Guevski paralajmeroi mbajtjen e nje referendumi per emrin
Per emrin patjeter te pyetet populli. Ky eshte shtet i gjithe qytetareve, s'eshte i imi. Jemi te gatshem per negociata, por nuk jemi te gatshem per te bere pazarlliqe per emrin tone kushtetues. Duam shume te behemi pjese e NATOs...
Me keto fjale kryeministri Guevski dje ne Manastir e perforcoi poziten e palevizshme te Maqedonise ne kontestin me Greqine per emrin dhe paralajmeroi referendum per emrin, ne nje tribine te organizuar dje.
Lajmi i plote, ne gjuhen sllave ketu
Per diskutim, ju ofroj keto ceshtje/pyetje:
- Cfare duhet te bejne shqiptaret e Maqedonise ne lidhje me kete kontest?
- Duhet te mbeshteten krahe per krahe me shtetin?
- Duhet te mbajne anen e Greqise? Pse po? Pse jo?
- Duhet t'ia kushtezojne mbeshtetjen ne ndonje fare menyre edhe Greqise edhe Maqedonise?
JENI TE LUTUR TE SILLNI DHE CESHTJE E PYETJE TE REJA PER DISKUTIM, NORMALISHT BRENDA TEMES.
Mendimi im:
Deri tani, askush s'na ka pyetur neve ca mendimi kemi mbi ceshtjen e emrit te Maqedonise dhe kontestit me Greqine. Kohe me pare, kryetari i BDI-se (ne opozite) Ali Ahmeti takoi ministren e jashtme greke Dora Baokyanis dhe u be zhurme e madhe pse Ahmeti perzihet ne punet e brendshme te Maqedonise (ose dicka e tille).
Ne anen tjeter, shqiptaret ne Maqedoni nuk eshte se kane treguar ndonje interesim per t'u perfshire ne kete ceshtje. Me bie ndermend nje fraze nga nje shkrim i Kim Mehmetit ku thoshte: Sikur të donin, shqiptarët e këtushëm do mund të bënin “shantazhe” edhe me emrin e shtetit, duke u rreshtuar me ata që etnitetit maqedonas ia mohojnë historinë, kulturën dhe gjuhën. Shqiptarët e këtushëm mund të pranonin që shtetit të quhej edhe “Republika e kungujve të pjekur”, duke e ditur se gjithmonë do mbeten shqiptarë. (Lexo shkrimin te plote ketu.)
Per ta permbyllur deri ketu, mendoj qe shqiptaret e Maqedonise megjithate duhet te interesohen pak me shume sa i perket ceshtjes se emrit. Nuk do ishte keq sikur Maqedonia te kushtezohet pak nga brenda.
Do i rikthehem per shqyrtim kesaj teme pas ca kohe. Nderkohe pres qendrimet tuaja.
Krijoni Kontakt