Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 65
  1. #51
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Mire qe mbaroi me kaq dhe nuk u vra njeri thuaj. Tani sa te sqarohet mire ngjarja, kete pune kane gazetat.

    Dikush tha me lart se e "ha Shqiperia" ne kete mes... E pse? Sepse nje dezertor kerkoi azil politik fallco tre here dhe nuk iu aprovua? Sepse zbatoi ligjet nderkombetare dhe donte te ekstradonte dike qe i kishte mbaruar leja e qendrimit? Apo sepse pilotet e nje kompanie turke kthyen aeroplanin per ne Brindizi fale presionit te nje shtetasi te paarmatosur turk? Apo sepse pilotet e nje kompanie turke nuk lajmeruar as pasagjeret qe aeroplanit i ishte bere aeropirati?

    Faktikisht i vetmi person qe flet keq ndaj Shqiperise ne kete mesele eshte rrembyesi i avionit. Ai ka qene i paarmatosur fare. Dmth ne Rinas ate e kane kontrolluar dhe nuk ka pasur arme. Ai avionin e ka rrembyer vetem me fjale! Ketu pergjegjesi kane pilotet turq , te cilet ne nje avion te nje shoqerie turke nuk kane mbyllur dyert sic parashikojne masat e sigurimit.

    Fatkeqesia e Shqiperise ne kete mes eshte qe nje person te tille nuk e cuan koliposte ne Turqi kur iu mohua azili per here te pare.

  2. #52
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Letra nga Tirana drejtuar Papës




    I dashur Papë, quhem Hakan Ekinci, jam një kristian dhe nuk dua të bëj shërbimin ushtarak në ushtrinë myslimane. Kërkoj ndihmën tuaj si lider i kristianëve. Unw shkoj në kishë që prej vitit 1998 dhe kam gjetur rrugën e drejtë me Jezusin. “Sic dihet, Turqia detyron emigrantët të konvertohen në myslimanë dhe familja ime u detyrua të pranojë identitetin e Republikës Turke”. “Kur kam lindur, në vitin 1978, mbi dokumentat e mia shkruan “mysliman”, pa marrë asnjë mendim. Në shkollat e republikës turke i detyrojnë të gjithë të studiojnë ‘moral islamik dhe besim fetare, sepse aty ndalohet mësimi i ndonjë feje tjetër. Kur isha student në Smirne, mësuesit shpesh më ndëshkonin për mungesën e interesit ndaj mësimeve fetare. Në vitin 1998 u përpoqa të bëj një hetim për fenë time të origjinës. Falë një miku nisa të shkoj në kisha në Smirne. Në vitin 1999 u pagëzova dhe jam konvertuar në kristian. Në fakt, paraardhësit e mi në Maqedoni, u detyruan të ndërrojnë fenë në presionin e shpatës. Edhe në vendin tim s’kisha të drejtë të isha kristian. Në vitin 1998 u thirra për të kryer shërbimin ushtarak. Duhej t’i përgjigjesha thirrjes dhe shkova. Falë ndihmës së Jezu Krishtit, pas 18 ditësh, u konsiderova si i sëmurë. Por, për fat të keq në vendin e djallit, vetë djalli më bëri një tjetër shaka, dhe kështu më thirrën sërish për shërbimin ushtarak. Pavarësisht nga protestat e mia më detyruan të bëja shërbim për një ushtri myslimane. Bëra atë që nuk duhej të bëja dhe u arratisa. Rezistova dhe luftova, u përpoqa t’ua shpjegoja situatën time komandantëve, por nuk më dëgjuan dhe më mbyllën në burg. Për të qenë kristian kam kaluar shumë vuajtje dhe dhunë. Në vitin 2005 dola, falë besimit tim, nga spitali ushtarak i Gumussuyu me një leje gjashtëmujore dhe ika jashtë shtetit. Por, shkova në një tjetër vend mysliman, Shqipëri, në Tiranë për shkak të punës së vizës. Kërkova strehim në Shqipëri. Tani jetoj në një kamp refugjatësh të UNHCR-së. Por, ky vend mysliman ka marrëdhënie të mira me Turqinë dhe do të më ekstradojë atje. Më ndihmoni, Papë... nuk dua të jetoj më në një vend mysliman, nuk marr dot frymë në një qytet mysliman. Mund të më shpëtoni vetem ju, At i Shenjtë. Prandaj po ju shprehem juve. Dhe ju lutem të më ndihmoni në emër të kristianizmit dhe Atit të Birit e të Shpirtit të Shenjtë. Shpresoj se ju do të më jepni dorën. Duke ju shprehur dashurinë time, ju puth duart…”
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #53
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Cfare genjeshtari! Ushtria e Turqise me sa e di une eshte sekulare dhe nuk i lejon asnje ushtare te kryejn lutjet fetare.Edhe nese e kryejn faljen,e bejne shume shpejt nga frika se po i kapin.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Cfare genjeshtari! Ushtria e Turqise me sa e di une eshte sekulare dhe nuk i lejon asnje ushtare te kryejn lutjet fetare.Edhe nese e kryejn faljen,e bejne shume shpejt nga frika se po i kapin.
    Sekulare eshte.

    Ushtaraket turq dhe partite fetare jane rivale per pushtet.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Per mua , gjithe historia e rrembimit te avionit eshte nje tragji-komedi, e inskenuar nga dikush qe i intereson imazhi i keq i Shqiperise. Vete ngjarja u shfry si nje flluske sapuni. Skenar i dobet, i cili per mendimin tim nuk arriti te bente me turp Shqiperine.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Deputetët, pesë orë debat në Kuvend për rrëmbimin e avionit. PS akuzon qeverinë për procedurën


    Ruçi: Turku, të dashurën në ministri

    Olldashi: Refuzoi azilin. Blushi: Duhet ta ekstradoje


    ROZETA RAPUSHI
    r.rapushi@gazetashqiptare.com

    Qeveria deklaron se ka zbatuar të gjitha rregullat me shtetasin turk Hakan Ekinçi që rrëmbeu një avion të nisur nga Rinasi dy ditë më parë, në një kohë që opozita e akuzon ekzekutivin për papërgjegjshmëri se nëse Ekinçi do ekstradohej në Turqi me polici, nuk do kishte ndodhur asgjë. Akuza dhe kundërakuza kaluan tek deputetët, por një fakt i ri u zbulua nga socialisti Gramoz Ruçi kur deklaroi se Ekinci kishte të dashurën në ministrinë e brendshme. I pyetur nga Gazeta dje në mbrëmje Ruçi deklaroi: “Nuk jeni Prokurorë. Citoni ato që unë thashë në parlament”.
    Debatet mbi ngjarjen tronditëse u zhvilluan për pesë orë rresht në seancën e djeshme plenare, ku ra në sy mungesa e Kryeministrit Sali Berisha dhe fyerjet mes deputetëve. Që në fillim të saj, deputetët e opozitës kërkuan shpjegime nga ministrat Mediu dhe Olldashi, se pse ndodhi ngjarja dhe cilat janë masat që kanë marrë. “Kërkojmë informacion zyrtar, se pse personi ka kërkuar azil politik në Shqipëri”, - tha kryetari i grupit socialist, Pandeli Majko. Për ministrin e Brendshëm, Sokol Olldashi, Ekinçi është një qytetar turk që nuk ka kërkuar azil në Shqipëri, por ka mbajtur lidhje me ambasadën turke për t’u kthyer në vendin e tij. “Ai nuk është person me skedinë kriminale. Të paktën kështu vërteton Shërbimi Informativ në Turqi. Shtetasi turk i është shmangur vetëm shërbimit ushtarak dhe ne s’kemi të drejtë as ka ekstradojmë as ta deportojmë”, - sqaroi Olldashi. Opozita hodhi poshtë deklaratën e ministrit, duke theksuar se qeveria ka shkelur ligjin për “Të huajt”. Sipas Ben Blushit, Ekinçi kishte gjashtë muaj që sorollatej në Tiranë dhe ka skedë kriminale në Turqi. “Ka qenë dy herë në burg dhe është arratisur. Ai duhej deportuar, madje dhe shoqëruar deri në Turqi me polici”, - theksoi Blushi. “Ju jeni rrezik kombëtar me përmasa të paimagjinueshme. Unë jam në politikë për t’ju zbythur juve”, -vijoi Blushi.
    Akuzat për shkelje
    Për opozitën, në situatën e rrëmbimit të avionit nga shtetasi turk, qeveria ka shkelur ligjin për “Të huajt”. Sipas Ben Blushit, një prej neneve të këtij ligji ai 55 thekson se: “Largimi i të huajit, ndaj të cilit është lëshuar urdhri i largimit bëhet nga policia. Për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, nëse është e nevojshme, autoritetet e policisë bllokojnë të hollat ose mjete të tjera të të huajit”. Bazuar në këtë pikë, Blushi akuzoi se qeveria duhet ta kishte dorëzuar në Turqi me polici dhe e tërë ngjarja do të ishte shmangur. “Nëse do të ishte zbatuar ligji, ngjarja s’do të kishte ndodhur”, - tha edhe Gramoz Ruçi, i cili shtoi se shtetasi turk e kishte planifikuar ngjarjen së bashku me të dashurën e tij, që sipas Ruçit punon në Ministrinë e Rendit. “Unë nuk kam asnjë ide që t’i trajtojë të huajt si të burgosur”, -replikoi Olldashi. Në debate e sipër, ku deputetët nuk harruan të akuzojnë njëri-tjetrin edhe për paaftësi, ministri i Punëve Publike, Lulëzim Basha tha se siguria në aeroportin e Rinasit është maksimale. “Mjaft më me spekulime faqezeza, rezile siç i thonë turqit. Mos e përdorni ngjarjen politikisht, sepse në aeroport s’ka pasur thyerje të protokollit të sigurisë”, - tha i irrituar Basha. Por deputetët e opozitës duke ulëritur e përplasur tavolinat, i kërkuan që të shkojë më parë të përgjigjet në Prokurori për “Albatros”, pastaj të flasë. Edhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se reagimi i strukturave shtetërore ndaj situatës ishte i shpejtë dhe i plotë. “Qeveria është treguar e papërgjegjshme në këtë situatë dhe mos ja vini fajin askujt, e aq më pak të mendoni të pezulloni fluturimet e “Turkish Airlines” se shteti është fajtor”, - tha Dade. Debatet u acaruan më tej, nga shpjegimet e ministrave dhe në mbyllje të diskutimit nga Kryetarja Jozefina Topalli, opozita bojkotoi seancën.

    Sokol Olldashi
    Hakan Ekinçi nuk rezulton se është person me skedë kriminale. Nuk kam asnjë ide që të trajtoj të huajt si të burgosur. Ekinçi është një qytetar turk që ka hyrë në Shqipëri pa vizë. Nuk ka kërkuar statusin e azilit, por ka mbajtur lidhje me ambasadat dhe u largua vullnetarisht. Nuk është dënuar në Turqi për vepër penale, por i është shmangur shërbimit ushtarak.

    Pandeli Majko
    Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi të japin shpjegime për ngjarjen dhe shtetasin turk, Hakan Ekinçi. Ne kërkojmë informacion zyrtar me shkrim për çështjen. Si dhe të vijnë nga qeveria masat që do të marrë ajo për të mos ndodhur më në situata të tilla. Nuk do të hetim dorë nga kjo kërkesë. Të debatohet në Kuvend.

    Fatmir Mediu
    Ngjarja është e rëndë, por nëse do të kishim të bënim me një akt terrorist, atëherë do të kishim probleme me sigurinë rajonale. Ministria e Mbrojtjes u vu në gatishmëri dhe mori të gjitha masat, duke kontaktuar me shërbimet inteligjente. Ministria e Brendshme kërkoi fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Ben Blushi
    Ekinçi kishte gjashtë muaj që sorollatej në Tiranë. Ai ka skedë kriminale dhe ka qenë dy herë në burg. Duhet të ishte deportuar dhe shoqërimi i tij deri në Turqi duhej të ishte bërë me polici. Pse ju ble Hakanit një biletë kthimi nga qeveria? Veprimi i tij është një akt i pastër terrorist dhe kini kujdes me deklaratat që bëni se Shqipëria nuk është vend islamik.

    Lulëzim Basha
    Në aeroport nuk ka pasur thyerje të protokollit të sigurisë. Siguria në Rinas është 100% e lartë, pasi janë përmirësuar edhe teknologjisë. Këtë e verifikon edhe kontrolli për disa herë radhazi i Ekinçi. Mjaft më me spekulime faqezeza, rezile. Ju po e përdorni politikisht e u mblodhët në selinë e PS-së atë ditë duke qeshur.

    Gramoz Ruçi
    Në rastin e shtetasit turk, Hakan Ekinçi, qeveria nuk ka zbatuar ligjin për “Të huajt”. Nëse do i kishin zbatuar nuk do të kish ndodhur e tërë kjo histori dhe përgjegjësia është direkt e ministrit të brendshëm. Ekinçi ka përdorur një plan të menduar mirë së bashku me të dashurën e tij që është punonjëse në Ministrinë e Rendit.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162

    Dicka qe bie ere akoma me shume

    Hakan Ekinci hyri në Rinas më 6 maj të vitit 2006, me pasaportën 763622-TR. Mbetet mister udhëtimi në Maqedoni

    Ekinci, 48 orët misterioze në Maqedoni

    Turku priti 135 ditë për të marrë një përgjigje për azilin. Kërkoi largim vullnetar me biletën e UNHCR

    Luan Kondi

    TIRANË- Kur gjithçka po shkon drejt shuarjes së ankthit të përjetuar nga rrëmbimi i avionit të “Turkish Airlines”, hetimet duket se janë fokusuar tek hyrjet dhe daljet enigmatike të rrëmbyesit Hakan Ekinci në territorin e Shqipërisë. Ekspertë të Antiterrorit dhe hetuesit e çështjes kanë zbuluar largimin për jo më shumë se 48 orë të rrëmbyesit turk nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës drejt Maqedonisë. Të dhënat flasin për qëndrimin e turkut në shtetin fqinj, por pa zbardhur asgjë më shumë për qëllimin e këtij udhëtimi të shkurtër në kohë. Ekspertëve u duhet të bashkëpunojnë me autoritetet e Shkupit për të saktësuar vendstrehimin dhe aktivitetin e myslimanit të konvertuar në të krishterë në Maqedoni, vetëm dy ditë pas mbërritjes në tokën shqiptare.
    Hyrje-daljet
    Pasi kanë marrë në dorë dosjen e azilkërkuesit, hetuesit e çështjes kanë konstatuar se turku Ekinci ka ardhur në Tiranë më 6 maj të vitit 2006, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjë që është vërtetuar nga regjistrimi i pasaportës së tij me numër 763622-TR në pikën e kalimit kufitar. Pas dy ditësh, më 8 maj Ekinci ka dalë nga territori shqiptar, nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës dhe është rikthyer po nëpërmjet kësaj pike kalimi më 10 maj. Burime të sigurta nga grupi hetimor pohuan për “Shekullin” se menjëherë pasi ka rihyrë në tokën shqiptare, Hakan Ekinci ka kërkuar azil politik, duke parashtruar edhe arsyen për ta përfituar atë. Kësaj here, turku Ekinci ka qenë pa asnjë dokument identifikimi, duke deklaruar se pasaportën e kishte harruar në një hotel të Maqedonisë. Vetëm në hyrjen e dytë në Shqipëri, çështja “Ekinci” i ka kaluar zyrës së refugjatëve në Minsitrinë e Brendshme, e këta janë marrë më pas edhe me procedurat e mëtejshme të azilit. Pas kërkesës, Ekinci është intervistuar për aplikimin e tij për azil nga Zyra për Refugjatët më 18 maj 2006. Ndërsa akomodimi i tij, që nga 10 maji e deri në largim u bë në Qendrën e Strehimit të Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.
    Refuzimi i kërkesës për azil
    Jo pak vështirësi ka pasur turku, për procedurat e azilit politik në vendin tonë. Që nga kërkesa e deri te refuzimi i saj kaluan plot 5 muaj, kur në ligj është e përcaktuar saktë kohëzgjatja e kësaj procedure. Nga momenti i intervistimit, 28- vjeçari ishte në pritje të përgjigjes, e cila nuk duhej t’i kalonte 51 ditët. Pra Hakan Ekinci duhej të merrte një përgjigje për azilin jo më larg se më 8 korrik 2006. Turku priti edhe 84 ditë të tjera në qendrën ku ishte strehuar, pa marrë asnjë përgjigje për kërkesën e tij. I konsultuar edhe me broshurën informuese për azilantët, kur e pa se zyra e refugjatëve nuk dha një përgjigje, aplikuesi kuptoi se përgjigja ishte negative. Për të nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveç depërtimit të detyruar ose kthimit vullnetar në vendlindje. Ekinci zgjodhi të dytën, duke vendosur të kthehej vullnetarisht në Turqi. Një tjetër problem ngelej pamundësia e tij për të përballuar shpenzimet e udhëtimit dhe mungesa e dokumentit të identifikimit. Por edhe për këtë u gjet një zgjidhje e shpejtë nga shteti shqiptar. Biletën e udhëtimit ia mundësoi UNHCR-ja, pas kërkesës së autoriteteve zyrtare dhe pajisjen me dokument hyrjeje në shtetin e tij ia mundësoi ambasada turke në Tiranë. Ekinci është shoqëruar deri në aeroport nga përfaqësues të zyrës së refugjatëve. Gjithçka shkoi mirë deri në momentin kur Ekinci u fut në kabinën e pilotit dhe e detyroi këtë të fundit të devijonte nga itinerari i zakonshëm i fluturimit dhe të ulej në aeroportin më të afërt italian, atë të Brindizit. Ky ishte dhe momenti që turku u shndërrua nga azilkërkues i dëshpëruar në rrëmbyes avioni, duke shkaktuar panik dhe alarm në katër shtete.




    Ligji për azilin

    Neni 10

    Kërkesa dhe aplikimi për azil
    Kërkesë për azil quhet çdo deklaratë nga një i huaj pranë organeve kompetente në kufi apo brenda vendit, me anë të së cilës kërkon mbrojtje dhe sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar.
    Aplikimi për azil quhet kërkesa zyrtare drejtuar zyrës për refugjatët, në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 23 të këtij ligji
    Neni 23
    Aplikimi për azil
    Aplikimi për azil i paraqitet me shkrim në gjuhën shqipe ose në një nga gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara, zyrës për refugjatët. Aplikimi përveç identitetit duhet të përmbajë edhe shkaqet dhe arsyet për të cilat azilkërkuesi kërkon mbrojtje në territorin e Republikës së Shqipërisë.
    Neni 26
    Dëgjimi
    Azilkërkuesi intervistohet për aplikimin e tij në zyrën për refugjatët. Në rast se dëgjimi nuk kryhet brenda së njëjtës ditë, i huaji informohet menjëherë për datën e dëgjimit, e cila nuk mund të jetë më vonë se 21 ditë nga dita kur i huaji ka depozituar aplikimin në zyrën për refugjatët.
    Neni 27
    Procedurat në zyrën për refugjatët
    6. Në rast se aplikimi për azil mohohet, zyra për refugjatët informon azilkërkuesit me vendimin e saj të shkruar, individual e të arsyetuar, ku do të shprehet e drejta e tij për apelim dhe për periudhën brenda të cilës ai mund të përfitojë nga kjo e drejtë. Nëse zyra për refugjatët nuk jep vendimin e saj brenda afatit kohor prej 51 ditësh nga data e dëgjimit të azilkërkuesit, heshtja e zyrës për refugjatët do të kuptohet si mospranim i nënkuptuar i aplikimit.

    PILOTI

    Ekinci, i përgatitur për rrëmbimin

    Detaje të reja rreth rrëmbimit të avionit të “Turkish Airlines” nga Tirana në drejtim të Stambollit qartësojnë faktin se Hakan Ekinci ishte mjaft mirë i përgatitur që para incidentit. Duke bërë një përmbledhje të ngjarjes, për mënyrën sesi Ekinci ishte i aftë të hynte në kabinën e aeroplanit, piloti Mursel Gokalp tha se rrëmbyesi kishte bërë një kërkim të mjaftueshëm në internet, duke theksuar se: “ai dinte se aty kishte një kod të duhur. Ai madje e kishte trajnuar veten mjaft për të ditur edhe se nëse koka e aeroplanit shkonte në lindje apo në perëndim”,-ka pohuar piloti Gokalp.


    RRËFIMI

    “Nëse do kishte më shumë
    turq, nuk do bëja rrëmbimin”

    “Nëse në avion do të kishte më shumë turq të ulur në fillim, unë kurrë nuk do ta kisha bërë rrëmbimin”. Kështu ka pohuar Ekinci, pak minuta pas vetëdorëzimit tek autoritetet italiane të policisë, cituar nga e përditshmja turke “Hyrriet”. “Kur hipa në avion, pashë se pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin shqiptarë. Pashë vetëm një numër të vogël turqish, të ulur ndarazi nga njëri-tjetri. Nëse aty do të ishin 10-15 turq të ulur në fillim, unë nuk do të kisha bërë asnjë përpjekje për rrëmbim. Turqit janë të çmendur, ata do të më kishin hedhur përtokë në mënyrë të menjëhershme”,-ka dëshmuar Ekinci. Rrëmbyesi turk ndodhet aktualisht në Itali, ku ekstradimi i shpejtë për në Turqi duket i pafat, përsa kohë ai është duke kërkuar azil politik apo avioni turk u detyrua të ulej në tokë italiane. Për momentin, Ekinci u ka thënë autoriteteve italiane se ai është konvertuar në kristian, fakt ky që pritet ta komplikojë procedurën e ekstradimit edhe më shumë. “Ekinci kishte një skedë të gjërë kriminale në Turqi, para rrëmbimit të avionit”,-shkruhet në gazetën “Hyrriet”.

  8. #58
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po huazoj nje shprehje unike te Elisabetes se Anglise dhe them "Mund te kishte qene edhe me keq".

    Mendoni sikur ky Hyseni te kish marre shtetesine shqiptare. Do ishim duke degjuar lajmet nderkombetare mbi "shqiptarin me origjine turke" te pergatitur ne shkollat terroriste te vendit edhe me informacione teknike per te fluturuar aeroplanin. Mos te themi qe "shumica" muslimane e Shqiperise do i neshtrohej analizes ne se vjen nga Azia apo eshte autoktone. Rastesisht, gjera ndodhin sa here qe Kosova eshte ne udhekryq.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #59
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    “Nëse do kishte më shumë
    turq, nuk do bëja rrëmbimin”

    “Nëse në avion do të kishte më shumë turq të ulur në fillim, unë kurrë nuk do ta kisha bërë rrëmbimin”. Kështu ka pohuar Ekinci, pak minuta pas vetëdorëzimit tek autoritetet italiane të policisë, cituar nga e përditshmja turke “Hyrriet”. “Kur hipa në avion, pashë se pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin shqiptarë. Pashë vetëm një numër të vogël turqish, të ulur ndarazi nga njëri-tjetri. Nëse aty do të ishin 10-15 turq të ulur në fillim, unë nuk do të kisha bërë asnjë përpjekje për rrëmbim. Turqit janë të çmendur, ata do të më kishin hedhur përtokë në mënyrë të menjëhershme”,-ka dëshmuar Ekinci
    Ah sikur te kisha qen un ne avjon

    Ta hidhja me kok ne otranto.Legen turk
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #60
    Perjashtuar Maska e Okki
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    G-land-G...Middle East / Central Asia
    Postime
    70
    Une nuk mendoj qe Shqiperin arriti ta bente me turp.
    Turpi bie mbi Turkish Airlines me qe un udhetoj rregullisht me ket kompani, aeroplanat jan fenomal komod dhe te rinj, mirepo e kam verejtur se dera e pilotit rrin e hapur shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Okki : 07-10-2006 më 08:25

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Area 51 - Baza ajrore me sekrete e SHBA-ve.
    Nga pendex në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 15:07
  3. Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-07-2003, 18:28
  4. Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 03:58
  5. Tomas Pochari, nje histori suksesi ne SHBA
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 21:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •