel 1998 ho cercato di fare un'indagine sulla mia religione di origine. Grazie ad un mio amico ho cominciato quindi a frequentare le chiese a Smirne. Nel 1999 sono stato battezzato ed ho capito che io ero un cristiano. Infatti i miei antenati in Macedonia hanno dovuto accettare l'Islam su pressione delle spade degli Ottomani. Nel mio stesso paese non ho potuto avere il diritto di essere cristiano".

    "Nel 1998 - prosegue Ekinci nella lettera -sono stato chiamato a fare il servizio militare. Dovevo obbedire alla chiamata e ci sono andato. Grazie all'aiuto di Gesù Cristo, dopo 18 giorni, sono stato riformato come individuo marcio. Peccato che nel paese del diavolo, il demonio mi ha giocato un altro scherzo e mi hanno chiamato di nuovo al servizio militare affermando che la decisione di riformarmi non era giusta. Nonostante le mie proteste mi hanno costretto ad andare al servizio militare per un esercito musulmano. Ho fatto quello che non dovevo fare e sono scappato. Ho resistito e combattuto, ho cercato di spiegare la mia situazione ai miei comandanti. Ma non mi hanno dato retta e mi hanno messo in prigione due volte. Per essere cristiano ho dovuto subire pesantissime torture e violenze. Nel 2005 sono uscito, grazie alla mia fede, dall' ospedale militare di Gumussuyu con un permesso di sei mesi e sono scappato all'estero. Ma sono scappato in un altro paese musulmano, l'Albania, a Tirana, per i problemi di visto di ingresso. E ho chiesto asilo in Albania. Ora sto vivendo in un campo rifugiati dell'UNHCR dell'Onu (l'Alto commissariato Onu per i rifugiati, ndr) . Ma questo paese musulmano ha buoni legami con la Turchia e vuole estradarmi in Turchia. Aiutami Papa".
    "Ormai non voglio vivere più in un paese musulmano - aggiunge la lettera - non riesco più a respirare in una città musulmana. Mi salverà solo Lei, il Sommo Pontefice. Per questo motivo mi consegno a Lei. E La prego di darmi il suo aiuto per amore del Cristianesimo e del Padre del Figlio e dello Spirito santo". "Spero che Lei prenderà la mia mano. Porgendo il mio amore bacio le Sue mani". Hakan Ekinci.



    Pra Hakan Ekinci, ky njeri qe "mobilizoi" trupat Greke, por qe cuditerisht ne Turqi por dhe ne Greqi e kishin mendjen te fjetur dhe as nuk reagoi njeri per kete ngjarje qe normalisht duhet te krijonte nje buje te paprecedente deklaron se "ky shtet musliman, pra Shqiperia, nuk me do" duke cituar se sa te forta jane rreltat ndermjet Turqise dhe Shqiperise. Cuditerisht kjo deklarate vjen pas deklarates se Papes se mbeshteste Shqiperine ne Europe dhe pas rezolutes qe u perkrah sot, por qe kishte kohe qe ishte ne pergatitje per futjen e rrajonit te Ballkanit ne BE. Ne si perfundim mbetem nje shtet mik i Turqise dhe i "terrorizmit" perderisa Hakan Ekinicit nuk i paskemi dhene letrat qe deshironte.

    Te shkretet na, perseri si koka turku perfunduam. Mos u merzisni burra, se sidoqofte edhe sot ja arritem te dalim ne faqet e para te BBC-se dhe gazetave te tjera. Te shofim ne ditet qe vijojne se si djali Turk me origjine Maqedonase do na tregoj dramen e vet per dokumentat e mohuara nga Shqiperia(qe ne Shqiperi ska ngel njeri pa shkel sipas qejfit).

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Jam kurioz te di se si e moren peng avionin kur ishin te paarmatosur?!

    Si arriten te futeshin ne kabinen e pilotit, kur me sa di une pas 11/9 te gjitha dyert e kabinave te piloteve duhet te jene te blinduara!

    Ata mund te vrisnin udhetaret, mund te hidhnin avionin ne ere por kurre nuk duhej te futeshin ne kabine!!

    Avionin mund te nderroje drejtim, por ate e ben piloti ne kabine i diktuar ndoshta nga nje situate pa rrugedalje!

    Po sikur te merrnin avionin nen kontroll dhe ta drejtonin drejt Vatikanit (larg qofte)!! dhe te perseritej nje tragjedi si me 11/9, kur dihet boterisht se Vatikani eshte ne axhenden e Al Qaedes!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga joss : 04-10-2006 më 02:15

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Varet nga avioni. Perpara 9/11 mbaj mend avionat qe shkonin ne shqiperi i kishin kabinat e hapura dmth dukeshin pilotet. Por kto vitet e fundit skam pa kabina te hapura.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2006
    Postime
    9
    Me sa duket ky aziatiku qenka spiun i vatikanit!
    Por si s'doli nje shqiptar ta mbizoteronte!
    Dezerton tjetri ushtrin e vendit te vet dhe terrorizon gra dhe femije te pafajshem.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Kodi SOS i pengmarrjes, i lëshuar nga avioni tronditi autoritetet më të larta të tre vendeve, por përfundoi pa pasoja

    Dy orët e 113 pengjeve në avionin e “Turkish Airlines”


    Shekulli

    TIRANË- Kodi SOS i avionit Boeing 737-400 me 113 pasagjerë në bord u përcoll brenda pak minutash në të gjitha mediat kryesore të botës. Pasagjerët e “Turkish Airlines”, 87 prej të cilëve shqiptarë dhe 20 të huaj, ishin të fundit që e kuptuan se ndodheshin në një situatë kritike, ku jeta e tyre mendohej se ishte në dorën e një terroristi islamik, e që në fund rezultoi të ishte një30-vjeçar i dëshpëruar për dëbimin drejt Turqisë. Avioni i linjës Tiranë-Stamboll u mor peng në hapësirën ajrore greke, rreth 15 milje në veri të Selanikut, kur një 30-vjeçar turk, deri në atë moment i paidentifikuar hyri pa u vënë re nga bashkudhëtarët në kabinën e pilotëve. Nuk dihet sesi ka arritur të marrë nën kontroll drejtimin e avionit, pasi mbrëmë vonë u deklarua se rrëmbyesi ishte i paarmatosur, por rreth 50 minuta pas ngritjes nga Rinasi, avioni ka ndryshuar drejtim. Është rikthyer sërish në hapësirën ajrore shqiptare, me drejtim Italinë, nën kontrollin e plotë të rrëmbyesit të vetëm turk.
    ***
    Autoritetet greke kanë qenë të parat e njoftuara për marrjen peng të avionit të nisur nga Rinasi, me destinacion Stambollin. Pilotët e avionit duket se kanë aktivizuar kodin SOS të pengmarrjes, e cila është marrë dy herë nga autoritetet greke. Zëdhënësi i drejtorisë së Aviacionit Civil grek pohoi për mediat se fill pas marrjes së sinjalit, 4 avionë ushtarakë janë ngritur në ajër dhe kanë shoqëruar aeroplanin e marrë peng. Raportohet se avioni i nisur nga Rinasi ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 16: 58 minuta, e më pas është nisur në drejtim të Italisë. Nga ana e tyre, forcat ajrore italiane kanë urdhëruar fluturimin e dy avionëve të tjerë luftarakë F16, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll. Aeroplani i rrëmbyer ka hyrë në kontakt me kontrollorët italianë të trafikut ajror rreth orës 5:25 minuta, ku edhe ka kërkuar të ulet në aeroportin e Brindizit. Situata e krijuar, e cila ka mbajtur në ankth Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë është sqaruar disi në momentin që pengmarrësi ka deklaruar se do t’i lëshonte pengjet, vetëm pasi të publikohej një mesazh, drejtuar Papës Benedikt. Fillimisht ai ka kërkuar që avioni të ulet në Romë, por pilotët e “Turkish Airlines” e kanë bindur për t’u ulur në Brindizi.
    ***
    Hakan Ekinci, 30-vjeçari i dëbuar nga autoritetet shqiptare, ka lënë të kuptohet se po ndihmohej nga një tjetër bashkëpunëtor në rrëmbimin e avionit, duke mbajtur kësisoj në ankth ekuipazhin prej 6 vetash të avionit të linjës Tiranë-Stamboll. Ulja e avionit në Brindizi është bërë pa asnjë problem e vetëm atëherë, pasagjerët e kanë kuptuar se diçka po ndodhte rreth tyre. Forca të shumta të policisë italiane kanë rrethuar avionin, por askush prej tyre nuk ka guxuar t’i afrohej, pa filluar negociatat me rrëmbyesin. Një grup për zgjidhjen e krizës është ngritur brenda pak minutash nga autoritetet italiane dhe ka filluar bisedimet me turkun Ekinci. 30-vjeçari ka bërë më në fund të qartë qëllimin e tij, fitimin e azilit politik në Itali, e për këtë ka kërkuar ndihmën e Papës Benedikt. Rreth orës 20:10 minuta, Hakan Ekinci ka pranuar të dorëzohet dhe pasi u ka kërkuar falje në shqip pasagjerëve, ka zbritur shkallët e avionit, duke qetësuar kështu qindra njerëz të përfshirë në këtë histori rrëmbimi.


    PASAGJERËT

    87 pasagjerë shqiptarë,
    20 të huaj
    20 myslimanë shqiptarë, të cilët po
    udhëtonin në drejtim të Arabisë Saudite për në vendin e shenjtë, Mekë
    2 mise, pjesëmarrëse në “Mis World”, të cilat po udhëtonin drejt Indisë dhe Kinës

    REAGIME

    Turkish Airlines: Mesazhet
    e kapitenit për rrëmbyesin

    TIRANË- Zyrtarët e “Turkish Airlines” kanë komunikuar gjatë gjithë rrugës me kapitenin Mursel Gokalp dhe pilotin e dyte, Yavus Yilmaz, të cilët u kanë garantuar se pengmarrësit ( që deri në momentin e dorëzimit mendohej se ishin 2) ishin të paarmatosur dhe të parrezikshëm. Ata kanë pohuar se pengmarrësi kishte hyrë në kabinë rreth 15-20 minuta pasi avioni ishte larguar nga Tirana. “Ata u kanë thënë pilotëve se kishin një mesazh për Papën e ndaj donin që t’i çonin drejt e në Romë, duke u kërkuar pilotëve të mos rezistonin”,-tha zëdhënësi Ali Genc. Momenti i dytë është ai i përcjelljes së mesazhit për Papën, gjatë kohës që avioni ndodhej mbi hapësirën ajrore greke. “Unë kam këtu dy njerëz të padëshirueshëm, të cilët duan të shkojnë në Itali të takojnë Papën”,-ka thënë kapiteni. Më pas, për të shmangur çdo incident të mundshëm është vendosur që avioni të ndryshonte drejtim e të zbriste në Brindizi.

    KRONOLOGJIA

    20.54

    Sipas burimeve të policisë kufitare të Brindizit ka qenë vetëm një person rrëmbyes i avionit të linjës Tiranë-Stamboll. Sipas burimeve turke, burri është rreth të 30-ave, dezertor dhe gjatë gjithë kohës ka lënë të kuptohet me qëllim se ka patur një bashkëpunëtor tjetër me të

    20.10
    Rrëmbyesi i avionit pranoi të dorëzohej, pas negociatave të bëra në aeroportin e Brindizit, ku foli edhe me prefektin. Ai u ka kërkuar falje pasagjerëve në shqip dhe në anglisht, e më pas ka pranuar të zbresë nga avioni, për t’u vënë në prangat e policisë


    19.52
    Sipas policisë, prezente në vendngjarje, pengmarrësi i avionit turk ka pranuar të vetëdorëzohet tek autoritetet italiane. Pasi ka bërë publik mesazhin e tij për Papën, me qëllim fitimin e azilit politik në Itali, Hakan Ekinci është dorëzuar


    19.40
    Pasagjerët e parë të avionit të rrëmbyer po zbresin mbi pistën e aeroportit të Brindizit

    19.33
    Sipas burimeve që iu referohen “Enac”, të dy pengmarrësit kanë deklaruar se do të vetëdorëzohen. Forcat e sigurisë po bëjnë një plan të shpejtë për t’iu afruar avionit


    19.27
    Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës nga i cili është nisur avioni i ” Turkish Airlines”, i rrëmbyer ndërsa ishte në fluturim drejt Stambollit është mbyllur duke bllokuar trafikun. Këtë e ka deklaruar ministri i Transporteve, Lulëzim Basha

    19.13

    Dy rrëmbyesit janë turq. Njëri prej tyre quhet Hakan Ekinci e tjetri të cilit për momentin nuk i dihet mbiemri quhet Mahmut. Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Stambollit.

    19.12

    Dy rrëmbyesit kanë kërkuar azil politik

    19.07
    Duket i shpejtë dorëzimi i terroristëve që kanë devijuar fluturimin Tiranë-Stamboll, të kompanisë “Turkish Airlines”. Kështu ka lajmëruar guvernatori i Stambollit.

    19.02
    Mësohet se rrëmbyesit mund të jenë turq dhe i përkasin “Ujqërve Gri”

    18.58
    Vatikani ndjek me vëmëndje zhvillimin e situatës, por udhëtimi për në Turqi i Papës nuk është anulluar.

    18.49
    Rrëmbyesit kanë kërkuar që të takojnë gazetarë italianë ndoshta për t’iu dhënë mesazhin që donin t’i jepnin Papës. Aeroplani është gjithmonë i ulur në pistën më motora të ndezur, ndërsa forcat e policisë ruajnë një distancë të dukshme.


    18.42
    Filluan tratativat mes dy rrëmbyesve dhe autoriteteve italiane. Të njëtjat burime kanë konfirmuar se rrëmbyesit janë dy dhe se nuk janë të armatosur e nuk kanë sjellje agresive as me ekuipazhin dhe as me pasagjerët


    18.15
    Presidenti i “Turkish Airlines” ka konfirmuar rrëmbimin dhe ka siguruar që të gjithë personat në bord janë mirë. “Nuk ka asnjë rrezik, as për pasagjerët dhe as për ekuipazhin” ka thënë Candan Karlitekin në televisionin Ntv.

    18.14
    Mësohet se avioni është marrë peng në shenjë proteste kundër vizitës së shpejtë të Benediktit të XVI në turqi. Pengmarrësit kanë deklaruar se duan vetëm t’i japin një mesazh Papës.

    18.12 – Në Brindizi ka filluar plani i sigurisë i parashikuar në raste të episodeve të terrorizmit ndërkomëtar. Menjëherë pas uljes së Boeingut turk 737 është mbyllur aeroporti. Avioni është ulur në një pistë afër bregdetit, mjaft larg nga qendra e Aeroportit të Brindizit i rrethuar me policë dhe zjarrfikës.


    18.01 – Avioni i rrëmbyer është ulur në Brindizi.

    17.56 – Në Boeing 737 i “Turkish Airlines” me dy rrëmbyesit ne bord është diktuar nga 4 avionë F16 të Aeronautikës greke të cilët e kanë detyruar të marrin rrugën drejt aeroportit të Brindizit. Bëhet fjalë për një avion të nisur nga Tirana drejt qytetit të Stambollit. Në bordin e aeroplanit janë 107 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.




    04/10/2006

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Hakan Ekinci, një i krishterë i konvertuar kishte kërkuar tre herë azil politik në Shqipëri. Plani, pas vendimit të dëbimit

    Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

    Turku në avion: Më çoni në Romë tek Papa, ose do të hedh me eksploziv avionin në erë

    Luan Kondi

    TIRANË- Dëbimi në Turqi i ka rënduar më shumë se prangat, 30-vjeçarit Hakan Ekinci, mysliman i konvertuar në i krishterë. Ka tentuar të fitojë azilin politik në Shqipëri e kur nuk ia ka arritur, ka thurur planin e rrëmbimit të avionit me të cilin po deportohej, duke kthyer “sytë” e gjithë botës drejt tij. Ka kërkuar ta çojnë në Romë, për t’i kërkuar ndihmë Papës, e për këtë motiv ka detyruar ndryshimin e kursit të avionit të linjës Tiranë-Stamboll me 113 persona në bord. E gjithë historia e pengmarrjes ka nisur pak minuta së avionit, kur ai ndodhej në hapësirën ajrore të Greqisë. Ekinci, krejt i pa armatosur, ka hyrë në kabinën e pilotimit të Boeing 737 dhe është shtirur sikur kishte një shpërthyes të fuqishëm, që mund të hidhte në erë avionin, duke diktuar ndërrimin e kursit të avionit.
    Kërkesa për ndihmë
    Në fillim u përhap lajmi që pengmarrja po bëhej nga dy persona, bllof ky i pengmarrësit Hakan Ekinci dhe që pengmarrja po bëhej si një shenjë proteste kundër vizitës së Papës në Turqi, vizitë kjo e planifikuar për në datën 28 nëntor. Televizionet turke kanë bërë të ditur identitetin e pengmarrësit Hakan Ekinci, një dezertor i ushtrisë, i konvertuar në i krishterë në vitin 1998. Ekinci i ka shkruar Papës dhe në të shkuarën, për t`i bërë të ditur atij çështjen e tij dhe për ta ndihmuar atë që të mos kthehej në Turqi. “I dashur Papë, jam Hakan Ekinci, jam i krishterë dhe nuk dua që t`i shërbej një ushtrie myslymane”. Në mesazh, ai kërkon ndërhyrjen e Benediktit XVI, si një udhëheqës i të krishterëve dhe i botës së krishterë, për ta ndihmuar që të mos e kryente shërbimin ushtarak dhe për të mos jetuar në një vend mysliman. Pas uljes në Brindizi, devijuesi i avionit ka shfaqur menjëherë dëshirën për të kërkuar azil politik. Pas dorëzimit, i pari që ka lënë avionin ishte një anëtar i ekuipazhit, i cili u ndoq më pas nga turku që iu dorëzua policisë.
    I dëbuari
    Hakan Ekinci ka gabuar për herë të dytë, duke kërkuar me ngulm azilin e dëshiruar politik në Itali. Fillimisht, turku kishte dashur ta realizonte këtë në Shqipëri, pak kohë më parë, por autoritetet zyrtare të Tiranës ia kishin refuzuar kërkesën dhe pas skadimit të leje-qëndrimit, e kanë mbajtur në një kamp azilkërkuesish në kryeqytet. Dje u vendos që ai të deportohej për në Turqi dhe për shkak të mungesës së pasaportës, e kishin pajisur me një dokument identifikimi. Asnjë dyshim nuk kanë mundur të konstatojnë punonjësit e policisë dhe ata të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi Ekinci ishte i qetë. Burime të sigurta në Ministrinë e Brendshme thanë për “Shekulli-n” se Ekinci kishte hyrë disa herë në Shqipëri. Policia kufitare ka konfirmuar hyrjet e daljet e shtetasit turk në vendin tonë, të cilat kanë qenë plot tre. Sipas tyre, ai dispononte dokumentacion të rregullt hyrjeje. Vetëm pak kohë më parë në ardhjen e tij të fundit Ekinci, pasi i kishte mbaruar edhe leja e qëndrimit, kishte aplikuar të merrte azil politik në Shqipëri dhe si shkak për ta përfituar këtë kishte paraqitur shndërrimin e tij nga mysliman në katolik.

    SIGURIA

    Ndryshimi i kursit të avionit ka sjellë në të gjithë Italinë nivelin “Leonardo da Vinci”, që ka të bëjë me sigurinë kombëtare në raste të pengmarrjeve për terrorizëm. Në fund të ngjarjes, ministri i Brendshëm italian, Giuliano Amato, do të jetë në një interpelancë në Senat, të mërkurën në orën 9.30 të mëngjesit
    MINISTRI TURK

    “S’ka të bëjë fare me vizitën e Papës. Ishte thjesht një përpjekje për kërkimin e azilit politik nën influencën e problemeve fiziologjike”. Kështu ka pohuar për median Binali Yildirim, ministri turk i Transporteve, duke shtuar se Hakan Ekinci është përpjekur t`i shpëtojë kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak
    D’ALEMA

    “Një ngjarje që na ka mbajtur pezull, por që për fat u mbyll mirë”. Kjo është psherëtima e lehtësimit, shprehur nga ministri i Punëve të Jashtme, Massimo D'Alema, pas mbylljes së ngjarjes së devijimit të avionit turk. “Këto janë ngjarje që sjellin shqetësim”- ka shtuar D`Alema, i cili ka shtuar se duhet kuptuar shkaku




    04/10/2006

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Piloti i avionit F16, Françesko Miranda, komenton 45 minutat e misionit të tij në ndjekje të avionit Boeing 737

    Piloti gjuajtës: Misioni për shpëtimin e pengjeve

    “Gjithçka u zgjidh pa asnjë problem, por kur ngrihesh në ajër, asnjëherë nuk e di çdo të ndodhë”

    L.Çela

    ROMË- “Gjithçka është zgjidhur pa asnjë problem, por kur ngrihesh në ajër, asnjëherë nuk e di se çfarë të ndodh’’. Kështu i ka komentuar 45 minutat e aksionit të ndjekjes së avionit të linjës turke, të marrë peng dje në bordin e të cilit ndodheshin 113 pasagjerë, piloti i avionit F16. Françesko Miranda ka shpjeguar dje për mediat italiane minutat e ndjekjes së avionit, i gatshëm për të kryer edhe gjuajtjen finale. I ka qëlluar pikërisht atij të ndjekë dhe të detyrojë të ulet në pistë, avionin e linjës “Turkish Airlines”, i marrë peng rreth orës 17:00 të ditës së djeshme. Kapiteni Miranda, gjatë rrëfimit të tij pranon se aksioni i ndjekjes dhe uljes në pistë të avionit turk ka qenë një çlirim adrenaline, më i fortë se zakonisht. “Këtë radhë e dija që situata ishte e vërtetë, kështu që adrenalina me shkoi në qiellin e shtatë”- rrëfen piloti Miranda.
    Rrëfimi
    “Pas pas orës 17:00 m’u dha urdhër për fluturim të menjëhershëm. Për pak minuta isha në fluturim dhe krejt i vetëm. Të gjitha udhëzimet, më kishin thënë qartë se nënkuptohej që bëhej fjalë për një superaksion, kështu që isha në një shpejtësi rreth 1.800-2.000 kilometra në orë. Pas 10-15 minutash isha mbi objektivin. Isha afër, shumë afër, por urdhri ishte ta shoqëroja, pa iu afruar shumë. Ndodhesha poshtë dhe pas tij sepse më ishte thënë se objektivi nuk duhet të më shihte”- rrëfen piloti gjuajtës. Megjithëse ka detyruar avionin të ulet në Brindizi, piloti rrëfen se ende nuk i kishte ardhur fundi misionit të tij, megjithëse gjërat po shkonin për mbarë. “Kam qëndruar në ajër rreth zonës së fluturimit edhe për 15 minuta të tjera, duke fluturuar në një lartësi të ulët.
    Fundi i misionit
    Aeroplani u ul në pistë dhe nuk lëvizi më që aty. Më pas, më thanë urdhër që mund të kthehesha në bazë. Në këtë moment, misioni im përfundoi dhe e gjitha kjo zgjati përafërsisht një orë”-përfundon rrëfimin e tij piloti i avionit gjuajtës F16. Që nga fillimi i këtij viti piloti gjuajtës thotë se është ngritur në ajër 28 herë për të ndjekur avionët e dyshuar. Vetëm në rastin e djeshëm bëhej fjalë për një ngjarje të vërtetë, kur një avion ishte marrë peng nga persona të dyshuar. Rasti i fundit për pilotin gjuajtës ka qenë 25 shtatori, kur një F16 ka ndërhyrë për të shoqëruar një avion që fluturonte nga Luksemburgu në Sarajevë. Përktheu: L.Çela




    04/10/2006

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Masa të shtuara sigurie dhe zbarkim i ministrave në drejtim të aeroportit të Rinasit

    Pengmarrja bllokon për 2 orë Rinasin


    D.Biçaku

    TIRANË- Pengmarrja e avionit të ngritur nga Rinasi rreth orës 16:37 minuta ka krijuar një situatë të pazakontë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Dhjetëra forca policie apo agjentë të Antiterrorit zbarkuan në Rinas, edhe pse rreziku i menduar ishte ngritur në ajër së bashkë me avionin Boeing 737. Për më shumë se dy orë, aeroporti është bllokuar krejtësisht dhe asnjë fluturim i planifikuar nuk është kryer, për aq kohë sa u konfirmua se avioni me 113 pasagjerë ishte tashmë i pacënuar, pasi pengmarrësi u vetëdorëzua. Bllokimi i aeroportit ka penguar një grup italianësh të udhëtonin drejt Venecia-s, pasi fluturimi i tyre u shty, ndërkohë që në pistë janë ulur vetëm dy avionë. Një situatë e pazakontë për vendin tonë paralajmërohej që në fillim të rrugës që të çon për në Rinas. Masa sigurie të shtuara, postblloqe të ngritura në disa pjesë të rrugës ishin të gatshme për të kontrolluar çdo element të dyshimtë. Ndërkaq, drejt Rinasit kanë udhëtuar dje një numër i madh ministrash të kabinetit “Berisha” si dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Lulzim Basha, Sokol Olldashi apo edhe ministri i Mbrojtjes, Sokol Olldashi, janë informuar për çdo të re që vinte nga Italia në mjediset e aeroportit të Rinasit dhe duket se ata janë ndjerë të çliruar vetëm pas marrjes së lajmit të dorëzimit të pengmarrësit. “Pengmarrësit pranuan të dorëzohen”,-ishin fjalët e vetme që ministri Basha tha, duke lajmëruar kësisoj zgjidhjen e krizës.




    04/10/2006

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Hoxha: Rrëmbyesi, i veshur trendi dhe me kapele rreperi


    Shekulli

    Në bordin e avionit “Boeing 737” me 107 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit i linjës Tiranë-Stamboll është ndodhur edhe gazetari Ermir Hoxha. Në një intervistë për “Top-Chanel” ai ka treguar të gjithë detajet që nga momenti kur pasagjerët kanë marrë vesh se avioni është marrë peng, deri në çastet e uljes në aeroportin e Brindizit në Itali.
    Si e morët vesh për pengmarrjen e avionit?
    Është konfirmuar edhe nga ju atje nga Tirana që avioni është marrë peng. Kështu është konfirmuar edhe nga disa media të tjera, edhe nga disa kontakte që unë kam pasur me Turqinë, se është marrë peng nga dy persona. Nuk është konfirmuar asnjëherë që ne po i afrohemi Stambollit. Në mes të udhëtimit kanë ardhur stuardesat dhe kanë bërë një përsëritje të rregullave të përdorimit të dyerve të emergjencës. Më pas duke bërë disa rrotullime në ajër avioni, është e konfirmuar se po zbresim në Brindisi. Vetëm aty morëm vesh se është marrë peng. Njëri ishte veshur trendi, me kapele rreperi. I pamë nga kabina e pilotit. Kjo është situata e përgjithshme.
    A janë të qetë pasagjerët?
    Pasagjerët kanë filluar të nervozohen në një farë mënyre. Këtu pranë meje ndodhen edhe 20 besimtarë myslimanë, të cilët janë miqtë e mi personalë, që po shkonin për të kaluar muajin e ramazanit në Arabinë Saudite dhe janë të shqetësuar, se sikur ndihen që po komprometohet figura e tyre dhe po përpiqen ta kalojnë me shaka e janë duke thënë pse ndodhi pikërisht kur jemi ne në këtë avion. Këtu ka turq, ka shqiptarë, janë grupimi i këtyre muslimanëve dhe dy mise, miss India dhe miss Kina. Shumica e pasagjerëve janë shqiptarë, kryesisht tregtarë.
    Cili është qëndrimi i grupit mysliman që ndodhet në bord?
    U vjen edhe për të qeshur, por edhe iu vjen keq. Në fillim menduan se po u punonin ndonjë rreng këtyre, por situata u sqarua.
    A ka forca rreth e qark avionit?
    Ne na ka shoqëruar një avion ushtarak, të cilin e pamë në momentin që u ulëm. Unë kam bërë një vëzhgim dhe nuk po shikoj forca policore, ndoshta ato janë, por në distancë të padukshme, mund të jetë një strategji që rreth e rrotull të mos krijohet tension. Po mua nuk më ka zënë syri asnjë forcë policore.
    Si paraqitet situata pas përfundimit të rrëmbimit?
    U dorëzuan dhe u përkulen para nesh, duke vënë dorën në zemër. Jemi çliruar pak, jemi ende në avion. Autombulanca dhe makina e policisë, që mori pengmarrësin tashmë u largua. Jemi ende ne avion dhe ai është me duar te mbyllura.




    04/10/2006

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Seancë për rrëmbimin e avionit


    Shekulli

    Parlamenti do të diskutojë në seancën e ditës së enjte, lidhur me situatën e krijuar pas rrëmbimit të avionit të shoqërisë Turkish Airlines, i cili u nis nga aeroporti i Rinasit me destinacion Stambollin. Kërkesën për zhvillimin e këtij debati në seancën plenare të radhës, e kanë bërë deputetët e opozitës, kërkesë që ka marrë mbështetjen e kryetares Topalli. Ndërkohë kryeparlamentarja Topalli, tha dje se ajo kishte komunikuar disa herë me deputetin socialist Sadri Abazi, i cili ndodhej në bordin e avionit të rrëmbyer duke u informuar për situatën e përgjithshme. Topalli, ndër të tjera për mediat se kishte kontaktuar vazhdimisht me të gjitha autoritetet shqiptare që po ndiqnin nga veprimet për zgjidhjen e situatës. Por kryetarja Topalli, shtoi se ishte përpjekur të lidhej edhe me kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhej dje në Strasburg. Sipas Topallit pamundësia e komunikimit, mund të ketë ndodhur, pasi kryeministri Berisha mund të jetë në avion duke udhëtuar për kthimin në Shqipëri.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Area 51 - Baza ajrore me sekrete e SHBA-ve.
    Nga pendex në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 15:07
  3. Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-07-2003, 18:28
  4. Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 03:58
  5. Tomas Pochari, nje histori suksesi ne SHBA
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 21:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •